• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Shqiptarët në Mal të Zi shpallin bashkimin politik: Tre subjekte shkrihen në një parti të vetme

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
20,968
Pikët
113
Vendndodhja
640-0-screenshot-2026-05-30-170748-1780157099.jpg

Një kthesë e rëndësishme ka ndodhur në skenën politike të shqiptarëve në Mal të Zi. Këtë të shtunë, në sallën e Këshillit Komunal të Tuzit, është shpallur zyrtarisht shkrirja dhe bashkimi i tre subjekteve politike në një strukturë të vetme nën emrin “Forumi Shqiptar”. Ky hap cilësohet si një kapitull i ri dhe një garanci afatgjatë për unitetin e faktorit shqiptar.

Në prezantimin e këtij projekti madhor ishin të pranishëm zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, së bashku me aleatët e tij politikë. Sipas udhëheqësve të lëvizjes, ky bashkim ishte një “borxh ndaj brezave të ardhshëm”, duke kaluar nga formula e suksesshme e koalicioneve të deritanishme në një forcë të vetme dhe unike.

Zëvendëskryeministri Gjeloshaj theksoi se suksesi i treguar deri tani në qeverisje do të rritet akoma më shumë përmes këtij unifikimi, pasi Forumi Shqiptar tashmë mbetet adresa kryesore dhe e vetme që përfaqëson shqiptarët në të gjitha komunat ku ata banojnë.

“Përgjegjësia jonë politike dhe vullneti i drejtuesve ishte që të krijonim një subjekt të fortë politik shqiptar për të ardhmen. Kemi nisur në Tuz dhe po përcjellim një mesazh për të gjithë shqiptarët: asnjë proces nuk mund të bëhet vetëm. Pa unitet, pa unifikim dhe pa strategji të përbashkët, është shumë më e vështirë të realizohen objektivat,” deklaroi Gjeloshaj.

I pyetur nëse ky model bashkimi duhet të ndiqet edhe në Shqipëri, Gjeloshaj u shpreh plotësisht pro, duke nënvizuar se uniteti është celësi i rritjes së forcës përfaqësuese të shqiptarëve në rajon, sidomos në kuadër të sfidave dhe proceseve të përbashkëta të integrimit europian
 
Ja prite pas dy javesh te ndahen prape.
Ku ka force qe i mban bashke shqiptaret.
Eshte njesoj si te bashkosh @Akrepi n me @Ufla n se bashku ne nje mendje. Apo @Erdhi Dimrit ti vij behari.
 
Nuk kane partite politike shqiptare ne Mal te Zi te njejten histori si ato te Shqiperise politike.
Ne jemi sunduar historikisht nga kriminele politike!
 
@Mandi ne gjume ke qene mo, po ishte nje teme e tille dje a pardje, ku une lashe dhe nje koment biles, pse duhet te hapen dy tema per te njejten qellim,
 
Më mirë vonë se kurrë. Sidoqoftë shumë pak shqiptarë kanë mbetur atje. Më shumë ka në Michigan e New York se atje.
 
Back
Top