• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

ShBA-ja nuk e uroi Kurtin për mandatin e ri | Qeveria publikon urimet nga Franca dhe Gjermania…

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
27,568
Pikët
113
ShBA-ja nuk e uroi Kurtin për mandatin e ri | Qeveria publikon urimet nga Franca dhe Gjermania…
Demokracia
17:06 | 22 Mars 2026
720372-OeYgVnhDbK-e1774196265887.jpg

Share:
Share
Tweet
Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se me rastin e fitores në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 28 dhjetor 2025, si dhe zgjedhjen për një mandat të ri në krye të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka pranuar një mori urimesh.
“Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz; presidenti i Francës, Emmanuel Macron; kryeministri i Republikës së Çekisë, Andrej Babish; kryeministri i Dukatit të Madh të Luksemburgut, Luc Frieden; ambasadori jorezident i Shtetit të Katarit, Jabor bin Ali Al Dosari; janë në mesin e liderëve dhe përfaqësuesve të shteteve, udhëheqësve të institucioneve dhe organizatave të rëndësishme ndërkombëtare e rajonale, përfaqësuesve politikë, aktivistëve dhe veprimtarëve që kanë uruar kryeministrin Kurti”, thuhet në komunikatë.
Krahas vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit me shtetet, institucionet dhe organizatat përkatëse, elemente thelbësore në urimet e pranuara nga kryeministri Kurti ishin mbështetja për integrimin euro-atlantik, reformat, luftimin e korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit, thekson tutje Kryeministria, e cila i ka bërë publike disa nga letrat e urimit që Kurti ka marrë pas rizgjedhjes në krye të qeverisë.

Në letrën e tij, kancelari Merz i ka thënë Kurtit se “përpara jush dhe qeverisë suaj qëndrojnë detyra sfiduese”.
“Jam i bindur se, me përvojën tuaj, do të merrni vendimet e duhura dhe të nevojshme për integrimin e mëtejshëm euro-atlantik të Kosovës. Këtu përfshihen edhe përparime të tjera në dialogun e normalizimit të ndërmjetësuar nga BE-ja me Serbinë. Të jeni i sigurt se Kosova, në këto detyra, ka në Gjermani një partner të fortë dhe të besueshëm në krahun e saj. Ju uroj për vazhdimin e mandatit tuaj shumë fat dhe sukses”, ka shkruar Merz.
Ndërkaq, presidenti francez Macron në letrën e tij drejtuar Kurtit ka thënë se Franca është e bindur se vendi i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Evropian. “Prandaj, do të vazhdojmë ta mbështesim Kosovën në rrugën e saj evropiane. Franca do të vazhdojë gjithashtu të mbështesë palodhshëm përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, të cilat përbëjnë një dimension integral të këtij procesi të afrimit me Bashkimin Evropian”, ka shkruar Macron.
Tutje presidenti francez ka thënë se marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit kanë përcaktuar rrugën dhe u takon të dyja palëve të zbatojnë zotimet e marra, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
“Gjithashtu, dëshiroj që Franca dhe Kosova të vazhdojnë të thellojnë lidhjet e tyre dhe bashkëpunimin dypalësh rreth projekteve strukturuese siç është, për shembull, përgatitja për Lojërat Mesdhetare që vendi juaj do të mirëpresë në vitin 2030”, ka shtuar Macron.
 

Edhe Macron i kërkon Kurtit respektimin e marrëveshjes së Ohrit​

  • 22/03/2026 | 16:05

Shtohet trysnia: Edhe Macron i kërkon Kurtit respektimin e marrëveshjes së Ohrit


Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti një letër urimi për ta uruar për mandatin e ri qeverisës, por njëkohësisht duke ia rikujtuar edhe marrëveshjen e Ohrit, transmeton Gazeta Metro.



Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka treguar disa letra urimi që iu dërguan Kurtit, dhe Macron në të tijën, shkruan ndër tjerash se Franca do ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj europiane.

Macron përmend marrëveshjet e fundit nga dialogu Kosovë-Serbi, duke kërkuar zbatimin e tyre.

“Marrëveshjet e Brukselit-Ohrit kanë përcaktuar drejtimin dhe u takon të dyja palëve t’i zbatojnë angazhimet e marra, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Europian”, shkruan ndër tjerash presidenti francez./gazetametro.net

---------------------------------------------------------------------------------------------

O tradhtar qiky babushi qe ste ka urue me popullin e Kosoves nuk do te lejoi qe ta formosh shtetin serb ne veri te vendit kot perpiqesh nihere e quajshe zajednic e tash per meu qit hi syve militantve tu po e quan vetemenagjim i ke ba budall analfabetat tu jau ke shperla trurin dhe me falni per fjalorin m.ut me ju servue kan me than hallve eshte qaq i ke shtri per tok.
 
Deputeti Behrami ambasadorit gjerman: Kur keni kërkuar llogaridhënie nga Vuçiqi dhe Serbia?
Demokracia
19:54 | 22 Mars 2026
artan-behrami-850x638-1-e1663269995334.jpg

Share:
Share
Tweet
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar sërish ndaj ambasadorit gjerman në Kosovë, pas postimit të fundit në Facebook, këtë herë përmes rrjetit X.
Behrami shkruan se drejtësia selektive është padrejtësi me vulën zyrtare të BE-së
lg.php



“Historia nuk gjykohet në sallat e gjykatave, por në kujtesën e një kombi. Pse BE vazhdon agjendat e individëve të Kremlinit të sanksionuar nga SHBA-të dhe të Dick Marty edhe pas vitit 2022? Kjo kërkon një përgjigje.”
Ai thekson se Gjykata Speciale nuk funksionon sipas ligjeve të Kosovës, siç ishte parashikuar, por si një degë e EULEX-it që shpesh shmang edhe kornizën ligjore vendore. Sipas Behramit, Jack Smith i ka thënë Kongresit se ai punon për një “Tribunal Evropian”, jo për një gjykatë të Kosovës.
Behrami shtron pyetjen se pse Bashkimi Evropian nuk është më i qartë në komunikimin e tij publik dhe kujton se Kosova ka qenë shteti më bashkëpunues në Ballkanin Perëndimor në gjykimet për krimet e luftës, por megjithatë është ndër më të sulmuarit.
Ai sfidon ambasadorin gjerman duke pyetur:
“Kur ka qenë hera e fundit që një ambasador i BE-së ose gjerman në Beograd ka kërkuar publikisht llogaridhënie ose ekstradim nga Vuçiq dhe Serbia? E sfidoj ambasadorin gjerman ta tregojë këtë!

1774208040616.png
 
ShBA-ja nuk e uroi Kurtin për mandatin e ri | Qeveria publikon urimet nga Franca dhe Gjermania…
Demokracia
17:06 | 22 Mars 2026
720372-OeYgVnhDbK-e1774196265887.jpg

Share:
Share
Tweet
Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se me rastin e fitores në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 28 dhjetor 2025, si dhe zgjedhjen për një mandat të ri në krye të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka pranuar një mori urimesh.
“Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz; presidenti i Francës, Emmanuel Macron; kryeministri i Republikës së Çekisë, Andrej Babish; kryeministri i Dukatit të Madh të Luksemburgut, Luc Frieden; ambasadori jorezident i Shtetit të Katarit, Jabor bin Ali Al Dosari; janë në mesin e liderëve dhe përfaqësuesve të shteteve, udhëheqësve të institucioneve dhe organizatave të rëndësishme ndërkombëtare e rajonale, përfaqësuesve politikë, aktivistëve dhe veprimtarëve që kanë uruar kryeministrin Kurti”, thuhet në komunikatë.
Krahas vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit me shtetet, institucionet dhe organizatat përkatëse, elemente thelbësore në urimet e pranuara nga kryeministri Kurti ishin mbështetja për integrimin euro-atlantik, reformat, luftimin e korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit, thekson tutje Kryeministria, e cila i ka bërë publike disa nga letrat e urimit që Kurti ka marrë pas rizgjedhjes në krye të qeverisë.

