• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Shqiptaret ne Amerike.

Ai eshte opinioni im. Besoj ka patur qellime te mira ne fillim por qe eshte con artist ajo nuk ka ndryshuar ka disa dekada. Faktet tregojn se po shkateron cdo gje. Zoti na ndihmoft dhe I ndihmoft dhe ata 10000 ushtar te tjere qe po I dergon kto dite dhe sa te tjere do dergoj.
Ke degjuar per Spengler Winter? Po ide per Julius Evola ke?
Nuk ka filluar, mendoj une. Jemi shume afer aktit final.
 
Bravo @thirsty

Ja fute pepinove



Shqiptarët fitojnë vend në hartën zyrtare të New York-ut, polemika për përjashtimin e “Little Italy”
17:06 : 11/07/2026 në AKTUALITET

“Little Albania” është përfshirë në hartën zyrtare të enklavave të emigrantëve në New York, të publikuar nga Bashkia e qytetit.

Kështu “Little Albania” është renditur mes lagjeve që përfaqësojnë komunitete të ndryshme etnike dhe që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në historinë dhe identitetin kulturor të metropolit amerikan.

Harta identifikon 30 zona në pesë bashkitë e New York-ut, të njohura për përqendrimin historik të komuniteteve emigrante. Mes tyre është edhe “Little Albania”, e vendosur në Bronx, ku prej dekadash jeton dhe zhvillon aktivitetin e saj një nga komunitetet më të mëdha shqiptare në qytet, shkruan New York Post.

Megjithatë, publikimi i hartës ka nxitur reagime të shumta, pasi në të mungon “Little Italy”, një nga lagjet më ikonike të emigracionit italian në Shtetet e Bashkuara dhe një simbol i rëndësishëm i trashëgimisë historike e kulturore të New York-ut.



Lexo edhe:
Rama ‘përzuri’ rininë, Shqipëria mbushet me azilkërkues nga Egjipti dhe Afganistani
Papa Leo XIV mesazh nga Lampedusa: Evropa ka përgjegjësi të mbrojë dhe të integrojë emigrantët
Harta e lagjeve të emigrantëve të Qytetit të New York

Përfaqësues të komunitetit italo-amerikan, politikanë lokalë dhe drejtues institucionesh kulturore e kanë cilësuar këtë përjashtim si një gabim të rëndë, duke argumentuar se kontributi i emigrantëve italianë në zhvillimin e qytetit është i pamohueshëm dhe nuk duhet të lihet jashtë një harte që synon të pasqyrojë historinë e komuniteteve të emigrantëve.


“Little Albania”, si pjesë e hartës zyrtare, do të jetë krahas enklavave të tjera të njohura si Koreatoën, Chinatown, Little Ukraine, Little Guyana, Little Pakistan dhe Little Yemen. Bashkia e Neë York-ut ka sqaruar se qëllimi i kësaj harte është të dokumentojë lagjet që janë formuar dhe identifikuar ndër vite nga komunitete të ndryshme emigrantësh.
 
Last edited:
Back
Top