Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Rreth folklorit shqiptar

Askushi

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,585
Pikët
113
Regjistrimet e rralla në Arkivin e Berlinit



Me e vjeter se shteti


Publikut i vjen në dorë një koleksion i rrallë muzikor nga dy epoka të shek.20. “Discovering Albania” është albumi me incizimet më të hershme që janë bërë ndonjëherë ndër shqiptarë, në vitin 1903 dhe nga ekspedita e parë shqiptaro-gjermane e vitit 1957. Këto pasuri janë nxjerrë nga Fonogram Arkivi i Berlinit dhe Muzeu Etnologjik – Muzeu Shtetëror i Berlinit. CD-ja është hartuar dhe komentuar nga studiuesi shqiptar Ardian Ahmedaja, ndërsa restaurimi dhe përpunimi i zërit është realizuar nga Albrecht Wiedmann. Publikohet nga Fondacioni Ulysses në Tiranë, si pjesë e projektit DISMARC (Discovering Music Archives) mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Bëhet kjo premierë botërore në kuadër aktiviteteve të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Por ky dokument muzikor më i vjetër se shteti shqiptar, hidhet në qarkullim me tirazh 1000 kopje, jo për shitje, më 23 prill, ora 15.00 në Rogner. Gjatë atyre ditëve, 22-29 prill, mbahet në Tiranë Konferenca e Dytë e ICTM Study Group for Multipart Music, që organizohet nga Fondacioni Ulysses që drejtohet nga artistja Emi Aliçka-Ebhardt. Emi ka ndjekur qysh prej fillimit ecurinë e publikimit të CD-së. “Dy arsye na shtynë të publikojmë këto regjistrime të rralla” thotë ajo. “Së pari që muzika lokale në Shqipëri është krejt e panjohur për publikun e huaj dhe së dyti ishte i nevojshëm një botim me cilësi të lartë teknike.”

Albumi përmban regjistrime nga koleksionet “Traeger Albanien 1903” dhe “Stockmann Albanien 1957”. Kanë një histori këto koleksione kur, ku dhe si janë krijuar, informacion të cilin publiku e merr bashkë me CD, nëpërmjet një trajtese nga etnomuzikologu Ardian Ahmedaja (Universiteti i Muzikës dhe Arteve të Performuara, Vjenë) i cili e ilustron përshkrimin e koleksioneve me foto, skica, tekste të këngëve, sipas gjithë dokumentimit që Paul Traeger dhe Erich Stockmann i kanë bërë muzikës tradicionale shqiptare dhe këngëve që vazhdojnë të kenë jetë edhe sot.

Incizimet e para nga Traeger janë realizuar më 1903 në Shqipërinë e Veriut. Këto u rizbuluan në mesin e viteve 1990 kur punohej për projektin “Ruajtja e koleksioneve të muzikës së hershme tradicionale – shpëtimi dhe transferimi nga koleksionet e famshme në cilindra dylli dhe disqe vinyli nga Fonogram-Arkivi i Berlinit 1893-1954”.

Etnografi gjerman Paul Traeger (1867-1933) udhëtoi disa herë në Shqipëri dhe shkroi disa artikuj për revistën shkencore të Shoqërisë Antropologjike të Berlinit, ku objekt ishin vendet funerare dhe tumat në Shqipëri e Maqedoni. Por në fokus të studimeve të tij ishte edhe tipi i njeriut shqiptar. Në udhëtimet e tij deri në vitin 1904 e pati njeriun shqiptar objekt të matjeve antropologjike.

Por se çfarë efekti dhe çfarë gëzimi i kish dhënë atij puna kërkimore në Shqipëri, duket nga përshkrimi që bën në një letër dërguar Shoqërisë së Berlinit, nga Tunizia pak pas kthimit prej Shqipërisë. Shkruan: “… I mblodha këngët kryesisht ndër fiset e pavarura të maleve. Këngë të këtij lloji, në formën e tyre të pastër, kanë qenë të panjohura përpara. Kam mbetur krejt i befasuar – po përtërihen studimet e mia filologjike mbi gjuhën gjermane të viteve të rinisë – sepse këtu, sikurse në zakonet e tyre, karakteri i tyre arkaik në formë dhe përmbajtje, është ruajtur qelibar.”

Regjistrimet e Traeger-it janë vokale dhe instrumentale kryesisht nga krahinat e Mirditës dhe Shkodrës. Nina-nana kënduar nga Ndre Marka Kola prej Nënshatit të Shkodrës; Kanga e Mamut Pashës interpretuar prej Maries nga Shkodra; Kangë majekrahi interpretuar nga Kolë Marashi prej Plantit; këngë shoqëruar me instrumente tradicionale tamërr, çifteli, lahutë; këngë qytetare prej Shkodrës kënduar nga gra, muzikë luajtur në fyell. Edhe këto instrumente janë studiuar dhe skicuar hollësisht nga Traeger-i.

Studiuesi Ahmedaja thotë që shumë pyetje mund ngrihen për këto regjistrime. Për shembull si i zgjidhte Traeger-i instrumentistët? “Emrat e tyre tregojnë se ata ishin të gjithë katolikë”, përgjigjet studiuesi shqiptar duke hamendësuar se antropologu gjerman mund t’i gjente interpretuesit e mirë përmes priftërinjve katolikë. Ndoshta ngaqë Traeger-i mendonte se në një vend ku popullata ishte konvertuar prej shekujsh në islam, të krishterët kishin arritur të ruanin “kulturën e vjetër”, ato këngë dhe atë muzikë që ishte “vendase”. Këtë thekson Ahmedaja e kësisoj evidenton dimensionin historik të këtij koleksioni, çka e bën me shumë vlerë si për publikun, edhe për studiuesit.

Gjysmë shekulli pas Paul Traeger-it vijnë regjistrimet e Erich Stockmann. Në maj-korrik të vitit 1957 ai ndërmori të parën ekspeditë të vërtetë gjermano-shqiptare në Shqipëri. Por edhe ky koleksion mbetet i panjohur për publikun ndërkombëtar.

Erich Stockmann (1926-2003) ishte i njohur në komunitetin shkencor ndërkombëtar si themelues më 1962 i Rrethit të Studimeve mbi Muzikën Folklorike dhe drejtues i ICTM-së në vitet 1982-1997.

Pala gjermane e ekspeditës përbëhej veç Stockmann-it, edhe nga Wilfried Fiedler (gjuhëtar) dhe Johannes Kyritz (teknik). Pala shqiptare nga Albert Paparisto muzikolog, pedagog në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe Ramadan Sokoli, pionier i studimeve etnomuzikologjike në Shqipëri. Kjo ekspeditë arriti të bëjë për herë të parë një pasqyrë të traditave vendase muzikore. Me gjithë kushtet e vështira ekipi regjistroi afro 30 orë. Regjistrime ndër çamët e Shqipërisë, ndër arumunë dhe minoritarët grekë janë një pasuri e paçmuar e këtij koleksioni. Mbi bazën e këtyre regjistrimeve janë botuar dy studime për muzikën tradicionale çame më 1963 dhe 1966, një libër i tretë më 1965 me autorë Erich Stockmann dhe Ëilfried Fiedler.

Por albumi “Discovering Albania” përmban edhe regjistrime në dialektin gegë prej koleksionit të vitit 1957. Megjithatë janë më të shumta regjistrimet nga jugu në thellësi. Këngë nga Toskëria dhe Myzeqeja, Labëria, muzikë instrumentale si për shembull “E qarë me gërnetë Kolonjarçe” interpretuar nga Janushët prej Leskoviku; E qarë me llautë po nga Janushët e Leskovikut, disa prej këtyre burrave të lindur në fund të shek.XIX; Vajtim për djalin interpretuar nga Shin Spiropani prej Borshit; nga Çamëria “Kënga e Çelo Mezanit” interpretuar nga grupi i burrave nga Vola pranë Igumenicës; “Ma ke belin shumë nazike” këngë e kërcyer e interpretuar nga grupi i burrave nga Podgori në Maliq etj..

Emi Aliçka-Ebhardt thotë se me këtë lloj prezantimi të trashëgimisë së kulturës shqiptare vlerat e të cilës i kalojnë kufijtë e Shqipërisë, por duke qenë i panjohur, ka rëndësi mënyra se si i jepet publikut, vendas apo të huaj. Prandaj po serviret si një model publikimi muzikor. Pavarësisht se botimi është në gjuhën angleze, për shkak të kostos financiare, e pavarësisht se për këtë nuk ka kontribuar ndonjë institucion shqiptar.

Konferenca

Konferenca e Dytë e ICTM-së, Study Group for Multipart Music mbahet në Tiranë më 22-29 prill. Është përgatitur nga Ardian Ahmedaja dhe Emi Aliçka-Ebhardt. Organizohet nga Ulysses Foundation (Tiranë) në bashkëpunim me Institutin e Kërkimeve për Muzikën Folklorike dhe Etnomuzikologjinë në Universitetin e Muzikës në Vjenë. Pjesëmarrësit, nga Ukraina dhe Spanja, nga Argjentina dhe Amerika e shumë vende të tjera, trajtojnë në temat e tyre aspekte të traditave muzikore vendase. Fenomenet nga Shqipëria i trajton Eno Koço dhe Ardian Ahmedaja.

Gjatë këtyre ditëve do të ketë disa performanca nga grupet e ftuara si për shembull, koncerti “Lucente Stella” nga Ensemble Ex-Silentio, më 23 prill në Universitetin e Arteve, apo koncerti me këngë sarde më 27 prill.

Elsa Demo - Shekulli
 
Jehonë nga shekujt



Këngë epike e polifoni në 99-vjetorin e Ushtrisë​


Jehonë shekujsh, traditë që nuk humbet… Kështu erdhi e pasur dhe e plotë kënga epike shqiptare, në koncertin e organizuar dje nga Ministria e Mbrojtjes me rastin e 99-vjetorit të themelimit të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare dhe mbajtjes së Ministerialit të A5-s në Shqipëri. Koncerti u organizua nën kujdesin e posaçëm të ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami dhe një grupi profesionistësh. Duke filluar nga akademiku Vaso Tole, që u kujdes për repertorin artistik të koncertit, te një nga emrat më të njohur të regjisë shqiptare, Pali Kuke. Në një konceptim tërësisht modern erdhi edhe skenografia, ku u përdorën edhe elementë projektimi të teknologjisë 3D, që u realizua nga një grup profesionistësh më me zë në Hollywood, si Bart Kresa, David Beaudry, Adam Kuczek, Ergin Kuke etj. Ky koncert me muzikë popullore tradicionale shqiptare ishte një risjellje në skenë e gjinive dhe tipologjive muzikore, të cilat janë “perla” të trashëgimisë shpirtërore të shqiptarëve. Programi ishte i fokusuar te këngët epike, legjendare, heroike. Epet me lahutë të shkëputura nga “Eposi i Kreshnikëve”, i cili është monument shpirtëror origjinal i homofonisë sonë veriore, i cili krijoi atmosferën legjendare të bjeshkëve dhe të bëmave të kreshnikëve përmes tingujve, veshjeve dhe zërave të lahutarëve, të cilët duket sikur udhëtonin bashkë me kohën. Krahas epëve, në koncert ishin dhe këngët maje-kraje, një formë krejt origjinale e të kënduarit në Veriun e Shqipërisë. Kërcimet pa muzikë dhe larmia e formave dhe varianteve të iso-polifonisë vajtimore të krahinave toske e çoi audiencën te ritualet vajtimore të kohës së Homerit, në atë kohë kur lindi edhe krijimtaria artistike e njeriut, vetë arti i tragjedisë si një unitet i artë mes fjalës, muzikës dhe lëvizjes. Janë pikërisht këto monumente të kulturës popullore shqiptare, të cilat sot janë të njohura ndërkombëtarisht nga UNESCO si pjesë e listës së “Dukurive shpirtërore të mbarë njerëzimit”. “Ne donim që t’i shkonim konceptit sa më thellë, sikurse është fërgëllima e shpirtit që del nga fyelli apo gërvishtja ngjethëse e lahutarit. Donim të shkonim në një dimension sa më lart në skajin tjetër që është në qiell. Ky ishte koncepti artistik, këtu u mbështetëm. Kështu që gjetëm këto konvencione për t’i ngritur, për t’i mbajtur në ajër, për t’i mbajtur pezull, një gjë që është si qelqi, delikate, duke e mbrojtur që të mos thyhet”, u shpreh regjisori Pali Kuke.

shkeputur nga Panorama


Ministria e Mbrojtjes dhe QKMBM organizuan koncertin "Kenga Epike" (Pjesa e parë)

http://www.youtube.com/watch?v=BWkC14ZqFAQ

Ministria e Mbrojtjes dhe QKMBM organizuan koncertin "Kenga Epike" (Pjesa e dytë)

http://www.youtube.com/watch?v=lLcLEL5bjDU
 
Flet këngëtarja e polifonisë Mimoza Kosturi​



INTERVISTA/ Flet këngëtarja e polifonisë Mimoza Kosturi: Albumi i fundit një ëndërr e bukur​


Nina Mula dhe Suzana Frashëri kanë qenë mësueset e mia perfekte
Albumi “vajzë e valëve” më dha një jetë të dytë
Neço Muka mbetet legjendë e këngës labe


Albert ZHOLI



Mimoza Kosturi mbaron Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1992 në degën e kantos në klasën e pedagoges Suzana Frashëri. Në vitin 1994 e në vazhdim punon si redaktore e muzikës në redaksinë e muzikës në Radio Tirana. Pjesëmarrëse në festivalet e romancës shqiptare dhe festivalet e këngës popullore të përpunuar. Në vitin 2002 realizon recitalin televiziv “Ti që më rrite që vajzë” me repertor popullor dhe klasik shoqëruar nga orkestra e RTSH. Në vazhdim të koncerteve të saj recitale në vitin 2006 sjell një përzgjedhje të romancave shqiptare në shoqërimin e të mirënjohurve Radoja, Piciri dhe Prosi. Në vitin 2008 vjen koncerti i saj recital “Me dashuri, për dashurinë” me këngë popullore të përpunuara për vokal dhe trio instrumentale. Karriera e saj përfshin dhe angazhime jashtë kufijve: në Zvicër 2002, Itali 2003, si soliste e korit “Pax Dei”; në Korsikë më 2004 dhe Marsejë më 2007 në festivalin ndërkombëtar të polifonisë.