Në letrën e tij, kancelari Merz i ka thënë Kurtit se “përpara jush dhe qeverisë suaj qëndrojnë detyra sfiduese”.
“Jam i bindur se, me përvojën tuaj, do të merrni vendimet e duhura dhe të nevojshme për integrimin e mëtejshëm euro-atlantik të Kosovës. Këtu përfshihen edhe përparime të tjera në dialogun e normalizimit të ndërmjetësuar nga BE-ja me Serbinë. Të jeni i sigurt se Kosova, në këto detyra, ka në Gjermani një partner të fortë dhe të besueshëm në krahun e saj. Ju uroj për vazhdimin e mandatit tuaj shumë fat dhe sukses”, ka shkruar Merz.
Ndërkaq, presidenti francez Macron në letrën e tij drejtuar Kurtit ka thënë se Franca është e bindur se vendi i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Evropian. “Prandaj, do të vazhdojmë ta mbështesim Kosovën në rrugën e saj evropiane. Franca do të vazhdojë gjithashtu të mbështesë palodhshëm përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, të cilat përbëjnë një dimension integral të këtij procesi të afrimit me Bashkimin Evropian”, ka shkruar Macron.
Tutje presidenti francez ka thënë se marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit kanë përcaktuar rrugën dhe u takon të dyja palëve të zbatojnë zotimet e marra, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
“Gjithashtu, dëshiroj që Franca dhe Kosova të vazhdojnë të thellojnë lidhjet e tyre dhe bashkëpunimin dypalësh rreth projekteve strukturuese siç është, për shembull, përgatitja për Lojërat Mesdhetare që vendi juaj do të mirëpresë në vitin 2030”, ka shtuar Macron.
Ndoshta ka harruar.
Trampi me siuguri ka harruar.
Do i jete prishur mendja shejtanit, nuk shpjegohet ndryshe.
 
Artikulli i RLI: Kosova në prag të kolapsit institucional- Kush i beson një vendi që s’mund ta zgjedhë presidentin e vet?
Demokracia
16:44 | 26 Mars 2026
albin-kurti-der-standard-2.jpg

Share:
Share
Tweet
Gjykata Kushtetuese, ditën e djeshme nxori aktgjykimin e saj lidhur me situatën aktuale politike, ku vendosi se dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit ‘’nuk ka efekt juridik’’, dhe se, deputetët kanë afat edhe pak më shumë se një muaj për ta zgjedhur shefin e ri të Kosovës.
Për këtë, dhe lidhur me situatën politike, Robert Lansing Institute me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ka kushtuar një artikull analize. Aty, ky instituti vlerëson se aktgjykimi i Kushtetueses ‘’shënon një moment përcaktues në trajektoren demokratike’’ të vendit, dhe se, Kosova ‘’rrezikon që të hyjë në një cikël krizë- zgjedhje – krizë e re’’.
Por para kësaj, thekson instituti, ‘’rreziku i menjëhershëm’’ është mungesa e presidentit të ri, i cili, ‘’është nyje kyçe e legjitimiteti institucional’’, duke shtuar se pa president, nuk mund të konfirmohen emërimet e larta, mandatet rrezikojnë të skadojnë pa zëvendësim dhe se, vazhdimësia operacionale varet nga ushtrues detyre.

