Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

SHKATËRRUESIT E KOSOVËS, ZBARKOJNË NË SHQIPËRI

1782559856431.png

“Protesta, luftë mes Shqipërisë në BE dhe korbave e sorrave”, Rama: Lëpijnë e helmojnë çdo qytetar të ndershëm…​



Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestave të fundit, duke deklaruar se përplasja është mes “Shqipërisë 2030 në Bashkimin Evropian” dhe atyre që synojnë të pengojnë zhvillimin e vendit.


Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama publikoi pamje nga Banjat Termale të Bënjës në Përmet, duke i paraqitur ato si dëshmi të zhvillimit të zonës dhe duke kundërshtuar pretendimet për dëmtim të zonës.
“Kjo video është bërë me pamje nga mbrëmë në Banjot Termale të Bënjës, Përmet, ku sonte do të vazhdojë një aktivitet social-kulturor i lajmëruar prej kohësh, si festë përmetare. Ky është realiteti i një destinacioni turistik, i cili dy ditët e fundit u bë shënjestër e histerisë digjitale të organizatorëve të vërtetë të protestës – ekstremistëve të dukshëm që predikojnë “plumbin tradhëtarëve”, që paguhen për të dirigjuar turmën të këndojë “burg tradhëtarëve”, që bashkë me duart e padukshme të armiqve të Shqipërisë e të kundërshtarëve të përparimit të saj, turrin me furinë e algoritmit lukunira korbash e sorrash virtuale mbi këdo që nuk e do apo e dyshon “Shqipërinë e re” të syve të tyre.
Fatmirësisht, ndryshe nga Zvërneci, ku nuk ka ende një projekt për t’ua përplasur si shuplakë të realitetit të tërë këtyre lajmësve të errësirës prej nga Shqipëria ka dalë e ku Shqipëria nuk do kthehet më kurrë, Banjot Termale të Bënjës janë një shëmbëlltyrë e Rilindjes Urbane, që i përqesh me neveri pamjet e shpërndara anembanë kanaleve sociale, ku duke vënë kujën për betonizimin e për tharjen e ujrave nga kuçedra e korrupsionit, u synua ringritja e protestës së lodhur të bulevardit me të njëjtin inxhinjerim digjital si për Zvërnecin”,
shkruan Rama.
Kemi hyrë në një epokë ku ujrat e burimeve të komunikimit e të informimit, burimet shkencore, zyrtare apo gazetareske si ato të kohës kur çdo lajm verifikohej nga dy burime, rrjedhin në të njëjtat kanale me ujrat e zeza të burimeve biologjike të urrejtjes, zilisë, mllefit, gënjeshtrës e paditurisë, të cilat kanë avantazhin e shpejtësisë marramendëse që u jep algoritmi dhe të lehtësisë me të cilën gëlltiten nga njeriu i kthyer në skllav i algoritmit.
Por ja, dy pamjet e kundërta, nga njëra anë “Bënja e shkretuar nga hajdutët e tradhëtarët”, krijesë e djallëzisë së atyre që prej gati 1 muaji duan ta bëjnë çorap Shqipërinë, duke keqpërdorur ndjenjat, hallet, ndërgjegjen e pastër të shumëkujt që ka sot një arsye për të protestuar dhe nga ana tjetër, Bënja e Rilindur nga pikërisht vizioni, puna e pasioni ynë për Shqipërinë e pakrahasueshme me kur e nisëm këtë rrugë, flasin shumë qartë për këdo që do të shikojë, të dëgjojë, të kuptojë.
Kjo është nuk është një luftë mes protestuesve dhe qeverisë, as një luftë mes organizatorëve e financuesve të këtij “revolucioni” dhe meje, po një luftë mes Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian përmes vështirësive, punës, gabimeve, korrigjimeve, rezultateve reale dhe një “Shqipërie të re” dështakësh, si korbat e sorrat e mbledhur nga të katër anët e rrugëve të jetës rreth sheshit televiziv të protestës, të cilët lëpijnë e helmojnë çdo protestues e shqiptar të ndershëm, që një hall a shqetësim i sinqertë e shtyu drejt bulevardit apo e mban lidhur akoma me protestën, përmes nevojës që ai hall të zgjidhet e ai shqetësim të adresohet ndershmërisht.
Gjithkush le të zgjedhë pasqyrën që do🤷🏻‍♂️
*** Dhe kush do të shohë se si sulmon errësira, ka më poshtë komentet e panumërta të profileve fallco, që i çojnë të njëjtat duar të pista🤡🤡🤡
, përfundon Rama.
 
image.png


ÇFARË PO NDODH NË SHQIPËRI?​

27 qershor 2026| 14:03
– Kryengritja paqësore e popullit, prej popullit, për popullin –



Shkruan: Hajdin Abazi

lg.php

Ajo që po ndodhë përgjatë tërë qershorit 2026 në Shqipëri ishte krejt e pa parashikueshme ndonëse jo edhe e befasishme. Ishte e pa parashikueshme sepse Shqipëria po ecte drejt hapjes së kapitujve lidhur me anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE). E megjithatë nuk ishte e befasishme, sepse Shqipëria, duke iu hapur dyert në BE, duhej të sinkronizonte vlerat kombëtare me ato reale perëndimore (të BE-së) për t’i përvetësuar jo vetëm formalisht por edhe përmbajtësisht.
Por kjo nuk po ndodhte, madje në disa drejtime themelore.
Pushtetet në Shqipëri, mbase duke e keqkuptuar demokracinë, që në fillim kishin nisur ta trajtonin atdheun si pronë të pushtetarëve. Çdo arritje, çdo projekt, çdo përparim shoqërohej me korrupsion, abuzim, jo-transparencë. Secila qeveri ka të drejtë të bëjë plane zhvillimore dhe t’i joshë investitorët. Porse jo për gjithçka dhe jo në gjithçka vetëm pse abuzuesit mund të përfitojnë. Jo në zonat mbrojtur, të njohura edhe nga BE-ja. Jo për zonat me rëndësi strategjike. Dhe sidomos jo të tjetërsohen nga shqiptarët dhe të bëhen zona të ndaluara për shqiptarët.
Diçka e këtillë nuk do të mund të ndodhte në vendet e BE-së. Mjafton të sillen ndërmend pretendimet e presidentit Trump, edhe me rrezikun (mbase real) nga rusët, ndaj Grenlandës dhe reagimin e grenlandasve, Danimarkës dhe BE-së. Nuk ishin kundër SHBA-së e as kundër presidentit Trump, por ishin në mbrojtje të sovranitetit me të cilin nuk tolerohet të kthehet në mall tregu. Nuk ka qeveri në vendet e BE-së që do të kishte guximin të prekte në zonat mbrojtura si natyrë e si habitat, e aq më pak në ato strategjike; sidomos jo pa transparencë, sepse do të merrte ndëshkimin e sovranit. Po qe se, për shkak, të ndonjë konstelacioni të jashtëzakonshëm, do të mund të shtrohej në rend dite ndryshimi i ndonjë zone të tillë, atëherë secila qeveri do të bënte një punë të mirëfilltë përgatitore, shpjeguese dhe justifikuese me popullin, me partitë politike, shoqërinë civile, ekspertët përkatës, e pastaj, sipas atij verdikti ose dakordimi, të kërkohej harmonizimi me ligjet e BE-së ose ndërkombëtare, pas këtyre të hidhej në kuvend për miratim, e krejt në fund do t’u jepej drita e gjelbër investitorëve – me një transparencë krejtësisht publike.
Këtej mund të deduktohen dy mendësi si mentalitete në qasjen ndaj atdheut. Mendësia ballkanase e pushtetarëve që atdheun e konsideron si pronë, dhe mendësia perëndimore që atdheun e konsideron si pronë të popullit, të kombit.
Ndonëse vendet evropiane janë kapitaliste por me ligje mjaft demokratike, të cilat në kushtetutat e tyre e kanë ruajtur të pacenueshëm të drejtën e sovranit të atdheut, e ai sovran është populli i atij vendi, kombi, shtetasit. Kjo është një prej vlerave themelore perëndimore qe e ka edhe BE-ja, të cilën të gjitha vendet që synojnë integrimin në to, duhet ta mishërojnë atë si mendësi, si mentalitet, si qasje, politikë, si qeverisje, si kufi që nuk guxon të cenohet. Përndryshe, përvidhet një kundërvlerë, e cila përmban në mënyrë latente një kontradiktë e cila herët a vonë do të shpërfaqet si një diskompatibilitet.

Ajo që shprehet fuqishëm këtyre ditëve, kur kryeqyteti shqiptar është gjallëruar si rrallëherë nga protestat dinjitoze paqësore, janë perceptimet e ndryshme, prej të cilave dy janë për t’u marrë në konsideratë.
Perceptimi i pushtetit i cili në vendimet e tij mbështetet mbi bazën e institucioneve legale, të ligjeve në fuqi, të miratuara nga i vetmi organ që ka të drejtë të aprovojë ligje – nga Kuvendi, nga deputetët të cilëve u është deleguar vullneti qytetar. Aty qëndron legjitimiteti. Veprimi institucional. Dhe kjo është një mbështetje e fuqishme, sepse bazohet në rendin ekzistues dhe strukturat shtetërore, ashtu sikurse edhe të gjitha vendet e BE-së.
Dhe është perceptimi qytetar.
Ky perceptim nuk është i njëhershëm, nuk është spontan, as rastësor, as euforik, ani se, po të shihet në detaje, është heterogjen. Është i kultivuar, i krijuar dhe i ushqyer për tri dekada e gjysmë. Në nivel individual, privat, grupor. Nga zemërimi, ndonjëherë kishte shpërthyer në protesta e demonstrata, edhe të përgjakshme, por pa u arritur përmirësimi i asaj që duhej. Ndonëse përpjekjet kishin dështuar, qytetarët, masat e prekura, nuk ishin bindur, nuk kishin ndryshuar mendim. Jo, sepse gjendja nuk ishte korrektuar në raport ndaj tij si individ e edhe si shoqëri. E tash, duket se këto perceptime atomike janë bashkuar, kalibruar, konektuar dhe po bashkërendohen. Dhe ajo që quhet gjenerata Z, gjenerata e internetit, e rrjeteve sociale dhe e teknologjisë së mençur si mjet komunikimi masiv, nuk mund të pushtohet e as të shpartallohet, sepse ajo është sa virtuale aq edhe reale, shfaqet gjithandej dhe arrin te masat pa mund të ndalohet.

E pra, kush ka të drejtë?

Bazuar në ligjet dhe vendimet e Kuvendit e të pushteteve të ndryshme, qeveritë në këto tri dekada e gjysmë kanë krijuar një bazë juridike, në të cilën mbështeten. Është treguar se deputetet, për interesa të kastave partiake në pushtet, mund ta konvertojnë votën e tyre në një mall që shitet shumë shtrenjtë. E shkelin vullnetin që elektorati ua ka bartur për t’i përfaqësuar interesat e tyre, të jenë zëri e tyre. Ky tjetërsim bie ndesh me frymën e Kushtetutës sidomos për Shqipërinë si shtet të shqiptarëve. Këtu është ajo hallka ku shpesh janë kontrabanduar vendimeve në dëm të shtetit e të qytetarëve. Populli ua jepte besimin, një pjesë e mjaftueshme e tyre i dilnin të pabesë
Kështu, një masë e jo e paktë qytetarësh, me qindra-mijëra shqiptarë gjithandej, është vetëdijësuar se ai është sovrani, se shteti është i popullit, se “qeveritë duhet të jenë të popullit, prej popullit e për popullin”, por që për tri dekada e gjysmë po ndodhte e kundërta. Qeveritë po dilnin nga populli, tjetërsoheshin nga populli dhe në vend se për popullin, bëheshin për pushtetarët. Ishte vetëdijësuar se askush përveç atij nuk kishte kush ta kryejë përgjegjësinë kushtetuese ndaj kombit, ndaj lirisë së vet. Ndaj Shqipërisë. Kjo nuk ishte kontrata demokratike e popullit me forcat politike. Kontrata ishte që pushteti të jetë në shërim të qytetarëve e jo të kastave politike abuzuesve.
Në aparencë të dy taborët, të dyja palët, kanë mbështetje të fuqishme në pretendimet e tyre, porse duhet mbajtur parasysh se gjithherë, në instance të fundit, është populli, përkatësisht shtresat më të cenuara e prandaj edhe më të vetëdijshmet që e vulosin të drejtën e vet si sovran. Qeveritë ngrihen e bien, por popujt mbeten. Le të kujtojmë se kur shpërtheu revolta qytetare ndaj rendit socialist në Shqipëri pas katër dekada e gjysmë, ishte numri një i pushtetit, Ramiz Alia, ai i cili e kuptoi se kishte ardhur fundi, pasi që sovrani po i jepte shenja se nuk ishte më ai pushtet i pranueshëm, dhe i hapi udhë ndryshimeve, për të shmangur një luftë civile që do të ishte e përgjakshme e ndryshimi ishte i pandalshëm.
Këtej rrjedhë se nga dy legjitimitetet, ai juridik i manipuluar i pushteteve dhe ai real i sovranit, gjithnjë populli është më legjitim, i cili, pavarësisht kostos, është i pashmangshëm dhe përmbushet. Legjitimiteti i sovranit është i pandryshueshëm, i patjetërsueshëm dhe i patejkalueshëm. Ai ka të drejtën e pacenueshme që të ndryshojë gjithçka që atij i duket e mirë. Dhe pushteti duhet të jetë kurdoherë në shërbim të asaj të mire.

Pushtetet në Shqipëri, mbështetur në verdiktin që ua ka dhënë elektorati gjatë zgjedhjeve, ani se shpesh këto ishin kontestuar dhe ishin quajtur të manipuluara, megjithatë ishin pranuar dhe ishin konstituuar legjislaturat e parlamentit dhe qeveritë e ishte zgjedhur presidentët. Në aparencë, juridikisht dukej në rregull, megjithëse po të bëheshin shqyrtime të detajuara me frymën e Kushtetutës do të shquheshin shpërputhje të cilat janë të pashembullta në praktikat perëndimore, e lëre më në raport me drejtësinë e paanshme dhe ashtu sikundër sanksionohet në ligje.
Sjellja e pushtetarëve, fill pas fitores së zgjedhjeve, ishte aq autoritare, që ndonjëherë prekte edhe kufijtë tiranisë.
Sigurisht që qytetarët i shihnin abuzimet me pushtetin e me shtetin, përvetësimet, korrupsionin, nepotizmin enorm, ndonëse nuk e dinin se si procedoheshin ato. Kjo përplotësohej nga përplasjet midis grupacioneve të ndryshme partiake në parlament, ku akuzat e rëndomta kundrejt njëri-tjetri ishin për pasurim përmes abuzimeve me resurset e shtetit. Dhe përgjithësisht, ishin faktike. Por drejtësia, e kapur nga pushteti, ishte e pafuqishme të vepronte.
Qytetarët e dinë fuqinë e pushtetit dhe pasojat e konfrontimit me të, ndaj dhe kishin zgjedhur që pakënaqësitë e tyre t’i artikulonin e t’i sendërtonin përmes votës, që të zgjedhnim deputetët dhe partitë e caktuara, që t’ua delegonin vullnetin e tyre për përmirësimin e gjendjes dhe për ndalimin e abuzimeve me shtetin, atdheun, resurset e buxhetin nga ana e pushtetit.
Dhe jo pak, po tri dekada e gjysmë.

