Softuer pa pagesë-Free software
Gëzuar Vitin e Ri 2019
Shëndet, paqe , gëzim, lumturi dhe suksese në jetë dhe punë kudo që frymoni…..
Rroftë kombi ynë për jetë e mot….
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Apel për përkthime:
Ju lutem ndihmoni, ndani një pjesë nga koha juaj e lirë dhe punoni për të mirën dhe përparimin tonë….
Jeni akademik, keni njohuri të përkryer të gjuhës Shqipe /Angleze dhe dëshironi të përktheni një shumëllojshmëri të softuerëve, atëherë bëhuni pjesë e grupit të përkthyesve. Në faqe më poshtë ju do gjeni shumë shpjegime për përkthime.
Parapërgaditja:
(VINI RE)
1-Nëse has në ndonjë softuer në faqe të internetit, të përkthyer në shumë gjuhë, kontakto së pari pronarin e softuerit dhe kërko autorizim për përkthim. Po në këto faqe, në shumë raste, gjeni të dhëna e duhura apo mund të pyesni pronarin për mënyrën/metodën e përkthimit.Ndodh që ju e keni përkthyer softuerin, por nga ndonjë arsye pronari ua refuzon kërkesën / autorizimin, andaj së pari dërgoni postë elektronike/email tek pronari.
2- Në softuerët e instaluar që më parë, skedarët gjuhësor, respektivisht skedarët për përkthim gjinden apo janë të vendosur në dosjen / folder të emërtuar si Language apo lang files gati në çdo softuer. I gjeni në këtë mënyrë :
- Hap dosjen e softuerit të përzgjedhur nga këtu :
- ( C: ) > Windows > Program > Emri i dosjes / softuerit
ose
- ( C: ) > Windows > Program 86 > Emri i dosjes / softuerit
3-Zakonisht, skedari kryesor për përkthim shfaqet në gjuhën Angleze; kopjo atë dhe vendose në tryezë.
4-Nga aty fillon me përkthim.Skedarët e gjuhëve (shkurtimisht lang. File) janë në formë apo standard të tekst skedarit - .txt-p.sh të emërtuar si English.txt , OpenDocument – ODF skedar/file ose në standarde të tjera varësisht nga lloji i softuerit.
5-Dhe në fund një sygjerim të vogël:
Supozojmë që ju e përfunduat përkthimin dhe skedari gjuhësor u vendos në softuer dhe puna përundon këtu...Jo, puna nuk përfundon, nga një shkak që ndoshta nuk jeni në dijeni; softuerët janë gjithnjë në zhvillim, ndryshojnë ose u shtohet ndonjë pjesë që do thotë se puna vazhdon më tej me përkthime të reja brënda softuerit aktual. Zakonisht, kjo ndodh 1 herë brënda vitit , andaj duhet të jeni vigjilent gjatë gjithë kohës. Pronarët e softuerëve ju dërgojnë mesazh për këtë apo ndoshta ju vetë duhët të kontrolloni herë pas herë ndryshimet e softuerit.
Standarde të skedarëve për përkthim
Mos u dekurajo nga informatat e shumta në faqen më poshtë. Këtu përshkruhen standarde të ndryshme mirëpo përqëndrrimi yt duhet të jetë vetëm në standarde për përkthim të softuerëve të përzgjedhur (nga ana juaj).
http://docs.translatehouse.org/projects/translate-toolkit/en/latest/formats/
Ndihmesë / referenca për përkthime
Fjalor i informatikës :
a-https://www.ashak.org/repository/docs/Fjalori_i_informatikes_NebiCaka_413239.pdf
(mund të shkarkohet në tryezë të kompjuterit)
b-https://www.researchgate.net/publication/236687250_Fjalor_i_informatikes_anglisht-shqip_shqip-anglisht_Dictionary_of_Informatics_English-Albanian_Albanian-English
c-http://albasoftgroup.com/sq/Our-Work/Fjalori-i-termave-t%C3%AB-informatik%C3%ABs
d-https://forum.itshqip.com/threads/fjalor-i-informatikes-anglisht-shqip-v0-1-voice.11334/
Ndihmesë tjetër
Ginger software që funksionon në gjuhën shqipe, mund të përdoret (përveç të tjerave) edhe për përkthim të faqeve të internetit aty ku lejohet,
Ginger
https://www.gingersoftware.com/translation#.XAUIYeJRfs1
Dy shembuj:
Avast
Për inspirim, ja ku mund të filloni me përkthime-faqen dhe softuerin. Në fund të saj ( aty ku është shënuar Worldwide English)-shikoni në sa gjuhë është përkthyer….Kompanitë softuerike, në shumicën e rasteve, si shpërblim apo shenjë të falemnderimit për përkthimet, ua mundëson përdorim falas të softuerit të plotë – me postë elektronike ju dërgojnë fjalëkalimin permanet / të përhershëm.
https://www.avast.com
Booking
Faqe më e mirë në glob për prenotim të bujtjeve e përkthyer në gjuhët e ndryshme , që mund të përkthehet dhe përshtatet në shqip.