‘‘Narrativat që e paraqesin Kosovën si jofunksionale ose të përçarë mund të amplifikohen nga jashtë, duke minuar besimin publik dhe kredibilitetin ndërkombëtar. Në të njëjtën kohë, boshllëqet në legjitimitetin institucional – veçanërisht në sektorin e sigurisë – krijojnë hapësira për ndikim dhe ndërhyrje’’, thuhet mes tjerash në artikull.
Më tej, RLI në artikullin e vet, vlerëson se Kosova është në ‘’moment kritik’’ dhe se, kriza institucionale ‘’po hyn në një fazë më të rrezikshme’’.
Në artikull ngrihen pikëpyetje edhe për funksionimin e vendit, duke thënë se një vend që ‘’nuk mund të garantojë funksionimin bazë’’ të zyrës së presidentit, ‘’ngre pikëpyetje mbi aftësinë e tij për të qeverisur’’.
‘’ Dilema, pra, nuk është më retorike – është strategjike: kush do t’i besojë një vendi që nuk mund të zgjedhë presidentin e vet dhe në çfarë kushtesh? Për partnerët perëndimorë, pyetja bëhet jo vetëm çështje e përputhjes politike, por edhe e besueshmërisë operacionale. Për aktorët kundërshtarë, e njëjta pasiguri paraqet mundësi – një hapësirë për të shfrytëzuar dobësinë, për të thelluar ndarjet dhe për të sfiduar qëndrueshmërinë institucionale’’, thuhet mes tjerash në artikull, përcjell Gazeta Express.
Artikulli i plotë:
Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Osmanit – 34 ditë për zgjedhjen e Presidentit
Kriza politike në Kosovë: Pasojat dhe rreziqet strategjike
Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i cili shpalli të pavlefshëm dekretin presidencial për shpërndarjen e Kuvendit, shënon një moment përcaktues në trajektoren demokratike të Kosovës. Duke u rreshtuar me Kryeministrin Albin Kurti dhe duke deklaruar se vendimi i Presidentes Vjosa Osmani “nuk ka efekt juridik”, Gjykata ka bërë më shumë sesa të zgjidhë një mosmarrëveshje kushtetuese – ajo ka zbuluar një çarje të thelluar institucionale që tani rrezikon të shndërrohet në një cenueshmëri më të gjerë shtetërore. Kjo nuk është më një mosmarrëveshje rutinë ligjore. Është një përballje e drejtpërdrejtë midis dy qendrave të legjitimitetit ekzekutiv, secila duke pretenduar autoritet kushtetues, ndërsa njëkohësisht dobëson koherencën e vetë sistemit.
Rend kushtetues apo instrument politik?
Përpjekja e presidencës për të shpërndarë Kuvendin sinjalizoi gatishmëri për të thyer ngërçin politik përmes veprimit ekzekutiv. Refuzimi i kësaj lëvizjeje nga Gjykata, ndonëse i bazuar ligjërisht, ka konsoliduar autoritetin e shumicës parlamentare të udhëhequr nga Vetëvendosje. Në nivel procedural, vendimi është i qartë: Kuvendi mbetet funksional dhe ka 34 ditë për të zgjedhur një president; në të kundërtën, duhet të pasojnë zgjedhje brenda 45 ditëve. Megjithatë, kjo kohë e strukturuar fsheh një realitet më destabilizues. Mekanizmat kushtetues po perceptohen gjithnjë e më shumë jo si garanci neutrale, por si instrumente në një përplasje politike në përshkallëzim.
Afati kushtetues synon të imponojë disiplinë mbi aktorët politikë. Në praktikë, ai krijon një numërim mbrapsht me rrezik të lartë. Dështimi për të zgjedhur presidentin nuk e zgjat status quo-në – ai shkakton ndërprerje institucionale. Kosova rrezikon të hyjë në një cikël krizë → zgjedhje → krizë e re, ku procedurat demokratike ekzistojnë, por konsensusi – thelbi i funksionimit demokratik – mungon. Në këto kushte, zgjedhjet pushojnë së qeni mekanizma stabilizues dhe shndërrohen në vazhdim të përballjes politike.
Qeverisje pa një kryetar shteti
Rreziku më i menjëhershëm dhe shpesh i nënvlerësuar qëndron në mungesën e presidentit. Brenda arkitekturës kushtetuese të Kosovës, presidenti është një nyje kyçe e legjitimitetit institucional, veçanërisht në emërime dhe funksionimin e organeve shtetërore. Pa president, zinxhiri i autoritetit fillon të dobësohet. Emërimet kritike bllokohen, mandatet skadojnë pa pasardhje të ligjshme dhe qeverisja mbështetet gjithnjë e më shumë në zgjidhje të përkohshme. Ajo që shfaqet nuk është një kolaps i menjëhershëm, por një degradim gradual i koherencës institucionale.
Implikimet janë më të theksuara në sektorin e sigurisë. Institucione si Agjencia e Inteligjencës së Kosovës varen nga një udhëheqje e mandatuar qartë dhe nga legjitimiteti formal.
Në mungesë të një presidenti:
– Emërimet e larta nuk mund të konfirmohen
– Mandatet rrezikojnë të skadojnë pa zëvendësim
– Vazhdimësia operacionale varet nga ushtrues detyre
Kjo krijon një cenueshmëri strukturore. Institucionet e inteligjencës mund të vazhdojnë të funksionojnë, por pa mbështetje të plotë ligjore dhe institucionale, besueshmëria, kohezioni dhe pavarësia e tyre dobësohen. Me kalimin e kohës, kjo rrit rrezikun e politizimit ose të shfrytëzimit nga aktorë të jashtëm.
Ndërsa boshllëqet institucionale zgjerohen, pushteti natyrshëm konsolidohet brenda degës ekzekutive të udhëhequr nga Albin Kurti. Kjo nuk është domosdoshmërisht rezultat i tejkalimit të qëllimshëm të kompetencave, por i një çekuilibri sistemik.
Mungesa e një presidencë plotësisht funksionale heq një kundërpeshë kyçe. Institucionet e dizajnuara për të funksionuar përmes autoritetit të përbashkët fillojnë të anojnë drejt qeverisjes së njëanshme. Ky zhvendosje graduale rrezikon ta transformojë sistemin politik të Kosovës nga një model i balancuar në një autoritet të përqendruar.
Përmbajtje gjyqësore apo presion institucional?
Interpretimi i vendimit bëhet më kompleks përmes perspektivës së Enver Hasanit, ish-kryetar i Gjykatës. Ndërsa ai e vlerëson vendimin si profesionalisht të qëndrueshëm, ai thekson një shqetësim kritik: gjuha e Gjykatës reflekton hezitim. Sipas Hasanit, vendimi qëllimisht kufizohet në shqyrtimin e kushtetutshmërisë së dekretit, në vend që të shpallë drejtpërdrejt dhe në mënyrë personale veprimet e Presidentes Osmani si antikushtetuese. Ky dallim nuk është thjesht teknik – ai sinjalizon një formë vetëpërmbajtjeje gjyqësore.
Më shqetësuese është sugjerimi se kjo vetëpërmbajtje mund të buron nga presioni mbi Gjykatën. Nëse autoriteti më i lartë kushtetues e kalibron gjuhën e tij nën presion të perceptuar, kjo ngre pyetje mbi mjedisin më të gjerë institucional në të cilin ai vepron. Rezultati është një paradoks: vendimi zgjidh çështjen ligjore, por shmang vendosjen e përgjegjësisë së drejtpërdrejtë. Duke vepruar kështu, ai e lë të pazgjidhur dimensionin politik të shkeljes kushtetuese, duke përforcuar në vend që ta zbusë tensionin institucional. Paqëndrueshmëria e brendshme e Kosovës nuk ekziston në izolim. Në një rajon të formësuar nga konkurrenca gjeopolitike, kërcënimet hibride dhe fushatat e dezinformimit, brishtësia institucionale bëhet një dobësi strategjike.
Narrativat që e paraqesin Kosovën si jofunksionale ose të përçarë mund të amplifikohen nga jashtë, duke minuar besimin publik dhe kredibilitetin ndërkombëtar. Në të njëjtën kohë, boshllëqet në legjitimitetin institucional – veçanërisht në sektorin e sigurisë – krijojnë hapësira për ndikim dhe ndërhyrje. Rreshtimi i Kosovës me partnerët perëndimorë mbetet gur themeli i stabilitetit të saj. Megjithatë, krizat e vazhdueshme të brendshme rrezikojnë të projektojnë pasiguri, veçanërisht në fusha të ndjeshme si qeverisja dhe bashkëpunimi në siguri.
Perspektiva e zgjedhjeve brenda 45 ditëve mund të duket si zgjidhje kushtetuese. Në realitet, zgjedhjet e mbajtura në kushte polarizimi dhe mosbesimi institucional kanë pak gjasa të zgjidhin krizën themelore. Përkundrazi, ato rrezikojnë të thellojnë ndarjet dhe të përjetësojnë paqëndrueshmërinë. Problemi nuk është procedural – është strukturor. Pa konsensus ndërmjet aktorëve politikë, zgjedhjet bëhen një tjetër arenë përplasjeje, jo mekanizëm zgjidhjeje.
Një shtet në prag të kolapsit institucional
Kosova tani ndodhet në një moment kritik. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka ofruar një zgjidhje ligjore, por kriza institucionale që ai ka zbuluar mbetet e pazgjidhur dhe po hyn në një fazë më të rrezikshme. Dështimi për të zgjedhur një president nuk shkakton vetëm zgjedhje – ai ndërpret funksionimin e shtetit në pikat më të ndjeshme, duke dobësuar zinxhirin e autoritetit, duke vonuar emërimet kritike dhe duke përqendruar pushtetin në mënyra që sfidojnë balancën kushtetuese.
Por implikimet nuk ndalen më vetëm në nivelin e brendshëm. Në një rajon të formësuar nga rivaliteti gjeopolitik dhe presionet e vazhdueshme të sigurisë, besueshmëria institucionale është një valutë strategjike. Aleatët nuk investojnë kapital politik, bashkëpunim në inteligjencë apo angazhime afatgjata sigurie në sisteme që duken të paqëndrueshme ose të paparashikueshme. Një shtet që nuk mund të garantojë funksionimin bazë të zyrës më të lartë të tij, në mënyrë të pashmangshme ngre pikëpyetje mbi aftësinë e tij për të qeverisur, për të koordinuar dhe për të përmbushur angazhimet.
Dilema, pra, nuk është më retorike – është strategjike: kush do t’i besojë një vendi që nuk mund të zgjedhë presidentin e vet dhe në çfarë kushtesh? Për partnerët perëndimorë, pyetja bëhet jo vetëm çështje e përputhjes politike, por edhe e besueshmërisë operacionale. Për aktorët kundërshtarë, e njëjta pasiguri paraqet mundësi – një hapësirë për të shfrytëzuar dobësinë, për të thelluar ndarjet dhe për të sfiduar qëndrueshmërinë institucionale. Nëse kjo trajektore vazhdon, Kosova rrezikon të hyjë në një fazë ku mosfunksionimi i brendshëm fillon të ripërcaktojë pozicionin e saj të jashtëm. Besimi, pasi gërryhet, nuk rikthehet lehtë. Dhe në mungesë të besimit, edhe aleancat më të forta fillojnë të dobësohen.
 

1774719552368.png

12 kongresistë “të shqetësuar thellë” i shkruajnë Rubios kundër tërheqjes së trupave amerikane nga Kosova​


nga Xhezair Dashi

lg.php

Një grup prej dymbëdhjetë ligjvënësish amerikanë i kanë dërguar një letër Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, duke shprehur shqetësim për raportimet mbi një tërheqje të mundshme të trupave amerikane nga misioni i NATO-s në Kosovë.
Letra, e datës 11 mars, paralajmëron se një reduktim i parakohshëm i pranisë amerikane në KFOR mund të destabilizojë jo vetëm Kosovën, por edhe rajonin më të gjerë të Ballkanit Perëndimor.
Ligjvënësit i kërkojnë Departamentit të Shtetit të ruajë nivelin aktual të forcave amerikane në këtë mision paqeruajtës.
“Ne ju shkruajmë për të shprehur shqetësimin tonë të thellë lidhur me raportimet se administrata Trump mund të reduktojë forcat amerikane nga misioni i udhëhequr nga NATO në Kosovë”, thuhet në letër.
Sipas tyre, situata politike në rajon mbetet e brishtë dhe ndikimi i aktorëve të jashtëm po rritet.
Screenshot-2026-03-12-173149.png
Screenshot-2026-03-12-173205.png
Screenshot-2026-03-12-173214.png
Screenshot-2026-03-12-173223.png

