• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Rezultatet preliminare: VV i humb 9 deputetë, PDK i shton 2, LDK i shton 5, AAK i shton 2

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
27,445
Pikët
113

1780864952723.png

Rezultatet preliminare: VV i humb 9 deputetë, PDK i shton 2, LDK i shton 5, AAK i shton 2​

19 minuta më parë
nga NACIONALE

lg.php

9 deputetë është bilanci i humbjes në mandate për partinë Vetëvendosje.

Kjo pa u numëruar ende votat me kusht dhe ato jashtë vendit.
Deri më tash në rezultate preliminare Vetëvendosja ka humbur 7 pikë të përqindjes së rezultatit zgjedhor krahasuar me 28 dhjetorin.
43.04% është rezultati aktual zgjedhor i Vetëvendosjes në rezultatin preliminar.
Partia Demokratike e Kosovës shënon 21.22%, ç’gjë, përkthyer në mandate, ia shton 2 deputetë krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Lidhja Demokratike e Kosovës qëndron në 17.6%, ç’gjë, i jep 5 mandate shtesë.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është në 7,1%, dhe shënon 8 mandate.
finale-1_2026-06-07-202144_ueji.png

Nacionale FacebookNacionale Twitter
 
Ku ini o trushperlam qe pallshi si lopa per mzet 65% do ti fitoim do ta shkelum e do ta zhdukum opoziten hahahaha keq ini ngul prej 51% rat ne 43%
 
Afro 200 mijë vota më pak, por Kurti fton qytetarët për festë në sheshin “Skënderbeu”
Demokracia
22:08 | 07 Qershor 2026
019de2ed-a70e-7e09-9aa9-009ace535bf1__m.webp

Share:
Share
Tweet
Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar qytetarët në ora 23:00 në sheshin e Prishtinës.
Të dashur qytetarë,
Shihemi sonte në ora 23.00 në sheshin Skënderbeu bashkë me Kryeministrin Albin Kurti.

Krejt për shtet
Shtet për krejt
Ia qitëm pikën edhe një herë!
 
Komisioni Qendror Zgjedhor shpalli rezultat preliminare
Demokracia
22:22 | 07 Qershor 2026
FOTO-1-1.jpg

Share:
Share
Tweet
Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpallur rezultat preliminare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura sot.
Në konferencën për media, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi bëri të ditur se nga 96.84% të kutive të votimit qëndron ky rezultat:
Lëvizja Vetëvendosje – 43,06%

Partia Demokratike e Kosovës – 21,24%
Lidhja Demokratike e Kosovës – 17,70%
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – 7,07%.

Ai tha se nga nesër do të fillojë numërimi në Qendrat Komunale të Numërimit, e që te disa nisë në orën 9:00 të mëngjesit te disa 16:00 pasdite.
 
‘‘Fitore’’, Limaj falënderon Malishevën ku po prin PDK’ja para VV’së
Demokracia
21:32 | 07 Qershor 2026
fatmir-limaj-1-600x360-1.jpg

Share:
Share
Tweet
Fatmir Limaj, ka reaguar lidhur me zgjedhjet e sotme të mbajtur në vend.
Në postimin e tij, Limaj, ka falënderuar Malishevën, pasi që atje, është duke prirë Partia Demokratike e Kosovë.
‘’FITORE!

Faleminderit Malishevë ’’, ka shkruar Limaj.
 
Rënia e VV’së në zgjedhje, Gërvalla dhe Peci shkojnë në selinë e Kurtit
Demokracia
21:13 | 07 Qershor 2026
faton-e1780859617605.png

Share:
Share
Tweet
Dy kryetarët e partisë “Guxo”, Donika Gërvalla dhe Faton Peci, janë parë duke hyrë në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Reporteri.net.
Asnjëri prej tyre nuk ka pranuar të deklarohet para gazetarëve që janë mbledhur para selisë së kësaj partie.
Deri tani, KQZ ka procesuar rezultatet nga numërimi i mbi 80% e votave.
 
Hamza: Qytetarët treguan kulturë demokratike, e rëndësishme që të numërohet me kujdes dhe respektohet plotësisht vullneti
Demokracia
20:45 | 07 Qershor 2026
720624373_1371586524858508_5179796388230239300_n-600x360-1.jpg

Share:
Share
Tweet
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar lidhur me zgjedhjet e ditës së sotme, duke thënë se, qytetarët treguan edhe një herë qytetari, përgjegjësi dhe kulturë demokratike, dhe se, në një proces të qetë e dinjitoz, qytetarët dëshmuan se besojnë në fuqinë e votës dhe në të drejtën për të vendosur për të ardhmen e vendit tonë.
Tutje, Hamza, ka shtuar se tani është shumë e rëndësishme që çdo votë të numërohet me kujdes dhe të respektohet plotësisht vullneti i qytetarëve.
Postimi:

Qytetarët e Kosovës treguan edhe një herë qytetari, përgjegjësi dhe kulturë demokratike. Në një proces të qetë e dinjitoz, ata dëshmuan se besojnë në fuqinë e votës dhe në të drejtën për të vendosur për të ardhmen e vendit tonë.
Dua t’i falënderoj të gjithë ata që morën pjesë në këtë proces zgjedhor, si dhe institucionet, komisionerët, vëzhguesit, mediat dhe forcat e rendit për angazhimin e tyre në mbarëvajtjen e tij.
Tani është shumë e rëndësishme që çdo votë të numërohet me kujdes dhe të respektohet plotësisht vullneti i qytetarëve.
Demokracia nuk përfundon me hedhjen e votës në kuti, por vazhdon edhe me respektimin e saj. Le të kujdesemi së bashku që çdo votë e qytetarëve të ruhet dhe të mbrohet deri në fund.
Faleminderit Kosovë
 
O llapi ... prapë fitoi Albini ?

