• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Revolucioni i dytë i jogurtit në Ballkan

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
27,629
Pikët
113
IMG_8165.jpeg


Revolucioni i dytë i jogurtit në Ballkan​

22 qershor 2026| 09:18
Kamioni me mitingashë VV-istë që iu bashkua protestave në rrugët e Tiranës më ngjan me mitingashët e dikurshëm të Miroslav Sholeviqit në Prishtinë, të cilët ia dolën që, pas heqjes së autonomisë kosovare, të hidhen në Vojvodinë dhe ta rrëzojnë udhëheqjen e saj legjitime në vitin 1989, duke i gjuajtur udhëheqësit me gota plastmasi të mbushura me kos. Ndoshta edhe këta nga Prishtina duan t’i befasojnë me këtë përvojë vëllezërit tanë në Tiranë, prandaj është mirë që policia shqiptare t’ua kontrollojë kamionin dhe t’ua konfiskojë pakot e fshehura me jogurt. Kësisoj do ta shpëtonin qeverinë socialiste nga “Revolucioni i dytë i jogurtit” në një vend ballkanik.

Mirëpo, duke qenë se nacionalistët tanë nuk i pëlqejnë imitimet dhe preferojnë të jenë origjinalë e autentikë, atëherë nuk është çudi që në kamionin e tyre të mos kenë fshehur, në vend të kosit, ndonjë arkë me domate, patate, tranguj apo vezë. Kështu që revolucioni i synuar mund të fitojë emërtime origjinale si “Revolucioni i domateve”, “Revolucioni i patateve”, “Revolucioni i kastravecave” apo “Revolucioni i vezëve”. Gjithsesi, policia shqiptare do të duhej të tregohej vigjilente edhe për këta artikuj.

lg.php

Në analogji me revolucionin e Sholeviqit, që frymëzohej nga kënga “Oj Srbijo iz tri dela, ponovo ćeš biti cela!”, edhe revolucioni ynë i ri, me gjasë, do të bjerë në një skemë të ngjashme: “Oj Shqipni, o moj sorkadhe, përsëri do t’jesh e madhe!” Kështu, së paku, ëndërron ndonjë fantast nga Prishtina, si puna e z. Ramabaja, i cili e thotë hapur se Piemonti i ri shqiptar në Ballkan është Prishtina dhe jo Tirana.

E di se nacionalistët do të më turren për këtë krahasim të pacipë. Mirëpo kjo vjen ngaqë yryshtarët e mi kosovarë, nuk shoh se do të kenë ndonjë shans për të bërë ndonjë shtet të ri unitar, i cili, edhe po u bashkua, nuk do të paraqiste problem sigurie për fqinjët. Mirëpo rruga që ndjekin ata më duket rrugë pa krye, sepse duan ta rrezikojnë një subjekt juridik të pranuar ndërkombëtarisht me një subjekt akoma në diskutim; përkatësisht, duan ta rrezikojnë trupin e shëndoshë me një gjymtyrë në trajtim. Kjo do të thotë që, “në vend se t’i vënë vetulla, t’i nxjerrin sytë”.

Sepse as Kurti dhe as Rama nuk e kanë potencialin ushtarak dhe ekonomik, siç e kishte Millosheviqi në vitin 1989, për të imponuar një realitet të ri gjeopolitik që do të nënkuptonte një shtet-komb të ri në Ballkan. Për hesapin tim, gjasat për një llogari të tillë janë baras me zero. Dhe a nuk pati dështuar edhe vetë Millosheviqi, me gjithë potencialin e tij të jashtëzakonshëm ushtarak?


Për çudi, kësaj fushate iu bashkua kohët e fundit edhe gazeta “Koha Ditore” dhe pronari i saj, bashkë me një analist kujdestar, të cilët zakonisht tregohen shumë të kujdesshëm. Mirëpo sot ose kanë marrë sinjale ultimative nga ndonjë fuqi në prapaskenë, ose po e shohin rrezikun në faktin se një Shqipëri e integruar në BE do të bënte që z. Surroi të mos mund të shkonte as në vilën e vet në Qerret pa treguar pasaportën në Vërmicë.

