• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

SHBA-ja sanksione Kosovës.

E konfirmon Osmani: Së fundi, në ShBA ka pasur diskutime për sanksione ndaj anëtarëve të Qeverisë Kurti
Demokracia
23:00 | 14 Maj 2026
9933-qe-gati-nje-vit-kryeminister-albin-kurti-asnje-vizite-ne-shba-696x391-1-e1778792445975.png

Share:
Share
Tweet
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se edhe së fundi, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtete perëndimore ka pasur diskutime për sanksione ndaj anëtarëve të Qeverisë Kurti, anise nuk përmendi emra.
Osmani në Rubikon ka thënë se sanksionet janë përmendur edhe gjatë dy muajve të fundit të mandatit të saj.
“ShBA-të në një periudhë të caktuar kanë pasur mospajtime jashtëzakonisht të mëdha me disa veprime, unë i kam mbrojtur veprimet e Qeverisë së Kosovës sepse konsideroj që kanë qenë legjitime dhe në përputhje me Kushtetutën. Rruga se si janë bërë ato veprime, nuk ka qenë e koordinuar.

I kanë me emra e mbiemra ShBA-të. Po natyrisht(anëtarë të qeverisë). Ka pasë diskutime për sanksione edhe tash së fundi, kemi insistuar që një gjë e tillë të mos ndodhë. Ka pasur diskutime nga individë të ndryshëm nga shtete perëndimore dhe ShBA-të, ku janë përmendur emra dhe se nuk e tolerojmë këtë këtë këtë, dhe janë përmendur edhe sanksionet. Edhe për individë edhe pasoja për Kosovën.
Po pra, pasoja do të paguhej nga Kosova, prandaj unë kur i kam mbrojtur këto qëndrime, e kam mbrojtur.
Nuk do të goditeshin vetëm individët, sepse pasoja do të paguhej nga Republika e Kosovës. Ka pasur dhe po ju them ka pasur diskutime të tilla edhe tash së fundi, dhe edhe tash unë në muajin e fundit, dy muajt e fundit, ka pasur diskutime se si do të duhej të konsideroheshin sanksione”.
 
Bajrami tregon pse Qeveria nuk po i përgjigjet ofertës amerikane për gaz: A po ju leverdisë importi?
Demokracia
11:26 | 19 Maj 2026
hykmete-bajrami-4.jpg

Share:
Share
Tweet
Kandidatja e LDK-së për deputet, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë Kurti për refuzimin e gazit amerikan.
Ajo ka bërë me dije se derisa vendet e rajonit po nënshkruajnë kontrata për këtë çështje, Qeveria e Kosovës nuk po i përgjigjet ofertës së qeverisë amerikane për këtë çështje.
Në profilin e saj në Facebook, ajo ka treguar se po vepron kështu qeveria.

“Derisa Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje 20-vjeçare për 6 miliardë dollarë për gazin e lëngshëm amerikan (LNG) e Bosnja dhe Hercegovina po mbështeten nga SHBA për ndërtimin e një gazsjellësi të ri që lidhet me terminalin LNG në Kroaci, Qeveria e Kosovës as në mandat të plotë e as tash në detyrë nuk i është përgjigjur ofertës amerikane për gaz të lëngshëm. Pyetja është pse? A po ju lëverdis importi?”, ka shkruara ajo.
 
Vjosa-osmani-USAa.jpg


Osmani tregon se iu lut ShBA-së ta takojnë Kurtin: Ju lutem, jepjani një shancë​

22 maj 2026| 22:37
Vjosa Osmani, kandidate e LDK-së për presidente, ka treguar se si iu lutej zyrtarëve në ShBA që ta takonin kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, pasi shpreheshin të pakënaqur me të.

Në një intervistë në Kanal 10, ajo tha:

lg.php
“Është për keqardhje me thënë se unë kam shkuar në Amerikë për ta sulmuar Kurtin, këto gjëra pas shpine i bëjnë ata, në tituj pretendojnë kinse i kam sulmuar ndërkombëtarisht dhe ka ndodh komplet e kundërta, çdo veprim është mbrojtur, çdo veprim është arsyetuar, kam kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ngul kam kërkuar ta takojnë kryeministrin Kurti, ju lutem t’ia jepni një shancë i kam thënë sa herë që ata kanë qenë ta pakënaqur me të”.
 
Dokument: Oda Ekonomike Amerikane i kërkon Qeverisë së Kosovës uljen e taksës doganore për kondicionerë, televizorë dhe telefona
Demokracia
12:15 | 23 Maj 2026
Oda-Ekonomike-Amerikane-1.jpg

Share:
Share
Tweet
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës ulje të taksës doganore për kondicionerë, televizorë dhe telefona. Propozimi i OEK paraqitet si masë kundër inflacionit dhe informalitetit, duke theksuar se Kosova ka normat më të larta të taksës doganore në rajon për këto produkte.
Oda Ekonomike Amerika i ka dorëzuar Qeverisë së Kosovës një propozim të detajuar për uljen e taksës doganore për disa produkte të rëndësishme.
Propozimi kërkon ulje të tatimit doganor për kondicionerë, televizorë LCD dhe LED, si dhe smartfonë.

Dokumenti, të cilin e ka parë gazeta Nacionale, thekson se Kosova aplikon norma doganare ndër më të lartat në rajon për disa kategori produktesh.
Duke cituar Agjencinë së Statistikave të Kosovës (ASK), OEK vlerëson norma vjetore e inflacionit në qershor të vitit 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, shënoi 14.1 për qind.
Sipas dokumentit të propozuar, ky nivel është rreth pesë pikë përqindjeje mbi normat e inflacionit të regjistruara njëkohësisht në Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.
Propozimi që i është dorëzuar Qeverisë thekson se Kosova ndryshe nga shtetet e tjera, nuk disponon mjet të politikës monetare për të luftuar inflacionin dhe se masa fiskale mbeten rruga e vetme e ndërhyrjes.
Kondicionerët — efiçiencë energjetike si argument kryesor
Në propozimin e saj, OEK argumenton se kondicionerët e tipit “inverter” paraqesin alternativën më efiçiente energjetike për ngrohjen e banesave gjatë dimrit.
Sipas dokumentit, kondicionerët me cikël të kundërt janë “300–600% efiçientë”, që do të thotë se nga një njësi energjie elektrike prodhojnë tre deri në gjashtë njësi energji termike.
Ndër të tjera thuhet se KESCO ka publikuar të dhëna sipas të cilave, për familjet që ngrohen me energji elektrike, shpenzimet e ngrohjes mund të arrijnë deri në 60–70 për qind të faturës totale të energjisë.
Propozimi vlerëson se adoptimi masiv i kondicionerëve inverter do të reduktonte konsumin gjatë orëve të pikut, duke lehtësuar presionin mbi infrastrukturën energjetike të vendit.
Në aspektin krahasues rajonal, sipas dokumentit, Serbia aplikon normën më të ulët doganore prej 5 për qind për kondicionerë, ndërkohë që Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina aplikojnë 15 për qind.
Tutje, thuhet se norma standarde e Bashkimit Evropian për kondicionerë është vetëm 2.2 për qind, e cila është dukshëm nën normën aktuale prej 10 për qind që aplikohet në Kosovë.
Aa_2026-05-23-095651_xqam.png

