• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Shkatrimi i Jugosllavisë - paradoks Balkanik ?

busavata

Rebel pa arsye
Staff member
filloi ne Kosovë

2m5lys2.jpg


22 vjet ma parë Millosheviqi e mbajti tubimin ne Gazimestan .. u mbledhen me qindra mije serb ne ate mitig .. ku ne atë kohë presidenti i Serbis i permendi luftat e Serbve , luftat shekullore .. edhe u tha se lufta ende nuk ka perfundue , ne jemi edhe sot ne luftë.. ..edhe Milloshiviqi ja premtoj Serbve Serbijen e madhe ...ne Gazimestan ...me 28.06.1989
Ketu ishte fillimi i shkatrimit te Jugosllavis...

ne kongresin e !4 te Lidhjes se Komunistve te Jugosllavisë , te mbajtun me 22 .04 .1990 Millosheviq kerkon marjen e Autonomisë se Kosoves , e cila ishte me kushtetuten e vitit 1974
Krahina Socialiste Autonome e Kosoves ... ku delegatet e Kroacijes edhe Sllovenise nuk pranuan edhe largohen nga Kongresi i Lidhjes Komuniste te Jugosllavis...
 
Përgjigje e: Shkatrimi i Jugosllavisë - paradoks Balkanik ?

...ne vitin 1990 , menjehere ma pas keti rasti shpallen zgjedhjet e reja ne te gjitha Republikat e Jugosllavis..ku ne Kroaci lajmrohen pllakate te Franjo Tuđman " Sve za Hrvatsku " ( Te gjitha per Kroacin ) por edhe Sllovenija si Kroacija e paraqesin nga nje kushtetutë shtetrore ..deshirojm ndarje ... pamvarsin ..e cila e paralajmerom transformimin e federates ne konfederatë..

http://www.youtube.com/watch?v=Waz11ihnY8w&feature=player_embedded

me 13.05.1990 ne stadionin Maksimir ne Zagreb luhet ndeshja futbollistike ne mes te Dinano-Crvena Zvezda ku ndodh diqka qe ne ate koh nuk ishte e lejuar .. ishte takimi i dyekipeve ma te forta te futbollit Dinamo nga Zagrebi edhe C.Zvezda nga Beogradi ..ku simpatizuesit e C.Zvezdes therasin parolla nacionaliste edhe fillon tollovia..rahje ne mes te publikut e cila zgjerohet edhe ne fushen e futbollit...

p.s. ne ate koh ne Kosovë ishte gjendja e jashtzakonshme edhe ora policore ..
 
Përgjigje e: Shkatrimi i Jugosllavisë - paradoks Balkanik ?

28 Shkurt 1991. Knini u shpall rajonin Autonom i "Krajinës Serbe". Fillon persekutimin e familjeve kroate dhe pranimin e refugjatëve serbë nga pjesët e tjera të Kroacisë. Në mars të keti viti ndodh konflikti i armatosur mes kroatëve dhe serbëve. Në njërën anë MUP-i (policia kroate), ZNG (bashkimi i Gardës Kombëtare) . Ata së bashku luftuan kundër vullnetarëve serb edhe njësitve paramilitare te Serbve nga Kroacia , Bosnja dhe Serbia , pra me qetnikë edhe e APJ (Armata Popullore e Jugosllavisë ).
 
Përgjigje e: Shkatrimi i Jugosllavisë - paradoks Balkanik ?

10.3. 1991.ne selinë e APJ-së në Beograd u mbajt një takim dramatik i Kryesisë së Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ). Kryetari i APJ-së , per vendimin zyrtar , për ndërhyrjen e forcave të armatosura edhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, të urdhërojë ushtrinë që të mund të ndërhynin për ti ndaluar trazirat në Slloveni dhe Kroaci.
Serbia, Mali i Zi, Kosova dhe Vojvodina e kan mbështetur kërkesën, kurse Kroacisa , Sllovenia, Maqedonia dhe Bosnje-Hercegovina ishin kundër. Kërkesa ishte refuzuar.
 
Përgjigje e: Shkatrimi i Jugosllavisë - paradoks Balkanik ?

me 25.06.1991 Kroacia dhe Sllovenia e shpallin pavarësinë. Sllovenia në të njëjtën ditë (25 qershor) e merr kontrollin e kufijve të saj .
lufta-Dhjet-ditëshe në Slloveni
26 Qershor 1991. në mënyrë për të parandaluar ndarjen e Sllovenisë nga Jugosllavia. ushtria jugosllave, me aeroplanët luftarakë MiG-29 ben sulme dhe bombarduan aeroportin e Lubjanës. E ashtuquajtura "lufta 10-ditore", përfundoi në një marrëveshje të përfunduar në Brioni ndërmjetësoi Komunitetit Evropian.

Pas referendumit, dhe Maqedonia 19 Nëntor 1991. deklaron pavarësinë.
 
Përgjigje e: Shkatrimi i Jugosllavisë - paradoks Balkanik ?