“Në një kohë të brishtësisë politike dhe rritjes së ndikimit malinj në Ballkanin Perëndimor, një reduktim i parakohshëm i pranisë amerikane rrezikon të destabilizojë jo vetëm Kosovën, por edhe rajonin më të gjerë”, shkruajnë ata.
Ligjvënësit theksojnë se kontributi amerikan është thelbësor për efektin parandalues të këtij misioni.
Aktualisht, SHBA kontribuon me rreth 500 trupa në një KFOR totale prej rreth 5,000 ushtarësh.
“Një prani e vogël me një ndikim të jashtëzakonshëm”, thekson letra.
Sipas kongresmenëve, kontributi amerikan konsiderohet “shtylla kurrizore e efektit parandalues të KFOR-it”.
Ata argumentojnë se sinjali strategjik i SHBA-së ndaj aleatëve dhe aktorëve rajonalë është thelbësor për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve.
Letra vë në dukje se tensionet mes komuniteteve serbe në veri të Kosovës dhe institucioneve qendrore vazhdojnë të jenë të larta.
“Në mungesë të përparimit domethënës në dialogun Beograd–Prishtinë, një reduktim i trupave heq një levë të rëndësishme për të nxitur rikthimin në negociata”, shkruajnë ligjvënësit.
Ata paralajmërojnë gjithashtu se një reduktim i pranisë amerikane mund të inkurajojë aktorë që e shohin një tërheqje perëndimore si mundësi për të nxitur destabilizim.
Ligjvënësit paralajmërojnë se çdo dobësim i KFOR-it mund të ketë pasoja për situatën në Bosnje dhe Hercegovinë.
KFOR shërben si forcë rezervë për misionin e Bashkimit Evropian në Bosnje, EUFOR Althea.
Në letër përmendet edhe lideri i entitetit serb të Bosnjës, Milorad Dodik.
Ligjvënësit theksojnë se Dodik ka vazhduar retorikën separatiste dhe bllokimin institucional.
Ata vënë në dukje se kjo retorikë është intensifikuar edhe pas vendimit të administratës Trump për të hequr sanksionet ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve.
“Edhe perceptimi i një tërheqjeje amerikane nga KFOR mund të inkurajojë agjenda nacionaliste në Kosovë dhe Serbi, si dhe ambiciet separatiste në Republika Srpska”, thuhet në letër.
Ligjvënësit paralajmërojnë gjithashtu për ndikimin e Rusisë në rajon.
Sipas tyre, Moska ka kërkuar vazhdimisht të shfrytëzojë ndarjet në Ballkan për të dobësuar mbështetjen e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Në këtë kontekst, ata citojnë edhe dëshminë e komandantit suprem të NATO-s për Evropën, Christopher Cavoli, i cili në vitin 2024 paralajmëroi se Rusia po nxit tensione ndëretnike në Bosnje.
Ligjvënësit kërkojnë sqarime nga Departamenti i Shtetit për implikimet e mundshme të një reduktimi të trupave.
Ata duan të dinë nëse kjo është pjesë e një rishikimi më të gjerë të pranisë ushtarake amerikane.
“Ne kërkojmë sqarime mbi vlerësimin e Departamentit për implikimet e sigurisë rajonale të këtij reduktimi”, thuhet në letër.
Në përfundim, ata i bëjnë thirrje Departamentit të Shtetit të koordinohet ngushtë me Kongresin përpara çdo vendimi.
“Ju kërkojmë të siguroheni që çdo ndryshim në praninë ushtarake amerikane në Kosovë të shqyrtohet përmes një procesi ndërinstitucional”, përfundon letra.
Nacionale FacebookNacionale Twitter
 
IMG_6128.jpeg


Pas britanikëve, edhe ambasada e SHBA-së mohon se përkrahu Feride Rushitin si kandidate për presidente​

29 prill 2026| 21:16
Pas ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, edhe ajo e SHBA-së ka mohuar se ka përkrahuar kandidaturën e Feride Rushitit për presidente të vendit.

Pas dështoi zgjedhja e saj në mungesë të kuorumit dhe pas shkuarjes së vendit në zgjedhje të reja, Rushiti së bashku me Kurtin mbajtëm një konferencë për media pas orës 24:00, në të cilën u tha se ajo kishte përkrahjen e ambasadave për kandidimin e saj.

lg.php

Por, një gjë të tillë e kanë mohuar këto përfaqësi diplomatike.Një zëdhënës i ambasadës amerikane për Insajderin deklaroi se SHBA-ja nuk ka kurrfarë roli në propozimin e kandidatëve dhe se është përgjegjësi e të besuarve të popullit që të zgjidhet çështja e të parit të shtetit.

“Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë rol në propozimin e kandidatëve për procesin zgjedhor presidencial në Kosovë. Është përgjegjësi e Kuvendit dhe udhëheqësve politikë të zgjedhin presidentin“, u tha në përgjigjen e ambasadës amerikane.Kurse, gjatë ditës, edhe ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ka përgënjeshtruar pretendimin e shpaluar mbrëmë nga kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kandidatja e këtij subjekti për presidente të vendit, Feride Rushiti, se ishte ambasada britanike që e mbështeti kandidaturën e saj.


Rushiti-Kurti.jpg


Edhe Ambasada Amerikane e demanton Kurtin dhe Rushitin: SHBA nuk ka asnjë rol në propozimin e kandidatëve për President​

29 prill 2026| 19:35
Ish-kandidatja për presidente, Feride Rushiti, pas dështimit të seancës së jashtëzakonshme për zgjidhjen e presidentit, në një konferencë për media deklaroi se ndaj saj pati kërkesa edhe nga ndërkombëtarët që të garonte për presidente. Ndonëse foli në shumës, kur u pyet specifikisht se cila ambasadë ia kërkoi që ajo të kandidohej për presidente, Rushiti tha se kërkesa iu ishte parashtruar nga britanikët. Ajo përmendi se përgjatë ditës së djeshme edhe ka qenë në kontakt me të dërguaren amerikane me punë në Kosovë.
Ambasada amerikane në Prishtinë, ka sqaruar nëse Washingtoni zyrtar ka pasur ndonjë preferencë lidhur me kandidatët për presidentë. Në pyetjen drejtuar ambasadës, Insajderi përmendi edhe emrin e ish-kandidates Rushiti, duke kërkuar të dijë nëse ka pasur ndonjë mbështetjeje në formë institucionale për të, transmeton Periskopi.

lg.php
Një zëdhënës i ambasadës amerikane deklaroi se SHBA’të s’kanë kurrfarë roli në propozimin e kandidatëve dhe se është përgjegjësi e të besuarve të popullit që të zgjidhet çështja e të parit të shtetit.

“Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë rol në propozimin e kandidatëve për procesin zgjedhor presidencial në Kosovë. Është përgjegjësi e Kuvendit dhe udhëheqësve politikë të zgjedhin presidentin“, u tha në përgjigjen e ambasadës amerikane.
Gjatë ditës edhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ka përgënjeshtruar pretendimin e shpaluar mbrëmë nga Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kandidatja e Vetëvendosjes për presidente të vendit, Feride Rushiti, se ishte ambasada britanike që e mbështeti kandidaturën e saj për presidente të vendit
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në një përgjigje me shkrim e mohoi, dukë thënë se “nuk ka asnjë rol në propozim a mbështetje” të ndonjë kandidati për president të vendit, dhe se “as nuk e ka bërë një gjë të tillë”.

Rushiti përgjatë konferencës për media, kur u pyet se kush janë akterët ndërkombëtarë që propozuan që ajo të kandidohej, përmendi ambasadën britanike dhe potencoi se gjatë ditës ishte në kontakt me të deleguarën amerikane për diplomaci në Kosovë.

“Partnerët ndërkombëtar nëse mund t’i them janë ambasada angleze, me të cilët bashkëpunoj dhe më mbështesin qe sa vite. Këtë propozim ma kanë bë edhe më herët, para se me vendos, dhe kam thanë “jo.” Sepse kam mendu që ka me pas zgjidhje politike. Pastaj sot kam qenë edhe me ambasadoren amerikane në kontakt. Më kanë përuru për guximin që e kam marrë. Unë edhe jam “grua e guximshme” prej Departamentit të Shtetit amerikan,” tha Rushiti.
 
Artan-Behrami-f.jpg


Behrami: Për sa kohë Trumpi është president, Kurti do ta çojë vazhdimisht Kosovën në zgjedhje​

29 prill 2026| 22:14
Pressing” se Albin Kurti do e dërgojë Kosovën sërish në zgjedhje.

