• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Skandaloze: Perversiteti i gazetarit Sokol Balla në dy video erotike (FOTO)

Përgjigje e: Skandaloze: Perversiteti i gazetarit Sokol Balla në dy video erotike (FO

çdo njeri i punësuar; publik e jopublik ka orarin e punës dhe kohën e lirë. Kohën e lirë disa e kuptojnë ndryshe ( mbase edhe në orar të rregullt të punës pale si janë ) dhe përderisa për ta ndoshta quhet e rregullt, neve disave na duket kafshëri.
Mbaj mend në kohën time disa herë kam thënë: detyra mësuesit është shumë humane dhe e shenjtë, por ka rregulla të ashpra.Mësuesi i mirë gjithmonë, në aspektin etik duhet të jetë brenda rregullave strikte dhe të japë shembuj të mirë. Të ketë sjellje të mirë.
tash po kthehem te ky rasti palla a balla a si po quhet. unë nuk e njoh, por sipas "etiketimeve" pervers etj etj, po kuptoj se ka bërë dicka shumë të keqe - jashtë natyrës njerëzore ( ani se tash disa gjëra jashtë kësaj natyre janë të mbrojtura me ligj ). Thjesht unë nuk po di cka ka bërë ky njeri - cfarë perversiteti!
që të jem edhe më konkret, unë s'isha marrë fare me këtë soj as kisha bërë postim për të.
Fundja, secili ka jetën e vet dhe e jeton si të dojë.

Kursej carcafet mik.
Nuk e shau njeri ,thjesht thashe duhet t'kishte qene me i kujdesshem meqense eshte nje person publik. Kaq.
 
Përgjigje e: Skandaloze: Perversiteti i gazetarit Sokol Balla në dy video erotike (FO

Kjo tregon se sa i dobet eshte mashkulli kur vihet para nje testi seksual.

Hedh poshte vite karriere , respekt , pozite e gjithcka te ngritur me pune e sakrifice per nje derdhje sperme me dore. Vertete kulmi!
 
Përgjigje e: Skandaloze: Perversiteti i gazetarit Sokol Balla në dy video erotike (FO

"gazetari investigative" mori emrin spiunlliku, dhe top channeli e filloi i pari ka shume mundesi qe Balla te kete qene ideator i ketij lloj spiunlliku dhe ja pasoja. E megjithate jam kunder moralisteve ashtu sic jam 100% kunder spiunllikut.
 
Përgjigje e: Skandaloze: Perversiteti i gazetarit Sokol Balla në dy video erotike (FO

Ndoshta ky Sokol mali, me palle kikirezi nuk e ka menduar se do perfundoj keshtu, sepse kete gje e ka bere ne shtepi, apo ne ndonje hotel, nuk e ka bere ne emision, nuk me le shume pershtypje. Por ai Arian Çeni qe therret lloj lloj kuqkash francuska e magjupe prej brazili me dhembe kataraq ne emisionin e tij, ben gjithefare llloj gjerash te felliqta ne 10 te mbremjes me vetedije te plote dhe askush nuk e pushon nga puna, e nuk shoh asnje ankese apo padi nga populli ndaj tij, kjo me preokupon mua me shume. Ai po degjeneron shoqerite shqiptare.

Jane kanalet televizive te caktuara porrno te cilat jane te koduara, dhe ne se dikush deshiron t'i shikoj ato, mund te shikohen pa pranine e te miturve. Ndersa kanale si Klani nuk permbajne kod! Njeriu e shikon televizorin me familje, nderron kanalin, del Klani, dhe qfap shfaqet ajo monstra Arian Çeni me emisionin e tij banal, shfaqen skema te pa deshiruara ne prani te te gjithe familjes. Ky eshte tmerr!

Ai njeri lyp plum n'lule t'ballit!
 
Përgjigje e: Skandaloze: Perversiteti i gazetarit Sokol Balla në dy video erotike (FO

"gazetari investigative" mori emrin spiunlliku, dhe top channeli e filloi i pari ka shume mundesi qe Balla te kete qene ideator i ketij lloj spiunlliku dhe ja pasoja. E megjithate jam kunder moralisteve ashtu sic jam 100% kunder spiunllikut.

Gazetaria investigative ska lidhje me spiunllikun per aq kohe sa eshte ne sherbim te qytetarve. Spiunlliku me gazetarine investigative jane 2 gjera te ndryshme!
 