Çështë për ju kënga polifonike?

Kënga popullore është përjetësi. Një popull që nuk këndon vdes. Pa mushkritë e këngës popullore shpirti ynë do të ish më i varfër, më i thatë dhe ne do të na dukej ajri më i rrallë. Do të ndjenim vapë pa këtë gurgullimë të përjetshme që na i bën jetën më të butë dhe më me dritë. Në këtë thesar shkëlqen si një margaritar kënga labe, kjo kryevepër e kuturës së popullit shqiptar, të cilën Unesko, kjo seli e mëndjes që zbulon vlerat e derisotme të njerëzimit, e pikasi, e shpalli monument të rrallë të kulturës botërore dhe e mori në mbrojtje. Ne kemi të drejtë të krenohemi që jemi krijuesit e njërës prej mrekullive të kësaj bote. Fan Noli, një nga mendjet më brilante të letërsisë shqiptare, në fund të jetës, duke shkruar testamentin e tij la amanet ta varrosin me një këngë labe të kënduar nga labër safi.Sepse e di që ajo të bën të përjetshëm... Në këngën labe, e lashtë deri në mjegull, njerëzit përpara se të bashkojnë zërat, duhet të bashkojnë njëherë zemrat, fymën e tyre, të këndojnë si një mushkri e vetme e një njeriu. Me këtë këngë janë krijuar disa prej monumenteve më të ndritur të kulturës sonë shqiptare, duke filluar nga „Legjenda e urës“ ku muroset një grua e deri tek “Vajza e valëve“ .

Foto ku është kënduar kënga e kurbetiti. Mund të na spjegoni diçka rreth saj?

FOTO E KENGES SE KURBETIT: Kjo fotografi është historia e këngës së kurbetit interpretuar nga grupi i Sheperit ( Zagori) në FFK në Gjirokastër në vitin 1973. Vargjet e kësaj balade kënge te poetes Vasilika Vasi frymëzuan interpretuesen Tefta Duda për të krijuar melodinë e saj mbi një këngë të lashtë Zagorite . për të gjithë ata që përjetuan emocionalisht daljen për herë të parë (dhe të fundit ne publik) duket sikur ajo skenë edhe sot përcjell jehonën ushtuese të duartrokitjeve të zjarrta të artëdashësve . Ishte një interpretim magjik i këngës dhe i të kënduarit të Teftës kur ajo , në momentin kulminant të saj heq nga koka shaminë e zezë dhe në vend të saj shpaloset shamia e bardhë... Një sukses i merituar i nje artisteje të mirënjohur të këngës popullore.

Kush ndikoi në rrrugën tuaj drejt artit?

Ambjenti zagorit ,historia e këngës së kurbetit, pasioni i prindërve të mij për këngën i ndërprerë padrejtësisht, dhe veçanërisht ndikimit që pati gjyshja ime Zoicë, interpretuese e rrallë e folklorit Zagorit, përcaktuan rrugën time drejt artit. Fakti që studiova per kanto, por prej 18 vitesh punoj në redaksinë e muzikës në Radio Tirana , interpretimi mbetet çështje pasioni dhe kënaqësie.

Por ju jeni interpretuese e kolonave zanore të disa filmave. Mund të na përcillni disa?

Krahas koncerteve recitale kam marrë kënaqësi të veçantë nga bashkëpunimet si interpretuese e kolonave zanore të filmit "SHQIPTARI" me kompozitorin ENDRI SINA, filmi " Një ditë e mrekullueshme " e regj IBRAHIM MUCA kompozitor HAXHI DALIPI , dramën " GOMONE" E Mihallaq Luarasit një vepër skenike ku kam interpretuar së bashku me aktorët e Teatrit Kombëtar në 15 shfaqje . Së fundi, me shumë kënaqësi por dhe me emocion interpretova kolonën zanore të dokumentarit të Pirro Milkanit për jetën e shkrimtarit Isamil Kadare me kompozitor Aleksandër Lalo.. Por, ajo që nuk mbetet vetëm kënaqësi shpirtërore pasi ka ndikuar padiskutim rritjen e pjekurisë vokale dhe interpretuese, është të kënduarit çdo të diel në meshën e kishës ortodokse , nën drejtimin e Mjeshtrit Milto Vako..

Në gjithë këtë rrugë 20-vjecare ku e keni gjetur mbështetjen?

E gjithe kjo rrugë 20 vjeçare në kërkim të emocioneve të interpretimit më ka pasuruar jo vetëm profesionalisht por edhe shpirtërisht. Gjatë punës në bashk
ëpunim me artistë profesionistë të cilët mbajnë gjallë skenën koncertore sot brenda dhe jashtë vendit, kam patur ndihmën dhe mbështetjen e duhur dhe mbas çdo angazhimi kemi mbetur miq të mirë .Ata janë disa dhe mua më takon të mbetem gjithmonë mirënjohëse. Koncertet janë pritur shumë mirë nga publiku por është për të ardhur keq që gjithe ajo punë dhe investimi mbetet peng i një koncerti të vetëm. Do doja të shkoja të jepja koncerte në ç'do qytet të Shqipërisë por problemi financiar e bën te pamundur këtë dëshirë.

Keni marrë pjesë ën shumë aktivitete. Çfarë keni përfituar ndaj tyre?

Përkushtimi im shpirtëror për polifoninë ka ardhë nga interpretimi për herë të parë në një festival polifonie në KORSIKE. E ndjej që funksionon brenda meje si një process, po e bluaj për të kuptuar mirë se ç"mund ti shtoj si profesionist. Ndoshta ka ndikuar efekti që ndjej kur dëgjoj grupet si AFILETTA , BARBARA FORTUNA, etj. të cilët me një kujdes plot finesë e pasurojnë polifoninë korsikane me elemente tingëlluese bashkëkohore, e kjo i bën ata të adhurohen jo vetëm në KORSIKE, Francë dhe Itali por janë sot me axhendë të kërkuar në të gjithë botën.
Për fizionomine specifike e të veçantë që ka polifonia jonë kjo nuk është lehtësisht e realizueshme por une e ndjej si interpetuese se, nëse punohet me finesë në drejtim të trajtimit do të ruhet efekti magjik të cilin polifonia jonë e ka brenda vetes qysh në krijim.

Dhe kush luan rol këtu?

Për më tepër çdo gjë mbetet në dorë të mjeshtrave të muzikës. Pikërisht për këtë gjë kam gjetur mbështetje në diskutime me njohës, studiues apo lëvruesit e saj Evjen Peri, Lefter Çipa , Haxhi Dalipi, Eno Koço apo prof. Milto Vako se duhet shumë kujdes për ta përsosur interpretimin si profesionist por të vetëdijshëm për të mos ja prishur shijen e vërtetë.

Dashuria për muzikën sigurisht eci krahas shkollimit?

Mbasi mbarova liceun në Gjirokastër dhe nuk më jepej e drejta për të vazhduar akademinë e arteve (biografia), por pasioni më bëri të insistoj dhe të vazhdoj studimet në Tiranë me petagogen Nina Mulën për kanto në shtëpinë e saj (privatisht). Pastaj vazhdova studimet me petagogen Suzana Frashëri.Gjithmonë e ndjeja se isha shumë e lidhur me muzikën.Kam studiuar në Akademi që nga arjet antike dhe deri tek arjet e operas që ishin pjesë e repertorit .Mbaj mend që kam dhenë një nga diplomat më të veçanta në kursin tim. Studentët sot e kanë mundësinë të dalin në skenë.Në brezin tim në 92 kur e kam mbaruar unë Akademinë në skenë do të dilje vetëm ditën e diplomës.
Gjithë ky akumulim 4 vjecar do të realizohej vetëm me një mbrëmje të vetme.Unë e mora shumë seriozisht që nga paraqitja dhe deri tek repertori. Gjendja emocionale dhe shpirterore ishte edhe me e madhe se në rreshtin e parë ishte nëna ime që më shikonte te interpretoja per here te pare.Kishte shumë duartrokitje.

Pas përfundimit të studimeve si vazhdoi rruga e artit?

Më vonë filloj punë në Radio dhe kam punuar në fushën e muzikës vetëm në emisione muzikore. Për 7 vjet u shkëputa nga kënga. Ka qenë Gazmend Mullahi kompozitori bashkëpunëtor dhe koleg në Radio dhe më thotë se kam një romancë dhe dua që ta këndosh. Nuk e njoh vokalin më thotë por e kam përshtypjen se mund ta këndosh në një festival romanca
Mbaj mend se atë romancë që titullohej “Çobani” .Ka qenë salla e Akademisë së Arteve ku mu zgjua edhe një herë ai emocioni i 7-8 viteve më parë.
Mbas asaj kënaqëse i kërkoj takim Valter Qarrit në TVSH ai sapo kishte mbaruar një dokumentar mbi polifoninë e Himarës.Unë i them meqë Himara ka shumë dokumentarë dhe a mund të bëjmë edhe diçka për Zagorinë se edhe Zagorija është një krahinë me folklor te pasur. Ai u tregua shumë i gatshëm. Ai kërkonte që unë të kisha një repertory muzikor dhe pastaj ilustrimet ti bënim në Zagori.
Bëra një repertor me ato që kisha bërë në shkollë me ato shqiptare dhe ato të huaja. Zgjodha një repertor që do ti shkonte natyrës së bukur zagorite. I bëra incizimet me orkestrëbn e RadioTelevizionit dhe e mbaj mend që ka qenë një ditë e vetme dhe e përballova këto incizime në sallën e orkestrës dhe më ndihmoi shumëZ. Zhani Ciko dhe Jetmir Barbullushi që dirigjoi të gjithë repertorin.
E mora këtë kasetë me vete dhe u nisëm me grupin e xhirimit të televizionit dhe shkuam në Zagori ku kemi ndejtur 15 ditë për të xhiruar pjesën e repertorit. Por nuk do të ishte normale që të mos prekja edhe folklorin e Zagorisë.Formuam një gup me vajzat e Zagorisë dhe po atë ditë bëmë incizimet që na shërbyen pastaj për të plotësuar këtë dokumentar që me të drejtë Spiro Dedja, një zagorit shumë i njohur në fushën e letrave dhe Ëngjell Ndocaj bashkëpunuan për të bërë këtë skenar dhe dokumentarit artistik i vunë titullin “Ti që më rrite që vajzë”. Këto janë fjalët e Çajupit realisht.
Edhe grupi i xhirimt koncieduam në një dëshirë të përbashkët, që të bëjmë një punë artistike.

Po recitalin e kishe çuar ndërmend ndonjëherë?

Pastaj e ndjeja që mund të bëja një koncert recital.Gjithmone më është dashur të mendohem në këtë pikë dhe të them se do të bëj diçka dhe kjo të jetë e investuar për artin tonë shqiptar.Në recitalin tim ka qenë zgjedhja e romancave më të bukura lirike shqiptare të autorëve tanë. Bëra përzgjedhjen që nga Paparisto Harapi ,Dizdari ,Deda Kono dhe emra të tjerë kompozitorësh. Zgjodha 12 romanca dhe i kërkova një mendim Robert Radojës se si mund ti përcillja këto.
Gjithmonë kam dashur një mënyrë të veçantë të përcjelljes të këtyre romancave tek publiku. Ai më sygjeron se në këtë mund ta bëjmë të shoqëruar me tre instrumentë me piano, violinë, violoncel. Ai e zgjodhi vetë edhe stafin shoqërues të koncertit dhe ishim muzikantët më me emër. Ka qenë Suela Piciri(violin), Aristidh Prosi (violoncel).Këta vinin nga një eksperiencë koncertesh pa fund, dhe unë e ndjeja se ishte dalja ime e parë. E kam pranuar faktin se ishin muzikantë shumë të mirë se qëllimi im ka qenë gjithmoinë se të përfitoj nga të tjerët.Të mbështetem tek të tjerët për të bërë më të mirën.Dhe kështu funksionoi dhe ka qenë viti 2006 që u realizua në hollin e TO. Ka qenë një mbrëmje e jashtëzakonëshme që unë atë që dioja e arrita dhe u prit shumë mirë.Për mua ishte një sfidë dhe mora kënaqësi për vete dhe mirënjohje nga shumë artistë.
E ndjeva që mund të vazhdoja pa frikë në këtë rrugë. Koncerti i dytë ka qenë pas dy vjetësh. Duhet të gjeja diçka të veçantë për ta përcjellë tek publiku.Bëra repertorin popullore qytetare të cilat kanë qenë pjesë e pandarë e imja që nga studimi im akademik por edhe një pjesë e pandarë e të gjithë këngëtarëve lirikë.Këto morën formën e një formacioni të një muzike dhome. Muzika e dhomës kërkon një kujdes si nga repertori ashtu edhe nga realizimi, është një zhaner shumë delikat.Në vitin 2008 u zhvilua koncerti në sallën e madhe të TO. Funksionoi shumë mirë.

Po lamë në heshtje polifoninë dhe albumin tuaj të fundit “vajzë e valëve”?