Mirëpo, a nuk do të thotë kjo se “për inat të sime vjehrre, vete fle me mullixhinë”? Nëse nuk janë në pyetje interesa të tillë, kush garanton se e gjithë gurguleja e rrugëve dhe shesheve të Tiranës të mos ketë si synim atë që e thotë për bukuri sërish një sentencë popullore serbe: “Sjaši Murta da uzjaše Kurta” (Të zbresë Murti që të hipë Kurti), përkatësisht, të zbresë Edi Rama që të hipë Sali Rama?

Sepse shanset që të vijë në krye ndonjë si puna e zotërinjve Llapaj, Qorri apo ndonjë figurë tjetër e re, akoma e pazbuluar, siç rezultoi nga zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri, janë të kurrëfarshme. Nuk shoh ndonjë arsye bindëse që atmosfera e re “revolucionare” në Shqipëri të prodhojë diçka më të pastër (sa i përket korrupsionit dhe flirteve me oligarkët) e më të avancuar (sa i përket faktorit shqiptar në Ballkan). Përkundrazi, gjithçka bie erë manipulim, injorancë, mediokritet dhe sharlatanizëm.

IMG_8166.jpeg


Bislim Elshani
Ish-kryeredaktor i “Zërit të Kosovës”
 
3-13.jpg


Flamingot, shqiponjat dhe hipokrizia jonë e përditshme​

22 qershor 2026| 09:58
Isuf Sherifi

Simbolin tonë kombëtar, shqiponjën, e kemi ngrënë, e kemi vrarë dhe e kemi shtyrë drejt zhdukjes, ndërsa për vite me radhë askush nuk bëri zë. Nuk pamë revolta publike, nuk pamë valë indinjate kolektive, nuk pamë fushata të mëdha ndërgjegjësimi. Heshtëm. Siç heshtim shpesh për shumë gjëra që ndodhin para syve tanë.

lg.php

Pastaj erdhën flamingot.

Mjaftoi që ato të preken, të shqetësohen apo të largohen, dhe papritur u mbushëm me dashuri për natyrën. Rrjetet sociale u mbushën me zemërim, deklarata, thirrje dhe moralizime. Brenda natës u shndërruam në mbrojtës të mjedisit, në avokatë të biodiversitetit dhe në rojtarë të ndërgjegjes ekologjike.

Rrofshin flamingot!
lg.php

Por problemi nuk qëndron te flamingot. Ato meritojnë të mbrohen po aq sa çdo krijesë tjetër. Problemi qëndron te ne dhe te aftësia jonë e jashtëzakonshme për t’u emocionuar nga simbolet, ndërsa shpërfillim realitetin. Ne dimë të protestojmë për një ngjarje që na tërheq vëmendjen për disa ditë, por shumë më rrallë jemi të gatshëm të ndryshojmë sjelljet tona të përditshme.

Sepse edhe pas këtij “revolucioni”, nesër në mëngjes dikush do të hedhë lëvozhgën e bananes nga dritarja e veturës në lëvizje. Dikush tjetër do të flakë qesen me mbeturina nga ballkoni, sikur rruga të ishte deponi private. Trotuaret do të vazhdojnë të mbushen me vetura të parkuara pa pikën e turpit, ndërsa këmbësorët do të detyrohen të ecin në asfalt. Do të vazhdojmë të shohim xhipa luksozë që bredhin qyteteve tona si simbole të një statusi të rremë, të shoqëruar nga truproje karagjozë që përpiqen t’i japin rëndësi një rëndësie që nuk ekziston.

Dhe ndërkohë do të vazhdojmë të flasim për qytetërim.

Ky është paradoksi ynë. Kërkojmë shtet funksional, por nuk respektojmë hapësirën publike. Kërkojmë institucione të forta, por e trajtojmë ligjin si sugjerim. Kërkojmë mjedis të pastër, por ndotjen e fillojmë nga vetja. Kërkojmë përgjegjësi nga të tjerët, por rrallëherë e kërkojmë nga vetja.