Eskalimi i luftës në Kroaci

Pavarësisht nga ndalimin e dërgesave të armëve nga ana e Bashkimit Evropian, lufta erdhi në Kroaci. JNA zënë zonën përreth liqeneve te Plitvices , aty kah mesi i korrikut, konfliktet e armatosura shkallëzohet edhe të kthehen në një luftë. Në shtator 1991. trupat paraushtarake serbe me ndihmën e APJ-së konfiskuan një të tretën e Kroacisë. Vendi është i ndarë praktikisht më një rrugë kryesore në drejtim të Dalmacisë .
 
Përgjigje e: Shkatrimi i Jugosllavisë - paradoks Balkanik ?

148kdg0.jpg


Vukovar 18.11.1991

Rrethimi i Vukovarit nga Ushtria Jugosllave dhe forcat paraushtarake serbe, zgjati 87 ditë. Rezistenca ishte thyer 18.11.1991 Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë (ICTY), konfirmoi më vonë në një dokument të shkruar që ushtarët e APJ-së vrarë rreth 200 njerëz në masakrën e Vukovarit, dhe që kufomat ishin varrosur në një varr masiv. Së paku 1.500 persona janë marrë nga Vukovari në kampet serbe.
 
Përgjigje e: Shkatrimi i Jugosllavisë - paradoks Balkanik ?

2up9sg1.jpg


me 23.12.1991 , Njohja e pamvarsisë Kroate dhe Sllovene

Duke garantuar ndërkombëtarisht të drejtën për vetëvendosje, qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë ( ne foto: ish-kancelari Helmut Kohl dhe ministri i jashtëm Hans-Dietrich Genscher) e njohin Pamvarsin e Kroacisë dhe Sllovenisë, edhe pse të dy vendet ende nuk i kishin plotësuar të gjitha kërkesat përkatëse të Komunitetit Europian (p.sh. mbrojtjen e minoriteteve). Në fillim të 1992. dhe vende të tjera e kanë njohur pavarësinë e Kroate dhe Sllovene.
 
Përgjigje e: Shkatrimi i Jugosllavisë - paradoks Balkanik ?

wh0311.jpg


me 03.03.1992 , fillimi i luftës në Bosnje dhe Hercegovinë

Pas referendumit, 3 Mars dhe Bosnja e Hercegovina shpall pavarësinë. Vjen në konflikt ushtarak mes të serbëve të Bosnjës në njërën anë dhe kroatëve dhe boshnjakëve në anën tjetër. JNA 5 Prill merr aeroportin e Sarajevës, e cila fillon rrethimin edhe bombardimin e Sarajeves . Pasi qe Komunitetit Europian e ben te njohur pavarësinë e Bosnje-Hercegovinës, në të gjithë vendin shpërthen një lufë e ashpër shumvjeqare .
 
Përgjigje e: Shkatrimi i Jugosllavisë - paradoks Balkanik ?

27 Prill 1992 , Serbia dhe Mali i Zi , "formojnë" Republikën Federale të Jugosllavisë. këshilli i Sigurimit të OKB-së vendosin sanksione kundër Jugosllavisë.

vrasje masive
me 02.08.1992 , gazetari Roy Gutman asht i pari i cili shkruan ne gazeten "Newsday", për vrasjet masive të të burgosurve në kampet serbe
 
Përgjigje e: Shkatrimi i Jugosllavisë - paradoks Balkanik ?

Srebrenica , 1995

vëmendjen , publike , ndërkombëtare e ka tërhequr situata në Srebrenicë , në korrik 1995. Serbët e Bosnjës nën komandën e Ratko Mlladiç, kanë fituar enklavë boshnjake, e cila ne atë koh ka pas statusin zyrtar "e zonës së mbrojtur nga OKB ." Nga Srebrenica u morën dhe u vranë mbi 8.000 njerëz (vetëm meshkuj).
ushtarët Holandeze ("helmetat blu"), ishin ata të cilët ishin te caktuar per të mbrojtur Srebrenicën.

29m1z76.jpg


paramilitaret serb duke i derguar civilistet per ti pushkatue ... , te cilet i kan mar ne kampin e Srebrenices ...
 
Përgjigje e: Shkatrimi i Jugosllavisë - paradoks Balkanik ?

Marrëveshja e paqes në Dejton , 1995

21 Nëntor (me ndërmjetësimin e Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Rusisë dhe SHBA) në një bazë ushtarake Amerikane në Dejton nënshkruan një marrëveshje paqeje, qe Bosnja dhe Herzegovina për t'u bërë një shtet federal me dy entitete. Përveç kësaj, u ra dakord në Dayton dhe përfundimi e konfliktit serbo-kroate.

1zqt53d.jpg


Marrëveshje me 14 Dhjetor në Paris, e nënshkruan kryetarët e tri shteteve: Alija Izetbegoviç, Franjo Tugjman dhe Sllobodan Millosheviq.
 
Përgjigje e: Shkatrimi i Jugosllavisë - paradoks Balkanik ?

ky ishte shkatrmi i RSFJ-së edhe "formimi" i RFJ-së... ku popullsija e Krahines Socialiste Autonome të Kosoves nuk i shte e kenaqur , edhe kerkonin Autonomi te plotë ose Republikë... shkaku se ne ate kohë presidenti i Serbise e kishte terhjekur Autonomin e vitit 1974 .. edhe Kosova quhej Krahina Socialiste e Kosoves dhe Metohisë...
 
