Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Rreth njohjes së Republikës së Kosovës

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
27,472
Pikët
113
sao_262548.gif


Sao Tome njeh shtetin e Kosovës?

Nga Express 30 Dhjetor 2011 20:10

Sao Tome bëhet shteti i 86 që njeh zyrtarisht Republikën e Kosovës.

Një ditë para përmbylljes së vitit 2011, Kosova ka fituar edhe një njohe.

RTK duke u thirr në burimet e saja brenda Qeverisë kanë bërë të ditur se Sao Tome bëhet shteti i 86 që njeh zyrtarisht Republikën e Kosovës.

Sipas këtyre burimeve nota verbale për këtë njohje pritet të arrij ditëve në vijim. Sao Tome përbëhet nga dy ishuj dhe ka 200 mijë banorë, transmeton Indeksonline.

Ndërkohë zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, ka thënë se edhe një shtet tjetër e ka njohur Kosovën, por ai do të bëhet publik pas ardhjes së notës verbale.

Shteti i fundit që ka njohur Kosovën ishte Kuvajti saktësisht me 11 tetor.
 
Përgjigje e: Rreth njohjes së Republikës së Kosovës

ndoshta se ka vendin kjo tem ketu
por i lus moderatoret qe ta dergoin ne at nenforum ku ndoshta do te jet ma i pershtatshem se ky
 
Përgjigje e: Rreth njohjes së Republikës së Kosovës

Lista e shteteve qe kan pranuar pavarësinë e Kosovës

Gjendja aktuale -> 11 Tetor 2011
Shteti dhe Texti i Pranimit Dita e pranimit

1. Afghanistan 17 Shkurt 2008
2. Frankreich 18 Shkurt 2008
3. United States of America 18 Shkurt 2008
4. Costa Rica 18 Shkurt 2008
5. Albanien - Shqipëria 18 Shkurt 2008
6. Türkei 18 Shkurt 2008
7. England 18 Shkurt 2008
8. Australien 19 Shkurt 2008
9. Senegal 19 Shkurt 2008
10. Deutschland - Germany 20 Shkurt 2008
11. Lettland 20 Shkurt 2008
12. Dänemark 21 Shkurt 2008
13. Estland 21 Shkurt 2008
14. Italien 21 Shkurt 2008
15. Luxemburg 21 Shkurt 2008
16. Peru 22 Shkurt 2008
17. Belgien 22 Shkurt 2008
18. Polen 26 Shkurt 2008
19. Schweiz - Switzerland 27 Shkurt 2008
20. Österreich 28 Shkurt 2008
21. Irland 29 Shkurt 2008
22. Island 29 Shkurt 2008
23. Schweden 04 Mars 2008
24. Niederlande 04 Mars 2008
25. Slowenien 05 Mars 2008
26. Finnland 07 Mars 2008
27. Japan 18 Mars 2008
28. Kanada 18 Mars 2008
29. Monaco 19 Mars 2008
30. Kroatien 19 Mars 2008
31. Ungarn 19 Mars 2008
32. Bulgarien 20 Mars 2008
33. Norwegen 28 Mars 2008
34. Republik Korea 28 Mars 2008
35. Liechtenstein 28 Mars 2008
36. Marshallinseln 17 Prill 2008
37. Nauru 23 Prill 2008
38. Burkina Faso 24 Prill 2008
39. Litauen 06 Maj 2008
40. San Marino 11 Maj 2008
41. Tschechische Republik 21 Maj 2008
42. Liberia 30 Maj 2008
43. Sierra Leone 13 Qershor 2008
44. Kolumbien 07 Gusht 2008
45. Belize 07 Gusht 2008
46. Malta 21 Gusht 2008
47. Samoa 15 Shtator 2008
48. Portugal 07 Tetor 2008
49. Montenegro 09 Tetor 2008
50. Macedonien 09 Tetor 2008
51. Vereinigte Arabische Emiraten 14 Tetor 2008
52. Malaysia 01 Nentor 2008
53. Mikronesien 05 Dhjetor 2008
54. Panama 16 Janar 2009
55. Malediven 19 Shkurt 2009
56. Palau 09 Mars 2009
57. Gambia 07 Prill 2009
58. Saudi Arabien 20 Prill 2009
59. Die Komoren 19 Maj 2009
60. Das Königreich Bahrain 19 Maj 2009
61. Das Königreich Jordanien 08 Korrik 2009
62. Die Dominikanische Republik 11 Korrik 2009
63. New Zealand 09 Nentor 2009
64. Republika e Malavit 14 Dhjetor 2009
65. Republika Islamike e Mauritanisë 12 Janar 2010
66. Mbretëria e Suazilandisë 12 Prill 2010
67. Republika e Vanautusë 28 Prill 2010
68. Republika e Xhibutit 12 Maj 2010
69. Somalia 20 Maj 2010
70. Hondurasi 03 Shtator 2010
71. Kiribati 25 Tetor 2010
72. Tuvalu 19 Nentor 2010
73. Katari 12 Janar 2011
74. Guinea-Bissau 14 Janar 2011
75. Omani 04 Shkurt 2011
76. Andorra 08 Qershor 2011
77. Republika e Afrikës Qendrore 22 Korrik 2011
78. Nigeri 16 Gusht 2011
79. Guinea 16 Gusht 2011
80. Republika e Beninit 18 Gusht 2011
81. Santa Lucia 19 Gusht 2011
82. Republika e Gabonit 15 Shtator 2011
83. Nigeria 13 Shtator 2011
84. Bregu i Fildishtë 20 Shtator 2011
85. Kuvajti 11 Tetor 2011
 