E ç’doli nga kjo?

Pak.
Fare pak, krahasuar me sa mund të bëhej për qytetarët.
Ose krahasuar me atë se sa ishte bërë për kastat politike që ishin majmur me përfitime financiare duke e kthyer politikën në një biznes pasurimi duke vjedhur buxhetin e shtetit, domethënë qytetarët.
Secili pushtetar, sapo ulej në kolltukun e kryeministrit, zëvendëskryeministrit apo të ministrave, projektoheshin objektivat për përvetësimet e tyre që merrnin përmasat e mekanizmave zhvatës thuaja të hapur e pa droje. Nuk ka logjikë që mundet ta shpjegojë me anë të pagës së pushtetarëve dhe deputetëve pasurimin enorm të pushtetarëve dhe të kastave politike të establishmentit në këto tri dekada e gjysmë.
Shpresat shuheshin, pastaj, në kohë zgjedhjesh, ringjalleshin, e fill pas zgjedhjeve pasonte zhgënjimi. Zhgënjim dekadë pas dekade. Këtej buron perceptimi, jo fiktiv po real, se pushtetet, pavarësisht se cila parti fitonte, tjetërsoheshin dhe ktheheshin në mekanizma shfrytëzimi, abuzimi, përvetësimi, korrupsioni e deri edhe te sjellja sikur Shqipëria të ishte pronë private e pushtetarëve.

Çka i mbetej sovranit, popullit, kombit, atdheut?

Pamundësia, nënshtrimi, heshtja, përulja, poshtërimi, nëpërkëmbja, ngulfatja, shtypja, shfrytëzimi.
Të ndjerë të dobët ndaj pushtetit në krye të aparatit të dhunës shtetërore që edhe e kishte ndjerë në kurriz të vetin ndonjëherë dhe pangopësisë së politikanëve, qytetarët mbase e keqkuptuan se demokracia e nëpërkëmbte popullin dhe e fuqizonte klasën politike, se atyre nuk u mbetej më perspektivë në atdheun e tyre dhe kërkuan perspektiva të tjera, jashtë atdheut.
Emigrimi u bë një portë ku kërkohej shpëtimi, shpresa, jeta. Vërshuan me qindra-mijëra në të katër anët e botës, nga që atdheu i tyre ishte tëhuajtur për ta, ishte përvetësuar nga klasat politike që rivalizonin për zhvatje personale e të kastave të tyre, e aspak për nevojat e qytetarëve dhe të shtetit.
Në vendet e perëndimit emigrantët shqiptarë gjetën vende pune, të ardhura sipas standardit, siguri sociale, mirëqenie ekzistenciale, dhe u ndjenë të shpëtuar. Ndonëse nuk përjetonin diskriminim, përkundër mikpritjes dhe mirëtrajtimit, nuk gjetën në ato vende një atdhe, nuk gjetën kombin e vet, nuk gjetën rehati shpirtërore. Përkundrazi, u mbeti një zbrazëti e madhe, një vakum, një mungesë, një mall dhe një ndjenjë braktisjeje nga shteti që duhej t’u dilte zot. Ishin peng të dëbimit nga politika. E përpiqeshin me zor ta ruanin identitetin e vet. Veçse ky identitet ishte dobësuar, ishte nëpërkëmbur, ishte njollosur e ishte zvetënuar nga pushtetarët të cilët, ndonëse ndërroheshin, vetëm sa e forconin ndjenjën qytetare të të qenit të huaj në atdheun e vet, dhe e minonin krenarinë e të qenit shqiptar. Atdheun e vet të begatë nga natyra e resurset, ua kishin rrëmbyer kasta e grabitqarëve politikë që po e shtonin pasurinë e vet, ndërkohë që atyre u pamundësohej jetesa në atdhe.
Në vendet perëndimore, pa probleme ekzistenciale dhe me një të ardhme të sigurt të mirëqenies së tyre, mërgimtarët nisën të kuptonin vendet demokracinë ku jetonin, shtetet e ndryshme të BE-së, SHBA-të, Australinë e Kanadanë. Të shquanin mendësinë e tyre. Përse ata popuj ndjeheshin mirë në atdheun e tyre? Përse pushtetet atje i zbatonin ligjet e vendit? Përse njerëzit kishin besim te institucionet shtetërore? Përse partitë politike garonin në zgjedhje me programe zhvillimore dhe përse ato zbatoheshin pas ardhjes në pushtet e nëse jo – jepnin dorëheqje ose i ndëshkonte elektorati? Dhe mbi të gjitha, përse kur qeveritë tentonin të manovronin me shtetin jo në përputhje me ligjet apo Kushtetutën, e që cenonte sado pak atdheun e popullin si sovran – qytetarët reagonin, organizoheshin, protestonin duke shfaqur kundërshtimin e tyre dhe – qeveritë, kur shihnin qëndrueshmërinë e masave, tërhiqeshin, ndaleshin, e anulonin vendimin që e kundërshtonte populli dhe, zakonisht, edhe jepnin dorëheqje. Kjo ishte kontrata reale shoqërore. Politika kishte moral. Pushtetarët kishin ndjenjën e përgjegjësisë.
Kësisoj, kuptuan se në vendet e perëndimit vlerat e pranuara nuk ishin formale, vetëm deklarative, por ishin reale, përmbajtjesore, dhe se atyre u përmbaheshin, përgjithësisht, pushtetarët, institucionet, por edhe qytetarët. Fryma e kushtetutës, të drejtat dhe detyrimet ligjore, e drejta e punësimit, e konkurrimit, e kritikës dhe e protestave – ishin baza e shtetit dhe e pushtetit. E pikërisht kjo ju mungonte në atdheun e tyre.
Kur vinin në atdhe për pushime, me njerëzit e rrethit familjar e shoqëror, tregoheshin këto vlera dhe se si funksiononte shteti e pushteti atje. Kësisoj, natyrshëm, po përhapeshin përvojat e mira perëndimore. Po krijohej perceptimi se si duhej të ishte shteti. Se si duhej të vepronin pushtetarët. Se si duhej dhe kur duhej reaguar qytetarët për të mbrojtur veten e vet, të sotmen dhe të ardhmen.
Ata që kishin ikur nga atdheu për të kërkuar shpresë gjetiu, po ktheheshin si shpresë në atdhe. Nga vendet e perëndimit kishin mësuar se atdheu duhet të duhet jo vetëm me fjalë, po mbi të gjitha me vepra dhe me punë të mira, duke zbatuar ligjet pa përjashtim e me vetë përgjegjësi. Se duhet ndjerë krenari me kombin, jo vetëm në mënyrë folklorike, por edhe si përkatësi dhe për t’i dilte zot atdheut. Kishin mësuar se në perëndim qytetarët nuk rrihnin gjoks, nuk mburreshin e nuk shpërfaqnin trimërinë, por kishin dinjitet dhe ishin vigjilentë ndaj qeverive të tyre dhe reagonin me vendosmëri kur ato kishin tendencë shmangie nga vlerat e pranuara me konsensus nga të gjithë. Shqiptarët kështu mësuan një mendësi tjetër e një mentalitet shtetformues dhe e mposhtën zhgënjimin sepse e kuptuan se nuk i kishte fajet atdheu, as kombi, as shteti, as historia, as kultura, po politika dhe, si rrjedhojë e kësaj, pushteti. Kjo u shndërrua në vetëdije të atyre që e kuptuan.
Këtej u krijua perceptimi i vërtetë se nuk ishte se atdheu ishte stërkequra, nuk ishte se kombi shqiptar ishte metamorfozuar, se shteti ishte kundër sovranit. Jo, ishin kastat politike ato që kishin braktisur interesat reale të kombit.

Po qe se shihen zhvillimet aktuale, përgjatë tërë qershorit, krijohet tabloja se Shqipëria është ndarë në dy taborre.
Në njërën anë janë qytetarët, disa qindra-mijëra, që po mbushin sheshet e kryeqytetit, me simbole kombëtare, me flamurët shqiptar, me parulla, kërkesa e fjalime oratorësh të ndryshëm, disa të rastit, disa të aranzhuar. Ajo është Shqipëria reale, është sovrani i cili ka marrë guximin për t’u shfaqur që të ndalë të keqen, sa nuk ka marrë përmasa që nuk mund të zhbëhet më. Ata po e ngrenë zërin që atdheu i tyre të bëhet i tillë si vendet e perëndimit, si ato të BE-së: shtëpia e vetme në botë që është autoktone e shqiptarëve, që u ruajt ndër shekuj e brez pas brezi me sakrifica e flijime të jshtëzakonshme, nga parahistoria e deri në ditët tona, ndonëse i kafshuan atdheun egërsisht pushtuesit fqinj e ata të ardhur nga larg sa që Ballkani dikur ishte siujdhesa Ilirike e tash është tkurrur në më pak se të dhjetën e asaj që e kishte dikur.
Në anën tjetër, pushteti po vazhdon të duket ende komod, të pretendojë se është propaganda, se gjithçka është si duhet në Shqipëri. Porse Parlamenti Evropian theksoi se qeveria shqiptare duhet të heq dorë nga privatizimi i zonave të mbrojtura dhe habitatet e rrlla si ai i flamingove, si problem që prek interesat vitale të vendit. Evropianët e dinë se populli ka të drejtë, se vlerat e deklaruara duhet të praktikohen dhe të zbatohen e jo të mbahen si dekor për t’u strehuar korrupsioni e abuzuesit. Se investimet duhet bërë gjithsesi, por pa mundësuar krijimin e enklavave, të cilat bëhen si plage kancerogjene për shtetin, atdheun dhe ndryshojnë strukturën e sovranit. Për më tepër, pushteti po përpiqet t’ua atribuojë shkaqet inteligjencave të huaja, spiunëve, kolonës së pestë. Natyrisht, këto nuk përjashtohen si mundësi, porse pushteti është dashur të veprojë me kohë ndaj tyre, t’i neutralizojë, shpartallojë. Megjithatë, burimi i vërtetë i pakënaqësisë, është te raporti i tjetërsuar i pushtetit me qytetarët.

Kësaj here gjithçka shkrepi në Zvërnec, e flamingot erdhën në sheshet e Tiranës. Në fakt, kjo nuk është aspak e vërtetë, Atje vetëm u bë nisma. Ishte tepër poshtëruese të shihej një qytetar shqiptar të tërhiqet zvarrë nga policia private në një zonë të mbrojtur si natyrë, i cili nuk donte të dëmtonte asgjë po të mbronte atë që ishte shpallur habitat kombëtar; ndërsa policia e shtetit bënte sehir dhe ndalonte qytetarët e jo të neutralizonte policinë private që po cenonte lirinë dhe të drejtën e një qytetari që i dilte zot bukurisë shqiptare.
Kjo e lëndoi krenarinë kombëtare.
Kjo bëri të kuptohej se deri ku mund të shkonte sjellja e privatëve, kur tjetërsohet atdheu!
Mjaftoi kjo, për të prekur sedrën, dinjitetin dhe krenarinë. Dhe u ngjallën shumë pyetje, edhe sa duhet pritur? Kur shitet atdheu, shqiptari trajtohet si invador dhe tërhiqet zvarrë e nesër mund edhe të qëllohet për vdekje!
Mjaft më!

E, çfarë më tutje?

Këtu shfaqet origjinaliteti i popullit, kur ai ndërgjegjësohet për gjendjen e vet dhe për padrejtësitë që i bëhen. Shpejt u kuptua se problemi nuk ishte vetëm Zvërneci, as vetëm në Sazan e gjetiu. Problemi ishte në Tiranë, te pushteti. Atje ishte ndryshuar në vitin 2024 ligji për zonat e mbrojtura, i pa harmonizuar me ligjet e BE-së. Dhe nëse mund të ndryshohej gjendja, ajo nuk mund të bëhej në mënyrë fragmentare askund, jo herë aty e herë këtu, po vetëm në kryeqytet. Atje ishte burimi, atje mund të bëhej ndryshime, për aq sa ai ishte i mundur.
Ndaj dhe njerëzit e revoltuar u nisën për në Tiranë.
Në Tiranë ka pasur shumë protesta, fillonin qetë e ktheheshin në dhunë e përdorim armësh dhe nuk çonin gjëkundi përveç vrasjeve.
Kjo nuk duhej të ndodhte; jo më.
Ndaj dhe protestuesit u identifikuan me flamingot: me bukurinë e tyre, me brishtësinë, me qetësinë dhe me një vizion të qartë.
Të mbronin atdheun.
Shtetin.
Nuk po kundërshtohen arritjet, po abuzimin e kthyer në standard të pushtetit që ua kishte zënë frymën qindra-mijëra shqitparëve.
Të ndalonin të keqen që dukej se ishte kthyer në një bishë që nuk ngopej duke gllabërur buxhetin e shtetit, në emër të gjithfarë interesash, por fare pak të qytetarëve