Ai tha se kjo edhe për shkak të Donald Trump si president i SHBA-ve, Kurti nuk e do një Qeveri stabile.

lg.php
“Në atë moment që Albulena Haxhiu është bërë U.D presidente, Kurti i ka suspendu marrëveshjet politike për President, çka i duhet Albin Kurti President tjetër, pse me zgjedh ai president të PDK e LDK, ku e ka Albulenen”.

“Albin Kurti do të na dërgojë sërish në zgjedhje, edhe vjeshtë e dimër, edhe pranverë, për aq së është Trumpi atje dhe ky Bashkim Evropian”, ka thënë Behrami.
 

SHBA me projekte të reja, një rrjet miliardash në Ballkan dhe një mungesë që bie në sy: Kosova​

1778415158949.png

SHBA zgjeron projektet miliardëshe në Ballkan – Kosova mbetet jashtë hartës​



33 minutes ago

10/05/2026

Ndërsa gazi po kthehet në armën kryesore të sigurisë energjetike në Evropë, Shtetet e Bashkuara po shtyjnë fuqishëm projekte të reja në Ballkanin Perëndimor. Nga Shqipëria në Bosnje e Hercegovinë, rrjeti i ri po merr formë. Por, në hartën e re që po krijohet, Kosova mungon.

Në pesë vjetët e fundit, qasja e Kosovës ndaj gazit ka qenë më shumë një “tërhiq e mos e këput” sesa një politikë e vendosur. Nga një projekt konkret me mbështetje amerikane, te refuzimi i tij në vitin 2021, e deri te rikthimi i diskutimeve për mundësi të reja këtë vit, vendi është ende pa një drejtim të qartë.
lg.php

Në Samitin Trans-Atlantik për Sigurinë e Gazit, të mbajtur në shkurt në Uashington, ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli, tani në detyrë, shprehu gatishmërinë e Kosovës për t’u furnizuar me gaz natyror nga Shtetet e Bashkuara, duke e përshkruar bashkëpunimin si “vendimtar” për një sektor të sigurt energjetik.
Për një vend si Kosova, ku rreth 90 për qind e energjisë elektrike prodhohet ende nga qymyri, dhe vetëm rreth 10 për qind vjen nga burime të ripërtëritshme si uji, era dhe dielli, është fakt që gazi mund të shërbejë si alternativë për të thyer varësinë e thellë nga një burim i vetëm.
lg.php


Por, gjatë javëve të fundit, kur SHBA-ja dhe kompani amerikane kanë nënshkruar marrëveshje miliardëshe me disa vende të Ballkanit Perëndimor – për të zgjeruar ndikimin energjetik në rajon – Kosova nuk ka qenë pjesë e kësaj vale investimesh.
Në iniciativa të rëndësishme kanë hyrë: Shqipëria, Kroacia dhe Bosnje e Hercegovina, përfshirë edhe në një projekt të madh për ndërtimin e një tubacioni gazi që synon ta shkëpusë Sarajevën nga furnizimet ruse.
lg.php