Rekomandimi i OEK është që Qeveria e Kosovës të ulë normën doganore për kondicionerë, duke e sjellë të paktën në nivelin e Serbisë, ose idealisht të BE-së, duke pasur parasysh aspiratat integruese të vendit.
Televizorët — konsumi gjatë orëve të pikut
Propozimi i OK trajton gjithashtu televizorët LCD dhe LED si kategori tjetër ku Kosova mund të ndërhyjë me ulje doganore.
Dokumenti nënvizon se televizorët e rinj me teknologji LCD dhe LED janë dukshëm më efiçientë energjetikisht krahasuar me televizorët e vjetër me tub katodik (CRT), duke arritur eficiencë deri në dyfish.
Të dhënat e Komisionit të Pavarur të Mediave tregojnë se rreth gjysma e qytetarëve të Kosovës shikojnë televizor më shumë se dy orë në ditë.
Madje, sipas dokumentit,. 60 për qind e familjeve të reja, të përcaktuara si ato nën moshën 28 vjeç, kanë televizor në shtëpi.
Kosova aktualisht aplikon normën doganore prej 10 për qind për televizorët LCD, ndërkohë që Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina e kanë në 5 për qind.
TV_2026-05-23-095530_vfgn.png

Bashkimi Evropian, nga ana e tij, aplikon normën prej 14 për qind, e cila është më e lartë se normat e disa vendeve të rajonit, por ky fakt shpjegohet me strukturën e FTA-ve ekzistuese evropiane.
Oda rekomandon ulje të normës doganore për televizorët LCD dhe LED, me qëllim që çmimet për konsumatorët kosovarë të barazohen me ato të konsumatorëve në vendet fqinje.
Smartfonët — lufta kundër kontrabandës
Sektori i smartfonëve paraqet, sipas dokumentit, rastin më urgjent dhe politikisht më të ndjeshëm për ndërhyrje.
Sipas vlerësimeve të cituara në propozim, tregu i telefonave celularë në Kosovë vlerësohet të ketë një vëllim prej rreth 50 milionë eurove në vit.
Mirëpo, shifrat zyrtare të importit për vitin 2020 tregojnë vetëm 7.5 milionë euro — me të ardhura doganore prej 750,000 eurove dhe të ardhura nga TVSH-ja prej 1.485 milionë eurove.
Hendeku i madh midis vlerësimit të tregut dhe importit zyrtar dëshmon praninë e konsiderueshme të tregut informal, sipas dokumentit.
Dogana dhe Policia e Kosovës kanë raportuar kontrabandën e telefonave prej më shumë se një dekade. Vetëm kohët e fundit, një aksion policor në gjashtë lokacione të Kosovës rezultoi me konfiskimin e mbi 200 smartfonëve.
Propozimi argumenton se tregtarët formalë, që paguajnë detyrimet doganore, janë të penalizuar konkurrencialisht ndaj operatorëve informalë që ofrojnë çmime artificiarisht të ulëta.
Për më tepër, konsumatorët ekspozohen ndaj rreziqeve serioze: shitësit informalë kanë dokumentuar raste të ndërrimit të baterive origjinale, kamerave dhe shitjes së modeleve kineze si produkte origjinale.
Në krahasim rajonal, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut aplikojnë normë doganore 0 për qind për smartfonë, ndërkohë që Serbia dhe Bosnja e Hercegovina aplikojnë 5 për qind. Norma e BE-së është gjithashtu 0 për qind
Në fund të dokumentit theksohet nevoja e ndryshimit të Kodit Doganor të Kosovës.
Në propozim theksohet se Kodi Doganor i Kosovës, Nr. 03/L-109, është në fuqi që nga viti 2008 dhe norma standarde prej 10 për qind nuk ka ndryshuar gjatë kësaj periudhe.
Duke theksuar se legjislacioni tatimor ka pësuar ndryshime të shumta dhe thelbësore, propozimi tregon që sistemi doganor ka mbetur thuajse i pandryshueshëm.
Dokumenti thekson se masat e propozuara janë relativisht të thjeshta nga pikëpamja e zbatimit dhe “mund të implementohen nëpërmjet Ministrisë së Financave me anë të një vendimi qeveritar”.
Propozimi argumenton se ulja e doganave për smartfonë nuk do të çonte në humbje të konsiderueshme të të ardhurave, duke pasur parasysh se tregu informal tashmë nuk kontribuon në arkën e shtetit.
Synimi i fundit i dokumentit është barazimi i kushteve të konsumatorëve kosovarë me ato të konsumatorëve në vendet fqinje, ndërkohë që Kosova mbetet, sipas shumicës së treguesve ekonomikë, vendi më i varfër i rajonit.
 
hisen-berisha.jpg


Raporti i Departamentit të Shtetit për Kongresin Amerikan, mesazhi dhe dilema strategjike e Kosovës në rendin e ri gjeopolitik​

23 maj 2026| 15:11
Shkruan: Hisen Berisha

Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit, i përgatitur për Kongresin me titull “Politika e Shteteve të Bashkuara për Promovimin e Stabilitetit dhe Prosperitetit në Ballkanin Perëndimor”, përbën një dokument me rëndësi të veçantë strategjike dhe gjeopolitike për gjithë rajonin, e në mënyrë të posaçme për Kosovën. Dokumenti nuk është vetëm një analizë teknike e politikës amerikane në Ballkanin Perëndimor, por një deklarim i qartë i interesit të vazhdueshëm amerikan për stabilitetin, sigurinë dhe orientimin perëndimor të rajonit.

