• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Shembull : E Shkelqyera Shqiptare!

iDeA

✨DiNaMiKe✨
Staff member
Anëtar
Nov 20, 2011
Postime
9,460
Pikët
113
Vendndodhja
⚡️BLITZi⚡️
Irena-Palamani-1-300x189.jpg

Irena Palamani është shqiptare nga Burreli. Studion në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara. Po këtë vit ka përfunduar studimet në Universitetin Amerikan në Bullgari për Ekonomi dhe Matematikë. 22-vjeçarja është një studente e jashtëzakonshme. Dhe kjo nuk është thjesht një përshtypje, por e faktuar me të gjitha diplomat e marra prej saj. Në çdo shkollë që ka studiuar, ka qenë e para. Në Bullgari është cilësuar e pesta studente në historinë e universitetit me mesatare 4.00/4.00. Që do të thotë absolute. Emrin e saj e dëgjuam në një konferencë kur Irena përmendej si rast suksesi në këtë universitet. Kontaktuam me të për të na treguar rrugën e saj drejt së jashtëzakonshmes…

Irena, na tregoni diçka për veten?

Kam lindur në qytetin verilindor të Burrelit më 1989-n. Aty kam përfunduar shkollën 8-vjeçare “31 Korriku” në 2003-shin. Më pas konkurrova tek kolegji i vajzave “Mehmet Akif” dhe fitova vendin e parë në renditje e përkatësisht bursë të plotë.

Si vendose të shkosh në Bullgari?

Ndërsa vazhdoja studimet në vitin e katërt, mora pjesë në një konferencë të organizuar nga Universiteti Amerikan në Bullgari. Fakti që ishte Universitet Amerikan më tërhoqi shumë, dhe vendosa të jap të gjitha provimet që duheshin për të aplikuar. Në prill të vitit 2007 mësova që isha pranuar edhe që më ishte ofruar një bursë e plotë 4-vjeçare nga fondacioni “Soros”. Dëshira për të studiuar jashtë Shqipërisë ishte shumë e madhe e këtë ofertë s’kisha si ta refuzoja, kështu që vendosa të iki në Bullgari.

A ishte e vështirë të përshtateshe në një ambient të huaj?

Universiteti Amerikan në Bullgari i tejkaloi pritshmëritë e mia. Kampusi ishte shumë i bukur dhe mikpritës, gjithashtu edhe stafi i punonjësve dhe profesorëve. Për më tepër, universitetin e frekuentonin edhe shumë shqiptarë të tjerë, të cilët na këshillonin vazhdimisht e na ndihmonin në çdo hap e kjo e bëri tranzicionin shumë të thjeshtë. Universiteti ka nxënës nga mbi 40 vende, kështu që është pothuajse e pamundur të paragjykohesh për nacionalitetin. Atje ishim të gjithë miq edhe përpiqeshim të fitonim sa më shumë përvojë nga njëri-tjetri përmes shkëmbimit të kulturave tona.

Në cilën degë vendose të studioje?

Matematika ka qenë lënda ime e preferuar që e vogël e nga ana tjetër jam rritur me çështje të ekonomisë pasi babai im është me profesion ekonomist. Për këtë arsye, vitin e parë të universitetit mora dy kurse matematike edhe dy ekonomie. Eksperienca më pëlqeu aq shumë, sa vendosa të bëj “Double Major” (dy degë) në Ekonomi dhe Matematikë dhe kurrë nuk u pendova për këtë vendim.

Sa orë në ditë studioje?

