Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Rreth folklorit shqiptar

Folkloristi Filipaj dhe tri këngë dashurie​




Simon Filipaj, lindur më 1925 në fshatin Kllezën (Ulqin). Ka kryer Fakultetin Teologjik në Zgareb". Këtë informacion telegrafik jep për mbledhësin e perlave korpusi "Letërsi popullore", e Institutit Albanologjik të Prishtinës. Ndërsa revista "Gjurmime Albanologjike. Folklor dhe etnologji" e Institutit, punën e tij specifike e përmbledh edhe më shkurt, si lajm flesh: "Shënoi: Simon Filipaj-Shëngjergj, Ulqin". Nga viti 1971 gjer në vitin 1988, Filipaj do të botojë në kolanat e arta të kulturës shqiptare në mbijetesë, në Kosovë, 1500 vargje burimore dhe 30 faqe prozë popullore, nën sitën e imët vlerësuese të elitës së këtij lëmi: Anton Çetës, Rustem Berishës, Myzafere Mustafës, Sadri Fetiut, Shefqet Pllanës, Mark Krasniqit, Demush Shalës, Fazli Sylës, Anton Berishës, Halit Ternavcit. Realisht, Dom Simoni repertorin kërkues e nisi më herët, më 1954 dhe e përmbylli më 1975, meqë më pas iu përkushtua trup e shpirt përkthimit të Besëlidhjes së re e të vjetër. Portreti i folkloristit Filipaj s'do të ishte i plotë pa emrat e 20 subjekteve, grave e burrave me dell artisti, amvisa apo bujq, analfabetë a veç me fillore, të cilët treguan, kënduan a vajtuan në prani të tij. Tingujt kumbonin në qiell e fjalët shkruheshin në letër. Përveç 10 këngëve të dashurisë, dy ninullave, dy vajtimeve, gjashtë baladave, tri këngëve historike në poezi, ai ka mbledhur dhe publikuar edhe një kallëzim, dy përralla, 18 përrallëza dhe katër anekdota në prozë. Prania e veç dy motërzimeve në 48 krijimet orale, tregon se ai e ka lakmuar motivin origjinal folklorik si kopshtari frutën e parë të stinës.

Hapësira​

Shtrirja e thesarit gojor mbledhur prej Simon Filipajt nis nga vendlindja Kllezën-Ulqin (25 krijime popullore), ngjitet në rrafshnaltën e Llovgë-Grudës (2), valëzon në katundet e Stjepo e Budëz të Trijeshit (10), zbret në Livadhet e Oroshit, Mirditë (2) dhe mbaron në vendshërbimin e tij si famullitar, në fshatin Shëngjergj të Bregut të Bunës (4). Tri këngë popullore të Rilindjes Kombëtare janë lënë pa vende mbledhjeje, si për ta zgjeruar më tepër këtë qark. Është një hapësirë gjeografike me konfiguracion ylberor, nga bregdeti tek majëmali. Mirëpo, hapësira shpirtërore e njerëzve të këtij peizazhi ka reliev edhe më kontrastues. Nga lirizmi i lehtë erotik e përkundja e ëndërrt e djepit, tek vëllavrasja a përzënia e motrës për hir të gruas, nga krenaria e djemve të rënë për shqiptari, e tek vaji shkulës për një perri të pamort, tek sentencat proverbiale a humori fin, jetëdhënës, nga magjia e përrallës e shëmbëlltyra e fabulës, tek përvoja e kallëzimit a loja me fjalën. Një univers i shprehur me të gjitha ojnat e gegërishtes.

Tri këngë dashurie

Në visarin popullor që Filipaj botoi në vëllimet "Këngë dashurie I", "II", Prishtinë 1979 dhe 1987, vajza protagoniste del në tri mënyra: fytyra përballë-personalizuar, profili djathtas-simbolizuar, profili majtas-përgjithësuar.

Fytyra përballë-personalizuar

"Moj Havo faqet simit". Këndoi Leze Mirdita, lindur më 1936, në fshatin Kllezën. Ka kryer katër klasë të shkollës fillore. Amvisë. Bukuria shtangëse e identifikon Havon edhe pa mbiemër. Përsosmëria e tipareve jepet harmonikisht përmes një linje zbritëse: balli i ndritshëm, faqet e buta, qafa vezulluese. "Ç'ka t'ka balli çi t'shëndritë?/ "Tu i vu flori përditë!". Pyetjes tërheqëse të djalit, fshatarja Havo që e çon jetën mes bimëve të arave i përgjigjet: "-Ç'janë florit-e, gja nuk di!". Pyetja vijon pa e ndryshuar thelbin sensualisht: "Ç'ka t'ka faqja çi t'shëndritë?/ Tu i vu bakam për ditë!". Vajza Havo që e çon jetën mes tufave të deleve ia kthen: "Ç'isht bakami, gja nuk di?" Pyetja në një formë tjetër bëhet edhe më joshëse: "Ç'ka t'ka qafa ç'i shëndritë?/ Tu i vu gjerdan për ditë!" Bukuroshja Havo që e çon jetën mes gjindve të thjeshtë i thotë: "Ç'isht gjerdani, gja nuk di?". Bukuria me nam s'ka nevojë për ornamente dhe stoli. Bukuria që vjen nga lart, të godet në shpirt. Të vetmen gjë që di, Havoja e përsërit tri herë para djalit ngulmues: "M'ka falë Zoti bukuri!". Ky është vargu i fundit i këngës. Fati i Havos lihet në dorë të Zotit.

Profili djathtas-simbolizuar​

"O zamak, o lule bardhë". Këndoi Lekë Koçaj, lindur më 1939 në Kllezën. Në sintezën e 16 vargjeve me aromë erosi, vajza "portogale" dhe djali "zamak" i falin njëri-tjetrit "sy e vet'lla". "Mori Kumbull, zardeli, se ç'u rrite me shpejti!". Pastërtia dhe hijeshia e vajzës spikasin jo veç në rimën mashkullore të këngës, ku djali ia zbulon hiret, por edhe në rimën femërore, ku vajza ia tregon rrënjët e saj: "Se në ty dashni kam xanë, n'm'ë dhaçin babë e n'm'dhaçin nanë". Sistemi simboliko-metaforik bëhet përcjellës i kodit etik. Në dialogët poetikë të qëmtuar nga Dom Simon Filipaj del se ai si folklorist e përzgjedh heroin lirik me bukuri morale.

Profili majtas-përgjithësuar

"Kur kalova nanda male". Këndoi Kolë Mirdita, lindur më 1898 në fshatin Pistull (Ulqin). Bujk. Elementët që e shkëpusin vajzën nga përgjithësimi janë epitetet "Syzezë" (vargu 4), "shtatselvi (vargu 15) dhe 'faqebardhë' (vargu 18), që nga tri pika shikimi japin pamjen e saj. Kapërcimi i nëntë maleve nga djali është pak për të gjetur dashurinë. Veç duke tejkaluar shumësin folklorik, ndesh bukuroshen e fjetur. Në situatën epike me dridhje lirike, vlerat e vajzës-nuse dalin përmes një antiteze të rrallë. "Çova fjalë së krushkës -o/ ta mora syzezën-o/ ta shymtova derën-o/ hijeshova temën-o". Djali-burrë shkon më tej në lartësimin e cilësive të nuses edhe mbi veten e tij: "Më çon fjalë gjith kojshija/: -Ku e ke marrë kët shtatselvija?/ -Ma ka falë perëndija!" Burri dhe gruaja që i dhurohen njëri-tjetrit...Këtu pena e mbledhësit Simon është ndalur pak. Befas ka thënë: "-Po shënoj zërin e rapsodit a po përkthej Këngën e Këngëve?

gsh
 
Njohuri nga folklori Shqiptar (fragment)​




Gjate aktivitetit te tij jetesor ai ka krijuar kulturen dhe artin I cili ka lindur ne kohe te kahershme, ne keto krijime zene vend kenget e perrallat, legjendat e proverbat, kenget e kreshnikeve dhe gjegjezat muzika e valet e ndryshme tere kjo pasuri njihet me emrin folklore ne anglisht: folk-popull, lore-dije.
Pasuria folklorike ndahet ne :
Folklor letrar (poezia,perrallat,legjendat e gojedhenat,anektodat e fjalet e urta gjegjezat.)
Folklor muzikor(melodite e kengeve te valleve, melodite instrumentore).
Folklor koreografik(valet popullore).
Folklor dramatik (lojerat,argetimet, shfaqjet popullore).
Tiparet e folklorit:
Individi:krijon jeton meson dhe kryen aktivitetin e tij jetesor ne nje mjedi te caktuar.
Kolektivi: perzgjedh prej individit krijimet me te vecanta te tij duke ruajtur ato qe jane me te bukura por edhe ato qe I pelqejne me shume.
Karakteri anonimaraqitet pa emrin e individit te pare krijues. Kjo karakteristike eshte si rrjedhoje e transmetimin dhe e perpunimit brez pas brezi te krijimeve folkloreike sipas shijeve dhe kerkesave te veta pa pyetur per te drejtat e autorit.
Improvizimite krijuarit aty per aty) Duke mos qene e shkruar sa here qe nje kenge kendohet apo perralle peson ndryshime.
Karakteri sinkretik:ku nje krijimi njekohesisht e shoqeron me disa veprime.
Karakteri popullore:si krijimtari folklorike ai pasqyron me gjuhe e artit plot vibracion madheshti dhe saktesi jeten e popullit punen luften dhe perpjekjet e tij gjate shekujve.
Vlerat e folklorit:
Folklori u ka qendruar shekujve ndonese eshte transmetuar e ruajtur ne kujtesen popullore brez pas brezi. Duke mesuar folklorin ne mesojme se si ka ecur dhe eshte zhvilluar populli si I ka perjetuar fatet e veta historike cfare ka vleresuar etj.
Folklori ndryshe mund te quhet edhe gurra popullore.
Folkloristika shqiptare:
Folkloristika eshte nje shkence e cila merret me studimin e folklorit. Mbledhesi dhe studiuesi I folklorit quhet folklorist.
Llojet e folklorit letrar
Me tremin folklore letrar kuptojme ate lloj folklori ku fjala esht mjet kryesor komunikimi dhe krijimi artistik. Poezia popullore nfahet ne tri gjini: lirike,epike dhe liriko epike.
Poezia popullore lirike:
Keto lloje I klasifikojme ne tri grupe oezi lirike familjare, poezi shoqerore dhe intime.
Lirika familjare :
Kane te bejne me castet me te bukura te jetes se njeriut ne familje si dhe me castet me te dhimbshme.
Ninullat: Jane krijime qe nenat ua kendojne femijeve te vegjel zakonisht kur I vene ne gjume. Ao ndryshe quhen edhe kenge djepi ose nina-nana .
Kenget e dasmes: Dasma eshte nje nga momentet kryesore ne jeten njerzore. Ne kete rit tradicional ku dy te rinj lidhin jeten e tyre zhvillohen ceremoni te ndryshme te cilat shoqerohen me kenge.
Vajet: keto krijime kane lindur gjate vajtimit te te vdekurve. Humbja e njeriut te familjes kthehet ne nje tragjedi per to te cilet duan te ndreojne deri ne fund , duke shprehur dhembjen qe ju ka shkaktuar atyre.
Lirika shoqerore: ne liriken shoqerore hyjne ato krijime popullore qe trajtojne problemet shoqerore dhe shprehin mendime ndjenja dhe vleresime per to.
Disa nga llojet e lirikes shoqerore jane: kenget e kurbetit ose kenget e mergimit ekonomik politik dhe ushtarak, kenget me motive shoqerore per natyren kenget kunder padrejtesive
Kenget e kurbetit:ne folklorin shqiptar ka nje fond te pasur me kenget e kurbetit. Kjo shpjegohet me vendin e gjere qe ka zene kjo dukuri .shkaqet jan te ndryshme ekonomik politike etj, Drama qe shpaloset ne kenget e kurbetit ekonomik eshte e ndryshme diku vajtohet per ata qe shkojne neper bote pa derguar as lajm as leter, diku shohimata qe kthehen rishtazi pasi tani nuk e kane energjine e dikurshme.
Kenget e mergimit politik: keto kenge I takojne shekujve XV e XVI dhe lidhen drejteperdrejte me emigrimin e shqiptareve ne grupe te medha ne italine e jugut si rezultat I pushtimit osman. Ne keto kenge zotron dashuria per vendin e te parve dhe malli i madh
Kenget e mergimit ushtarak: u kushtohen djemve te Shqiperise qe merreshin nizame(ushtare rekrut) ne nje periudh sherbimi prej 7-12 vjetesh. Ata luftonin e vrtieshin hapesirave e skajeve te perandorise osmane. Ne keto kenge ndjehet shume dhembje.
Lirika intime(erotike):
Ne liriken tone gojore motive erotik ze nje vend te dukshem. Dashuria, ndjenja me njerezore eshte pjesa vitale e njeriut e cila ka perfituar te drejten e himnizit.
 
E FSHEHTA E DORUNTINЁS​



Stavri Trako



Gjёja qё na nxiti t`i rikthehemi prap baladёs sё Kostandinit dhe Doruntinёs ёshtё fakti i thjeshtё qё kjo kёngё ёshtё kёnduar dhe këndohet nё dasma nё çastin e pёrcielljes sё vajzёs nuse kudo ku jane trojet Shqiperise –te Kosoves,-te Camerise si dhe ato –arvanitase Greqi,-arnauteTurqi , - arbereshe Itali. Kënga të befason me mesazhet artistike qe pervijon brenda vehtes.
Dita e dasmes ,vajza (motra ) martohet 9 male kaptuar .Jo rastёsisht 9 male larg pa njё drejtim tё përcaktuar ku bёhet kjo krushqi.
Duke qёnё një kёngë qё këndohet ngado nё vise ku jetojnё shqiptarёt[Zarё,JutbinёKroaci,Dalmaci,Mal të Zi, Kosovë,Maqedoni, ,Shqipёri,Çamёri,arnautёt[Stamboll,Dardanele,Izmir,Turqi],arbereshёt[Kalabri ,Siçili.Korsikё etj] apo arvanitasit[Greqi] të shkon mendja te nje shtrirje gjeografike që me siguri duhet të përvijojë një hapesirë tepër te hershme , te cilen e mbulon tisi i I një mjegullsie që lipset të daravitet nga dijetarë të paanshëm.
Hamendësojmë se: Doruntina ,Dhoqina,Gerardina,Gjeraqina Fatimja, ishte nje vashë nga Berati, nё kёmbё tё Tomorit [mal ku mbreterit e lashtёsisё vinin pёr tё paraparё fatin e tyre te Tri Fatat njё detaj qё e pёrdor edhe Shekspiri tek tragedia e Makbethit] e qё do te shkonte nuse 9 male kaptuar .Në veri do ta gjenim deri në Grac të Austrisë dhe në Hungari ku mendoj se nuk janë te rastësishme lidhjet martesore mbretërore shqiptare,në lindje Varna Bullgari, ne juglindje ne Kostandinopoje (Stamboll) ,Dardanele ,Izmir(Troja ),ne jug ne Libi,Aleksandri dhe Egjipt [Misir],ne jugperendim Kartagjenë ,Korsike,nje pjese te brigje lindore te Spanjes[Katalonjë] dhe Frances[Marsejë] dhe mbyllet ky qark ne veri te Italise,ku së lashti jetonin Etruskët.
Pak ashume ata kufije qe Robet D”Anzheli i vlerëson si troje te Pellazgëve primat ,që popullonin këtë qark gjeografik ,që kishin një gjuhe me të cilën u foli Aleksandri i Madh bashkëluftëtarëve dhe me te cilen Jezukrishti u refeu apostujve dhe besimtareve te tij biblen per here te pare.
Sot e gjithe ditёn ёshtё fakt i pakudërshtueshёm qё nё kёtё qak jetojne :shqiptar,arberesh,arvanitas ,arnaute etjnje popullsi qe pa medyshje flet tё njejte gjuhë që betohen për atë diell,per ate dhe ,për atë bukë(politeizmi thjesht shqiptar) .Historikisht kёta kanë qënë dhe faktori kryesor në të gjitha ngjarjet që kane perjetur kjo hapsirë gjeografike qё matet me masën 9 male nga qёndra Tomor. Biologjikisht ështe nje hapsirё gjeografike qё lejon ruajtjen e racёs se pastër pa mutacione ku si qёndra dhe qarku I skajshёm jane te barasvlefshem ne përteritjen e llojit.Edhe atehere kur bërthama e kesaj hapsire te stërmadhe qëllonte te shuhej siç ndodhi mё167 p k nga ushtrite e Pablio Emilit dhe 150000 njerëz u dërguan si skllever ne Rome(Pert kete fakt Lazgushi yne porosit :-Dhe mos haroni bijte e mij se keta skllever per tri dite, ne sfilaten e Harkut te Triumfit ne Rome, mbanin mbi supe 1015 statuja te Artes sone e bukur te grabitura prej ushtareve te Pablio Emilit dhe te birit) , Skajet e kesaj popullsie rimbillnin jeten dhe qëndra prapё mirte jete ,nje dukuri qe përseritet sa herё qё ka ngjarje tragjike nga gotet,jermet,turqit osmanlli sllavet deri ne ngjarjet me moderne .
Edhe në baladën e Doruntinës shuarja tragjike e linjes se gjakut 9 vëllezër thërret në këtë provë mundësinë e fundit ,motrën .Në një agoni pa shprese njeriu mёmё e vendosur në kufirin e jetës dhe të vdekjes , .nё gjendjen njё çmenduri tronditesen kёrkon fillin e jetёs.
Diten e Pashkes se Madhe , nëna shkon te zgjoje se vdekuri Kostandinin dhe i kujton amanetin e dhënë se do ti sillte të motrёn Doruntinёn .
Dukuria e ripërtëritjes funksionon.Balta kthehet ne kalё,rasa ne shalё ,skeleti mbushet me muskuj Nëpërmjet fantastikes vdekja merr trajtat e jetes.Në pikëpamjen biogjenetike sot riperterit eshte bërë e mundur nëpermjet klonimit të adnsë.Nje dukuri çuditërisht sa jetësore aq edhe artistike që pranohet pamëdyshje dhe që funksionon si me magjiostandini sjell të motrën ,duke mbajtur besën

Ky është natyrisht dhe horizonti më i shkëlqyer, sepse pervijon nje nga tiparet më interesante të karakterit njerëzor, mbajtja e fjalës së dhënë, që njerezit e vleresojnë më shumë si një domosdoshmëri të mbijetesës.
Çdokush e ka përjetuar këngën nën vlerën e kësaj ngjarjeje fantastike: atë te ringjalljes dhe e mbajtjes se besës së dhënë nga Kostandini.
Mendoj se ,nuk është ky i vetmi horizont artistik i këngës. Figurat mbi te cilat kompozohen ngjarjet në baladë janë Nëna dhe Doruntina.
Nje nënë që ka pirë 9 kupa helmi në jetë, për 9 djemtë e saj të rëmbyer nga vdekja që ka përmasat më tragjike në hapsirat e mendimit. Në keto kushte një qënie e brishte do të kalonte në çmenduri, por nëna me stoicizem pervuan tragjizmin e saj. Ka vetëm nje dritë që mban gjallë Doruntina, por dhe një besë e dhënë që nuk e tret dheu.Jo vetëm ngushellimin por dhe zgjidhjen e gjen te e bija dhe te fjala e dhënë qe eshte njekohesisht dhe mesazhi i përballimit te tragjizmit te jetës, edhe kur njeriu është i detyruar të provojë te papërballueshmen.
Një gjë është e vërtetë. Me shume se kudo gjetkë te kjo balade te bie ne sy njehsimi i kufijve te reales me irealen, të jetës me vdekjen. I rëndesishëm është fakti se kjo ngjarje ndodh ditën e Pashkës se Madhe, dite kur i perndrituri Krisht ngjallet prej se vdekurish.
Edhe në këtë rast gjenia popullore nuk le shkas dyshimi. Vdekja në shembulltyrën më të mirë për njeriun nuk është një proces humbje, shperberje, por është nje cikël natyror ku ringjallja ndodh pafundesisht.. Edhe mendesia artistike e popullit këtë fakt e ka të padiskutueshëm. Dialogu i nenes me te birin, Kostandinin, te Kremten e Madhe sintetizon brenda vetes të vërtetën e Ditës se ringjalljes, te riperteritjes së jetës. Por gjenia popullore nuk mistizon realitetin jetësor. Për të jeta ka kuptimin e saj të vërtetë. Nena nuk therret prane Kostandinin, por Doruntinen, si mundesia e fundit qe ka ne lidhjet me jeten. Te Doruntina ajo sheh shpresën e jetës. Në epilog të këgës një gjë mbetet mister. Pse u kthye Doruntina?
A duhet të besojmë që ajo thirret që të shpëtojë nga makthi nenen, t’i shuaje asaj mallin dhe pastaj të plasin si poce me vere nje ne prag dhe nje ne dere. Kështu balada do te quhej ndryshe kënga e fisit të shuar.
I vërtetë është fakti që në baladë dy figurat nena dhe bija (Doruntina) zenë nje vend te rendësishem. Po t’i perjashtojmë ato Kostandinit nuk do t’i duhej te bënte atë që bëri. Kjo është arsyeja që na bën të mendojmë se kënga kërkon të tërheqe vemendjen mbi keto dy figura që në fund të fundit janë dhe ruajtese kryesore të linjës së tamlit (qumeshtit).
Në një subjekt ku gjithshka është e sterrosur është arsyeshme të kërkohet shpresa. Dhe këte shpresë e mbart Doruntina, që këtu do ta konsideronim si te vetmen zgjidhje për të shpëtuar nga apokalipsi që të pergatit në udhekryqet e saj historia. Ruajtje e vazhdimesise se fisit nëpërmjet linjës së Tamlit perbën dhe motivin e jetës.Intuita popullore në këtë rast vlerëson si te barabarta dy shtyllat e vazhdimesisë së fisit: atë të Gjakut që perfaqësohet nga vëllai si figura Patriarke ne planin historik dhe atë të Tamlit të përfaqësuar nga motra si figura që për rrethana tragjike të historisë barazvlerësohet në vazhdimësinë e jetës.
Mesazhet se njeriu eshte i pamposhtur kur jeta i rezervon shanse per ta jetuar dhe rikrijimi i jetës mbështetet në barazi të vajzës dhe djalit.
Për mendësine artistike shqiptare binomi motër- vëlla , janë jo vetëm gëzimi i jetës, por kanë edhe shansin e barabartë për ta vazhduar atë.
 