Raporti vjen në një kohë kur rendi global po hyn në një fazë të re përplasjesh strategjike mes fuqive të mëdha, ndërsa Ballkani Perëndimor vazhdon të konsiderohet një zonë me potencial destabilizimi, veçanërisht për shkak të ndikimit rus, depërtimit ekonomik e politik të Kinës dhe krizave të pazgjidhura ndëretnike e shtetërore. Në këtë kuadër, SHBA e konsideron rajonin jo më si hapësirë të “ndërtimit të shteteve”, por si një zonë ku kërkohet konsolidim i partneriteteve strategjike, forcim i institucioneve lokale dhe përgjegjësi më e madhe e elitave politike vendore.

Një nga elementet më domethënëse të raportit është fakti se Uashingtoni e vendos qartë Ballkanin Perëndimor në dimensionin e sigurisë kombëtare amerikane. Kjo nënkupton se zhvillimet në Kosovë, Serbi, Bosnje-Hercegovinë apo Mal të Zi nuk trajtohen më vetëm si çështje rajonale europiane, por si pjesë e arkitekturës së sigurisë transatlantike. Në këtë kontekst, Kosova mbetet një nyje strategjike për interesat amerikane në rajon.

Raporti e identifikon Rusinë dhe Kinën si dy aktorët kryesorë destabilizues në Ballkanin Perëndimor. Sipas dokumentit, Rusia vazhdon të nxisë tensione etnike, të financojë aktorë destabilizues dhe të përdorë energjinë si instrument presioni politik, ndërsa Kina synon zgjerimin e ndikimit përmes investimeve, kredive shtetërore, propagandës dhe lidhjeve me elitat politike e ekonomike.


Për Kosovën, ky formulim ka rëndësi të shumëfishtë. Së pari, ai e konfirmon se SHBA vazhdon ta shohë Kosovën si pjesë të vijës strategjike të frenimit të ndikimit rus në Ballkan. Së dyti, nënkupton se çdo dobësim institucional, polarizim politik apo krizë e brendshme në Kosovë krijon hapësirë për depërtim të aktorëve të jashtëm destabilizues. Dhe së treti, tregon se stabiliteti i Kosovës nuk është më vetëm interes kombëtar shqiptar, por edhe interes i drejtpërdrejtë gjeostrategjik amerikan.

Pikërisht ky formulim përbën edhe dilemën më të madhe strategjike për Kosovën.

Sepse pyetja që lind natyrshëm është: a po zhvendoset gradualisht fokusi amerikan nga funksionalizimi i plotë i Kosovës si shtet sovran, demokratik dhe kushtetues, drejt një qasjeje më pragmatike gjeostrategjike, ku prioritet bëhet stabiliteti rajonal dhe integrimi funksional i Ballkanit Perëndimor në arkitekturën euroatlantike?

Nëse kjo lexohet në kontekst të përgjithshëm të diplomacisë amerikane dhe zhvillimeve aktuale globale, atëherë përgjigjja është se SHBA nuk po heq dorë nga Kosova si shtet i pavarur, por po e zhvendos prioritetin nga “state-building” drejt “regional management”.

Kjo do të thotë se për Uashingtonin, objektivi kryesor nuk është më ndërtimi formal i shteteve në Ballkan, sepse ato konsiderohen realitete të përfunduara politike, por menaxhimi i ekuilibrave strategjikë në rajon, pengimi i ndikimit rus dhe kinez dhe integrimi gradual i Ballkanit Perëndimor në sistemin euroatlantik të sigurisë.

lg.php

Dhe pikërisht këtu lind shqetësimi thelbësor për Kosovën:
a rrezikon që në emër të stabilitetit rajonal dhe integrimeve euroatlantike të relativizohet substanca kushtetuese dhe sovraniteti real i shtetit të Kosovës?

Kjo dilemë lidhet drejtpërdrejt me Marrëveshjen e Ohrit dhe planin franko-gjerman.

Sepse në praktikë, marrëveshja, për dhjetë vite, nuk e detyron Serbinë ta njohë formalisht Kosovën si shtet dhe as ta ndryshojë Kushtetutën e saj, ku Kosova vazhdon të figurojë si pjesë e territorit serb. Serbia është liruar nga obligimi i njohjes juridike formale dhe ka vetëm detyrimin për “normalizimin e marrëdhënieve”, që në terminologjinë e BE-së lidhet me Kapitullin 35 dhe zbatimin teknik e funksional të marrëveshjeve dhe integrimit të vet Serbis si vend kandidat që nga viti 2012.

Kjo nënkupton se procesi aktual nuk po ecën domosdoshmërisht drejt njohjes reciproke klasike, por drejt një modeli të “normalizimit funksional pa njohje”.

Dhe pikërisht kjo krijon frikën se Kosova mund të integrohet gradualisht në mekanizma rajonalë europianë e euroatlantikë pa e mbyllur përfundimisht çështjen e sovranitetit të saj në raport me Serbinë.

Në raport, një fokus i veçantë i kushtohet dialogut Kosovë-Serbi. Departamenti i Shtetit rithekson mbështetjen për procesin e normalizimit dhe kërkon përparim drejt një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe të pranueshme për të dyja palët. Dokumenti rikujton se marrëveshja e vitit 2023 për rrugën e normalizimit nuk është zbatuar dhe se mungesa e progresit vazhdon të mbajë rajonin në pasiguri strategjike.

Kjo pjesë e raportit duhet lexuar me shumë kujdes në Kosovë. SHBA nuk po kërkon thjesht vazhdim formal të dialogut, por rezultate konkrete. Në gjuhën diplomatike amerikane, insistimi i vazhdueshëm për “përparim” nënkupton pakënaqësi me stagnimin aktual dhe pritje më të mëdha nga udhëheqjet politike të të dy vendeve.

Në këtë kontekst duhet lexuar edhe vetë struktura e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit:

-Rregullimi i kornizave ligjore;
-Asociacioni/Bashkësia;
-Policia;
-Drejtësia;
-Zgjedhjet lokale;
-Dispozitat e përgjithshme.