Mendoj se çelësi i suksesit tim është të qenët sistematike. Shkoja në çdo orë leksioni edhe mundohesha të merrja maksimumin prej saj. Bëja shumë pyetje në klasë e sa herë nuk kuptoja diçka, iu drejtohesha profesorëve e ata ishin gjithmonë të gatshëm të më ndihmonin. Në këtë mënyrë nuk lejoja të më krijoheshin boshllëqe e çdo gjë ishte më e lehtë. Përparësia ime nuk kanë qenë kurrë notat absolute. Kam luftuar për diturinë. Çuditërisht, kur luftoke me pasion e përkushtim për dituri, notat e mira vijnë vetë e kështu ndodhi edhe me mua. Jam përpjekur të pasuroj jetën time në çdo mënyrë, e në këtë bëjnë pjesë edhe veprimtaritë jashtëshkollore. Kam qenë për dy vite rresht këshilluese studentësh (Student Advisor) ku ndihmoja studentët në fushën akademike. Gjithashtu, kam qenë përfaqësuese e studentëve në departamentin e Ekonomikut dhe në qeverinë e studentëve, ku përcillja problemet e mbroja interesat e studentëve. Gjatë vitit të katërt kam marrë shumë certifikata, si “Studente e jashtëzakonshme në Matematikë” (Outstanding student in Mathematics), “Studente e jashtëzakonshme në Ekonomi” (Outstanding student in Economics), “Temë diplome e shkëlqyer” (Outstanding Senior thesis), “Këshilluese studentësh e jashtëzakonshme” (Outstanding Student Advisor). Gjithashtu, kam marrë certifikatë falënderimi për punën time si përfaqësuese e studentëve.

Si e ndjen veten për faktin që je absolute në mësime?

Kur më njoftuan se isha unë nxënësja më e mirë e brezit tim, u emocionova tej mase. Isha shumë e lumtur sepse po përfaqësoja denjësisht jo vetëm veten e familjen time, por gjithashtu edhe Shqipërinë. Kam marrë urime pafund nga shumë prindër shqiptarë e të huaj që ishin prezent në ceremoninë e ndarjes së diplomave.

Arrita ta mbaroj universitetin me mesataren absolute 4.00/4.00 edhe jam nxënësja e pestë në historinë e universitetit që mbaroj me këtë mesatare. Të gjithë suksesin ua dedikoj prindërve të mi, të cilët më kanë qëndruar afër në çdo hap e më kanë ndihmuar të bëhem personi që jam sot.

Por nuk u ndale këtu…

Dashuria ime për Ekonomikun më shtyu të ndërmarr një rrugë të gjatë plot me sfida si Doktoratura. Aplikova dhe u pranova me bursë të plotë në disa universitete në Amerikë, por vendosa të zgjedh Universitetin e Virxhinias (University of Virginia) ku tani jam drejt fundit të semestrit të parë të doktoraturës. Shpresoj që ky edukim e kjo përvojë do më ndihmojë që në një të ardhme të jap më të mirën për vendin tim, Shqipërinë.

Cilat kanë qenë marrëdhëniet me studentët e tjerë të huaj?

Shumë e mirë. Gjatë katër viteve të mia atje kam ndarë dhomën e konviktit me vajza nga Gjermania, Taxhikistani, Rusia e Kazakistani. Pavarësisht se vinim nga vende të ndryshme, gjithmonë kemi arritur ta gjejmë gjuhën e përbashkët. Jeta sociale në AUBG është shumë e pasur me aktivitete të mbështetura nga shkolla apo të pavarura.

Si ishin ditët e tuaja të argëtimit, festat që organizonit?

Kam marrë pjesë në disa prej aktiviteteve të organizuara nga shkolla si “Taste Fest” apo “Festivali i Shijes” ku së bashku me shqiptarë të tjerë përfaqësuam Shqipërinë dhe shërbyem pjatat me tradicionale, në ekskursione nëpër qytete të ndryshme të Bullgarisë, fundjava olimpike ku studentët garojnë me njëri-tjetrin në disiplina të ndryshme sportive etj.

Aktivitetet e pavarura s’mungonin çdo fundjavë, si darkimet nëpër restorante, të shkuarit në kinema, frekuentimi i pabeve etj. Edhe pse më duhet ta pranoj që asnjëherë s’kam qenë e apasionuar pas jetës së natës. Kohën time të lirë e kaloja duke shëtitur nëpër qytetin e pastër e të gjelbër të Blagoevgradit, duke bërë pazar, duke parë filma nën shoqërinë e miqve etj. Mendoj se ia vlen të përmend që festa më popullore në Universitetin Amerikan në Bullgari është Drunken Eagle (Shqiponja e dehur), e cila mbahet në nderim të 28-29 Nëntorit. Është një festë tradicionale tashmë që thith mbi 80% të universitetit.

Si është jeta në Virxhinia?