Në Vërmicë…Ku shtëpitë mbrohen nga hyjnitë​




Dr.sc. Flamur DOLI



Fshati Vërmicë gjendet në jug perëndim të Prizrenit. Ky vend banim është i banuar që nga para historia, përkatësisht që nga koha
e neolitit, dhe i përkiste krahinës së Dardanisë. Në shekujt I-IV ishte stacion në rrugën Lissus -Naissus. Nga koha antike e vonë dhe mesjeta janë rrënojat e një bazilike paleokristiane dhe të një varreze mesjetare (shek.IX-XIII) pranë saj. Lënda antropologjike dëshmon se varreza u përkiste banorëve të tipave antropologjikë adriatikë dhe varianteve të tyre adriatike-mesdhetare, karakteristike për popullsinë arbërore.
Sipas strukturës morfologjike-urbanistike, fshati Vërmicë, në kuptimin më të gjerë, bën pjesë në tipin e shpërndarë (dispersiv) të vendbanimeve. Atë e sajojnë dhjetë mëhallë apo lagje. Meqë strukturimin e gjerë urbanistik të vendbanimit e sajojnë mëhallët, ai duhet përkufizuar si vendbanim i tipit të mëhallëve. Mëhallët e këtij fshati karakterizohen nga një zhvillim spontan dhe një strukturë krejtësisht e çregullt, por në harmoni me tiparet relievore të truallit. Grupimet e shtëpive sipas mëhallëve, me prejardhje të përbashkët familjare, shquhen për dendësi jo të njëjtë, herë–herë shumë të dendur, siç është rasti me mëhallën e Koçinajve. Rrjedha e një përroi, e cila kalon nëpër një luginë të thellë, Vërmicën e ndan në dy pjesë. Në pjesën jugperëndimore të saj janë të ngulitura këto mëhallë: mëhalla e Fanajve, mëhalla e Gjoçajve, mëhalla e Koçinajve, mëhalla e Çovanajve dhe mëhalla e Kadriajve. Ndërkaq, në anën verilindore të fshatit, shtrihen mëhallët e tjera, si ajo e Pulajve, pastaj, mëhalla e Rakajve, mëhalla e Kolukajve, mëhalla e Sulajve dhe mëhalla e Gjahajve.
Kulti i vendeve të larta - majat e nderimit pagan
Fshati Vërmicë është i ngulitur rrëzë malit Koritnik, dhe shtrihet mbi disa kodra të ngritura, të cilat krijojnë një peizash me një plastikë – përthyerje dinamike. Pozita e këtillë e fshatit mundëson një pamje të gjerë mbi gjithë arealin në mes maleve të Koritnikut dhe Pashtrikut (1989 m), si dhe mbi liqenin e Vërmicës. Nga çdo cep i këtij fshati, po ashtu, shpërthejnë pamje mahnitëse edhe mbi shpatijet e malit të Koritnikut, si dhe mbi majën e këtij mali me lartësi mbidetare 2395 metra.
Zumë ngoje majën e malit të Koritnikut, ngase kjo majë ka të bëjë me kultet e lashtësisë së popullit shqiptar. Siç mësojmë, Maja e Korinikut, si dhe maja e malit tjetër, përballë tij, Maja e Pashtrikut, që në kohët e lashta ishin maja të nderimit pagan. Nga shumë studime të bëra, kuptojmë se Dielli, deri në kohët e vona, ishte objekt adhurimi, dhe se atij i faleshin në mëngjes, në të lindur, në disa vende edhe në perëndim të tij. Dielli adhurohej si burim jetese, burim shëndeti, burim pjellorie dhe si objekt mbrojtës e dobiprurës.
Në fillim të shek. XX edhe studiuesi B. Nopça, kishte vënë re se Shqiptarët i faleshin Diellit sipas besimit pagan dhe se nderimi i majave të maleve, i disa vendeve të larta, ka të bëjë me kultin e Diellit. Në lidhje me kultin e Diellit, duhet përmendur se ndër shqiptarët e malësisë së Jugut e të Veriut, ka ekzistuar kulti i disa vendeve të larta ose i majave të maleve. Këtyre vendeve njerëzit u faleshin në mëngjes me të lindur dielli. Apo, në disa raste, në këto maja malesh, në data të caktuara të vitit zhvilloheshin ceremoni që kishin të bënin me Diellin. Vlen të theksohet se, ceremoni të caktuara rituale ndodhnin edhe në Majë të Gjallicës së Lumës (2486 m). Maja e Gjallicës, pastaj Maja e Pashtrikut, si dhe Maja e Koritnikut, komunikojnë vizualisht dhe gjenden jo fort larg njëra- tjetrës.
Nga sa u tha më lart, për rrjedhojë, është fare e natyrshme që kulti i Diellit të jetë ruajtur nga banorët që jetuan shekuj të tërë rrëzë këtyre majave, ashtu siç ndodhi edhe me ngulimin parahistorik të fshatit Vërmicë. Pra, kulti i Diellit si mbijetojë e besimeve pagane, apo si mbijetojë e kulteve të lashtësisë, jo rastësisht u ruajt në masë të konsiderueshme dhe në paraqitje artistike shumë interesante, përkatësisht, gjeti aplikim të gjerë në arkitekturën popullore të këtij fshati.
Ornamentika popullore nga kompleksi i hyjnive mbrojtëse të shtëpisë.
Ornamentika nga kompleksi i hyjnive mbrojtëse të shtëpisë, siç janë motivet nga kulti i Diellit, kulti ktonik i gjarprit, kulti i gjinjve të gruas dhe motive të tjera, si mbijetoja të besimeve pagane tek arkitektura e gurtë e fshatit Vërmicë, natyrisht se u aplikua ekskluzivisht në teknikë të relievit - skalitjes në gur.
Ornamentika popullore nga kulti i diellit
Paraqitja artistike e motiveve nga kulti i Diellit në shtëpitë e gurta të fshatit të Vërmicës shquhet për tiparet dalluese dhe karakteristike të teknikës së realizimit.
Elementet e ornamentikës nga kulti i Diellit, të skalitura në gurët këndorë të shtëpive, pastaj në elementet e portave të shtëpive apo në ballinat e oxhaqeve të vatrës familjare, u realizuan në formë të rozetës rrethore-spiraloide (fig.4., skalitur në anën e djathtë të gurit këndor), në teknikë të relievit të ulët – të cekët. Po ky motiv, u realizua edhe në teknikë të relievit të lartë, në formë të rozetës rroshe – spiraloide, të dalë nga sipërfaqja në formë plisi, gatise gjysmësferike (fig.3. shih dy motivet e poshtme).
Këtë formë të paraqitjes artistike në teknikë të relievit të lartë, apo këtë mystësi të theksuar të motivit diellor, gurëskalitësi popullor e ka realizuar me qëllim sugjerimi më të plotë të formës së trupit diellor, përkatësisht të paraqitjes sa më realiste të këtij ylli.
Vlera të një shkalle më të lartë të modelimit artistik mjeshtri popullor ka arritur tek dy motivet diellore në formë të rrathëve bashkëqendrorë, (shih motivin e sipërm në fig.3.), si dhe motivin tjetër, skalitur në anën e majtë të gurit këndor, (fig.4.). Tek ky lloj i ornamentit nga kulti i Diellit, kemi një strukturim më kompleks të modelimit hapësinor të rrathëve bashkëqendrorë. Me këtë, rrethi i jashtëm i këtij ornamenti është strukturuar si pjesë e gjysmësferës, e cila, përmes një lugu rrethor, shkrihet - ndërlidhet me elementin qendror të ornamentit në formë plisi, në sipërfaqen e të cilit është skalitur - gërryer spiralja. Kjo strukturë gjeometrike e spirales hapësinore paraqet Diellin në livizje rrethore.
Katër motivet e zëna ngoje më sipër, u skalitën mbi gurët këndorë, apo siç u thonë në popull, mbi qoshnikët e kullës së Sherif Kadriajt, ndërtuar në mëhallën e Kadriajve (shek.XIX - sot e braktisur).
Po këtu në Vërmicë, dhe po këtë ornament nga kulti i diellit në formë të rrathëve bashkëqendrorë e hasim edhe tek gjetjet arkeologjike, përkatësisht tek dy unazat e derdhura në bronzë të gjetura në varret 109 dhe 280 të shek. X dhe XIII, në hapësirën e bazilikës paleokristiane (shek.V-IV i e.s.).
Pjesa e zgjeruar e njërës unazë (gjetur në varrin nr. 280) është e zbukuruar me gjashtë motive diellore të incizuara në formë të rrathëve bashkëqendrorë. Dy rrathët e jashtme bashkëqendrore të këtyre ornamenteve, të kompozuara në dy radhë, janë incizuar në formë lineare, kurse rrethi qendror është thelluar në formë sferike. Nga më sipër, e mbështetur në provat materiale – gjetjet arkeologjike këtu e 600 deri në 1.000 vjetë më parë, kuptojmë se kulti i diellit edhe tek popullata arbërore në mesjetë zinte vend të rëndësishëm në besimet e tyre religjioze.
Për më tepër, të njëjtat ornamente zbukuruese nga kulti i diellit në formë rrathësh bashkëqendrorë, në vazhdimësinë e tyre diakronike, i hasim të incizuara edhe në enën tre vegjake të shek.IV., të gjetur në nekropolën antike të vendbanimit të Gllamnikut afër Podujevës.
Tiparet formësuese të këtyre ornamenteve dhe struktura kompozicionale e tyre në dy nivele, përkon tërësisht me ato të unazave arbërore mesjetare të zëna ngoje më sipër. Të këtilla motive dekoruese hasen edhe në gjetjet e tjera arkeologjike të periudhës antike ilire, si dhe të periudhave të tjera parahistorike në trevën e Kosovës dhe më gjerë.
E gjithë kjo provon katërcipërisht se në aspektin e shtrirjes së ornamentikës nga kulti i diellit në kohë dhe në hapësirë, trashëgimia e këtij sistemi dekorues, që nga ilirët në parahistori dhe në antikitet, pastaj në mesjetën e hershme tek arbërit dhe më vonë tek shqiptarët, është përcjellë brez pas brezi me një përpikëri të madhe në vijimësi të pakëputur.
Në vazhdim, siç shohim nga fig.2., në të dyja anët e gurëve të këndit të kësaj kulle, përballë hyrjes në oborr, janë skalitur gjithsej nëntë motive relievore. Prej tyre, pesë motive të skalitura në pjesën e poshtme të këndit i përkasin kultit të Diellit, ndërkaq, sipër tyre, nga njëra faqe e gurit këndor është skalitur një motiv nga kulti i gjinjve të gruas, realizuar në teknikë të relievit të lartë, por me përmasa paksa më të vogla se motivet e tjera në formë rroshe. Në faqen tjetër të të njëjtit gur këndor, është skalitur edhe një kompozim ornamental në formë trekëndëshi, në teknikë të relievit të cekët (bareliev). Ky motiv, skalitur në anën e djathtë të gurit këndor, siç shohim nga fig.5., në paraqitjen e tij relievore ngërthen dy trekëndësha. Brendapërbrenda trekëndëshit të madh, i dalë nga sipërfaqja e gurit, është thelluar – brendashkruar trekëndëshi i vogël, me pozitë të përmbysur. Trekëndëshin si ornament simbolik e hasim jashtëzakonisht shpesh të aplikuar në gjithë arkitekturën popullore të Kosovë. Ai ka karakter religjioz dhe në këto raste është përdorur në funksion magjik – mbrojtës prej së keqes.
Po kështu, që nga kohët parahistorike e deri në ditët tona, që nga Evropa e deri në Lindjen e Largët, trekëndëshi luajti rol të rëndësishëm në besimet magjike dhe në zakonet e njerëzve. Varëset në formë trekëndëshi, të cilat në shumë qytetërime të lashta shërbenin si amulete, sikundër edhe phallus-i kanë domethënie apotropeike.
Megjithëkëtë, jemi të bindur se në rastin konkret, trekëndëshi me këto tipare formësuese është paraqitur në funksion të simbolizimit të organit gjenital të femrës. Për më tepër, edhe tek ornamentika e kulteve ilire, kemi përfundime se trekëndëshi e simbolizon vulvën. Këto përfundime i bënë edhe më të qëndrueshme fakti se, në rastin e zënë ngoje, në dy faqet e të njëjtit gurë këndor janë aplikuar në reliev dy ornamente të besimit pagan nga i njëjti kult i gjinisë së amësisë, të cilat e simbolizojnë burimin e jetës, parkatësisht vazhdimin e gjeneratave njerëzore.
Së fundi, në tërësinë e këtij kompleksi motivesh, në pjesën më të lartë të këtij këndi të shtëpisë, na paraqiten edhe dy ornamente relievore. Njëra syresh ka karakter gjeometriko- kompozicional, dhe simbolikë të caktuar. Sipër këtij ornamenti, po ashtu në teknikë të relievit të lartë, është skalitur ornamenti i nëntë, me një formësin jo të rregullt elipsoidal të përzgjatur. Lidhur me këtë ornament nuk jemi në gjendje të themi se a i përket apo jo ndonjë mbijetoje të besimit kultik.
Ndërkaq, ornamenti tjetër gjeometrik, skalitur në teknikë të relivit të lartë, në paraqitjen e tij artistike të bukur, ngërthen një kompozim të dy katërkëndëshave. Katërkëndëshi i jashtëm, në formë drejkëndëshi është i dalë në mënyrë plastike nga sipërfaqja e gurit këndor. Brendapërbrenda këtij drejtkëndëshi e në lartësi të njëjtë me të, me thellim përkatës, është brendashkruar një romboid.
Siç mësojmë nga literatura, edhe ornamenti i rombit në paraqitjen e tij gjeometrike të stilizuar e simbolizon vulvën. Tek ilirët, veç tjerash, rombin e hasim të brendashkruar në drejtkëndsh. Po kështu, tek të njëjtit, rombi haset së bashku me trekëndëshin, i cili, siç thamë më sipër e simbolizon vulvën. Më tej, këtë ornament e hasim së bashku edhe me svastikën e cila e simbolizon Diellin, i cili në vete i ngërthen edhe elementet e simbolikës së plleshmërisë.
Për rrjedhojë, nga kundrimi analitik i këtyre dy ornamenteve të cilat në strukturën e tyre kompozicionale dhe simbolike e ngërthejnë trekëndëshin dhe rombin, kuptojmë se i përkasin sistemit simbolik të së njëjtës natyrë e cila ka të bëjë me burimin e jetës dhe vazhdimësinë e saj.
Përveç ornamenteve të zëna ngoje më sipër, tek shtëpitë e bukura të Vërmicës, ndërtuar në tërësi prej gurit, hasëm edhe një sërë ornamentesh të tjera nga i njëjti kult i Diellit, si dhe nga kultet e tjera.
Para se të bëjmë fjalë për ornamentet e tjera nga kulti i diellit të skalituara në gurët e shtëpive të këtij fshati, duhet theksuar se, përveç shtëpisë së Sherif Kadriajt, sot e braktisur, pastaj shtëpive të Xheladin Imerit dhe Halil Pulajt (mëhalla e Pulajve), që të gjitha shtëpitë e tjera u dogjën dhe u shkatërruan nga forcat ushtarake serbe gjatë luftës së vitit 1999. Okupatori serb, duke qenë i vetëdijshëm për vlerat e mëdha të këtyre shtëpive, pastaj për rëndësinë e tyre historike e arkeologjike, i shkatërroi ato pamëshirshëm, duke e lënë një fshat të tërë në rrënoja (shih fig.1.).
Shtëpitë e gurta të fshatit Vërmicë shquhen për portale të bukura, me formësime elegante e harmonike. Po këto tipare i ngërthejnë edhe oxhaqet e vatrave familjare. Veçmas spikatin gjashtë oxhaqet e vatrave të shtëpisë së Myrtez Fanës, ngulitur në mëhallën e Fanajve. Oxhaqet e vatrës së kësaj shtëpie, si dhe oxhaqet e çatisë, shquhen për tipare karakteristike, me formësim elegant dhe të harmonishëm. Oxhaqet e vatrave me tipare të këtilla u ndërtuan gjithandej nëpër shtëpitë e këtij fshati.
Për shkak të vlerave arkitektonike të këtyre shtëpive dhe rëndësisë së tyre, duhet të restaurohen doemos tri shtëpitë e ruajtura, ndërkaq, të gjitha shtëpitë e tjera në rrënoja, të konservohen dhe të ruhen si të tilla.
Në gurin ballor të njërit prej oxhaqeve karakteristike të shtëpisë së Fanajve është aplikuar një motiv, nga kulti i Diellit, në formë ylli – rozete gjashtërrembëshe, brendashkruar në rreth, realizuar në teknikë relievi të cekët.
Në mëhallën tjetër, të Pulajve, siç shohim nga fig.6., në elementin vertikal të kornizës së portës harkore të kësaj shtëpie të shkatërruar, në teknikë relievi të lartë, me përmasa mjaft të mëdha, është skalitur edhe një ornament nga kulti i Diellit në formë plisi. Mbi sipërfaqen pothuaj gjysmësferike të këtij motivi është gërryer-skalitur spiralja hapësinore. Nga elementet e tjera harkore të kësaj porte, të shtrira përtokë në afërsi të saj, kuptojmë së kjo portë kishte një formësim të bukur dhe tipik për shtëpitë e këtij fshati, sikundër edhe oxhaqet e vatrës së kësaj shtëpie, shquhen për formësim tipik.
Më poshtë shtëpisë së zënë ngoje më sipër, është ngulitur edhe një shtëpi. Në pjesën këndore të kësaj shtëpie-rrënojë janë skalitur në reliev edhe katër ornamente të tjera.
Njëri syresh, është skalitur në pjesën e poshtme të murit në teknikë relievi të ulët-të cekët, dhe i përket kultit të Diellit. Ndërkaq ornamenti tjetër, skalitur në pjesën e sipërme të së njejtës faqe të murit, i përket kultit ktonik, përkatësisht kultit të gjarprit, dhe po ashtu është skalitur në teknikë relievi të cekët. Në faqen tjetër të kësaj pjese këndore të shtëpisë, është skalitur ornamenti i kultit të gjinjve të gruas, dhe sipër tij ornamenti nga kulti i Diellit, në teknikë gërryerjeje të cekët lineare, në formë të drejtkëndëshit me dy diagonale. Ornamentet e kultit të gjinjve të nënës të skalitura në teknikë relievi të lartë, hasëm edhe në disa shtëpi të tjera të fshatit Vërmicë. Etnologët, skalitjet e këtilla ornamentale i konsiderojnë si mbeturina të kultit të gjinisë së amësisë, përkatësisht si mbeturina të ngurtësuara e të ndryshuara në brendi të kultit të gjinjve të së parës së gjinisë, ushqyeses së parë të pasardhësve. Pra, këtë kult e marrin si simbolizues të burimit të jetës dhe vazhdimit të gjeneratave njerëzore.
Kulti ktonik i gjarprit
Nga fotoja nr.7., shohim se paraqitja figurale e gjarprit, nga kulti ktonik, si dhe paraqitja relievore e ornamentit me rrathë bashkëqendrorë, nga kulti i Diellit, janë paraqitur afër - njëra tjetrës. Këtë mënyrë të paraqitjes së ornamenteve të këtyre dy kulteve së bashku, e kemi hasur dendur në zbukurimoren e arkitekturës popullore në Kosovë. Kjo dukuri e bashkimit të këtyre dy kulteve, tek ilirët, zë rrënjë që nga shekujt e fundit p.e.r. dhe në fillim të epokës sonë. Para kësaj, në një thellësi edhe më të lashtë kohore, përkatësisht në epokën e gurit, byzylykët prej argjendi, në mbarimet e tyre kishin formën e kokave të gjarprit. Kjo dukuri ishte shprehje e futjes së paraqitjes figurale në artin ilir. Paraqitja e motivit të gjarprit i kishte rrënjët e tij të thella në religjionin ilir. Gjarpri ishte një simbol i fuqishëm i ilirëve të lashtë, dhe asnjë shtazë tjetër në simbolikën religjioze nuk kishte rol më të rëndësishëm se ai. Gjarprin në mitologjinë popullore shqiptare, në veçanti në Kosovë, e ndeshim me emrin: “gjarpni i shpisë” ose “bolla e shpisë”.
Gjarpri si mbijetojë e besimeve pagane, i përket kultit ktonik, përkatësisht kultit tokësor, ai konsiderohej si rojë e shtëpisë dhe e anëtarëve të familjes. Atë e ndeshim edhe si hyjni mbrojtëse të jetës, të mirëqenies e mbarësisë në familje.
Në përmbyllje të këtij studimi analitik, të themi se, nga aspekti i shtrirjes së ornamentikës simbolike në kohë e në hapësirë, trashëgimia e sistemit dekorues, që nga ilirët në parahistori dhe në antikitet, pastaj në mesjetën e hershme tek arbrit dhe më vonë tek shqiptarët, është përcjellë brez pas brezi, në vijimësi të pakëputur, me një përpikëri të madhe. E gjithë kjo, përveçse provon trashëgiminë kulturore nga ilirët tek shqiptarët, njëherësh provon vazhdimësinë etnike iliro-shqiptare, rrjedhimisht provon edhe përkatësinë shqiptare të mjeshtërve si ndërtues të arkitekturës tradicionale popullore në Kosovë.

-----------------
Shënim/ Duhet theksuar se fotografitë dhe eksplorimet në terren autori i ka zhvilluar në tetor të këtij viti.

g.sh
 
Fjalët e urta dhe temat kryesore që trajtojnë ato​




Fjalët e urta njihen dhe me emrin proverba. Këto janë thënie të shkurtra artistike kolektive, që, në mënyrë shumë sintetike, shprehin mendime e gjykime për ngjarje, dukuri e çështje të ndryshme.
Mendimet dhe gjykimet e fjalëve të urta kanë dalë nga praktika shumëshekullore e punës dhe e jetës së popullit. Për këtë arsye populli i quan ato dhe fjalë të moçme ose fjalë ari. Po për këtë arsye, ato paraqiten si të vërteta të pakundërshtueshme e me vlerë të përhershme. Sigurisht, kjo është e drejtë për shumicën e rasteve, por jo për të gjitha rastet. Disa fjalë të urta dhe mendime që ato bartin, u përkasin periudhave të caktuara historike.
Fjalët e urta e shprehin mendimin e tyre në forma të ndryshme: si përfundim logjik, si parim, si ligj, si këshillë. Po s’punove në të ri, do të vuash në pleqëri; Lumi fle hasmi s’fle; Shtri këmbët sa ke jorganin.
Disa fjalë të urta e shprehin mendimin drejtpërdrejt, kurse të tjerat në mënyrë të tërthortë, figurative. Kur thuhet puna të jep shëndet, shprehja përdoret me kuptimin e saj të parë të zakonshëm; por, kur thuhet S’mbulohet dielli me shoshë, shprehja ka kuptimin se e vërteta s’mund të fshihet. Në rastin e parë arti i proverbit qëndron te mprehtësia dhe drejtësia e mendimit, te aftësia për ta shprehur mendimin me sa më pak fjalë. Në rastin e dytë, veç këtyre, kërkohet dhe aftësia për të gjetur figurën e duhur. Populli është treguar shumë i talentuar në gjithë këto drejtime. Për të shprehur mendimin në mënyrë figurative, populli në fjalët e urta përdor më shumë metaforën, alegorinë dhe krahasimin; Bes’ e shqiptarit – si purtek’ e arit; S’futet hosteni në thes.
Në gjithë rastet mendimi shprehet në mënyrë përgjithësuese. Për këtë arsye fjalët e urta pëlqejnë shumë fjalitë mungesore, mënjanojnë fjalët që nënkuptohen. Veç kësaj, tek ato ideja nuk del nëpërmjet shtjellimit të një subjekti. Ato janë vetë ideja.
Sintetizmi, karakteri përgjithësues dhe mënyra figurative e shprehjes së mendimit bëjnë që çdo fjalë e urtë të përdoret me disa kuptime. Proverbi Derri do plumb, fjala vjen tërheq vëmendjen për qëndrimin që duhet mbajtur kundër armikut, kundër së keqes në përgjithësi e kundër njerëzve kokëfortë. Prandaj për të ditur kuptimin e saktë të çdo fjale të urtë, duhet të mbahet mirë parasysh koha, vendi dhe rasti kur thuhet.
Tematika e proverbave është shumë e gjerë dhe e larmishme. Proverbat kapin çështje që i kanë dalë popullit që në kohët e hershme e gjer në ditët tona, prandaj janë enciklopedi e filozofisë popullore. Temat kryesore që trajtojnë janë:
1. Atdheu (atdhedashuria, liria e atdheut, lufta kundër armiqve të tij, karakteristikat e shqiptarit): Duaje atdhenë si shqiponja folenë; Darov’ e armikut- o helm, a thikë.
2. Marrëdhëniet shoqërore (varfëria e masave, protesta dhe lufta e tyre kundër padrejtësisë): I varfëri vjel rrushin, i pasuri pi mushtin; Ule qafën, prite zverkut.
3. Familja: Burrë e grua – mish e thua; Kur s’do nënën e babanë, asnjeri s’ta ka sevdanë.
4. Puna (vlera e saj, rregulli e kujdesi në punë, shfrytëzimi i kohës së punës, zanatet): Këmbëpërbaltja – gojëpërmjaltja; Lëmyshku bren gurin, përtimi fik burrin; Fjala e gjatë bën ditën e shkurtër.
5. Morali (e mira dhe e keqja, e drejta dhe e padrejta, e vërteta dhe gënjeshtra, virtyti dhe vesi): Një krimb than një lis; E drejta dërrmon hekurin; Kush shkon pas brumbullit, do të arrijë në plehrat.
Fjalët e urta janë një nga llojet më të gjalla dhe aktive folklorike.
 