Në Zvërnec u shfaq preteksti; ndjeshmëria ndaj mosrespektimit të bukurisë natyrore të atdheut dhe habitatit të saj estetik.
Në Tiranë po shfaqet shkaku, natyra thellësisht politike. Nëse Shqipëria mund të ndryshojë për të mirë, ajo duhet të vijë nga politika. Dhe politika e brendshme e shtetit është çështje e popullit të Shqipërisë. Këtë e deklaroi edhe Gjermania, edhe BE-ja.
Këtu, shtrohet pyetja: cila politikë mund ta ndryshojë Shqipërinë?
Protestuesit e tregojnë: as e majta në pushtet e as e djathta në opozitë, respektivisht as liderët e tyre tashmë të konsumuar, me politikat e tyre që e kanë shkaktuar zhgënjimin ndër dekada të shqiptarëve. Këta nuk shihen më si alternativa. Kërkohet një perspektivë e re, një qasje e re, një vizion bazuar në vlerat perëndimore, një elitë e re politike që zbaton ligjin.
Shqiptarët nuk aspak janë kundër investimeve që hapin vende të reja pune, që sjellin të mira materiale për shtetin dhe qytetarët e saj e sigurisht duke nënkuptuar edhe fitime për investitorëve; porse jo të tilla që nuk përfiton asgjë buxheti i shtetit, të mos jetë në shërbim të qytetarëve dhe qytetari shqiptar të mos guxojë të sillet aty se tërhiqet zvarrë si alien invador! Jo investime pa transparencë, që nuk i përfillin vlerat autoktone gjeografike, florën e faunën dhe shqiptarët. Jo të tilla, që e bëjnë pushtetin të tolerojë dhunën nga të tjerët ndaj sovranit.
Për investime të tilla, që prekin atë që është vlerë kombëtare, duhet të pyetet populli. Sepse, nëse pushteti nuk i del zot shtetit, në mbrojtje të tij, populli tregon se është zot i atdheut.
Protestuesit në Shqipëri nuk janë rrënues as të shtetit, as të institucioneve e as të arritjeve, jo në frymën e revoltave të viteve të mëparshme. Dihet se kur ka pakënaqësi të grumbulluara, masave shpesh u humbet arsyeja dhe bëhen veprime që nuk duhet. Kësaj radhe, për një muaj të tërë, nuk po eskalon gjendja dhe kjo është një mendësi e re shqiptare, një mentalitet i kualitetit perëndimor, një dashuri e vërtetë për atdheun e për shtetin.
E pra pakënaqësia është fokusuar në një pike: në kontradiktën me pushtetin. Mënyra e qeverisjeve me abuzivitet, me përfitime, me nëpërkëmbje të shqiptarit si të ishte skllav ose qytetar i rendit të dytë, pasurimi enorm pushtetarëve, korrupsioni si kancer në trupin e shtetit e të kombit shqiptar. Kjo kontradiktë është e papajtueshme, thuaja e kthyer në antagonizëm, por ende nuk e ka arritur pikën e vlimit. Nuk do të ketë pajtim me këtë trend politik të privatizimit të pushtetit në kurriz të popullit, ku buxheti konsiderohet si thesar për t’ia ngulur kthetrat e zhvatjes. Shqiptarët janë ndërgjegjësuar, e kanë ringjallur krenarinë kombëtare, e kanë kuptuar fuqinë e vet si popull, ata janë zgjuar. Po duan t’ia kthejnë dinjitetin Shqipërisë, ta bëjnë jo vetëm në makijazh, po edhe në substancë një vend me vlera të njëmendta perëndimore: ku vlerësohet liria, e drejta e qytetarit, ku pushteti është në shërbim të sovranit, të popullit, të atdheut e të shtetit.

Për ditë të tëra, 26 ditë radhazi, qindra-mijëra shqiptarë po vazhdojnë protestën paqësore, duke afirmuar vlerat kulturore shqiptare, duke bashkuar shqiptarët e të gjitha trevave kombëtare e nga shtete të ndryshme perëndimore rreth kauzës për një pushtet me qeverisje të mirë e që shtetasve të vet u jep krenari. Ata po duan një ndryshim për së mbari, të mirëfilltë, ku ligji të jetë për t’u zbatuar paanshëm për secilin, ndaj dhe po quhet revolucioni i flamingove, duke përkujtuar shtytjen e parë.
Ky revolucion po merr karakter të mirëfilltë politik. Po shpreh mosbesimin te pushteti aktual dhe te garniturat e konsumuara politikisht. Po kërkon dorëheqjen. Po duan që në pushtet të vijnë njerëz të dëshmuar për përkushtim, po edhe që kanë kontribuar. Dhe Shqipëria ka jo pak të tillë, disa prej të cilëve (si p.sh filozofi i madh Artan Fuga) vazhdimisht kanë shprehur opsione për avancim e përmirësim, por që pushteti i ka mbajtur larg. Korrupsioni, abuziviteti, përvetësimet e paligjshme, zhvatjet janë veprime të organizuara, të sinkronizuara dhe duke shpërfillur ligjet e Kushtetutën. Shkëlqyeshëm që protestat po vazhdojnë paqësisht. Populli nuk ka se çfarë të humb, por mund të fitojë.
Këtë po e shfrytëzojnë kastat e vjetra politike për të manovruar, për të lodhur protestuesit, për t’i përçarë, për t’i etiketuar, për t’i shantazhuar e për t’i dëshpëruar masat e qindra-mijëra shqiptarëve se nuk mund të kalojë vullneti i sovranit. Pushteti nuk do të duhej ta shtynte gjendjen në kufijtë ekstrem. Nuk duhet të detyrohen flamingot të shndërrohen në shqiponja. Një revolucion paqësor do t’u konvenonte të gjithëve, me përjashtim të atyre që janë të zhytur në korrupsion, abuzim e krim. Me të tillët po merret e do të merret SPAK, që i nxori në opinion keqpërdorimet enorme të pushtetarëve; megjithatë, për të gjithë ata që ka fakte për keqpërdorime e pasurim me anë abuzimi të pushtetit, fjalën e vet duhet ta thotë drejtësia ligjore.
Nga ajo sa pa shihet deri më tash, duket se po lypset të vihet në jetë maksima e presidentit amerikan Linkoln, paraqitur në Fjalimin e Gettysburgut më 19 nëntor 1863, për konceptin e demokracisë: “Qeverisje e popullit, nga populli, për popullin”.
Me fjalë të tjera, po kërkohet demokracia substanciale, ajo që popullin, interesin e tij e ka në fokus e jo të kastave zhvatëse.
Epilogu ende nuk dihet, ka rreziqe të shumta, të zvarritet, të minohet, të çoroditet, të venitet.
Pafundësisht nuk mund të vazhdojë kështu.
Ndryshimi është rrënjosur në ndërgjegjen shqiptare, Shqipëria duhet të tregojë kurajën për zgjidhje paqësore.
Sido që të jetë, një gjë dihet.
Kryengritja paqësore e flamingove u bë një lëvizje kombëtare e cila i zgjoi shqiptarët, tregoi se ata kanë ndryshuar mendësinë ndaj shtetit e ndaj pushtetit, se e duan atdheun, se duan ta shohin si vendet e perëndimit në zhvillim e prosperitet, të jenë krenar për të dhe të mos ndjehen të turpëruar në vendet perëndimore ku jetojnë se shqiptarët nuk dinë të bëjnë shtet, se shqiptarët janë me ndërgjegje të korruptuar, po pushteti të jetë në shërbim të atdheut e të qytetarëve e jo në shërbim të kastave që nuk ngopen si ushujzat. Dhe u tregoi zhvatësve se ata nuk mund të sillen ndaj atdheut, kombit e sovranit me mospërfillje. Se pushteti duhet të jetë i popullit, nga populli, për popullin. Qoftë edhe vetëm kjo, është një fitore e madhe qytetare, kulturore, kombëtare. U krijua një filozofi moderne e dashurisë ndaj atdheut, ndaj shtetit ligjor real, ndaj kombit. Jo të shkatërrojnë, po të korrektojnë. Vlerat e njëmendta t’i kthejnë në standarde të vlefshme e të respektueshme. Një filozofi që tregon se shqiptarët dinë të bëjnë kthesën e madhe në interes të kombit, të atdheut e të shtetit.
 

Demokracia


Tkurret protesta në Shqipëri. Pas zbulimit se elementë nga Irani dhe Greqia mund të jenë infiltruar, shqiptarët e kanë braktisur protestën

1782590823499.png
 

“Momenti të japësh dorëheqjen”, Rama i përgjigjet Haçkaj: Kam nënshkruar me popullin deri në 2029-ën​

1782688228151.png


28/06/2026

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është përgjigjur drejtuesit të “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, Florian Haçkaj, në një debat të ashpër publik që lidhet me protestën e diasporës që po vijon prej më shumë se 28 ditësh dhe me akuzat për gjendjen në sistemin shëndetësor në vend.
Debati është zhvilluar përmes deklaratave publike, ku të dyja palët kanë shkëmbyer akuza të forta për qeverisjen, përgjegjësinë politike dhe trajtimin e qytetarëve shqiptarë.
lg.php

Florian Haçkaj ka akuzuar kryeministrin Rama për gjuhë fyese ndaj qytetarëve dhe për gjendjen e shëndetësisë në Shqipëri, duke pretenduar se shumë shqiptarë detyrohen të kurohen jashtë vendit për shkak të mungesës së shërbimeve cilësore në sistemin publik.
Ai ka përdorur një gjuhë të ashpër ndaj kryeministrit, duke e akuzuar për përgjegjësi në degradimin e sistemit shëndetësor dhe për, siç u shpreh ai, “ikjen e qytetarëve për kurim jashtë vendit”.
lg.php

Në një tjetër deklaratë, Haçkaj ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, duke thënë se qytetarët duhet të marrin vetë drejtimin e vendit dhe të ndërtojnë një sistem pa korrupsion.
Në përgjigjen e tij, kryeministri Rama ka deklaruar se nuk ka përdorur gjuhë fyese ndaj qytetarëve dhe ka theksuar se deklaratat e tij janë nxjerrë nga konteksti.
lg.php

Ai ka thënë se i është referuar kritikëve politikë dhe jo popullit në përgjithësi, duke shtuar se “populli nuk përfaqësohet nga individë që, sipas tij, përdorin gjuhë fyese dhe shpifje”.
Rama ka reaguar edhe ndaj akuzave për sistemin shëndetësor, duke theksuar se në dekadën e fundit janë bërë reforma të rëndësishme në këtë sektor, ndërsa ka pranuar se ka ende nevojë për përmirësime.
Në deklaratën e tij, kryeministri është shprehur se është i lidhur me një “kontratë me popullin sovran të Shqipërisë deri në vitin 2029”, duke nënkuptuar vazhdimin e mandatit të tij politik.
Haçkaj ka këmbëngulur se sistemi shëndetësor në Shqipëri është në gjendje të rënduar dhe se qytetarët përballen me vështirësi të mëdha, duke u detyruar të kërkojnë trajtim jashtë vendit.
Rama i ka kundërshtuar këto pretendime, duke thënë se transformimi i shëndetësisë në vitet e fundit është “i dukshëm dhe i dokumentuar”, edhe pse, sipas tij, sistemi mbetet ende me nevoja për përmirësim.
Debati është përshkallëzuar edhe mbi protestën e diasporës, ku Haçkaj ka akuzuar kryeministrin për mungesë përgjegjësie dhe për trajtim të padrejtë të qytetarëve kritikë.
Rama ka deklaruar se protesta është ndikuar nga grupe dhe individë me agjenda të caktuara, duke theksuar se nuk i konsideron ata përfaqësues të gjithë popullit shqiptar.
 

13:55 / E Martë, 30 Qershor 2026 / b l

Dalin pamjet e arrestimit të Driton Goxhajt​



Dritan Goxhaj dhe dy protestues të tjerë janë shoqëruar në polici pas përplasjes me policinë në ambientet e jashtme të kuvendit, raporton Top Channel.


Një grup protestuesish tentuan që të bllokojnë hyrjet e kuvendit dhe kanë goditur me vezë edhe disa prej ligjvënësve që dolën pas seancës.
Protestuesit janë përplasur me policinë që ka ndërhyrë për të hapur rrugën para parlamentit për të mundësuar kalimin e makinave që ishin të pranishëm në seancën plenare.
 
image.png


ÇFARË PO NDODHË NË SHQIPËRI? (2)​

02 korrik 2026| 13:37
Shkruan: Hajdin Abazi



Protestat në Shqipëri po vazhdojnë, flamingot po e ruajnë dinjitetshëm durimin dhe reagimin qytetar në linjat paqësore, gjë që po i bën tepër të veçanta, tashmë edhe në ditën e 32-të. Revoltat e mëdha qytetare zakonisht ose ndodhin për një kohë të shkurtë ose degradojnë në përleshje. As njëra e as tjetra nuk po ndodhin. Madje, ka një tendencë zgjerimi edhe në qytete të tjera, duke treguar se jo vetëm figurativisht por edhe realisht pakënaqësia është kombëtare.


lg.php

Kah po ecin zhvillimet?

Mundësia e infiltrimeve, çka edhe ka gjasa të jetë ashtu sikurse thuhet, nuk është assesi shkaku kryesor, e aq më tepër duke stisur agjentë e duke përhapur dyshime, gjë që shpërfaqet dobësia e pushtetit – ku ishte më herët, përse nuk ka reaguar me kohë, përse nuk ka vepruar për t’i kapur dhe për t’i vënë para drejtësisë!? Një masë e duhur u ndërmor ndaj disa elementeve të hapura pro-iranianë – këta as nuk ishin e as nuk janë forca shtytëse, po vetëm dëmtuese. Shqipëria nuk ka aspirata religjioze, po politike, sociale, ekonomike, të mirëqenies, të dinjitetit njerëzor, të mos nëpërkëmbjes së krenarisë shqiptare, mos tjetërsimit të atdheut.
Në shikim të parë duket sikur dita është e pushtetit, e proceseve të zakonshme administrative e të funksionimit të shtetit; kurse mbrëmja është e protestuesve, e të pakënaqurve. Ndonëse, herë-herë, po ka zhvillime edhe gjatë ditës, kur protestuesit, në lokalitete të ndryshme kur vazhdojnë abuzimet, me vigjilencë reagojnë për të treguar se këtu jemi. Ndjenja e reagimit për ato zona që janë mbrojtur edhe me ligj, vetëm sa është forcuar. Abuzuesit nuk do ta kenë më rehatinë që e kishin ndër dekada. Shtetit e atdheut po i dilet zot nga qytetarët, ndërkohë që pushteti bëhet i shurdhër dhe memec. Abuzimet janë damkosur dhe janë kthyer në një të keqe kombëtare.

***
Admirimi nga perëndimorët, sidomos nga evropianët, për natyrën e protestës së masave të gjeta popullore po rritet dhe po merr vëmendjen e qendrave të vendosjes. Disa syresh po dalin edhe hapur në mbështetje: deputetë europarlamentarë dhe nga Parlamenti Evropian. Po ju japin të drejtë. Sigurisht, ky nuk është thelbi, po është tregues se revolta qytetare ka për bazë vlerat perëndimore, të cilat janë vlera edhe për shqiptarët.
Sidomos tepër i veçantë është durimi dhe karakteri paqësor i protestës edhe për 32 ditë radhazi, sjellja e dinjitetshme e protestuesve, të cilët kanë guximin të dalin, të protestojnë, të targetojnë fenomenet negative që e kanë gërryer shtetin dhe atdheun shqiptar, por po ashtu janë krejtësisht të ndërgjegjshëm se ata nuk duan shkatërrim, nuk duan rrënim, nuk duan dhunë, nuk duan përleshje, nuk duan luftë midis shqiptarësh, nuk duan gjakderdhje. Deri tash ishte kështu, dhe kjo është madhështore. Duket se ky brez ka nxjerrë mësimet e duhura nga e kaluara se dhuna nuk është mjeti i duhur, jo përderisa ka hapësirë për veprim demokratik. Ajo që do të japë rezultat është qëndrueshmëria, vazhdimi dhe mos reshtja e protestave: ashtu dinjitetshëm, me krenari, me dashuri ndaj atdheut e ndaj shtetit.


lg.php

A është kjo e mundur!?