Ndoshta pikërisht për këtë arsye flamingot janë bërë kaq të rëndësishme. Jo sepse ato janë problemi më i madh i shoqërisë sonë, por sepse na japin mundësinë të ndihemi të moralshëm pa ndryshuar asgjë në jetën tonë. Është shumë më e lehtë të zemërohesh për një ngjarje të veçantë sesa të pranosh se kultura e mosrespektimit, e papërgjegjshmërisë dhe e indiferencës fillon nga veprimet tona më të vogla.

lg.php
Në fund të fundit, natyra nuk mbrohet me statuse në internet. Nuk mbrohet me zemërim selektiv. Nuk mbrohet me patriotizëm sezonal. Ajo mbrohet me sjellje të përditshme, me respekt për ligjin, me kulturë qytetare dhe me institucione që funksionojnë.

Dhe në fund të ditës, gjithçka do të peshohet në kutitë e votimit. Atje do të maten jo vetëm premtimet e politikanëve, por edhe pjekuria jonë si qytetarë. Atë ditë nuk do të ketë rëndësi se sa flamurë kemi valëvitur apo sa postime kemi shpërndarë. Do të ketë rëndësi se çfarë kemi zgjedhur të tolerojmë dhe çfarë kemi zgjedhur të ndryshojmë.

Atëherë, si flamingot ashtu edhe shqiponjat do të zbresin nga fluturimi. Do të përballen me tokën. Dhe bashkë me to do të përballemi edhe ne, me pasqyrën e vetes sonë dhe me peshën e votës sonë.
 


Doli në përkrahje të protestave në Shqipëri, një komentues e tall keq Agim Bahtirin: Shko shaju me nënë tash me dhëndrin e Trumpit​

NACIONALE
2 orë më parë
10:27
Agim Bahtiri, i cili ka fituar edhe një mandat të deputetit në zgjedhjet e 7 qershorit, ka dalë në mbështetej të protestave në Tiranë për rrëzimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se Shqipëria nuk ka tokë për të falur.

728025540_1673479177034838_9117650248198978578_n.jpg

Postimi i Agim Bahtiri​



Agim Bahtiri


Në këto protesta të vëllezërve shqiptarë, shoh dhimbjen dhe dashninë e pastër për atdheun.
🇦🇱


Dhe për këtë, mbështetja ime është e plotë dhe e palëkundur.
❤️
SHQIPËRIA AMË
🇦🇱
është amanet, është identitet. Nuk kemi tokë për të falur. Nuk kemi identitet për të shitur.
AB
 

Attachments

  • 1782126434123.png
    1782126434123.png
    713.8 KB · Views: 0
Edi-Rama.-1.webp


Rama reagon pas deklaratës së organizatorit për grupe serbe dhe greke në protestë​

22 qershor 2026| 08:23
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka sugjeruar se pas protestave të mbajtura në Tiranë kundër qeverisë së tij mund të qëndrojnë grupe serbe dhe greke.

Ai ndau një titull ku një nga organizatorët e protestës deklaron se në tubim ka pasur “grupe serbe dhe greke të inflirtuara në protestë” dhe se identitetet e tyre do të bëhen publike.

lg.php
“Ouuu….. Po ky vetë?! Avash avash, të gjithë do dalin! Dhe flamingot do habiten me veten e tyre si ranë me kokë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme”, shkroi Rama në një postim në Facebook.




lg.php
 
Lexova dy artikujt e pare. Keta retoriken e mbushur me cinizem e quajne analize.
Njeri ka hallin e armikut te klases VV, tjetri lekurat e bananeve. Ose thene ndryshe njeri gozhdes, tjetri patkoit.
Nderkohe qe thelbi i protestes ndodhet ne Paris sot.
 
FOTOLAJM: Edhe pro-iranianja Igballe Huduti merr pjesë në protestën në Shqipëri, bën thirrje për dorëheqje të Edi Ramës

1782137510573.png
 
Fox News: Si u fabrikua protesta kundër Kushner/ Konfirmon tezën e qeverisë shqiptare për futjen e elementëve të huaj
Demokracia
13:39 | 22 Qershor 2026
260601212119_art.jpg

Share:
Share
Tweet
Gjigand mediatik amerikan, Fox News, njohur si një nga mediat pro dhe afër Presidentit të SHBA, Donald Tramp ka publikuar një artikull për mënyrën se si u fabrikua protesta kundër projektit te Kushner ne Zvernec e Sazan, nëpërmjet dezinformimit dhe sajesave të shpërndara kryesisht në rrjetet sociale.
Duke cituar një burim ‘familjar’ me projektin, Fox News thtoë se informacionet kundër projektit janë të sajesa apo falsifikime nga jashtë Shqipërisë.
“Një burim i njohur me situatën me projektin e resortit luksoz i tha Fox News Digital se disa nga informacionet që qarkullojnë në internet rreth projektit janë të sajuara dhe të falsifikuara, dhe se disa dezinformata kanë dalë nga jashtë vendit”, citon burimi.

