ciarli
subzero
- Anëtar
- Apr 25, 2018
- Postime
- 2,089
- Pikët
- 113
Kjo pasdite ishte ndryshe per te. Ishte si nje ngjarje festive qe kushedi se kur do perseritej prape! Gruas ia kishte mbushur mendjen qe te shkonte nga e ema dhe ishte ne shtepi fare vetem. Sapo kishte mbaruar xhiron e perditshme dhe hapi deren e apartamentit. Hyri brenda dhe ndezi televizorin. Festimet kishin filluar ishte ndeshja per çerek finale Itali Meksike. Qe i vogel babai e kishte mesuar te bente tifozllik fort per Italine duke i treguar per Rosin e famshem qe bente gola dhe kaq. Sepse zgjatej babai dhe nxehej kur vinte fjala per Rosin...ai bente gola cte duhet ty mer mik se eshte si i ngordhur. a ben gola.. a e fitoi kupen...e pra, pastaj heshtte nja gjysem ore dhe ndizte nje cigare! Ndonjehere i tregonte per Barezin qe te thyente kembet dhe nuk te linte te kaloje. Ndonjehere per Zofin portjerin qe sta mbushte syrin por qe i dhuroi Italise Kupen ne 82.
Komentatori filloi cicerimen e tij duke prezantuar skuadrat ndersa ai nxorri shishen e scotchit qe e fshihte poshte divanit mos e shikonte gruaja. Prandaj edhe e kishte perzene. Scotch Red Label Old Barrel. Mund te kishte marre dhe raki por nuk i duronte dot shijen, pastaj rakia e bente me dhimbje zemre kurse scotchi jo, por nje pijanec nuk ka frike nga asgje apo jo. E hapi me shpejtesi dhe ktheu dopjon e pare. Scotchi po bente punen e tij. Filluan ti erresoheshin kujtimet dhe vetja i dukej ne parajse. Komentatori vazhdonte te tregonte dhe justifikonte Italine. Gjuan Meksika jashte por portjeri gjithsei kerce deri ne skajet e portes...gjuan meksika shtylle...asgje nuk e mposht porten Italjane kte mbremje...rrezikon Meksika por mbrojtesi shpeton porten etj...
I zhytur ne mendime mundohej te degjonte komentet dhe te shikonte televizorin... i kishte kaluar te 40-tat dhe kishte dale ne pensjon para kohe me ane te nje mikut te tij. Gjysem pensjoni 60 mije lek te vjetra por tani ishte i lire nga zinxhiret e shoqerise dhe mund te shetiste gjithe diten. Mund te luante domino me Luanin dhe grupin e tij te parku ose ti ngjitej Gimit gangsterit te lagjes dhe te gjezdisnin Tiranen.
Kishte mbaruar pjesa e pare dhe ai nuk e kishte vene re por vuri re se rezultati ishte 0-0. Ktheu goten e dyte te scotchit dhe tani ishte vertet ne parajse me zotin. befas si shkrepje kujtimesh i fanepsej qe sihte nje hiç qe ishte nga lagja e varfer dhe aty do mbetej gjithnje. Pse qenkesh i humbur, pse nuk paska fituar gje ne jete. A doli ne pensjon para kohe dhe tani mund te takoj zotin cdo here qe pin. Dakord nuk mund te pinte me shume se nje shishe scotch ne muaj sepse pensjoni nuk ja lejonte kete gje por rakise nuk do i kthehej me kurre.
Ndersa donte te flinte dhe ne te njejten kohe te zgjohej te ndiqte ndeshjen ...degjoi komentatorin qe... minuta e fundit e pjeses se dyte jane castet qe mbyllin lojen 0 me 0. nje ndeshje plot te papritura ku Italia kishte ndonje mundesi. Nje pasim i gjate ndoshta hezitim ndoshta pasim i qellimte dhe topi i kalon Pirlos, mesfushorit te futur pjesen e dyte qe vrapon me shpejte se shoket e lodhur tashme. Ben te pasoj per ne sulm Ku i vetem pret Del Piero ngjitur me porten kundershtare dhe i markuar nga nje mborjtes mexikan. topi arrin Del Pieron i cili sikur perton te kontroll topin por e shtyn perpara dhe gol... heshtje ...heshtje ne gjithe stadiumin mexikan
Me pas filluan britmat gol gol te gjithe bertisnin gol. Italia shenoi gol. burri i pire qe kujtonte mesimet e te jatit donte ti bashkengjitej gezimit dhe bertit gol duke u cuar me shpejtesi dhe duke goditur tavolinen me koke. Shishja e scotchi qe ishte mbi tavoline u trondit sikur te bertiste gol dhe ra mbi dysheme ku u thye ne copa dhe scotchi hapej e perhapej neper pllakat e dyshemese. Burri i pire filloi te qante ndersa cdo gje ne televeizor gezonte dhe festonte Italine. Kete muaj nuk mund te pinte me para se te merrte pensjonin ndryshe gruaja do ti bertiste dhe ai do zbulohej!!