Përgjigje e: Rreth njohjes së Republikës së Kosovës

flamuri-i-Ganes_787475.jpg



Gana ka njohur Republikën e Kosovës
Gana është shteti i 86 i botës, që ka njohur Republikën e Kosovës, si shtet i pavarur dhe Sovran. Vendimi për njohjen e Republikës së Kosovës, është marrë nga Qeveria e Ganës, ndërsa zyrtarisht i është komunikuar zëvendëskryeministrit Pacolli nga ministri i Punëve të Jashtme të këtij shteti, Alhaji Muhammad Mumuni.

Postuar: 20:12; 23/01/12 •

Ashtu siq është komunikuar nga zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, njohja nga Gana, ka ardhur pas një aktiviteti të ngjeshur diplomatik, që zëvendëskryeministri Pacolli, ka zhvilluar në këtë shtet.

“Gana ka qenë njëri ndër shtetet më të vështira të Afrikës, pasi që ndikimi i fqinjëve tanë veriorë ka qenë i madh. Megjithatë kemi arritur që të bëjmë një punë të mirë. Unë në dhjetor të vitit të fundit, në Nju Jork, zhvillova një takim edhe me Presidentin e këtij shteti, zotin John Ata Mills, ndërsa kam pasur disa takime me ministrin e punëve të jashtme z.Mumuni. Jam i lumtur që njohja nga Gana, erdhi dhe unë jam optimist se njohjet për Kosovën do të vazhdojnë të vijnë”, ka thënë zëvendëskryeministri Pacolli.
 
Përgjigje e: Rreth njohjes së Republikës së Kosovës

Ky nji lajm me se i papranueshem dhe shume keqardhes. Llapi ky eshe kryeministri Jot!!! ai qe pranon Kosoven te quhet thjesht Kosove pa termin e Rrepublikes, qe nenkupton se ajo eshte dhe do te mbetet jo sovrane? A nuk eshte turp te vazhdosh te mbeshtetesh keto qeveritar qe arriten deri ketu sa ti mohojn Popullit Kosovar te drejten per ta Quajtur Kosoven Rrepublike??? A per Per kete u derdhur gjith ai gjake shqiptari???

Nëpër botë, thjesht “Kosova”

Qeveria e Kosovës është në prag të pajtimit me palën serbe dhe Bashkimin Europian për t’u përfaqësuar pa termin “Republikë” në nismat rajonale.

Këtë e ka konfirmuar zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri të mërkurën për mediat, ndërsa ka shpjeguar se edhe Serbia ka hequr dorë nga rezoluta 1244. Sipas Edita Tahirit e cila të premten zhvilloi një komunikim me video-lidhje me ndërmjetësuesin e Bashkimit Europian, Robert Kuper, ky është një hap përpara sepse Kosova deri më tani është përfaqësuar nga UNMIK.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci, nuk e ka mohuar e as pohuar këtë fakt, por ai ka insistuar se Kosova do të përfaqësohet si shtet i pavarur dhe sovran.