Për sekretarin amerikan të Energjisë, Chris Wright, kjo nënkupton një epokë të re bashkëpunimi me Evropën Qendrore dhe Lindore.
“Këto partneritete bazohen në mbështetjen tonë të ndërsjellë për një agjendë të zgjerimit energjetik – dhe kjo dëshmohet nga marrëveshjet me vlerë prej miliarda dollarësh, që janë nënshkruar”, shkroi Wright në X.
Edhe pse pa një rol të qartë në këto zhvillime, Kosova nuk është jashtë vëmendjes së Shteteve të Bashkuara. I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Energjisë, Joshua Volz, thotë për Radion Evropa e Lirë se sistemi energjetik i Kosovës ka nevojë urgjente për modernizim – çfarë krijon mundësi të mëdha për industrinë amerikane që të investojë.
Megjithatë, ai thekson se projektet e mëdha do të varen nga vetë Kosova, përkatësisht përmirësimi i mjedisit biznesor dhe rregullator në vend.
“Duhet të bëhen hapa për t’i nxitur investimet private amerikane dhe financimet ndërkombëtare që të vijnë në Kosovë. Për këtë po punojnë Departamenti i Tregtisë, Departamenti i Thesarit dhe Departamenti i Shtetit i SHBA-së. Nëse dhe kur dinamikat e tregut ndryshojnë dhe mjedisi i biznesit bëhet më tërheqës, Departamenti i Energjisë do të jetë i gatshëm të ndihmojë në ndërmjetësim mes industrisë amerikane dhe partnerëve industrialë në Kosovë”, thotë Volz.
Volz shprehet optimist dhe thekson se lidhja e Kosovës me infrastrukturën rajonale të gazit është tashmë pjesë e diskutimeve që po zhvillohen.
“Qëllimi ynë është që burimet energjetike amerikane të arrijnë te të gjithë partnerët dhe aleatët tanë, që janë të interesuar për një bashkëpunim afatgjatë energjetik me industrinë amerikane dhe me Shtetet e Bashkuara”, thotë ai.
Radio Evropa e Lirë pyeti Ministrinë e Ekonomisë së Kosovës nëse ekziston ndonjë plan apo afat konkret për lidhjen me rrjetin rajonal, për mundësitë e ndërtimit të infrastrukturës së gazit dhe për bisedimet me zyrtarët amerikanë, por nuk mori përgjigje as pas një jave pritjeje.
Aktualisht, Kosova përfiton nga programi Kompakt i Qeverisë amerikane, me vlerë mbi 230 milionë euro, i cili është i fokusuar në energji të pastër dhe stabilitet të furnizimit. Si pjesë e tij, vendi tashmë ka siguruar bateri me kapacitet të lartë për ruajtjen e energjisë.
E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, tha në një ngjarje këtë javë se ky investim është dizajnuar pikërisht për të adresuar furnizimin e paqëndrueshëm me energji në Kosovë – një problem që prej vitesh ndikon negativisht në biznese, familje dhe konkurrencë.
“Asnjë përparim nuk ndodh në izolim. Shtetet e Bashkuara e mbështesin Kosovën në këto përpjekje, por suksesi varet nga angazhimi i vazhdueshëm i Qeverisë së Kosovës, sektorit privat, institucioneve financiare dhe shoqërisë civile”, tha Prattipati.
Pesë vjet më parë, Kosova hoqi dorë nga projekti për ndërtimin e infrastrukturës së gazit, i financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit e SHBA-së. Atëkohë, ministrja e Energjisë, Artane Rizvanolli, tha se “nevojiten më shumë informacione për të qenë të sigurt se ndërtimi i infrastrukturës së gazit është opsioni më i mirë për tranzicionin energjetik”.
“Gazsjellësi do të bëhet nëse është në interes të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës dhe në përputhje me Strategjinë e Kosovës. Së pari bëhet Strategjia, e pastaj merren vendime për projekte specifike”, tha Rizvanolli në një seancë të Kuvendit, më 18 nëntor 2021.
Në Strategjinë që u bë për vitet 2022-2031 u parapa mundësia që Kosova të lidhet me rrjetet rajonale të gazit në të ardhmen, dhe që qymyri të hiqet nga përdorimi më së voni deri në vitin 2050, për t’u lënë vend burimeve tjera energjetike.
“(Bashkë)investimi në termocentralet me gaz natyror, për qëllim të mbulimit të kërkesës bazë dhe/ose për fleksibilitet të sistemit në Shqipëri, por edhe në Maqedoni të Veriut dhe në Greqi, do të shqyrtohet me qëllim të zbatimit brenda afatit të kësaj strategjie”, thuhet në dokument.
Kosova nuk ka dalje në det – gjë që e bën më të vështirë ndërtimin e infrastrukturës së gazit pa bashkëpunim me vendet fqinje. Një nga opsionet është lidhja me infrastrukturën e planifikuar në Shqipëri ose Greqi, veçanërisht përmes gazsjellësit TAP – që transporton gaz nga Azerbajxhani, përmes Greqisë dhe Shqipërisë, deri në Itali – ose përmes terminalit të gazit të lëngshëm në Vlorë.
Burim Ejupi, drejtor i Institutit për Politika Zhvillimore – Indep në Prishtinë, thotë se Kosova nuk e ka humbur plotësisht hapin, por se ka mbetur prapa, për shkak të mungesës së një qëndrimi të qartë politik. Ai thotë se, ndonëse gazi tashmë është afër – me infrastrukturën në Shqipëri dhe atë në Maqedoni të Veriut – vendi vazhdon të lëvizë pa një drejtim të prerë.
“Mënyra më e lehtë e tranzicionit energjetik është përmes gazit, pasi, gjatë djegies, ai emeton rreth dy herë më pak dioksid karboni. Po ashtu, termocentrali me gaz vihet në punë shumë shpejt dhe ka kapacitet të kontrolluar prodhimi. Kosova ka probleme edhe me balancimin e energjisë, ndaj një termocentral me gaz do të ishte shumë i mirëseardhur, sidomos kur dihet se, viteve të fundit, po paguhen gjoba milionëshe për këtë arsye”, thotë Ejupi për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.
Një studim që publikoi Instituti Indep në vitin 2022, konstatoi se gazi natyror mund të bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për Kosovën në adresimin e së ashtuquajturës “trilemë energjetike” – dekarbonizimin, sigurinë e furnizimit dhe energjinë e përballueshme.
Po atë vit u publikua edhe një studim i financuar nga Banka Evropiane për Investime, i cili theksonte se burimet finale të gazit natyror për Kosovën mund të përfshijnë gazin rus, gazin e lëngshëm natyror nga Greqia, si dhe atë nga Kroacia.
Me ndryshimin e rrethanave gjeopolitike dhe zhvillimet e reja në terren, Ejupi thotë se gazi për Kosovën nuk është më çështje teknike, por e vendimmarrjes politike.
“Në ish-Jugosllavi ka ekzistuar traseja prej Obiliqit deri në Shkup dhe prej Obiliqit deri në Mitrovicë. Në Obiliq ka qenë ngrohtorja, prej ku është dërguar avulli në Hekuranën e Shkupit, por gjithashtu edhe në Trepçë. Domethënë, sa i përket infrastrukturës tokësore, Kosova nuk ka nevojë për shpronësime, sepse tashmë ato ekzistojnë”, thotë Ejupi.
Ai shton se, sipas disa llogaritjeve dhe duke marrë parasysh investimet në TAP, ndërtimi i plotë i infrastrukturës së gazit në Kosovë mund të realizohet për 3 deri në 5 vjet, me një kosto që varion nga rreth 200 milionë deri në 400 milionë euro.
“Ne i kemi tri industri të mëdha aktualisht në Kosovë. Është Feronikeli, i cili është jashtë funksionit, është Trepça dhe Sharr-Cemi. Ato mund ta ndërrojnë sistemin e operimit prej energjisë elektrike në gaz”, shprehet Ejupi.
Brenda Shaffer, nga Qendra Globale e Energjisë pranë Këshillit Atlantik, thotë se sfida kryesore, në përgjithësi, nuk qëndron te tubacionet apo interkonektorët, por te sigurimi i burimit kryesor të gazit. Dhe për Kosovën, sipas saj, ky burim tashmë ekziston – për shembull përmes Korridorit Jugor të Gazit nëpërmjet Shqipërisë.
Duke e trajtuar këtë si çështje politike dhe prioritetesh, e jo thjesht teknike, Shaffer thotë se nisma e mbështetur nga SHBA-ja për ndërlidhjet e gazit në Ballkanin Perëndimor përbën një mundësi historike për diversifikimin e furnizimeve me energji dhe uljen e ndotjes.
“Nëse nuk je i sigurt në aspektin energjetik, nuk mund të jesh i sigurt si shtet. Nuk ka siguri kombëtare pa siguri energjetike – nuk mund të mbrohesh, nuk mund të ndërtosh industri të armëve… Kjo ka qenë gjithmonë qasja e SHBA-së: t’i ndihmojë aleatët dhe partnerët të bëhen të sigurt në aspektin energjetik, sepse nëse aleatët e tu janë të sigurt, atëherë edhe ti je i sigurt”, thotë Shaffer për Exposenë.
Por, si çdo burim energjie, edhe gazi nuk shihet vetëm në një drejtim. Ai sjell përfitime, por edhe dilema dhe kosto.
Anne-Sophie Corbeau, nga Qendra për Politikat Globale të Energjisë me seli në Paris, thotë se Kosova nuk duhet domosdoshmërisht të orientohet drejt gazit. Sipas saj, kalimi nga qymyri te gazi nuk është zgjidhje automatike, pasi duhet peshuar rreziku i luhatjeve të tregut dhe mundësia që një varësi të zëvendësohet me një tjetër, në vend të një diversifikimi të vërtetë energjetik.
“Ajo që po shoh, është se i gjithë rajoni po kalon nga një varësi, që më parë ishte nga gazi rus, në një varësi tjetër që kryesisht lidhet me gazin e lëngshëm natyror amerikan. Të varësh nga ky gaz është në rregull, sepse mund të shfrytëzosh burime të ndryshme furnizimi. Por, nëse gjithçka vjen vetëm nga një vend i vetëm, edhe pse ai pritet të bëhet një eksportues shumë i madh i energjisë në të ardhmen, a do të doje të ishe i varur vetëm nga një shtet?”, thotë Corbeau për Exposenë.
Ajo që është e sigurt, sipas zyrtarit të lartë të Departamentit amerikan të Energjisë, Volz, është se vendet që zgjedhin të bashkëpunojnë me SHBA-në për sigurinë dhe diversifikimin energjetik, mund të presin rritje të investimeve të huaja, pasi prania amerikane në sektorin e energjisë shihet si një faktor stabiliteti dhe besueshmërie.
Në këtë kontekst, gazifikimi mund të jetë pikërisht shtysa që i duhet Kosovës për të dalë nga pasiguria energjetike dhe për t’u bërë më tërheqëse për investimet.
 
Last edited:

Osmani lë të kuptohet se Kurti ka kërkuar qira për Bondsteel-in​

1778447151389.png

10/05/2026

Kandidatja për presidente e LDK-së, Vjosa Osmani, ka sulmuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ai ka përmendur që kampit amerikan të vendosur në Ferizaj, Bondsteel, t’i kërkohet qira.
Në “Tubimin e Bashkimit” të LDK-së, Osmani foli ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke thënë se partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është bërë më i fortë se kurrë dhe se rruga drejt NATO-s nuk është më vetëm slogan politik, por proces real i mbështetur nga aleatët strategjikë të Kosovës.
lg.php

Ajo tha se është e pakuptimtë që pikërisht këto zhvillime, sipas saj pozitive për shtetin, po shihen si arsye për tensione politike, bllokadë institucionale dhe zgjedhje të panevojshme.
“Të konsiderojnë si pengesë kur partneriteti me SHBA-të u bë më i fortë se kurrë. Kur BE-ja nisi të hiqte masat kundër Kosovës, kur rruga drejt NATO-s nuk ishte më slogan, por proces real i mbështetur nga aleati ynë strategjik”, deklaroi Osmani, duke e lidhur me mos mbështetjen e Kurtit ndaj rikandidimit të saj për një mandat tjetër si presidente e Kosovës.
lg.php

Ajo shtoi se nuk mund ta imagjinonte që dikush do ta konsideronte problem orientimin euroatlantik të Kosovës dhe bashkëpunimin e afërt me SHBA-të, duke përmendur edhe qira ndaj Bondsteel-it.
“Kush do ta kishte imagjinuar se të gjitha këto bëhen pengesë dhe frikë e arsye për bllokadë të shtetit tonë dhe zgjedhje të panevojshme. Kush do ta kishte imagjinuar që konsiderohesh pengesë sepse e do Kosovën si shtet ku ushtari i Kosovës mbron paqen krah për krah me ushtarin amerikan, e jo si një shtet ku politikanë të caktuar thonë se Bondsteel-it duhet t’i qesim e t’i kërkojmë qira”, u shpreh Osmani.
 