Historia tregon se po. Dhe shembulli më flagrant, që ka frymëzuar gjithandej nëpër botë lëvizjet paqësore, është rezistenca e organizuar nga Mahatma Gandi. Ai ndër të parët qe që e zbuloi se forca e popullit nuk qëndron vetëm te përleshjet, te kacafytjet, te konflikti, te lufta civile ose lufta e armatosur e frontale. Ai e zbuloi, dhe i dha mësim njerëzimit, se forca e një populli po aq qëndron edhe te vetëdija për fuqinë e vet, te vendosmëria për ndryshimin, te qëndrueshmëria, te mos thyerja e mosdorëzimi, po te vazhdimi dhe te shpërfaqja e kërkesave reale, thelbësore që e ngulfasin një popull, shtetin e atdheun.
Ndryshimet e mëdha, ashtu sikurse sëmundja e kancerit nuk ka terapi efektive të shpejtë, jo në këto rrethana, jo në këtë gjendje kur Shqipëria ndodhet në prag të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. As gjendja evropiane e as ajo ndërkombëtare nuk është në favor të situatës revolucionare. Konform kësaj, alternativa e vetme mbetet vazhdimi në mënyrë paqësore të protestohet, të shprehet pakënaqësia me pushtetet që për tridhjetë e pesë vite nuk kanë arritur t’i ndalin abuzimet kancerogjene të shtetit, të atdheut e të dinjitetit dhe krenarisë kombëtare të shqiptarëve, po vetëm i kanë ekspanduar. Populli ka shpërfaqur guximin qytetërues. Ky është dallimi, por edhe avantazhi i madh i protestave të tashme qytetare.

***
Përderisa marshimet e protestat janë paqësore, në botën virtuale, në rrjetet sociale zhvillohet një luftë mjaft epike.
Në njërën anë paraqiten folës të ndryshëm, që shpesh duken të rastit, dhe mbajnë fjalime frymëzuese përmes rasteve personale ose specifike, duke treguar për korrupsionin, për shkelje të ndryshme ligjore, për përvetësim me qindra miliona nga pasuria kombëtare, me dëshmi nga ndjekjet penale të SPAK-ut, apostrofohen emra konkret, duke u distancuar nga garniturat famëkëqija të korruptuara politike të 35 viteve të kaluara, por gjithnjë duke manifestuar dashuri ndaj atdheut, kombit, historisë, madje edhe duke u treguar ambientaliste – duke pastruar rrugët e sheshet pas protestave. Ia drejtuan “Albanian files” SPAK-ut për ta faktikuar skemën e abuzimeve e që pretendohet se ato po implementohen.
Në anën tjetër është pushteti, sidomos numri një i tij, që është tejet aktiv në rrjetet sociale me kundërvënien virtuale. Sharmi, afiniteti komik dhe përçmimi po kthehen në bumerang. Duket se nuk po kuptohet drejt gjendja reale e masave që po protestojnë. Nuk bëhet shaka me masat më të ndërgjegjshme të popullit. Jo rrallë del kontradiktor. Angazhohet ta vërë partinë në konfliktin virtual. Ndonëse protestat nuk kanë të bëjnë me partitë, me anëtarësinë e gjerë, por vetëm me ata që brenda tyre abuzojnë me shtetin e pasuritë kombëtare. Duket se edhe brenda partive të vjetra, të mëdha, ka pakënaqësi ndaj lidershipit dhe po shfrytëzohet gjendja për t’u artikuluar dhe ri-pozicionuar. Duket se godinat e vjetra nuk mund të mbahen më, pa një rinovim të mirëfilltë. Dhe duket se këtë e kanë kuptuar disa.

***
Porse problemi i vërtetë nuk është as produkt e as shkak virtual, i rrjeteve sociale. Ai është real, i brendshëm, në ingranazhet e shtetit nga qeveria qendrore e deri te pushteti lokal. Korrupsioni. Abuzimet. Privatizimi i segmenteve të atdheut. Nëpërkëmbja e dinjitetit njerëzor të shqiptarëve. Zhvatja thuaja publike e buxhetit të shtetit dhe e thesareve të atdheut. Një gërmadhë padrejtësish ndaj qytetarëve. Premtimet e dhëna e shkelja e tyre. Mashtrimet, Gënjeshtrat publike. Shpërfillja e vullnetit të qytetarëve.
E pra, atdheu nuk është vetëm i disave, po i të gjithëve. Kjo duket se është harruar nga garniturat pushtetare në këto 35 vite.
Shteti nuk është një e mirë vetëm për kastat në pushtet, por duhet të jetë një e mirë e përgjithshme, për të gjithë qytetarët pa dallim.
Drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe gjithherë të anojë në anën e atyre që kanë të drejtë, e jo të atyre që janë të fortë.
Dikur besohej se Shqipëria ishte e varfër dhe shpëtimi kërkohej në emigrim, por doli se Shqipëria ishte e pasur sepse garniturat e establishmentit të deritanishëm kanë abuzuar me miliarda euro ndërkohë që masat e gjera qytetare varfërohen. Këto tashmë po dëshmohen edhe nga SPAK-u.
Po si u bë që në çdo palë zgjedhje, gjithherë betoheshin e përbetoheshin se do të punonin për të mirën e Shqipërisë, për qytetarët e saj dhe mirëqenien e tyre, e gjithnjë bënin minimumin për këto – e maksimumin për ato që nuk i thoshin: përvetësime korruptive parash, pronash, vilash, banesash e depozitime jashtë vendit. Dhe nuk kishin që nuk kishin të ngopur.
Këto të këqija që i janë rënduar masave të gjera qytetare; këto janë ato problemet reale, të cilat masat protestuese po kërkojnë ndalimin e tyre, dhe bërjen e shtetit një të mirë të përgjithshme për shtetasit (ashtu sikurse e kishte definuar Aristoteli). E pushteti i establishmentit të këtillë duket se është e pamundur të bëjë ndryshimin, është absorbuar dhe është kapur në rrjetin e ushujzave të pangopshme.

***
Të gjitha këto janë motive, pjesëza të mozaikut qytetar të pakënaqësisë, që i bëjnë qytetarët të revoltohen, të protestojnë, të tregojnë se nuk durohet kjo gjendje më.
Si rrjedhojë, ka pasur disa momente kur gjendja është agravuar.
Fodullëku i disa pushtetarëve, vazhdimi me komoditet dhe injorimi thuaja total i masave të mëdha qytetare nga ana e disa pushtetarëve, ka acaruar nervat e disa protestuesve. Ata nisën të reagonin duke hedhur vezë e shishe plastike uji në drejtim te veturave të tyre.
Kjo e vë në hall policinë e rendit. Ajo duhet t’i mbrojë të gjithë qytetarët pa dallim, dhe vepron për të ndaluar përleshjet. Deri më tash e ka bërë pa përdorë dhunë, dhe kjo është shenjë e mirë. Madje, edhe kur i arrestoi disa nga protestuesit, ishin tejet të kujdesshëm. Konflikti me policinë duhet të mos ndodhë. Disa nga organizatorët e thonë këtë, dhe duhet t’i përmbahen. Gjaku shqiptar nuk ka përse të derdhet, nga askush.
Nuk është zgjidhja te heroizmat e Avni Rrustemit, sepse sistemi nuk ndryshohet ashtu, nga që nuk është një individ, po është një garniturë, dhe shpejt mund të zëvendësohet individ nga kjo garniturë. Për garniturën abuzuese politike nuk çon peshë aspak emri i individit, por qasja abuzive te pushteti, te thesari i shtetit dhe i atdheut. Një gabim të tillë nuk do të duhej ta bënte askush në Shqipëri. Një garniturë e degraduar mund të mposhtet vetëm me ndryshime kualitative, duke demonstruar forcën e popullit përmes vazhdimit dhe qëndrueshmërisë së mbrojtjes së Shqipërisë.


***
Pushteti po e vë theksin te infiltrimet dhe spiunazhi i huaj, gjë që nuk përjashtohet si mundësi, por që bëhet për të ngjallë huti, mosbesim, dyshim e zhgënjim. Një gjë e mirë është se pushteti nuk ka treguar deri më tash ndonjë prirje për të provokuar përmes nxitjes së dhunës policore (se a po ndodhë kjo nga që policët nuk do ta përfillnin një urdhër të tillë ndaj demonstruesve paqësor dhe mund të braktisnin uniformat e të dilnin në anën e popullit; apo është përmbajtje e pushtetit; apo një kombinim i të dyjave – mbetet ta tregojë koha). Sido që të jetë, kështu duhet të vazhdojë. Sepse policët janë të këtij populli dhe nuk bën, në asnjë mënyrë të vihen kundër popullit të vet. Por edhe protestuesit duhet të mos veprojnë ashtu që të cenojnë sigurinë e institucioneve, nga që ata duhet të reagojnë për t’i mbrojtur ata.
Sigurisht, pushteti ka disa përgjegjësi kushtetuese e ligjore. Nuk mundet të bie lehtë asnjë pushtet. Ai duhet të tregojë qëndrueshmëri institucionale. Duhet të sprovohet në raport me protestuesit. Dhe vetëm kur i pamundësohet qeverisja pak a shumë normale, atëherë duhet kërkuar zgjidhje. Nga Bashkimi Evropian po i bëhen thirrje pushtetit që t’i përfillë demonstruesit, kanë shprehur mbështetje për disa nga kërkesat e tyre. Duhet të reflektohet nga pushteti, por edhe nga demonstruesit, sidomos nga organizatoret.

***
Çfarë duhet të kuptojë pushteti që nuk e ka kuptuar deri më tash?

Pushteti duhet të kuptojë se kontratën që e ka bërë me qytetarët (përmes zgjedhjeve të fundit parlamentare) nuk e ka përmbushur. Ajo nuk ka qenë kontratë që të ndryshon ligjet për të mundësuar tjetërsimin e zonave të mbrojtura dhe perlat shqiptare. Ajo nuk ka qenë kontratë që të shiten copëza të atdheut pa transparencë dhe kundër ligjeve; sepse kur shitet një fragment atdheut – blerësi mund t’ia shesë nesër kujt të dojë dhe shteti nuk mundet më ta ndalojë – e mund të krijohen enklava që do të ishin kancerogjene për autoktoninë shqiptare! Ajo nuk ka qenë kontratë që shteti të bëhet hambar i abuzuesve dhe i zhvatësve, apo jo!? Nuk ka qenë kontratë për të vazhduar e thelluar korrupsionin! Nuk ka qenë kontratë për të degraduar masat qytetare shqiptare! Nuk ka qenë kontratë që pushteti të shndërrohet në sundim ndaj qytetarëve, po në shërbim të tyre. A mundet, vallë, t’i kuptojë pushteti këto largime nga misioni i përcaktuar me kontratën qytetare në zgjedhjet e kaluara? Do të duhej. Sepse, ndonjë punë e mirë e bërë ka mbetur nën hijen e të këqijave që po i ngulfasin masat qytetare. Po qe se pushtetarët i kanë dhënë vetes të drejtën aspak legjitime ta tjetërsojnë kontratën politike me elektoratin, atëherë populli ka të drejtën legjitime që t’i thotë mjaft e të kërkojë një kontratë të re politike që shtetin do ta bënte shtet të së drejtës, që të zotërojë transparenca, që pushteti të luftojë abuzimet e të gjitha llojeve. Pushteti duhet të reflektojë e të gjejë mënyra për të vënë kontakt me protestuesit si institucion i popullit, ashtu që gjithçka të kanalizohet drejt kompromisit dhe gjetjes së modeleve për të ecur përpara.
Po protestuesit dhe sidomos organizatorët, çfarë duhet të kuptojnë që të mos e humbin kauzën?
Masat qytetare po demonstrojnë paqësisht për ndryshimin real e jo mashtruese sikurse për tri dekada e gjysmë e kanë lozur lojën garniturat e establishmentit. Ky duhet të jetë tabani i tyre, i pandryshuar. Nëse njëmend duan ta ruajnë dinjitetin dhe të tregojnë shkëputjen nga praktikat e vjetra të agresivitetit. Ata kanë një platformë politike, për ndryshim në qeverisje. Forca e tyre reale nuk qëndron thjesht vetëm te masiviteti, po, mbi të gjitha, te kërkesat reale dhe legjitime, që Shqipëria t’i kthehet vetes e qytetarëve të saj. Po qe se aspiratat janë njëmend të këtilla, atëherë organizatorët duhet të lidhen me figura të shquara intelektuale, me shkencëtarë, politologë, filozofë, ekonomistë, diplomatë, ish-ushtarakë e të këtillë. Ndër shqiptarët ka emra eminentë, që kanë arritur ta ruajnë dinjitetin e vet dhe kanë treguar sukses me vepra e arritje. Pa i bashkuar këto kapacitete gjasat janë minimale të sendërtohen objektivat e vërteta qytetare. Euforia duhet për ta mbajtur gjallë protestën, për të treguar vendosmërinë që është kusht për ta mundësuar ndryshimin e kërkuar kualitativ, porse për sendërtimin e saj nevojitet një elitë serioze, e aftë për t’u përballur me sfidat dhe për t’i bartur proceset pozitive drejt anëtarësimit në BE. Duhet të dalë një elitë me vlera të dëshmuara, me frymë perëndimore, e jo të merren si model që konfiktohet me perëndimoret, sepse atëherë do të dëmtohej Shqipëria dhe protestat do të ktheheshin në të kundërtën e vet. Deri këtu, protestat e kanë kryer si duhet misionin e vet: e kanë qartësuar ndryshimin rrënjësor në politikë që i duhet Shqipërisë. Tash duhet të kalojë në fazë tjetër: të bashkojë kapacitetet intelektuale të ndershme, me moral, me dinjitet, me virtyte, patriotë me shpirt e mendje; ta bëjë një alternativë që njëmend të jetë e aftë për ta bërë ndryshimin, për ta kuruar shtetin shqiptar nga sëmundjet e së kaluarës.
 
edi-rama.jpg


Rama: Dorëheqja nuk është opsion, misioni ynë është anëtarësimi në BE​

03 korrik 2026| 14:02
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për zhvillimet e fundit në vend, veçanërisht për protestat, duke theksuar se në Shqipëri nuk është thyer besimi. “Në Shqipëri ekziston një shembull i bukur i lirisë dhe i demokracisë në veprim, një bulevard që u përket njerëzve nga të gjitha sferat e jetës, të cilët kanë pikëpamjet e tyre dhe duan që zëri i tyre të dëgjohet”, ka deklaruar Rama në një intervistë për Deutsche Welle (DW). Ai theksoi se dorëheqja e tij nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë një opsion. Rama u shpreh se ai dhe Partia Socialiste janë mandatuar nga 868 mijë qytetarë shqiptarë për të përmbushur misionin e mbylljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. “Ky është një mision historik që nuk mund të lihet në gjysmë për asnjë arsye”, ka thënë Rama


Kryeministër Edi Rama, jemi këtu në “Jahrhunderthalle” dhe sapo ju dëgjova të mbani një fjalim kryesor, ku folët për Inteligjencën Artificiale dhe demokracinë, pushtetin dhe qeverisjen. Shqipëria është në pritje të një prurjeje të madhe parash. Po flasim për 4 miliardë euro që vijnë nga zhvillimet turistike në vijën bregdetare. Mendoj se pyetja ime hapëse është se çfarë roli do të luajë Inteligjenca Artificiale në mbikëqyrjen e këtyre parave?