“Qeveria e Republikës së Kosovës do të jetë e përgjegjshme në procesin e dialogut, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet në fuqi sipas pakos Ahtisari. Kjo nënkupton respektimin e plotë të sovranitetit, integritetit territorial, Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Kosova do të përfaqësohet si shtet i pavarur dhe sovran”, tha kryeministri Thaci.

Deri më tani Kosova është përfaqësuar nën logon e UNMIK-ut nëpër konferencat rajonale ndërsa ka pasur raste kur Serbia për shkak të prezencës së autoritetvee kosovare e ka lëshuar sallën. Edhe pas insistimit të gazetarëve kryemininstri Thaci nuk dha detaje teknike për modelin e prezantimit të Kosovës, por ai i quajti injorantë disa opozitarë të cilët kritikuan qeverinë se duke hequr dorë nga termi “republikë” po e shndërron Kosovën në një shtet si Palestina.

“Krahasime të tilla janë plotësisht të paqendrueshme të atyre që nuk njohin rrethanat për Kosovën, pretendime për të krijuar konfuzion në opinionin publik. Viti 2012 është viti i suksesit historik për Republikën e Kosovës dhe cdo zë për rikthim pas është thjesht zë injoranti apo disfatisti që nuk beson në funksionalizimin e plotë të shtetit të Kosovës”, deklaroi kryeministri kosovar.

Kryeministri Thaci nuk u përgjigj as në pyetjet e Vetëvendosjes për takimin e tij me Tadicin. Ndërsa i pyetur se ku i merr partia e tij informatat për liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti, kur e akuzon për lidhje me serbet, kryeministri kosovar tha se nuk do t’i shfrytëzojë ambjentet e qeverisë për të bërë komente partiake.
 
Përgjigje e: Rreth njohjes së Republikës së Kosovës

Ky nji lajm me se i papranueshem dhe shume keqardhes. Llapi ky eshe kryeministri Jot!!! ai qe pranon Kosoven te quhet thjesht Kosove pa termin e Rrepublikes, qe nenkupton se ajo eshte dhe do te mbetet jo sovrane? A nuk eshte turp te vazhdosh te mbeshtetesh keto qeveritar qe arriten deri ketu sa ti mohojn Popullit Kosovar te drejten per ta Quajtur Kosoven Rrepublike??? A per Per kete u derdhur gjith ai gjake shqiptari???

thaqi_11012012_ballina.jpg



Thaçi: Kosova prezentohet kudo dhe kurdo si e pavarur dhe sovrane


Kryeministri Hashim Thaçi është kthyer në Kosovë nga Vjena. Në mbledhjen të qeverisë, ai ka akuzuar të gjithë ata që ditët e fundit kanë folur për heqjen dorë nga Republika me marrëveshjen e fundit me Serbinë.

Postuar: 13:04; 27/01/12 •

Prishtinë - "Këta zëra që i kam dëgjuar, nuk janë gjë tjetër, pos të injorantëve, disfatistëve dhe atyre që nuk besojnë në asgjë" ka thënë Thaçi.

Sipas tij, Kosova është shtet i pavarur e sovran dhe i tillë do të prezantohet kudo dhe kurdo. "Kushtetuta dhe ligji është krejt çfarë ne mbështetemi e do t’i respektojmë" ka thënë kryeministri. Lajmonline
 
Përgjigje e: Rreth njohjes së Republikës së Kosovës

Komunikatë për media nga bisedimet mes Zëvendëskryeministres Edita Tahiri dhe ndërmjetësit evropian Robert Cooper

Prishtinë, 27 janar 2012

Sot pasdite Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri zhvilloi një bisedë përmes videolidhjes me ndërmjetësin evropian Robert Cooper në kuadër të përgatitjeve për raundin e ardhshëm të dialogut teknik. Temat kryesore të bisedës ishin çështja e bashkëpunimit rajonal, situata në zbatimin e marrëveshjeve si dhe procesi i finalizimit të protokollit teknik të marrëveshjes së IBM-it.

Me këtë rast, Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ritheksoi përkushtimin e Qeveria së Kosovës për progresin e dialogut teknik si një mundësi e mirë për ti zgjidhur çështjet praktike mes dy shteteve, në interes të qytetarëve dhe integrimeve evropiane e euro-atlantike.