Zanat dhe Orët në "Lahutën e Malcis"​


27/04/2008 - gazeta Shqiptare
• Tonin Çobani



Në gojën e popullit, kur përmendën Zanat dhe Orët, thuhet Shtojzovallet, që do të thotë Shtojua, o Zot, vallet. Zanat dhe Orët janë qenie mitologjike, ndërsa fjala “Shtojzovallet” vjen si eufemizëm për Zanat dhe Orët ose për të dyja së bashku. Ky ligjërim ishte i përgjithshëm në kapërcyell të shek.XIX-XX kur ngjizej Lahuta e Malcis, ndërsa sot në ligjërimin e shkruar ndodh të përdoret eufemizmi Shtojzovallet, sikur të bëhej fjalë për qenie mitologjike, pavarësisht nga Zanat dhe Orët. Në popull thuhet edhe Zanat e Malit, çfarë nënkupton se vendqëndrimi tyre ka qenë përgjithësisht mali, prandaj gjinorja “e malit” është identifikim: Zana e Veleçikut (Zana e Malit të Veleçikut), Zana e Miliskaut (Zana e Malit të Miliskaut). Për Orët thuhet: Ora e Shalës ose Orët e Dukagjinit dhe Ora e Shtëpisë ose Ora filanit me kuptimin përkujdestarja misterioze e krahinës, e shtëpisë apo e aksh individi. Për këtë arsye mund të arrijmë në përfundimin se funksioni i dallon Zanat prej Orëve. Me fjalë të tjera, Zana është një qenie mitologjike, ndërsa Ora është një Zanë me “detyra” të përcaktuara. Për më tepër Zana është trime, sepse në popull thuhet: Filani është trim si Zana, ndërsa ky krahasim zakonisht nuk vjen për Orët. Zana është shumë e bukur, prandaj thuhet: E bukur si Zanë. Orët mund të jenë ose jo të bukura.
Si Zanat ashtu edhe Orët, pra Shtojzovallet, zotërojnë edhe një fuqi të mistershme: aftësinë për të shituar njerëzit. Zakonisht shitojnë burrat që guxojnë t’i shohin Shtojzovallet nudo tek lahen nën dritën e hënës, apo këdo që i trazon gjatë ekstazës së tyre të vallëzimit. Folja “me shitue” ka të bëjë me një veprim të mistershëm që e zotërojnë vetëm Shtojzovallet, të cilat, kur zemërohen me njerëzit, i shitojnë ata, dmth, i lënë pa mend në kokë për tërë jetën, të paaftë për t’i dalë zot vetes; i ngrijnë në vend, i bëjnë kallkan. Zanat dhe Orët shitojnë këdo, burrë apo grua, plak a të ri me timbrikën e hatashme të tingujve që prodhojnë gjatë të kënduarit ose me vallet e magjishme e mjete të tjera, ashtu si edhe shërojnë apo u japin fuqi të mbinatyrshme me qumështin e gjirit cilitdo që ka fituar simpatinë e tyre.
E bëmë këtë hyrje, sepse gjykojmë se Fishta nga ky përfytyrim popullor u nis kur iu drejtua Zanave dhe Orëve në veprën e tij madhore, Lahuta e Malcis. Madje mund të thuhet me plot gojë se vepra e tij ka ndikuar në ngulitjen e mëpastajme të përfytyrimeve për Zanat dhe Orët, tanimë jo thjeshtë si besime popullore, por të rizgjuara si imazhe artistike nga mitologjia iliro-arbërore.
Nisur nga vargu “Për mjedis mue m’plastë lahuta”, që Fishta e ka vënë si betim në gojën e një Zane, mendojmë se edhe vetë titulli i veprës Lahuta e Malcis ka të bëjë më tepër me mitin e Zanave këngëtare se sa me instrumentin e lahutës, me të cilin shoqëroheshin përgjithësisht vargjet epike të folklorit shqiptar. Në veprën e Fishtës metonimia “lahuta e malësisë” shënjon bëmat e malësorëve, historinë e shkruar dhe të pashkruar të shqiptarëve ndër shekuj, mbartur ndër mitet e tyre të trashëguara qysh nga parahistoria e etnogjenezës ilire që na shpie te pellazgët, popullimet paraindoeuropiane të kontinentit tonë. Lahuta është simbol identifikues i atyre qenieve mitologjike prej nga Fishta krijoi figurën e Zanës së Frymëzimit, me të cilën këndoi për 35 vjet rresht në veprën e tij epope. Më tej ai modeloi personazhin e Orës së Shqipërisë, një Zanë që u jep fuqi të mbinatyrshme heronjve shqiptarë; skaliti figurën e Zanës së Madhe, që lufton fyt a fyt me Orën thepe të Malit të Zi etj. Fishta këndoi në Lahutë të Malcis “Panteonin” e munguar të Shtojzovalleve dhe të disa figurave të tjera mitologjike në letërsinë shqiptare. Edhe për këtë kontribut Lahuta e Malcis “është përpjekja ma vigane,- si shprehet Ernest Koliqi,- qi Shqiptari bani deri tash per t’ia zbuluem vetvetes boten e vet”
Zanat dhe Orët zënë vendin më të madh të lëndës mitologjike në Lahutë të Malcis. Veçanërisht Zana e Frymëzimit, që na shfaqet që në blenin e parë (“Marash Uci”, shkruar më 1902), e identifikuar si Zana e Veleçikut. Zana e Frymëzimit është thirrur prej Fishtës që në ngjizje të poemës si një alter autor, duke e bërë kështu një element funksional të strukturës përmbajtësore dhe narrative të veprës.
Duhet thënë që në fillim se Zanat dhe Orët (dhe përgjithësisht figurat mitologjike) nuk vijnë në veprën e Fishtës si mite të gatshme, si mund të mendohet sot kur etnologët kanë arritur të studiojnë mitologjinë shqiptare dhe ta krahasojnë atë me mitologjinë ballkanike e më gjerë. Mitet në veprën e Fishtës nuk janë as ndikim i modeleve të njohura letrare të penave të shquara, si janë shprehur disa studiues kur kanë krahasuar poetin e Lahutës së Malcis me Homerin, Virgjilin, Miltonin a ndonjë tjetër. Aq më pak, Zanat dhe Orët e Lahutës së Malcis shëmbëllejnë me Vilat e mitologjisë së sllavëve të Ballkanit, për të cilat, gjithashtu, ka pasur studiues që kanë gjetur përvijime pa u thelluar sa duhet.
Në kohën kur jetonte Fishta, Zanat dhe Orët ishin një realitet, ta quajmë, fantastik shqiptar. Ditën malësorët gjallonin me pushkë në krah, natën mbylleshin në kullat e tyre për t’ua lëshuar trojet përreth qenieve mitike, të cilat kishin në dorë fatin e njerëzve, mbarëvajtjen e gjësë së gjallë, shumimin e bereqetit. Secili person ose çdo gjë e gjallë kishte Orën e vet të bardhë ose të ligë. Çdo fis a krahinë kishte Zanën e vet që ishte e bukur “me të verbue”, trime “me të çartë”. Edhe në qytete (veçmas në një qytet si Shkodra) fantazia mitologjike ishte e gjallë. Netëve me hënë të plotë Zanat dhe Orët e maleve këndonin dhe hidhnin valle zabeleve më të bukura buzë ujërave, ashtu si ditën malësorët mblidheshin në log duke u argëtuar me këngë e valle.
Duke qenë edhe vetë pjesë e këtij realiteti, Fishta e thërret Zanën e Veleçikut për të kënduar së bashku me të në Lahutë të Malcis bëmat e këtyre njerëzve, shpirtin e tyre. Sikur të mos kishte vepruar ashtu, dmth, po të mos e thërriste një Zanë Mali për të kënduar së bashku me të jetën e malësorëve, zor se malësorët do ta pranonin këngën e tij, si u pranuan realisht vargjet e Lahutës së Malcis, duke u mësuar përmendsh edhe nga njerëz që nuk dinin shkrim e këndim. Sepse ndër shqiptarë ka edhe një kult të këngës, një kult të fjalës së bukur që vjen vetëm si frymëzim i magjishëm prej qenieve mitologjike, si kudo në trevat e Mesdheut. Kur duan ato, Shtojzovallet, ia vënë dikujt në dorë lahutën dhe ia rreshtojnë fjalët. Jo kushdo mund ta bëjë këtë punë, përveç të zgjedhurve prej Zanave. Fishta që kur zu fill Lahuta e Malcis ndihej i zgjedhur prej Zanës së vet të Frymëzimit: “Se pa ty, besa, moj Zanë, / Vështirë se ‘i fjalë unë muj me e thanë” do të shkruajë ai më vonë.
Nisur nga vargjet e Fishtës, gjithnjë nga bleni i parë, Zana e Frymëzimit është thirrur në Lahutë të Malcis për të mallkuar armikun (“Lum, oj Zana e Veleçikut \ që m’ia lëshon ti namet anmikut”); për të nxitur malësorët në mbrojtje të trojeve të veta (“Që m’i uron djemtë e Malcis”); për të mbajtur zgjuar ndërgjegjen kombëtare edhe në kushtet më të pafavorshme (“Që m’ia qan hallin Shqipnisë”). Por, pavarësisht asaj që komunikon autori, Zana e Frymëzimit është thirrur në Lahutë të Malcis, jo vetëm si një alter autor, por edhe si një alter ego. Fishta vë në pingrimën e Zanës krahas lavdisë së të kaluarës (“në të bardhat kohë që kanë prendue”) edhe dhimbjen e vet për gjendjen e rëndë ekonomiko-sociale të shqiptarit të robtuar:
Për me mbrojtë një grue te shpia,
Të cilës bukë i lypin fëmija
Edhe i len, ndoshta, me qa
Përse e mjera bukë nuk ka
(Kënga XIII, v.30-34)
Vargje të tilla, që rreth një çerek shekulli më vonë do të karakterizonin veprën e Migjenit, nuk mund të zinin vend ndryshe në një vepër epike që ishte e orientuar në lartësimin e bëmave heroike të kombit. Kemi parasysh këtu rregullat e ngurta të klasicizmit që nuk e pranonte kategorinë e së ulëtës (vulgares) në një vepër epike. Por Fishta, që i ka njohur mirë këto rregulla, ka ditur edhe t’u shmanget atyre, duke i lëshuar rrugë spontanitetit të vet poetik përmes pingërimës së Zanës së Frymëzimit. Zana e Frymëzimit, si një alter ego, shpreh në ndonjë rast edhe nervozizmin që i shkaktohej poetit prej një realiteti herë-herë aspak epik, si dhe nevojën për t’u çliruar prej mllefeve asfiksuese për shkak të politikës së atëhershme të Evropës në Ballkan, e cila ishte fare pak qytetëruese si pretendonte të ishte. Në shpërthime të tilla autori ka përdorur edhe një gjuhë tejet vulgare, si në vargjet:
Uh, Evropë, ti kurva e motit,
Që i re mohit Besës e Zotit,
Po a ky asht sheji i qytetnisë,
Me nda tokën e Shqipnisë,
Për me mbajtë këlyshët e Rusisë?
(XIII, v.40-44)
Një dimension tjetër i Fishtës, të cilin na duhet ta theksojmë që në krye të këtyre shënimeve për Zanat dhe Orët në Lahutë të Malcis, është fakti se ai ishte një frat i shkolluar që njihte mirë mitologjinë greko-romake e biblike. Fishta njihte mirë edhe letërsinë e shkruar që ishte mbështetur në atë mitologji. Por thirrja e Zanave dhe Orëve në Lahutë të Malcis nuk duhet marrë si aplikim i atyre modeleve, qofshin edhe të mjeshtërve klasikë si Homeri e Virgjili. Aq më pak të mendohet se Zanat dhe Orët janë muzat dhe nimfat e Olimpit apo se Zana e Frymëzimit të Fishtës është muza Kaliopi që në mitologjinë greke paraqitet me lahutë në dorë dhe simbolizon epikën. Fishta e krijoi vetë figurën mitologjike të Zanës së Frymëzimit sipas lëndës mitologjike që gjallonte në popull. Zana e tij e Frymëzimit nuk është as Diana e romakëve që identifikohet me Artemidën e grekëve, sa do që në thelb ka diçka të përbashkët me të, sepse simbolizon mbrojtjen e natyrës së virgjër. Çabej që e ka lidhur origjinën e fjalës “Zana” me Dianën e romakëve, ka theksuar se “kulti i fortë i Dianës në Shqipëri e përveç këtij vendi në mbarë Gadishullin e Ballkanit të kohës antike sikundër shihet nga dëshmia e mbishkrimeve (...) na bën të pranojmë që te kjo Diana kemi të bëjmë me një “interpretatio latina” të hyjnive epikore (vendase) pararomake.” Ka edhe një shpjegim të A.Meyerit, që vëren se “tek emri ilir Thana... mund që të ruhet një shkallë e vjetër e shqipes Zana”, të cilën e lë të kuptuar edhe Çabej si të pranuar. Në këtë rast kemi të drejtë ta lidhim edhe me kuptimin e foljes me thanë (ai thot-ë), pra, me simbolikën e Thot-it, një nga perënditë më të lashtë të Egjyptit me origjinë pellazge (iliro-shqiptare), siç e klasifikon prof. Katapano në veprën e tij, “Thot-i fliste shqip”.
Në blenin e dytë të Lahutës së Malcis, në episodin e Vraninës (botuar më 1907) Zana e Frymëzimit (ajo nuk identifikohet më si Zana e Veleçikut) zë vend më dukshëm në strukturën përmbajtësore dhe narrative të atij cikli. Në një farë mënyre mund të thuhet se Zana e Frymëzimit, gjithnjë si një alter autor, “përzihet” në konfliktin e çetës shqiptare të Oso Kukës me cubat e sirdarit të Malit të Zi. Me të narracioni fiton një përmasë të re, tepër origjinale, sepse dialogu i saj me autorin zbulon në një farë mënyre intrigën e atij konflikti të ashpër tragjik midis shqiptarëve dhe fqinjëve të tyre.
Në blenin e tretë të Lahutës së Macis Zana nis të na shfaqet edhe si personazh. Ajo tanimë është “Ora e Shqipnisë”. Duhet të risjellim ndër mend se bleni i tretë “Lidhja e Prizrenit” (shkruar dhe botuar së pari më 1920-1922) zë vend në Lahutë të Macis fill mbas episodit të Oso Kukës (bleni i dytë), me të cilin hapet vepra. Kur shkruheshin dhe botoheshin të pesë këngët e episodit “Lidhja e Prizrenit”, Shqipëria ishte bërë shtet i pavarur, ishin vendosur kufijtë dhe kishin filluar të funksiononin institucionet. E kaluara nuk ishte më një tregim mitologjik për fisin apo një këngë folklorike trimërie. E kaluara tashmë është histori. Marash Uci dhe Oso Kuka janë një pjesë e saj. Fiset e malësorëve që u përballën me shovinizmin malazias, gjithashtu, një pjesë e saj. Madje e gjithë Shqipëria dhe Ballkani ishin pjesë e konflikteve historike të perandorive të kohës dhe të Fuqive të Mëdha. Ashtu si sot dhe dje, në vitet ’20-‘30, kur vazhdonte të shkruhej Lahuta e Malcis, Fishta ishte ndërgjegjësuar se po shkruante epopenë e fisit dhe të kombit shqiptar. Dhe kombi shqiptar i kishte rrënjët deri thellë në mitet e veta. Zana e Frymëzimit do ta shoqërojë autorin si në dy blenet e para. Por tashmë Fishta është bërë intim me të. Ai i drejtohet me shprehje të tilla, si: “Deh, moj Zanë, ty, t’qofsha true”.
Edhe në këngën e fundit Fishta nuk e harron Zanën e vet të Frymëzimit, e cila për disa dekada i ka qëndruar pranë. Ai tani e quan një bjeshkatare, me të cilën ka realizuar një monument të pavdekshëm në gjuhën shqipe: “Ndertue kem ‘i pomendare, \ Rrfe as mot mos m’e dërmue”. Të pathemelta mbetet argumentimet e disa studiuesve që te kjo Zanë vazhdojnë të kërkojnë një figure “që del në literaturën tonë si substitut i Perëndive të literaturës antike greke”. Ajo është thjeshtë një krijesë e poetit që i shton rrëfimit epik notat e “tipizimit lirik”. Më kot janë munduar edhe zëra të tjerë që kanë kërkuar te këto Orë dhe Zana të Lahutës së Malcis analogji apo diçka tjetër me Vilat e epikës sllave. Mund të ishte e kundërta.
Fakti që figurat mitologjike shqiptare vijnë fuqishëm në letërsinë e shkruar shqiptare kaq vonë, në fillimshekullin XX, nuk duhet paragjykuar si “një fenomen i vonuar në letërsi”, krahasuar me letërsinë e vendeve të zhvilluara, përfshirë, psh, letërsinë dhe kulturën gjermane me Richard Ëagnerin (1813-1883), shkrimtar dhe kompozitor i shquar i romantazmit evropian, veprat e të cilit ishin rikrijim i subjekteve dhe figurave mitologjike gjermanike, veçanërisht, të eposit të Nibelungëve. Mund të kujtojmë këtu se në vitin 1906, kur Fishta niste botimin e Lahutës së Malcis në Evropë vlerësohej me Çmimin Nobel italiani Karduçi (1835-1907), që në vendin e tij konsiderohej poeti i fundit romantik. Në një këndvështrim më të guximshëm, për shfrytëzimin e miteve nga Fishta dhe rikrijimin e tyre, sipas modeleve të letërsisë gojore, mund të shtonim se ai ishte në të njëjtën paralele me zhvillimet estetike evropiane të kohës së tij. Autori i Lahutës së Malcis ishte në vazhdën e atyre shkrimtarëve romantikë, për të cilët është thënë se “në krijimtarinë e tyre pati gjallërim edhe një lloj mitologjizmi i ri, i cili i parapriu mitologjizmit modernist”.

Kënga e fundit
Edhe në këngën e fundit Fishta nuk e harron Zanën e vet të Frymëzimit, e cila për disa dekada i ka qëndruar pranë. Ai tani e quan një bjeshkatare, me të cilën ka realizuar një monument të pavdekshëm në gjuhën shqipe: “Ndertue kem ‘i pomendare, \ Rrfe as mot mos m’e dërmue”.
 
"Çelës i Artë" për vallen shqiptare në Rusi​




Moskë, ansambli Elba-Folk merr pjesë në festival.​



Në kohën e një dimri të madh rus për shkak të qëndrimit ndaj çështjes së Kosovës, arti duket se mbetet i vetmi që mund të shkrijë akujt. Pas ekspozitës së hapur në Tiranë pas afro 50 vjetësh nga artistja ruse Tatjana Vavrzhina, takimi i kulturave ruse e shqiptare u përsërit në Moskë.
Ansambli elbasanas Elba-Folk shkeli tokën ruse dhe pas afro 50 vjetësh ndërprerje. I drejtuar nga etnologu Thanas Meksi u prezantua mes 115 kanditaturave të paraqitura nga të gjithë kontinentet. Elba-Folk u paraqit me një larmi vallesh popullore, nga veriu, jugu dhe Shqipëria e mesme të përgatitura nga koreografi i Ansamblit të Shtetit, Rexhep Çeliku.

Top-Channel



"Çelës i Artë" për vallen shqiptare në Rusi




Një trofe jo pak i lakmuar nga pjesëmarrësit e këtij eventi, që merrnin pjesë nga vende të ndryshme të botës. Por fati i ra Shqipërisë, e pikërisht ansambli nga Elbasani "Elba Folk" që bëri të kërcejnë me vallen shqiptare mijëra spektatorë. "Kureshtja ishte e madhe. Ashtu si rinia, por edhe 40-vjeçarët na quanin "kosovarë", ndërsa më të rriturit kishin dashuri dhe respekt për vendin e shqiponjave dhe shqiptarët, duke na thënë "se kemi kohë që iu presim", tregon kështu presidenti i "Elba Folk", Thanas Meksi. Artisti tregon se nostalgjia për këngën shqipe, për vallen dhe ritmin e muzikës kombëtare ndihej në çdo vend, në çdo gjest e çdo rus që e njihte sadopak Shqipërinë. Nga Moska, në Vladimir, në Suzdal ku edhe u nderuan me çmimin e parë të festivalit, "Elba Folk" është pritur ngrohtë.
Festivali Botëror i Folkut në Suzdal të Moskës u zhvillua nga datat 17- 24 shtator në një skenë të madhe, të ngritur mbi një livadh. Në këtë festival merrnin pjesë 13 ansamble nga vende të ndryshme të Evropës, por edhe nga kontinenti i Azisë dhe Afrikës, e konkretisht si India, Turqia, Nigeria, Spanja, Sllovenia, Sllovakia, Kroacia, Moldavia, Polonia, Shqipëria, Ansambli shtetëror i Rusisë së Veriut dhe ansamblet republikave autonome të Moldovës, Asfatisë etj. "Konkurrimi ishte dinjitoz nga të gjitha grupet, me kostume të mirëfillta popullore. Që në fillim grupi ynë u rreshtua te më të përgatiturit së bashku me Spanjën, Ansamblin shtetëror rus, Moldavinë etj. E veçanta ishte se grupi ynë paraqiste në koncerte programe të ndryshme në valle, kostume e melodi dhe dy ditë para finales u rreshtua me Spanjën në krye të listës. Po gjatë këtyre ditëve koncertet tona u shoqëruan edhe me librat tanë "Kostume popullore të Elbasanit", "Isuf Myzyri" "Elba-Folku në vite" etj. Mendoj se edhe çmimin e merituam plotësisht", shprehet më tej etnologu Thanas Meksi. Ansambli popullor "Elba Folk" i Elbasanit i krijuar dhjetë vjet më parë ka grumbulluar një përvojë pozitive në grumbullimin e folkut shqiptar nëpër botë. "Fitoi bukuria shqiptare, në vallet e bukura, kostumet e bukura popullore, muzikën e bukur dhe çdo gjë ishte e bukur", u shpreh pas festivalit dirigjentja Larisa Atimova. Për pjesëmarrjen në Festivalin Botëror të Moskës juria përzgjedhëse në caktimin e ansambleve u bazua në CV e tyre të dokumentuar edhe në disqet muzikore dhe koreografike. Si e tillë CV e "Elba Folkut" u rendit në vendin e nëntë nga 115 CV të ansambleve të tjerë. Jashtë festivalit mbetën ansamble të tjera Bullgaria, Rumania, Greqia, etj. Ndaj presidenti i festivalit, Genadiy Danishevski e vlerësoi ansamblin shqiptar "Elba Folk" si përfaqësuesen e denjë të folkut në botë.

Gazeta Panorama
 
Një thesar i çmueshëm i epikës së lashtë shqiptare në Universitetin e Harvardit​



Në koleksionet e letërsisë gojore të Bibliotekës Widener, ndodhet thesari i quajtur Koleksioni i Letërsisë Gojore i Milman Parryt (The Milman Parry Collection of Oral Literature) që daton nga vitet 1933-35, i cili ngërthen një bagazh të madh të incizimeve të këngëve të lahutarëve të trevave të Ballkanit, në mesin e të cilëve edhe një numër i konsiderueshëm i atyre shqiptarë

PRISHTINË, 17 NËNTOR - Për universitetin e parë amerikan dhe njërin prej universiteteve më të njohura botërore, Harvardin, kanë dëgjuar të gjithë, mëgjithëkëtë ky institucion shkencor fsheh një thesar të çmueshëm të epikës së lashtë shqiptare, për të cilin dihet shumë pak.

Në degën e Folklorit dhe Mitologjisë, përkatësisht në koleksionet e letërsisë gojore të Bibliotekës Widener, ndodhet thesari i quajtur Koleksioni i Letërsisë Gojore i Milman Parryt (The Milman Parry Collection of Oral Literature) që daton nga vitet 1933-35, i cili ngërthen një bagazh të madh të incizimeve të këngëve të lahutarëve të trevave të Ballkanit, në mesin e të cilëve edhe një numër i konsiderueshëm i atyre shqiptarë.

Në këtë koleksion për të cilin përkujdesen kuratorët Steve Mitchell, Greg Nagy dhe asistenti i tyre David Elmer, në muajin shtator- tetor të këtij viti ka qëndruar epikologu ynë i shquar dr. Zymer Neziri, bashkëpunëtor i lartë shkencor në Degën e Folklorit në Institutin Albanologjik në Prishtinë.

Vizita studimore e Nezirit e realizuar në bazë të marrëveshjes për bashkëpunim ndërmjet Institutit Albanologjik dhe përgjegjësve të koleksionit të Milman Perryt në Universitetin e Harvardit në Cambrige, i ka mundësuar atij të konstatojë saktësisht gjendjen e materialeve shqip si dhe të propozojë idenë që ky material të përgatitet për shtyp e të botohet shqip dhe anglisht.