Këtu në Virxhinia ndihem shumë mirë. Vështirësitë e para nuk mohohen pasi ishte një vend i panjohur për mua, por tashmë gjithçka i është kthyer normalitetit. Për sa i përket Doktoraturës, këtu profesorët janë shumë kërkues e kjo të ndihmon të sfidosh veten e limitet e tua duke u përmirësuar gjithnjë e më shumë.

A keni ndërmend të ktheheni në Shqipëri?

Dëshira për t’u kthyer në një të ardhme në Shqipëri nuk mungon, pasi jam rritur me dashurinë për vendlindjen. Megjithatë e kam pak të vështirë të flas për plane konkrete duke qenë se doktoratura zgjat të paktën pesë vite. Shumë herë e kam menduar veten duke punuar në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave apo në Bankën e Shqipërisë në një të ardhme. Shpresoj që kontributi im të jetë i vlefshëm duke qenë se sjell një perspektive më bashkëkohore që mendoj se i mungon ekonomisë së sotme shqiptare. Gjithashtu një synim i imi është të vihem në kontakt me fondacione e të siguroj sa më shumë ndihma për shqiptarët në nevojë.
 
Përgjigje e: Shembull : E Shkelqyera Shqiptare!

Rasti i kesaj vajzes ( qe uroj te ece akoma me shume, te nderoje vehten dhe familjen e saj) me sjell ndermend shume shqiptar qe kane mbaruar ketu ku jetoj dhe i kane çare rruget e jetes me dinjitet. Sot jane shembull. Nuk ka te paguar te degjosh " Se io fossi al tuo posto non so come avrei fatto".

Urime dhe suksese te metejshme vajzes. :)
 
Përgjigje e: Shembull : E Shkelqyera Shqiptare!

Urime vajzes, pak si veshtire qe te zeri pune ne shtet pasi kto vende jane te rezervuar per bashkfshataret e politkaneve tane me diplloma te marra me korrespodence por qe kane master ne korrupsion. Kjo nuk eshte as e para dhe as e fundit, ne te gjitha shtetet ku ka shqiptare ne jemi te paret e Universitetit. Problemi eshte se e gjith kjo ajk shqiptare nuk mund te ofroj asgje per Shqiperin sepse thjesht nuk te le katunaria....
 
Ashtu eshte. Shume shqiptar ketu ku jetoj une enderronin te ktheheshin ne Shqiperi, mirepo tani po zgjohen nga gjumi. Perveç atyre qe i kane pasur prinderit mjek dhe e kane pasur vendin e punes gati asnje nuk eshte kthyer. Kush e kush mundohet te shkoje sa me ne veri te Europes se Shqiperia zhgenjen dhe per kete me vjen vertet keq. Ku i dihet ndoshta behem edhe une mbare te kthehem...
 
Përgjigje e: Shembull : E Shkelqyera Shqiptare!

Urime vogelushe e vogel po vajze e pjekur...familja lot rrolin kryesor....
 
Përgjigje e: Shembull : E Shkelqyera Shqiptare!

22 vjecare dhe filloi doktoraturen menjehere mbas nje Bachelor degree? :O

Me behet qejfi per kete gocen dhe suksese te metejshme megjithate me duket nje artikull shume i fryre duke filluar qe nga titulli kur ka vajza e djem shqiptare neper bote qe kane mbaruar shkelqyeshem dhe kane nga disa diploma ne xhep duke perfshire ketu dhe PhD dhe ja kane arritur nderkohe qe punonin nga dy pune dhe kujdeseshin dhe per familjen dhe jo duke ngrene bombone falas e duke ndenjur gjithe kohen mbi libra. lol
 
Përgjigje e: Shembull : E Shkelqyera Shqiptare!

Ka dega qe s'ke nevoj te besh Master per te marre PhD. Po ashtu ka shkurtim te kohes ku bashkengjitet Bachelors direkt me PhD.

4.0 kjo eshte e veshtire. Kam pare edhe nga ato studenta qe kane bere withdraw apo lene klasen sepse e dinin qe ishin tek nota 9. Pastaj ri-perserisin te merrnin 10-ten. Nejseeee se po flas shume.

