Po shof qe shume komentues ngaterrojne kekun me byrekun.Me duket se kerkojne te shpikin rroten apo ujin e ngrohte. Para se t'i hyni debatit mundohuni te lexoni historine e Alfabetit shqip (qe e kam ditur me kohe dhe sapo e rilexova ne kete forum),per te mos rifilluar dhe njehere nga e para.Kemi 100 e kusur vjet dhe prap i kthehemi fillimit.Dhe aty ne Kongres nuk rane dot dakort(kur do bijem njezeri dakort per ceshtjet tona kombetare???) dhe u miratuan per t'u perdorur dy Alfabete.Ne parim te dy alfabetet qe u miratuan paten 36 , po i quaj shenja ose simbole. Shoqeria "Agimi" kembenguli per shkronja latine. Dhe me idene e shkrimit te shkronjave latine perdor: n+j=nj, d+h =dh, g+j=gj,x+h=xh , s+h=sh, t+j=th, z+h=zh dhe kjo nuk qe e rastesishme. Po te provosh te shqiptosh njera pas tjetres dy tingujt vijme tek shkronja qe tregojne.Nuk bashkuan p.sh n+k=nj apo s+t=sh se nuk do tregonin tingullin qe formohet nga shqiptimi. Alfabeti i Sami Frasherit apo i Stambollit,qe e gjeni kollaj ne Internet, ka ne vetvete dhe simbole greke, por akoma , sipas mendimit tim simbolet e dh me sh jane pothuaj te peraferta apo dhe me sibolin e th. Dhe imagjinoni se c'probleme mund te lindnin gjate shkrimit te gjuhes (shkrim dore). Nje problem tjeter eshte shtypshkrimi.Eshte tjeter gje te shtypesh dicka me shkronja latine dhe tjeter gje te shtypesh me shkronja sirilike apo greke.Pa le me te kesh nje shkrim mix me shkronja latine dhe greke bashke.100 vjet me pare, shtypshkrimi qe i kushtueshem,perdoreshin akoma lastrat dhe jo kompjuteri i sotem ku cdo lloj karakteri e shkruan ne cast me nje kombinim te tastieres. Une kur perpiqem t'i shpjegoj te huajve sa germa ka alfabeti shqiptar dhe pse ca jane dyshe (qe per mua eshte nje simbol) bazuar ne idene per te perdorur vetem shkronja latine me te tere shpjegimin qe ja u bera pak me siper, me thone nje gje: e kuptueshme dhe e zgjidhur ne menyre te thjeshte dhe racionale. Keta te fundit ja u thashe per te kuptuar qe eshte nje diskutim qe nuk eshte diskutim.Kur e pranon dhe nje i huaj (dhe ju siguroj qe nuk eshte diskutim qe e kam bere me nje person por me qindra),atehere them qe duhet te fillojme te adresojme problemet sic jane, ku jane, pse jane dhe ti zgjidhim dhe jo te bejme teori per teori,per te cilat ne si komb dembel dhe liridashes i kemi shume per qef. Shkurt dhe sakte. Ne kemi 36 shkronja apo simbole.Jemi nga gjuhet e botes qe sic shkruhet dhe lexohet ( dhe mos e harroni kurre kete gje, sepse tregon gjenialitetin a atyre qe kane bere alfabetin). Dhe pse shqipja eshte e tille:sic shkruhet dhe lexohet,eshte gjuhe shume e veshtire qe nje joshqip foles ta flase ne menyre korrekte.Mua nuk me ka qelluar njeri i huaj,qe ka mesuar gjuhen shqipe,(mbase ndonje rast i vetem),qe ta shqiptoje shqipen ne menyre korrekte nderkohe qe nuk kam gjetur asnje lloj veshtiresije te shqiptoj tinguj e gjuheve te tjera.