Përgjigje e: Skandaloze: Perversiteti i gazetarit Sokol Balla në dy video erotike (FO

po ne kushte ideale! Sa mire e kryejne punen te dyja duket te impakti pozitiv qe jep ne shoqeri. Shprehja eshte peshku i madh e ha te voglin ne ketu bejme fjale per cironka!
 
Përgjigje e: Skandaloze: Perversiteti i gazetarit Sokol Balla në dy video erotike (FO

po ne kushte ideale! Sa mire e kryejne punen te dyja duket te impakti pozitiv qe jep ne shoqeri. Shprehja eshte peshku i madh e ha te voglin ne ketu bejme fjale per cironka!
..-fershellen-
 
Përgjigje e: Skandaloze: Perversiteti i gazetarit Sokol Balla në dy video erotike (FO

Baton Haxhiu për “Rastin Sokol Balla”: Triumfi i spiunëve dhe vrasja e intimitetit!

Baton-Haxhiu.jpg


"Si mund ta kuptojmë veprimin e Bordit të Top Channel që të dorëzohet para abuzuesve dhe spiunëve ordinerë duke e përjashtuar një koleg për një gjest privatësie brenda mureve të shtëpisë? Çfarë do të bëjnë ata nëse do të jenë viktimat e radhës të abuzimit me intimitetin e tyre?"

Shkruan : Baton Haxhiu

Sikur Sokol Balla të ishte adoleshent, veprimi i tij, i spiunuar në internet, do të quhej shejtanllëk.
Por, kur je i rritur, e sidomos kur je person publik, mbase duhet të jesh jashtëzakonisht i kujdesshëm, duke e pasur parasysh se abuzuesit dhe dashakëqijtë në faqet e internetit janë të pafytyrë dhe të pandjeshëm ndaj kënaqësisë së perversitetit në doza të kuptueshme të një mashkulli, apo femre, në një ambient të mbyllur, privat dhe intim.

Në rastin e Ballës, spiunët fituan në raport me jetën normale duke e publikuar mënyrën private të kënaqësisë së njeriut, e cila kur del në publik shndërrohet në mëkat dhe herezi.

Për një çast epshor, që çdo njeriu mund t’i kalojë nëpër mend shpesh apo rrallë, në sferën publike shndërrohesh në monstër dhe bota jote në të cilën ke investuar me dekada fundoset prej hipokrizisë publike.

Nuk e di ku e ka fillin moralizimi i seksit dhe masturbimit në publik, por meqë fjalët që i përdora ekzistojnë në çdo leksik zyrtar dhe diskurs botëror, atëherë është i papranueshëm dënimi i ashpër dhe i menjëhershëm nga cilado instancë.

Më kujtohet gjithë ai perversitet shkronjash që ishte shigjetuar ndaj Inis Gjonit dikur, në një moment intimiteti me të dashurin e saj.
Para disa vitesh edhe ndaj Edi Ramës u çuan peshë shumë akuzues – që tash janë përkrahës të tij – duke e fyer dhe sulmuar për disa fotografi të kënaqësisë lakuriqe në plazh.

Pse ka një akuzë morale për një gjest “të pamoralshëm”, që bëhet me pajtueshmërinë e të dyja palëve dhe zhvillohet brenda mureve të privatësisë?
Për habi, gjuha dhe qasja në publik ndryshon krejtësisht kur po i njëjti veprim i kënaqësisë emocionale transformohet në një akt tjetër duke u bërë akuzë publike – ku abuzimi është fjala më e vogël.

Personalisht, nuk dua të merrem me moralizimet e pamoralshme sepse, siç ka teoretizuar edhe Sigmund Frojdi, pak a shumë të gjithë kemi doza perversiteti dhe shfaqja e tyre varet nga faktorë të ndryshëm subjektivë dhe objektivë.

Fërkimet e të gjitha llojeve me të cilat ballafaqohet një personazh publik e bëjnë atë të jetë shënjestër e shumë njerëzve. Lufta e të gjithëve, qoftë edhe më heshtje, kundër një njeriu publik në një moment pakujdesie të tij, bëhet e vrazhdë, e fuqishme për ta rrënuar, duke e lënë në vetmi, në pakujdesje dhe në rrënim total të personalitetit. Pse ndodh ky abuzim i moralitetit në publik mbi “të pamoralshmen” emocionale brenda mureve?

Imazhi i parë: Pse një perversitet që është brenda kornizave të zakonshmërisë njerëzore, sapo del në publik, në web faqe apo në media, bën që ai ta marrë trajtën e një çmendurie? Dhe, pastaj, menjëherë vjen një heshtje e të gjithëve ndaj një “perversiteti”, të cilin shumë prej tyre e kanë imagjinuar apo realizuar.