Lidhur më përmbajtjen e koleksionit Neziri thotë: “Koleksioni i Milman Perryt dhe asistentit të tij Alber Lord, që daton nga vitet 1933-35 është i mbledhur në krahinën e Sanxhakut të Jeni Pazarit. Ato janë këngë të incizuara dhe të kënduara nga lahutarët shqiptarë që janë të njohur si këngëtarë bilingualë (dygjuhësor)”.

Ndërkaq, në kuadër të koleksionit të Perryt është edhe koleksioni i këngëve shqipe i Albert Lordit, që asokohe ishte asistent i profesorit Perry, i cili qëndroi në Shqipëri, në shtator-tetor 1937.

“Ky koleksion është i shkruar në 12 fletore, të cilat Lord i ka quajtur libra. Këngë të shkruara me dorë, janë kryesisht këngë të ciklit të kreshnikëve, ndërkaq këngëtaret janë nga viset e ndryshme të Shqipërisë: Malësia e Madhe (Kelmend, Kastrat, Shkrel), Dukagjin i Ri (Shalë), Mërturim, Malësia e Vogël (Krasniqe, Bytyç)”, thekson Neziri për të shtuar: “Po ashtu aty janë të përfaqësuar lahutarë dhe zonat e lahutës që mbeten jashtë kufijve të Shqipërisë më 1912; Peja me rrethinë, krahina e Rugovës dhe krahina e Plavës dhe Gucisë”.

Koleksioni i Lordit ka gjithsej 22,645 vargje, prej tyre 20,445 janë vargje të eposit të lashtë heroik. Pjesa tjetër janë vargje epike historike (18 këngë) 4 balada dhe 2 këngë lirike.

Studiuesi Neziri shpjegon se nga vizita që i ka bërë këtij thesari në Universitetin e Harvardit i ka mundësuar atij që në Institutin Albanologjik të sjellë shtatë bobina 90-minutëshe, kopje incizimesh nga koleksioni i Perryt (me përgjegjësitë e këtij sektori ka nënshkruar tekstin për kushtet e shfrytëzimit të tij, të cilat i ka dorëzuar administratës së Institutit Albanologjik) si dhe materiale të tjera shkencore, si fjalorë, disertacione, bibliografi etj., që kanë të bëjnë me këtë thesar të çmueshëm.

Por sipas Nezirit puna nuk duhet të ndalet këtu, por duhet vazhduar me eksplorimin e këtij materiali, mu sikurse kanë bërë edhe disa kombe të tjera që kanë thesar të tyre në këtë Universitet.

“Universitetit të Harvardit i propozova që në vëllim të veçantë të botohet, shqip dhe anglisht, Koleksioni i Lordit. Po ashtu propozova që në vëllim të veçantë të botohet edhe materiali i Koleksionit të M. Perryt, pjesa dygjuhësore, shqip dhe boshnjakisht, që është me interes të madh edhe për studimet krahasimtare në fushë të epikës si dhe mbajtjen e një tubimi të përbashkët shkencor për Millman Perryn”, thekson Neziri.

Sipas Nezirit, Alfred Lord mund të radhitet në mesin e mbledhësve më të mëdhenj të eposit tonë heroik deri në Luftën e Dytë Botërore dhe mbledhësi më i madh i huaj i këtij thesari.

Thesarin e filologut klasik Milman Perry në vitin 1940 e ka studiuar edhe një kompozitor eminent i quajtur Bela Bartok, i cili ka punuar në transkriptimin e incizimeve të Parryt, të cilat i ka quajtur unike dhe ndër më të çmueshme në botë.

Incizimi i tërësishëm më të cilin është ndeshur ky kompozitor ishte i bërë me 90 këngëtarë të ndryshëm nga trojet e ish- Jugosllavisë dhe Shqipërisë, të përfshirë në më shumë se 2,200 disqe me mundësi incizimi në të dy anët e tyre, rreth 300 incizime të quajtura “këngët e grave” (“women’s songs”) dhe afro 350 disqe (disa prej të cilëve në gjuhën shqipe dhe turke dhe tetë incizime të muzikës instrumentale folklorike nga këto treva.

Pas kthimit të tij në SHBA më 1935, profesor Parry kishte humbur jetën në një aksident trafiku, ndërkaq Lordi kishte vazhduar punën e tij.

Biblioteka Widener ku ruhet ky thesar i epikës shqipe ka një fond prej 3 milionë librash dhe bashkë me 89 biblioteka të tjera përbën bibliotekën e tërësishme të Harvardit me fond prej 14 milionë tituj librash, që është edhe biblioteka më e vjetër në SHBA.

Universiteti i Harvardit i quajtur në atë kohë “Harvard College”, është themeluar me 1636 me pëlqimin e Gjykatës Kryesore të kolonisë së Massachusettsit, Bay Colony dhe është emëruar sipas drejtuesit të parë të tij John Harvard nga Charlestown, një ministër i ri i cili kur vdiq me 1638, e la bibliotekën e tij dhe gjysmën e pasurisë për këtë universitet. Në këtë institucion shkencor më të vjetër në SHBA, që ka një buxhet sa ndonjë shtet i Ballkanit, tashmë punojnë 14,000 njerëz në mbi 2,000 fakultete dhe degë të veçanta. Shtatë presidentë të deritashëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës: John Adams, John Quincy Adams, Theodore and Franklin Delano Roosevelt, Rutherford B. Hayes, John Fitzgerald Kennedy dhe George W. Bush kanë qenë bursistë të Harvardit.

Ndërkaq fakultetet e këtij Universiteti deri më tash i kanë dhuruar botës një numër të madh shkencëtarësh më të njohur, 40 prej të cilëve janë edhe laureatë të çmimit “Nobel”.

(c) koha ditore (gazete ditore kosovare)
 
Krenari shqiptari - Oso Kuka



Kjo poeme eshte marre nga romani "OSO KUKA" shkruar nga shkrimtari i shquar Sulejman Krasniqi. Gjithashtu ndodhet ne koleksionin e dr. Gerhard Geseman "Heroische Lebensform zu Literatur und weskunde Ballkanische Patriarchalitet" - Munchen - 1979.



KRENARI SHQIPTARI


Nuk te perulem, as te leshoj udhe!
Pse jam i vorfen,pa fajin tim, jam burre!
Nuk te leshoj udhe, anise pjelle e nji bareshe!
Nuk te nenshtrohem,sikur te jesh bir i cdo mbretneshe!
Ti mund te kesh lindur ne djepin me ar,
i mbeshtjellun me mendafsh te bute e te papare;
ushqye me musht luleshqerrash e me mjalte,
pasanikja te kete mbeshtjelle me brez te arte.
Po une jam me i madh se ne kasolle vorfnie,
me buke, krype e fjale fisnikie
e ruejta, e mbrojta, u gjakosa per kete toke,
nder motet ma te veshtira pushken pata shok.
Ne lahuten time do gjesh historine,
te lashte sa rruzulli per mua,per Shqiperine!
Me ka linde shqiptarja e ashper,e forte,
midis dhenve dhe krismave, mbi shkambin e ftofte,
Me ka mbeshtjelle me shallin e leshte e te ngrohte,
peshtjellakun ma te mire qe s'asht pa ne bote!
Lidhun me ka me sixhim, loze manaferre.
Nuk me ka perkedhelun, por ushqye me tamel dele!
Dhe per kete jam betue:
Askujt udhen s'kam per t'ia leshue!




Kush eshte Oso Kuka?





Një shprehje për OSO KUKËN




Shprehja "Me je mbyllur brenda si Oso Kuka" perdoret ne zhargonin e bisedave te perditeshme kur komunikon me nje njeri, qe ke kohe qe nuk e ke pare, a qe rri brenda ne shtepi per te studiuar dhe del disi rralle ne shoqeri.
Ne fakt shprehja nuk eshte krejt e saktë, sepse kujdo qe i thuhet nuk eshte as ne kushtet, as ne qellimin e "mbylljes" si Oso Kuka. Per ta kuptuar se jo cdo mbyllje ne shtepi, ne zyre , konvikt a salle studimi, eshte e ngjashme me mbylljen ne Kulle te Vranines te Oso Kukes me djemt e tjere shkodrane, le t'ju sjellim ne kujtese ngjarjen:
Ishte koha e perandorise Turke. Malazezet qe kishin shtetin dhe Mbreterine e tyre te dale pas traktatit te Shen Stefanit ne mbarim te luftes Ruso-Turke, kerkonin pushtimin e teritoreve te Perandorise Otomane, te cilat ne te vertete ishin toka shqiptare. Ne maj te vitit 1862, forcat malazeze nisen sulmet ne Malesi te Shkodres por u thyen nga malesoret e Hotit dhe te Grudes. Nje muaj me vone, forca te shumta ushtarake te Malit te Zi, sulmuan ishullin e Vranines. Per te mbrojtur piken kufitare te Vranines, qe eshte anen veriore te Liqenit te Shkodres, dolen vullnetare nga Rinia Shkodrane. Nder keto ishte dhe i riu nga qyteti i Shkodres Oso Kuka.
Detyra e grupit te tij prej 24 vetesh ishte te mbronin Kullen e Vranines qe ishte dhe poste kufitare, qe ndante shtetin malazez me perandorine otomane. U zhvilluan luftime te shumta, ne mes te grupit te djelmoshave shkodrane te komanduar nga Oso Kuka dhe ushtareve te shumte malazezë. Oso Kuka me shoket e vet rezistoi gjate, mirepo sulmuesit malazezë ishin te shumte, dhe vendosen ta marrin me cdo kusht Vraninen.
Oso Kukes po i vriteshin bashkeluftetaret e vet nje e nga nje dhe ndihma nga qyteti i Shkodres po vononin te vinin. Ne momentet e fundit, kur malazezet mendonin se kulla do te dorezohej, sepse ishi vrare pothuaj te gjithe mbrojtesit, Oso Kuka me dy tre shkoket e mbetur akoma gjalle, megjithese me trupin plage, vendosin te mos dorezohen te gjalle ne duart e armikut.
Mbledhin te gjitha fucitë e barotit ne nje vend te kulles dhe ndenjen ne pritje te sulmit vendimtar te armiqeve. Kur ushtaret malazeze menduan se shqiptaret ishin vrare te gjithe, dhe i u afruan kulles me deshiren, kush me pare te hynte brenda per te vendosur flamurin malazez ne maje te kulles, Oso Kuka i gatshem me pishtar ne dore, i vuri flaken fucive te barotit. Kulla u hodh ne ere bashke me rrethuesit dhe mbrojtesit. U degjua nje shperthim i tmerrshem.
Jehona e kesaj ngjarje shume shpejt u percoll ne Shkoder e ne Podgorice - kryeqyteti i Malit te Zi. Ishin vrare te 24 djelmoshat shkodrane ne kohen me te bukur te jetes se tyre, por e kishin shpaguar vehtem duke vrare me qindra armiq qe u dogjen e perveluan ne ekstazen e fitores qe u kthye ne nje tragjedi, e cila edhe sot e kesaj dite kujtohet me hidherim ne Mal te Zi.
Nenat shkodrane e rapsodet e malesise se Shkodres, trimerine e Oso Kukes e kenduan ne kenge trimerie qe edhe sot e kesaj dite degjohen me admirim nga i gjithe populli shqiptar. Oso Kuka shume shpejt u kthye ne simbol trimerie e vetmohimi per mbrojtjen e trojeve shqiptare, qe mizorisht u pushtuan nga fqinjet tane ballkanike, dhe shembellesa e tij ishte e gjalle e frymezuese edhe ne zjarrin e luftes per lirine dhe pavaresine e Shqiperise dhe me pas.
Nder shkrimtaret qe eshte frymnezuar me shume nga akti vetmohues i Oso Kukes eshte At Gjergj Fishta, i cili ne kryevepren e tij "Lahuta e Malesise" i kushton kater prej tridhjete kengeve te librit, Oso Kuka, Preja, Vranina, dhe Deka.

përgatitur nga Kolec Traboini, Boston
 
Kultura Tradicionale në Shqipëri​



Në Shqipëri njihen dy grupime të mëdha etnografike, të konsoliduar që nga mesi i shek.XVIII, që janë: Gegëria në veri të lumit Shkumbin dhe Toskëria në jug të tij. Gegëria përbëhej nga Gegëria e mirëfilltë, Dukagjini apo Leknia, Malësia dhe Fushat Bregdetare të Veriut, kurse në Toskëri bënin pjesë: Toskëria e mirëfilltë, Myzeqeja, Labëria e Çamëria. Natyrisht, përbrenda këtyre krahinave etnografike ekzistonin edhe ndarje të tjera më të vogla.


Mënyra e jetesës në fshat – Doke e zakone


Vendbanimet në Shqipëri, qysh në mesjetë, kishin arritur një stabilitet dhe kishin kufij të përcaktuar mirë, që ndanin një fshat nga të tjerët. Kufijtë shënoheshin me gurë të mëdhenj të ngulur në tokë, me grumbuj plisash, me rrjedhën e përrenjve e të lumenjve, me shenja në trungjet e drurëve, atje ku kishte pyll, etj. Lëvizja e këtyre shenjave konsiderohej një faj shumë i rëndë. Çdo fshatar i njihte mirë kufijtë e fshatit të vet dhe mund t’i tregonte me lehtësi, duke përmendur toponimet përkatëse.
Përbrenda kufijve të fshatit, përfshiheshin trojet e banesave e përqark tyre oborret e kopshtijet, pastaj vinin arat ose tokat e punuara dhe më tej kullotat dhe pjesa e malit a e pyllit, që i përkiste fshatit. Kjo ndarje e territoreve të fshatit, në shumë zona të Shqipërisë, ruhej ende mjaft mirë deri në vitet e Luftës së Parë Botërore, sidomos atje ku mbizotëronte fshatarësia e lirë. Pronë plotësisht private, mbi të cilën fshatari dispononte krejtësisht, ishin trojet e banesave dhe kopshtijet, kurse tokat e mbjella ishin në disponim të tij, deri sa ishin nen kulturë. Pasi mblidhej prodhimi bujqësor, tokat liroheshin dhe kushdo mund të lëshonte bagëtinë për t’i kullotur, të tjera toka që shfrytëzoheshin së bashku, pra fshatçe, ishin toka djerrë në vërri, kullotat e mali dhe sidomos, burimet ujore për vaditjen e tokave të mbjella, që bëhej sipas një rradhe rreptësisht të caktuar për çdo familje.
Vendbanimet fshatare, në përgjithësi, i janë përshtatur klimës dhe relievit ku janë vendosur. Fshatrat më të ulta janë ato të Fushave Bregdetare, kurse fshatrat më të larta arrijnë deri në 1400 metra mbi nivelin e detit dhe ndodhen në rrethin e Korçës e atë të Kukësit. Banesat e një fshati mund të ishin të grumbulluara ose të shpërndara, madje në disa zona edhe shumë të shpërndara. Sidoqoftë, fshati kishte një qendër shoqërore, rreth së cilës gravitonte aktiviteti i njerëzve në kohën jashtë punës dhe kjo mund të ishte një shesh i vogël pranë një rrapi a një lisi shekullor, dyqani i ndonjë bakalli ose oborri i një ndërtese kulti (kishe a xhamie). Në gjysmën e dytë të shek.XX, në shumicën e fshatrave, fondi i banesave pothuaj u përtri, duke ndryshuar tipet e banesave tradicionale të mëparshme. U bënë edhe shumë ndërtime social-kulturore, si shkolla e kopshte fëmijësh, shtëpi e vatra kulture, njësi tregtare, etj.
Nga përllogaritjet e historianëve ka dalë se, në shek.XV, në Shqipëri, mesatarja e shtëpive për çdo fshat, ishte 21; mesataren më të lartë e kishte rrethi i Elbasanit, me 38 shtëpi, i ndjekur nga rrethi i Korçës, me 28 shtëpi për fshat. Deri në çerekun e parë të shek.XX, rreth 80% e popullsisë punonte e jetonte në fshatra, shumica e të cilave kishin nga 20 shtëpi afërsisht, dhe 3% e fshatrave kishin mbi 1000 banorë. Në 50-60 vitet e fundit, përqindja e popullsisë fshatare ndaj popullsisë së përgjithëshme, ra ne 64%, megjithëse qeveria e kohës synonte që fshati të mos braktisej. Pra, mund të pohojmë, se pesha e kulturës fshatare ndaj asaj qytetare, është ende e ndjeshme.
Gjatë shek.XX e sidomos pas Luftës së Parë Botërore, mënyra e jetesës në fshatin shqiptar pësoi ndryshime të rëndësishme. E megjithatë, në jetën familjare, si edhe në jetën shoqërore, vazhduan të ruhen festa popullore me forma të ndryshme argëtimi dhe në ndërgjegjen e njerëzve u ruajtën shumë pasuri shpirtërore, të manifestuara në folklorin gojor e muzikor të krahinave të ndryshme, sidomos në epikën legjendare e atë historike, edhe pse hynin vazhdimisht shumë ide e shije të reja, me anë të mjeteve të reja të komunikimit masiv.
Në ambientin fshatar shqiptar, familja ka ende stabilitet të mirë dhe kohezion të bazuar në jetën ekonomike të saj. Përsa i përket strukturës së saj, mund të thuhet se ajo tashmë, është thjeshtuar mjaft. Në pjesën më të madhe të vendit, familja përbëhet nga çifti i të martuarve me fëmijët e tyre beqarë. Vajzat e martuara jetojnë në familjen e burrit. Djemtë e martuar, pak kohë pas martese, veçohen nga familja e prindërve dhe jetojnë më vete, por në shumë raste, djali më i vogël mbetet në shtëpinë e prindërve dhe jeton me ta. Kështu, mesatarja e frymëve për familje është 5-6 vetë, por ka fshatra, ku kjo mesatare është më e ulët. Megjithatë, në kujtesën e njerëzve të moshuar, ruhen raste familjesh të mëdha, ku vëllezërit e martuar e fëmijët e tyre jetonin së bashku. Në këto familje kishte detyrimisht një rregull strikt në ndarjen e punëve dhe të detyrave për të gjithë. Atje ruheshin më gjatë edhe doke e zakone të dikurshme të jetës familjare, praktika e rite pagane, etj.
Në ritet e besimet që kanë të bëjnë me ciklin e jetës, pra me lindjen, martesën e vdekjen, studjuesit që janë marrë me to, kanë mundur të hetojnë edhe rite të lashta, të cilat, sado të zbehta, jetojnë aty-këtu. Këto janë kryesisht rite për të ndjellë mbarësi për familjen e çiftuar e çiftet e reja, që të shtohen e të kenë sidomos trashëgimtarë meshkuj. Ndër zakonet e vdekjes, mund të shënojmë se deri në Luftën e Dytë Botërore, në disa krahina ruhej vajtimi me “ligje” (këngë mortore).
Mjaft rite e besime të tjera lidhen me data të caktuara të një kalendari të vjetër popullor dhe sipas studjuesve, kanë të bëjnë me kulte të herëshme blegtorale e bujqësore. Bie fjala, Dita e verës apo 1 Marsi, shënohej nga një pastrim i përgjithshëm ritual i banesave dhe i oborreve dhe më në fund, jo vetëm u vihej zjarri plehrave të mbledhura gjatë këtij pastrimi, por në atë zjarr hidheshin edhe vetë fshesat e vjetra, për të filluar stinën e re me fshesat e reja, pra është fjala për një rit purifikator, Dikur, në fshatra, Dita e verës pritej me shumë gëzim, sidomos nga fëmijët. Dita e Shën Gjergjit (23 Prill), ishte gjithashtu nje festë e shoqëruar me rite e praktika zbavitëse. Atmosferë gëzimi e hareje në fshat krijonin edhe zjarret e mëdhenj, që ndizeshin nëpër oborre e në kryqëzime të rrugëve më 22 Qershor, Ditën e Shën Gjonit. Rite shumë interesante shoqëronin dikur nëpër malësi festën e “buzmit” në natën e solsticit të dimrit.
Shumë festa të motmotit lidheshin me javën bujqësore e blegtorale, si ishin përfundimi korrjeve, qethja e dhënve, kthimi i barinjve nga kullotat verore, etj.