Fox News konfirmon pretendimet e kryeministrit Edi Rama i cili prej javësh ka ngritur shqetësimin se Shqipëria për shkak të investimit të Kushner, është kthyer në qendrën globale të një lufte hibride, kryesisht nga Irani apo dhe vende të tjera.
Media amerikane pyeti zyrën kryeministrore për situatën, ndërsa në emër të Edi Ramës iu atribua një përgjigje shteruese mbi sulmet që po i bëhen këtij projekti.
“Të gjitha palëve dhe individëve të huaj të interesuar, të cilët kanë përhapur të gjitha llojet e dezinformatave dhe kanë nisur të gjitha llojet e sulmeve të pabaza në të gjithë globin kundër një projekti shumë ambicioz me potencialin për t’u bërë një model tjetër për mënyrën se si mund të ndërtohen destinacionet turistike të gjeneratës së ardhshme”, shprehej Rama.
Fox News i është drejtuar edhe kompanisë nga Katari që po drejton projektet për investimet në Sazan dhe Zvërnec.
Drejtuesi i kompanisë Sazan Real Estate Development LLC i tha medias amerikane se projekti ka për qëllim një destinacion të klasit botëror, mes ruajtjes së natyrës dhe një ekonomie afatgjatë.
Ai premton se investimi do të bëjë Shqipërinë krenare.
“Për katër vjet, ne kemi punuar drejt krijimit të një destinacioni të klasit botëror në bregdetin shqiptar një destinacion i rrënjosur në dizajn të menduar mirë, kujdes mjedisor dhe mundësi ekonomike afatgjata. Qëllimi ynë është i thjeshtë: të festojmë bukurinë natyrore të Shqipërisë, të krijojmë vende pune dhe të ndërtojmë diçka për të cilën brezat e ardhshëm mund të jenë krenarë. E ardhmja e projektit në fund të fundit do të përcaktohet nga Shqipëria dhe populli shqiptar”, thotë ai.
Sa i përket protestave në bulevard, Fox Neës shkruan se protestat e nisura kundër investimit në Zvërnec e Sazan, tashmë kanë marrë një tjetër rrjedhë, kundër kastës politike, duke kërkuar jo vetëm dorëheqjen e Edi Ramës, por dhe të liderit të opozitës, Sali Berishës.
 

1782138924100.png

Pjesëmarrja e kosovarëve në protestat kundër Qeverisë Rama: A ka gisht Albin Kurti?​