Unë bëra një eksperiment. Gjatë këtyre viteve mua më është dhënë rasti të këndoj polifoninë në shtete të ndryshme si në Francë, Zvicër dhe etj.Polifoninë e kam kënduar për herë të parë në Korsikë prandaj vendosa të këndoj në këtë koncert 5 këngë polifonike.Kishte ndodhur një lloj pjekurie brenda vokalit tim që më dha këtë siguri dhe mbaj mend se i këndova mirë dhe kolegët e mi më thanë se duartrokitjet më të mëdha i more tek polifonia. Por edhe këngët lirike kishin efektet e tyre. Kur del përpara publikut është pergjegjesi.Për mua kanë qenë sfid. Artisti e kupton se çfarë ka brenda vetes. Unë e ndjeva se e kisha këtë energji të brendëshme për këngën labe .. Ka qenë albumi “vajzë e valëve” që e justifikoi këtë ëndërr të dytë timen. Këtë album unë vendosa që ta bëja me repertorin që zotëroja më mirë.

Sa këngë ka ky album dhe ku u realizua?

Ky album ka 11 këngë. Ky album duhet që të krijonte besimin më shumë tek vetja. Ai I ka të gjithë elementet se përmbledh folklorin e Himarës, Gjirokastrës dhe të Zagorisë, por ka edhe këngë labe brenda të bërë nga rapsodët dhe këngët e spikatura të Lefter Cipës.
Para se të realizoja albumin pashë dokumentarin e Himarës në bashkëpunim me Lefter Cipën dhe jam mahnitur. E kam dëgjuar dia muaj rresht.Pastaj guxova dhe këndova.Unë dua të jem e saktë me çfarë atë afron tabani dhe pastaj aftësitë e mia. Ishte një investim i madh si nga ana shpirtërore dhe nga ana ekonomike.Mbështetja që më dha Eno Koço që e mori përsipër që këtë album ta realizonte në Londër dhe për ti bërë një investim sa më professional ishte një vlerësim maksimal..Albumi u realizua në studiot e radio Tiranës por u shumëfishua në Londër dhe u prezantua në ambinetet e teatrit “Metropol”.Pata një mbështetje nga artëdashësit por dua të falenderoj edhe regjizorin Kiço Londo që ka qenë në atë periudhë në teatrin Metropol i cili na mundësoi sallën.
Ka qenë një koncert i veçantë. Polifonia në vetvete i ka të gjitha elementët për ti dhënë kënaqësi publikut. Deri në atë moment kisha bërë shumë punë dhe mendova ta pasuroj edhe me elementë të tjerë.
Bëra një takim me Petrit Rukën, një njohës dhe dashamirës i polifonisë dhe mjaftoi një bisedë me të për të organizaur promovimin.

Çfarë materialesh shfrytëzuat për promovimin?

Përdorëm materialet e filmuara nga Valter Qarri. Petriti Ruka bëri një tekst shpirtëror, një lidhje logjike të të gjithë materialit muziokor, dhe i bëri të qartë publikut se çfarë ishte ky repertoryiKjo ka qenë një kënaqësi më vete. Ishte një besim i duhur që kjo është një rrugë e hapur dhe ne në të mund të ecim gjithmonë me hapa të sigurta. Me pikësynimin që polifonia të jetë ajo që ka buruar nga të parët tanë, por ne le të shtojmë nga një element qoftë nga shkolla apo nga rruga dhe me ide të tjera. Mendoj se në këtë pikë jam lidhur shumë fort shpirtërisht me polifioninë dhe cdo project i ardhëshëm do të jetë me vlera dhe i pasuruar.

Po këngët e Neço Mukës a i keni dëgjuar?

Kam dëgjuar shumë për këtë këngëtar dhe poet himarjot. Kam dëgjuar shumë këngë të tij. Zëri i tij është si valët e detit. Mbetete i pakrahasueshëm.
 
Flet këngëtarja e muzikës së lehtë dhe këngës popullore, Mimoza Gjoni​


“Jam e dashuruar, por këngën s’e toleroj”
Tiranës i kushtova albumin e parë të dytin rinisë shqiptare


Albert Zholi



Albumin e dytë ajo e ka të një natyre krejt tjetër, me muzikë të lehtë, me këmbgulje, dëshirë, vullnet, pasion ajo tenton të ngelet përherë në tregun e muzikës shqiptare si në muzikën e lehtë ashtu edhe në atë popullore. Repertori i saj përmban këngë popullore të të gjitha trevave të Shqipërisë, ku mbizotërojnë këngët popullore të mbarë Shqipërisë dhe të trevave shqipfolëse, por tashmë ajo po fut në repertorin e saj dhe këngët e muzikës së lehtë me ritëm që ngjajnë me Hip- Pop. Por fillimet e saj të të kënduarit ajo i ka me këngët polifonike kur këndonin në shtëpi familjarisht për vetë origjinën jugore. Ajo po bëhet një nga këngëtaret më të pëlqyera në aktivitetet e shoqatave artistike dhe pse për vite të tëra ka kënduar jashtë shtetit kryesisht në Gjermani. Hyrja e saj në konkurrencën e këngëtareve të këngës popullore ka ardhur në mënyrë të bindshme, pasi ajo ndoshta është ndër të paktat këngëtare që i këndon të gjitha këngët popullore të trevave shqiptare dhe tashmë dhe ato të muzikës së lehtë. . Në bisedë ajo është shumë e sinqertë dhe rrëfen me qetësi rrugën e vështirë dhe të bukur të këngës nga Gjermania, Maqedonia, Kosova dhe tashmë në Tiranë, qytetin ku ka lindur që tashmë po i dedikon albumin e sajë të dytë të titulluar “Rinisë shqiptare” .


Ju së afërmi do të merrni pjesë në organizimin e shoqatës “Sofra Shkodrane”, si jeni ndjerë në këtë aktivitet vitet e tjera?

Jam ndjerë dhe po ndihem mirë. Tashmë është një eksperiencë e bukur, afër 3- vjeçare. Me këtë aktivitet dhe me shumë aktivitetet e Unionit Artistik të Kombit Shqiptar them se, jam afirmuar me këto aktivitete dhe publiku është njohur me mua, me repertorin tim dhe me preferencat e dyanshme. Jeta jashtë atdheut ka bërë të jem larg publikut shqiptar në atdhe, por afër atij emigrant. Jeta sjell ndryshime.

Si lindi kënga tek Mimoza?

Eh, si lindi?! Natyrshëm! Unë me origjinë jam nga jugu. Në shtëpinë time këndohej gjithmonë polifoni. Më merrte babi dhe më thoshte këndo dhe ti. Hyra mes tyre si pa u ndjerë. Për çdo ditë këndoja polifoninë labe. Këngët e para ishin “Bejke bardhë”, por dhe këngët korçare dhe përmetare. Mbaj mënd që këndoja dhe këngën “Kur më shkoje në ato varre, me fustanin zvarrë, zvarrë”, etj…apo këngën “Çupëzë ç’mu bëre ftua”.

Cila ka qenë këngëtarja juaj e preferuar në vitet e vegjëlisë dhe deri tani sa filluat vetë të këndoni?

Natyrisht, dua ta bëj publike. Ajo ka qenë dhe mbetet Fitnete Rexha. Nëna ime e pëlqente shumë dhe në mëngjes para se të ikte në punë hapte radion me ton të ulët dhe dëgjonte këngët e saj. Edhe unë i dëgjoja dhe u rrita me to. Ishin këngë që dhe sot i dëgjoj, por dhe i këndoj me ëndje. Shumë këngë të saj i kam në repertorin tim.

E veçanta juaj është se ju e keni filluar rrugën e bukur të këngës jashtë atdheut. Ka qenë e vështirë?

Shumë e vështirë. Aq sa se mendon. Çdo këngëtare ka udhën e vet të këngës. Jeta e vështirë ekonomike bëri që unë të emigroj. Gjermania ashtu si shumë këngëtare të tjera shqiptare ishte vendi, ku gjeta hapësirën dhe kushtet për të kënduar. Aty këngëtarja vlerësohet dhe respektohet. Shumë këngëtare aty japin koncerte dhe pse jetojnë në Shqipëri. Me Gjermaninë më lidhin shumë kujtime. Aty ku vlerësohet arti qytetërimi jep frytet e veta cilësore.

Pas kthimit nga Gjermania sërishmi aktivitetin e keni jashtë kufijve tanë shtetëror?

Po, është e vërtetë. Tashmë lëviz kryesisht në Maqedoni dhe në Kosovë. Janë dy treva, ku pëlqehet shumë kënga popullore shqiptare sidomos ato epike. Këto treva sidomos janë të dashuruara me këngët patriotike. Këngët më të dashura janë “A vritet pafajësia” dhe të gjitha këngët trimërore për UÇK-në. Unë i këndoj të gjitha këngët popullore shqiptare të çdo treve ndaj jam e ftuar nga jugu në veri dhe nga lindja në perëndim. Me këngët e reja të muzikës së lehtë plotësohen disa mangësi të vogla në repertorin tim. Besoj se, këto këngë janë shumë afër kërkesave dhe dëshirave të rinisë.

Pas albumit tuaj të parë çfarë po përgatisni?

Albumi i parë pati shumë sukses. Ishte një album që me thënë të drejtën i kaloi parashikimet. Atë album ja dedikova Tiranës, qytetit tim të lindjes. Tashmë po përgatit albumin e dytë vetëm me këngë të muzikës së lehtë. Është një album me këngë plot ritëm dhe me tekst rinor. Pra një album tërësisht rinor për argëtim.
“Duajeni Tiranën” albumi im i parë ishte një album me theks të veçantë, ku përcillej ideja se ne që jetojmë këtu ta duam Tiranën se ajo po ndryshon, por bashkë me ndryshimin bëhen ndërtime pa kriter, ndërtime që kanë humbur shumë monumente historike, ndërtesa të vjetra që identifikoheshin me Tiranën. Unë kam lindur në Tiranë dhe e dua shumë qytetin tim. Tirana është zemra ime. Disa gjëra të rralla të Tiranës që janë pjesë e historisë së saj duhet t’i ruajmë. Unë në këtë album bashkëpunova me poetin Mynyr Hoxha dhe kompozitorin Adem Berati. Ndërsa në albumin e ri “Rinisë shqiptare” po bashkëpunoj me kompozitorin Alban Arifi.

Besoni në suksesin e albumit “Rinisë shqiptare”?

Besoj dhe shumë. Këtë bindje e kam për vetë ritmin e muzikës, tekstet sepse ka brenda atë çka publiku.

Si e kujtoni dashurinë e parë?

Me shumë ëndje, por dhe pa shumë gjurmë. Ishte një dashuri me një artist. Erdhi vetiu. Kishte momente shumë të bukura, por që me kalimin e kohës u venit. Por do s’do e kujtoj atë dashuri. Njeri nuk mund të jetojë pa dashuri.

Po tani a jeni e dashuruar?

Po, jam e dashuruar. Ndihem mirë dhe e respektuar. Nuk ka atë fuqinë e magjishme, por është një dashuri praktike. Dua të them se i dashuri nuk jeton në Tiranë.

Njeriu më i afërt për ju?

Nëna ime. E kam gjithçka. Shoqe, motër, nënë. Me të, ndaj gjithçka dua të qaj.

Kjo do të thotë se nuk ke shumë miq të ngushtë?

Unë kam shumë kolegë, por pak miq të afërt. Unë flas, shkëmbej mendime, pi kafe, por nuk jam shumë e hapur. Në jetë unë dua të më respektojnë, jo të më duan. Respekti të çon edhe tek dashuria njerëzore.

Moza dhe Luku…?

I kushtoj kohë aq sa duhet. Fiks, aq sa i duhet një femre të duket e rregullt. Nuk jam ekstreme. Dua të jem e rregullt kudo. Dal e veshur mirë dhe me një tualet konstant. Me veshjen time respektoj veten, spektatorët, miqësinë.

Rrobat i blini firmato?

S’kam një preferencë të veçantë. Blej çka më pëlqen, çka më shkon, çka më duhet. Mund të jenë firmato ose jo.

Kam parë se përdorni shumë minifundet?

I pëlqej. Më rrinë bukur në trup.

Keni bërë ndonjëherë flirt?

E di që këngëtaret janë shumë të paragjykuara, por as më shkon në mendje flirti. Dua lidhje të qëndrueshme.

Çfarë lexon më shumë gazeta apo libra?

Libra. Studioj libra psikologjik. Ato më heqin streset e ditës. Tashmë kam blerë dhe po lexoj disa libra të tillë “Si të krijojmë miq”, “Dëshira dhe siguria në jetë” etj… Pëlqej dhe romane me këto tema.

Hobet?

Kërcimi dhe kënga

Zakonisht, ku i bëni pushimet e verës?

Kur s’kam punë dal jashtë vendit. Dua të shkoj në ato vende që nuk kam qenë. Jo se s’më pëlqejnë plazhet shqiptare, por këto i kam frekuentuar dhe besoj se, duhet parë dhe më tej.

Ushqimi preferuar?

Frutat, sallatat, peshku.
 