Në pjesën për përshtatjen e kornizave ligjore thuhet:

“Të dy palët do t’i paraqesin Komitetit të Zbatimit planet e tyre të detajuara dhe afatet kohore për ndryshimet ligjore të kërkuara për zbatimin e Marrëveshjes së Parë.”

Kjo nënkupton harmonizim juridik dhe institucional për zbatim të marrëveshjeve.

Ndërsa pjesa më delikate lidhet me sektorin e sigurisë dhe policisë.

Dokumenti parasheh:

“Të dy palët do të themelojnë një grup punues për zbatimin e Neneve 7-9 të Marrëveshjes së Parë. Grupi punues do të përpilojë plane të detajuara dhe afate kohore për integrimin e personelit të sigurisë serbe në strukturat e Kosovës dhe themelimin e çfarëdo strukture të re siç parashihet në marrëveshje, proces ky i cili do të realizohet me ndihmën e EULEX-it.”

Pikërisht këtu po lindin dyshimet më të mëdha në Kosovë.

Sepse, juristë, analistë dhe njohësit e sigurisë duhet të shtrojnë pyetjen:
a po krijohen gradualisht struktura institucionale dhe modele funksionale kompatibile me sistemin serb të organizimit territorial dhe policor?

Në këtë kontekst po e shoh edhe vendimin për krijimin e të ashtuquajturës “xhandarmëri” në Kosovë.

Për mua si kritik i këtij procesi, problemi nuk është vetëm juridik dhe kushtetues, por strategjik e gjeopolitik. Nga vlerësimi juridik – kushtetues por edhe gjeopolitik e strategjik, dua të argumentoj se krijimi i strukturave të tilla jashtë logjikës kushtetuese të ndërtuar me partnerët perëndimorë mund të përfaqësojë një proces gradual të harmonizimit institucional me modelet serbe të sigurisë dhe administrimit territorial.

Kjo lidhet edhe me zhvillime të tjera:

-ligjin mbi statusin e shtetësisë;
-lehtësimin e procedurave kufitare;
-heqjen e letrës së bardhë;
-standardizimin e mekanizmave administrativë; dhe
-krijimin e modeleve funksionale të bashkëpunimit ndërkufitar.

Të gjitha këto, të marra veç e veç, mund të paraqiten si procese teknike integruese. Por të marra së bashku, ato po krijojnë perceptimin se po ndërtohet një arkitekturë rajonale ku dallimet substanciale të sovranitetit shtetëror relativizohen në emër të integrimit dhe stabilitetit.

Dhe këtu lind pyetja më sensitive politike:
a po mbështet SHBA procese që perceptohen në Kosovë si cenim i sovranitetit dhe i interesave kombëtare?

Në një qasje dhe analizë serioze gjeopolitike, përgjigjja nuk është aq lineare.

SHBA nuk ka interes strategjik për shpërbërjen e Kosovës, as për rikthimin e saj nën Serbi. Një gjë e tillë do të përmbyste gjithë investimin amerikan në Ballkan që nga ndërhyrja e NATO-s më 1999 dhe njohja e pavarësisë së Kosovës.

Por SHBA ka interes jetik që Ballkani të mos shndërrohet në vatër destabilizimi rus.

Për këtë arsye, Uashingtoni po kërkon modele funksionale stabiliteti edhe përmes kompromiseve politike që mund të perceptohen në Kosovë si të dhimbshme ose problematike në aspektin kushtetues.

Një element tjetër me rëndësi strategjike është roli i KFOR-it dhe prania amerikane në Kosovë. Raporti e cilëson KFOR-in si komponent kyç për garantimin e sigurisë dhe lirisë së lëvizjes në Kosovë, ndërsa konfirmon vazhdimin e pjesëmarrjes amerikane në këtë mision.

Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme në rrethanat aktuale të tensioneve në veri të Kosovës dhe debatit të hapur në SHBA për praninë ushtarake amerikane në rajon. Vetë fakti që Kongresi amerikan ka ngritur shqetësime për çdo reduktim eventual të trupave amerikane në KFOR tregon se Kosova mbetet një pikë e ndjeshme e sigurisë euroatlantike.

Raporti po ashtu mbështet transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë profesionale të mbrojtjes territoriale. Ky është një sinjal i rëndësishëm politik dhe ushtarak, sepse tregon se SHBA vazhdon ta mbështesë ngritjen graduale të kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës në përputhje me standardet euroatlantike.

Në aspektin ekonomik, dokumenti thekson nevojën për investime në energji, infrastrukturë dhe bashkëpunim tregtar. Për Kosovën, kjo përbën një mesazh të qartë se siguria dhe stabiliteti nuk mund të ndahen nga zhvillimi ekonomik dhe funksionaliteti institucional. Një shtet me krizë permanente politike, me korrupsion, polarizim dhe konflikt institucional, nuk mund të jetë partner strategjik i besueshëm për Perëndimin.

Në logjikën amerikane, rreziku më i madh sot nuk është konflikti klasik Kosovë-Serbi, por mundësia që stagnimi politik, krizat institucionale dhe përplasjet e vazhdueshme të krijojnë vakum për depërtim rus dhe destabilizim rajonal.

Prandaj SHBA e trajton me shqetësim të madh bllokadën politike në Kosovë, mosfunksionalizimin e institucioneve dhe polarizimin ekstrem politik.

Sepse një Kosovë me krizë permanente institucionale, me mungesë stabiliteti politik dhe me përplasje të vazhdueshme me partnerët strategjikë perëndimorë, shihet si pikë e dobët e arkitekturës euroatlantike në Ballkan.

Dhe pikërisht këtu qëndron sfida historike e Kosovës në këtë fazë të re gjeopolitike se, si ta ruajë sovranitetin kushtetues, funksionalitetin shtetëror dhe interesin kombëtar shqiptar, pa hyrë në përplasje strategjike me aleatin tonë kryesor historik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në thelb, raporti i Departamentit të Shtetit dërgon disa mesazhe të qarta për Kosovën:

-SHBA vazhdon ta konsiderojë Kosovën pjesë të interesit të saj strategjik në Ballkan;
-stabiliteti i Kosovës lidhet drejtpërdrejt me sigurinë rajonale dhe arkitekturën euroatlantike;
-dialogu me Serbinë mbetet prioritet i politikës amerikane;
-ndikimi rus dhe depërtimi kinez konsiderohen kërcënime reale;
-kërkohet forcim institucional, përgjegjësi politike dhe funksionalitet shtetëror;
-partneriteti me SHBA nuk duhet trajtuar si retorikë politike, por si përgjegjësi strategjike shtetërore.