Edi Rama: Nuk shoh lidhje mes të dyjave, por ajo që mund të them është se përmes Inteligjencës Artificiale, ne mund t’i japim vetes çdo ditë më shumë njohuri dhe mund të përfitojmë nga një ndihmë që është absolutisht e paimagjinueshme në aftësinë për të na informuar, në aftësinë për të na këshilluar. Pra, aty do të shkojë gjithçka.

lg.php

Po në lidhje me çështjen e besimit? Ju folët për arkitekturën e pushtetit. Për momentin, në Shqipëri, ka një thyerje besimi tek ajo “arkitekturë”. Demonstruesit po flasin për mungesën e konsultimit dhe mbikëqyrjes demokratike, mungesën e konsultimit me publikun dhe mbikëqyrjen. Si do t’i siguroni ata se kjo do të ndodhë?
Edi Rama: Në Shqipëri nuk është thyer besimi. Në Shqipëri, ekziston një shembull i bukur i lirisë, i demokracisë në veprim, i një bulevardi që u përket njerëzve nga të gjitha sferat e jetës që kanë pikëpamjen e tyre, që duan që zëri i tyre të dëgjohet. Pra, kjo është një meritë për Shqipërinë dhe ky nuk është problem për Shqipërinë. Ky është një shembull i shkëlqyer se sa larg kemi arritur, duke kujtuar se në të njëjtin bulevard, jo një shekull më parë, por vetëm gjatë jetës sonë politike, u vranë njerëz duke protestuar. Pra, do të thosha se ky është një shembull i bukur që Shqipëria po i tregon botës dhe është një shembull shumë unik për rajonin tonë.

Do të doja shumë të flisja me ju për bukurinë, sepse si artist, ju e kuptoni rëndësinë e bukurisë dhe e kuptoni se si transformimi publik i hapësirës mund të ndryshojë mënyrën se si një komb ndihet për veten. Nëse e ardhmja e Shqipërisë duket si një resort luksoz Trump-Kushner, çfarë tregon kjo për Shqipërinë që po krijoni?
Edi Rama: Para së gjithash, mund të më japin leksione për shumë gjëra – për ekonominë, për çështjet ligjore, për bujqësinë, për kujdesin shëndetësor – por ka një gjë për të cilën askush nuk mund të më bëjë leksione dhe kjo është bukuria. Dhe jo sepse jam artist, por sepse kam shërbyer si ministër i Kulturës, kam shërbyer si kryetar bashkie dhe po shërbej si kryeministër, duke e bazuar pikërisht të gjithë mendimin tim te bukuria. Dhe transformimi i hapësirës publike dhe transformimi i hapësirave urbane ka qenë pjesë e rrugëtimit tim. Dhe nëse Shqipëria sot po mirëpret 12 milionë turistë, është falë kësaj përpjekjeje. Pra, bukuria është diçka në të cilën besoj, është diçka për të cilën luftoj. Tani, ju sillni emra këtu sepse jeni paragjykuese. Nuk jam në gjendje të përgjigjem…

A është kjo..?
Edi Rama: Jo, jo, më lejoni të përfundoj. Nuk jam në gjendje të përgjigjem sepse ju përmendni emra. “Si mund të duket një projekt nga Trump dhe Kushner?” Çfarë është kjo pyetje? Si mund t’i përgjigjesh? Unë nuk po përmend asnjë projekt. Projekti është duke u zhvilluar dhe kur të jetë gati, atëherë do ta diskutojmë projektin. Nuk do të diskutojmë për njerëz, personazhe dhe beteja ideologjike me njerëz. Këto janë betejat tuaja. Mund t’i bëni ju, por nuk është beteja ime. Beteja ime është të sjell në Shqipëri investime të huaja direkte. Beteja ime është të nxis zhvillime që do të jenë absolutisht – jo thjesht të shkëlqyera për Shqipërinë, por do të jenë një dhuratë për Europën.

lg.php

A është privatizimi i hapësirës publike një çmim që jeni të përgatitur ta paguani për këtë transformim?
Edi Rama: Kjo është një tjetër gënjeshtër që po thuhet shpesh dhe është bërë fakt, të cilin ju tani po e përdorni për të ngritur një pyetje, sepse nuk ka privatizim të hapësirës publike. E thjeshtë! Nuk ka! Është gënjeshtër.

Ju mund të garantoni që të gjithë do të kenë qasje…
Edi Rama: Nuk është se mund ta garantoj. Jetojmë në një qytetërim, i cili që nga koha e romakëve ka marrë një vendim shumë të thjeshtë: Kushdo që bën akuza duhet të japë prova. Ju jeni gazetare, apo jo? Dhe jeni këtu për të informuar audiencën tuaj. Dhe pyetja juaj bazohet në një gënjeshtër. Dhe më pyesni për “garanci”, ndërsa duhet të më tregoni se ku është privatizimi dhe ku është ndonjë e dhënë që keni gjetur që ju shqetëson se do të ketë privatizim të tokës publike. Nuk do të ketë! Nuk ka ndodhur kurrë dhe nuk do të ndodhë.

Në vitin 2024, ligjet e Shqipërisë për mbrojtjen e mjedisit u ndryshuan me qëllim hapjen e rrugës për turizmin e hoteleve luksoze. Dhe kjo është diçka që i ka shqetësuar njerëzit në Shqipëri, së bashku me shqetësimet e tyre për mungesën e konsultimit publik. Cila është përgjigjja juaj ndaj këtyre shqetësimeve?
Edi Rama: Unë mendoj se, përsëri, faktet janë shumë të rëndësishme. Por përsëri, faktet lihen mënjanë. Sepse po, ne kemi bërë ndryshime në ligj. Por a e dini çfarë? Ne nuk e ndryshuam thelbin e ligjit dhe ndryshimet tona nuk janë në shkelje të standardeve dhe kritereve evropiane, të cilat do të sigurohemi që të verifikohen përmes një procesi që ka të bëjë me negociatat tona. Pra, përsëri, paragjykimet nuk janë argumente dhe insinuatat nuk janë fakte. Dhe faktet janë e vetmja gjë që kam. Nëse keni fakte për të sfiduar faktet e mia, ju lutem m’i sillni. Por nëse keni paragjykime dhe nëse keni beteja ideologjike për të bërë me Trump dhe nëse keni gjëra të tjera në mendje, jeni të lirë t’i keni ato, por unë nuk mund t’ju ndihmoj me përgjigjet e mia.

Në fjalimin tuaj ju folët për zemëratën digjitale. Ju shpikët fjalën “angerithm”. Dhe gjithashtu folët për përvojën shumë pozitive të qeverisë suaj me përdorimin e AI-së, duke përfshirë edhe futjen në punë të një ministreje që është edhe vetë një algoritëm i Inteligjencës Artificiale. Nëse jemi në një situatë ku kemi përdorim të mirë algoritmik dhe atë që ju e keni quajtur përdorim të keq algoritmik – ose edhe përdorim të rrezikshëm algoritmik – ku na çon kjo? A na çon kjo në një situatë kontrolli qeveritar të algoritmeve?
Edi Rama: Nuk ka një gjë të tillë, pra përdorim të mirë algoritmik, sepse algoritmit nuk i pëlqen e vërteta e mërzitshme. Algoritmit i pëlqejnë gënjeshtrat argëtuese. Algoritmi nuk i pëlqen nuancat. Algoritmit i pëlqen skandali. Algoritmit nuk i pëlqen paqja dhe dashuria. Algoritmit i pëlqen zemërimi dhe frika. Sepse është natyra njerëzore që tërhiqet më shumë nga të gjitha këto. Dhe nuk është puna ime të them se si mund të zgjidhet kjo, në një shoqëri demokratike, si Evropa. Por mendoj se Evropa dhe bota demokratike po bëjnë një gabim, që një ditë mund të jetë arsyeja e fundit të demokracisë, e cila është pranimi i lirisë së “reach”, si një zgjatim i lirisë së fjalës. Liria e “reach” (shtrirjes) nuk është liri e fjalës. Liria e shtrirjes është ajo që diktaturat kishin si armën e tyre më vdekjeprurëse kundër lirisë. Të hyjnë në tru dhe të mbjellin atje të vërtetën e tyre, duke shtypur çdo të vërtetë tjetër. Algoritmi nuk ka nevojë të shtypë me polici sekrete ose me gjyqtarë të kontrolluar. Algoritmi shtyp përmes mbytjes dhe përmes amplifikimit. Duke amplifikuar gënjeshtrat, duke mbytur të vërtetën. Çdo studim thotë se ajo që shpërblehet në mediat sociale janë gënjeshtrat. Ajo që pranohet më pak, është e vërteta.

Z. Rama, protestat në Shqipëri kanë hyrë në muajin e tyre të dytë. Në ditët e para keni thënë që për herë të parë në gjithë këto vite qeverisjeje, ju keni konsideruar, e keni menduar dorëheqjen. Para pak ditësh thatë që ky nuk është një opsion, pasi jeni votëbesuar nga populli shqiptar për ta anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Evropian. Janë dy versione të kundërta. Pas një muaji protestash, cili është qëndrimi juaj?
Edi Rama: Nuk janë dy versione të kundërta. Unë kam ndarë në grupin parlamentar opinionet e mia dhe kam shprehur një ndjesi lidhur me faktin se unë jam zgjedhur dhe qëndroj në detyrë për t’i bërë gjërat, jo për t’u tërhequr zvarrë. Dhe ndërkohë, dorëheqja nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë opsion për një arsye shumë të thjeshtë: sepse unë jam mandatuar së bashku me Partinë Socialiste nga 868 mijë shqiptarë për të realizuar misionin e mbylljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Dhe ky është një mision historik që nuk mund të lihet në mes për asnjë arsye. Dhe për më tepër pastaj, për faktin se një pjesë e qytetarëve zgjedhin të protestojnë. Nga ana tjetër, protesta është diçka jashtëzakonisht kuptimplotë për Shqipërinë, për nivelin e lirisë, për nivelin e demokracisë dhe për faktin që në Shqipëri protestohet. Njerëz nga të gjitha rrugët e jetës dalin, kanë gjërat e tyre për të cilat dalin, ne kemi detyrën t’i dëgjojmë, kemi detyrën ta lexojmë çdo mesazh që ata na japin, dhe këtë po bëjmë.


Nëse Edi Rama nuk do të ishte në petkun e Kryeministrit, do të kishte dalë të protestonte për spitale më të mira, për ikjen e trurit që vazhdon prej vitesh, për një sistem, për një administratë më të mirë të cilën e akuzuat para pak ditësh, e fajësuat të themi si përgjegjëse?
Edi Rama: Unë nuk kam arsye për të menduar që do të dilja aty, nëse do të bazohesha në faktet dhe në informacionin e vërtetë. Nëse do bazohesha në të gjitha llojet e manipulimeve, gënjeshtrave dhe amplifikimeve, patjetër do dilja edhe unë aty. Por faktet dhe informacioni i vërtetë është ndryshe. Pastaj shëndetësia, arsimi edhe të gjithë të tjerat kanë problemet që kanë. Problemet nuk lindën ditën që filloi protesta, problemet kanë qenë aty, janë shtruar në rrugën e zgjidhjes, janë zgjidhur pjesërisht. Dhe për të çuar përpara zgjidhjen e tyre kemi marrë mandatin e popullit shqiptar me shumicën më të madhe ndonjëherë që kur unë udhëheq Partinë Socialiste. Kështu që nuk mundet dot që të çohesh një ditë të bukur dhe të thuash që “unë dua shëndetësi më të mirë dhe kjo qeveri duhet të ikë”. Nuk funksionon. Duhet të presësh kur të vijnë zgjedhjet e tjera.