Ky gjest dhe kjo situatë është e shfajësuar nga të gjithë kur bëhet nga një i panjohur, në çdo kohë, në secilën hapësirë të mbyllur, por fajësohet porsa del në sipërfaqe një emër i përveçëm publik, si Sokol Balla në këtë rast.

Imazhi i dytë: Një mbledhje e bordit të Top Channel, në plan të parë ka të bëjë me një vendim përjashtimi për një veprim personal të një gazetari. Të një kolegu gazetar, të cilit i është keqpërdoruar besimi nga një femër dhe i është publikuar në internet një moment perversiteti.

Nga kush kanë frikë të gjithë ata anëtarë të Bordit të Top Channel që kanë marrë një vendim përjashtimi për këtë video?! Ata akuzues hipokritë, që mbase çdo mbrëmje e bëjnë të njëjtin veprim? Apo ndoshta bordistët kanë frikë nga hipokrizia e tyre?

A mund të më thonë se një veprim i Sokol Ballës, i pakujdesshëm, mund të gjykohet aq ashpër duke i mohuar të gjitha ato që ai ka bërë në jetën profesionale për zhvillimin dhe ndikimin e madh të Top Channel?

Sokol Balla ka mundur të dënohet për disa pakujdesi tjera profesionale, që ngjajnë me spiunimet e padinjitetshme dhe të pakujdesshme profesionale, sikur këto të internetit, por jo për atë gjest intimiteti. Sepse, po e përsëris: jam i sigurt se të gjithë ata bordistë që e kanë marrë vendimin për përjashtimin e tij, në jetët e tyre kanë bërë veprime të ngjashme me qindra herë.

Pse Sokol Balla duhet të jetë viktimë e një spiunimi dhe pabesie? Pse duhet të jenë spiunët fitues mbi një dëshirë emocionale të njeriut që e ka të drejtën e plotë të ndjehet si t’ia dojë qejfi brenda shtëpisë së tij?

Imazhi i tretë: Të gjithë ata që e morën vendimin për përjashtim, por edhe ata që heshtin duke mos e mbrojtur Ballën nga abuzuesit spiunë, mund të kenë momente perversiteti më të dallueshme dhe më të rënda, ndoshta edhe diku të filmuara, por janë duke harruar se një ditë të gjithë mund të jenë viktima të së njëjtës hipokrizi moraliste që na vjen nga mediokriteti.

Abuzimi emocional që i bëhet Sokol Ballës është një formë e abuzimit ku kryerësi përdor frikë, poshtërim apo sulm verbal për ta minuar respektin e viktimës.

Shumë njerëz mendojnë se në qoftë se ata nuk janë duke u abuzuar fizikisht, ata as nuk po abuzohen. Kjo nuk është e vërtetë.
Abuzimi emocional që ka bërë bordi i Top Channel është jashtëzakonisht i vështirë për t’u gjykuar për shkak se kjo është gjendje delikate. Abuzimi emocional nuk lë gjendje fizike. Shkatërron!

Abuzimi emocional me kalimin e kohës shkatërron një person – shkatërron vetërespektin, besimin dhe gjykimin e tij.

Ky vendim i Bordit të Topit mund të shkaktojë një viktimë në plotëkuptim të fjalës.

Ashtu si format e tjera të abuzimit, abuzuesit emocionalë përpiqen që ta mbizotërojnë personin tjetër – me pushtetin e spiunimit brutal. Një abuzues emocional, lufton me ndjenjat e pafuqisë së tij – pra, të Sokolit.

Duke ditur se çfarë mendojnë ata që e dënojnë Sokol Ballën, po i them Bordit të Top Channel se pse duhet t’i refuzojnë spiunët dhe ata që abuzojnë me privatësinë:

1. Ju në këtë mënyrë mund të ndihmoni në parandalimin e abuzimeve në të ardhmen.

2. Duhet ta vrisni frikën që na kanoset nga ky hipokrizim moral, i cili bën që shumë njerëz shpesh të ndjehen të frikësuar nga partnerët dhe kolegët.

3. Ju me këtë përjashtim do ta ndërtoni një shënjestër duke shmangur tema të caktuara nga frika.

4. Ju me përjashtim krijoni një besim abuzues të spiunët, se të gjithë ne që bëjmë jetë publike meritojmë për t’u keqtrajtuar.

