Ndiqni videon më poshtë për të parë se si ta instaloni faqen tonë si një aplikacion ueb në ekranin tuaj bazë.
Note: This feature may not be available in some browsers.
Përshëndetje Vizitor!
Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.
Regjistrohu !Ka gra,
por ka gra e gra...
E këto të fundit mos provo t’i kuptosh, do të ishte një luftë e humbur që në nisje.
Duhet t’i marrësh dhe kaq.
Duhet t’i marrësh dhe t’i puthësh, pa u lënë kohë të mendohen.
Duhet t’ua heqësh, me një përqafim që të lë pa frymë, ato frikërat për të cilat dinë të flasin vetëm një herë, me zë shumë shumë të ulët
Sepse kanë turp nga dobësitë e tyre dhe se, pasi t’i kenë treguar, tronditen – në një agoni të lehtë e të heshtur – nga mendimi se, duke zbuluar e rrëfyer anën e tyre të lehtë e njerëzore, në nevojë për atë të dreqosurin çast, do të shohin sesi do t’u kthesh kurrizin dhe [do të dëgjojnë hapat e tu tek largohesh.
Prandaj merre dhe duaje.
Duaje të veshur dhe pa truk, se të zhveshura janë të mira të gjitha.
Duaje të pambrojtur dhe pa shtirje, se ti nuk e di sa shumë gjëra sytë
e një gruaje mund të fshehin pas hijes së lapsit.
Duaje të përgjumur, paksa të zhubrosur kur e ka këputur gjumi.
Duaje duke e ditur që nuk ka nevojë, di t’i mjaftojë vetvetes.
Por pikërisht për këtë, di të dojë si askush tjetër.
____________________A. Marini.
Une i dashur..dashur ...dashurohem pas cdo gjeje te bukurgoce, paske ra ne dashuri me kete A. Marini, po m'bo xheloz, kush o ky,