Ndikimi i folklorit ne letersine shqipe

--------------------------------------------------------------------------------

Folklori ka nje rol vertet te rendesishem ne letersine e nje vendi.folklori yne eshte shume I pasur,ku mund te permendim Ciklin e Kreshnikeve,me Mujin dhe Halilin,Gjergj Elez Aline etj. Në qendër të këtij cikli qëndrojnë bëmat e çetës së kreshnikëve, si edhe kundërshtarët e tyre, “kralë” e “kapedanë” veçanërisht nga viset bregdetare.Lufta e kreshnikëve është vendosur në një kohë e në një ambient që s’njeh ende armët e zjarrit. Nga brendia e tyre dhe botëkuptimi shoqëror, nga elementët artistikë që përmbajnë, këngët e kreshnikëve të çojnë në një periudhë më të hershme se shekujt e pushtimit osman. Bashkë me eposin, , shqiptarët kishin krijuar gjithashtu fondin e baladave, të cilat vinin si kujtime tronditëse të epokave të shkuara. Njëra prej tyre është ajo që njihet në jug me emrin e Konstandinit dhe Doruntinës, kurse në veri me emrin “Kënga e Halil Garrisë”. Balada e Kostandinit dhe Doruntinës shpesh është trajtuar si kryevepër që ngre lart kultin e besës, shenjtërinë e fjalës së dhënë, për hir të së cilës mallkimi mund të të ndjekë në këtë jetë dhe në tjetrën. Mesazhi i besës është i pranishëm në frymën e baladës, por para këtij mesazhi është fryma e fuqisë së njeriut për të riardhur në këtë jetë.Krahas krijimtaris gojore,ne kete koha filluan te dalin dhe mjaft shkrime tjera sic ishin:koleksioni i kodikëve që përbën një prej pasurive më të rëndësishme kulturore të popullit shqiptar. Ky koleksion përmban mbi 100 vëllime, që përbëjnë vepra të plota (dorëshkrime) dhe 17 fragmente. Kodikët e Shqipërisë, nga të cilët më i vjetri është “Kodiku i Purpurt i Beratit”, janë një fond me rëndësi për historinë e zhvillimit të letërsisë së vjetër biblike.Gjitha keto pjese te rendesishme te folklorit shqiptar, shqipes se hershme te shkruar,jane nje shtyse e madhe per vazhdimin e letersise shqiptare.Keto vepra,u bene inspirim per autoret e rinje,te cilet ne saje te tyre u njohen me te miren dhe me te keqen ne art.Keto vepra,nuk ishin nje frymezim vetm per letersin shqipe,por ato u bene shtyse edhe per kinematografine,beletin e shume fusha te tjera te artit shqiptare.Duhet thene,se shume intelektuale te rilindjes shqiptare u arsimuan dhe u ndikuan me frymen evropiane te asaj kohe por prape nuk harruan folklorin.Nga keto gojedhena jane krijuar vepra me fame boterore,sic eshte Ismail Kadare,i cili shkroi veprene e tije “Kush e solli Doruntinen”duke u bazuar tek gojedhena.Nje rast tjeter eshte ai i Mitrush Kutelit,i cili mjaft elemente të rrëfimeve të tij i mori nga folklori toskë, siç i kishte dëgjuar në fëmijeri dhe i shfrytëzoi për të rikrijuar motive të kthjellëta të jetës së fshatit,Nder keto vepra ku Kuteli beri folklorin pjese te krijimtarise se tije,mund te permendim: Ago Jakupi e të tjera rrëfime, , një përmbledhje me shtatë rrëfime për jetën fshatare; Kapllan Aga i Shaban Shpatës. Rrëfime-Rrëfenja etj,.Nje tjeter poet,qe ne veprat e tije spikasin , lidhjet e ngushta me letërsinë gojore eshte Fishta, , ndonëse disa autorë e kanë kritikuar Fishtën për 'folklorizëm', për imitim të folklorit, pa mundur të krijojë një poemë të vërtetë epike.Vlen te permendet se Fishta është frymëzuar fuqishëm nga poezia gojore shqiptare , si dhe nga ciklet e poezisë heroike të quajtura Këngë kreshnikësh kur shkruajti Lahuta e malcís.. Një poet tjetër i dhënë me mish e me shpirt pas folklorit ishte Bernardin Palaj. Palaj është edhe autor lirikash klasike dhe elegjike, në pjesën më të madhe të botuara në vitet tridhjetë në revistën françeskane Hylli i Dritës..Folklori eshte dhe do te mbetet nje pasuri e pacmueshme per shqiptaret,dhe do te vazhdoje te jete frymezim per artiste ne te ardhmen,ashtu sic ishte ne te shkuaren…

Autori: Enis Bera
 
Muzika popullore dhe folklori burimor rrënjët e lashtësisë shqipe​



Nga: Ramiz DËRMAKU



Gjatë këtyre viteve në Kosovë, trojet etnike dhe diasporë na lindën shumë "yje" të cilët nuk dijnë të këndojnë muzikë të gjallë burimore shqipe.
Viteve të fundit muzika popullore shqiptare po kalon një gjendje të rëndë, Që nga vitet e 90-ta, në Kosovë e diasporë fillon një periudhë e rëndë dhe e vështirë, për të gjithë, pra edhe për artin muzikor. Mbyllja me dhunë e Institucioneve të Kosovës ( nga pushteti barbar serb) ndikoi drejtpërsëdrejti edhe në artin muzikor, kur filloi të "lulëzoi" muzika e keqe. Gjatë kësaj periudhe kohore mbi (20-vjeçare) muzika popullore pësoi dëme të mëdha. Muzika e cila u krijua gjatë kësaj periudhe u lirua nga skematicizmi dhe ideologjizmat por por nuk mundi t'i shpëtojë tundimit komercialist, ku më së shumti u reflektua rënia e saj në shund dhe kiç. Gjatë kësaj periudhe kohore u shkruan, u kënduan e u komponuan këngë të rrymave të reja si dhe atyre të cilat më parë ishin të ndaluara gjatë diktaturës komuniste. Pra, gjatë kësaj periudhe nga publiku e dëgjuesit u krijua një "ftohje" e adhuruesve të muzikës popullore dhe folklorike.

Tallava muzika
Rinia jonë gjatë këtyre viteve tregoi një mos interesim ndaj muzikës popullore; në Kosovë, trojet etnike dhe diasporë, në disa raste gadi muzika popullore ishte braktisur nga publiku. Mirëpo një pjesë e publikut e etur për muzikë popullore e ruajti atë nga armiqët e shumtë. Muzika që u krijua gjatë këtyre viteve (në Kosovë, trojet etnike e diasporë) u komercializua deri në fund, pra u sakatos nga motive të ndryshme. Gjatë këtyre viteve në Kosovë, trojet etnike dhe diasporë na lindën shumë "yje" të cilët nuk dijnë të këndojnë muzikë të gjallë dhe me nota. Këto "yje" të lindur viteve të fundit dolën në skenë si këpurdhat pas shiut, pra ata lindën (u krijuan) ne studiot (private) e shumta muzikore të udhëhequra jo nga profesionistët por nga disa diletantë të cilët e sakatosën jo vetëm muzikën popullore por edhe artin muzikor. Në ato studio të udhëhequra nga amatorët (dihet jo profesionistët) të ciët falë teknikës kompjuterike ua përpunuan zërin këngëtarëve të tillë, dhe prodhuan "yje" të cilët nuk kanë lidhje me mizikën e gjallë. Këndimi i këngëve "yjeve" u mundësoi atyre të pasurohen materialishtë. Këngëtarët që lindën gjatë këtyre viteve (jo të gjithë) vodhën huazuan këngë edhe nga popuj të tjerë, duke i përkthyer në gjuhën shqipe (e shumë shpeshë duke përdorë edhe fjalë të huaja). Këta këngëtarë që lindë gjatë këtyre viteve, s‘pari filluan të këndojnë nëpër mbrëmje, manifestime, koncerte, etj, sidomos në diasporë. Ata duke e parë fitimin material, inçizuan këngë në audio, video dhe CD-e dhe kështu duke kënduar "tallava" depërtuan tek publiku e dëgjuesi ynë. Kompozitorët e mirëfilltë në munges të ligjit, u detyruan të heshtin. Ata në munges të Institucioneve kompetente bënë orvatje maksimale që përmes shkrimeve të tyre, në shtyp, radio, televizion dhe mediave elektronike t'i kritikojnë e gjykojnë dukurit e tilla, mirëpo nuk patën sukses (Sami Piraj, etj). Teknika e përsosur u mundësoi "yjeve" që ata ta gënjejnë e mashtrojnë s'pari vehten e pastaj edhe publikun-dëgjuesin. Pra tani skenën tonë (shtypin ditor, radion, televizionin - konkretishtë RTK-ës) e kanë vërshuar një numër i madh "yjesh" të cilët falë kompjuterit i cili ua ndreqte zërin (që ishte shumë vështirë ta kuptojë publiku-dëgjuesi, se për çfarë kualiteti apo këngëtari bëhet fjalë). Të gjithë e dijmë se suksesë i një këngëtari është këndimi i gjallë në skenë.
Këngët e këngëtarëve të mirëfilltë çdo herë ruajtën brumin shqip
Shumë "këngëtarë", "yje", të cilët lindën gjatë kësaj periudhe të inspiruar nga fitimi material jo që shkatërruan muzikën folklorike popullore por ne tërësi artin muzikor. Në anën tjetër një grup i këngëtarëve të vërtetë jo që nuk krijuan albume por u angazhuan me të gjitha forcat e tyre morale, intelektuale, profesionale dhe ligjore ta ruajnë muzikën folklorike nga barbarizmnat, turçizmat, sllavizmat, shundi, kiçi, dhe dukurit tjera negative. Këngëtarët e mirëfilltë me mjaftë suksesë e ruajtën muzikën folklorike ne të gjitha trevat shqiptare (por edhe në diasporë, gjatë turneve të shumta). Shembull; Nazmije Hoxha, Shkurte Fejza, Ilir Shaqiri, Ismet Bogujeci, e disa tjerë. Këta këngëtarë me mjaftë suksesë i shpëtuan shundit, kiçit dhe dukurive tjera negative. Këta këngëtarë të mirëfilltë, jo që nuk krijuan albume , por nuk ishin prezentë as në mediat tona të shkruara apo elektronike. Është koha e fundit që të ndërrmirret diçka nga organet kompetente për mbrojtjen e këngës folklorike popullore dhe artit muzikor. Këngëtarët e mirëfilltë gjatë karrierës së tyre i dhanë këngës popullore shqipe shpirtin dhe në asnjë moment nuk pranuan tjetërsimin e saj. Tek këngët e këngëtarëve të mirëfilltë çdo herë me sukses ruajtën brumin shqip. Këngët e tyre kanë lënë (e do të mbesin përgjithmonë) gjurmë të pashlyera në artin muzikor. Këngëtarët e mirëfilltë me shumë sukses ju kanë shmangur ujërave të turbullta. Shumë këngëtarë të mirë disa vite ishin tërhequr nga skena muzikore, gadi ishin harruar..., të shkelur nga pseudokëngëtarët matrapazët, diletantët, për ti shpëtuar shundit kiçit dhe dukurive tjera negative.

Bota Sot
 
Dokumentari për Lord Bajronin shfaqet në Danimarkë​


Dokumentari për Lord Bajronin shfaqet në Danimarkë
Dokumentari “Aventurat skandaloze të Lord Bajron”, i xhiruar kryesisht në Shqipëri dhe Greqi, u shfaq javën e kaluar në tri seri për publikun danez në televizionin kryesor “TV 2”.​



Nga Express më 23 qershor 2011


Ky dokumentar, i cili ka për protagonist kryesor aktorin e Hollywood-it Rupert Everett, i transmetuar edhe për publikun shqiptar, ishte një përpjekje e regjisorit të njohur britanik Michael Waldman për të rishikuar figurën e Bajronit dhe udhëtimeve të tij në Ballkanin e vitit 1809 si dhe takimin e famshëm me Ali Pashë Tepelenën, figurën mjaft komplekse që dominoi politikën ballkanike të atyre viteve.
Po kështu, udhëtimi i Bajronit në viset shqiptare ishte edhe pikënisja e poemës së tij të famshme “Chaild Harold Piligrimage”, e cila e bëri lordin anglez një personazh mjaft të njohur në përmasat europiane.
Dokumentari mbi udhëtimin e Bajronit në Shqipëri dhe Greqi, i mbështetur nga televizioni prestigjioz britanik “Channel Four”, hapi një seri polemikash mbi figurën e Bajronit dhe trajtimin e tij në publikun anglez. Gjithsesi, ky dokumentar i cili u xhirua edhe në Shqipërinë e Jugut, ishte një mundësi promovimi e shkëlqyer edhe për turizmin shqiptar dhe mundësitë e mëdha që mbart jugu i Shqipërisë për të nxjerrë në pah trashëgiminë e vet kulturore.
Protagonist i dokumentarit, Rupert Everet, i njohur për një seri filmash me aktorë të mëdhenj të Hollywood-it, pas shfaqjes së këtij filmi në premierën londineze foli me nota pozitive mbi përshtypjet e tij në Shqipëri dhe mbresat që i la udhëtimi njëjavor me kuaj në rrugën që ndoqi është frymëzuesi i tij, Lordi Bajron gati 200 vjet më parë. Shfaqja e këtij dokumentari historik edhe në Danimarkë, që pason ato në kanalet shtetërore të Afrikës së Jugut dhe Australisë, është një ngjarje interesante jo vetëm për promovimin e këtij dokumentari, por edhe për turizmin shqiptar.
 