5. Ju pyes: a mos jeni të çmendur të vendosni këso kriteresh të pamoralshme për abuzuesit?


Si është e mundur se çdo natë në transmetimin e Big Brother publikisht të lejoni shfaqjen e skenave “abuzuese”, epshore, kurse për Sokol Ballën ndjeheni emocionalisht të mpirë dhe të pafuqishëm? Ju po e poshtëroni idenë e lirisë dhe të privatësisë, si dhe po e shpërbleni spiunimin dhe pabesinë.

Ju pyes: çfarë do të bëni nëse ju do të jeni viktimat e radhës të abuzimit me intimitetin tuaj?
______________
 
Përgjigje e: Skandaloze: Perversiteti i gazetarit Sokol Balla në dy video erotike (FO

Nje njeri eshte mbi te gjitha njeri dhe nese behet publik nuk do te thote se s'mund te bej cfare i do kokrra e qejfit me jeten private.
Nese per ju eshte kaq problem nje sjellje e tille, perse i shikoni dhe postoni keto "skandale"?
S'me duket se Koli ka probleme, problemi me duket me shume i juaji qe e kritikoni.
Pastaj, perversiteti eshte çeshtje gustoje...;).
 
Përgjigje e: Skandaloze: Perversiteti i gazetarit Sokol Balla në dy video erotike (FO

Nje njeri eshte mbi te gjitha njeri dhe nese behet publik nuk do te thote se s'mund te bej cfare i do kokrra e qejfit me jeten private.
Nese per ju eshte kaq problem nje sjellje e tille, perse i shikoni dhe postoni keto "skandale"?
S'me duket se Koli ka probleme, problemi me duket me shume i juaji qe e kritikoni.
Pastaj, perversiteti eshte çeshtje gustoje...;).

Tamam Robbery...vecse duhet me u mesheh pakes a hahhahaha;))
 
Përgjigje e: Skandaloze: Perversiteti i gazetarit Sokol Balla në dy video erotike (FO

prof jam tu fol me aao per nje problem tjeter videot nuk i kam pa me thene te drejten

qfare do te shofesh aty???..s'ka aty asgje qe vlen te shiqosh ana_gend...pun shtazesh jan ato,kur njerzit behen si shtaz sikur ai gjera te keqia dhe dhembeshme pasojn pastaj..a nuk e shef ana-gend se qka po ndodhin dhe si po ndryshojn gjerat ne vendin ton?,krejt keto i sjellin njerzit me koka te trasha te cilet nuk kan dinitet por jan ne pozita te ndishme shoqrore te cilet po qe se vashdohet keshtu do te ket trubullina dhe vuajtje te medha,keto gjera ne i shofim perdit(Budallenjet politik,korupcioni dhe psikopatet shfrenues)..ana do te ket edhe gjera edhe ma te turpshme ,do ta shifesh,mos u qudit sepse e keqja nuk ndalet me aq..
 
Përgjigje e: Skandaloze: Perversiteti i gazetarit Sokol Balla në dy video erotike (FO

po prof nje lloj shtaze eshte dhe vet njeriu, dhe akoma vazhdojme me gjyqe popullore.
 
Përgjigje e: Skandaloze: Perversiteti i gazetarit Sokol Balla në dy video erotike (FO

Ky Baton Haxhiu paska fol me vend. pak me intereson se ca ka ber Sokoli dhe shume si Sokolat.
 
Përgjigje e: Skandaloze: Perversiteti i gazetarit Sokol Balla në dy video erotike (FO

po prof nje lloj shtaze eshte dhe vet njeriu.
a ,jo ana_gend ,nuk kisha thene ashtu,njeriu eshte qenje e persosur dhe delikate,po qe se njeriu kishte punuar mbar sikurse qe punon mbrapesht athere nuk kishte pas vuajtje ne ket bot..por bota eshte gershetim i te mires dhe te keqes,njeriu duhet te ket turp ne disa veprime,por kur mungon turpi dhe mbulohet me gjera te pista athere ja kalon shtazes!!!...shtaza te kafshoj e ka instikt nga natyra kurse njeriu te menduarit e ka instikt nga natyra.
 
Përgjigje e: Skandaloze: Perversiteti i gazetarit Sokol Balla në dy video erotike (FO

"Si është e mundur se çdo natë në transmetimin e Big Brother publikisht të lejoni shfaqjen e skenave “abuzuese”, epshore, kurse për Sokol Ballën ndjeheni emocionalisht të mpirë dhe të pafuqishëm? Ju po e poshtëroni idenë e lirisë dhe të privatësisë, si dhe po e shpërbleni spiunimin dhe pabesinë".

dhe mendoni sesi sillen keta te top channelit te cilet vet i kane zgjedhur pjesemarresit ne kete program mbasi ata dalin, ku ju kujtojne kush jane gjithcka private te tyren viktimave te lojes dhe e bejne goxha mire rrolin e prokurorit si moderatoret ashtu edhe analistet qe e reklamojne kaq shume kete program!!!
 