Përgjigje e: Shkatrimi i Jugosllavisë - paradoks Balkanik ?

pasi qe minatorët e shprehen pa kenaqsin e tyre , per vendimet e mara te milloseviqit per marjen e Autonomis se Kosoves ...greves se urisë ju bashkangjiten shum organizata punuese si edhe te gjith studentet e Kosoves ....
kurse pergjegja e millosheviqit ishte shpallja e ores policore edhe vendosja e forcave speciale te milicisë si edhe prezenca e Armates Popullore te Jugosllavis...

ma se miri e dokumenton kjo video e cila nuk don koment

kujdes nuk është e preferushme per persona ma te ri se 18 vjetë

http://video.google.com/videoplay?docid=-504405176007916604
 
Përgjigje e: Shkatrimi i Jugosllavisë - paradoks Balkanik ?

teme e mire,Shkatrimi i Jugosllavisë:d

si sot e mbaj mend se fillimi i luftes per Shkaterrimin e jugosllavise filloi ne Slloveni,pra shkurtimisht asaj kohe u paraqit dhe Ushtria Sllovene por me mbeshtetje shume te madhe Gjermane dhe Austriake etj, ne te paren dit u vrane 7 oficere te armates jugosllave dhe nje ushtar Shqiptar me mbiemrin Osmani me 22 plumba nga Shkupi(ish ushtar i jugosllavise)kurse kazermat e ushtrise se jugosllavise ishin te izoluar nga ushtaret Sllovene pra 100 m. rreth saj kane qene te minuara prej slloveneve kurse rreth kazermes e minuara nga ushtria jugosllave:d (ata qe jane vrare kane dalur me autoblinda dhe tanke,kurse me i kthi te vdekurit ne kazerme kane pasur marrveshje me slovenet)
kurse ne lajme slovenet deklaruan se ushtari Osmani ka qene pikerisht i vrare prej oficereve.
pra Slovenet ishin te pregaditur shume mire,23 pilota Slovene me aeroplana te ri mig 21 kane qene ne gaditshmeri per te fluturuar (thuhet se aeroplanet i kane blere Slovenet) dhe 100000 ushtare Austriak,Gjermane etj.. kane qene ne gaditshmeri lufte me tanke etj.ne kufi te Sllovenise apo te them ish jugosllavise se atehershme per kete ,une personalisht i kam pare me foto ,jugosllavia e ka pasur shpiunimin gjithnje..pra une kam qene telegrafist dhe vezist i vetmi shqiptare dhe prej ne pincgauer keto lajme na kane ardhur nga Beogradi.jo si me pare qe bejshi ushtrime ne ushtri..krejt tjera mjete komunikimi
(kam me shume se nje liber per ta shkruar per kete lol)
keto informacione besoj se nuk i di asnje se komandanti i kazermes ishte Kroat dhe ishte arratisur por dhe ka shkaterruar nje kazerme qe ka qene me armatim:d
pra derisa erdhen diku 300 rezerviste apo me thjeshte Cetnike me mjekrra e thika etj.une kam qene telegrafist e vezist..
pastaj ne kroaci lool
 
Përgjigje e: Shkatrimi i Jugosllavisë - paradoks Balkanik ?

ashtu ishte USA , por Sllovenet , si shkak per ta shpallun pamvarsijen , e moren qeshtjen e autonomisë se Kosoves .. se ne mbledhe pate than se nese Kosoves i miret autonomija atehere do te thot edhe shkatrimi i federates ...
 
Përgjigje e: Shkatrimi i Jugosllavisë - paradoks Balkanik ?

Usa,e lezeçme ajo qe ke shkuar,se e paske jetuar ushtar...
Edhe se me duket njeçik "fantazi" areoplanet slloven dhe 100.000 mije ushtaret austriak e gjerman...po nuk i dihet.
pershendetje.
 
Përgjigje e: Shkatrimi i Jugosllavisë - paradoks Balkanik ?

Nje pyetje per ju "komunistat".Nje pyetje kot,o pyetje per Nostadamus...

Simbas jush,do ishte ndare Jugosllavia sikur te mos ishte Milosheveçi ?.E ne qofte se do ndahej,do ndahej me lufte.?.
 
Përgjigje e: Shkatrimi i Jugosllavisë - paradoks Balkanik ?

ashtu ishte USA , por Sllovenet , si shkak per ta shpallun pamvarsijen , e moren qeshtjen e autonomisë se Kosoves .. se ne mbledhe pate than se nese Kosoves i miret autonomija atehere do te thot edhe shkatrimi i federates ...
Po shume sakte po pikerisht ajo ishte,po Kosova gjithnje ka qene ne lufte apo te them me shkurte te gjithe Shqiptaret qe ishim atehere ne ish Jugosllavi,Slovenia perfitoj nga kjo mund te thuhet edhe per Malin e Zi te tjeret e dijme ne..
 
Back
Top