Shqiptarët kanë një mitologji të pasur, shumë pak të studiuar​




Fatkeqësisht në shtatë dekadat e fundit mitologjia shqiptare, për shkaqe që dihen u la anash nga studiuesit, gjatë mbledhjes në terren u bën retushime dhe fatkeqësisht në këtë periudhë humbi një thesar tepër i çmueshëm i kulturës shqiptare.
Në shek. XIX dhe gjysmën e parë të shek. XX për mitologjinë e Shqiptarëve kanë shkruar shumë autorë, ndonëse asnjëri nuk e rroku këtë temë në mënyrë tërësore dhe gjerësisht në vështrim gjeografik; asnjeri nuk përfshiu në këtë objekt treva të gjera të banuara nga shqiptarët, as problematikat kryesore të kësaj fushe. Ndër autorët e huaj që botuan materiale e studime për mitologji e besime ndër Shqiptarë mund të përmendim A. Bouë J. G. Hanin , G. Majer, H. Pedersenin , F. Nopçën , Durham, M. Hasluck, M. Lamberc: “Përralla shqiptare”, (Vjenë 1922), “Mitologjia e shqiptarëve”, F. Degrand etj. Në një masë më të paktë, material me interes për mitologji e besime ndër Shqiptarë botuan dhe shumë autorë të tjerë të huaj të shek. XIX e të fillimit të shek. XX, përfshirë vepra e artikuj të tyre. Materiali i mbledhur dhe i botuar prej tyre ka në përgjithësi karakter përshkrues; na japin të dhëna me rëndësi për elementë të ndryshëm mitesh dhe besimesh në popullin tonë; ajo çka është më me interes, të tillë elementë në kohë të tyre ishin akoma të gjallë në trevën shqiptare ë, më vonë, ato i gjejmë ose të zbehura shumë, ose të zhdukura fare. Këtu qëndron dhe vlera e punës së tyre si regjistrues e ruajtës të materialit faktik. Nuk ju ranë në sy, ose i regjistruan vetëm kalimthi disa figura shumë të rëndësishme të mitologjisë popullore shqiptare si Dragoi, Kuçedra, Nëna e Vatrës, Vitorja, Ora, Zana, Nëna e Diellit, Plaku i Kopshtit, Dordoleci për të rënë shi, rite e zakone në lidhje me buzmin, në lidhje me Zjarret rituale të vitit e kështu me radhë.
Rilindësit shqiptarë ishin studiuesit më seriozë të mitologjisë shqiptare. Pashko Vasa na thotë se populli shqiptar betohet për qiell, për dhë, për gurë, për ujë, për mal, për fushë, për diell, për hënë dhe nuk betohet për perëndi e për shenjtorë. J.Vreto, K.Kristoforidhi, N.Frashëri, A.Z.Çajupi, Shtjefën Gjeçovi, na flasin për kultin e Tomorrit si një vend ku ruhen rite e besime vendëse të Shqiptarëve e që janë dëshmi uniteti në traditat e lashta të këtij populli. Autorët arbëreshë të Italisë (rilindas) si J.De Rada në botimet e tij letrare e folklorike, A. Argondica në artikujt e tij në “lli i Arbëreshëvet” e të tjerë, na japin materiale me vlerë për mitologji e besime të’ Arbëreshëve. De Rada, duke u nisur nga qëllime atdhetare, bër kahasime në mes mitologjisë shqiptare dhe asaj të lashtësisë. Folkloristët shqiptarë të Rilindjes si Th. Mitko me “Bletën shqiptare” (1878), S. Dine me “Valët e detit” (1908), Z. Jubani (1871) me “Pëmnbledhje këngësh popullore dhe rapsodi poemash shqiptare” dhe më pas ata të Pavarësisë si B. Palaj, K. Kamsi, S.Th. Frashëri, K Taipi, S. Kolea, R. Alikaj, N.Suma, Ll. Karafili (Bardhyli), M. Sirdani, I Dalliu, V.Xhaçka, H. Bushati, K.Shtjefni, e të tjerë, në botimet e tyre ne japin material me mjaft interes për mitologji. K. Kamsi, na ka dhënë disa artikuj të veçantë kushtuar riteve e zakoneve kalendarike si Dita e Verës, Shën Gjergji etj, po dhe për mite e besime të lashta vendëse në përgjithësi në popullin tonë (si “Besime të popullit në Labëri”, Diturija, 1927-1928 etj.) Punime të shumta e me shumë vlerë ka botuar I.Dalliu për fshatra e qytet të Tiranës. Gjatë periudhës së Pavarësisë nga autorë të ndryshëm u botua material me interes në disa të përkohshme si “Albania” e Faik Konicës, “Kalendari Kombiar” i M. Frashërit, “Hylli i Dritës”, “Leka”, “Diturija”, “Shkolla kombëtare”, “Njeriu” “Drini”, “Përpjekja shqiptare”, “Normalisti”, “Vatra Shqiptare”, “Zani i Naltë”, “Njeriu”, “Cirka”, Normalisti”.
Fatkeqësisht në shtatë dekadat e fundit mitologjia shqiptare, për shkaqe që dihen u la anash nga studiuesit, gjatë mbledhjes në terren u bën retushime dhe kështu në këtë periudhë humbi një thesar tepër i çmueshëm i kulturës shqiptare.

Bota Sot
 
New York : U zhvillua festivali i 20-te shqiptar​




Ne Lehman Center Performing Arts ne Bronx, New York, te shtune ne 6 nentor, u zhvillua Festivali i 20-te i Kenges e Valles Shqiptare, organizuar nga qendra "Nene Tereza" e kishes katolike shqiptare "Zoja e Shkodres" ne Hartsdale - nen kujdesin e kesaj famullie dhe te meshtarit e famullitarit dom Pjeter Popaj. Kete vit festivali i kushtohej 100- vjetorit te lindjes se Nene Terezes. Ne kete festival si cdo vit merrnin pjese artiste, muzikante, kengetare e valletaret shqiptar, te cilet per arsye kohe e rrethana te ndryshme u detyruan te lene vendlindjen dhe ushtruan aktivitetin e tyre ne USA. Madje shume prej tyre edhe nga ata qe kane qene pjese e ansamblit shteteror te kengeve e valleve.

Me shume se 3000 veta ishin mbledhur per te pare festvalin. Ne festen e madhe te kultures shqiptare kishin ardhur edhe perfaqesues te komunitetit te artisteve, drejtues te organizatave e shoqatave shqiptare, televizionet e gazetat e komunitetit, disa autoritete lokale, si edhe bashkeatdhetar nga zona, qytete e shtete pertej New York-ut. Merrnin pjese edhe perfaqsues shteteror te Shqiperise dhe Kosoves.

Ne skenen e festivalit per me shume se 6 ore u ngjiten grupe valletaresh, kengetaresh e instrumentistesh nga te gjitha trevat, duke interpretuar sipas programit me se 35 pika te ndryshme. Nga femije te moshave 6 -7 vjecare e deri te moshuar kenduan e vallezuan se bashku ne skenen e festivalit. Programi ishte i pasur me kenge e valle, humor e pjese instrumentale, skece e parodi, valle e melodi te zgjedhura shqiptare, te te gjitha krahinave. Kenget e vallet e Festivalit te 20-te u shoqeruan nga grupi muzikor "ALBA" nen drejtimin e kitaristit te talentuar te orkestres se RTSH-se dhe ansamblit shteteror te kengeve dhe valleve popullore Edmond Xhani, ne klarinete dhe saks ishte mjeshtri Sokol Asllani, ne organo kompozitori i mirenjohur Ilir Dangellia, ne bateri Artan Kushi dhe ne kitar bas Bradhyl Gaba.

Kryetar i komisionit te festivalit ishte famulllitari dom Pjeter Popaj, drejtor i festivalit Mark K. Shkreli, drejtor organizativ Fran çotaj, drejtor i skenes Ludvig çotaj, publiciteti dhe marketingu Ismer Mjeku, koordinator i medias Simon Vukel, koordinatore e reklamave Lule Gjokaj, Age Ivezaj dhe Viktor Gjelaj, konferencieret e festivalit Lidia Ujkaj dhe Erion Spiro, dirigjent Edmond Xhani, skenografia ishte pergatitur nga Luan Qose, ndersa drejtor artistik dhe regjizor ishte Gezim Nika.

Drejtuesit e programit te festivalit u shprehen se "Festivali shqiptar perpiqet qe te indetifikoje, dokumentoje dhe prezantoje artiste te folklorit nga komuniteti shqiptar dhe njekohesisht te mbaje te bashkuar komunitetin tone, pa dallim feje apo krahine. Festivali ruan dhe perkrah traditat muzikore dhe folklorike autoktone shqiptare si dhe siguron qe ato te vazhdojne te ekzistojne dhe te kene domethenie per brezat e ardhshem. Festivali i ofron spektatorit te thjeshte mundesine e misherimit me thesarin e pasur te kultures shqiptare. Se fundi, festivali shqiptar manifeston begatine kulturore te komunitetit shqiptar si nje pjese identifikuese e komunitetit te pergjithshem amerikan"

Duartrokitje te shumta mori grupi i ansamblit te krijuar nga mjeshtri i fizamonikes Raif Hyseni dhe Merita Halili, e cila i solli publikut nje atmosfere qe rralle e kemi pare, kur kengetaret dhe solistet e instrumentistet amerikan kenduan shqip dhe interpretuan vetem shqip. Kenaqesia ne salle mberriti kulmin, kur qindra spektator u ngriten ne kembe duke duartrokitur e duke bashkuar zerat e tyre ne interpretimin e kengeve "Ti ti ti matane", "Laje-laje kryt se rosa", "ç'eshte ma bukur ne ket bot", "Oh ku po shkon moj rrushja e lales" etj

Ne fund, juria e festivalit, perbere nga Liljana Qose-kryetare dhe anetaret aktorja e njohur Elza Zagreda, skenografi Astrit Tota, poetet Rita Saliu dhe Vasil Marku , tha se e pati te veshtire te zgjidhte mes gjithe atyre talenteve.

Cmimet ishin keto

Cmimin "Grupi dhe kostumi me i mire" - "Grupi Rugova".
Cmimi "Grupi folklorik me i mire" - "Gurpi Kelemendi"
Cmim i vecant iu dha Agim Koles me grupin e femijeve si edhe solistit Kreshnik Zhabjaku te shoqeruar nga femijet e korit te kishes katolike "Zonja e Shkodres"
Cmim tjeter i vecante - "Grupi Polifonik" nga Bostoni.
Cmimi i grupit me te mire te valltareve - Grupi "Bashkimi" nga Bostoni, me drejtues koreografin e njohur Bashkim Braho.
Cmim per "Interpretuesen me te mire" - Arlinda Balidemaj me kengen per Nene Terezen.
Cmim per grupin me interpretim dhe koreografine me te mire - Grupi i valleve "Rozafati" i kishes katolike shqiptare "Zonja e Shkodres" me koreografi nga Angjelina Nika.
Znj. Liliana Qose tha se cmimin "Grupi special" i jepet grupit te drejtuar nga mjeshtri Raif Hyseni, grupi "Raif Hyseni's albanian - american ensemble" me Merita Halilin si edhe "Sing Class Polly Tapia Ferber - Frame Drum Class"
Ne fund u dha cmimi "Kengetari me i mire", te cilin e meritoi Artur Matia. Gjithashtu iu dha nje cmim per orkestren e festivalit, "Alba", me drejtues Edmond Xhanin.

Beqir Sina

shkeputur nga gazeta ILLYRIA
 
Festivali "Oda dibrane"



“Oda Dibrane”, 400 artistë shpalosin vlerat e traditës​




Këngët e traditës, vallet dhe kostumet popullore ishin edhe këtë vit lajtmotivi i Festivalit “Oda Dibrane”. 400 artistë nga Shqipëria dhe trevat jashte saj u mblodhën në Peshkopi për të shpalosur vlerat më të mira të foklorit shqiptar.Lojrat në konakun e Burrave te Gostivarit, kënga polifonike e Sarandës, apo marrja e Nuses nga Malësia e Hasit ishin disa nga të veçantat e këtij edicioni të 16-të të Odes Dibrane.Në fund të dy netëve etnologë, muzikologë dhe drejtues të ansambleve folklorike vlerësuan me çmime speciale disa nga grupet pjesëmarrese të këtij festivali

Klan



Dicka me shume per kete festival nga wikipedia.



Festivali Oda Dibrane ka nisur jetën e tij që në vitin 1994 në Peshkopi, Shqipëri dhe është kthyer tashme në një takim – tradite ku kjo e fundit pasqyrohej në një gjini krejt të veçantë, në atë të këngës dhe valles humoristike, ritit dhe alegorisë.
Ky festival ka për qëllim të bashkojë artistë shqiptar ngado që ndodhen pavarësisht nga kufijtë me idenë që “Oda Dibrane” do të jetë mikpritëse e “ Odës Shqiptare”. Ky është një takim origjinal në llojin e vet i cili synon të rizgjojë vlerat e papërsëritshme të kulturës sonë në kuadrin edhe të turizmit kulturor. Në këtë festival paraqiten rite të lashta si dhe vegla karakteristike muzikore mbarëshqiptare.
Në ditët e Festivalit zhvillohen gjithashtu edhe biseda të ndryshme, ekspozita fotografike me motive folklorike, ekspozite e arteve figurative te piktoreve dibranë, vizita në monumente të kulturës së zonës, etj.
 
Letërsi/ Arshi Pipa për mitologjinë shqiptare në Diksionerin francez të Mitologjive botuar në vitin 1981 në Paris.​



Për herë të parë botojmë të përkthyer në shqip studimin e Arshi Pipës për mitologjinë shqiptare shkruar për Diksionerin francez të Mitologjive të botuar në vitin 1981 në Paris nga Y. Bonnefoy, vol. I f. 5-7. Atëherë, çfarë paraqet si fizionomi të vetën, si tipare dalluese, mitologjia shqiptare? - pyet Pipa pjesën e mëposhtme, pasi hedh vështrimin mbi disa mite që janë të njohura dhe për disa popuj të Ballkanit, duke dhënë përgjigjen se mitologjia shqiptare dallon se nuk ka zota dhe hyjnitë janë të dorës së dytë



Mitologjia shqiptare nuk përbën ende objektin e një monografie, por subjekti është trajtuar në shumë ese dhe artikuj të gjuhësisë, folklorit dhe etnografisë. Mund të thuhet se kjo mitologji është e tipit pagan ballkanik. Fetë monoteiste që i janë mbivendosur – katolike në Veri, ortodokse në Jug, islamike në mbarë vendin – pak e kanë prekur natyrën e saj. Historia e shqiptarëve, origjina e të cilëve fillon që nga migrimet e para indoevropiane në Ballkan, është një vazhdimësi pushtimesh nga ana e popujve që i rrethojnë: romakë, gjatë Lashtësisë, sllavë, grekë e italianë në Mesjetë, turq, në fillim të erës moderne. Prandaj, pritet që mitologjia shqiptare të jetë mjaft sinkretike. Mund të flitet për shtresa alogjene përgjatë boshtit të një konstanteje lehtësisht të identifikueshme që është: kulti i karakterit (gjenit) të racës.