Mite e besime popullore


Një aspekt me interes i kulturës popullore shqiptare kanë qenë padyshim, mitet, supersticionet e besimet fetare. Dihet historikisht, se feja e krishterë filloi të përhapej ilegalisht në Iliri, që në shekullin e parë të erës sonë. Ungjillëzimin e saj e filloi Shën Pali dhe e përfunduan misionarët latinë. Kjo shpjegon faktin, se përse në gjuhën shqipe, terminologjia fetare e krishterë është e burimit latin, si në Veri e në Jug. Me përhapjen e myslimanizmit, e sidomos nga shek.XVII e këtej, lindën disa fenomene të veçanta, si kriptokristianizmi në disa fshatra në rrethin e Elbasanit (në krahinën e Shpatit), që vazhdoi deri në Shpalljen e Pavarësisë më 1912. Por në shek.XIX, edhe në disa zona të Shqipërisë Veriore (psh në Lurë), kishte familje të përziera në pikpamje fetare: disa pjesërisht katolikë e disa të tjerë myslimanë. Nga Lufta e Parë Botërore ka ardhur duke u rritur edhe numri i atyre, që nuk i ndjekin rregullisht praktikat fetare. Në këtë kuadër historik, nuk është e vështirë të kuptohet, se si u bë e mundur që të ruhej deri në shekullin tonë një përzierje e traditave të lashta pagane, me elementë të krishtërimit e të myslimanizmit.
Ndër mitet më të lashta të ruajtura aty-këtu deri në fillim të shek.XX, ishte sigurisht
kulti i diellit, i cili ka lidhje me kultin e zjarrit e të vatrës (sepse vetë dielli është burim drite e ngrohtësie), si edhe me kultet bujqësore e blegtorale (sepse jeta e çdo gjallese në tokë varet nga dielli). Ruhej gjithashtu, nderimi për disa maja malesh, që adhuroheshin, si “maja të diellit”. Kështu, në data të caktuara, bëheshin pelegrinazhe në disa maja malesh, si Maja e Rumies, Gjalica e Lumës, Çuka e Tomorrit, këndravica, etj. Në këto festa ndizeshin zjarre të mëdhenj në pritje të lindjes së diellit dhe besohej se ata ia shtonin fuqinë diellit. Le të kujtojmë këtu, se mallkimi më i fortë që ndeshim në epikën legjendare për kundërshtarin e heroit, është: “T’u shkimt hisja e diellit”.
Në shumë vise shqiptare ka patur gjurmë të një “kulti të gjarpërit”, veçanërisht, për gjarpërin e bollës e shtëpisë që konsiderohej si një hyjni mbrojtëse. Kulti i gjarpërit ka qenë shumë i njohur edhe tek Ilirët e lashtësisë e sidomos tek dalmatët. Në malsitë tona, dikur mendohej se çdo shtëpi e kishte gjarpërin e vet mbrojtës.
Në epikën legjendare flitet edhe për figura të tjera mitologjike mbrojtëse të njeriut, si ishin orët dhe zanat a shtojzovallet. Ora mund të merrte në mrojtje personin, familjen, por edhe gjithë fisin. Zanat ishin gra të bukura, por edhe trime e luftëtare. Besohej, se ato banonin në shpella mes pyjesh, pushonin në mrize, pranë burimeve ose në maja malesh. Studjuesit e mitologjisë mendojnë, se zana ka lidhje me një perëndi ilire të pyjeve e të burimeve që, në interpretimin romak mori emrin Diana.
Dragoi përfytyrohej si një qenie e mbinatyrëshme, me fuqi të jashtëzakonshme. Bëma e tij kryesore ishte të lironte ujrat, që i kishte zënë kuçedra. Besohej, se dragojtë luftonin sidomos në kohë furtunash të mëdha, duke përdorur topuzat, heshtat, shigjetat, gurët me brima, por sidomos parmendat e zgjedhat. Ata mund të shkulnin edhe drurë të mëdhenj e gurë të malit.
Kuçedra, përfytyrohej si një qenie mitologjike, që mishëronte forcat e verbra shkatërruese të natyrës. Thuhej, se ajo ishte si një gjarpër i madh me 3, 7, 9 ose 12 koka, që mund të villnin zjarr. Zinte vend pranë burimeve, ndalonte ujin dhe i linte njerëzit të vuanin.
Ka pasur padyshim edhe figura të tjera interesante në mitologjinë shqiptare, që nuk mund të arrijmë t’i përmendim këtu, ashtu si ka patur edhe supersticione mbi magjitë, syrin e keq, parashikimin e së ardhmes, etj.
Arti fshatar e zejtaritë artistike
Zhvillimi i artit fshatar dhe i zejtarive artistike në tre-katër shekujt e fundit në Shqipëri, ka qënë i lidhur ngushtë me kushtet historike e shoqërore të vendit, si ishin pushtimi i gjatë osman me pasoja të rënda në plan fetar e kulturor, shtypja kombëtare e shoqërore e ushtruar gjatë këtij sundimi të huaj, etj. Këto kushte të vështira penguan lulëzimin e artit në shumë fusha, si në arkitekturën monumentale, në skulpturë, etj. dhe e ndrydhën për një kohë artin vendas në sfera më të kufizuara si janë artet minore. Në pamundësi për të trajtuar të gjitha fushat e arteve të aplikuara popullore, më poshtë, po flasim shkurtimisht vetëm për disa prej tyre.
Në fshatin shqiptar, tradita e punimit dhe e zbukurimit të objekteve të vogla prej druri nga vetë fshatarët për nevoja të jetës së përditshme, aty-këtu, u ruajt e gjallë edhe në gjysmën e parë të shekkullit XX. Kështu, barinjtë zbukuronin krraba e kupacë, furka, boshte, etj. Ndërsa të tjerë, fshatarë më të stervitur, punonin shkambe e karrige me forma tradicionale, si ishin ato të Dukagjinit, të Pukës, të Mirditës, etj., apo djepa për fëmijë, vegla muzikore e sidomos arka për pajë.
Në disa krahina të vendit, punimi i drurit kishte arritur të ngrihej në zejtari artistike.
Nga shekujt XIII-XIX, kemi ekzemplarë gdhëndjesh në dru, që tërheqin edhe sot admirimin tonë, si interiore ndërtesash kulti, interiore banesash fshatare e qytetare, etj. Një nga ekzemplarët më të përkryer është padyshim ikonostasi i kishës ortodokse të fshatit Leusë të Përmetit, i punuar në fund të shekullit XVIII. Atje, sfondi vegjetal është mbizotërues, por me degët e gjethet e shumta, ndërthuren edhe figura kafshësh reale e fantastike, zogj e simbole të ndryshme kristiane.
Punime të shquara në dru gjenden edhe në interiore banesash, kryesisht tavane, dollapë muri. kapakë dritaresh, trapazane, në qytete si Gjirokastra, Berati, Elbasani, Shkodra, Prizreni, etj.
Traditën e punimit të argjendit e gjejmë në lulëzim të plotë në shekujt XVII-XVIII. Edhe sot, ruhen veçanërisht në koleksione muzeale, objekte argjendi me mbishkrime të datuara e me prejardhje nga qendra të ndryshme qytetare të vendit, si Shkodra, Elbasani, Berati, Voskopoja, etj. Ato janë shumë herë të një cilësise të lartë artistike, qofshin kulti, si kryqe, potirë, kapakë ungjijsh, etj., qofshin objekte laike, si stoli trupi, pajisje shtëpiake, etj.
Mjeshtrat e talentuar argjendarë të qyteteve, gjatë shekujve XVIII-XIX, kanë punuar për të veshur me pafta argjendi një numur shumë të madh pushkësh të gjata, koburesh, jataganësh, vezmesh, qe konsideroheshin si pajisje të nevojshme të çdo burri, nga të cilat, një numur i mirë ruhet ende nëpër muzetë e vendit. Madje, ka shumë prej tyre, që janë edhe të lara me ar.
Midis të gjitha objekteve prej argjendi të ekzekutuara me teknika të ndryshme (me të rrahur, me të derdhur, etj), finesë të veçantë paraqesin punimet me filigranë, qe ishin më fort një specialitet i mjeshtërve argjendarë të qyteteve të veriut se sa i atyre të jugut.
Gratë fshatare në Shqipëri, prej shekujsh janë marrë me endjen e pëlhurave të ndryshme, që shërbenin qoftë si pjesë veshjeje, qoftë si pajisje shtëpiake (dyshekë, peshqirë, shtroje, mbulesa, piceta duarsh, mësalla tryeze, etj).
Në Shqipëri, pëlhurat e mëndafshta janë punuar e përdorur më shumë se në vende të tjera të Ballkanit, ndoshta sepse edhe klima e favorizonte rritjen e krimbit të mëndafshit, meqenëse në disa zona ishte mjaft i përhapur mani i bardhë.
Tekstilet e leshta, të ekzekutuara me një varg teknikash të ndryshme pune, përdoreshin gjerësisht dhe ruanin shumë karakteristika lokale, që i bënin punimet e një krahine të dalloheshin nga ato të krahinave të tjera.
Të tjera punëdore me interes, ishin thurjet e ndryshme me shtiza, ojat e dantelat e sidomos qendisjet e shumëllojshme, që nga qendisjet e thjeshta fshatare deri tek qendisjet e mahnitëshme e virtuoze, me fije mëndafshi ose ari të mjeshtrave qendistarë të disa qyteteve, dhe më herët, edhe pranë manastireve të kohës. Midis punëve të tyre, kemi edhe ekzemplarë të rrallë, si është rasti i Epitafit të madh të Glavenicës (pranë Beratit), që mban datën 1373, si dhe të tjera qendisje laike e fetare me interes të veçantë.


Kostumet tradicionale​


Veshjet popullore, janë pa dyshim një nga manifestimet më të fuqishme të kulturës tradicionale. Ato janë trashëguese e transmetuese të shumë elementëve, që vijnë nga lashtësia dhe nga koha e mesme, por janë njëkohësisht edhe shprehje e marrëdhënieve kulturore me popuj të tjerë gjatë shekujve.
Tipet kryesore të veshjeve popullore shqiptare për burra janë: kostumi me fustanellë, kostumi me këmishë të gjatë e dollamë (cibun), sipër kostumi me tirq dhe ai me poture (pantallona të shkurtra deri te gjuri). Pra, në Shqipëri, burrat kanë mbajtur si veshjet në formën e një fundi të gjerë, ashtu edhe ato në formë pantallonash, por të parat kanë dalë nga përdorimi më herët se të tjerat. Pjesët më të zbukuruara ishin jelekët dhe xhamadanët e kostumit festiv. Burrat shqiptarë mbanin edhe stoli të ndryshme argjendi, si jastekë gjoksi, sumbulla dekorative tek jelekët, unaza, pipa e kuti cigaresh, por mbi të gjitha, armët e brezit e të krahut, që ishin gjithnjë të stolisura pasurisht.
Për gra, tipet kryesore të veshjeve, ishin: kostumi me xhubletë (një fund në formë këmbane), kostumi më këmishë të gjatë e xhokë shajaku sipër, kostumi me dy futa të vendosura mbi këmishën e gjatë, njëra përpara e tjetra prapa dhe kostumi me mbështjellëse (një fund i hapur, i mbledhur tek beli me rrudha ose pala).
Në veshje, ngjyrat e zbukurimet ndryshonin simbas moshës. Për të vegjëlit e të rinjtë, kostumi krahinor mund të ishte më i thjeshtë. Ndryshe nga popuj të tjerë të Ballkanit, në Shqipëri, vajza që kishte arritur moshën e martesës, duhet të vishej thjeshtë e pa stoli, flokët t’i mbulonte mirë me një shami dhe të mos vishte rrobë të kuqe. Kostumi i martesës ishte varianti më i pasur i veshjes së krahinës, si për nuset edhe për dhëndurët. Për nuset, stolitë metalike ishin të pamungueshme, madje, përdoreshin edhe me tepri, sepse këtu, me sa duket, kishte rendësi jo vetëm funksioni i tyre estetik, por edhe funksioni magjik që u atribuohej. Për nuset, rëndësi të veçantë kishte zbukurimi i kokës. Disa vjet pas martese, veshja fillonte të lehtësohej nga zbukurimet.
Të vdekurit i visheshin, sipas zakonit, ish rrobat më të mira. Në veshjet popullore, shenjat e zisë ishin të pakta, gratë mund të vishnin praptas ndonjë nga pjesët më të zbukuruara të kostumit, psh. xhokën a përparjen.
Studimet e deritanishme, kanë treguar se pjesët përbërese të veshjeve tradicionale, nuk kanë të gjitha të njejtën moshë. Ka pjesë, që të kujtojnë veshjet mesjetare, me ndikime bizantine e orientale, të tjera që vijnë si një jehonë e kohës antike, por ka edhe elementë, që mund të lidhen me kulturën ilire. Mund të përmendim kështu analogjitë e verejtura midis linjës popullore dhe “dalmatikës” ilire, apo midis kapuçave, strukave (shalleve), opingave, etj. dhe elementeve respektivë, të përdorur nga ilirët. Falë këtyre elementeve të trashëguar nga kultura ilire dhe ajo e arbërve të mesjetës, gjatë zhvillimit të tyre historik, veshjet popullore kanë arritur të fitojnë një varg tiparesh origjinale, që marrin vlerat e një treguesi etnik, i cili i dallon veshjet shqiptare nga ato të popujve të tjerë.

Prof.Dr.Andromaqi GJERGJI
Etnologe
 
Eshte mekat qe muzika folklorike shqiptare eshte lene pas dore dhe nuk po merr vemendjen qe i takon. Ndihesh edhe me keq kur degjon studiues te huaj te flasin me aq pasion per kete pasuri kombetare ndersa vete muzikologet shqiptare kane kaluar ne nje pasivitet te turpshem.
Shpesh nga ne shqiptaret rrihet gjoksi me nje mburrje per vjetersine tone, talentet qe kemi, vlerat si popull dhe sidomos kohet e fundit kjo renie gjoksi eshte veshur me nuanca te theksuara nacionalizmi qe me shume demton sesa tregon vlerat e verteta. Por nese ka dicka per te cilen ne si shqiptare duhet me te vertete te krenohemi, ajo eshte muzika jone folklorike.
Folklori muzikor shqiptar eshte nje nga me te pasurit ne bote jo thjesht per ritmet e thyera dhe nderthurjen shume te rralle te tingujve por sidomos per larmishmerine e tij. Nuk ka shembull tjeter ne bote ku te kete nje mori te tille ne nje siperfaqe km katore dhe numer popullsie kaq te vogel sa Shqiperia.
Zona e Veriut eshte nje thesar i vertete tingujsh instrumental (ciftelia, lahuta) dhe zanor (kenget e maje krahit, epikat mashkullore dhe polifonia grarishte qe po behet gjithmone e me e rralle). Ska vend ne bote te kete kenge te nje natyre te tille dhe nderthurje zanore me kombinime kromatike dhe me pas se gjysem toni sic ka folklori i Veriut te Shqiperise.
Me pas kemi Shqiperine e Mesme e cila ndonese paraqet shume nga influencat Turke perseri ka autenticitetin e saj dhe ka ruajtur vlera fantastike persa i perket muzikes folklorike instrumentale dhe asaj zanore. Jane te famshme kenget e dasmave dhe ato festive te kesaj treve ku dominojne temat solistike por edhe ato ne grup.
Dhe me pas eshte treva e Jugut qe eshte nje thesar i vertete ne ritme dhe tinguj. Polifonia e Jugut ska te krahasuar dhe pervec nje rasti ne Kaukaz qe eshte disi i ngjashem nuk ka te dyte ne gjithe boten. Greket kane nje polifoni paksa te ngjashme me tonen por kurresesi skane larmishmerine dhe nderthurjen zanore dhe sidomos nderthyrjen modale brenda nje kenge te vetme.
Me kujtohen festivalet e Gjirokastres nder vite dhe cfare pasurie qe ishin. Ne ato kohera na dukej dicka qesharake dhe absurde (per faj dhe te moshes qe kishim) por ka qene nje kultivim i persosur i vlerave te folklorit shqiptar. Pavaresisht nga tematika e disa kengeve qe thureshin per Partine dhe Enverin ne to derdhej gjithe talenti popullor dhe si te tilla jo vetem qe se humbasin kurre vleren por perkundrazi e kane percuar ate ne nivele me te larta. E mira e atyre festivaleve ka qene qe jo vetem pasurohej folklori por edhe rikujtoheshin kenget dhe tingujt e vjeter folklorik.

Me pas kjo tradite shkoi drejt harreses (desh zoti jo teresisht) dhe u krijua nje tjeter "tradite" e perpunimit te kenges dhe muzikes folklorike duke e shnderruar ne ate popullore ku u shtuan perdorimi i instrumentave moderne dhe kombinime te tipit sllav dhe grek. (flas per kete lloj muzike mbas viteve 90-te). Ky ka qene dhe demi me i madh qe i eshte bere muzikes tone popullore. Stili sllav qe fatkeqesisht u importua nga Kosova, bastardimi i kengeve popullore dhe sidomos interpretimi i tyre nga pseudoartiste dhe sharlatane qe u vetquajten muzikante futi nje fryme jo vetem shume te gabuar por edhe me tendenca komplet te huaja.
Me kujtohet mesi i viteve 90-te kur degjoje kenge popullore shqiptare te konvertuara ne nje stil arab ose turk ose grek ose akoma me keq sllav. Dhe kjo fryme u percua nga kengetare qe me vone u konsideruan si shume te suksesshem dhe popullore, interpetimet e te cileve sot kane mbushur jo vetem faqet e internetit por edhe tregun shqiptar te muzikes.
Kjo eshte ajo qe nuk i falet muzikologeve, etnomuzikologeve dhe studiuesve te Folklorit Shqiptar. Kjo lloj apatie do kete pasoja katastrofike per brezat qe do vijne sepse eshte nje tradite qe po demtohet shume nga amatorizmi dhe huazimet.
Fatmiresisht kane mbetur muzikante dhe studiues qe jo vetem se kane harruar se cfare vlerash ka muzika folklorike shqiptare por edhe po perpiqen ta ruajne ate, dokumentojne dhe paraqesin para gjithe botes si nje vlere e rralle qe duhet mbrojtur.
Do ju keshilloja librin Enciklopedia e Muzikes Popullore Shqiptare nga prof. doc. Vaso Tole (te cilin e njoh personalisht dhe ruaj nje respekt absolut).
Po ju paraqes disa rrjeshta nga libri i tij:

Një hyrje për enciklopedinë

Skedimi, studimi dhe shpjegimi i fjalësit të muzikës popullore si dhe vetë muzikës popullore në një vështrim më të gjerë, siç dihet, deri më sot është bërë në mënyrë të pjesshme. Është bërë pjesërisht sepse ndër të tjera edhe vetë shkenca etnomuzikologjike ( formuar në gjysmën e dytë të shek. XX), është një shkencë e re në lëmin e shkencës shqiptare të antropologjisë kulturore. Pavarësisht sa më sipër, duhet të pranojmë se ka ekzistuar një literaturë e cila ndonëse anësisht, ka cekur këtë terren të paeksploruar mirë deri më sot. Gjurmët e para të fjalësit të muzikës popullore do t'i hasim në vetë folklorin letrar shqiptar, qysh në momentet e para kur ai filloi të mblidhej dhe shkruhej. Mbledhje dhe botime të këngëve popullore duke filluar nga shek. XVIII kanë bërë Reinholdi, Hani, Pukëvili, Dozoni, Mitkoja, Hekordi, Basile, Camarda, Crispi, Staffa, Biondelli, Schiroi, De Rada etj. Gjithashtu një lëndë të pasur do të gjejmë edhe në veprat e para të letërsisë së vjetër shqipe duke filluar me Buzukun, Budin, Bogdanin, Frang Bardhin, Marin Barletin etj.

Për herë të parë, më 1891, botohet në Strasburg "Fjalori etimologjik i gjuhës shqipe" i Gustav Mejerit, në të cilin, një pjesë e vogël e fjalëve të këtij fjalori i përkisnin fjalësit të muzikës sonë popullore, e përgjithësisht folklorit shqiptar. Disa vjet më vonë gjejmë të tjera fjalë të muzikës sonë në fjalorin "Bashkimi" fjalor i shqipes, Shkodër 1908. Më tej vazhdojmë me punimet bibliografike të cilat kanë evidentuar lëndën muzikore folklorike shqiptare. Ndër këto punime përmend "Bibliographija shqype" e autorëve F.Manek, Dr. Gj. Pekmezi dhe A. Sotz botuar në Vjenë më 1909; At Vinçenc Prenushi "Visari Komtarr" Sarajevo 1911; "Bibliografia shqipe"-vepër postume e Emil Legrand botuar në Paris më 1912; bibliografia e Norbert Joklit etj. Pas çlirimit, Dh. S. Shuteriqi boton më 1956 "Bibliografinë e arsyetueme të folklorit shqiptar" tek buletini për shkencat shoqërore; Q. Haxhihasani boton "Kontribut për bibliografinë e studimeve folklorike-etnografike shqiptare", më 1957 tek Buletini i Universitetit Shetëror të Tiranës; Andromaqi Gjergji boton "Bibliografinë e etnografisë" etj.

Si botime specifike, më 1965, Ramadan Sokoli boton si pjesë të librit të tij "Folklori muzikor shqiptar-morfologjia" më 1965 "Fjalorth etnomuzikologjik". Në vitin 1981, po nga Prof. Sokoli kemi realizimin e një fjalori teknik dhe etimologjik të veglave popullore të botuar si pjesë e librit "Gjurmime folklorike". Më 1986 Palokë Rotani boton "Fjalorth muzikor nga Malësia e Madhe", tek "Kultura Popullore", 2/1986; më 1989 në librin "Studime mbi leksikun dhe mbi formimin e fjalëve në gjuhën shqipe". Prof. A.Kostallari, në kap. "Rreth depërtimit të turqizmave", Vol III, evidenton rreth 100 turqizma që kanë hyrë në muzikën popullore shqiptare. Me rëndësi e konsiderojmë edhe punimin "Huazime orientalizmash në shqipet" e Tahir Dizdarit, punim i cili evidenton të gjithë atë lëndë muzikore me burim oriental etj. Në vitin 1997, Vasil S. Tole përzgjedh dhe boton "Fjalorin etnomuzikor etimologjik të shqipes" sipas veprës "Studime etimologjike" të Prof. E.Çabej, tek libri "Muzika & Letërsia"

Enciklopedia.jpg
 
Folklori muzikor



Muzika Shqiptare




Folklori muzikor



përbën një ndër pasuritë më të çmuara të vendit. Në përshkrimet e studjusve të huaj të ardhur në Shqipëri gjatë shekujve XVIII-XIX është arritur përafërsisht në konkluzionin se pasuria kryesore e Shqipërisë është folklori muzikor, por ka edhe krom edhe naftë.
Folklori muzikor bën një jetë aktive edhe sot, ndërkohë që gjurmët e lashtësisë së tij janë provuar që prej shekujve XIV-XIII p.e.s. Në objekte të ndryshme arkeologjike – skulptura, basoreliefe, terrakota, etj. – janë përfiguruar qartë vegla popullore, që përdoren deri në ditët tona, valltarë, këngëtarë, kostume karakteristike, etj.
Folklori muzikor shqiptar është jashtëzakonisht i pasur , çka dhe shprehet në ekzistencën e muzikës vokale që nga forma njëzërëshe e deri tek shumëzërëshi; në muzikën me vegla popullore; muzikën me zë e vegla; muzikën për shoqërimin e valleve popullore, etj. Këtyre u shtohet dhe një fond i madh veglash popullore të klasifikuara në katër grupet tashmë të njohura si ideofone, membranofone, kordofone, areofone.
Folklori muzikor shqiptar e bën jetën e vet në një ndarje specifike, që lidhet me format e të shprehurit muzikor dhe me tipet kryesore të instrumenteve të përdorur. Lumi i Shkumbinit, që përshkon mes për mes Shqipërinë, përvecse ndan dy dialektet kryesore të vendit në Gegë në Veri të Shkumbinit dhe në Toskë në Jug të Shkumbinit, shërben edhe si kufi natyror për klasifikimin e tipologjisë së folklorit muzikor. Në veri të lumit Shkumbin lokalizohet zona monodike e të shprehurit muzikor, e shoqëruar kjo me shkallët modale (diatonike apo kromatike) sëbashku me vegla muzikore specifike për këtë zonë, si lahuta dhe çiftelia. Ndërkohë, për trevat që shtrihen në jug të lumit Shkumbin është karakteristik fenomeni i të shprehurit muzikor në iso-polifoni (ang. Poliphonie with burdon) me përdorimin e shkallëve pentatonike si dhe të instrumenteve specifik si gajde dhe bicula (fyell i dyfishtë). Krahas muzikës fshatare pa shoqërim me vegla (a capella), duke nisur nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, lindi dhe u kristalizua muzika popullore qytetare, që në Jug të Shqipërisë takohet kyesisht në qytetet Korçe, Vlorë, Sarandë, Delvinë, Përmet, Leskovik, Pogradec, me formacionin polifonik të Sazeve (të përbërë nga instrumente të importuar si klarineta,violina dhe fizarmonika, si dhe nga vegla popullore karakteristike si lahuta, dajre, fyell), ndërsa në Veri në qytetet Shkodër, Durrës, Elbasan, Kavajë, etj., shoqëruar nga ansamble popullore monodike ose monodi me shoqërim (të përbërë nga vegla të importuara si klarineta, fizarmonika dhe violina, por edhe nga vegla të traditës popullore, si kemanxhia, fyelli, etj).
Nisur nga roli i dorës së parë që ka në traditën shqiptare, folklori muzikor studjohet si lëndë e veçantë në shkollat e mesme të përgjithëshme, në ato artistike, si edhe në Akademinë e Arteve të Tiranës, ku formohen edhe etnomuzikologët e ardhëshëm.

Regjistrimet e folklorit muzikor shqiptar nisin që prej viteve 1900 e këtej. Përpara viteve 1940 ato janë realizuar pranë shoqërive Odeon, Columbia, Pathé, His master’s voice. Regjistrime më të vona takohen edhe në formën e CD-ve, si CD me muzikë të “Familjes Lela”, prodhuar në Francë më 1992 nga Judigo; dy CD me muzikë toske të “Laver Bariut”, prodhuar përkatësisht në Greqi dhe Angli, etj.

Aktivitetet kryesore folklorike shqiptare janë Festivali Folklorik Kombëtar, mbajtur çdo pesë vjet, i cili ka filluar në vitin 1952 në qytetet Lezhë dhe Tiranë, për të vijuar më pas në dy qytetet muze me arkitekturë mesjetare, Gjirokastër dhe Berat; Festivali Kombëtar i Këngës Popullore Qytetare në Elbasan; Takimi i Rapsodëve Lahutarë në Lezhë; Takimi i Sazeve në Korcë; Takimi i Grupeve Polifonike në Vlorë dhe Gjirokastër; Takimi i Grupeve dhe Shoqërive Folklorike (NGO) në Sarandë.


Organizatat folklorike kryesore që veprojnë në Shqipëri, të krijuara kryesisht pas viteve 1990 me qëllim mbështetjen e folklorit dhe të traditave popullore në përgjithësi, janë: Elena Gjika – Përmet, Demir Zyko – Skrapar, Shoqëria Folklorike – Gramsh; Grupi Bilbili – Vlorë, Gjirokastër; Shoqata Tirana – Tiranë, Kastrioti – Krujë, etj.

Institucioni i vetëm shkencor që merret me studimin e folklorit është Instituti i Kulturës Popullore në Tiranë, i përbërë nga departamenti i etnomuzikologjisë dhe etnokoreologjisë dhe nga departamenti i etnografisë. IKP boton revistën periodike Kultura popullore. Pranë tij gjendet një arkiv shumë i pasur me mbi 60000 ekzemplatë të mbledhur në tërë Shqipërinë.
Disa nga librat më të rëndësishme mbi Folklorin Muzikor Shqiptar janë: Gjurmime Folklorike i Ramadan Sokolit (Tiranë, 1981); Polifonia labe i Spiro Shitunit (Tiranë, 1989); Polifonia dyzërëshe e Shqipërisë së Jugut i Beniamin Krutës (Tiranë, 1989); Folklori muzikor shqiptar i Sokol Shupos (Tiranë, 1997); Muzika me saze + CD i Vasil. S. Toles (Tiranë, 1997).