Sepse raporti i Departamentit të Shtetit e bën të qartë një gjë:
Ballkani Perëndimor nuk trajtohet më si projekt romantik i ndërtimit të shteteve, por si pjesë e arkitekturës globale të sigurisë perëndimore.

Dhe në këtë arkitekturë të re, Kosova do të duhet të luftojë politikisht e diplomatikisht që integrimi rajonal të mos shndërrohet në relativizim të sovranitetit të saj shtetëror.
 
Jo edhe për Kosovën: Shtëpia e Bardhë nominon ambasadorë për në Bosnje, Serbi dhe Mal të Zi
Demokracia
11:37 | 02 Qershor 2026
white-house.png

Share:
Share
Tweet
Shtetet e Bashkuara kanë nisur një valë të re emërimesh diplomatike për disa vende të Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë, duke propozuar ambasadorë të rinj për Bosnje e Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi dhe Shqipërinë, ndërsa për Kosovën ende nuk është bërë publik ndonjë nominim.
Sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë të 1 qershorit, për Bosnje e Hercegovinën është nominuar Ronald Johnson nga shteti i Masaçusetsit, për postin e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të SHBA-së. Për Serbinë është propozuar Michael Young nga shteti i Uhtas, ndërsa për Malin e Zi është nominuar Peter McCoy nga Karolina e Jugut.
Sa i përket Shqipërisë, i nominuari për ambasador është Eric Wendt, i cili së fundmi është paraqitur edhe para Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan. Gjatë dëshmisë së tij, ai theksoi se prioritetet kryesore, nëse konfirmohet, do të jenë mbrojtja e qytetarëve amerikanë dhe avancimi i interesave të Shteteve të Bashkuara, transmeton Klankosova.tv

Në të njëjtën valë nominimesh, SHBA ka propozuar ambasadorë edhe për një numër të madh shtetesh të tjera, përfshirë El Salvadorin, Azerbajxhanin, Kamboxhian, Guinenë Ekuatoriale, Moldavinë, Indonezinë, Bullgarinë, Trinidad dhe Tobago, Paraguain, Kolumbinë, Lituaninë, Egjiptin, Brazilin, Ekuadorin, Gambinë, Sierra Leonen dhe Keninë.
Procesi i emërimit të ambasadorëve amerikanë kalon përmes një procedure kushtetuese të “këshillimit dhe pëlqimit” të Senatit. Fillimisht, presidenti i SHBA-së nominon kandidatin, i cili më pas shqyrtohet nga Komiteti i Senatit për Punë të Jashtme. Ky komitet zhvillon seanca dëgjimore, ku kandidatët u përgjigjen pyetjeve të senatorëve dhe paraqesin prioritetet e tyre.
Pas shqyrtimit, komiteti voton dhe i rekomandon Senatit kandidaturën. Vetëm pasi Senati ta miratojë me shumicë votash, presidenti e emëron zyrtarisht ambasadorin, i cili më pas nis detyrën në vendin pritës duke dorëzuar letrat kredenciale te kreu i shtetit.
Ndryshe nga shumë vende të tjera, nominimi nga presidenti nuk mjafton për marrjen e detyrës, pasi konfirmimi nga Senati mbetet një hap vendimtar që mund të zgjasë javë ose muaj, sidomos kur procesi shoqërohet me debate politike.
 
Marrëdhëniet ShBA – Kosovë “kanë marrë goditje reale”: Hovenier flet për rëndimin e raporteve dhe çka pritet nga Kurti
Demokracia
15:37 | 03 Qershor 2026
Jeffrey-Hovenier.png

Share:
Share
Tweet
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara kanë pësuar përkeqësim të ndjeshëm gjatë 16 muajve të fundit.
Në një intervistë për median serbe “Kosovo Online”, Hovenier tha se Uashingtoni pret nga qeveria e ardhshme të jetë partnere e besueshme.
“SHBA-ja dëshiron një qeveri në Prishtinë që është partnere e besueshme”, tha ai.

Sipas tij, prioritetet amerikane mbeten forcimi i institucioneve demokratike, luftimi i korrupsionit dhe realizimi i reformave të vonuara në qeverisje.
Ai tha se Uashingtoni vëzhgon me kujdes zhvillimet politike në Kosovë dhe aftësinë e institucioneve për të funksionuar normalisht.
“Uashingtoni do të shikojë nga afër nëse qeveria e re është në gjendje të zgjedhë një president, të formojë koalicion të qëndrueshëm dhe të kryejë funksionet bazë të qeverisjes”, deklaroi Hovenier.
Ish-ambasadori theksoi se SHBA-ja ka ruajtur neutralitetin gjatë proceseve zgjedhore në Kosovë.
“Uashingtoni nuk po mbështet parti apo kandidatë në zgjedhjet e brendshme të Kosovës”, tha ai.
Megjithatë, sipas tij, administrata amerikane ka dërguar sinjale të qarta politike për atë që pret nga çdo qeveri e ardhshme.
Hovenier e cilësoi pezullimin e dialogut strategjik ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës, vjeshtën e kaluar, si një mesazh të fortë politik.
“Ky nuk ishte një miratim për ndonjë parti opozitare, por ishte një deklaratë e qartë se status quo-ja ishte e papranueshme për Uashingtonin”, tha ai.
Duke folur për raportet bilaterale, ai u shpreh se pozita e Kosovës në kryeqytetin amerikan është dobësuar.
“Pozita e Kosovës në Uashington ka pësuar një goditje të vërtetë gjatë këtyre 16 muajve të fundit”, deklaroi Hovenier.
Ai ia atribuoi këtë situatë zgjedhjeve të përsëritura, vështirësive për zgjedhjen e presidentit dhe mbështetjes në qeveri në detyrë.
“Këto kanë gërryer besimin se Prishtina është në gjendje të përmbushë disa nga zotimet e saj”, tha ai.
Sipas tij, ngërçi institucional ka pasur edhe pasoja financiare.
“Kosova rrezikon të humbasë miliona euro nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian dhe burime të tjera nëse reformat kyçe nuk miratohen”, tha Hovenier.
Ai shtoi se rikthimi i besimit do të kërkojë më shumë sesa deklarata politike.
“Qeveria e re duhet të tregojë se është serioze”, u shpreh ai.
Hovenier kërkoi zgjedhjen e presidentit, formimin e një koalicioni të qëndrueshëm, miratimin e buxhetit dhe hapa të dukshëm për uljen e tensioneve.
Megjithatë, ai tha se ekziston gatishmëri në Uashington për një angazhim të ri me Kosovën.
“Dëshira në Uashington për t’u riangazhuar duket të jetë shumë reale”, tha ai.
Ai paralajmëroi se kjo mundësi nuk do të mbetet e hapur pafundësisht.
“Qeveria e re duhet të veprojë shpejt dhe me vendosmëri për të rindërtuar besimin mes Kosovës dhe partnerëve të saj, përfshirë SHBA-në”, deklaroi Hovenier.
Sipas tij, të njëjtat shqetësime ekzistojnë edhe në raport me Bashkimin Evropian.
Në fund, ai theksoi se SHBA-ja e njeh dhe e respekton sovranitetin e Kosovës, por pret që ajo të luajë rol konstruktiv në rajon.
“Ne e njohim dhe e respektojmë sovranitetin e Kosovës. E refuzojmë çdo pretendim se Kosova është diçka tjetër përveç një shteti sovran, të pavarur dhe multietnik”, tha Hovenier.
 