Përgjigje e: Skandaloze: Perversiteti i gazetarit Sokol Balla në dy video erotike (FO

Edhe ky Batoni eshte nje qenef po hajt :p
 
Përgjigje e: Skandaloze: Perversiteti i gazetarit Sokol Balla në dy video erotike (FO

te pakten ka thene nje te vertete te madhe. aty ka njerez qe bejne kerdine dhe kjo e Sokolit u duket qamet. varja!
 
Përgjigje e: Skandaloze: Perversiteti i gazetarit Sokol Balla në dy video erotike (FO

te gjitheve ju(femra dhe meshkuj) qe shkruani ketu (perfshij vetem ata qe kane bere sex, jo impotentet) nese do ju publikonin jeten tuaj intime ne internet apo media do ishit te paragjykuar si sokol balla(kete njeri as e di kush eshte) dhe do quhej nje "akt i turpshem"...vini re e kam vene ne thonjeza, sexi nuk eshte turp, turp eshte te jesh impotent(megjithse dhe kjo nuk eshte zgjedhje, keshtu je i gatuar nga natyra dhe s'ke c'ben).
sipas meje femra qe ka publikuar videot ne internet meriton ndeshkim te rende me burg, ka shkelur privacy-ne e dikujt tjeter. ka shantazhuar dike, nuk ka rendesi eshte person publik ose jo.

hej njerez, keni bere sex apo jo??? sigurisht qe keni bere, por nuk ju kane publikuar video ne internet.

kush kercenon privacy-ne e personave meriton ndeshkim te rende me burg.
 
Përgjigje e: Skandaloze: Perversiteti i gazetarit Sokol Balla në dy video erotike (FO

Unë jam Sokol Balla


Nga Miranda Haxhia


attachment.php


Duke e njohur mire realitetin shqiptar, duke e kuptuar se si behen gjerat nen rrogoz, sot, UNE JAM SOKOL BALLA.

Sokol Balla eshte ‘armiku’, eshte ‘i paftyri’, eshte ‘i pandershmi’ – dhe e shkarkojne nga puna.

Sepse individi ka te drejte te jetoje si individ, jo si pjese e nje karrocerie te madhe.

Sepse moraliteti ka nje fytyre te dukshme dhe kjo ka humbur te pothuajse te gjitha mediat shqiptare. Te mbrosh Amoralitetin politik, social, produkte erotike- sheqerosje – lajkatosje televizive dhe te damkosesh nje individ per nje cope jete personale qe e jeton pertej gardhit mediatik, kjo ndodh vetem ne republiken tone te kandaharit.

Çfare paska bere Sokol Balla qe po e gozhdojne?

Asgje me teper nga sa bejne shume te tjere fshehurazi, ne kurriz te gruas, te femijeve, te shefit te madh, te shefit te vogel.

A nuk i njohin mire motelet dhe topmodelet politikanët? Perse nuk i pushojnenga puna keta soje sharlatanësh?

A nuk jane punesuar ne media soje te ndryshme bukuroshesh, sepse jane futur me “oferte” dhe kane bere karriere te “shkelqyer” fale xhepave te fshehte, ku futen mutandinat e tyre ne nje kellef me Visa Carta?

Mos e linçoni njeriun qe, sipas meje, ne publicistike ka bere emer, edhe pse nuk eshte paralel me bindjet e mia personale politike.

Respektoni privatesine e tjetrit qe te te respektojne.

Ku eshte Shoqata e Gazetarëve? Nuk mund te hidhet ne kosh njeriu per nje palo video, nga ato me te cilat te tjere, kane fituar zgjedhjet politike.

Po te isha pjese e sindikates se Top Medias, do kisha organizuar nje greve qe gazetari Sokol Balla te kthehej ne vendin e punes. Sepse une e di çdo te thote te te heqin nga puna amoralistët…e pamoralshem.

P.S. Dhe nuk kam konflikt interesi, se asnjehere nuk kam qene e ftuar ne studion e emisionit te Sokol Balles, por e mbroj si individ, si publicist, si njeri, te cilit duan t’i vjedhin te drejten e te qenit individ i lire.
 
Back
Top