Ekonomiku nuk e di si eshte si dege, nqs jane te gjitha klasat si Micro edhe Macro economics, eshte e lehte. Por matematika oho fshihu, klasat si Calculus, uau me mire mos flas fare :D

4.0 eshte e veshtire absolutja, por jo dhe aq e veshtire te marresh PhD mbas Bachelors.
22 vjece te filloj PhD mua nuk me duket ndonje gje e jashtezakondshme.

Urime.
 
Përgjigje e: Shembull : E Shkelqyera Shqiptare!

Irena-Palamani-1-300x189.jpg

Irena Palamani është shqiptare nga Burreli. Studion në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara. Po këtë vit ka përfunduar studimet në Universitetin Amerikan në Bullgari për Ekonomi dhe Matematikë. 22-vjeçarja është një studente e jashtëzakonshme. Dhe kjo nuk është thjesht një përshtypje, por e faktuar me të gjitha diplomat e marra prej saj. Në çdo shkollë që ka studiuar, ka qenë e para. Në Bullgari është cilësuar e pesta studente në historinë e universitetit me mesatare 4.00/4.00. Që do të thotë absolute. Emrin e saj e dëgjuam në një konferencë kur Irena përmendej si rast suksesi në këtë universitet. Kontaktuam me të për të na treguar rrugën e saj drejt së jashtëzakonshmes…

Irena, na tregoni diçka për veten?

Kam lindur në qytetin verilindor të Burrelit më 1989-n. Aty kam përfunduar shkollën 8-vjeçare “31 Korriku” në 2003-shin. Më pas konkurrova tek kolegji i vajzave “Mehmet Akif” dhe fitova vendin e parë në renditje e përkatësisht bursë të plotë.

Si vendose të shkosh në Bullgari?

Ndërsa vazhdoja studimet në vitin e katërt, mora pjesë në një konferencë të organizuar nga Universiteti Amerikan në Bullgari. Fakti që ishte Universitet Amerikan më tërhoqi shumë, dhe vendosa të jap të gjitha provimet që duheshin për të aplikuar. Në prill të vitit 2007 mësova që isha pranuar edhe që më ishte ofruar një bursë e plotë 4-vjeçare nga fondacioni “Soros”. Dëshira për të studiuar jashtë Shqipërisë ishte shumë e madhe e këtë ofertë s’kisha si ta refuzoja, kështu që vendosa të iki në Bullgari.

A ishte e vështirë të përshtateshe në një ambient të huaj?

Universiteti Amerikan në Bullgari i tejkaloi pritshmëritë e mia. Kampusi ishte shumë i bukur dhe mikpritës, gjithashtu edhe stafi i punonjësve dhe profesorëve. Për më tepër, universitetin e frekuentonin edhe shumë shqiptarë të tjerë, të cilët na këshillonin vazhdimisht e na ndihmonin në çdo hap e kjo e bëri tranzicionin shumë të thjeshtë. Universiteti ka nxënës nga mbi 40 vende, kështu që është pothuajse e pamundur të paragjykohesh për nacionalitetin. Atje ishim të gjithë miq edhe përpiqeshim të fitonim sa më shumë përvojë nga njëri-tjetri përmes shkëmbimit të kulturave tona.

Në cilën degë vendose të studioje?

Matematika ka qenë lënda ime e preferuar që e vogël e nga ana tjetër jam rritur me çështje të ekonomisë pasi babai im është me profesion ekonomist. Për këtë arsye, vitin e parë të universitetit mora dy kurse matematike edhe dy ekonomie. Eksperienca më pëlqeu aq shumë, sa vendosa të bëj “Double Major” (dy degë) në Ekonomi dhe Matematikë dhe kurrë nuk u pendova për këtë vendim.

Sa orë në ditë studioje?