1779187771079.png

Nga inxhinier i elektros tek inxhinieri i kaosit politik
Demokracia
07:56 | 12 Maj 2026

Share:

Share

Tweet

Nga Adri Nurellari



Një ndër librat më mbresëlënës nga studiues italianë që kam lexuar kohëve të fundit ka qenë ai i Giuliano da Empoli titulluar Inxhinierët e kaosit: Teoria dhe teknika e lëvizjes ndërkombëtare populiste. Në të ai shpjegon më së miri duke ilustruar me raste konkrete se politika moderne nuk fitohet më vetëm me ide, programe apo rezultate por me algoritëm, emocion, zemërim dhe kaos të menaxhuar. Sipas tij, lideri modern populist nuk ka nevojë të bindë shumicën. Mjafton të mobilizojë një ushtri digjitale që dominon hapësirën publike, e deformon realitetin dhe krijon perceptimin se lideri është kurdoherë moralisht superior dhe gjithmonë “i vetmi kundër të gjithëve”. Në atë moment, perceptimi fillon të bëhet më i rëndësishëm se realiteti vetë. Da Empoli pikërisht paralajmëron se inxhinieria e kaosit shënon “braktisjen e të vërtetës objektive” apo “kapitullimin e logjikës së provave” përballë propagandës elektrizuese emocionale. Qytetari nxitet të mos u besojë më syve të tij, as asaj që prek e jeton çdo ditë, por versionit të realitetit që i shfaqet në ekran. Ky sistem funksionon duke e bërë faktin të duket si opinion ndërsa opinionin e liderit e shet si një ligj të shenjtë natyror apo qiellor.

Kosova sot është laboratori perfekt i këtij modeli dhe ironia është se tashmë kemi edhe “inxhinierin tonë elektrik” politik Albin Kurtin që është bërë mjeshtër i kaosit. Vetëm se në vend të qarkut elektrik klasik, ai duket se ka kuptuar instinktivisht qarkun emocional të populizmit modern. Po ashtu e ka kuptuar më mirë se shumica e elitës politike shqiptare se gara e sotme elektorale nuk fitohet më domosdoshmërisht me bilanc qeverisës, por me kontroll të algoritmit emocional: zemërim permanent, konflikt të vazhdueshëm, polarizim moral dhe mobilizim digjital. Sepse populizmi modern nuk funksionon si politika klasike, nuk ndërton stabilitet; por, ndërton tension e paqëndrueshmëri sikurse po e përjetojmë me zgjedhje e reja parlamentare të 7 qershorit. Prandaj, fenomeni Kurti nuk mund të kuptohet vetëm përmes politikës klasike, por si fenomen komunikimi masiv emocional. Një kombinim mes populizmit moralist, viktimizimit permanent dhe mobilizimit digjital agresiv.


Megjithatë, Da Empoli nuk është i vetmi që ka pikasur këtë rënie të arsyes në humnerën e emocioneve. Një tjetër mendimtar Italian, Antonio Gramsci, shumë më herët e kishte kuptuar se beteja kryesore politike nuk zhvillohet vetëm në institucione, por në kontrollin e hegjemonisë kulturore, narrativës dhe perceptimit publik. Populizmi modern digjital e aplikon këtë logjikë në version algoritmik: kush dominon emocionin kolektiv online, fillon të dominojë edhe realitetin politik offline.Diagnoza e Da Empolit gjithashtu përkon frikshëm edhe me paralajmërimet e Hannah Arendt, e cila na kujtonte se subjekti ideal i sundimit autoritar nuk është nazisti apo komunisti i bindur, por njerëzit për të cilët dallimi mes fakteve dhe trillimeve nuk ekziston më. Ajo theksonte se masa e bombarduar vazhdimisht me propagandë, kontradikta dhe tension humbet aftësinë për të dalluar të vërtetën nga narrativa. Në një klimë të tillë, njerëzit nuk ndjekin më domosdoshmërisht faktet; ndjekin identitetin emocional dhe fisin politik ku ndihen të mbrojtur. Po ashtu, kjo ‘inxhinieri e kaosit’ është jetësimi teknologjik i asaj që Guy Debord e quante ‘Shoqëria e spektaklit’, ku imazhi dhe performanca e liderit gllabërojnë çdo përmbajtje substanciale. Në këtë linjë, edhe sociologu Zygmunt Bauman do ta shihte këtë si fazën më toksike të ‘modernitetit lëngshëm’, ku institucionet e qëndrueshme (si shteti, ligji, tradita) shkrihen për t’u zëvendësuar nga flukse zemërimi digjital që shpërbëjnë gjithçka që iu del para.


Për t’u kthyer tek rasti ynë; ironia kryesore e fenomenit Kurti është kontrasti brutal mes imazhit dhe rezultatit. U shit si inxhinier elektrik i aftë, ndërkohë që Kosova gjatë qeverisjes së tij vuajti pikërisht nga krizat e energjisë, skandale korruptive me importet, furnizim të parregullt dhe çmimet e larta të rrymës. U promovua si lider i “diturisë”, por në mandatin e tij Kosova pësoi një nga rëniet më dramatike në testin PISA, duke dëshmuar degradim serioz në arsim. U ngrit politikisht si patriot i madh i bashkimit kombëtar në opozitë, por në pushtet arriti të ftohë raportet me Tiranën, të tensionojë marrëdhëniet mes shqiptarëve të Maqedoninë e Veriut dhe ndërkohë Kosova vazhdon të zbrazet nga emigrimi masiv. Fliste çdo ditë për antikorrupsionin, por qeverisja e tij u mbush me skandale, nepotizëm, tenderë dhe afera që dikur vetë do t’i quante “kapje e shtetit”. Premtoi zhvillim ekonomik e transformim, por ende nuk po arrin të përfundojë as projekte rrugësh të nisura nga qeveri të tjera para më shumë se një dekade. Premtoi ulje çmimesh dhe mbrojtje të qytetarit, ndërsa qytetarët sot përballen me koston më të lartë të jetesës që kanë parë ndonjëherë. Dhe, pikërisht këtu hyn në lojë “inxhinieria e kaosit”: sa më shumë rritet kontrasti mes premtimeve dhe realitetit, aq më shumë duhet konflikt, dramë dhe polarizim për të zhvendosur vëmendjen nga bilanci real i qeverisjes.


Një tjetër element thelbësor është fakti që portalet, studiot televizive dhe analistët; edhe pse kanë qenë tejet kritikë dhe agresivë ndaj Kurtit, nuk i kanë lënë pothuajse asnjë shenjë elektorale viteve të fundit, sepse loja politike ka kaluar nga epoka e spin doctor-it tradicional (analistëve klasik të manipulimit mediatik, njeriu që përpiqej të kontrollonte mënyrën se si interpretohej lajmi në media tradicionale) në epokën e Big Data-s (të dhënat masive) , algoritmit dhe mobilizimit emocional digjital. “Big Data” nënkupton grumbullimin dhe analizimin masiv të të dhënave mbi sjelljen, emocionet, frikërat dhe preferencat e njerëzve për të ndikuar mbi ta politikisht dhe psikologjikisht.Sot beteja nuk fitohet më domosdoshmërisht në studio televizive, por në telefonin e qytetarit, në feed-in e rrjeteve sociale dhe në mikrodozat e përditshme të zemërimit, identitetit dhe konfliktit që algoritmet shpërndajnë pa pushim. Në këtë realitet të ri, u pa qartë se një ushtri digjitale militante shpesh ka më shumë ndikim sesa dhjetëra debate TV.


Madje, vetë teknikat e Big Data-s dhe mikro-targetimit politik nuk janë diçka abstrakte apo e re për Kosovën sepse politika jonë ka hyrë prej kohësh në epokën e algoritmit, profilizimit psikologjik dhe manipulimit digjital të emocioneve. Emri i Cambridge Analytica filloi të përmendej publikisht në raportet ndërkombëtare për aktivitete elektorale në Kosovë pas skandalit global të vitit 2018, kur dolën në dritë operimet e saj të dyshimta anekënd botës. Në epokën e Big Data-s e algoritmeve, arma kryesore janë “trollat”, të cilat janë profile (shpesh llogari të rreme) apo individë online që provokojnë, sulmojnë, shpërndajnë propagandë ose manipulojnë debatin publik për të krijuar zemërim, polarizim dhe për të mbrojtur apo promovuar një narrativë politike. Ky rrjet fanatikësh ia del të shpërndajë etiketime dhe zemërim me shpejtësi industriale, duke krijuar iluzionin e një revolte spontane popullore edhe kur kemi të bëjmë me mobilizim të koordinuar online nga selia e Vetëvendosjes.