Lidhur me çështjen e bashkëpunimit rajonal, znj. Tahiri theksoi se Kosova duhet të marrë pjesë si shtet i pavarur dhe sovran, me simbolet e saja shtetërore dhe të jetë nënshkruese e marrëveshjeve rajonale si dhe hodhi poshtë propozimet e Serbisë për çfarëdo referencash që nuk përkojnë me realitetin duke thënë se Rezoluta 1244 është e tejkaluar juridikisht dhe politikisht. Propozimi i jonë tha Tahiri mbështetet në realitetin se shumica e vendeve të rajonit dhe të Bashkimit Evropian kanë njohur shtetin e pavarur të Kosovës.

Duke folur për zbatimin e marrëveshjeve, zonja Tahiri vlerësoi fillimin e zbatimit të marrëveshjeve mirëpo potencoi pengesat evidente me theks të veçantë në marrëveshjet për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe ajo për tregtinë e lirë të cilat po zbatohen pjesërisht nga Serbia me faktin ekzistimit të barrikadave dhe strukturave ilegale serbe. Ajo kërkoi nga BE-ja që të bëjë presion të shtuar mbi Serbinë për të hequr këto pengesa. Po ashtu kërkoi heqjen e tarifave për sigurimin e automjeteve dhe rritjen e dinamikave në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve. Zbatimi i plotë i marrëveshjeve nga ana e Serbisë dhe arritja e marrëveshjeve të reja, janë kushtet e Këshillit evropian për statusin e kandidatit për Serbinë, tha ajo.

Kryenegociatorja Tahiri kërkoi që sa më shpejtë të përgatitet Protokolli i detajizuar teknik i IBM-it dhe të nënshkruhet më së largu deri më 10 shkurt, në mënyrë që të fillon menjëherë zbatimi i marrëveshjes për Menaxhimin e integruar të kufirit ndërshtetëror mes dy vendeve. Përparimet konkrete në këtë çështje do të tregojnë vullnetin e vërtet të palëve për këtë standard evropian, dëshmi kjo që duhet të testohet nga BE-ja para mbledhjes së Këshillit të Ministrave në fund të shkurtit me çrast do të rishyrtohet kandidatura e Serbisë.

Rajonit i duhen politika evropiane dhe jo politika penguese, në fund të fundit kjo është përgjegjësi e secilit shtet, sepse integrimi sa më shpejtë i rajonit në BE është në interes të paqes dhe stabilitetit rajonal, tha zonja Tahiri dhe ftoi zotin Cooper ta vizitoj Kosovën në ditët në vijim.

Zoti Cooper nga ana e tij mori në dijeni qëndrimet dhe kërkesat e palës së Kosovës dhe premtoi angazhim për të përafruar qëndrimet e palëve për çështjen e bashkëpunimin rajonal, të cilat tash për tash janë shumë larg njëra tjetrës. Ai po ashtu premtoi angazhimin e tij për të përshpejtuar procesin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri më tash.
 
Përgjigje e: Rreth njohjes së Republikës së Kosovës

Na gëzon fakti shumë që na kanë pranuar kaq shumë vende,por ideja e fundit e bisedimeve që t'paraqitemi me fusnotë,nuk tingllon bash si duhet.Ortegu i së keqes ka nisur të rrotullohet mbi gjithë neve,duhet t'i hapim sytë.
 
Përgjigje e: Rreth njohjes së Republikës së Kosovës

Haiti_711103.png


HAITI NJEH KOSOVËN

Nga Express 11 Shkurt 2012 00:01

Ka ardhur njohja e 87 për Republikën e Kosovës. Pak minuta para orës 24 të ditës së premte, Ministria e Jashtme ka njoftuar se Haiti është vendi më i ri qa ka njohur shtetin e Kosovës.

”Ministri i Punëve të Jashtme të Haitit, Laurent Lamothe, pas një takimi zyrtar me ministrin e Punëve të Jashtme te Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në një konferencë të përbashkët për shtyp kanë bërë publike njohjen zyrtare te pavarësisë së Kosovës nga Haiti”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

Haiti është shteti i 87 qe e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Njohja nga ky shtet vjen ne kohen, kur Ministria e Punëve te Jashtme e Republikës se Kosovës ka intensifikuar maksimalisht përpjekjet për të përmbyllur procesin e njohjeve te pavarësisë
 
Përgjigje e: Rreth njohjes së Republikës së Kosovës

Shtetit tonë këtyre ditëve i pregatitet mashtrimi historik nga ana e Europianëve.S'di a po e vëren Kryem... apo po shtihet si daltonist.Shpejt do të shohim këtë dredhi të rradhës,si para një shekulli që na ndanë pikë e pesë.Serbia ka me u pranue në BE gjithsesi,e Kosova do të jetë mjet për kusuritje.
 