Mendoj se çelësi i suksesit tim është të qenët sistematike. Shkoja në çdo orë leksioni edhe mundohesha të merrja maksimumin prej saj. Bëja shumë pyetje në klasë e sa herë nuk kuptoja diçka, iu drejtohesha profesorëve e ata ishin gjithmonë të gatshëm të më ndihmonin. Në këtë mënyrë nuk lejoja të më krijoheshin boshllëqe e çdo gjë ishte më e lehtë. Përparësia ime nuk kanë qenë kurrë notat absolute. Kam luftuar për diturinë. Çuditërisht, kur luftoke me pasion e përkushtim për dituri, notat e mira vijnë vetë e kështu ndodhi edhe me mua. Jam përpjekur të pasuroj jetën time në çdo mënyrë, e në këtë bëjnë pjesë edhe veprimtaritë jashtëshkollore. Kam qenë për dy vite rresht këshilluese studentësh (Student Advisor) ku ndihmoja studentët në fushën akademike. Gjithashtu, kam qenë përfaqësuese e studentëve në departamentin e Ekonomikut dhe në qeverinë e studentëve, ku përcillja problemet e mbroja interesat e studentëve. Gjatë vitit të katërt kam marrë shumë certifikata, si “Studente e jashtëzakonshme në Matematikë” (Outstanding student in Mathematics), “Studente e jashtëzakonshme në Ekonomi” (Outstanding student in Economics), “Temë diplome e shkëlqyer” (Outstanding Senior thesis), “Këshilluese studentësh e jashtëzakonshme” (Outstanding Student Advisor). Gjithashtu, kam marrë certifikatë falënderimi për punën time si përfaqësuese e studentëve.

Si e ndjen veten për faktin që je absolute në mësime?

Kur më njoftuan se isha unë nxënësja më e mirë e brezit tim, u emocionova tej mase. Isha shumë e lumtur sepse po përfaqësoja denjësisht jo vetëm veten e familjen time, por gjithashtu edhe Shqipërinë. Kam marrë urime pafund nga shumë prindër shqiptarë e të huaj që ishin prezent në ceremoninë e ndarjes së diplomave.

Arrita ta mbaroj universitetin me mesataren absolute 4.00/4.00 edhe jam nxënësja e pestë në historinë e universitetit që mbaroj me këtë mesatare. Të gjithë suksesin ua dedikoj prindërve të mi, të cilët më kanë qëndruar afër në çdo hap e më kanë ndihmuar të bëhem personi që jam sot.

Por nuk u ndale këtu…

Dashuria ime për Ekonomikun më shtyu të ndërmarr një rrugë të gjatë plot me sfida si Doktoratura. Aplikova dhe u pranova me bursë të plotë në disa universitete në Amerikë, por vendosa të zgjedh Universitetin e Virxhinias (University of Virginia) ku tani jam drejt fundit të semestrit të parë të doktoraturës. Shpresoj që ky edukim e kjo përvojë do më ndihmojë që në një të ardhme të jap më të mirën për vendin tim, Shqipërinë.

Cilat kanë qenë marrëdhëniet me studentët e tjerë të huaj?

Shumë e mirë. Gjatë katër viteve të mia atje kam ndarë dhomën e konviktit me vajza nga Gjermania, Taxhikistani, Rusia e Kazakistani. Pavarësisht se vinim nga vende të ndryshme, gjithmonë kemi arritur ta gjejmë gjuhën e përbashkët. Jeta sociale në AUBG është shumë e pasur me aktivitete të mbështetura nga shkolla apo të pavarura.

Si ishin ditët e tuaja të argëtimit, festat që organizonit?

Kam marrë pjesë në disa prej aktiviteteve të organizuara nga shkolla si “Taste Fest” apo “Festivali i Shijes” ku së bashku me shqiptarë të tjerë përfaqësuam Shqipërinë dhe shërbyem pjatat me tradicionale, në ekskursione nëpër qytete të ndryshme të Bullgarisë, fundjava olimpike ku studentët garojnë me njëri-tjetrin në disiplina të ndryshme sportive etj.

Aktivitetet e pavarura s’mungonin çdo fundjavë, si darkimet nëpër restorante, të shkuarit në kinema, frekuentimi i pabeve etj. Edhe pse më duhet ta pranoj që asnjëherë s’kam qenë e apasionuar pas jetës së natës. Kohën time të lirë e kaloja duke shëtitur nëpër qytetin e pastër e të gjelbër të Blagoevgradit, duke bërë pazar, duke parë filma nën shoqërinë e miqve etj. Mendoj se ia vlen të përmend që festa më popullore në Universitetin Amerikan në Bullgari është Drunken Eagle (Shqiponja e dehur), e cila mbahet në nderim të 28-29 Nëntorit. Është një festë tradicionale tashmë që thith mbi 80% të universitetit.