Muzika profesioniste
paraqitet si një ndër traditat më të reja artistike shqiptare . Fillimet e saj i përkasin viteve 1920-1930 të shekullit XX, ndërsa zhvillimet më të rëndësishme periudhës së mbas Luftës II Botërore e këtej. Sidoqoftë, nga të dhënat e deritashme, studjuesi i njohur i traditave muzikore shqiptare, Prof. Ramadan Sokoli, në librin e tij 16 shekuj (Tiranë; Eurorilindja, 1995) argumenton së paku kontributet e dy figurave të shquara shqiptare në artit kishtar mesjetar. I pari prej tyre është Niketë Dardani, i njohur ndryshe si Niketa i Ramesianës, lindur rreth vitit 340 në Ramesianë të Dardanisë. Personalitet poliedrik, teolog, vjershëtor, muzikant, mik i afërt i Aurel Ambrason, N. Dardani emërohet në moshën 26 vjecare Ipeshkëv i Ramesianës. Vepra e tij më e njohur është himni Te Deum Laudamos, i përhapur në Europë më 525, dhe mbi të cilin kanë shkruar muzikë kompozitorë të tillë si G.B.Lulu, G.F.Haendel, J.S.Bach, W.A.Mozart, F.Schubert, G.Verdi, G.Mahler, etj. Muzikanti tjetër, Jan Kukuzeli, i lindur në qytetin bregdetar të Durrësit rreth viteve 1078-1088, njihet si një ndër figurat më të mëdha të kishës bizantine Arsimohet dhe afirmohet në Kostandinopojë, për t’u vendosur më pas në kishën Laura e madhe në malin Athos, ku harton edhe veprën madhore të jetës së tij, shkrimin neo-biznatin. Disa nga krijimet e tij kryesore janë Himnet Aniksandri, Kënga e Kerubinëve, Psalmi 107, Polilei 117, të pasqyruara pothuajse në të gjitha antologjitë e muzikës bizantine.
Në periudhën e Rilindjes Kombëtare jeta muzikore shqiptare pasurohet me forma të reja, të cilat i drejtohen mjediseve të gjëra qytetare. Qendra të rëndësishme kulturore e muzikore të kohës janë qyteti i Shkodrës në Veri dhe ai i Korçes në Jug të vendit, ku krijohen formaconet e para orkestrale dhe korale laike. Sidoqoftë, përpjekjet më serioze për krijimin e një arti muzikor profesionist i gjejmë së pari tek kompozitori franceskan Pader Martin Gjoka (1890-1940), i cili punoi përgjithësisht pranë kishës franceskane të qytetit të Shkodrës, ku përvec muzikës fetare, kompozoi disa vepra vokale dhe instrumentale, midis të cilave një sinfoni, pjesë korale, pjesë për instrumente të ndryshëm, etj. Ndërkohë, Gjoka shquhet edhe si veprimtar i muzikës, duke formuar e drejtuar formacione të ndryshme instrumentale e vokale. Brezi i parë i kompozitorëve shqiptarë të pas-Luftës II Botërore përbëhet nga një grup muzikantësh, pjesa dërrmuese e të cilëve u formuan në Konservatorin Cajkovski (ang. Tchaîkovski) të Moskës, ndërsa të të tjerët pranë shkollave perëndimore. Dy veprat kryesore me të cilat themelohet tradita muzikore profesioniste shqiptare janë Sinfonia (1956) e Çeks Zadesë (1927-1992) dhe opera Mrika (1958) e Prenga Jakovës (1917-1969), që të dy kompozitorë me origjinë nga Shkodra, dhe i pari i cilësuar shpesh herë si babai i muzikës profesioniste shqiptare. Gjatë viteve 1950-1990 tradita e re muzikore shqiptare bëri hapa të rëndësishëm përpara, duke ezauruar në një mënyrë apo një tjetër vonesën e gjatë në kohë. Repertori muzikor shqiptar plotësohet me të gjitha format e gjinitë tradicionale, që nga ato të muzikës së dhomës e deri tek ato skenike. Një rol përcaktues për këtë luajti ngritja për të parën herë në Shqipëri e institucioneve të tilla të rëndësishme muzikore, si Filarmonia e Shtetit, Teatri i Operas dhe Baletit, disa orkestra sinfonike dhe ansamble korale në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit, si Shkodër, Korçe, Vlorë, Elbasan, Durrës, si dhe krijimi i sistemit të plotë të edukimit muzikor. Zhvillimet muzikore shqiptare të kohës pësuan një rritje të ndjeshme që prej gjysmës së dytë të viteve 1960 me Koncertet e Majit të Tiranës, të cilat u mbajtën në mënyrë periodike nga viti 1967 deri më 1990 duke aktivizuar muzikantë e trupa profesioniste dhe amatore. Përgjithësisht muzika e kësaj periudhe ka një orientim tradicional klasiko-romantik dhe një mbështetje të fortë në folklorin muzikor shqiptar. Përvec Zadesë dhe Jakovës, disa nga figurat kryesore të muzikës shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit XX janë Tish Daija (1926), Nikolla Zoraqi (1929-1991), Tonin Harapi (1928-1991), Feim Ibrahimi (1935-1992), Shpëtim Kushta (1946), Thoma Gaqi (1948), etj. Në kushtet e izolimit të vendit, muzika shqiptare e kësaj periudhe, ashtu si të gjitha artet në përgjithësi, me përjashtim të përpjekjeve të rastit, e pati të pamundur avancimin drejt zhvillimeve bashkëkohore perëndimore.

Mbas viteve 1990 situata muzikore në Shqipëri njohu zhvillime krejtësisht të reja, të cilat synuan integrimin e shpejtë në strukturat artistike europiane. Një rol të rëndësishëm për këtë luajti formimi i shoqatave muzikore, si Shoqata e Muzikës së re Shqiptare (NAM, anëtare e Konferencës Europiane të Muzikës së Re) dhe Shoqata Mbarëshqiptare e Profesionistëve të Muzikës (seksioni shqiptar i ISCM), pranë të cilave është grumbulluar pjesa dërrmuese e kompozitorëve dhe interpretesve të vendit, dhe që aktualisht shërbejnë si tribuna kryesore të krijimtarisë së re muzikore të kompozitorëve shqiptarë.

Institucionet muzikore më të rëndësishme në Shqipëri janë Teatri i Operas dhe i Baletit, Anasambli i Këngëve dhe Valleve Popullore (që të dyja në Tiranë), ku janë përqëndruar muzikantët e kërcimtarët më të mirë të vendit. TOB, me seli në sheshin Skënderbej, ka një aktivitet permanent sezonal, ku vendin më të rëdësishëm e zenë shfaqjet e repertorit klasik e romantik; ndërsa AKVP, i përbërë nga grupi i valleve, i korit, orkestrës dhe solistëve, përfaqëson një institucion muzikor profesionist fare specifik, repertori i të cilit mbështetet kryesisht në përpunimin artistik të traditës muzikore e koreografike popullore.

Formacionet orkestrale më të rëndësishme të vendit janë Orkestra Sinfonike e Teatrit të Operas dhe Baletit, Orkestra Sinfonike e RTV, Orkestra Sinfonike e Akademisë së Arteve dhe Orkestra e Dhomës e drejtuar nga muzikanti Zhani Ciko - kjo e fundit, me një veprimtari të dendur disavjeçare brenda dhe jashtë Shqipërisë, dhe shpesh herë laureate në aktivitete europiane. Ndër dirigjentët kryesorë janë Ermir Krantja, Rifat Teqja, Ferdinand Deda, Bujar Llapi. Repertori koncertal i këtyre formacioneve përfshin muzikë që nga periudha barok e deri në shekullin XX, por në përgjithësi ai anon për nga tradita klasiko-romantike dhe krijimtaria e autorëve shqiptarë.


Sistemi i edukimit muzikor në Shqipëri u themelua me hapjen për të parën herë në vitin 1947 të Shkollës së Mesme Artistike “Jordan Misja”, që me kalimin e kohës u shoqërua me disa shkolla të tjera të llojit në qytetet kryesore të vendit, si Durrës, Shkodër, Elbasan, Korçe, Vlorë, Fier, Gjirokastër, etj. Më 1962 hapet Koservatori Shtetëror i Tiranës, tashmë i përfshirë si një Fakultet më vete në Akademisë e Arteve të Tiranës, ku bëjnë pjesë gjithashtu dhe Fakulteti Dramatik dhe ai i Arteve Figurative. Pranë shkollave të muzikës dhe Akademisë së Arteve ushtrojnë aktivitetin e tyre mësimor dhe koncertal orkestra sinfonike dhe formacione të tjera të muzikës së dhomës sëbashku me koret. Midis këtyre të fundit, një aktivitet intensiv, shpesh herë të vlerësuar me çmime ndërkombëtare, ka Kori i Vajzave të Akademisë së Arteve, me dirigjent Milto Vakon. Po në Tiranë, gjatë dekadës së fundit të shekullit të kaluar, nën drejtimin e mjeshtres së korit Suzana Turku, është krijuar edhe kori tjetër i njohur i vendit, Pax Dei.

Aktivitetet kryesore të jetës së sotme muzikore shqiptare mbahen kryesisht në Tiranë dhe pjesa dërrmuese e tyre realizohen nëpërmjet veprimtarisë së shoqatave muzikore, përmes të cilave janë afirmuar emra të rinj kompozitorësh, si Aleksandër Peçi, Sokol Shupo, Vasil. S. Tole, Endri Sina, etj., dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre koncertal ansamblet e specilizuara për interpretimin e muzikës së re, SPECTRUM dhe ASMUS. Që prej vitit 1992 NAM organizon Festivalin e përvitshëm të muajit maj, Ditët e Muzikës së Re Shqiptare, ndërsa prej vitit 1994 Festivalin e Interpretimit të Muzikës Bashkëkohore “Nikolla Zoraqi”. Me inisiativën e Seksionit shqiptar të ISCM qyteti i Tiranës pret në çdo sezon vjeshte muzikantë dhe artistë të huaj, pjesëmarrës në veprimtarinë komplekse Vjeshta e Tiranës, inaguruar në tetor 1994. Veprimtari të tjera permanente të fushes së interpretimit dhe krijimtarisë muzikore janë Festivali i Romancës Shqiptare (organizuar që nga viti 1994 nga Shoqata muzikore “Tonin Harapi”), Konkurset e pianistëve të rinj (organizuar që nga viti 1993 nga Shoqata EPTA), etj.
Qendrat muzikore koncertale janë të shtrira në disa prej qyteteve kryesore të vendit; në Tiranë ndodhen midis të tjerash Salla e Koncerteve e Akademisë së Arteve, ajo e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës, Teatri Rubairat, etj; në Shkodër salla e Teatrit Migjeni, në Korçë Salla e Koncerteve e Shtëpisë së Kulturë; në Elbasan salla e Teatrit Skampa; në Durrës, Salla e Koncerteve e Pallatit të Kulturës; etj.

Muzika e lehtë shqiptare
bën pjesë edhe ajo në traditën e re artistike të formuar mbas Luftës II Botërore, pavarësisht disa përpjekjeve të pjesëshme që zënë fill gjatë viteve 1920-1930. Këngëtarët dhe instrumentistët e muzikës së lehtë e zhvillojnë veprimtarinë e tyre kryesisht pranë trupave të Teatrove të Varieteve, pothuajse aktive në të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë. Sidoqoftë, Tirana, si qendër kryesore kulturore e vendit, është njëherësh edhe qyteti më i pasur i veprimtarive të muzikës së lehtë. Këtu zhvillohen në mënyrë të rregullt dy aktivitetet kryesore të vitit, Festivali Kombëtar i Këngës në Radio-Televizion (themeluar në vitin 1962) dhe Festivali i Pranverës - ky i fundit destinuar kryesisht për muzikantët e rinj, ndërsa të dy sëbashku, të njohur si aktivitete ekskluzive të Radio-Televizionit Shqiptar. Mbas viteve 1990 kënga e lehtë shqiptare pësoi zhvillime të rëndësishme si rrjedhojë e hapjes së përgjithëshme kulturore të vendit ndaj shoqërisë perëndimore. Me formimin e traditës bazë të llojit, të kryesuar nga emra shumë popullorë për publikun shqiptar, si ai i këngëtares së shquar Vaçe Zela, i kompozitorit Agim Prodani, i fizarmonicistit, kompozitorit dhe aranzhatorit Agim Krajka, në Shqipërinë e fund-shekullit të njëzetë, muzika e lehtë mund të cilësohet si një ndër fushat e artit, që njohu ridimensionime ndër më të të ndjeshmet, duke adaptuar format dhe drejtimet kryesore të njohura perëndimore. Aktualisht ajo njeh të gjitha zhvillimet e mundëshme, që nga muzika rok, xhaz, rap, tekno, etj, duke synuar njëherësh edhe pasurimin me elemente ritmike dhe timbrikë të folklorit muzikor vendas. Shqipëria ka sot një numër të madh interpretësh, kompozitorësh, kantautorësh, aranxhuesish të muzikës së lehtë, ndër më të njohurit e të cilëve janë Ardit Gjebrea, Elton Deda, Elsa Lila (këngëtarë), Shpëtim Saraçi (kompozitor-aranzhator), etj, si dhe një sërë kompleksesh të muzikës alternative.

Prof. Dr. Zana Shuteriqi
 
Një këngë për Geraldinën​



Sadik Bejko



Manxhuré leshura tëndë, / Ke ikur ke lënë vëndë, / Kaluar apo në këmbë? / Kaluar se s’dija vëndë. / Fajin ta pati jot ëmë,
Të dha në oxhak të rëndë, / Ç’u trete qiri në këmbë / Kafe miqe tuke dhënë. …. Në disa variante vargu i dytë është: “Qysh e gjete vëndin tënë”. Në disa krahina Manxhuré bëhet Manxharé.
Si ka lindur kënga
Kjo këngë që këndohet edhe sot, sipas disa të dhënave, i kushtohet mbretëreshës Geraldinë. Është kënduar në dasmën e mbretit Zog. Të moçmit ishin të bindur për një fakt të tillë. Mbreti Zog, për të respektuar të ftuarit në dasmën e tij, bëri zakonin e vendit. Në fund të ceremonisë zyrtare të dasmës nxori mbretëreshën Geraldinë, nusen e re, që t’iu japë kafenë e lamtumirës mysafirëve të tij. Ndërsa pihej kafja, një dasmor nga fshati Dukat, i prekur, ngaqë një mbretëreshë, një e huaj, jep kafe si nuset e qyteteve dhe të fshatrave të tjera të Shqipërisë dhe në një dasmë ku të ftuarit ishin të panumërt, (Oxhak i rëndë, u tret qiri në këmbë) e improvizoi dhe e këndoi po aty këngën për Maxharen.
Si mbeti kjo këngë pa u ndaluar në kohën e komunizmit
Në Shqipëri ka pasur emra Manxhar (hungarez) për meshkuj, por rrallë ose mbase nuk është dëgjuar kurrë të ketë pasur femra me emrin Manxhare. Pas luftës, rrallë përdorej mbiemri maxhar, për hungarez. Në të kundërt, fjala “maxhar” para Luftës së Dytë ka qenë shumë popullore. E gjen në këngët folklorike. Përmendet edhe Ali pashë Maxhari, pashai turk, që u vra nga kryengritësit në Gjakovë. Fjala hungarez është e stilit libror. Ajo nga shkollimi, nga shtypi hyri dhe në të folurin e përditshëm, duke zëvendësuar termin maxhar a manxhar. Emri maxharja, për Geraldinën, në këngë ka ardhur në formën Manxharé, Manxhuré, me theksin në fund. Kënga është kënduar në të gjitha krahinat e Vlorës, Labërisë, Tepelenës dhe në malësinë e Beratit. Nga asnjeri nuk përmendej, madje disave as që u shkonte mendja, se kënga ishte për mbretëreshën Geraldinë. Me kohë kjo u harrua. Në dasma këndohet për nusen, për fatin dramatik të lënies së vendlindjes dhe të familjes, për kalimin te një jetë e re, te burri, te një vend i huaj dhe te zakone të tjera (kaluar se s’dija vëndë). Manxhareja është simboli i nuses, i shkëputjes nga një mjedis në një tjetër. Nusja mund të jetë nga fshati fqinj, por të martohesh është si të shkosh nga një botë në tjetrën. Kështu që askush nuk shtyhej më tej për të pyetur se kush ishte kjo Manxharé. Mjegullimi i largësisë e bën më të bukur këngën. Në këngët e dasmës nusja nuk ka emër konkret. Në këngët e dashurisë femra mund të ketë emër si: Bajame, Selvi, Katina, Dafina etj. Këndohet për to dhe nuk kërkohet shpjegim se pse dhe si këto vajza a gra kanë hyrë në këngë. Për Manxharen, për një emër të huaj në një këngë dasme, ishte ndryshe. Por për këtë u hesht. Edhe nga shteti, edhe nga ata që e dinin. Dhe nuk u ndalua asnjëherë. E këndonin dhe heshtnin. Mbase se kënga kishte “ngjitur” për përmbajtjen e saj, jo për emrin Manxharé.
Kur këndohej kënga?
Kënga këndohej nga gratë dhe nga burrat. Gratë e këndonin në çastin kur nusja kishte zbritur nga kali dhe ishte vënë të nusëronte në dhomën e grave. Dhëndri vinte i hiqte duvakun. Gratë fillonin këngën: Manxhure leshuratëndë/ qysh e gjete vëndin tënë..
Kënga këndohej edhe kur nusja jep kafe për herë të parë. Pas natës së dasmës, zakoni e kërkon që nusja t’u japë kafenë e përcjelljes mysafirëve të ngritur nga gjumi që mblidhen të takohen me të zotët e shtëpisë se do të largohen. Kafja e nuses është veprimi i saj i parë në shtëpinë e dhëndrit. Është më tepër se një kafe. Është rit. Me këtë kafe dasma mbyllet përfundimisht. Pihet kafja, darovitet nusja. Dajua dhe krushqit kryesorë e tundin qesen mirë për të fundit herë. Pas kësaj, miqtë dhe të ftuarit ndahen dhe përcillen nga të zotët e shtëpisë. Zakonisht gjatë kësaj kafeje nuk ka këngë. Është një të kënduar i lodhur, të kënduar pas dasme. Por ndonjë nga krushqit për të shprehur kënaqësinë që i ka dhënë kjo dasmë, apo kënaqësinë që i jep bukuria e pashoqe e nuses, ia merr këngës. Ç’u trete qiri në këmbë/ kafe miqe tuke dhënë…Por më shumë se sa këto, ka patur dhe një arsye tjetër për të kënduar. Arsyeja që ishte bërë një krushqi e goditur apo me leverdi. Martesa tradicionale ishte çështje më e rëndësishme se sa bashkimi dashuror i dy të rinjve, të cilët mundet dhe nuk e kishin parë njëri-tjetrin para dasme. Martesa ishte pajtim interesash, ekonomish, fisesh, forcim i pozitës dhe i peshës që zinin në shoqëri dy familjet që lidhnin krushqi.
Valle e kënduar
Në Vlorë kënga është kënduar gjatë dhe pa ndërprerje. Ishte valle e kënduar nga burrat dhe nga të rinjtë. Kërcehej dhe këndohej, kur nata e dasmës ishte në të shtyrë. Nusja dhe dhëndri futeshin në gjerdek (dhoma e natës së parë). Dasmorët i kishin lëshuar të gjitha frerët e haresë. Pija e kishte bërë punën e saj. Të rinjtë ngriheshin në valle me këngën e Manxhuresë dhe shtëpia dridhej, dyshemeja gati rrëzohej. Këndonin e kërcenin për gruan që lë shtëpinë e saj, shkon dhe në fund të botës për një burrë. Fshatare qoftë ajo apo mbretëreshë. Vallja shprehte triumf dhe shpoti bashkë: në ato çaste Manxhureja ishte “kaluar”. Gratë e reja që linin mendjen për të parë burrat e fortë dhe të pashëm tek kërcenin të çliruar e gjithë pasion këngën për një grua, shqyenin sytë mbas dyerve dhe mbas dritareve. Kënga ishte dhe një lavdërim për të zotin e dasmës, “të dha në oxhak të rëndë”. Shqiptarët në ditën e dasmës e quanin dhëndrin bej, i vishnin vetes tituj fisnikërie, bëheshin kalorësorë dhe mbretërorë. Pra, kënga i kënaqte të gjitha nivelet e të ftuarve.
Një bindje që duhet provuar
Dëshminë që kjo këngë ishte për mbretëreshën Geraldinë, e kam dëgjuar herët. Ma kanë pëshpëritur më të moshuarit. Këtë ma kanë thënë dhe shumë miq nga Vlora. Në fshatin Dukat të Vlorës të japin të dhëna të hollësishme për njeriun që e krijoi. Mbetet detyrë e studiuesve që këto të dhëna të mos jenë pandehma, por të vërtetohen shkencërisht. Regjistrimin e këngës në variantin që e dhashë në krye, e kam nga Elham Sharra, ekonomist, kryetar i Bashkisë së Vlorës më 1993-1996, dhe Ibrahim Vasjari nga Tepelena, mësues letërsie, deputet i Kuvendit të Shqipërisë nga 1992-1996. Ata i përmbahen mendimit që kjo është një këngë për mbretëreshën Geraldinë.
Edhe nëse nuk vërtetohet me saktësi, prapë në popull ka ekzistuar bindja se kjo këngë është për mbretëreshën Geraldinë. Sado me rrezik, edhe gjatë komunizmit nën zë është thënë dhe është pëshpëritur se asaj i kushtohej kënga.
 
Nje tjeter sukses per folklorin shqiptar​



FOLKLORI SHQIPTAR, CMIM TE DYTE NE GJERMANI



LINBURG - Trupa e Ansamblit Kombetar te Kengeve dhe Valleve Popullore eshte vleresuar me cmim te dyte ne "Harmoni Festival 2005", qe u zhvillua ne datat 5-9 Maj ne Linburg (Gjermani), ku moren pjese 30 shtete. Drejtori i AKVP-se, Haxhi Dalipi, u shpreh sot (e Premte) gjate nje konference per shtyp, se " artistet e korit dhe solistet e e ansamblit moren pjese ne kete aktivitet me pjese te ripunuara te kompozitoreve shqiptare si: Cesk Zadeja, Xhemal Laci, etj".

Kengetaret Bardhyl Xhafka, Sabaet Vishnja dhe Irini Qiriako se bashku me korin e perbere nga 16 kengetare, pas ketij festivali do te marin pjese ne festivale te tjera qe organizohen ne Spanje, Austri, Greqi.

Ansambli Kombetar i Kengeve dhe Valleve Popullore eshte krijuar ne vitin 1957. Trupa e ansamblit numeron mbi 3 mije shfaqje te dhena per publikun brenda dhe jashte kufijve te Shqiperise, si dhe mjaft cmime e vleresime ne festivale te ndryshme ku ka marre pjese. Prej dy vjetesh AKKVP funksion si nje institucion i pavarur nga Teatri Kombetar i Operas dhe Baletit. M.A.
 
Tradita dhe Zakonet Shqiptare​



Ngjallet" Skenderbeu... sa per te celebruar nje dasme
E Premte, 01 Prill 2005



Kane asistuar ne Muzeun Kombetar zv/kryeministri Namik Dokle; Parlamentari dhe historiani Neritan Ceka, si edhe te ftuar te Trupit Diplomatik ne martesen alla skenderbejane, e cila eshte celebruar ashtu si dikur- me rastin e 600 vjetorit te lindjes se Kryeheroit

Zhurme, ankth, hare, pak konfuzion dhe rekuizita te cuditshme te koheve te ndryshme. Ky ka qene pak a shume mjedisi dje, ne Atriumin e Muzeut Historik, ku Institucioni i Zeqos ne bashkepunim me Bashkine e kryeqytetit (pa harruar Ministrine e Kultures, qe mungoi dhe qe ishte e shenuar ne protokoll) ka realizuar nje revokim te dasmes alla skenderbejane. Pasi, eshte ndare ky 'konfuzion' ne fund, duhet thene se eshte bitisur nje aktivitet i respektueshem. Me idene per te sjelle nje ritual skenderbejan, dy institucionet e kryeqytetit, jane munduar qe te shplurosin pak shpatullat indiferente te shtetit shqiptar per kremtimin e 600 vjetorit te datelindjes se Heroit Kombetar, Skenderbeut.

Keshtu, Muzeu ka pergatitur pervec mjedisit dhe rekuiziten e nevojshme per te revokuar kohen e Skenderbeut, ndersa e="background-color: #FFFF00;">Bashkia ka vene ne dispozicion Banden dhe personelin e saj, pervec te tjerave. Nje grup te tjerash institucionesh, ku perfshihej Garda, qe ka ndihmuar direkt me personel dhe veshje; TOB; Qendra e Femijeve- Tirane; Ansambli i Tiranes; Shkolla e Baletit; Fondacioni "3 Mariat", Firmat "Tre furrat", "Collaku", "Konomi" etj kane mundesua kete eveniment te rrralle.

