@Lucida Sidera duke qene se nuk iu pergjigje komentit tim nr;35 drejtuar ty, pra ngaqe nuk ke guximin dhe argumetat per tu pergjigjur, athere po te sjell edhe nje fakt te vogel qe e gjeta tek nje tregim real , lexoje meqe nuk e kishe lexuar,
Një ditë vajta nga kryeministria. Para 1-2 vjetësh iu kisha dërguar një pyetje në faqen e tyre, por s'kisha marrë përgjigje.
- Hej çuno, ku po shkon,- pashë një gardist me uniform që doli nga një kolibe, në krah të Rognerit.
- Në kryeministri, - ktheva gjysëm trupin.
- Ke ndonjë takim, të pret dikush,- u ndigjua theksi verior i tij.
- Jo, pikërisht për këtë po vij, të marr një takim.
- Po takimet këtu bëhen me telefon ose me internet, ose të thërrasin vetë, të çojnë ftesë.
- Jo, në fakt, u kam shkruar në faqen e tyre për një çështje, për investimin nëpërmjet obligacioneve të co-dyshit, dhe më kanë kthyer po me internet një përgjigje të çuditshme, që nuk e kuptoj,- nxorra një copë letër,- ja E 4092, për këtë erdha të interesohem, nuk e kuptoj ç'a është.
- Oo,... - thirri një civil gardisti,- ky çuni u ka shkruar për, për, çfar ishte ajo, ob...ob.
- Obligacionet e co-dyshit - shtova menjëherë.
- Çfarë janë keto obligacionet e ces së dyshit,- foli me një theks jugor sekuriti civil.
- Keto jane ca asete që gjenerohen në burs, nga rivënia ne punë e produkteve që e kanë shlyer investimin e tyre të parë,- pashë që uniforma me civilin u panë sy me sy.
- Tani ku është problemi, ku e ke hallin.
"Ehh mër Pallosh, ku mi ke mbledh tër keta folklor budallenjsh", mendova.
- Problemi është tek keto shifrat që më kanë dërguar po me internet, dhe për këtë erdha të pyes, ç'a problemi ka këtu, thjesht erdha të pyes brenda, pse nuk lejohet,- mu kujtua koha e socializmit, kur dikur kisha vajtur brenda në kryeministri për një ankesë. Paradoksi ishte se në atë kohë diktature, lejohej kushdo të hynte deri te holli, salla e pritjes së popullit, ndërsa sot në demokraci, nuk lejohej njeri të futej.