Si është jeta në Virxhinia?

Këtu në Virxhinia ndihem shumë mirë. Vështirësitë e para nuk mohohen pasi ishte një vend i panjohur për mua, por tashmë gjithçka i është kthyer normalitetit. Për sa i përket Doktoraturës, këtu profesorët janë shumë kërkues e kjo të ndihmon të sfidosh veten e limitet e tua duke u përmirësuar gjithnjë e më shumë.

A keni ndërmend të ktheheni në Shqipëri?

Dëshira për t’u kthyer në një të ardhme në Shqipëri nuk mungon, pasi jam rritur me dashurinë për vendlindjen. Megjithatë e kam pak të vështirë të flas për plane konkrete duke qenë se doktoratura zgjat të paktën pesë vite. Shumë herë e kam menduar veten duke punuar në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave apo në Bankën e Shqipërisë në një të ardhme. Shpresoj që kontributi im të jetë i vlefshëm duke qenë se sjell një perspektive më bashkëkohore që mendoj se i mungon ekonomisë së sotme shqiptare. Gjithashtu një synim i imi është të vihem në kontakt me fondacione e të siguroj sa më shumë ndihma për shqiptarët në nevojë.

Mirenjohje per ty dhe per te gjithe ata qe na e lehtesojne rrugen e integrimit ! Punimet e tua te Masterit dhe te doktoratures do te ishte mire ti lexonin edhe ne Shqiperi .
Suksese te metejshme Irena Palamani !
 
Përgjigje e: Shembull : E Shkelqyera Shqiptare!

Ka dega qe s'ke nevoj te besh Master per te marre PhD. Po ashtu ka shkurtim te kohes ku bashkengjitet Bachelors direkt me PhD.

Deri tani nuk kam njohur ndonje qe nuk ka pasur te pakten nje master para se te shkoje per PhD, gjithsesi nuk e kam idene shume nga keto shkollat dhe deget e avancuara, keshtu qe mund te jem dhe gabim. :)

Por matematika oho fshihu, klasat si Calculus, uau me mire mos flas fare :D

Calculus ofrohet ne vitin e pare ne universitet. Klase e veshtire?! :O
 
Përgjigje e: Shembull : E Shkelqyera Shqiptare!

Deri tani nuk kam njohur ndonje qe nuk ka pasur te pakten nje master para se te shkoje per PhD, gjithsesi nuk e kam idene shume nga keto shkollat dhe deget e avancuara, keshtu qe mund te jem dhe gabim. :)

Calculus ofrohet ne vitin e pare ne universitet. Klase e veshtire?! :O

Kam njohur une. There's a bridge program qe ofrojne disa universitete.

Calculus o zot o zot. Kur merr algjebren pastaj statistiken edhe vjen tek calculus mendon qe do te jete e lehte fare si dy te meparshmet. S'me mjaftoi Calculus 1 me gjithe ato logarithmic differentiation, integrals, derivatives and sh...t :-D, por doja te beja "challenge" veten time dhe mora Calculus II. Qe s'me ra nje rrufe mu ne koke dhe te kisha rene rehat.
E kam pasur problem dhe nuk e kuptoja pse prandaj nga inati u futa dhe mora dyshin :d ke pare ti. Jo te rrij njeriu rehat dhe i qete kur mbaron pune me Calc I, por nga kokefortesia merr II kot me kot nga inati qe kisha me njeshin aha. Keshtu kjo puna ime me calculus. I love to hate it.
 
Calculus I/II dhe Statistics ishin nga lendet e mia te preferuara ne universitet, ndoshta ngaqe I've lived and breathed math all my life. lol Te njejten gje qe ti ke bere me Calculus une bera me nje Advanced Investing Class and thashe se do vrisja ndonje. :p
 
Haha shyqyr qe s'paskam qene e vetmja me kete lloj kompleksi. Kur bota merr rrugen e lehte domosdo do bejme te kunderten :D Me behet qejfi qe gjeta shoqe ``love``
 
Përgjigje e: Shembull : E Shkelqyera Shqiptare!

qo dea sjell shum lajme interesante..
te lumte..

nga te kemi tyjan o dea?

urime ksaj vajzes..

keta jan heroinat e kombit..

mendo cfar kontrasti ben kjo irena me ata qelbaniker qe po na nxijne emrin e shqiperise e popullit shqiptar..

rrofsh moj irena..
 
