Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Si Ndikojnë Femrat Në Trurin E Mashkullit

iDeA

✨DiNaMiKe✨
Staff member
Anëtar
Nov 20, 2011
Postime
9,460
Pikët
113
Vendndodhja
⚡️BLITZi⚡️
Shpesh themi që meshkujt ‘për një moment bëhen budallenj’ kur e shohin një femër shumë të bukur. Duket që tani ka edhe mbështetje shkencore për këtë.

Hulumtimet e reja tregojnë që madje edhe vetëm përmendja e emrit të femrës mund të ndikojë përkohësisht në punën e trurit të mashkullit.

Universiteti holandez Radboud ka kryer testet në 90 heteroseksualë të rinj meshkuj dhe femra. Detyra ka qenë që të lexojnë me zë fjalë të shkurtra nga goja e hulumtuesve, derisa i ka xhiruar kamera. Kur u është thënë meshkujve që janë duke i shikuar femrat përmes ekraneve, do të pasonin ndryshimet: meshkujt do ta kryenin detyrën më dobët.

Nga ana tjetër; kur femrave u është thënë që meshkujt janë duke i shikuar, nuk ka pasur asnjë ndryshim. Udhëheqësi i hulumtimit, psikologu Johan Karremans, ka konkluduar në deklaratën për Daily Mail: “Vetëm përmendja e femrave ishte e mjaftueshme për të reduktuar aftësitë kognitive të meshkujve.”

Ai ka shtuar që të anketuarve madje nuk ka pasur nevojë as t’u tregohet se çfarë femre po i shikon, apo se a ka pamje atraktive apo jo.

Hulumtuesi i njëjtë që në vitin 2009 ka kryer hulumtimin i cili ka konkluduar që mashkulli i përballur me femrën vuan nga ‘budallallëku’ i përkohshëm. Shkencëtarët nuk kanë shpjegim për këtë dukuri, e as edhe për dallimin e dukshëm në mes reagimit të femrës dhe mashkullit kur përmendet gjinia e kundërt. Ekziston teoria e cila thotë kështu: derisa femrat për të sharmuar gjininë e kundërt mbështeten para së gjithash në pamje, meshkujt mbështeten .në karakter, sharmë dhe inteligjencë – prandaj sjellja e tyre në situatat e tilla përjeton ndryshime më të mëdha.

Megjithatë, duhet theksuar që mosha mesatare e të anketuarve ishte 21 vjeç, çka jep shpresë që meshkujt me kalimin e kohës do të sillen më me maturi. /Telegrafi/
 
Përgjigje e: Si Ndikojnë Femrat Në Trurin E Mashkullit

Ndikojnë shumë ...bile ka pas raste ku Mreti i ka shpall luft Mretit tjeter shkaku i femres ..kan vdek me mijra njerez .. ndikim te madh kan .. veq edehe une kom ndikim te madh tek femrat , kshtu njehere moti koh ma pare nja dydekada , dy femra jan rahur ne mes veti shkaku im .. nje luft e vogel ..:D

p.s. nuk ishin Shqiptare , njera ishte Kroate e tjetra Magjupe ...
 
Jan raf per shkakun tat,se e kishin inat njera-tjetren.
Nuk u rifshin per ty,u rifshin me heq dore nga ty.
 
Përgjigje e: Si Ndikojnë Femrat Në Trurin E Mashkullit

Pozitivisht.Femrat pretendojne qe truri eshte nje organ qe nuk i sherben mashkullit.
 
Përgjigje e: Si Ndikojnë Femrat Në Trurin E Mashkullit

...
Megjithatë, duhet theksuar që mosha mesatare e të anketuarve ishte 21 vjeç, çka jep shpresë që meshkujt me kalimin e kohës do të sillen më me maturi.

Ububujaaaaaaaaaa...Mashkulli rritet por kurre nuk piqet. Men never grow up!
 
Përgjigje e: Si Ndikojnë Femrat Në Trurin E Mashkullit

Ububujaaaaaaaaaa...Mashkulli rritet por kurre nuk piqet. Men never grow up!

se femrat kan qef kshtu.. mi fol femres per filozofi a per matematik... ato dojn argetim , i llogaritin burat si lojna .. :D haha haha
 
Përgjigje e: Si Ndikojnë Femrat Në Trurin E Mashkullit

se femrat kan qef kshtu.. mi fol femres per filozofi a per matematik... ato dojn argetim , i llogaritin burat si lojna .. :D haha haha

Mos fol kot.Femrat e marin jeten seriozisht,rin gjith diten para pasqyres.
 
Përgjigje e: Si Ndikojnë Femrat Në Trurin E Mashkullit

Une besoj qe eshte e kunderta.
Shume po lodhen me mekanizmin natyror e shume te lashte qe lidh femren me mashkullin.
Te dy trute e sekseve punojne kur kane perpara te kundertin dhe truri femres skanon me shme gjera te mashkulli ngaqe e shtyn mekanizmi lashte qe te te siguroje kushte te mira per pasardhesin.
 
Përgjigje e: Si Ndikojnë Femrat Në Trurin E Mashkullit

Bobob te keqen , un kam pa nje foto qe tregon shume bukur se cfar mendon truri i nje mashkullit ( per femrat pra ):p Po nuk e gjej dote, edhe sikur te gjej kam frik se tema do kalon me moderim ke nenforumi : Seksualiteti / YOU

:p
 
Përgjigje e: Si Ndikojnë Femrat Në Trurin E Mashkullit

Hahahha e kam pare edhe une mendoj eshte ajo truri bosh e...... hihihiihi
 
Përgjigje e: Si Ndikojnë Femrat Në Trurin E Mashkullit

duhet ta gjeni edhe nje foto qe tregon shume bukur se cfar mendon truri i nje femre ...
 
Përgjigje e: Si Ndikojnë Femrat Në Trurin E Mashkullit

gjithsesi ky eshte nje budallallik kalimtar,nuk zgjat ne kohe sic i ndodh zakonisht femres kur dashurohet pas nje mashkulli...
 
Përgjigje e: Si Ndikojnë Femrat Në Trurin E Mashkullit

Ububujaaaaaaaaaa...Mashkulli rritet por kurre nuk piqet. Men never grow up!

Shume Dakort me Hello Kitty :)
Gjithesesi sa per maturi , femra eshte gjithmone 5 vjet me perpara nga mashkulli. ;) Kjo eshte statistike .
 
Përgjigje e: Si Ndikojnë Femrat Në Trurin E Mashkullit

P.S. Ne nje konkurs mode te shkolles se mesme, ne juri kishte dy meshkuj, keta shume inteligjent por dhe shume snobiste dhe kritikues, mesuesja na keshilloi: Perdorni gjuhen e trupit dhe bukurine qe t'i beni te humbasin karakteristikat :d .
Perpara bukurise se nje femre nje mashkull ndihet ngushte dhe hesht .
 
Përgjigje e: Si Ndikojnë Femrat Në Trurin E Mashkullit

duhet ta gjeni edhe nje foto qe tregon shume bukur se cfar mendon truri i nje femre ...

Ja ku eshte ndryshimi male vs female:
 
Back
Top