Rubio2.jpg


Rubio: Çështja e anëtarësimit të Kosovës në NATO aktualisht s’është në agjendën e shteteve anëtare​

03 qershor 2026| 21:02
Si Kryetar i Nënkomitetit për Evropën, Kongresmeni Keith Self e shfrytëzoi kohën e tij gjatë një seance dëgjimore në Kongres me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio për të avokuar për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe për të theksuar rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor.

Duke u bazuar në vizitën e tij të fundit në Kosovë, Luginën e Preshevës, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë, Kongresmeni Self e përshkroi rajonin si “jashtëzakonisht të brishtë” dhe theksoi se integrimi i Kosovës në institucionet euroatlantike mbetet thelbësor për stabilitetin rajonal afatgjatë.

lg.php
Kongresmeni Self gjithashtu përshëndeti emërimin e fundit të ambasadorëve të SHBA-së në vendet e rajonit dhe theksoi rëndësinë e emërimit të një ambasadori të SHBA-së në Kosovë, duke vënë në dukje se ai pret me padurim mbështetjen e Administratës në plotësimin e këtij pozicioni të rëndësishëm.

Sekretari Rubio riafirmoi se Shtetet e Bashkuara mbeten të angazhuara në Ballkanin Perëndimor dhe të përkushtuara për të parandaluar konfliktin dhe paqëndrueshmërinë në rajon.

Kongresmeni Self vazhdon të jetë një nga zërat më të fortë në Kongres për forcimin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara, Kosovës dhe komuniteteve shqiptaro-amerikane dhe shqiptare.
 
anu-prattipati.jpg


Rruga drejt sigurisë energjetike dhe partneritetit afatgjatë me Amerikën​

04 qershor 2026| 14:50
Shkruan: Anu Prattipati, e ngarkuar me punë në Ambasadën e ShBA-së

Kosova nuk po arrin t’i përmbushë kërkesat në rritje për furnizim me energji. Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, në katër vitet e fundit, Kosova ka shpenzuar 735 milionë euro në importimin e energjisë elektrike nga vendet fqinje, që shënon rritje nga 142 milionë euro në vitin 2024 në 259 milionë euro në vitin 2025. Në të ardhmen e parashikueshme, përderisa çmimi dhe kërkesat për energji vazhdojnë të rriten, Kosova do të varet gjithnjë e më shumë nga fqinjët e saj.

lg.php

Për të adresuar këto sfida strukturore, Kosova do të duhej t’i bashkohej projekteve amerikane të gazit natyror të planifikuara nëpër Ballkan. Këto projekte mund të sigurojnë burime energjetike amerikane për Kosovën. Gazi natyror i lëngshëm amerikan (GNL) do të mundësonte shtimin e llojllojshmërisë në furnizimin me energji, do të plotësonte burimet e brendshme energjetike të Kosovës dhe do të përbënte edhe një lidhje tjetër në partneritetin ekonomik në rritje ndërmjet ShBA-së dhe Kosovës.

I dërguari i posaçëm i Departamentit të Energjisë së ShBA-së për Integrimin Energjetik, z. Xhoshua Volz, rishtazi shpjegoi: „Sistemi energjetik në Kosovë ka nevojë urgjente për modernizim dhe paraqet mundësi të shkëlqyeshme për industrinë dhe teknologjinë amerikane… dhe Departamenti i Energjisë do të jetë i gatshëm të ndihmojë në lehtësimin e bashkëpunimit ndërmjet industrisë amerikane dhe partnerëve industrialë në Kosovë”.

Në botën e sotme, siguria energjetike është siguri kombëtare, e llojllojshmëria e burimeve energjetike përmes gazit natyror është thelbësore për arritjen e të ardhmes së sigurt. Centralet elektrike me gaz natyror ofrojnë aftësinë për të përmbushur më mirë rritjen e kërkesës dhe për të stabilizuar çmimet gjatë periudhave të pikut. Zgjerimi i prodhimit të brendshëm të energjisë elektrike përtej kërkesës së vendit do të përmirësonte pavarësinë energjetike dhe do t’i mbronte konsumatorët nga lëvizjet e papritura të çmimeve.
Kosova duhet të veprojë shpejt për të realizuar këtë partneritet sepse ndërtimi i infrastrukturës së nevojshme do të kërkojë kohë. Eksportet e GNL -së amerikane pritet të dyfishohen deri në vitin 2030 dhe do të rrjedhin përmes projekteve rajonale si Korridori Vertikal i Gazit dhe terminali lundrues i gazit natyror në Kroaci. Kosova gjithashtu mund të lidhet me gazsjellësin që po ndërtohet për të lidhur terminalin e GNL -së në Aleksandrupolis në Greqi me Shkupin në Maqedoninë e Veriut.