Kjo DeA sjellë shumë lajme interesante. Të lumtë. Nga jeni DeA?
Urime kësaj vajzës. Këto janë heroinat e kombit.
Mendo çfarë kontrasti bënë Irena me ata ...që po na nxijnë emrin e Shqipërisë dhe te popullit shqiptar.

Ky ishte postimi juaj, ky eshte Replikimi nga DeA.

Gabim i madhe : Keta jan heroinat e popullit

1. Mbiemri eshte gjithmone e njejta gjini me kryefjalen ose me emrin te cilit i referohet.
2. Pas cdo fjalie qe perbehet nga Kryefjale + Folje +/- Kundrinore i drejte/zhdrejte , ekziston Pike ne fund te fjalise.
3. Perpara se te nisni nje liste duhet te vini te : (dy pikat).
4. Kur rendisni ose beni nje liste, duhet te vini nje presje per te ndare keta element.
5. Fjala me te cilen filloni fjaline , duhet shkruajtur me shkronje te madhe ashtu sikurse emrat e veçuar te njerezev, te kontinenteve, te shteteve .
6. Kur beni riferiment dikujt, te cilin nuk e njihni dhe nuk keni konfidenca, nuk perdoren Kjo , ajo , moj por JU per miresjellje dhe edukate.

Keto jane rregullat elementare qe dhe ne te behemi si Irena .
 
Përgjigje e: Shembull : E Shkelqyera Shqiptare!

te bënec o dea pse jo..

ku jeton ti nashti?
 
Përgjigje e: Shembull : E Shkelqyera Shqiptare!

Faleminderit Brari per urimin :) ne rruge e siper jemi :D

Uroje dhe ty te behesh si Irena .
 
Si ai burre
si dikure
a'ka burre
te ngrej shpaten e atij burri
qe beri te pavdekshem
simbolin e flamurit.

Jane ata
qe nderojne
ne mes kombesh
kombin tone
 
Përgjigje e: Shembull : E Shkelqyera Shqiptare!

Cdo shkolle, cdo brez, cdo dekade ka pasur "Irenat" e tyre me absolute 10-ta. Shqiperia eshte njohur per gjeni te tille. Bile njoh nje djale qe ka qene GENIUS i vertete ne universitetin e Tiranes ne vitet '80 (nuk e di perse studjonte)...kur gjate gjithe kohes pas shkolles vetem i dehur rrinte.
 
Përgjigje e: Shembull : E Shkelqyera Shqiptare!

Shkencëtarja kosovare që zbuloi proteinën LL

f1_assw-jpg1343028375.jpg

Publikuar: 23.07.2012 - 09:30
Prishtinë, 23 korrik – Mirushe Gashi-Miftarin e dallon diçka nga të gjithë biologët tjerë të botës. Askush nga ta më përpara nuk kishte vërejtur ekzistencën e një proteine tek kurrizorët e ulët dhe te kurrizorët e lartë. Shqiptarja nga Prishtina po.

Gashi-Miftari (e lindur në Prishtinë) zbulimin e saj e ka bërë në Norvegji te Universiteti i Bergenit në vitin 2009. Proteina e detektuar është emëruar LL (ose leukolektin).

Hulumtuesja e sotme e kompanisë biomjekësore norvegjeze “AquaBiotechnology” është e doktoruara e parë në lëmin e biologjisë molekulare nga Universiteti i Prishtinës.

Në një bisedë për “Kohën Ditore”, ajo ka treguar se në Norvegji arritja e saj shkencore është mirëpritur. “Për këtë është shkruar artikull në shtypin norvegjez, duke u cilësuar si një e mbërritur në Universitetin e Bergenit. Njëkohësisht, është potencuar si lajm në televizionin shtetëror norvegjez (NRK)”, ka thënë ajo.

Gashi-Miftari në Norvegji kishte shkuar në vitin 2003 me një grant gjashtëmujor nga Këshilli Shkencor Norvegjez KSHN)(gjerësisht në “Kohën Ditore”).
http://www.koha.net/?page=1,13,108409
 
Back
Top