Hyjnitë e kësaj mitologjie janë thuajse të gjitha pagane. Aty janë nuset e malit dhe këshetat, por edhe shtojzavallet dhe zanat. Gjenden gjigantë të kobshëm balozët, katallajt, por edhe thopçat (xhuxhat që argëtohen duke shpotitur njerëzit). Ndeshen edhe karkanxholët dhe një variant i kacilmicit. “Përbindëshat janë me shumicë: gogolët, kuçedrat, lubitë. Metamorfozat janë të shpeshta: burri shndërrohet në dre, ujk, hut; gruaja në nuse lale, qyqe, turtulleshë. Hyjnitë e shtëpisë mund të kenë një formë njerëzore si nana e votrës ose shtazore (vitore, një lloj gjarpri). Flijohen kafshët (dikur femrat) mbi themelet e një ndërtese; Bëhen magjira (p.sh. për ta bërë mashkullin impotent). Ka këngë namatisjeje, të tjera për të sjellë shiun. Gjuhet me gurë hëna e eklipsuar për të trembur ujqërit që e sulmojnë. Objektet magjike – pasqyrat, nuskat, unazat – luajnë një rol të madh. I besohet syrit të keq, ëndrrave paralajmëruese. I besohet fuqisë së gurëve, bimëve. Por kryesisht i besohet fuqisë së heroit.

Kulti i heroit, i dëshmuar nga një traditë e gjatë kombëtare që pasqyrohet në epopenë popullore si dhe në të drejtën zakonore, ka ruajtur një karakter mitik në disa krahina të Shqipërisë së Veriut. Të mbrojtur nga male të thepisura, banorët e tyre kanë mundur t’u rezistojnë kolonizimeve romake dhe sllave dhe madje kanë mundur të ruajnë një lloj autonomie gjatë sundimit turk. Barinjtë e Veriut, në pjesën më të madhe katolikë, vazhdojnë të quhen Ukë, Dash, Shpend, Sokol: ata adhurojnë zjarrin (ta pështysh është tabu), betohen për Qiell e për Tokë, vajtojnë të vdekurit e tyre duke gërvishtur fytyrën sipas një rituali që është mbeturinë e një valleje; u besojnë orëve të vendit, shpirtrave, djajve, magjistareve, vampirëve. Totemizmi dhe animizmi përzihen me mitet klasike dhe me legjendat mesjetare. Uliksi e Perseu i kanë ekuivalentët e tyre. Polifemi shqiptar (KK5) quhet katallâ, në kujtim të mizorive të mercenarëve katalanas të shek. XIV. Zana, mbrojtësja e heroit, është deri etimologjikisht e afërt me Dianën (perëndesha romake shoqërohet nga një drenushë, kafsha e hyjnisë shqiptare është dhia e egër), kurse për funksionet e saj ajo merr nga zana sllave, Vila. Vetë emri shtojzovalle është një rast sinkretizimi pagano–kristian: Shtoji, Zo(t), vallet.

Shumë nga këto besime pagane janë të njëllojta për më shumë se një popull ballkanik, ndërsa të tjera janë me origjinë latine e ndoshta kelte. Atëherë çfarë paraqet si fizionomi të vetën, si tipare dalluese, mitologjia shqiptare?

Kjo mitologji nuk ka zota. Hyjnitë janë të dorës së dytë dhe nuk kanë emra të përveçëm ose emri i tyre është kolektiv. Betohet për qiell e për tokë, thërritet dielli e hëna. Por janë vetëm personifikime elementesh ose sendesh fizike, jo persona. Ndërmjet elementeve toka është mbizotëruese. Cilësia sipërore e heroit ose i heroinës të çon tek ajo: burri i dheut, e bukura e dheut. Beja me gur është solemne. (Gjeçov $ 534). Kush betohet mbi gur, do të ngurtësohet nëse e shkel betimin e tij (zanat e kanë fuqinë e vështrimit që ngurtëson). Gjenden murana aty ku dikush ka qenë vrarë për gjakmarrje (Çabej 360). Dhe hidhen gurë për të lehtësuar lodhjen – (me lanë pritesën).

Një tjetër tipar dallues është mungesa e një jete përtej varrit. Qielli nuk ka asgjë qiellore, nuk ekziston ferri. Besimi te kukuthët, lugetërit, vurkullakët është i përhapur; por këta janë shpirtra të munduar që toka i flak jashtë për shkak të ndonjë keqbërjeje të rëndë. Ky shpirt është një hie ose një abe një mbështjellje trupore e pajisur me një mbeturinë materialiteti (ai mund të ngrejë pesha).

Mitologjia shqiptare me zana e me djaj, por pa zota e pa eskatologji dhe ku vetë konceptimi i shpirtit është plotësisht negativ, është pra, krejtësisht tokësor. Ajo është organizuar rreth bipolaritetit etik të së mirës dhe së keqes. Nga njëra anë ka një monstër - kulçedra ose kuçedra, mamadraga - e përfytyruar si një gjarpër me shtatë koka që than ujërat dhe helmon ajrin. Në anën tjetër ka një hero mitik që e përball në shpellën e tij dhe e mbyt. Në Jug, ku pushteti i sulltanit zëvendësoi atë të perandorit bizantin, shpesh ky hero është fisnik (djali i mbretit), ndërsa në Veri ai është një bir i popullit i lindur drangue. Njeriu-drangue ka flatra nën krahë, ai mund të fluturojë. Këtu njihet miti i Herkulit që lufton Hidrën, që u bë pastaj ai i Shën Gjergjit që mbyt dragoin. Shën Gjergji është shumë popullor në Shqipëri dhe festa e tij përket me ardhjen e pranverës. Gjergj është gjithashtu emri i një heroi që çliron vendin e vet nga një monstër i zi i dalur nga deti, n’atë që është, ndoshta, rapsodia më e bukur shqiptare.

Mitologjia shqiptare, monumenti i së cilës është cikli i rapsodive të Veriut, ekzalton një konceptim të jetës heroike tepër etnike. Heronjtë kryesorë të këtij cikli, Muji e Halili, kanë emra myslimanë, të huazuar nga këngët epike boshnjake, nga të cilat huazojnë edhe metrikën (rapsoditë këndohen nën tingujt e lahutës). Por këto elemente alogjene nuk e prishin aspak substratin autokton të këngëve mitike. Muji është një bari që zanat e maleve, në këmbim të një shërbimi që ai u ka bërë, e kanë pajisur me një fuqi mbinjerëzore – ai mund të shkulë me rrënjë lisat (KK7). Një rapsodi tjetër ia atribuon këtë fuqi talentit të tij prej gjahtari: ai ka mundur të kapë tri dhitë me brirë ari, ku fshihet fuqia e zanave (KK1). Muji i masakron armiqtë e tij, sllavët, por jo pa pësuar dhe ai vetë. Një rapsodi e tregon të plagosur rëndë, të shoqëruar nga shpirti i tij mbrojtës, ora, mes një gjarpri që i kujdeset dhe një ujku që e ruan (KK23). Kur ai vdes, armiku vjen ta provokojë në varrin e tij. Ai zgjohet dhe thërret, me ndërmjetësinë e një zogu, ndihmën e Halilit, që vret sllavin dhe zhvarros vëllain e vet (KK32). Muji kthehet në jetë. Një ditë ai bën mbi dorën e vet provën e plumbit. Kur e sheh dorën e shpuar, ai e di që koha e tij ka mbaruar. Ai zhduket atëherë nën tokë, si Edipi në Kolonë, për të pritur, me durim, kthimin mbi tokë të erës heroike (KK Parathënie).

Vico e konceptoi historinë e njerëzimit si një proces ciklik që kalon nëpërmjet tri fazave: teologjike, historike dhe njerëzore. Mendësia mitologjike shqiptare e ka zbehur të parën, për t’u ndier e kënaqur në të dytën, duke refuzuar të dalë jashtë saj. Muji nuk është i vetmi përfaqësues i kësaj mendësie. Një shembull tjetër është ai i vetë heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit, i mbiquajtur Skënderbe (1405- 1468). Humanisti shqiptar, Marin Barleti, që ka shkruar të parën histori në formë romani të heroit (v. 1510), tregon se nëna e tij ëndërroi se po lindte një dragua, trupi i të cilit mbulonte gjithë Shqipërinë, dhe që goja e tij shqyente turqit. Populli e ka përpunuar këtë mit, duke e bërë Skënderbeun një titan që mund të shtrijë përtokë “pesëdhjetë burra” dhe mustaqet e të cilit janë “katër pëllëmbë”. Ai hedh kundër armiqve që e rrethojnë shkëmbinj “të mëdhenj sa një shtëpi” dhe ndalon me “një të rënë të këmbës” ujërat e një lumi për të mos i lënë armiqtë të kalojnë. Ai është i pacenueshëm, mbasi “ka lindur me këmishë” (d.m.th. i mbështjellë me placentën). Kali i tij fluturon nga një shkrep te tjetri, duke lënë, kur prek tokën, gjurmët e patkonjve të tij – që shihen edhe sot. Dhe kur Skënderbeu vdes, populli e zhvarros për të bërë me kockat e tij nuska (Ska. 113, 116, 113, 24,25, 127, 206).

Përktheu nga origjinali (në frëngjisht): Nedret Kalakulla

----------------------
BIBLIOGRAFI

HAHN, J. VON. Albanesiche Studien 1-3, Iena, 1854; Griechische und albanische Märshen I-II, Leipsig, 1864. PEDERSEN, HOLGER : Zur albanesischen Volkskunde, Copenhague, 1898. LAMBERTZ, MAXIMILIAN, Albanische Märchen und andere Texte zur albanischen Volkskunde, Vienne, 1922. JOLK, NORBERT, Linguistisch- kulturhistorische Untersuchungen aus dem Bereiche des Albanischen, Berlin-Leipzig. 1923 Visaret e Kombit II; Kangë kreshnikësh e legjenda, “Le Trésor de la Nation II ; Chants épiques et légendes” (B. PALAJ, D. KURTI) Tirana 1937 (shkur. KK) . GJEÇOV, SHTJEFËN, Codice di Lek Dukagjini ossia diritto consuetudinario delle montagne d’Albania (përk. P. DODAJ) Romë 1941. ÇABEJ, EQREM, “Albanische Volkskunde “ te Südost-Forschungen XXV (1996): 333-87 ( përmban një listë pothuajse të plotë të hyjnive dhe të monstrave). Tregime dhe këngë popullore për Skënderbeun, (Q. HAXHIHASANI, Z.SAKO) Tirana 1967 ( shkur. Sca)

PIPA. A. Rusha, Munich 1968 (poemë epike që përmban elemente mitike). CAMAJ, M. Legjenda, Romë 1964 ( poema lirike të bazuara mbi legjenda e mite)

standart
 
Shpallen kryeveprat e trashëgimisë shpirtërore kombëtare​




Isopolifonia popullore, eposi i kresh nikëve, ahengu shkodran, dialektet gegë dhe toskë, muzika popullore e Shqipërisë së Mesme, mjeshtëria e prodhimit të veglave muzikore dhe vallja dropullite e vajzave, janë shpallur dje nga Ministria e Kulturës kryeveprat e trashëgimisë shpirtërore kombëtare, që do t'i paraqiten për mbrojtje UNESCOs. Të pranishëm në takimin ku u shpall gjithashtu që në sesionin e radhës së Asamblesë së Përgjithshme të shteteve palë në Konventën e Unesco-s për trashëgiminë kulturore shpirtërore, Shqipëria u zgjodh me shumicë votash anëtare e Komitetit Ndërqeveritar për katër vitet e ardhshme, ishin veç kreut të MTKRS, Ferdinand Xhaferaj, Afërdita Onuzi, specialiste etnologe, Skënder Selimi, koreograf, Mjeshtër i Madh; Vasil Tole, akademik e muzikolog, Klodian
Qafoku, muzikolog, Esat Ruka, Drejtor i Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Folklorike; Eni Juca, Sekretare e Komisionit Shtetëror të Unescos, pranë MPJ etj. Sipas ministrit, kjo ditë ishte projektuar si takim me trashëgiminë, takim me të shkuarën, për të pasur mundësinë që të orientohemi më mirë në të ardhmen. "Kjo do të thotë se që nga viti 2011, qeveria do të përfshijë në buxhet edhe fonde për këto kryevepra", theksoi Xhaferaj. Muzikologu Vaso Tole, i pranishëm në këtë takim, tha se kjo iniciativë është një hap që dëshmon se më në fund këto vlera do të mbrohen dhe do të kenë kujdesin e shtetit, ashtu siç e kanë monumentet e tjera të trashëgimisë, pasi prej vitesh studiuesit etnomuzikologë janë përpjekur të mbrojnë në mënyrë ligjore këto pasuri qindra vjeçare shpirtërore të shqiptarëve. Edhe pse pesë vite me parë UNESCO e ka shpallur isopolifoninë labe si kryevepër të trashëgimisë gojore të njerëzimit, vetëm tani ajo dhe të tjera përcaktohen nëpërmjet kuadrit ligjor. Sipas Toles, statusi kryevepër do të thotë më shumë fonde dhe kujdes për ruajtjen e origjinaleve, dixhitalizimin e promovimin. Vendi ynë është anëtar për katër vitet e ardhshme në Komitetin Ndërqeveritar, i cili ka për detyrë të shqyrtojë dosjet për kandidaturat e vendeve për përfshirjen në listën e trashëgimisë botërore, vënien në zbatim të Konventës. Po ashtu, Komiteti Ndërqeveritar shqyrton raportet, miraton asistencën ndërkombëtare për projekte në këtë fushë etj. Sipas MTKRS, ftohen të gjitha organizatat, shoqatat, njësitë e pushtetit vendor dhe qendror të aplikojnë pranë MTKRS brenda datës 30 nëntor 2010, për projekte që synojnë ruajtjen e dukurive të mësipërme. Për nder të Ditëve të Trashëgimisë Kulturore Evropiane, në datat 1-3 tetor 2010, nga MTKRS dhe Organizatat për Zhvillim dhe Konservim në Gjirokastër do të zhvillohen festime në këtë qytet. 29 shtatori është përzgjedhur si Dita Kombëtare e Trashëgimisë, në përkujtim të Kamber Bënjës, specialist i monumenteve i rënë dëshmor në mbrojtje të tyre.