Linku i intervistës në DW: https://www.dw.com/sq/intervistë-me...a-nuk-ka-humbje-besimi-në-shqipëri/a-77807193
 

1783164563692.png

Vezëvendosja, "klloçka" që nuk pjell më Flamingo​

3 orë më parë
nga Mero Baze

lg.php

Një gazetare e re e Top News u sulmua nga një “grua” protestuese, ndërsa raportonte nga protesta . Arsyeja ishte se asaj gruas nuk i pëlqente Top Channel. Dy ditë më parë nga ajo tribunë ishte mallkuar Grida Duma dhe dy të ftuar të saj, të cilët nuk flasin që të pëlqehen nga gjithë shqiptarët, por vetëm nga ata që duan t’i besojnë. Mallkimi i tyre publik në atë shesh, çoi tek dhuna ndaj një reportereje të re të Top Channel që ka shumë mundësi të jetë dhe simpatizuese e protestës.
Agresiviteti me të cilin iu turr, më kujtoi një vajzë tjetër e cila duket që është trajnuar t’i heqë drojën vetes se mund ta marrin për të arratisur nga ndonjë klinikë, e cila ka disa ditë që ndjek deputetë të parlamentit, ndërsa hyjnë e dalin në Kuvend. Herë i fyen, herë i filmon duke i fyer, dhe pastaj duke i qëlluar me vezë dhe ndjehet krenare. Gjestin e saj e imiton dhe një grup më i gjerë që duket se kanë formuar një celulë të Vezëvendosjes në Tiranë.
Vite më parë këtë e pati aplikuar Vetëvendosje në Prishtinë. Ato vajzat e Vetëvendosjes, nuk linin vend të trupit pa futur gazin dhe vezët që të gjuanin Isa Mustafaën kur të hynte në sallë të Kuvendit apo duke ikur për shtëpi. Pastaj pati një episod kundërpërgjigjie, dhe bën sikur nuk kishte ndodhur gjë. Nuk e bën më atë marrëzi.
Vezëvendosja e Tiranës duket në delir nga ky zbatim i manualit të Vetëvendosjes së Prishtinë në Tiranë. Duke qenë se janë tek faqet e para të manualit ku flitet për “delegjitimimin” publik të armiqve, këta kanë krijuar një çetë linçuesish, të cilët dhunojnë deputetë që s’u pëlqejnë, gazetarë që s’u pëlqejnë, politikanë që s’u pëlqejnë apo figura publike dhe i kthejnë ata në objekt sulmesh.
Shikoja sot një video se si kjo vajza i fuste në fytyrë Erion Braçe telefonin duke e xhiruar me kamera ndërsa ai shkonte në zyrën e tij dhe i kërkonte llogari për gjithë botën. Erioni ishte nga ato ditët që ishte gdhirë mirë dhe qeshte, por mund të ishte dhe në ditët e tij të zakonshme që gdhihet me xhinde dhe mund t’ia hidhte telefonin në plehra.
E sulmuan barbarisht publicistin Ilir Demalia, dy banditë që e identifikuan si “njeri të shtetit”, dhe qindra komente të Vezëvendosjes uronin vdekjen e tij sa më parë. As në Palestinë nuk ka pas kaq miratim për sulmin ndaj Kullave Binjake në SHBA, sa miratohet unanimisht vdekja nga “Flamingot” e Vezëvendosjes në Tiranë.
I njëjti grup sulmoi aktorin e talentuar Gaz Paja, me legjendat urbane që shpikin vetë nëpër Tiranë, vetëm pse ai nuk është shfaqur në krah të tyre. Vonë mora vesh që dhe mua më kishte filmuar nga pas duke ikur nëpër rrugë në krah të protestuesve, por që quhesha fajtor që nuk isha në mes të tyre. E pashë një si burrë të parruar me leshra që e kisha përballë, por e uli telefonin ngaqë e pashë që po filmonte. Kur u shkëmbyem nisi të filmonte nga pas dhe aty kuptova që ishte grua. Pyeta dhe më thanë se e quanin Anisa Caka dhe me dhanë sqarime si ishte hallexhije dhe me këtë punë jeton. Nuk mu deshën gjithë ato sqarime edhe pse vlenin për të kuptuar se pas sjelljeve të tilla shpesh fshihen histori halexhinjsh pa dinjitet, që përdoren për qëllime politike në emer të "dinjitetit".
Unë kam së paku 35 vjet që punoj përditë si gazetar dhe nuk kam parë ndonjëherë ndonjë fushatë të tillë linçimi publik ndaj politikanëve dhe gazetarëve, apo personaliteteve publike si kjo e këtij grupit të Vezëvendosjes në Tiranë. Pak e ngjashme me këtë ka qenë situata me Komitetet e Shpëtimit Publik në vitin 1997, të cilët bënin lista për politikanë dhe gazetarë që duhehsin hequr qafe, por nuk është se bënin ndonjë kujdes ta mbanin fjalën. Kur i takoje, siç thoshte dhe Zani Caushi, si objektiv kishin “që duam të hamë, duam të pimë e duam të …”. Këta përveçse janë më banalë se Zani Caushi me shokë, janë dhe shoqërisht më të rrezikshëm pasi nuk e bëjnë këtë se duan të linçojnë disa deputetë apo politikanë që u dalin në rrugë. E bëjnë për të kundërtën. E bëjnë që dikush të reagojë ndaj tyre fizikisht dhe të krijojnë kauzë të re meqë revolucioni nuk mbahet pa viktima.
Është arritje e madhe që revolucioni ka mbërritur në këtë pikë, që të krijojë dhe njerëzit e gatshëm për vetëflijim të tij, disa duke menduar se në botën e përtejme ka 72 virgjëresha apo këto vajzat linçuese duke menduar se do ta shikojnë lapidarin e tyre në Instagram.
Por duhet të jenë të qart se Vezëvendosja është një klloçkë që nuk prodhon flamingo, por korba që duan kërma. Dhe Shqipëria nuk është gati të kthehet në kufomë për të ushqyer këtë racë injorantësh, dhunuesish perversë dhe kamikazësh, që duan të kthejnë kulturën e urrejtjes në një normalitet.
Nacionale FacebookNacionale Twitter
 
image.png


ÇFARË PO NDODH NË SHQIPËRI? 1​

27 qershor 2026| 14:03
– Kryengritja paqësore e popullit, prej popullit, për popullin –



Shkruan: Hajdin Abazi

lg.php

Ajo që po ndodhë përgjatë tërë qershorit 2026 në Shqipëri ishte krejt e pa parashikueshme ndonëse jo edhe e befasishme. Ishte e pa parashikueshme sepse Shqipëria po ecte drejt hapjes së kapitujve lidhur me anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE). E megjithatë nuk ishte e befasishme, sepse Shqipëria, duke iu hapur dyert në BE, duhej të sinkronizonte vlerat kombëtare me ato reale perëndimore (të BE-së) për t’i përvetësuar jo vetëm formalisht por edhe përmbajtësisht.
Por kjo nuk po ndodhte, madje në disa drejtime themelore.
Pushtetet në Shqipëri, mbase duke e keqkuptuar demokracinë, që në fillim kishin nisur ta trajtonin atdheun si pronë të pushtetarëve. Çdo arritje, çdo projekt, çdo përparim shoqërohej me korrupsion, abuzim, jo-transparencë. Secila qeveri ka të drejtë të bëjë plane zhvillimore dhe t’i joshë investitorët. Porse jo për gjithçka dhe jo në gjithçka vetëm pse abuzuesit mund të përfitojnë. Jo në zonat mbrojtur, të njohura edhe nga BE-ja. Jo për zonat me rëndësi strategjike. Dhe sidomos jo të tjetërsohen nga shqiptarët dhe të bëhen zona të ndaluara për shqiptarët.
Diçka e këtillë nuk do të mund të ndodhte në vendet e BE-së. Mjafton të sillen ndërmend pretendimet e presidentit Trump, edhe me rrezikun (mbase real) nga rusët, ndaj Grenlandës dhe reagimin e grenlandasve, Danimarkës dhe BE-së. Nuk ishin kundër SHBA-së e as kundër presidentit Trump, por ishin në mbrojtje të sovranitetit me të cilin nuk tolerohet të kthehet në mall tregu. Nuk ka qeveri në vendet e BE-së që do të kishte guximin të prekte në zonat mbrojtura si natyrë e si habitat, e aq më pak në ato strategjike; sidomos jo pa transparencë, sepse do të merrte ndëshkimin e sovranit. Po qe se, për shkak, të ndonjë konstelacioni të jashtëzakonshëm, do të mund të shtrohej në rend dite ndryshimi i ndonjë zone të tillë, atëherë secila qeveri do të bënte një punë të mirëfilltë përgatitore, shpjeguese dhe justifikuese me popullin, me partitë politike, shoqërinë civile, ekspertët përkatës, e pastaj, sipas atij verdikti ose dakordimi, të kërkohej harmonizimi me ligjet e BE-së ose ndërkombëtare, pas këtyre të hidhej në kuvend për miratim, e krejt në fund do t’u jepej drita e gjelbër investitorëve – me një transparencë krejtësisht publike.
Këtej mund të deduktohen dy mendësi si mentalitete në qasjen ndaj atdheut. Mendësia ballkanase e pushtetarëve që atdheun e konsideron si pronë, dhe mendësia perëndimore që atdheun e konsideron si pronë të popullit, të kombit.
Ndonëse vendet evropiane janë kapitaliste por me ligje mjaft demokratike, të cilat në kushtetutat e tyre e kanë ruajtur të pacenueshëm të drejtën e sovranit të atdheut, e ai sovran është populli i atij vendi, kombi, shtetasit. Kjo është një prej vlerave themelore perëndimore qe e ka edhe BE-ja, të cilën të gjitha vendet që synojnë integrimin në to, duhet ta mishërojnë atë si mendësi, si mentalitet, si qasje, politikë, si qeverisje, si kufi që nuk guxon të cenohet. Përndryshe, përvidhet një kundërvlerë, e cila përmban në mënyrë latente një kontradiktë e cila herët a vonë do të shpërfaqet si një diskompatibilitet.

***
Ajo që shprehet fuqishëm këtyre ditëve, kur kryeqyteti shqiptar është gjallëruar si rrallëherë nga protestat dinjitoze paqësore, janë perceptimet e ndryshme, prej të cilave dy janë për t’u marrë në konsideratë.
Perceptimi i pushtetit i cili në vendimet e tij mbështetet mbi bazën e institucioneve legale, të ligjeve në fuqi, të miratuara nga i vetmi organ që ka të drejtë të aprovojë ligje – nga Kuvendi, nga deputetët të cilëve u është deleguar vullneti qytetar. Aty qëndron legjitimiteti. Veprimi institucional. Dhe kjo është një mbështetje e fuqishme, sepse bazohet në rendin ekzistues dhe strukturat shtetërore, ashtu sikurse edhe të gjitha vendet e BE-së.
Dhe është perceptimi qytetar.
Ky perceptim nuk është i njëhershëm, nuk është spontan, as rastësor, as euforik, ani se, po të shihet në detaje, është heterogjen. Është i kultivuar, i krijuar dhe i ushqyer për tri dekada e gjysmë. Në nivel individual, privat, grupor. Nga zemërimi, ndonjëherë kishte shpërthyer në protesta e demonstrata, edhe të përgjakshme, por pa u arritur përmirësimi i asaj që duhej. Ndonëse përpjekjet kishin dështuar, qytetarët, masat e prekura, nuk ishin bindur, nuk kishin ndryshuar mendim. Jo, sepse gjendja nuk ishte korrektuar në raport ndaj tij si individ e edhe si shoqëri. E tash, duket se këto perceptime atomike janë bashkuar, kalibruar, konektuar dhe po bashkërendohen. Dhe ajo që quhet gjenerata Z, gjenerata e internetit, e rrjeteve sociale dhe e teknologjisë së mençur si mjet komunikimi masiv, nuk mund të pushtohet e as të shpartallohet, sepse ajo është sa virtuale aq edhe reale, shfaqet gjithandej dhe arrin te masat pa mund të ndalohet.

E pra, kush ka të drejtë?


lg.php

Bazuar në ligjet dhe vendimet e Kuvendit e të pushteteve të ndryshme, qeveritë në këto tri dekada e gjysmë kanë krijuar një bazë juridike, në të cilën mbështeten. Është treguar se deputetet, për interesa të kastave partiake në pushtet, mund ta konvertojnë votën e tyre në një mall që shitet shumë shtrenjtë. E shkelin vullnetin që elektorati ua ka bartur për t’i përfaqësuar interesat e tyre, të jenë zëri e tyre. Ky tjetërsim bie ndesh me frymën e Kushtetutës sidomos për Shqipërinë si shtet të shqiptarëve. Këtu është ajo hallka ku shpesh janë kontrabanduar vendimeve në dëm të shtetit e të qytetarëve. Populli ua jepte besimin, një pjesë e mjaftueshme e tyre i dilnin të pabesë
Kështu, një masë e jo e paktë qytetarësh, me qindra-mijëra shqiptarë gjithandej, është vetëdijësuar se ai është sovrani, se shteti është i popullit, se “qeveritë duhet të jenë të popullit, prej popullit e për popullin”, por që për tri dekada e gjysmë po ndodhte e kundërta. Qeveritë po dilnin nga populli, tjetërsoheshin nga populli dhe në vend se për popullin, bëheshin për pushtetarët. Ishte vetëdijësuar se askush përveç atij nuk kishte kush ta kryejë përgjegjësinë kushtetuese ndaj kombit, ndaj lirisë së vet. Ndaj Shqipërisë. Kjo nuk ishte kontrata demokratike e popullit me forcat politike. Kontrata ishte që pushteti të jetë në shërim të qytetarëve e jo të kastave politike abuzuesve.
Në aparencë të dy taborët, të dyja palët, kanë mbështetje të fuqishme në pretendimet e tyre, porse duhet mbajtur parasysh se gjithherë, në instance të fundit, është populli, përkatësisht shtresat më të cenuara e prandaj edhe më të vetëdijshmet që e vulosin të drejtën e vet si sovran. Qeveritë ngrihen e bien, por popujt mbeten. Le të kujtojmë se kur shpërtheu revolta qytetare ndaj rendit socialist në Shqipëri pas katër dekada e gjysmë, ishte numri një i pushtetit, Ramiz Alia, ai i cili e kuptoi se kishte ardhur fundi, pasi që sovrani po i jepte shenja se nuk ishte më ai pushtet i pranueshëm, dhe i hapi udhë ndryshimeve, për të shmangur një luftë civile që do të ishte e përgjakshme e ndryshimi ishte i pandalshëm.
Këtej rrjedhë se nga dy legjitimitetet, ai juridik i manipuluar i pushteteve dhe ai real i sovranit, gjithnjë populli është më legjitim, i cili, pavarësisht kostos, është i pashmangshëm dhe përmbushet. Legjitimiteti i sovranit është i pandryshueshëm, i patjetërsueshëm dhe i patejkalueshëm. Ai ka të drejtën e pacenueshme që të ndryshojë gjithçka që atij i duket e mirë. Dhe pushteti duhet të jetë kurdoherë në shërbim të asaj të mire.

***
Pushtetet në Shqipëri, mbështetur në verdiktin që ua ka dhënë elektorati gjatë zgjedhjeve, ani se shpesh këto ishin kontestuar dhe ishin quajtur të manipuluara, megjithatë ishin pranuar dhe ishin konstituuar legjislaturat e parlamentit dhe qeveritë e ishte zgjedhur presidentët. Në aparencë, juridikisht dukej në rregull, megjithëse po të bëheshin shqyrtime të detajuara me frymën e Kushtetutës do të shquheshin shpërputhje të cilat janë të pashembullta në praktikat perëndimore, e lëre më në raport me drejtësinë e paanshme dhe ashtu sikundër sanksionohet në ligje.
Sjellja e pushtetarëve, fill pas fitores së zgjedhjeve, ishte aq autoritare, që ndonjëherë prekte edhe kufijtë tiranisë.
Sigurisht që qytetarët i shihnin abuzimet me pushtetin e me shtetin, përvetësimet, korrupsionin, nepotizmin enorm, ndonëse nuk e dinin se si procedoheshin ato. Kjo përplotësohej nga përplasjet midis grupacioneve të ndryshme partiake në parlament, ku akuzat e rëndomta kundrejt njëri-tjetri ishin për pasurim përmes abuzimeve me resurset e shtetit. Dhe përgjithësisht, ishin faktike. Por drejtësia, e kapur nga pushteti, ishte e pafuqishme të vepronte.
Qytetarët e dinë fuqinë e pushtetit dhe pasojat e konfrontimit me të, ndaj dhe kishin zgjedhur që pakënaqësitë e tyre t’i artikulonin e t’i sendërtonin përmes votës, që të zgjedhnim deputetët dhe partitë e caktuara, që t’ua delegonin vullnetin e tyre për përmirësimin e gjendjes dhe për ndalimin e abuzimeve me shtetin, atdheun, resurset e buxhetin nga ana e pushtetit.
Dhe jo pak, po tri dekada e gjysmë.