Përgjigje e: Rreth njohjes së Republikës së Kosovës

ug-lgflag.jpg



UGANDA NJEH PAVARËSINË E KOSOVËS

Nga Express 17 Shkurt 2012 12:40

Republika e Ugandës bëhet shteti i 88-të që e njohu pavarësinë e Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur këshilltari i zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Behxhet Pacolli, Jetlir Zyberaj, i cili në një konferencë për media e kumtoi lajmin dhe solli më vete edhe letrën verbale të këtij shteti, e cila kishte arritur sot në adresën e zyrës së Pacollit.

Ndonëse në konferencën për media, gazetarët kanë pritur se këtë lajm do ta kumtojë pikërisht zëvendëskryeministri, Behxhet Pacolli, por një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi që, siç njoftuan nga zyra e tij, ai në çastet e fundit kishte udhëtuar me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin për në Shqipëri.

Megjithatë, Këshilltari i tij, Jetlir Zyberaj, pati kënaqësinë që në mungesë të shefit të tij, lajmin për njohjen ta kumtojë vetë.

“Kam kënaqësinë që t’ju njoftoj që Republika e Ugandës është shteti i 88 i OKB-së që e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës. Këtu e kemi edhe notën verbale e cila ka arrit sot”, ka thënë Zyberaj.

I pyetur nga gazetarët se ku ka ardhur nota verbale e këtij shteti, Zyberaj ka thënë se kjo notë ka ardhur në zyrën e Pacollit, pasi, sipas tij, ai e ka zhvilluar aktivitetin diplomatik dhe kanali ndërlidhës i qeverisë së Kosovës me kontinentin e Afrikës. Por, ai nuk e sheh si shumë të rëndësishme se në cilën adresë ka ardhur nota verbale.

“Meqenëse zotëri Pacolli ka zhvilluar një aktivitet diplomatik dhe ka qenë një kanal me kontinentin e Afrikës, një ndërlidhës i Qeverisë së Kosovës. Fundja, kjo është pak e rëndësishme”, ka thënë Zyberaj.

Ai ka shtuar se, ashtu siç ka deklaruar zëvendëskryeministri Pacolli, Kosova në këtë vit, jo që e synon, por do ta arrijë numrin e 100 njohjeve dhe për këtë thotë se janë shumë të sigurt, bile shpresojnë se do të tejkalohet ky numër.

Ndryshe, Republika e Ugandës është shtet që shtrihet në kontinentin e Afrikës, kryeqyteti i saj është Kampala. Ka një territor rreth 236 mijë metra katrorë dhe me një popullsi prej 32 milionë, e cila e ka shpallë pavarësinë më 1962 nga Mbretëria e Bashkuar. (Kosovapress)
 
Përgjigje e: Rreth njohjes së Republikës së Kosovës

Uganda njeh pavarësinë e Kosovës , sa mirë ja nisi 4 vjetori me njohëje :)
 
Përgjigje e: Rreth njohjes së Republikës së Kosovës

Një xixë e dobishme për Kosovën!
 
Përgjigje e: Rreth njohjes së Republikës së Kosovës

ARRIN NOTA VERBALE E NJOHJES NGA SAO TOME AND PRINCIPE
tp-lgflag_939564.gif

Nga Express 17 Mars 2012 10:33

Sao Tome and Principe është shteti i radhës që e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, ky është shteti i 89-të që e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur.

Vendimi zyrtar për njohjen e Kosovës, është finalizuar me 13 mars 2012, ndërsa nota verbale e njohjes ka arritur ditën e shtunë. Kështu thuhet në një njoftim të Zyrës së zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli.

Qeveria e Sao Tome and Principe e ka njohur Kosovën si një shtet sovran dhe anëtar të plotë të bashkësisë ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë për shtyp të Këshillit të Ministrave të këtij vendi.

Vendimi u miratua në seancën e fundit të Këshillit të Ministrave të Sao Tome and Principe, të mbajtur të mërkurën. “Këshilli i Ministrave ka marrë vendim për njohjen ndërkombëtare të Kosovës”, thuhet në këtë vendim.