Lidhja me një projekt gazsjellësi tashmë të planifikuar do të shkurtonte afatin kohor dhe do të ulte shpenzimet. Gjithashtu, Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka në dispozicion mekanizma financimi për të ndërtuar infrastrukturë të gazit natyror. Kosova mund të punojë me partnerët rajonalë për të siguruar kontrata afatgjata dhe ekonomi të shkallës me çmime më konkurruese. Mundësia për t’iu bashkuar këtyre projekteve po mbyllet. Vonesa e këtij vendimi rrezikon që furnizimet amerikane të GNL-së të zotohen diku tjetër dhe një gjë e tillë mund ta lërë Kosovën si vendin e vetëm në Ballkanin Perëndimor pa qasje në GNL-në amerikan. Historia nuk mund të qëndrojë në rrugë të vendimeve që do t’i sjellin përfitime popullit të Kosovës sot dhe në të ardhmen.

Kosova tani përballet me një zgjedhje të rëndësishme strategjike. Administrata e presidentit Trump prioritet kryesor e ka uljen e varësisë së Evropës nga energjia ruse. Ne e nxisim Kosovën të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Amerikën përmes GNL-së për të siguruar të ardhmen e saj energjetike. Së bashku, ne mund të forcojmë sigurinë energjetike dhe t’i rrisim ekonomitë tona krah për krahu.
 
Gazi amerikan, Ehat Miftaraj: Amerika po na thotë, a me neve a me Rusinë
Demokracia
16:25 | 04 Qershor 2026
30_10_2020_19740325_30_10_2020_5671101_ehat_miftaraj-600x360-1.png

Share:
Share
Tweet
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar pas editorialit të të ngarkuarës me punë në Ambasadën e ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ka thënë se ajo çfarë Amerika po i thotë Kosovës është, të zgjedhin ose njërën palë ose tjetrën.
Sipas Miftarajt, Kosova ka rrëshqitur drejt sferës së interesit rus, dhe se me apo pa qëllim, siç shkruan ai Kosova po punon kundër interesave amerikane.
“Amerika ka qene me Kosoven ne kohet me te veshtira. Kosova nuk ka alternative dhe duhet DUHET duhet te jete krah me krah Ameriken. Siguria nacionale ne Kosove eshte e garantuar vetem ne partneritet strategjik me AMERIKEN”, ka shkruar mes tjerash Miftaraj.

Postimi i plotë:
Rruga drejt sigurisë energjetike dhe partneritetit afatgjatë me Amerikën
Editorial nga E Ngarkuara me Punë Anu Prattipati:
“Kosova tani përballet me një zgjedhje të rëndësishme strategjike.
Administrata e presidentit Trump prioritet kryesor e ka uljen e varësisë së Evropës nga energjia ruse. Ne e nxisim Kosovën të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Amerikën përmes GNL-së për të siguruar të ardhmen e saj energjetike. Së bashku, ne mund të forcojmë sigurinë energjetike dhe t’i rrisim ekonomitë tona krah për krahu”.
Amerika po na thotë, a me neve a me Rusinë! Kosova me veprimet e saj ka rrshit drejtë sferës së interesit RUS. Pa qëllim apo me qëllim Kosova po punon kundër interesave amerikane.
Kjo nuk guxon dhe nuk mundet mu pranu.
Amerika ka qenë me Kosovën në kohët më të vështira. Kosova nuk ka alternative dhe duhet DUHET duhet të jetë krah me krah me Amerikën. Siguria nacionale në Kosovë është e garantuar vetëm në partneritet strategjik me AMERIKËN.
 
Ambasada ripërsërit thirrjen e Prattipatit: Bashkohuni në një partneritet afatgjatë me SHBA-në për të siguruar të ardhmen energjetike
Demokracia
11:00 | 05 Qershor 2026
KOSOVA-SHBA-AMERIKA-1.jpg

Share:
Share
Tweet
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka rishpërndarë sot opinionin e publikuar dje nga e Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, përmes të cilit bëhet thirrje që Kosova t’u bashkohet projekteve amerikane të gazit natyror në Ballkan.
Prattipati, përmes një editoriali, i ka bërë thirrje Kosovës që t’i bashkohet projekteve amerikane të gazit natyror të planifikuara nëpër Ballkan për të siguruar të ardhmen e saj energjetike. Prattipati ka vlerësuar se Kosova duhet të veprojë shpejt për të shfrytëzuar këtë mundësi, duke theksuar se afati po mbaron.
Sipas saj, Kosova mund të lidhet përmes projekteve rajonale si Korridori Vertikal i Gazit dhe terminali lundrues i gazit natyror në Kroaci apo me gazsjellësin që po ndërtohet për të lidhur terminalin e Gazit Natyror të Lëngshëm në Aleksandrupolis në Greqi me Shkupin në Maqedoninë e Veriut.

Ajo ka paralajmëruar se vonesat për marrjen e një vendimi të tillë, mund ta lënë Kosovën si të vetmen në Ballkanin Perëndimor pa qasje në gazin natyror të lëngshëm amerikan.
“Mundësia për t’iu bashkuar këtyre projekteve po mbyllet. Vonesa e këtij vendimi rrezikon që furnizimet amerikane të GNL-së të zotohen diku tjetër dhe një gjë e tillë mund ta lërë Kosovën si vendin e vetëm në Ballkanin Perëndimor pa qasje në GNL-në amerikan”, ka paralajmëruar Prattipati.
“Ne e nxisim Kosovën të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Amerikën përmes GNL-së për të siguruar të ardhmen e saj energjetike. Së bashku, ne mund të forcojmë sigurinë energjetike dhe t’i rrisim ekonomitë tona krah për krahu”, theksohet në editorial.