Ne oren 11.16 (vonese e arsyeshme shqiptare-pasi arriten disa nga te ftuarit dhe te tjere qe nuk kishin ardhur), u degjua kumbimi i kembanes se shekullit te XV, qe ishte vendosur prane murit te Cukes se Ajtoit. Pas saj u shfaq Ai dhe qendroi prane nje ndenjese tipike te kohes, e zgjedhur me kujdes. "Skenderbeu" (nje manekin trupmesatar-zhgenjimi i te rinjve qe prisnin nje gjigand), pasi ka hedhur nje veshtrim ka dhene sinjalin me nje "Mire se na kini ardh", dhe ka zene vend, perkundrejt te ftuarve VIP. E pak minuta me vone- me nje ritual sakral, ka nderruar kurorat e gjetheve mbi kokat e te rinjve, qe "do celebroheshin". Keta te fundit, te veshur me rroba popullore, kane kercyer pastaj dhe seicilit nga te gjashte ciftet qe "do celebroheshin", kane marre per te mbjelle nga nje rrenje ulli ne hyrje te Muzeut. Procesionin e ka drejtuar "Skenderbeu", i shoqeruar me Shpuren e tij, kurse nga pas, kane qene VIP-at shteterore dhe Trupi Diplomatik.

Per te ftuarit, Dr. Zeqo, ka zgjedhur dhe nje menyre origjinale te gostituri, ku femijet u ka sherbyer te ftuarve me poce dhe katruve balte. Gjithshka per ta sjelle sa me afer ate kohe. "Ne i jemi borxhlinj Heroit, per krenarine qe na la, ndersa aktiviteti i sotem le te quhet si nje fillim per aktivitete te tjera te ketij lloji, kudo ku ka shqiptare", ka thene Dr. Moikom Zeqo mes shume gjerave te tjera per te pranishmit.

Kuptohet qe aktiviteti, po te respektohej me shume nga te ftuarit e shumte mund te kishte edhe permasa me te medha dhe me pompoze. Por, gjithsesi, ai ia arriti qellimit te tij: Nderimit te heroit. Kjo ishte edhe arsyeja, qe Drejtori i Muzeut Zeqo, dje ne fund ka marre falenderime te sinqerta nga te gjithe te pranishmit. Ben Andoni


Gezohem shume qe kane filluar te riperterihen disa tradita dhe zakone tona kombetare si kjo e dasmave tani ne Tirane apo edhe Darka e Lames ne Prishtine.
Keto jane gjerat qe na bejne te ndjehemi krenar per veten tone dhe qe na dallojne nga te tjeret, prandaj duhet investuar ne to dhe riperterire e percjelle brez pas brezi.
 
Margaret Hezllak, Etnografia, qe "desantoi spiunet" ne Shqiperi


E Merkure, 02 Shkurt 2005
"Dadoja" etnografe, qe pergatiti ardhjen e misionareve britanike ne Luften e Dyte



Quhej Margaret Hezllak (Hasluck) dhe fale saj kemi nje nga punet me te mira per sa i perket Kanunit shqiptar. E pervec kesaj, "The unwritten law in Albania" (Ligji i pashkruar ne Shqiperi-ne origjinal), do te jete shpejt ne duart e publikut shqiptar. Autorja e studimit, Hezllak ka nje jete te ndare ne dy pjese, ashtu si edhe struktura kryesore e vepres se saj: ku njera i kushtohet Shqiperise dhe studimit te saj etnografik dhe tjetra pergatitjes se misionareve britanike, qe do te vinin ne Shqiperi. David Smiley, britaniku, qe qendroi aq afer Enver Hoxhes dhe Shtabit te Pergjithshem, na ka dhene kujtimet e pjeses tjeter te saj, kur ajo u rrefente pa fund per Shqiperine. Vdiq pa mundur qe te perfundoje vepren e saj, e cila u redaktua dhe u botua pastaj nga autoritetet e njohura britanike te etnografise

Ben Andoni

Ka disa gjera, per te cilat nuk gabohet ne "Kujtimet" e tij Enver Hoxha. Nje nga keto eshte percaktimi si spiune i Margaret Hezllakut. Ne fakt, britanikja e paqme me sy bojeqielli dhe e moshuar ne udhetimet e gjata ne kreshtat shqiptare- e meritonte disi nje epitet te tille. Ajo pergatiti disa nga misionaret kryesore britanike, qe desantuan per ne Shqiperi ne Luften e Dyte Boterore. Kuptohet jo per luftime trup me trup, apo si te shpetonin ne rast rrethimi, por thjesht duke i njohur me zakonet shqiptare dhe me gjuhen e tyre, qe per ta ishte po aq e panjohur sa edhe e nje fisi ne Afrike. Duhet ta kete folur shume mire shqipen, Hezllak, sepse sic kujton Hamond, nje emisar po aq sa i zoti si ajo: "E takova per here te pare ne Manastirin e Shen Gjonit prane Elbasanit ne Shqiperine Qendrore...Gjithe jeten e saj ia perkushtoi shqiptareve, jetonte neper fshatra dhe kishte lidhur miqesi me grate e vendit". Ne kete kohe, ajo ishte thjesht anglezja dhe madje thone se ne Elbasan, te vjetrit mbajne mend ende nje rruge, qe e identifikonin si rruga e anglezes. Per 13 vjet me rradhe, ajo capitej atje perditazi (kuptohet se kur nuk ishte ne udhetimet e gjata), duke u marre me vendasit dhe duke mbledhur kodet e tyre te ngaterruara te zakoneve, qe asaj i perngjisnin me ato te Islandes apo dhe Zelandes se Re . Eshte pak e veshtire, qe te zbulosh kete fiksim pas Shqiperise, pasi kane kaluar kaq shume kohe dhe kur nuk kemi ndonje biograf te mirefillte te saj dhe te Miss Durham, qe pak vite para saj, i kishte rene po si ajo, kryq e terthor maleve shqiptare. Por, nje gje dihet mire se "Two Ladies" u fashinuan me gjithshka "Made in Shqiperia".

Dashuria per shqiptaret​

Ka nje element, per te cilen te besohet se pse ishin te dashuruara te dy grate me vendet e ashpra, dhe qe fati i njejte "i hodhi" ne viset ballkanike. Ishte nje teori e kohes ne Boten Perendimore, sipas te cilave, njerezit e apasionuar pas etnografise (perpos pasionit, kur ishin shendetlige mund te kuroheshin duket qene sa me shume ne terren). Pas Edith Durhamit (ishte e semure), qe mori kete keshille se pari; ishte Hezllak, qe zbriti pak vite me vone ne Shqiperi. Kjo e fundit, fale dhe rrethanave te kohes, qe nuk mund te perjashtohen. Pasi ishte laureuar shkelqyeshem, sipas vleresimeve te kohes ne Keimbrixh, ajo u emerua ne Shkollen Britanike te Athines, ku bashkeshorti i ardhshem i saj, Z. F.W Hezllak, ishte Ndihmes Drejtor. Ketu u martuan dhe kjo lidhje do t'i rezistonte dhe semundjes te Z.Hezllak, kur ata u zhvendosen ne Zvicer. Ishin vitet e tmerrshme te Luftes se Pare Boterore dhe ne Ballkan, ku punonin ata, kjo lufte ndihej me shume se ne te gjitha vendet e tjera. Kater vjet me vone, bashkeshorti i saj, nje nga studiuesit me te njohur britanike, do te jepte shpirt. I binte barra Znj.Hezllak, qe te merrej me botimin e librit te tij "Manastiret e Malit Athos". Kujtimi moral me te shoqin e saj e detyroi qe te mbaronte librin dhe nderkohe asaj i ishte ravijezuar ne mendje, se me cfare duhej te merrej qe ketej e tutje. Nga ketu filloi rruga e saj per t'iu kushtuar folklorit ballkanik dhe fale nje burse prej "Qendres Wilson" ajo do te shfaqet fillimisht ne Lindjen e Mesme, ku me sa duket filloi dhe clirimi i saj i plote profesional. Pak kohe me vone, ajo vendosi te vendosej perfundimisht ne Shqiperi.

Veprimtaria e saj shkencore​

Nuk dihej aq shume per Shqiperine ne kohen kur Hezllak erdhi ne vend. Por, para saj, viset shqiptare i kishte rrahur George von Han, konsulli njohur austriak ne Janine, qe me vone botoi "Albanesische Studien" ne Jene me 1854 dhe "Griechische und albanesische Märchen", botuar ne Laipcig dhjete vjet me vone. Po t'i shtosh dhe Letrat e Hobhauz, mikut te Lord Byron dhe udhetareve te tjere para dhe pas tij, atehere kuadri behet me i plote. Gjithsesi per Britanine, deri me atehere, dritaren me me drite e kishte prezantuar Miss Durham me "High Albania" (1909-Shqiperia e Eperme), dhe pas saj edhe me "Some Tribal Origins, Laws, and Customs of the Balcans" (1928). E po ti shtoje dhe Strabonin, mijera vjet me pare, atehere do te perftohej nje kuader disi me i plote per shqiptaret. Ky ishte momenti ne historine e studimeve kur futet gruaja, qe tashme ishte e veja e njerit prej studiuesve me te njohur te kohes F.W.Hezllak. "The unwritten law in Albania" (Ligji i pashkruar ne Shqiperi) eshte kryevepra e saj dhe fryt i hulumtimeve te gjata dhe te kujdesshme ne Shqiperi. Packa, se ne te, vendin kryesor e ze e drejta zakonore e Malesise, ajo eshte nje veshtrim interesant per te gjithe Shqiperine. Znj.Hezllak e shihte kete te drejte, si mjet per te kuptuar bazat themelore logjike te ketij kodi, por edhe zbatimin ne praktike te tij. Fale shikimit te mprehte te saj, kemi menyren sesi jetonin shqiptaret dhe shume here elemente mbi ceshtje specifike, qe tregojne pasqyrimin dhe funksionimin e se drejtes se pashkruar te banoreve te saj. Keshtu kemi nje panorame te struktures familjare te shqiptareve, menyren e jeteses, si edhe strukturen e pergjithshme te fshatit dhe te jetes fisnore, por ne te njejten kohe dhe natyren dhe funksionimin e kuvendeve fisnore, sipas J.H. HUTTON. Po sipas tij,-"tregohen metodat e trajtimit te krimit kunder prones apo personit, normat qe rregullojne, per shembull, cenimin e prones, udhetimin, ushqimin e kopeve, ose ruajtjen e shtepive nga qente roje. Jepen te dhena te hollesishme mbi trajtimin e beses, menyren e vendosjes se denimeve; dhe se fundi normat qe rregullojne gjakmarrjen. Keshtu, gjakmarrja, ka nisur qe kur s'mbahet mend, dhe padyshim ze ende nje vend shume te rendesishem ne jeten e shqiptarit".

Po ne kete studim shpjegohen dhe elemente te tjere, ku nje i tille interesant eshte ai i kokegjuajtesve. Ky element eshte i lidhur me xhufken klasike te flokeve, qe shqiptaret mbanin ne koke dhe qe etnografet e lidhnin dhe me nje zakon te tille dhe ne vende qe nuk lokalizohen madje fare ne kontinentin tone. "Xhufka sherben per bartjen e kokes se prere", ka sqaruar ne studimin e saj Hezllak. "Ligji i pashkruar shqiptar, ne pikat e tjera, eshte shume i ngjashem me ate te Azise Juglindore dhe te Oqeanise", sqaron ajo.

Kodet e pashkruara, qe na referon ajo- u ruajten kohe pas kohe ne gojen e pleqve dhe u transformuan nga koha, kuptohet fale miratimit te njezeshem te kuvendeve te fisit, organizmit suprem te pjeses me te madhe te komunitetit shqiptar. Madje, edhe Skenderbeu por edhe Leke Dukagjini, nuk munden te kodifikonin kete te drejte te pashkruar, sepse ne shekuj mbeti shume e veshtire, qe te merreshin vesh me njeri-tjetrin dhe nder fiset e ndryshme shqiptare. "Studimi i Znj. Hezllak mbi zakonet shqiptare eshte i rendesishem, jo vetem per etnologet dhe antropologet sociale, por edhe per studiuesit e historise se lashte te jurisprudences", vazhdon studjuesi Hutton, qe ka nje kontribut te madh per pergatitjen dhe botimin e vepres se saj. Nuk eshte e veshtire qe te llogarisesh se me cfare mundi, por me sa shume deshire eshte bere kjo pune, e cila i dha nje dokument te tille shqiptareve dhe studiuesve me te vonshem te saj. Per te bere kete pune, britanikes i duhej qe te zinte rrenje ne Shqiperi, ku miqte e saj shtriheshin nga sferat me te uleta te shoqerise deri ne ato me te larta.

Veprimtaria si spiune

Pa dashur qe te hamendesojme, Lufta e Dyte Boterore, referuar burimeve te ndryshme, e zuri ne Shqiperi gruan. Ajo ishte 54 vjece dhe patjeter si te gjithe njerezit e moshes se saj, ne ate kohe, me shume gjera te lena pas vetes dhe me ankthin e nje lufte te re te perbotshme, qe tashme po kaplonte Kontinentin. Gjithsesi, italianet e larguan nga vendi me 1939 duke ditur peshen e saj te vecante. Vendmberritja e pare e saj ishte Athina, ku punoi per disa kohe ne Ambasaden Britanike dhe pas bombardimit te rende te qytetit, kaloi ne Aleksandri dhe qe ketej ne Kajro. Ketu eshte koha, kur ajo rekrutohet nga "Inteligence Service" dhe momenti, qe asaj mund t'i atribuohet me gjithe mend percaktimi "spiune". Ne fakt, nuk mund te bente me shume praktikisht. Ne moshen e saj, me nje barre gjerash per te treguar, ky do te ishte vendimi me i mire para atyre rrethanave. Por, nuk mund te mohosh dhe sensin patriotik, te futjes se saj ne kete aktivitet, qe ishte pak si aventurier, po te mendosh shendetin dhe ca me shume moshen e saj. Kol. David Smiley, nje figure shume e njohur e Luftes se Dyte Boterore ne Shqiperi, mund te sherbeje shume mire per te percaktuar kete periudhe te re te saj. "Seksioni per Shqiperine (i SOE-se "Ekzekutivi i Operacioneve Speciale", MO 4) drejtohej nga nje njeri, Zonja Margaret Hezllak, e veja e nje arkeologu te famshem, nje grua e moshuar me faqe roze dhe sy ngjyre qielli... Nuk i mungonte as energjia as entuziazmi. Ajo i donte shume shqiptaret, pasi kishte banuar per 20 vjet ne Elbasan, ku studioi antropologjine dhe folklorin shqiptar, per te cilin mund te konsiderohej si nje autoritet. Miku i saj me i ngushte ishte patrioti i shquar Lef Nosi... "Pak me poshte, ne kujtimet e tij, po ai tregon: "Kur ajo shkoi ne Turqi, u rekrutua nga "Intelixhens Servisi". Per dy vjet punoi per te mbledhur informata ne lidhje me Shqiperine dhe mbajti kontakte me shqiptare brenda dhe jashte vendit. Me ne fund perfundoi ne Kajro per te organizuar seksionin per Shqiperine, prane komandes se SOE-se... Zonja Hezllak na mesonte sa mundete ne lidhje me vendin dhe zakonet, si dhe per gjuhen me prejardhje nga gjuha ilire, por ne te cilen ishin futur huazime gjate pushtimit romak dhe turk. Shqipja eshte gjuhe e veshtire, me nje gramatike te nderlikuar por shkruhet me alfabetin latin. Me ne fund arrita te zoteroj disa fjale dhe shprehje. Zonja Hezllak ishte e bindur se shqiptaret do te benin gjithshka per te debuar italianet. Ajo kishte marre njoftim per grupe guerrile, qe vepronin ne male dhe per nje organizate qe i kordinonte, por nuk dinte nese kjo ekzistonte me te vertete dhe kush e mbeshteste dhe kontrollonte. Emrat e kryetareve per te cilet kishte dijeni ishin: Abaz Kupi, Baba Faja, Myslym Peza dhe Muharrem Bajraktari".

Ky ishte informacioni, qe kishte me vete Bill Maklini dhe David Smiley, kur erdhen ne Shqiperi. "Ne kishim dokumenta te firmosura nga Znj. Hezllak dhe Gjeneral Persi, qe na kerkonin qe ketyre shqiptareve qe drejtonin guerrilet t'u jepej mundesia qe t'i ndihmonin...Ajo qe do ndodhte me vone dihej. Smiley dhe McLean kane lene kujtime dhe per luften tone, por tashme te fokusuar nga nje kendveshtrim krejt tjeter. Ku Mehmet Shehu eshte nje "mburravec dhe shpirtlig" dhe ata e nxjerrin genjeshtar pas nxjerrjes se disa fleteve; apo dhe nje shikim krejt interesant per Enver Hoxhen dhe marredheniet e tij...

Fundi...​

"Ne Kajro, fatkeqesisht, ajo u semur rende, ku u mesua se vuante nga leucemia. Duke shpresuar se do te permiresohej, shkoi te jetoje ne Qipro, por, e ndergjegjeshme se nuk i kishte mbetur shume kohe per te jetuar, kthehet ne Angli e vendosur qe ta perfundoje librin "The unwritten law", qe e kishte planifikuar prej shume vitesh dhe per te cilin kishte mbledhur material te bollshem. Pasi nuk po vendoste dot per te gjetur nje vend te pershtatshem per banim, shkoi ne Dublin, ku per aq kohe sa i kishte mbetur punoi per librin me kurajo dhe kembengulje te madhe. Ajo vdiq me 1948 pa i dhene vepres doren e fundit, kujton bashkepunetorja e saj Alderson, qe e botoi, pas nje kembimi opinionesh dhe nje ndihme te madhe qe i dhane nga Shoqeria Gjeografike Mbreterore dhe deri ne misionaret, qe Znj.Hezllak vete pergatiti per ne Shqiperi. Ishte nje pune titanike dhe botimi do te konsakronte dashurine e saj per shqiptaret...Flitej per nje vend, ku ajo kishte gati cerekun e jetes se saj dhe qe pothuaj i kishte kushtuar energjite aktive te gjysmes se jetes. Fatkeqesisht, ne Shqiperi, ajo do te etiketohej, vetem me atributet e pjeses se fundit te Luftes...agjente, duke i mohuar pjesen e saj me te bukur: studimin...Tashme, ishte vone, agjentja..e kishte mbaruar misionin e saj tokesor, ndersa "The Unwritten law in Albania" me 1954 pa driten e botimit, plot gjashte vjet pas vdekjes se saj...Ata qe e botuan kishin pasur ne dispozicion vetem materialin e saj bruto dhe konceptimin e librit qe kishte bere ajo vete me kapitujt. 50 vjet me vone... per fat, ne shqip "spiunja" e Enver Hoxhes, do te vije ...me botimin e titulluar "Kanuni shqiptar", qe eshte edhe pjesa e pare e librit...



Si eshte botuar ne shqip

"The unwritten law in Albania" i Margaret Hasluck do te botohet me emrin "Kanuni shqiptar. Origjinali eshte i perbere nga dy pjese 1. "Costumary law-Albania". (Ligji zakonor) 2."Albania-Social conditions" (Shqiperia-kushtet sociale). E perkthyer sefundi ne shqip nga Leka Ndoja, ajo perben edhe nje nga sprovat per te sjelle nje nga autoritetet me te njohura, qe lidhet me etnografine dhe madje edhe shume autoritative. Libri u botua pas vdekjes se saj, nga nje bashkepuntore e saj, pasi u konsultua me shume e shume specialiste. Nder te cilet, ishte edhe Brigadieri Davis, nje nga misionaret e derguar ne Shqiperi dhe qe ishte pergatitur po nga ajo. Libri u botua ne vitin 1954 nga "Cambridge University Press" me 1954, ndersa ne Tirane me shkurt 2005.


© Copyright 2001-2004 Korrieri.
 
Festivali Folklorik i Gjirokastrës 2004​

--------------------------------------------------------------------------------

E Shtune, 28 Gusht 2004


HISTORIKU I FESTIVALIT

Festivali Folklorik Kombetar eshte zhvilluar fillimisht ne qytetin e Tiranes ne vitin 1957 me siglen "Festivali Kombetar i kenges muzies dhe valles". Festivali i pare Folklorik Kombetar i Gjirokastres u zhvillua ne vitin 1968. Pas ketij festivali ne kalane e ketij qyteti eshte zhvilluar rregullisht, cdo pese vjet, Festivali Folklorik Kombetar "respektivisht ne vitet 1973, 1978, 1983, 1988). Ne vitin 1995 FFK u zhvillua ne kalane e qytetit te Beratit dhe ne vitin 2000 FFK rikthehet perseri ne qytetin e Gjirokastres. Mbeshtetur nenit 5, pika 2 e Ligjit nr.9048, dt. 07.04.2003, "Per trashegimine kulturore" me Urdher nr.348, dt.28.07.2003, te Ministrit te Kultures, Rinise dhe Sporteve data 29 shtator u shpall Dita Kombetare e Trashegimise Kulturore. Me date 09.10.2003 u miratua nga ministri i Kultures, Rinise dhe Sporteve Statuti i ri i Festivalit Folklorik Kombetar, Gjirokaster 2004. Ne kuadrin e Dites Kombetare te Trashegimise Kulturore, me Urdhrin nr. 462, dt. 16.10.2003 te ministrit te Kultures, Rinise dhe Sporteve u shpall organizimi i Edicionit te VIII-te te Festivalit Folklorik Kombetar, Gjirokaster 2004 ne datat 29 shtator-5 tetor



E Shtune, 28 Gusht 2004


MIRATOHEN 35 MILION LEKE PER FESTIVALIN E GJIROKASTRES

Miratohet fondi shteteror per organizimin e Festivalit Kombetar te Gjirokastres. Ne mbledhjen e sotme te Keshillit te Ministrave eshte miratuar projekt-vendimi i propozuar nga MKRS per "Per nje shtese fondi ne buxhetin e Ministrise se Kultures, Rinise dhe Sporteve dhe Ministrise se Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, te miratuar per vitin 2004, per financimin e Festivalit Folklorik Kombetar, Gjirokaster 29 Shtator-5 Tetor 2004"

Ky vendim synon mbeshtetjen financiare me nje fond prej 35.000.000 lekesh te ketij aktiviteti te madh mbarekombetar, sipas preventivit bashkelidhur. Fondi i vene ne dispozicion do te siguroje realizimin e festivalit ne nivelin e kerkuar per te bere te mundur prezantimin e vlerave me te mira te folklorit shqiptar dhe trevave rreth saj.

Ne mbeshtetje te Ligjit nr. 9048, dt. 7.04.2004 "Per trashegimine kulturore", eshte detyre e shtetit shqiptar mbrojtja, ruajtja, promovimi, perhapja dhe popullarizimi i vlerave me te mira te trashegimise kulturore, muzikore, koreografike, etnografike te krijuara nga populli yne ne shekuj dhe evidentimi i tyre nepermjet ketyre aktiviteteve te ketyre permasave.

Ne kuadrin e dites Kombetare te Trashegimise Kulturore, 29 Shtator, me Urdhrin nr. 462, dt. 16.10.2003, te Ministrit te Kultures, Rinise dhe Sporteve, u shpall organizimi i edicionit te VIII-te Festivalit Folklorik Kombetar, Gjirokaster 2004, ne datat 29 Shtator-5 Tetor.

Per sa i takon efektit financiar te ketij projekt-vendimi ai do te perballohet nga fondi rezerve i Keshillit te Ministrave, per vitin 2004, duke u ndare nje pjese ne forme granti prej 6.000.000 leke per Ministrine e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, e cila do te perdoret per 12 qarqet pjesemarrese ne festival, si dhe pjesa tjeter per Ministrine e Kultures, Rinise dhe Sporteve ne shumen 29.000.000 leke, qe do te perdoret per periudhen pergatitore dhe ate te zhvillimit te Festivalit Folklorik Kombetar, Gjirokaster 2004. Festivali Folklorik Kombetar Gjirokaster 2004 do te sherbeje per ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e trashegimise shpirterore mbarekombetare, duke perzgjedhur ne te krijimet me autentike e me te lashta, qe populli ka krijuar ne shekuj.