Po ju fryheshit sikur do t'a fusnit shtatë pashë nën dhe
 
O llapi ... prapë fitoi Albini ?

Po ju fryheshit sikur do t'a fusnit shtatë pashë nën dhe
po qfar fitorje o nieri ai i pati 51.10 % e tash i morri 42% ku pe shef ti fitoren i morri rreth 200.000 vota ma pak shko shoki mso matematiken ma mire partit opozitare do ti ken me minoritetet jo serbe 63 vota dhe do ta formoin qeverin
 
Kelmendi: LVV-ja është e vetmja humbëse krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit, Kurti humbi nga një për qind çdo muaj
Demokracia
08:27 | 08 Qershor 2026
Adriatik-Kelmendi-1-e1778860710335.jpg

Share:
Share
Tweet
Gazetari Adriatik Kelmendi ka bërë me dije se VV-ja është e vetmja parti humbëse krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar.
Duke i krahasuar votat e dhjetorit më ato të djeshme, ai ka treguar se Kurti e ka humbur nga një për qind të votave çdo muaj.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se VV-ja është e vetmja parti që ka humb deputet.

“Albin Kurti vazhdon të jetë bindshëm i pari. Ky është fakt. Por fakt është edhe që LVV-ja është e vetmja humbëse krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit. Albini çdo muaj e ka humbur nga një përqind të votave të qytetarëve brenda Kosovës. Nga 49,34% në dhjetor në 42,92% në qershor. Edhe me numër të votave të përgjithshme pritet t’i humb rreth 120-130 mijë vota. Nga 487.077 vota ka rënë në rreth 300.000 vota brenda vendit (plus sa i shtohen nga diaspora). Albini është edhe i vetmi që ka humbur deputetë në Kuvend, duke qenë edhe në koalicion me tri parti të tjera. Edhe PDK, edhe LDK, edhe AAK do të kenë më shumë deputetë se ç’kanë pasur më parë. Fituesit më të mëdhenj – votuesit kosovarë! Arroganca nuk kalon!”, ka shkruar ai.
 
Mediumi zviceran godet ashpër Kurtin: Po e shndërron Kosovën në problemin e Evropës
Demokracia
08:31 | 08 Qershor 2026
Screenshot_17-4-704x450-1.png

Share:
Share
Tweet
Gazeta më e madhe zvicerane, në analizën e saj për situatën politike në Kosovë, e ka shënjestruar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si faktorin kryesor destabilizues në vend, transmeton Gazeta Metro.
Media zvicerane publikoi të dielën një artikull ku vlerëson se “Kurti po e shndërron Kosovën në problemin e Evropës”, duke iu referuar krizës së vazhdueshme institucionale në vend.
Në artikull theksohet se, brenda 18 muajsh, në Kosovë po mbahen zgjedhjet e treta parlamentare dhe se nuk pritet një zgjidhje e qartë as pas këtyre zgjedhjeve.

Më tej vlerësohet se Kosova po humbet një mundësi të rëndësishme pikërisht në kohën kur Bashkimi Evropian synon afrimin e Ballkanit Perëndimor me unionin. Sipas artikullit, kjo qasje mund ta dëmtojë edhe më tej Kosovën.
“Tani, kur Evropa dëshiron ta lidhë më ngushtë Ballkanin Perëndimor me veten, vendi rrezikon të shpërdorojë atë që ndoshta është mundësia e tij më e madhe gjeopolitike në vite”, shkruan Blick.
 
Albini fitoi ne humbjen e tij...
Me e humbur eshte opozita e Kosovës.
 
80 mln të harxhuara, 200 mln t’premtuara, Syla-Kurtit: Paramendone sa i kish marrë pa to, Kosova s’i duron autokratët
Demokracia
18:24 | 08 Qershor 2026
valon-syla-4-435x300-1.jpg

Share:
Share
Tweet
Me rezultatin që e nxorën dje zgjedhjet parlamentare, gazetari Valon Syla thotë se “nuk guxon me shku më në zgjedhje askush”.
Sipas tij, humbësit më të mëdhenj janë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani,
“Me kete rezultat nuk guxon me shku me ne zgjedhje askush. Humbesit me te medhenj jane Albin Kurti qe e pati Qeverinë 51% dhe Vjosa Osmani qe ja mundesoi atë me 28 dhjetore dhe sot spo ja njehin kreditin asaj as Kurti, as LDK per rënien e tyre”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Syla tha se “tjeret nga opozita jane fitues. Sidomos me mandate në Paralement te Kosovës”.
“Plus kthehen nga Haga themeluesit e UCK dhe te Republikës… Nese doni shkojmë në zgjedhje apet?”, shkroi ai.
“Por, çdo lëvizje e pamenduar tash… Kosova ka me ja u rrasë sa krahu, qysh ja rrasi Albin Kurtit per arrogancë edhe tendenca per blerje te votes me 80 milione te harxhuara e me 200 milione te premtume. Paramendone sa kishin me i marrë VV pa to? Kujdes. Se Kosova si duron autokratet edhe mos harroni se KFOR’i hala eshte brenda. Diktator me KFOR brenda eshte qesharake me mendu dikush. A po kupton o Albin Kurti?”, shtoi Syla.
 
Back
Top