33 minuta më parë
nga NACIONALE

lg.php

Protestat kundër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ditët e fundit janë “përforcuar” me shumë shqiptarë të Kosovës, të cilët janë mbështetës të partisë në pushtet. Madje, në këtë protestë, e cila ka filluar kundër projektit turistikZvërnec, janë përfshirë edhe zyrtarë të lartë të VV-së.
Në mënyrë publike, ata kanë bërë thirrje që shqiptarët e Kosovës të i bashkohen protestave që kanë filluar më shumë se dy javë.
Përveç “Grupit të Tiranës”, që janë njerëzit kryesor të VV-së, pro protestës kanë dalë edhe Agim Bahtiri dhe zyrtarë tjerë të lartë të partisë në pushtet.
Kjo ka bërë që të forcohen dyshimet se ata po dërgohem në Tiranë me “urdhër” të Albin Kurtit.
Megjithatë, dje kryeministri Edi Rama, ka mohuar se ata po marrin pjesë në këtë protestë me “leje” të lideri të VV-së.
Derisa ka kritikuar shqiptarët e Kosovës dhe të viseve tjera shqiptare që po marrin pjesë në këtë protestë, kryeministri shqiptar ka kërkuar që askush statusin e tij të mos e lidh me kryeministrin në detyrë të Kosovës.
Dhe mos të spekullojë askush duke e lidhur këtë shënim me emrin e kryeministrit të Kosovës, sepse kurrësesi nuk mund ta bëj e as ta nënkuptoj në asnjë rrethanë, përgjegjës, për asnjë prej sallahanave të Vetëvendosjes që janë përfshirë në këtë çorbë dreqërish. Nuk e them këtë hiçasfare për një larje protokollare goje, por sepse e di mirë që çdo çadër e gjerë politike mban edhe sallahanat e vet dhe do të fyeja inteligjencën e Albinit po të mendoja se ai gjykon si ata. Kështu që lëreni Albin Kurtin jashtë kësaj çorbe të neveritshme”, ka shkruar ai.
Megjithatë, njohësit e rrethanave politike në Kosovë dhe Shqipëri kanë bërë me dije se Kurti edhe mund të këtë gisht në dërgimin e tyre në protestë.
Gazetari shqiptar Mero Baze nuk është pajtuar me Ramën për këtë çështje.
Në një shkrim autorial, ai ka bërë me dije se askush nuk duhet të ia humb meritat Kurtit për pjesëmarrjen e kosovarëve në këtë protestë.
Ky debat rreth qytetarëve shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë që vijnë në protestë është shumë hipokrit. Përpjekja e Edi Ramës për t’i distancuar ata nga Albin Kurti dhe nga diaspora është e pakuptimtë dhe e panevojshme, madje dhe e padrejtë, pasi i mohon Albin Kurtit punën më të rëndësishme me të cilën merret prej vitesh, qyshkurse është bërë kryeministër në detyrë i Kosovës”, ka shkruar Baze.
Ai është shprehur i bindur se kosovaret që po marrin pjesë në këto protesta janë të organizuar nga Kurti.
Tani mos ia hiqni meritat që me zor i ka arritur, se ai vetë nuk i fsheh. Ai ia ka dalë në Maqedoni të ketë çetën e vet të shqiptarëve, në Preshevë po ashtu, në Mal të Zi i ka bërë nja pesë parti shqiptarë, nga një për katund, dhe në Shqipëri ka dërguar gjithë kabinetin e tij në krye të protestës. Vetëm ajo Mihali ka mbetur pa ardhur, ngaqë ajo nuk lëviz pa shefin e vet. Nuk ka asnjë dilemë që shqiptarët e Kosovës që vijnë të protestojnë këtu bashkë me qytetarët e Shqipërisë janë jo vetëm të frymëzuar nga Albin Kurti, por dhe të organizuar prej tij”, ka shkruar ai.
Edhe drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka kritikuar pjesëmarrjen e kosovarëve në këtë protestë.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se nuk iu takon shqiptarëve të Kosovës të përzien në punët e brendshme të Shqipërisë.
Shqipëri nuk ka lufte, ka protesta. Protesta kunder nje qeverie dhe veprimeve te saj ne raport me ekonomine, ambientin, investimet nderkombetare dhe keqqeverisjen. Jane protesta qe kerkojne doreheqjen e kryeministrit. Kushdo, perfshire ne shqiptaret nga Kosova, Maqedonia dhe nga e gjithe bota, kemi te drejte t’i komentojme keto zhvillime dhe te kemi qendrimet tona per to. Por nuk na takon neve, as kujtdo tjeter qe nuk eshte shtetas i Shqiperise, te organizohemi apo te marrim pjese ne protesta qe lidhen me politiken e brendshme te Shqiperise”, ka shkruar ai, duke i ftuar qytetarëte e Kosovës të merren me cështje që kanë të bëjën me Kosovën.
Liria e shprehjes dhe perfshirja ne betejat e brendshme politike te nje shteti tjeter jane dy gjera te ndryshme. Sikur te kishim me shume angazhim qytetar, mendim kritik dhe pjesemarrje qytetare ne proceset publike ne vendet ku jetojme, me siguri do te kishim qeverisje me te mire dhe jete me te mire.”, ka shkruar ai.
Nacionale FacebookNacionale Twitter
 
Back
Top