Pjesemarrja ne Festival e grupeve te folkut nga Kosova, shqiptaret e Maqedonise, Malit te Zi, arbereshet, arvanitasit, diaspores se larget si dhe te folklorit cam, etj, do te zgjeroje jo veten hapesirat gjeografike te folkut shqiptar, por do te sjelle edhe vlera ne kulturen tradicionale shqiptare. Jane 12 grupe, nga nje per cdo qark; 4 grupe nga trojet etnike: Kosove, Maqedoni, Mali i Zi dhe Cameria; grupe nga ngulimet e medha te arberesheve te Italise dhe shqiptaret e Turqise; grupe nga shoqatat e medha te emigracionit: SHBA, Zvicer, Suedi, RFGJ.

Realizimi

Festivali do te zhvillohet nga data 29 shtator-5 tetor 2004 dhe do te perfshije :

Ceremonine e celjes se festivalit dhe koncertin e mireseardhjes; konkrrimin e grupeve pjesemarrese qe do te zhvillohet gjate 5 diteve, grafiku I konkurrimit te te cilave do te percaktohet nga Komiteti Organizativ i Festivalit.

Do te kete konferenca shtypi, duke filluar qe diten e pare dhe cdo paradite, veprimtari me rastin e 29 shtatorit, Dites Kombetare te Trashegimise Kulturore; promovim te librave te studiuesve te folklorit nga Shqiperia, Kosova, Mali i Zi, diaspora botuar ne vitet 2000-2004; nje dite homazh, kushtuar mjeshtrave te kultures popullore shqiptare gjate shekullit te 20-te si Neco Muka, Hafize Leskoviku, Laver Bariu, etj., etj; ekspozite e piktoreve me motive nga Festivali Folklorik Kombetar;

ekspozite fotografike me pamje nga te gjitha Festivalet Folklorike Kombetare te zhvilluara deri tani; sfilate e kostumeve popullore shqiptare dhe nje aktivitet per artizanatin shqiptar; ceremonia e mbylljes se Festivalit Folklorik Kombetar, Gjirokaster 2004 dhe dhenia e cmimeve nga juria; pergatitja e spotit televiziv ne bashkepunim me Tvsh; organizimi i bisedave ne Tvsh apo Tv private, per Festivalin Folklorik Kombetar, si dhe vlerat e kultures shpirterore te popullit shqiptar.

Ne bashkepunim me Rtvsh, pergatitja e nje dokumentari per folkun shqiptar; pergatitja e flete-palosjeve per kostumet shqiptare si dhe artizanati popullor; hedhja ne treg e kasetave dhe videokasetave cilesore te folkut shqiptar.

Gjate diteve te festivalit do te dale gazeta e Festivalit Folklorik Kombetar, Gjirokaster 2004.

Synimet e projektit:

Nisur nga pervoja 50-vjecare e zhvillimit te festivaleve folklorike, vlerat qe kane sjelle ato ne trashegimine shpirterore te popullit, por edhe mangesite qe kane te bejne me politizimet, grupet masive apo shfaqjet qe denatyrojne folkun; ndryshimet politike dhe ekonomiko-shoqerore te ndodhura ne Shqiperi pas vitit 1990; levizjet masive te popullsise nga zonat e thella ne qendrat e medha urbane te vendit; emigracioni i gjere dhe hapja e Shqiperise me boten, per kete, krahas synimeve per mbajtjen gjalle, perhapjen dhe popullarizimin e vlerave me te mira muzikore, koreografike, etnografike te krijuara nga populli; pasqyrimin me te gjere te folklorit dramatik, pak i ekspozuar ne veprimtari folklorike kombetare. Rendesi do t'i kushtohet evidentimit te krijimeve folklorike, me karakter improvizues, lodra me karakter imitativ, pantonimik e humoristik, krijimet qe lidhen me festat tradicionale popullore dhe ato me karakter ritual; evidentimin e krijimeve me te lashta duke ruajtur pastertine burimore. Per kete do te evitohen shfaqjet qe denatyrojne folklorin, tendencat dhe elementet e tepruar spektakolare, amatorizmi dhe grupet masive; zgjerimin e shtrirjes gjeografike nepermjet pjesemarrjes se grupeve nga trojet etnike, arbereshet dhe arvanitasit, diaspora; zbatimin e strategjise se Ministrise se Kultures, Rinise dhe Sporteve per integrimin e kultures shqiptare dhe ballafaqimin e saj me kulturen ballkanike dhe evropiane; perfaqesimi me i plote i hapesirave gjeografike te folkut shqiptar dhe i koloritit te jashtezakonshem te tij dhe pjesemarrja ne Festivalin Folklorik e individeve, grupeve apo shoqatave kulturore, jo sipas zonave te ngushta, por zonave te gjera etno-kulturore dhe vecorive karakteristike te tyre. Kjo ka veshtiresite e veta, por mendohet se do te sjelle vlera me cilesore dhe do te shmange grupet masive apo dhe perseritjen e repertorit

Copyright KOHA JONE - E perditshme e pavarur
 
JAM VJERSHETOR I FSHATIT TIM, I KRAHINES SIME, I VENDIT TIM

Interviste me Lefter Cipen, laureat i gjashte festivaleve folklorike kombetare



Rajmond Taho

(Ketu gjeta kengen e 1912-es, te 2004-es, pse jo dhe te 3004-es.
Ne kala kendon historia shqiptare, gjaku, fisnikeria. Une jam nga Piluri i Himares, i Vlores dhe i Shqiperise.)

Ashtu i imet, i zeshket, i shkathet ne levizje ka mbetur Lefteri. Portret tipik bregasi. Fytyra e tij pothuajse kockore. Nje portret qe dallga e detit dhe era e malit ka gdhendur ne vite. Leviz keto dite neper rruget e Gjirokastres, rruge qe te cojne lart ne kala, te skena e festivalit. Ne dore, si gjithmone dosja, qe s'e ndan kurre. Veshtire ta gjesh nje here vetem. Ai ka shume miq. Kenga e Pilurit e ka ben te njohur anekend vendit, madje edhe jashte kufijve. Dikush e fton per kafe. Tjetri e qeras me ndonje gote raki. Lefteri nuk ofendon askend. Te gjithe di t'i respektoje. Ashtu duke biseduar ne nje tavoline e gjeta. E gjeta te klubi i festivalit, ne kala. Me ftoi te ulesha. I thashe se me duhej nje interviste per gazeten. Ai porositi nga nje raki. Une i thashe se doja vetem kafe. Kafeja ne vaki, me tha ai. Ketu kemi festival, kemi gezim...



***​

-Meqe i dhe udhe vete kesaj pune, cila eshte pershtypja e deritanishme per ecurine e festivalit?

-Vija ne Gjirokaster me shprese te deshperuar. E verteta. Kisha gabuar. Ketu gjeta kengen e 1912-es, te 2004-es, pse jo dhe te 3004-es. Ne kala hedhin valle perendite. Ne kala kendon historia shqiptare, gjaku, fisnikeria. Une jam nga Piluri i Himares, i Vlores dhe i Shqiperise.



-Kenga (Kenget e atdheut tim( ka nje histori...

-Po. Dikush nga njerezit me peshe te asaj kohe qe shtruar ne nje klinike te Parisit. Ne njeren prej diteve te qendrimit ne te kishte vene ne magnetofon e po degjonte bejken. Doktori francez e pyeti se c'qe kjo kenge. Bejke e bardhe e Pilurit, i qe pergjigjur ai. Pileri, Pileri. Dua kengen e pilerit i qe drejtuar te nesermen doktori. Jo Pileri, por Piluri, ia ktheu pacienti shqiptar. Dhe qe ngritur nga shtrati i te semurit i inatosur dhe i qe drejtuar mjekut. Edhe Parisin te me falesh nuk ta jap Bejken e bardhe. Ajo eshte kenge e atdheut tim, ajo eshte ilaci i shpirtit...

Ja kjo qe pak a shume historia qe me ka treguar vet me gojen e tij ai burre. E une aty mora ngacmim e shkrova vargjet:

Kenget e atdheut tim

Jane ilac e jane sherim.



-Me sa kam degjuar edhe (Bejke e bardhe( pati peripecite e saj

-Na e ndaluan te shoqerohej kenga me fyej. Vec ne nuk i dorezuam fyejt, i fshehem brenda menges se kemishes dhe i nxorem kur nuk mund e na ndalonin me, ne skene, para mikrofonit. Ata qe deshen te na ndalonin nuk e dinin se magjia e fyellit vjen nga shpirti i botes shqiptare. Magjia e tij mblodhi ne kuvend perendite.

-Sa kenge numerohen ne arkivin tuaj?

Vetem deri ne vitin 1998 ne fonoteken e RTSH-se numeroheshin plot 1001 kenge. Te gjitha keto kenge jane kenduar nga grupi i Pilurit te Himares. Tani mund te jene bere 2000 e mos me. Fond me vete ka ne Institutin e folklorit dhe Akademine e Shkencave.



-Po libra sa keni botuar?

-Plot trembedhjete. Shto ketu dhe dymbedhjete vellime ne proces me kenget e popullit te jugut.



-Per 35 vjet keni qene pergjegjes kulture ne Pilur. Si ia dolet mbane kesaj jete?



-Ja ku jam. Me kete pune rrita 5 femije, i bera burra. Martova 5 vellezer e 3 motra. Mundimi te burreron, te ben shqiptar.



-Per Petro Markon keni bere nje kolazh te plote kenduar nga grate e Bregut



-I munduar lindi, i munduar jetoi, i munduar dhe ne varr... vec eshtrat e tij ne Dhermi me flake ne varr.

-Le te kthehemi te festivali. Sot konkuron Vlora...



-Vlora vjen ne festival me histori. Kenga e grupit te Terbacit ka per tekst vargjet e Cajupit, poezine (Memedheu(. Grupi (Bilbili( i te rinjve te Vlores vjen me ligjeratat per Evgjenine po te Cajupit. Ndersa grupi i Himares me kengen (Une jam Himara qe thone(...

Ketu ne vendet e mia

Ku dhe zoti vjen i ftuar

Ketu mbreteron liria

Tjeter falmure s'ka pranuar.



-Ne krijimtari, ku e vendosni veten; ne grupin e poeteve apo ate te rapsodeve?



-Une jam vjershetor i fshatit tim, i krahines sime, i vendit tim. I tille qe dhe Naimi, Cajupi, Lasgushi... nuk jam as poet, as rapsod. Jam vjershtor. Degjo keto vargje:

Burrit shikoi shikimin e syrit

Dhe gruas gucimin e gjirit.



-Kur hidheroheni me teper ne jete?

-Kur vdes ndonje burre i mencur i kombit.

-I gezuar kur ndiheni?

-Kur shoh prinderit e mi tek rrojne te dy, edhe pse i kane kaluar te 80-tat.

-I trembeni vdekjes?

-Kurre. Edhe ti s'duhet t'i trembesh vdekjes. Mos mbaj kurre rreth vetes shoke frikacake. Ata jane te rrezikshem.

-Tani qe jeni 60 e kusure, si e fotografoni jeten?

-Une pergjigjen do ta jepja perseri me vargje:

Me mire nje mike ne pleqeri

Se nje dashuri ne rini!

C'merak te ka mbetur?



-Te plak sa me shpejte gruan, qe te mbreteroj une. Vetem ta plak, jo ta vdes. Ajo te mos vdese kurre, edhe pse dua ta plak sa me shpejt.
 
Natën e tretë të festivalit janë ngjitur në skenë shqiptarët e Maqedonisë. Sipas tyre, shumë rite të traditës kanë nisur të humbasin e të ndryshojnë

Shqiptarët e Maqedonisë, rikthim në ritet e motmotit


Violeta Duri, Alma Mile

Kanë qëmtuar numrat më të mirë e i kanë sjellë në sofrën e festivalit. Rite, këngë e valle të ruajtura brez pas brezi, janë interpretuar në skenën e festivalit të Gjirokastrës prej artistëve të ardhur nga Maqedonia. Për grupin folklorik “Lidhja Shqiptare”, nuk është hera e parë pjesëmarrja në Festivalin Folklorik, megjithatë këtë herë, ata paraqiten krejt ndryshe. Kanë përzgjedhur numra, që nuk janë interpretuar më parë në skenën shqiptare. “Lidhja shqiptare” e përbërë nga shoqëria kulturore “Burimet e Sharrit” nga Tetova, ka konkurruar natën e tretë të festivalit, ndërkohë që kanë marrë pjesë edhe grupe nga Shkupi, Gostivari dhe Struga. Shoqëria Kulturore tetovare “Burimet e Sharrit”, është krijuar me 1996, me pjesëmarrje të interpretuesve nga treva të ndryshme të Malësisë së Sharrit dhe Rrafshit të Gollogut. Në përbërje të grupeve ka emra të njohur të këngëve e valleve tradicionale, burimore, që ekzekutohen që nga 60-vjeçarët e deri tek fëmijët 7-8 vjeçarë, bartës së kësaj tradite. Një nga interpretuesit më të njohur të folkut shqiptar në Maqedoni, Remzi Aliu, tregon për punën që bëhet për kultivimin e folklorit dhe transmetimin e tij tek brezat e rinj.


Intervista
Flet, Remzi Aliu, një nga interpretuesit më të njohur të folkut shqiptar në Maqedoni

Kemi besuar se Shqipëria ishte parajsa
Me ç’program paraqiteni në festival?
Programi me të cilin paraqitemi është tërësisht burimor. Janë 6 numra të cilat do t’i quaja perla si “Valle lodrash”, këngën me motive baritore, titulluar “Bjeri djalo fyellit”, ritin e bletës, një këngë kurbeti dhe një tjetër me motive motmoti, 100-vjeçare si ajo e “Shën Gjergjit”. Të gjithë numrat, me të cilët do të paraqitemi, vijnë për herë të parë në skenën e festivalit.

A vazhdojnë të ruhen në popull këto elementë të artit foklorik dhe si i përcillen brezave më të rinj?
Fatkeqësisht po harrohen. Por ne gjurmojmë, i zbulojmë e i sjellim në skenë. Kështu, “Riti i bletës” është 100-vjeçar. Eshtë zbuluar në malësinë më të lagët të Sharrit, sikurse riti i “Shën Gjergjit”. Ndërkohë mundohemi të punojmë me brezin e ri. Kemi shumë të rinj e të reja në grupet tona, që i pëlqejnë ritet e zakonet e hershme. Gjithashtu punojmë me grupe, në shkolla e në familje. Megjithatë ka vështirësi, pasi shumica e të rinjve, preferojnë muzikën moderne. Edhe në dasma ku mund të kujtohen e intepretohen ritet, pak gjejmë. Të njëjtën gjë mund të them edhe për zona të tjera ku banojnë shqiptarët në Maqedoni. Ne kemi një festival tonin, “Sharri këndon”, megjithatë duhet bërë edhe më shumë.
Po kostumeve popullore, a ruhen?
Ato përdoren dhe ruhen, madje me fanatizëm. Këtu kemi sjellë dy lloj kostumesh. Tek veshjet e burrave mbizotëron ngjyra e bardhë, ndërsa tek veshjet e femrave, ngjyrat hapen. Janë të përpunuara nga leshi e pambuku.
Edhe ju keni një kala, sa e shfrytëzoni për aktivitete kulturore?
Kjo është e vërtetë, kemi kalanë e “Abdurraman Pashës”, 400-vjeçare. Vite më parë në këtë kala organizoheshin shumë veprimtari kulturore, sidomos, ritet e “Shën Gjergjit”, por pas krizës që kaloi Maqedonia, kjo kala është “pushtuar” nga forcat maqedone ushtarake dhe nuk kemi më mundësi ta përdorim.
Ju keni ardhur për herë të parë në Shqipëri në vitet ’90…
E kemi pasur të ndaluar të ndiqnim Radio Televizionin Shqiptar, megjithatë informoheshim fshehurazi. Atëherë dëgjonim vetëm fjalë të mira, ndaj dhe kishim krijuar përshtypjen e parajsës, por kur hymë, e pamë se nuk kishte asgjë të përbashkët me atë që kishim imagjinuar dhe ndjejmë dhimbje.
Ç’mendoni për festivalin e këtij viti?
Unë them se festivalet e mëparshëm kanë qenë më të përgatitura, me materiale më origjinale. Tani shoh shumë koreografi. Folklori burimor nuk e duron ndërhyrjen, prekjen, aq më shumë përzierien. Me sa kam parë vetëm Dibra kishte program burimor.

Hoxha: Folklori nuk e duron modernen
Riza Hoxha është pjesëmarrës i 7 festivaleve të Gjirokastrës. Hulumtues i apasionuar i vlerave folklorike, por edhe një instrumentist i shkëlqyer. Si specialist i vjetër ai di mirë të dallojë “pastërtinë” e materialeve folklorike. Sipas tij, numrat e këtij viti janë burimorë, autoktonë, tradita vjen e pastër, herë-herë e kulluar, megjithatë ai nuk e mohon që ka edhe përzierje. “Ka shpesh mani nga vetë ne specialistët për ta aktualizuar, për ta përshtatur me të sotmen dhe ka ndodhur që e kemi dëmtuar, shëmtuar, hequr shkëlqimin e origjinalit. Ne jemi përpjekur ta ruajmë dhe të sjellim të pastër folkun e zonës, por nuk jemi të kulluar”, - thotë Hoxha, duke marrë si shembull vallen humoristike dhe atë origjinale të dasmës pukjane të shoqëruar edhe me këngë. “Vallja humoristike “Plaku i dasmës”, që është pasuar ndër breza, flet qartë. Si koreograf, e përsëris, se edhe ne specialistët e kemi fajin për ca modernizma. Folklori nuk e duron këtë.”

Fran Pali, rapsodi i festivaleve
Ka zbritur prej bjeshkëve të Pukës. Nuk i ka munguar asnjëherë Gjirokastrës së festivaleve, prej vitit 1973. Të flasë për veglat, për baladat, për grupin e Pukës, nuk ndjen lodhje. Fran Pali është rapsod i dëgjuar, këngëtar e instrumentist. Prej 34 vjetësh ai punon për grumbullimin e folkut dhe ruan me fanatizëm traditën më të mirë të zonës së vet. Eshtë vlerësuar me çmime në disa festivale, si krijues, si interpretues dhe si folklorist, madje është dekoruar dy herë nga Kuvendi Popullor, me medaljen dhe urdhërin “Naim Frashëri”. Ai kujton vitet kur sëbashku me Ndue Shytin, krijuan orkestrinën e Pukës dhe e “rritën” atë në 102 interpretues të veglave të ndryshme muzikore, si fyelli, çiftelia, lahuta, lodra, dajrja e cylja. “Ishte periudhë e bukur. Punonin shumë, por dhe i qëndronim besnik traditës, madje nuk kalonim as tek tradita e rretheve të tjera të afërta”, thotë rapsodi. Me keqardhje atij i duhet të pohojë që kohët kanë ndryshuar dhe orkestrina që ngriti me Nduen, tashmë është rrudhur. Njerëzit janë larguar.

02/10/2004
 
Bujar Qamili per here te pare ne Festival


E Diele, 03 Tetor 2004
Pak njerez, qe nuk jane te lidhur me muziken, mund t'u shkonte ndermend, se Bilbili i kenges shkodrane do te ngjitej si debutues ne skenen e gurte. Por, kjo ka ndodhur, dhe per artistin e njohur, kjo do te mbetet si nje nga kujtimet me te mira

Zeri i tij melodioz ka jehuar ne kengen qytetare shkodrane dhe ne sa e sa koncerte te kenges popullore. Jarja shkodrane e Bujar Qamilit eshte bere sinonim i kenges qytetare te kesaj treve foklorike. E, vertete, bilbili i kenges shkodrane, nuk kishte si ti mungonte ketij edicioni ku vershon koloriti i kenges popullore shqiptare. "Pjesmarrja ne grupin konkurues te Qarkut Shkoder, per mua, perben dicka te vecante, -thote Bujari. Eshte hera e pare qe une ngjitem ne skenen e festivaleve ketu ne Kalane e gurte te Gjirokastres". Ne karrieren e tij si kengetar popullor, ngjitja ne skenen e Festofolkut shenon nje faze te rendesishme. "Per mua,-vazhdon ai- si kengetar popullor perben nje gezim te vecante ekzekutimi i kenges qytetare shkodrane perpara artdashesve te folkut shqiptar. Gjate gjithe periudhes parapergatitore te ketij festfolku une kam punuar me nje pergjegjesi te vecante ne lidhje me kete prezantim". Dhe, me te vertete, prezantimi gjate konkurrimit te kengetarit Bujar Qamili, ka perbere kulmin e konkurrimit te grupit shkodran. Kenga e interpretuar prej tij eshte shoqeruar me duartrokitje entuziaste nga spektatoret e pranishem ne Kalane e gurte. Zeri i Bujar Qamilit ka qene pjese e folkut shkodran per te cilen ai shprehet se eshte nje nga me te shumellojtet, persa i perket repertorit te kenges qytetare. Ne e justifikuam besimin e spektatorit shkodran per nje prezantim dinjitoz ne kete Festival Folklorik. Nderkohe, nje mbrese te vecante tek Bujari, ka lene edhe qyteti i Gjirokastres. Gjirokastra eshte nje qytet me fizionomi te vecante shprehet plot respekt Bujari per qytetin e festivaleve. B. Kore



Teknika nuk eshte ne funksion te "Fest Folk 2004"

Interviste me regjizorin e Festivalit Folklorik Kombetar Milto Kutali. Kush jane gjerat e reja, qe kane ardhur ne kete festival, ne kendvshtrimin e tij, konceptet regjisoriale te grupeve dhe cfare e mundon Festivalin ne vetvete

Blerim Kore

Nga ndryshon konceptimi regjizorial i ketij edicioni nga ai i vitit 2000?

"Elementi me i rendesishem ne konceptimin regjizorial te Festfolkut 2004, mendoj se eshte mireadministrimi i forcave krijuese artistike, te cilat ne fakt numerojne 1 200 pjesmarresit ne kete feste te madhe. Ajo qe mendoj une si regjizor se duhet te vije nga kjo bote e folkut eshte dhe duhet te jete raporti qe duhet ndertuar midis asaj qe eshte tipike per seicilin prej trupave pjesmarrese dhe nga ana tjeter universalja dhe filli i perbashket qe i lidh dhe i bashkon keto treva ne ate qe quhet folklori kombetar. Pikerisht, per kete, ne jemi munduar qe si domethenie te cdo nate konkurrimi, kete element bashkues ta realizojme nepermjet nje ceremoniali te perbashket, atij te dasmes. Cdo grup konkurues do te sjelle nepermjet interpretimit te nje dasme, ate realitet te ceremonise se dasmes shqiptare, qe ekziston ne treva te ndryshme. Element tjeter, qe perben autenticitetin e seicilit grup popullor konkurrues, eshte evidentimi artistik i se vecantes ne jeten e perditshme. Kjo ka te beje me ritualet zakonore te cdo treve folklorike, te cilat si regjizor jam perpjekur ti ndertoj ne momentet e tyre te vecanta per ti sjelle me te kuptueshme per spektatorin e gjere. Regjia, ne menyren e konceptimit artistik, eshte perpjekur te respektoje nje spektator qe eshte mik i festivalit madje po te mendosh qe ai vjen edhe nga jashte kufijve te vendit".

Cili eshte koncepti regjizorial, qe mbizoteron ne festivali ?

"Regjia, gjate punes se saj artistike, ka pasur parasysh se nuk duhet shuar ai spontanitet , improvizim dhe ai pasion i zilishem i artit popullor, qe vjen nga krijimtaria artistike e anonimatit. Eshte pikerisht ky spontanitet, qe percjell boten dhe shpirtin e pasur te ketyre njerezve. Shpirtin e improvizimit, qe mbartin artistet popullore, ne jemi perpjekur qe ta ruajme, mos ta cenojme per ta sjelle te fresket ne skenen e festivalit".

Cfare veshtiresish ka ndeshur regjia gjate neteve te konkurimit ?

"Kam pershtypjen se dobesia e ketij festivali eshte serish elementi teknik, te cilen mund ta konsideroj si mungese atavike, te trasheguar nga festivalet e kaluara. Mendoj se infrastruktura teknike nuk eshte ne dispozicion te festivalisteve. Duhet patjeter qe keto gjera ti shikojme per te ardhmen dhe te mundohemi qe ti veme ne funksion mesa te mundemi. Sepse ne fund te fundit eshte teknika dhe te gjithe efektet e tjera jashteartistike qe duhet te vihen ne funksion te interpretuesit".
 
Back
Top