E ç’doli nga kjo?

Pak.
Fare pak, krahasuar me sa mund të bëhej për qytetarët.
Ose krahasuar me atë se sa ishte bërë për kastat politike që ishin majmur me përfitime financiare duke e kthyer politikën në një biznes pasurimi duke vjedhur buxhetin e shtetit, domethënë qytetarët.
Secili pushtetar, sapo ulej në kolltukun e kryeministrit, zëvendëskryeministrit apo të ministrave, projektoheshin objektivat për përvetësimet e tyre që merrnin përmasat e mekanizmave zhvatës thuaja të hapur e pa droje. Nuk ka logjikë që mundet ta shpjegojë me anë të pagës së pushtetarëve dhe deputetëve pasurimin enorm të pushtetarëve dhe të kastave politike të establishmentit në këto tri dekada e gjysmë.
Shpresat shuheshin, pastaj, në kohë zgjedhjesh, ringjalleshin, e fill pas zgjedhjeve pasonte zhgënjimi. Zhgënjim dekadë pas dekade. Këtej buron perceptimi, jo fiktiv po real, se pushtetet, pavarësisht se cila parti fitonte, tjetërsoheshin dhe ktheheshin në mekanizma shfrytëzimi, abuzimi, përvetësimi, korrupsioni e deri edhe te sjellja sikur Shqipëria të ishte pronë private e pushtetarëve.

Çka i mbetej sovranit, popullit, kombit, atdheut?


Pamundësia, nënshtrimi, heshtja, përulja, poshtërimi, nëpërkëmbja, ngulfatja, shtypja, shfrytëzimi.

***
Të ndjerë të dobët ndaj pushtetit në krye të aparatit të dhunës shtetërore që edhe e kishte ndjerë në kurriz të vetin ndonjëherë dhe pangopësisë së politikanëve, qytetarët mbase e keqkuptuan se demokracia e nëpërkëmbte popullin dhe e fuqizonte klasën politike, se atyre nuk u mbetej më perspektivë në atdheun e tyre dhe kërkuan perspektiva të tjera, jashtë atdheut.
Emigrimi u bë një portë ku kërkohej shpëtimi, shpresa, jeta. Vërshuan me qindra-mijëra në të katër anët e botës, nga që atdheu i tyre ishte tëhuajtur për ta, ishte përvetësuar nga klasat politike që rivalizonin për zhvatje personale e të kastave të tyre, e aspak për nevojat e qytetarëve dhe të shtetit.
Në vendet e perëndimit emigrantët shqiptarë gjetën vende pune, të ardhura sipas standardit, siguri sociale, mirëqenie ekzistenciale, dhe u ndjenë të shpëtuar. Ndonëse nuk përjetonin diskriminim, përkundër mikpritjes dhe mirëtrajtimit, nuk gjetën në ato vende një atdhe, nuk gjetën kombin e vet, nuk gjetën rehati shpirtërore. Përkundrazi, u mbeti një zbrazëti e madhe, një vakum, një mungesë, një mall dhe një ndjenjë braktisjeje nga shteti që duhej t’u dilte zot. Ishin peng të dëbimit nga politika. E përpiqeshin me zor ta ruanin identitetin e vet. Veçse ky identitet ishte dobësuar, ishte nëpërkëmbur, ishte njollosur e ishte zvetënuar nga pushtetarët të cilët, ndonëse ndërroheshin, vetëm sa e forconin ndjenjën qytetare të të qenit të huaj në atdheun e vet, dhe e minonin krenarinë e të qenit shqiptar. Atdheun e vet të begatë nga natyra e resurset, ua kishin rrëmbyer kasta e grabitqarëve politikë që po e shtonin pasurinë e vet, ndërkohë që atyre u pamundësohej jetesa në atdhe.
Në vendet perëndimore, pa probleme ekzistenciale dhe me një të ardhme të sigurt të mirëqenies së tyre, mërgimtarët nisën të kuptonin vendet demokracinë ku jetonin, shtetet e ndryshme të BE-së, SHBA-të, Australinë e Kanadanë. Të shquanin mendësinë e tyre. Përse ata popuj ndjeheshin mirë në atdheun e tyre? Përse pushtetet atje i zbatonin ligjet e vendit? Përse njerëzit kishin besim te institucionet shtetërore? Përse partitë politike garonin në zgjedhje me programe zhvillimore dhe përse ato zbatoheshin pas ardhjes në pushtet e nëse jo – jepnin dorëheqje ose i ndëshkonte elektorati? Dhe mbi të gjitha, përse kur qeveritë tentonin të manovronin me shtetin jo në përputhje me ligjet apo Kushtetutën, e që cenonte sado pak atdheun e popullin si sovran – qytetarët reagonin, organizoheshin, protestonin duke shfaqur kundërshtimin e tyre dhe – qeveritë, kur shihnin qëndrueshmërinë e masave, tërhiqeshin, ndaleshin, e anulonin vendimin që e kundërshtonte populli dhe, zakonisht, edhe jepnin dorëheqje. Kjo ishte kontrata reale shoqërore. Politika kishte moral. Pushtetarët kishin ndjenjën e përgjegjësisë.
Kësisoj, kuptuan se në vendet e perëndimit vlerat e pranuara nuk ishin formale, vetëm deklarative, por ishin reale, përmbajtjesore, dhe se atyre u përmbaheshin, përgjithësisht, pushtetarët, institucionet, por edhe qytetarët. Fryma e kushtetutës, të drejtat dhe detyrimet ligjore, e drejta e punësimit, e konkurrimit, e kritikës dhe e protestave – ishin baza e shtetit dhe e pushtetit. E pikërisht kjo ju mungonte në atdheun e tyre.
Kur vinin në atdhe për pushime, me njerëzit e rrethit familjar e shoqëror, tregoheshin këto vlera dhe se si funksiononte shteti e pushteti atje. Kësisoj, natyrshëm, po përhapeshin përvojat e mira perëndimore. Po krijohej perceptimi se si duhej të ishte shteti. Se si duhej të vepronin pushtetarët. Se si duhej dhe kur duhej reaguar qytetarët për të mbrojtur veten e vet, të sotmen dhe të ardhmen.
Ata që kishin ikur nga atdheu për të kërkuar shpresë gjetiu, po ktheheshin si shpresë në atdhe. Nga vendet e perëndimit kishin mësuar se atdheu duhet të duhet jo vetëm me fjalë, po mbi të gjitha me vepra dhe me punë të mira, duke zbatuar ligjet pa përjashtim e me vetë përgjegjësi. Se duhet ndjerë krenari me kombin, jo vetëm në mënyrë folklorike, por edhe si përkatësi dhe për t’i dilte zot atdheut. Kishin mësuar se në perëndim qytetarët nuk rrihnin gjoks, nuk mburreshin e nuk shpërfaqnin trimërinë, por kishin dinjitet dhe ishin vigjilentë ndaj qeverive të tyre dhe reagonin me vendosmëri kur ato kishin tendencë shmangie nga vlerat e pranuara me konsensus nga të gjithë. Shqiptarët kështu mësuan një mendësi tjetër e një mentalitet shtetformues dhe e mposhtën zhgënjimin sepse e kuptuan se nuk i kishte fajet atdheu, as kombi, as shteti, as historia, as kultura, po politika dhe, si rrjedhojë e kësaj, pushteti. Kjo u shndërrua në vetëdije të atyre që e kuptuan.
Këtej u krijua perceptimi i vërtetë se nuk ishte se atdheu ishte stërkequra, nuk ishte se kombi shqiptar ishte metamorfozuar, se shteti ishte kundër sovranit. Jo, ishin kastat politike ato që kishin braktisur interesat reale të kombit.

***

Po qe se shihen zhvillimet aktuale, përgjatë tërë qershorit, krijohet tabloja se Shqipëria është ndarë në dy taborre.
Në njërën anë janë qytetarët, disa qindra-mijëra, që po mbushin sheshet e kryeqytetit, me simbole kombëtare, me flamurët shqiptar, me parulla, kërkesa e fjalime oratorësh të ndryshëm, disa të rastit, disa të aranzhuar. Ajo është Shqipëria reale, është sovrani i cili ka marrë guximin për t’u shfaqur që të ndalë të keqen, sa nuk ka marrë përmasa që nuk mund të zhbëhet më. Ata po e ngrenë zërin që atdheu i tyre të bëhet i tillë si vendet e perëndimit, si ato të BE-së: shtëpia e vetme në botë që është autoktone e shqiptarëve, që u ruajt ndër shekuj e brez pas brezi me sakrifica e flijime të jshtëzakonshme, nga parahistoria e deri në ditët tona, ndonëse i kafshuan atdheun egërsisht pushtuesit fqinj e ata të ardhur nga larg sa që Ballkani dikur ishte siujdhesa Ilirike e tash është tkurrur në më pak se të dhjetën e asaj që e kishte dikur.
Në anën tjetër, pushteti po vazhdon të duket ende komod, të pretendojë se është propaganda, se gjithçka është si duhet në Shqipëri. Porse Parlamenti Evropian theksoi se qeveria shqiptare duhet të heq dorë nga privatizimi i zonave të mbrojtura dhe habitatet e rrlla si ai i flamingove, si problem që prek interesat vitale të vendit. Evropianët e dinë se populli ka të drejtë, se vlerat e deklaruara duhet të praktikohen dhe të zbatohen e jo të mbahen si dekor për t’u strehuar korrupsioni e abuzuesit. Se investimet duhet bërë gjithsesi, por pa mundësuar krijimin e enklavave, të cilat bëhen si plage kancerogjene për shtetin, atdheun dhe ndryshojnë strukturën e sovranit. Për më tepër, pushteti po përpiqet t’ua atribuojë shkaqet inteligjencave të huaja, spiunëve, kolonës së pestë. Natyrisht, këto nuk përjashtohen si mundësi, porse pushteti është dashur të veprojë me kohë ndaj tyre, t’i neutralizojë, shpartallojë. Megjithatë, burimi i vërtetë i pakënaqësisë, është te raporti i tjetërsuar i pushtetit me qytetarët.

***
Kësaj here gjithçka shkrepi në Zvërnec, e flamingot erdhën në sheshet e Tiranës. Në fakt, kjo nuk është aspak e vërtetë, Atje vetëm u bë nisma. Ishte tepër poshtëruese të shihej një qytetar shqiptar të tërhiqet zvarrë nga policia private në një zonë të mbrojtur si natyrë, i cili nuk donte të dëmtonte asgjë po të mbronte atë që ishte shpallur habitat kombëtar; ndërsa policia e shtetit bënte sehir dhe ndalonte qytetarët e jo të neutralizonte policinë private që po cenonte lirinë dhe të drejtën e një qytetari që i dilte zot bukurisë shqiptare.
Kjo e lëndoi krenarinë kombëtare.
Kjo bëri të kuptohej se deri ku mund të shkonte sjellja e privatëve, kur tjetërsohet atdheu!
Mjaftoi kjo, për të prekur sedrën, dinjitetin dhe krenarinë. Dhe u ngjallën shumë pyetje, edhe sa duhet pritur? Kur shitet atdheu, shqiptari trajtohet si invador dhe tërhiqet zvarrë e nesër mund edhe të qëllohet për vdekje!
Mjaft më!

E, çfarë më tutje?

Këtu shfaqet origjinaliteti i popullit, kur ai ndërgjegjësohet për gjendjen e vet dhe për padrejtësitë që i bëhen. Shpejt u kuptua se problemi nuk ishte vetëm Zvërneci, as vetëm në Sazan e gjetiu. Problemi ishte në Tiranë, te pushteti. Atje ishte ndryshuar në vitin 2024 ligji për zonat e mbrojtura, i pa harmonizuar me ligjet e BE-së. Dhe nëse mund të ndryshohej gjendja, ajo nuk mund të bëhej në mënyrë fragmentare askund, jo herë aty e herë këtu, po vetëm në kryeqytet. Atje ishte burimi, atje mund të bëhej ndryshime, për aq sa ai ishte i mundur.
Ndaj dhe njerëzit e revoltuar u nisën për në Tiranë.
Në Tiranë ka pasur shumë protesta, fillonin qetë e ktheheshin në dhunë e përdorim armësh dhe nuk çonin gjëkundi përveç vrasjeve.
Kjo nuk duhej të ndodhte; jo më.
Ndaj dhe protestuesit u identifikuan me flamingot: me bukurinë e tyre, me brishtësinë, me qetësinë dhe me një vizion të qartë.
Të mbronin atdheun.
Shtetin.
Nuk po kundërshtohen arritjet, po abuzimin e kthyer në standard të pushtetit që ua kishte zënë frymën qindra-mijëra shqitparëve.
Të ndalonin të keqen që dukej se ishte kthyer në një bishë që nuk ngopej duke gllabërur buxhetin e shtetit, në emër të gjithfarë interesash, por fare pak të qytetarëve