Prattipati ka deklaruar se gazi natyror i lëngshëm amerikan (GNL) do të mundësonte shtimin e llojllojshmërisë në furnizimin me energji, do të plotësonte burimet e brendshme energjetike të Kosovës dhe do të përbënte edhe një lidhje tjetër në partneritetin ekonomik në rritje ndërmjet ShBA-së dhe Kosovës.
“Lidhja me një projekt gazsjellësi tashmë të planifikuar do të shkurtonte afatin kohor dhe do të ulte shpenzimet. Gjithashtu, Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka në dispozicion mekanizma financimi për të ndërtuar infrastrukturë të gazit natyror. Kosova mund të punojë me partnerët rajonalë për të siguruar kontrata afatgjata dhe ekonomi të shkallës me çmime më konkurruese”, thuhet në editorialin e Prattipatit.
Diplomatja amerikane ka theksuar se përderisa çmimi dhe kërkesat për energji vazhdojnë të rriten, Kosova do të varet gjithnjë e më shumë nga fqinjët e saj, në rast se nuk u bashkohet këtyre projekteve.
Ajo u është referuar të dhënave të Doganës së Kosovës, sipas të cilave, në katër vitet e fundit, Kosova ka shpenzuar 735 milionë euro në importimin e energjisë elektrike nga vendet fqinje
“Centralet elektrike me gaz natyror ofrojnë aftësinë për të përmbushur më mirë rritjen e kërkesës dhe për të stabilizuar çmimet gjatë periudhave të pikut. Zgjerimi i prodhimit të brendshëm të energjisë elektrike përtej kërkesës së vendit do të përmirësonte pavarësinë energjetike dhe do t’i mbronte konsumatorët nga lëvizjet e papritura të çmimeve”, ka thënë ajo, duke shtuar se Administrata Trump prioritet kryesor e ka uljen e varësisë së Evropës nga energjia ruse.
 
“Bëhet fjalë për orientimin gjeopolitik”: Refuzimi i gazit amerikan nga Kurti kritikohet ashpër
Demokracia
14:37 | 11 Qershor 2026
albin-kurti-usa-750x375-1.png

Share:
Share
Tweet
Refuzimi i projektit të gazit amerikan nga Qeveria Kurti po shihet me shqetësim të madh në Kosovë. Opozita e deridjeshme ka bërë me dije se refuzimi i këtij projekti është i dëmshëm për Kosovën.
Ish-kryeministri Avdullah Hoti dhe ish-kryediplomati Enver Hoxhaj kanë bërë me dije se nuk bëhet fjalë për një projekt të zakonshëm ekonomik, por për orientimin gjeopolitik të Kosovës.
Sipas tyre, Kosova do të ketë pasoja nga refuzimi i këtij projekti.

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë thirrje për protesta kundër qeverisë për këtë çështje.
Në profilin e tij në Facebook, ai e ka kritikuar edhe opozitën.
“1. Pse Kurti e refuzon projektin e gazit amerikan, në situatën kur të gjitha vendet e rajonit po përfshihen në këtë projekt strategjik për të dalë nga sfera e ndikimit rus? 2. Pse Kurti nuk ka bërë absolutisht asgjë në gjashtë vite të qeverisjes së tij sa i përket ndërtimit të kapaciteteve të reja energjetike? 3. Kujt i intereson që Kosova të vijojë të jetë e varur nga importi i energjisë? Këto besoj se janë pyetjet thelbësore për secilin politikan dhe secilin qytetar”, ka shkruar ai, duke shtuar se ky projekt është jetik për Kosovën.
“Është për keqardhje të shohësh sa me lehtësi e tejkalojnë këtë temë disa opozitarë, të cilët mjaftohen me përdorimin e saj vetëm në kohë zgjedhjesh. Nëse ekziston kauzë për të cilën duhet dalë në rrugë në protesta demokratike deri në largimin e kësaj qeverie është ky projekt i gazit. Nuk bëhet fjalë për një projekt të zakonshëm ekonomik, por për orientimin gjeopolitik të Kosovës, për sigurinë energjetike dhe për aleancën tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Heshtja përballë një dëmi të tillë nuk është neutralitet – është bashkëfajësi. Kauzë për të protestuar deri në largimin e qeverisë ka qenë gjithashtu edhe suspendimi i Kosovës nga stërvitja ushtarake “Defender Europe ‘23” në vitin 2023, si dhe pezullimi i dialogut strategjik Kosovë-SHBA në shtator 2025”, ka shkruar ai.
I shqetësuar është shprehur edhe ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj.
Në një video të publikuar në Facebook, ai ka theksuar se bëhet fjalë për një projekt strategjik me rëndësi të jashtëzakonshme për Kosovën dhe rajonin.
“Një projekt i tillë do ta ridefinojë rolin e Amerikës në Ballkan dhe marrëdhënien e saj me Kosovën. Ky raport duket që është në krizë sepse Qeveria e Kosovës veçse e ka refuzuar një projekt të tillë”, ka deklaruar Hoxhaj.
Sipas tij, rëndësia e këtij projekti tejkalon edhe objektiva të tjera strategjike të vendit.
“Ky projekt ka më shumë përparësi sesa vetë anëtarësimi i Kosovës në NATO apo promovimi i demokracisë, dhe ne mund të arrijmë deri te NATO pikërisht përmes një projekti të tillë”, është shprehur ai.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka hedhur poshtë mundësinë që një infrastrukturë e Gazit të Lëngshëm Natyror Amerikan të ndërtohet në Kosovë.
Gjatë një interviste në RTK, një ditë para zgjedhjeve, ai ka thënë një e tillë duhet të bëhet në Vlorë, e pastaj nga aty gazi të transferohet si energji elektrike në Kosovë.
“Republika e Kosovës ka gatishmëri që të investojë në Terminalin në Vlorë dhe paramendojeni një situatë kur për shembull ne kemi një përqindje të aksioneve si Republikë e Kosovës në Terminalin në Vlorë. Dhe aty mund të vijë gazi i lëngshëm prej jashtë, të shndërrohet në energji elektrike dhe me interkoneksionin prej 400 kiloëolt që kemi me Shqipërinë ta sjellim tek ne”, ka thënë Kurti, duke dhënë detaje tjera.
“Nuk kemi nevojë ta sjellim në Kosovë. Ne e sjellim në Vlorë dhe nga Vlora e marrim. Terminali në Vlorë mund të jetë një vend ku Shqipëria dhe Kosova janë bashkë sa i përket gazit të lëngshëm i cili importohet, vjen nga jashtë”, është shprehur Kurti.
 
Back
Top