Gjithashtu, duhet theksuar se, në çdo demokraci normale, pushteti kritikohet më së shumti. Në Kosovë sot shpesh ndodh e kundërta; pra kush kritikon pushtetin shpallet armik; gazetari bëhet “mercenar”, analisti “i shitur”, biznesmeni “oligark”, opozitari “tradhtar”, diplomati perëndimor “armik i Kosovës”. Nuk debatohet fare argumenti, por sulmohet menjëherë personi. Nuk kërkohet e vërteta, por kërkohet linçimi moral. Kjo është pikërisht ajo që studiuesi italian e quan momenti ku turma digjitale shndërrohet në polici ideologjike. Ushtria e trollave funksionon sipas një logjike të thjeshtë: përsëritje, agresivitet, polarizim. Një mesazh i thënë një mijë herë fillon të duket si e vërtetë. Një shpifje e shpërndarë masivisht krijon dyshim ndërsa një sulm kolektiv ndaj kujtdo që mendon ndryshe krijon frikë dhe autocensurë.


Përveç emocioneve dhe algoritmeve, elementi i tretë dhe vendimtar i formulës së shpjeguar nga autori në fjalë është kaosi. Nëse emocionet janë shkëndija dhe trollat me algoritmet janë kabllot që e shpërndajnë energjinë, atëherë kaosi është ambienti që e mban gjithë sistemin ndezur pa pushim. Sepse në klimë kaosi, njerëzit nuk kërkojnë më analiza të ndërlikuara apo rezultate konkrete, por figura që u japin siguri emocionale, zemërim të organizuar dhe përgjigje të thjeshta për probleme komplekse. Konflikti permanent e mban poashtu liderin tërë kohën në qendër të vëmendjes publike dhe mediatike. Është si një sistem elektrik që mbahet gjallë vetëm nga voltazhi i krizës konstante. Në një ambient konfuz, njerëzit nuk kërkojnë më domosdoshmërisht kompetencë, por siguri emocionale. Turma fillon të kërkojë “shpëtimtarin”, jo administratorin racional.

Madje, krizat e njëpasnjëshme e polarizojnë shoqërinë dhe e detyron qytetarin të zgjedhë “anë”, duke forcuar identitetin tribal politik. Në një gjendje kaosi të vazhdueshëm, askush nuk ka kohë ose qetësi të verifikojë vërtetësinë e asaj që dëgjon sepse zhurma e madhe mbyt sinjalin e së vërtetës. Në një klimë normale do flitej për ekonomi, investime, paga, arsim apo diplomaci, ndërsa në klimë kaosi flitet për tradhtarë, komplote, sabotime dhe “armiq të popullit”. Byung-Chul Han argumenton se epoka digjitale nuk prodhon më qytetarë racionalë, por turma emocionale të mbingarkuara nga reagimi i menjëhershëm. Në librat e tij për “psikopolitikën” dhe “infokracinë”, ai shpjegon se rrjetet sociale shpërblejnë impulsin, zemërimin dhe konfliktin, sepse emocionet ekstreme krijojnë më shumë angazhim sesa racionaliteti. Pikërisht për këtë arsye, kaosi bëhet aset politik e jo problem për t’u zgjidhur.


Dhe, ndoshta mekanizmi më cinik është se kaosi e lodh shoqërinë deri në pikën ku shumë njerëz dorëzohen intelektualisht. Kur çdo ditë është krizë, konflikt, dramë dhe histeri online, qytetari humbet energjinë për të analizuar racionalisht. Në atë moment, propaganda nuk ka më nevojë të bindë shumicën, mjafton që shumica të lodhet aq shumë sa të mos reagojë më dhe t’ia mundësojë Kurtit ta gjuajë penalltinë pa pasur portier para rrjetës.

Gabimi më i madh i opozitës ndaj Kurtit ka qenë se për shumë vite ka luftuar simptomën dhe jo patogjenin që ka shkaktuar problemin. E ka trajtuar atë si politikan tradicional, kur në fakt ai operon si figurë populiste postmoderne që ushqehet nga polarizimi, konflikti dhe dominimi emocional i hapësirës publike. Opozita shpesh është futur në kurthin emocional të populizmit të tij me reagim të përditshëm, nervozizëm, moralizim reciprok dhe konflikt permanent, duke e ndihmuar pa dashje arkitekti i tensioneve që të diktojë agjendën e të mbetet përherë në qendër të vëmendjes. Për vite, opozita ka lejuar që debati të sillet rreth patriotizmit, tradhtisë, veriut, moralit apo konflikteve permanente, në vend që ta detyrojë qeverinë të japë llogari për indikatorë konkretë si për shembull për rritjen e çmimeve, rënien në PISA, emigrimin, investimet e huaja, raportet me ShBA-në dhe BE-në, energjinë apo ngecjen infrastrukturore.


Opozita duhet të kuptojë se beteja nuk është vetëm politike, por psikologjike. Një pjesë e elektoratit të kryeministrit në detyrë nuk e mbështet domosdoshmërisht për rezultatet, por për identitet emocional sepse ai perceptohet si “njeriu kundër sistemit”, “anti-elitë”, “i vetmi që nuk trembet”. Nëse opozita sulmon vetëm me arrogancë apo moralizim, ajo vetëm sa e forcon këtë perceptim të persekutimit. Strategjia më efektive është “de-heroizimi gradual”; ta trajtosh jo si figurë mitike, por si administrator mesatar që duhet matur me rezultate konkrete. Jo si “diktator”, por si kryeministër me bilanc që lë për të dëshiruar. Sa kilometra rrugë? Sa investime? Sa vende pune? Sa rritje eksportesh? Sa përmirësim në arsim? Sa avancim diplomatik? Populizmi fillon të çahet kur figura emocionale detyrohet të zbresë nga miti në tabelën e rezultateve.

Gabimi tjetër fatal është kur opozita përpiqet ta mundë populistin duke konkurruar në të njëjtën lojë: “unë jap më shumë ndihma”, “unë jam më patriot”, “unë jam më i ndershëm”, “unë e bëj më mirë atë që bën ai”. Në momentin që hyn në këtë garë, ti vetëm e legjitimon terrenin ku populisti është natyrshëm dominant; sepse kopja emocionale pothuajse gjithmonë humbet ndaj origjinalit. Prandaj, opozita duhet ta kuptojë se nuk mjafton më vetëm anti-Kurtizmi sepse qytetarët nuk mobilizohen afatgjatë vetëm nga zemërimi ndaj pushtetit apo nga nostalgjia e epokës kur partitë aktuale të opozitës kishin në duar frerët e pushtetit. Qytetarët mobilizohen nga ideja se ekziston një alternativë më normale, më kompetente dhe më e qetë. Strategjia duhet të jetë “normalizimi” i politikës: kthimi i debatit te ekonomia familjare, çmimet, energjia, arsimi, infrastruktura, investimet, emigrimi dhe raportet me Perëndimin. Sa më shumë opozita e zhvendos diskursin nga drama te performanca konkrete, aq më shumë e zhvesh populizmin nga forca e tij emocionale. Nëse opozita nuk reformohet dhe vazhdon ta luftojë Kurtin në terrenin emocional ku ai dominon natyrshëm, atëherë Kosova rrezikon të mbetet gjatë në këtë qark të mbyllur kaosi politik, ku tensioni prodhon pushtet dhe pushteti prodhon më shumë polarizim e kaos. Sepse, në fund, tragjedia e kësaj inxhinierie qëndron në faktin se ndërsa “inxhinieri elektrik” ka arritur të ndezë me sukses qarkun emocional të turmës, ai ka lënë në errësirë nevojat reale dhe të ardhmen institucionale të Kosovës.
 
Back
Top