Sao Tome and Principe, ka një popullsi prej 160 mijë banorëve, sipërfaqja e përgjithshme e ishujve e këtij shteti është 1,001 km2. Ishujt Sao Tome and Principe kanë një vijë bregdetare 209 kilometër.
 
Përgjigje e: Rreth njohjes së Republikës së Kosovës

flamuri-cadit-01.jpg


Çadi njeh Republikën e Kosovës

Republika e Çadit është vendi i 91 që njeh shtetin sovran dhe të pavarur të Kosovës.
Përmes një note verbale dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Qeveria e Republikës së Çadit ka konfirmuar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ky shtet.
“Qeveria e Çadit njofton MPJ të Republikës së Kosovës se Republika e Çadit edhe formalisht njeh Kosovën shtet të pavarur dhe sovran”, thuhet në notën verbale të Qeverisë së Çadit.

Një muaj më parë (02 maj 2012), ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj në Ambasadën e Çadit në Paris kishte zhvilluar një takim me Ministrin e Jashtëm të Çadit, Moussa Faki Mahamat.

Në këtë takim, ministri Hoxhaj kishte marr konfirmimin nga homologu i tij, që Republika e Çadit shumë shpejt do të publikojë vendimin për njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Njohja e Republikës së Çadit vjen në kohën kur Ministria e Punëve të Jashtme dhe institucioneve tjera të përfshira në procesin e njohjeve po bëjnë përpjekje maksimale për përmbylljen e plotë të këtij procesi.

Çadi ndodhet në pjesën qendrore-veriore të Afrikës. Çadi në veri kufizohet me Libinë, në lindje me Sudanin, në jug me Republikën e Afrikës Qendrore, në jug-perëndim me Kamerunin e Nigerinë dhe në veri-perëndim me Nigerin, bën të ditur komunikata.

Republika e Çadit zë një sipërfaqe prej 1,284 milion km2 në brendi të Afrikës Veriore dhe në të banojnë diçka më shumë se milion banorë. Kryeqytet Çadit është N´Xhamena (N´Djamena). Gjuhë zyrtare shtetërore janë frëngjishtja dhe arabishtja. Që nga 1996, sipas kushtetutës së miratuar është një republikë presidenciale.BS
 
Përgjigje e: Rreth njohjes së Republikës së Kosovës

LLap..sa banore .. se nuk ke dhen shifer..

Eshte vertet nje shtet gjigand..

Nje lajm i mire ky..

Gezuar..
 
Përgjigje e: Rreth njohjes së Republikës së Kosovës

ml-lgflag_4953.gif



Republika e Malit njeh shtetin e Kosovës


Nga Express 18 Gusht 2012 15:31


Republika e Malit bëhet shteti i 92 që e njeh Republikën e Kosovës. Njoftimin për ardhjen e kësaj njohje e ka bërë zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli në një konferencë për media. Njohja nga Mali është pasuese e njohjes nga Çadi që kishte ardhur me 1 Qershor.

Republika e Malit ndodhet në kontinentin afrikan dhe ka një popullësi prej afro 15 milion banorësh.

Megjithëse sipas listës zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës njohja ngaMali është e 92 me radhë, Ambasada Amerikane thekson se Kosova ende nuk është njohur nga Nigeria dhe Uganda.

Sipas Pacollit, tanimë në rajonin e Afrikës Perëndimore, ka mbetur vetëm edhe Togo që ende nuk e ka njohur Kosovën.

“Javën e ardhshme unë do të zhvilloj një vizitë në këtë shtet, dhe besoj se shumë shpejt gjithqka do të përmbyllet”, ka thënë Pacolli.

Përveq Togos, Pacolli ka paralajmëruar vizita edhe në disa shtete të tjera të Afrikës.
 
Përgjigje e: Rreth njohjes së Republikës së Kosovës

papua_250526.jpg



Papua New Guinea njeh pavarësinë e Kosovës


Nga Express 26 Shtator 2012 20:49



Vizitat e shpeshta në Oqeani të Ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj , duket se kanë dhënë rezultatet e para.

Papua New Guinea është shteti i radhes që njeh pavarësinë e Kosovës.

Burime të KosovaTimes.net brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës kanë konfirmuar se Qeveria e Papua New Guinea tashmë ka marr vendim për të njohur pavarësinë e Kosovës.

Sipas këtyre burimeve ditët e ardhshme nota verbale do të arrijë në MPJ.
 
Back
Top