1. Isopolifonia popullore shqiptare (e shpallur dhe nga Unesco)
Folklor vokal, instrumental dhe koreografik. Tipologji të trashëgimisë shpirtërore kombëtare shqiptare Shpallur "Kryevepër te trashëgimisë gojore dhe shpirtërore të njerëzimit", UNESCO, 25 Nëntor 2005. IP është dukuria bazë muzikore në Shqipërinë e Jugut, e cila ndërtohet mbi parimin e këndimit të një apo disa zërave të ndryshëm solistikë, mbi një shtrat isoje të kënduar nga grup këngëtarësh. Tipet kryesore janë iso-polifonia labe, iso-polifonia toske dhe iso-polifonia çame. Iso-polifonia është 2-3 dhe 4 zërëshe, vokale, instrumentale dhe koreografike.

2. Eposi i Kreshnikëve
Folklor vokal, instrumental dhe koreografik. Tipologji të trashëgimisë shpirtërore kombëtare shqiptare. Cikël këngësh legjendare i shoqëruar me lahutë me në qendër dy vëllezërit Muji dhe Halili. Eposi konstatohet të këndohet në Malësinë e Madhe, Rranzat, Postribë, Shllak e Dukagjin, Nikaj Mërtur, Krasniqeja e Gashi, Bytyçi, Berishë, Has si dhe në Kosovë në Rrafshin e Dukagjinit me qendrat: Pejë,
Gjakovë, Prizren, Rahovec, Deçan, Istog e Suharekë. Sipas A. Uçit: eposi i kreshnikëve përfaqëson një kompleks poetik dhe etnokulturor. Koha e formimit të tij lokalizohet të jetë përpara dyndjes sllave në Ballkan, pra parasllav dhe paraturk. Sipas Sinanit: eposi ka vulën e përballimit të dyndjes sllave. Përgjithësisht skema e ndërtimit të vargjeve të ciklit është e mbështetur në vargjet 6, 8, 10, 14 dhe 16 rrokëshe mbështetur mbi shkallët muzikore modale diatonike me ton gjysmë ton. Eposi nuk ekziston pa muzikë. Për shumë studiues
të eposit të kreshnikëve, vlera e tij krahasohet me eposin homerik, sagat e Skandinavisë, Kalevalën, Nilinat ruse etj. Eposi është kënduar vetëm në odat e miqve, kuvendet e burrave si dhe në festa të ndryshme, pa stimuj materialë për rapsodët. Ndër këngët e veçanta të ciklit përmendim: "Martesa e Mujit", "Fuqia e Mujit", "Orët e Mujit", "Vaji i Ajkunës", "Martesa e Halilit", "Muji e tri zanat e malit", "Halili pret Pajo Harambashin", "Orët e Bjeshkës" etj. Nga shumë studiues janë vënë re ngjashmëritë e eposit tonë me poemat homerike. Ndër ta përmendim Lambertz, Shmaus, Minna Skafte Jensen, etj.

3. Dialektet gjuhësore: dialekti gegë dhe ai toskë
Folklor gojor. Tipologji e trashëgimisë shpirtërore kombëtare shqiptare. Mbështetur Ligjit 9048, dt. 07.04.2003 "Për trashëgiminë kulturore", folklori gojor është teksti i krijimit popullor, i pashoqëruar me muzikë, i cili lexohet ose tregohet.

4. Muzika popullore homofonike e Shqipërisë së Mesme
Folklor vokal, instrumental dhe koreografik. Tipologji të trashëgimisë shpirtërore kombëtare shqiptare.

5. Ahengu qytetar shkodran
Folklor vokal, instrumental dhe koreografik. Tipologji të trashëgimisë shpirtërore kombëtare shqiptare.. Ahengu shkodran është pjesë e rëndësishme e repertorit të muzikës popullore të qyteteve shqiptare të Gegërisë. Ahengu organizohet në "perde"-shkallë muzikore specifike të cilat janë gjithsej dymbëdhjetë. Në ç'do perde gjejmë një repertor muzikor, kryesisht këngë, melodi me vegla apo dhe valle të cilat ndërtohen mbi këto shkallë muzikore. Thuhet se numrat muzikorë të ahengut janë rreth 300 njësi. Ahengu fillon të kristalizohet aty nga fillimi i shek XVIII.-të. Ahengu në Shkodër ka pasur një rregull të veçantë: këngëtari duhet të këndonte këngët e ahengut njëra pas tjetrës. Ahengu bëhej natën e dasmës, ditën e martesës, mbrëmjen e kurorës deri në mëngjesin e ditës së nesërme. Ahengu shoqërohet nga formacioni i përbërë nga vegla popullore si dhe ato të importuara. Veglat muzikore përbërëse të ahengut qytetar të Shqipërisë veriore në shekullin e kaluar ishin klarinetë, saze,violinë, kavall, dajre, çapare. I shprehuri melodik i ahengut është monodik, si dhe monodi me shoqërim.

6. Mjeshtëria e punimit të veglave muzikore popullore
Zeje tradicionale pjesë e trashëgimisë shpirtërore kombëtare shqiptare. Mjeshtëria e punimit të veglave muzikore popullore përbën një zeje të veçantë në pamjen e përgjithshme të zejtarisë shqiptare. Deri në momentin kur filluan të onen dyqanet e para të punimit të veglave (gjysma e dytë e shek. XIX fillimi i shek. XX), është se veglat muzikore popullore punoheshin vetë prej ç'do familjeje dhe në veçanti prej bartësve të folklorit. Në rrugë artizanale në Shqipëri kanë qënë prodhuar dhe ende prodhohen vegla si gajde, fyelli, culë dyjare,
çifteli, sharki, lahutë, dajre, daulle, lauri, buzuk, bakllama, llahutë etj. Në shumicën e rasteve, mjeshtrat që prodhonin veglat, punonin njëkohësisht edhe për prodhime të tjera të artizanatit popullor. Profilizimi i ngushtë i mjeshtrave të prodhimit të veglave, u formua rreth fillimit të shek. XX. Edhe në Kosovë historikisht janë prodhuar çiftelitë, lahutat, fyejt, kavallet, defet, lodrat, zumaret etj. Në shek XIX,
filluan që të hyjnë në vendin tonë veglat e temperuara si violina, klarineta, fisarmonika etj, të cilat ndikuan në kufizimin e tregut të veglave të punuara në rrugë artizanale. Mbas çlirimit të Shqipërisë, në Tiranë u ngrit edhe një repart prodhimi i cili fabrikonte vegla muzikore popullore për nevojat e shtëpive të kulturës nëpër rrethe.

7- Vallja e vajzave dropullite
Folklor instrumental dhe koreografik. Tipologji e trashëgimisë shpirtërore të minoritetit etnik grek, pjesë e diversitetit kulturor në Shqipëri.

K.J, 2010
 
Hazis Ndreu, magjia e folklorit dibran​




Nga Edmond Zhulali




Njeri i urtë e i mënçur, që mirësinë e tij e shprehte me buzëqeshjen e ngrohtë e të përhershme…I tillë ka mbetur në kujtesën time dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Hazis Ndreun, mjeshtër i madh i fjalës dhe i veprës. Zgjuarsia dibrane, maturia, dashuria për njerëzit, sakrifica, patriotizmi e shumë veti të tjera, rrezatuan gjatë gjithë jetës në shpirtin e këtij njeriu dhe artisti të madh. Ai qe njeriu që e dashuroi folklorin e jashtëzakonshëm dibran dhe ndoshta i vetmi që e sfidoi atë në të gjithë elementët e tij, që nga kënga e çiftelia, vallja e koreografia, krijimtaria e alegoria dibrane, etnografia e historia. Finesa e hollë e krijimtarisë dhe interpretimit të tij valëzohet nga zëri i tij në vallen e burrave, nga çiftelia në vargun plot zgjuarsi. Në doni të prekni Dibrën në një pikë të vetme, prekeni Hazizin dhe do të ndjeni ç'është magjia e folklorit dibran.

Muzika dibrane është e veçantë për melodinë e bukur dhe të këndshme, por do të veçoja këngën epike dibrane, që si askund tjetër është e gërshetuar me një lirikë të thellë që e bën atë të spikatur dhe të paharruar për të gjithë ata që e dëgjojnë. I tillë ishte dhe zëri i Hazis Ndreut, melodioz, i fortë që depërton në çdo tingull e në çdo fjalë, në çdo shpirt njerëzor. Teknika e interpretimit vokal harmonizohej mjeshtërisht me gishtat që luanin mbi telat e çiftelisë, duke u bërë të pandashme në podet e veçanta të Dibrës. Këngët e Hajredin Pashës, "Vijnë pamporrat", Elez Isufit, Lam Dacit etj., të interpretuara nga Hazis Ndreu janë pasqyra më e mirë e melizmave dhe e traditës së pashtershme dibrane. Kur dëgjon këto interpretime me pianissmot, kreshendot, ndryshimet timbrike vokale, të shkon mendja se ai ka studiuar në konservatoret më të mira të botës.

Hazizi mori pjesë në shumë aktivitete kombëtare jashtë vendit, duke marrë gjithmonë duartrokitjet e publikut dhe duke qenë gjithmonë nën vështrimin e studiuesve të folklorit, të cilët befasoheshin nga interpretimet e papërsëritshme të tij. Kur para disa kohësh m'u dha mundësia për të dëgjuar disa interpretime të vjetra të tij, mendova që nuk e paskam njohur mirë Hazis Ndreun, e sa herë që diskutoj me kolegët e mi ju tregoj me krenari këto interpretime. Interpretimi dhe krijimtaria e tij u bënë shembull për këngëtarët e rinj që e pasuan atë denjësisht si Arif Vladi, Lirie Rasha, Shaje Poleshi, Qerim Sula, Vera Laçi etj. Ai vërtetoi se, "shkolla e famshme e Dibrës" nuk mbaron tek mençuria, por vazhdon tek melodia dibrane dhe zëri i tij. Haziz Ndreu me kontributin e tij do të radhitet krahas figurave më të mëdha të folklorit dibran dhe atij kombëtar. Vlerat e tij të padiskutueshme do të jenë gjithmonë bashkëudhëtare të jetës tonë drejt të ardhmes.

RD

Video me kenge nga Hazis Ndreu:

http://www.youtube.com/watch?v=tp3fhMv4bFE
 
Shprehje, proverba dhe fjalë të urta me përdorim të muzikës popullore​




Shprehjet, fjalët e urta dhe proverbat kanë një funksion shumë të theksuar komunikativ. Sipas Panajoti & Xhangolli: proverbat janë në thelb gjykime e vlerësime të mirëfillta situatash e shfaqjesh nga më të ndryshmet të jetës materiale e shpirtërore. Në këtë kontekst, vendi që zënë në to elementët e muzikës popullore shqiptare, janë tregues i qartë i popullaritetit të muzikës popullore si dhe i qartësisë së kuptimit që fiton proverbi duke përdorur pikërisht elementë nga muzika popullore. Nisur nga kjo, shprehjet, fjalët e urta dhe proverbat popullore me përdorim të muzikës popullore i gjejmë të përhapura dhe përdorura në gjithë hapësirën etnokulturore të shqiptarëve.
Ja disa prej tyre:


Jo të rrifet lodra me tre topuza
Tiranë


Bjeri se i bie bukur tamburasë
Korçë


I bie birbilit në të kthjellët
Fitore


Bilbili te kafazi s’këndon nga qejfi, por nga marazi
Shkodër


Del fjala thohet, del kanga knohet
Veri


Jashtë valles shumë këndime dinë
Jug


Fëmija asht bilbili i shtëpisë
Elbasan


S`bëhet dasma me një fyell
Voskopojë


Me ja ngjitë kumonën Goshës
Drenicë, Kosovë


U nis për mevlud e duel surle e tupan
Drenicë, Kosovë


Mëso këngët e dyfegut, t’i shpëtosh pritës e shtegut
Delvinë


Në mes të daulleve, na edhe zurnanë
Skrapar


Gazi dhe kënga, mortjes thyerë këmba
Shqipëri e Jugut


Në mes të daulles një zurna
Korçë


Nuk blihet më parë zilja, pasandej lopa
Korçë


Nisi të këndon si birbili, po s’këndoi as si curruliu
Labëri


Kënga rrëfen zogun, fjala tregon burrin
Shqipëri e Jugut


Pas këmborëve që dëgjova, thashë se kishte stan
Shqipëri e Jugut


Po dëgjove daullen, dasmën e ke prapa
Shqipëri e Jugut


Më qani ju shoqe burrin, se unë do shkoj në dasmë
Dardhë


Është si duduk me tul
Polenë

Tunde mirë këmborën, meqë je plak shtëpie
Myzeqe


Është gomar me zile
Korçë


Kush është i zoti, me një tel i bie ongarit
Skrapar


Me një tel s’i bihet ongarit
Skrapar


Vait të gruase anmiqve, mos u zë besë
Muzhçek-Triepsh


Vallen nuk e lot mirë ay që e heq, por ay që ia mban
Shqipëri e Jugut


Vuri kambanën
Plasë


Ishte kripë e daulle
Karkanjos

Ja ngriti pizgat
Korçë

Kanë lidhur pizgat në një
Zvezdë


S`trembet ujku nga këmborët
Xerje


Ju bë zëri gërnetë
Korçë


E ka zërin këmbanë
Korçë


Ku di derri këmborë?


Literatura:
“Gjurmime albanologjike”, 1/1971, Prishtinë 1971; “Fjalë të urta të popullit shqiptar”, Tiranë 1983; Panajoti, Jorgo “Funksioni komunikativ i fjalëve të urta”, tek “Kultura Popullore”, 1/1991; Tole. Vasil S, “Muzika dhe letërsia”, Tiranë 1997 etj.