***
Në Zvërnec u shfaq preteksti; ndjeshmëria ndaj mosrespektimit të bukurisë natyrore të atdheut dhe habitatit të saj estetik.
Në Tiranë po shfaqet shkaku, natyra thellësisht politike. Nëse Shqipëria mund të ndryshojë për të mirë, ajo duhet të vijë nga politika. Dhe politika e brendshme e shtetit është çështje e popullit të Shqipërisë. Këtë e deklaroi edhe Gjermania, edhe BE-ja.
Këtu, shtrohet pyetja: cila politikë mund ta ndryshojë Shqipërinë?
Protestuesit e tregojnë: as e majta në pushtet e as e djathta në opozitë, respektivisht as liderët e tyre tashmë të konsumuar, me politikat e tyre që e kanë shkaktuar zhgënjimin ndër dekada të shqiptarëve. Këta nuk shihen më si alternativa. Kërkohet një perspektivë e re, një qasje e re, një vizion bazuar në vlerat perëndimore, një elitë e re politike që zbaton ligjin.
Shqiptarët nuk aspak janë kundër investimeve që hapin vende të reja pune, që sjellin të mira materiale për shtetin dhe qytetarët e saj e sigurisht duke nënkuptuar edhe fitime për investitorëve; porse jo të tilla që nuk përfiton asgjë buxheti i shtetit, të mos jetë në shërbim të qytetarëve dhe qytetari shqiptar të mos guxojë të sillet aty se tërhiqet zvarrë si alien invador! Jo investime pa transparencë, që nuk i përfillin vlerat autoktone gjeografike, florën e faunën dhe shqiptarët. Jo të tilla, që e bëjnë pushtetin të tolerojë dhunën nga të tjerët ndaj sovranit.
Për investime të tilla, që prekin atë që është vlerë kombëtare, duhet të pyetet populli. Sepse, nëse pushteti nuk i del zot shtetit, në mbrojtje të tij, populli tregon se është zot i atdheut.
Protestuesit në Shqipëri nuk janë rrënues as të shtetit, as të institucioneve e as të arritjeve, jo në frymën e revoltave të viteve të mëparshme. Dihet se kur ka pakënaqësi të grumbulluara, masave shpesh u humbet arsyeja dhe bëhen veprime që nuk duhet. Kësaj radhe, për një muaj të tërë, nuk po eskalon gjendja dhe kjo është një mendësi e re shqiptare, një mentalitet i kualitetit perëndimor, një dashuri e vërtetë për atdheun e për shtetin.
E pra pakënaqësia është fokusuar në një pike: në kontradiktën me pushtetin. Mënyra e qeverisjeve me abuzivitet, me përfitime, me nëpërkëmbje të shqiptarit si të ishte skllav ose qytetar i rendit të dytë, pasurimi enorm pushtetarëve, korrupsioni si kancer në trupin e shtetit e të kombit shqiptar. Kjo kontradiktë është e papajtueshme, thuaja e kthyer në antagonizëm, por ende nuk e ka arritur pikën e vlimit. Nuk do të ketë pajtim me këtë trend politik të privatizimit të pushtetit në kurriz të popullit, ku buxheti konsiderohet si thesar për t’ia ngulur kthetrat e zhvatjes. Shqiptarët janë ndërgjegjësuar, e kanë ringjallur krenarinë kombëtare, e kanë kuptuar fuqinë e vet si popull, ata janë zgjuar. Po duan t’ia kthejnë dinjitetin Shqipërisë, ta bëjnë jo vetëm në makijazh, po edhe në substancë një vend me vlera të njëmendta perëndimore: ku vlerësohet liria, e drejta e qytetarit, ku pushteti është në shërbim të sovranit, të popullit, të atdheut e të shtetit.

***
Për ditë të tëra, 26 ditë radhazi, qindra-mijëra shqiptarë po vazhdojnë protestën paqësore, duke afirmuar vlerat kulturore shqiptare, duke bashkuar shqiptarët e të gjitha trevave kombëtare e nga shtete të ndryshme perëndimore rreth kauzës për një pushtet me qeverisje të mirë e që shtetasve të vet u jep krenari. Ata po duan një ndryshim për së mbari, të mirëfilltë, ku ligji të jetë për t’u zbatuar paanshëm për secilin, ndaj dhe po quhet revolucioni i flamingove, duke përkujtuar shtytjen e parë.
Ky revolucion po merr karakter të mirëfilltë politik. Po shpreh mosbesimin te pushteti aktual dhe te garniturat e konsumuara politikisht. Po kërkon dorëheqjen. Po duan që në pushtet të vijnë njerëz të dëshmuar për përkushtim, po edhe që kanë kontribuar. Dhe Shqipëria ka jo pak të tillë, disa prej të cilëve (si p.sh filozofi i madh Artan Fuga) vazhdimisht kanë shprehur opsione për avancim e përmirësim, por që pushteti i ka mbajtur larg. Korrupsioni, abuziviteti, përvetësimet e paligjshme, zhvatjet janë veprime të organizuara, të sinkronizuara dhe duke shpërfillur ligjet e Kushtetutën. Shkëlqyeshëm që protestat po vazhdojnë paqësisht. Populli nuk ka se çfarë të humb, por mund të fitojë.
Këtë po e shfrytëzojnë kastat e vjetra politike për të manovruar, për të lodhur protestuesit, për t’i përçarë, për t’i etiketuar, për t’i shantazhuar e për t’i dëshpëruar masat e qindra-mijëra shqiptarëve se nuk mund të kalojë vullneti i sovranit. Pushteti nuk do të duhej ta shtynte gjendjen në kufijtë ekstrem. Nuk duhet të detyrohen flamingot të shndërrohen në shqiponja. Një revolucion paqësor do t’u konvenonte të gjithëve, me përjashtim të atyre që janë të zhytur në korrupsion, abuzim e krim. Me të tillët po merret e do të merret SPAK, që i nxori në opinion keqpërdorimet enorme të pushtetarëve; megjithatë, për të gjithë ata që ka fakte për keqpërdorime e pasurim me anë abuzimi të pushtetit, fjalën e vet duhet ta thotë drejtësia ligjore.
Nga ajo sa pa shihet deri më tash, duket se po lypset të vihet në jetë maksima e presidentit amerikan Linkoln, paraqitur në Fjalimin e Gettysburgut më 19 nëntor 1863, për konceptin e demokracisë: “Qeverisje e popullit, nga populli, për popullin”.
Me fjalë të tjera, po kërkohet demokracia substanciale, ajo që popullin, interesin e tij e ka në fokus e jo të kastave zhvatëse.
Epilogu ende nuk dihet, ka rreziqe të shumta, të zvarritet, të minohet, të çoroditet, të venitet.
Pafundësisht nuk mund të vazhdojë kështu.
Ndryshimi është rrënjosur në ndërgjegjen shqiptare, Shqipëria duhet të tregojë kurajën për zgjidhje paqësore.
Sido që të jetë, një gjë dihet.
Kryengritja paqësore e flamingove u bë një lëvizje kombëtare e cila i zgjoi shqiptarët, tregoi se ata kanë ndryshuar mendësinë ndaj shtetit e ndaj pushtetit, se e duan atdheun, se duan ta shohin si vendet e perëndimit në zhvillim e prosperitet, të jenë krenar për të dhe të mos ndjehen të turpëruar në vendet perëndimore ku jetojnë se shqiptarët nuk dinë të bëjnë shtet, se shqiptarët janë me ndërgjegje të korruptuar, po pushteti të jetë në shërbim të atdheut e të qytetarëve e jo në shërbim të kastave që nuk ngopen si ushujzat. Dhe u tregoi zhvatësve se ata nuk mund të sillen ndaj atdheut, kombit e sovranit me mospërfillje. Se pushteti duhet të jetë i popullit, nga populli, për popullin. Qoftë edhe vetëm kjo, është një fitore e madhe qytetare, kulturore, kombëtare. U krijua një filozofi moderne e dashurisë ndaj atdheut, ndaj shtetit ligjor real, ndaj kombit. Jo të shkatërrojnë, po të korrektojnë. Vlerat e njëmendta t’i kthejnë në standarde të vlefshme e të respektueshme. Një filozofi që tregon se shqiptarët dinë të bëjnë kthesën e madhe në interes të kombit, të atdheut e të shtetit.
 
rama.png


Rama: Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro​

05 korrik 2026| 12:59
Në një intervistë për ZDF, Kryeministri Edi Rama ka folur për protestat, konfliktin mes politikës, mbrojtjes së natyrës dhe investimeve, si edhe rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.


Intervista e plotë:

lg.php

ZDFheute: Zoti Kryeministër, duam të kuptojmë më mirë strukturën dhe planet e investitorëve që po planifikojnë një resort pushimi në Zvërnec, pranë lagunës. Deri tani nuk është plotësisht e qartë kush janë investitorët dhe cili është roli i shtetit. A mund ta sqaroni?

Rama: Nuk e di se çfarë informacioni keni, por ka disa përgjigje të thjeshta. Së pari, prona është private. Së dyti, pronat private në Shqipëri zhvillohen në bazë të marrëveshjeve mes pronarëve dhe investitorëve të mundshëm. Së treti, ende nuk ka një plan përfundimtar, sepse procesi po ndiqet me shumë kujdes nga institucionet tona, për të garantuar që projekti do të respektojë rregullat dhe standardet që janë të rëndësishme për ne. Nuk e di çfarë keni zbuluar ju.

ZDFheute: Përsa i përket rolit të shtetit, kemi konstatuar se janë ndryshuar disa ligje që kanë lehtësuar kufizimet për mbrojtjen e natyrës. Është zvogëluar zona e mbrojtur për të mundësuar ndërtimin e një aeroporti dhe janë lejuar ndërtime në një zonë që më parë ishte e mbrojtur. Kritikët thonë se në këtë mënyrë shteti ka lehtësuar investimin dhe për rrjedhojë ka një rol të drejtpërdrejtë.

lg.php

Rama: Nuk është bërë asnjë ndryshim për të hapur mundësinë e ndërtimit në zonat e mbrojtura ku ndërtimet nuk lejohen. Zonat e mbrojtura në Shqipëri kanë status të veçantë. Mbrojtja e tyre bazohet në kategoritë e Bashkimit Evropian dhe në parimin e praktikave më të mira. Kjo do të thotë se jo të gjitha zonat kanë të njëjtin nivel mbrojtjeje ndaj ndërhyrjeve dhe zhvillimit; ka kategori të ndryshme.

ZDFheute: Megjithatë, pikërisht në qendër të zonës së mbrojtur kanë nisur punime disa javë më parë. Ju thoni se deri tani ka vetëm plane dhe nuk ka leje ndërtimi. Ne ishim në qendër të lagunës dhe i pamë punimet.

Rama: Nuk ka leje ndërtimi për atë zonë. Nga ana tjetër, sipas ligjit shqiptar, prona private mund të rrethohet. Mund të jepet edhe një leje e përkohshme për punime përgatitore, përfshirë vlerësimin e ndikimit në mjedis.

ZDFheute: Por si mund të nisin punimet, siç thoni ju, kur të drejtat e pronësisë nuk janë sqaruar ende? Siç e dini, Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka shfuqizuar në të paktën dy raste fitimin e pronësisë dhe i ka kthyer çështjet në gjykatat më të ulëta.

Rama: Kushdo mund të ketë pretendime, por që një pretendim të marrë vlerë ligjore duhet të konfirmohet nga gjykata. Deri atëherë, një pretendim nuk mjafton për të ndalur gjithçka derisa gjykata të vendosë ndryshe, sepse institucionet shtetërore veprojnë mbi bazën e dokumenteve, jo pretendimeve. Derisa një titull pronësie nuk është i juaji, nuk mund të kërkoni që prona të mos zhvillohet vetëm sepse pretendoni se duhet t’ju përkasë juve.


ZDFheute: A nuk jeni ju, si Kryeministër, përgjegjës për transparencën politike?

Rama: Transparenca është krejtësisht e dukshme. Është shumë e lehtë ta shohësh, por nëse nuk do ta shohësh, sigurisht që ajo bëhet e padukshme. Si Kryeministër i këtij vendi, unë nuk ju tregoj histori. Janë të tjerët ata që tregojnë histori.

Versioni im është ky: Ka tituj të ndryshëm pronësie. Ekziston një marrëveshje mes pronarëve dhe investitorëve. Ky proces ka nisur.

Ka kërkesa nga autoritetet shqiptare për respektimin e rregullave dhe për vlerësimin e ndikimit në mjedis. Kjo histori bazohet në fakte. Pjesa tjetër bazohet në interpretime.

ZDFheute: Do të thotë kjo se ju vazhdoni ta mbështesni projektin?

Rama: Nuk mund t’i themi thjesht jo një investimi me vlerë mbi katër miliardë euro. Dhe nëse rezultati përfundimtar nuk është i kënaqshëm, atëherë nuk do të vazhdojmë me të.

ZDFheute: Ndërkohë, kjo çështje ka marrë edhe dimension politik. Çdo ditë shqiptarët protestojnë kundër projektit në lagunë, kundër mungesës së transparencës dhe korrupsionit. Ata e quajnë lëvizjen “Revolucioni i Flamingove”. Si i shihni këto protesta?

Rama: Nuk kam asgjë kundër njerëzve që protestojnë. Unë kundërshtoj ata që mendojnë se kanë të drejtë t’u japin leksione të tjerëve.

Ata protestojnë sepse kanë të drejtë ta bëjnë dhe sepse kanë shqetësimet e tyre. Kanë të drejtë të shprehin mendimin, të protestojnë, të kritikojnë dhe madje të jenë kundër meje.

Siç e shihni, Zvërneci nuk është më në qendër të protestave. Kjo temë ka dalë prej javësh nga axhenda. Flamingot kanë mbetur si simbol, sepse janë një simbol i fortë, por njerëzit kanë shumë arsye të tjera për të dalë në rrugë. Dhe unë i kuptoj. Nuk po flas për ta.

Lëvizja protestuese përbëhet nga dy pjesë. Nga njëra anë janë qytetarët e zakonshëm. Për ta kam shumë respekt dhe përpiqem të kuptoj çfarë i shqetëson. Nga ana tjetër janë organizatorët, ata që i drejtojnë dhe i kontrollojnë këto protesta. Pikërisht atyre u referohem kur flas për “udhëzime”. Janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme.

Top Channel
 
collage-1-1-600x360-1.jpg


Azemi i LV-së në protestë, Balla: Është mik i Mujecit, janë kundër Edi Ramës se i arrestuam me 11 mijë doza drogë​

09 korrik 2026| 11:38
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, ka komentuar pjesëmarrjen e zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, ish-deputetit Egzon Azemi në protestën kundër qeverisë në Tiranë.



Balla ka publikuar një video në “Facebook”, duke thënë se Azemi është edhe mik i Besnik Mujecit, aktivstit të LVV-së i cili në verën e vitit 2023 ishte arrestuar në Tiranë për shitje droge.

lg.php

“Transparenca e Protestës🦩identifikojmë sorrat🐦‍⬛ Kur unë flas për sorra inkubatorësh të urrejtjes nga Prishtina dhe Tetova, të cilët maskohen si shqiponja diaspore e kam fjalen për tipa si këta në video që sigurisht nuk kanë si të jenë pro qeverisë së Tiranës. Normal janë kundër Edi Ramës. Edhe kundër meje, pse jo. Sepse i kemi arrestuar me 11 mijë doza drogë”, shkroi Balla në postim.

Azemi para disa ditësh publikoi një video në “Facebook” nga protesta në Tiranë.

:Sheshit të Shqipërisë së Re nuk i shihej as fillimi, as fundi.
❤️
Nuk mund të mos i bashkohesha një thirrjeje kaq të sinqertë e energjike, që prej 35 ditësh me radhë po ushton kaq pastër e kaq fort! Shqipëria është atdheu i secilit shqiptar dhe kur tentohet të falet e të shitet, nuk do të heshtim kurrë”, kishte shkruar ai në një postim në “Facebook”.

 
Back
Top