© Vaso Tole
Enciklopedia e Muzikes Popullore Shqiptare
 
Shprehje qe thuhen shpejt pa gabim​



Kemi shume shprehje te cilat perdoren edhe si loje ne mes per t'i thene me shpejtesi disa here pa gabim.


Plepi plak i plasur, pak palce paska pasur!
E shes thesin, s'e shes thesin!
Kapa me kapak, kapa pa kapak, kapes ti veme kapak!
Karikatoristi karikaton nje karikature karakteristike!
 
Shprehje qe thuhen shpejt pa gabim​



Kemi shume shprehje te cilat perdoren edhe si loje ne mes per t'i thene me shpejtesi disa here pa gabim.


Plepi plak i plasur, pak palce paska pasur!

E shes thesin, s'e shes thesin!

Kapa me kapak, kapa pa kapak, kapes ti veme kapak!

Karikatoristi karikaton nje karikature karakteristike!


Polli Pula e Lleshit ne Kacile t'leshit ..

Karikaturisti, karikaturon nje karikature karakteristike...

Jemi mbledhur per te mbledhur te pambledhshmit qe nuk mblidhen ne mbledhje

I ra plaku plakes ne plenc plenci plakes plasi

Thimi thuri me thupra thane te thata nje thark per thiun dhe therri thiun thinjosh me thike therese ne thertore
 
Çiftelia humb një mjeshtër​


Më 29 dhjetor u nda nga jeta rapsodi i njohur Sali Mani, i cili jetonte në Detroit. Ai ishte 65 vjeç. Sali Mani ishte autori dhe interpretuesi me çifteli i këngëve popullore, ai i këndoi për disa dekada Malësisë, bukurive mahnitëse të kësaj krahine, patriotizmit të shqiptarëve dhe lirisë së Kosovës. Sali Mani e filloi aktivitetin artistik në vendlindjen e tij, Reç, pastaj e vazhdoi atë në Kelmend, Dukagjin dhe Koplik, ku u bë i njohur si artist i merituar. Ai mori pjesë në shumë aktivitete artistike lokale dhe kombëtare, duke e përfaqësuar me dinjitet folklorin e krahinës së Malësisë.

Pas rënies së komunizmit në Shqipëri, në vitet ’90, Sali Mani emigroi me familjen; gruan, vajzën dhe dy djemtë, në Shtetet e Bashkuara. Edhe gjatë viteve që jetoi në emigracion ai mbeti një njeri shumë aktiv dhe patriot, që ia kushtoi artin e tij komunitetit të shqiptarëve të Miçiganit. Një koleg e tij kujton se "në një takim që kisha me artistin e madh e të merituar Sali Mani më tha se këto dy këngë, "Oj Kosovë hej t'u ngjat jeta" si dhe këngën "Moj e mira e bregut Cemit" i kishte krijuar për gjithë natën në hotelin “Grand”, Prishtinë, për arsye se programi ishte ndaluar, dhe atij iu ndalua të këndonte”.

Arkivoli me trupin e artistit merituar Sali Mani është menduar të sillet në atdhe, ku do të prehet në Malësi të Madhe.


05/01/2010

standart



dy video:

http://www.youtube.com/watch?v=fcPLxF_SrzQ

http://www.youtube.com/watch?v=hOIMdpveDkU
 
Epika - ne Folklor



Kenget epike kane nje karakter te gjere tregonjes. Ata pasqyrojne ngjarjet e shumta dhe te ndryshme te jetes se nje populli. Epika perfshin nje fushe te gjere dhe per kete arsye ndahet sipas tematikes ne tri dege kryesore:

Kenget legjendare – keto kenge tregojne historine e kreshikeve, e personazheve per te cilet nuk kemi te dhena te caktuara historike si psh kenga e Dhoqines, Gjon Petrikes etj. Keto histori per shkak te lashtesise se tyre, megjithese pasqyrojne ne te vertete ngjarje te jetes, jane shnderuar ne legjenda, plot me elemente te mrekullueshme dhe pershkrime hiperbolike. Ne to kane hyre elemente mitoligjike te cilat pasqyrojne besimin e hershem te popullit. Ne epiken legjendare hyne psh: Gjergj Elez Alia, kenget per bemat e Mujit dhe Halilit etj

Kenget historike – trajtojne ngjarje te percaktuara mire historikisht. Ne epiken historike hyjne kenge si ato per Skenderbeun. Kenget historike ashtu si legjendat kane karakter tregonjes dhe heroik.

Perrallat – peralla tregohet, nuk kendohet as nuk shoqerohet me ndonje vegel muzikore, si epika. Edhe perrallat pasqyrojne elemente te jetes reale. Si legjenda edhe perralla ka elemente te mrekullueshme. Ne perralle hyjne edhe disa tregime te cilat kane te bejne me fenomenet e natyres si psh tregim per kashten e kumtrit ose bykun e Kumares etj Ne grupin e perrallave perfshihen edhe fabulat dhe anektodat.



EPIKA DHE EPOSI​




Format e ndryshme të rrëfimit vijnë nga thellsit e shekujve , ato mund te jen vargje ose prozë. Më të hershmet janë poemat e gjata epike. Në këto poema popujt u kanë thurur lavde trimërisë , burrëris e vetmohimit të figurave të caktuara, të cilat me kalimin e kohës janë kthyer në përfaqesues dhe shprehës të aspiratave të popullit te vet. Historia e një populli , historia e kultures se tij e kanë zanafillen në poezin epike legjendare. Kjo epikë është quajtur legjendare për lashtësin e saj, per mungesen e dokumentit historik. Forma perfaqsuese e epikes legjendare apo folklorike është eposi.
Epos quhet tregimi poetik për ngjarje me rëndesi jetike në historin e një kombi. Eposin e gjejmë te shum popuj te botes, më të lashtet janë eposi grek * Iliada dhe Odisea*, pastaj eposi indian*Mahambharata dhe Ramajana*etj. Në mesjetë jan krijuar epose tjera si ai i francezëve, finlandezëve etj.
Kënget epike shqiptare janë të lidhura me boten shqiptare me mënyren e mendimit dhe të jetës së tij , me cilësit etnike dhe me të drejten zakonore që u krijua , u kodifikua dhe u perdor shekuj me radhë nga shqiptaret. Psh. kënget e kreshnikve kanë bërë objekt trajtimi mbrojtjen e trojeve nga të huajt, mikpritjen , bujarinë , besën, trimerin , zakonet dhe sakrificat e vëndit. Në mënyre të veqant trajtojne trimerin dhe gatishmerin per të vdekur në mbrojtje te familjes, fisit dhe atedheut. Eposi ynë kombëtar këndon bëmat dhe lufterate kreshnikve shqiptar me krajlat dhe kapedanët e viseve fqinje per te mbrojtur lirinë. Forcën dhe trimerin e tyre kreshniket e shprehin në dyluftime, me grabitjen e vajzave të bukura (Martesa e Halilit),me mbrojtjen e nderit te familjes dhe atedheut (Gjergj Elez Alia) etj.
Procesi i krijimit të eposit tonë kombetar ka qene shume i gjate dhe i hershëm, nëper shekuj eposi ka pesuar ndryshime të diktuara nga ngjarjet e kohës,,në kohën e Lidhjes se Prizrenit eposi u bë shumë aktual te populli shqiptar, ai paralajmeroi dramën e coptimit të tokave shqiptare...
 
Dixhitalizimi shpëton trashëgiminë gojore​



Më në fund trashëgimia kulturore shpirtërore mund të konsiderohet e shpëtuar. Mbi 1200 mijë orë regjistrime, pasuri e Institutit të Kulturës Popullore u dixhitalizua, falë një projekti të nisur tre vjet më parë në Institutin e Antropologjisë Kulturore në bashkëpunim me Arkivin audiovisual të Vjenës, me një fond prej 180 mijë eurosh. I pranishëm në mbylljen e projektit, pranë Qendrës Studimore Albanologjike, ishte drejtori i arkivave vjeneze, Dietrich Schuler. "Duhet të them se Arkivi i Institutit të Kulturës popullore ishte një nga më të mirëmbajturit e të gjitha arkivave të Evropës Juglindore. Pas përfundimit të këtij projekti, ne po lëmë në Shqipëri një studio të pajisur mjaft mirë për dixhitalizimin. Do të vijë edhe një server dhe kështu krijohet një bazë e mirë për punën regjistruese të 4-5 viteve të ardhshme", tha dje Schuler, i cili ka vizituar Shqipërinë në vitet '73 dhe '78 kur ka ndjekur Festivalin Folklorik të Gjirokastrës. Në fondin e shpëtuar llogaritet një numër i madh këngësh, rrëfenjash, proverbash, etj., material i pasur gojor, i mbledhur nga folkloristët nga ekspeditat e zhvilluara në të gjitha trevat shqiptare, gjatë 50 viteve të fundit. I pranishëm gjatë prezantimit të djeshëm ishte edhe Rudolf M. Brandl, drejtor i Fonogramarkivit të Vjenës, i cili në vitin '72 realizoi disa incizime në zonën e Korçës, të cilat ia dhuroi drejtorit të QSA-së Ardian Marashit.

Panorama
 
Folklori Shqiptar​



Detyrë kryesore e folklorit dhe e folkloristikës është mbledhja dhe studimi i traditave popullore, duke nënkuptuar për traditë jo vetëm besimet dhe opinionin që ka populli i pakultivuar për faktet dhe dukuritë e universit, por edhe zakonet e përditshme, për ceremonitë e festave të ndryshme, si edhe manifestimet estetike të çfarëdo lloji.
Kur flasim për zanafillën e folklorit, duhet ta kemi të qartë se ai nuk lind vetëm, por së bashku me elemente të tjera me të cilat është i lidhur, kështu ai lind edhe me elemente që i përkasin etnografisë (zakone, ritet e ndryshme etj.), që i përkasin muzikës, valles etj.

Dhe i parë në këtë tërësi, si dukuri artistike dhe jetësore lidhur me jetën e njeriut primitiv, mund të themi se folklori është i vjetër sa vetë njeriu. Ai lindi si një nevojë e brendshme e këtij njeriu primitiv, në krye, jo si dukuri artistike e pastër, por si një fenomen që ishte i lidhur drejtpërdrejt me jetën e tij, me mbijetesën e tij, me sigurinë për jetën etj. Me një fjalë, e thënë ndryshe, njeriu primitiv, i pafuqishëm në mes të forcave të ndryshme të realitetit, duke e menduar botën të populluar nga shpirtra (faza e animizimit), nga shpirtra që ishin në të mirë të tij, që, së paku kështu i ngjante atij, e ndihmonin për të kapërcyer vështirësitë që ai haste në jetë, që e ruanin nga e keqja, rreziqet e jetës, e ruanin nga sëmundja, e ruanin nga thatësira, i falnin pjellori si atij ashtu edhe tokës, por edhe shpirtra që ishin të ligj, që, së paku kështu i ngjante atij, kishin ngritur pusi dhe donin ta goditnin nga çasti në çast, shpirtra ziliqarë e tekanjozë, që mund t'i dërgonin sëmundjet dhe vdekjen, mund të bënin që prodhimet të mos ishin të mbara, që gjahu të mos ishte i mbarë etj. Për t'u dalë përpara këtyre fatkeqësive, për të siguruar shëndet e pjellori si për vete ashtu edhe për natyrën, njeriu primitiv u mundua me anë të lutjeve dhe yshtjeve magjike, të bëjë për vete shpirtrat dhe të ruhet nga çdo e ligë. Pikërisht nga këto rite primitive fetare e magjike lindin krijimet e para folklorike. Një gjë e tillë mund të hetohet edhe sot në popujt primitive të Afrikës apo të Amerikës së Jugut, ku riti magjik është ende i gjallë dhe kryhet me anë krijimesh të vërteta folklorike. Nga ana tjetër, kjo mund të vërehet te mbeturinat e këtyre riteve magjike që kanë arritur gjer në ditët tona dhe që duhen pasur parasysh kur duam të shpjegojmë, edhe në folklorin tonë, shumë këngë të vjetra që na kanë mbetur si nga ritet e motmotit ashtu edhe në shumë këngë të lidhura me ritet e dasmës etj.
Nga këto që thamë, kuptohet se folklori lindi në gji të natyrës dhe mes njerëzve që jetonin në gji të natyrës, mes atyre që punonin tokën apo mbarështronin bagëtimë dhe jetonin me këto prodhime, pra lindi e u zhvillua në mes të fshatarëve. Më pas krijimet folklorike, edhe pse njeriu përparoi dhe shkenca bëri të vetën, duke lehtësuar jetën e punën e njeriut, nuk u shuan, ndonëse karakteri i tyre ritual e magjik erdhi përherë e me tepër duke u pakësuar në mos zhdukur fare. Në këtë fazë të dytë, në kohën e qytetërimit, krijimi folklorik është më shumë një vepër artistike se sa një veper rituale fetare. Kjo shpjegon, nga ana tjetër, jetëgjatësinë e folklorit, ruajtjen e tij deri në ditët tona, madje dhe gjallërinë e tij në mjaft aspekte, sidomos si mbështetës për artin e kultivuar. Dalngadalë lindën edhe njerëz që merreshin kryesisht me krijimin e këtyre këngëve popullore: të tillë mund të përmendim aedët, rapsodët, trubadurët, truverët, menestrelët etj. dke filluar nga Homeri e duke mbaruar deri te Osiani skoces e deri te rabsodët e këngëtarët tanë. Tashti folklori është një krijim artistik që kryen një funksion krejt tjetër nga ai i pari. Megjithatë shtresa e parë e folklorit (legjendat, këngët e riteve, përrallat, proverbat etj.) mbetet një relike e fosile të gjalla këto krijime ruhen e kalohen ende sot e kësaj dite nga një brez në tjetrin jo vetëm si vepra artistike, por edhe si elemente të qenësishme që flasin për origjinalitetin e një kombi, për identitetin kombëtar të një populli.
 
Back
Top