(Aty gjeni edhe hotele të bregdetit tonë-Portalin në fjalë , e përdor vite me rradhë për prenotime të hoteleve dhe nga kjo përvojë mund të them që faqja dhe shërbimet në të janë të shkëlqyeshme, nuk më kanë zhgënjyer)
https://www.booking.com
Mozila Firefox pjesërisht e përkthyer në gjuhën tonë:
https://addons.thunderbird.net/sq/about
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Open whispersystems
(për celular)
Me ndihmë të softuerit Open Whispersystems bisedoni në mënyrë të sigurt. Askush nuk mund t´ju spionon as me pajisjet më të përsosura për përgjim/spiunim. Kushti për biseda në mes dy palëve apo dy personave është ky:
Të dy përdoruesit duhet të kenë të instaluar këtë softuer:
http://whispersystems.org/
Mbrojtje nga vjedhjet
(celular, kompjuter dhe tablet paisje)
Në rast të vjedhjes apo nëse humbisni ndonjë pajisje, me veglën në fjalë mund të exploroni me saktësi vëndndodhjen.Vetëm versioni bazik është falas.
https://preyproject.com/
https://preyproject.com/download/
Dhe një alternativë:
https://pcworld.al/shtoni-privatesine-ne-android-dhe-ios-me-dns-te-e-cloudflare/
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Ashampoo®Burning Studio
Ashampoo Burning Studio 2019 është një softuer i fuqishëm për djegie të disqeve për CD, DVD dhe Blu-ray. Veçoritë kryesore : përfshijnë djegien e skedarëve, audio dhe video në disqe standarde të zbrazëta, por gjithashtu media të specializuara si BDXL ose M-Disc. Dritarja e integruar e diskut mbështet automatikisht zbulimin e emrave të pjesëve dhe skedarëve audio dhe lehtë mund të shndërrohen në disqe audio me porosi të kompletuara me mbulime dhe inlaje të dizajnuara në mënyrë individuale, si dhe playlists për rishikim të lehtë. Programi gjithashtu mund të finalizojë disqe për t'i bërë ato të aktivizohen në softuer më të vjetër-për muzikë. Ashampoo Burning Studio 2019 përmban diskun që mbulon automatikisht të dhënat përtej vëllimeve të shumta dhe shmang kufizimin e madhësisë . Regjistrohu në faqe dhe po aty e gjen dhe kopjon çelsin e softuerit për versionin e plotë.
https://www.ashampoo.com/en/usd/pin/5410/burning-software/Ashampoo-Burning-Studio-2019
Ashampoo ® Çinstalues / Uninstaler 2017
Kur instaloni një program / softuer në Windows, ai kopjon shumë skedarë në kompjuterin tuaj. Së bashku me të, ajo krijon shënimet e regjistrit, instalon programe shtesë, dhe si ju vazhdoni ta përdorni atë, madhësia vetëm rritet. Ndërsa kjo është në rregull, problemi shfaqet kur e çinstaloni programin dhe nuk fshihet gjithçka. Shumë softuer lënë prapa skedarët që ishin mbledhur që nga instalimi.Sot po flasim për Ashampoo UnInstaller që bën një punë të shkëlqyeshme kur bëhet fjalë për pastrimin e rrëmujës së lënë pas nga programi tashmë i çinstaluar - ose mund ta përdorni për të çinstaloni ndonjë problem në kompjuterin tuaj Windows 10.
Ashampoo Çinstaluesi 2017 heq softuer plotësisht pa pa lën asnjë skedarë të mbetur (pjesë të softuerit), madje edhe në rastin e konfigurimeve të mbivendosur. Programi regjistron me kujdes instalime të reja për të regjistruar çdo modifikim në sistemin tuaj. Kjo i lejon përdoruesit të çinstalojnë programet e padëshiruara që janë instaluar gjatë instalimeve normale pa dijen e tyre. Këto logs/shkrime i lejojnë përdoruesit të çinstaloni disa aplikacione në një rresht. Bashkësia UnInstaller ofron vlerësime programore që ndihmojnë përdoruesit të vlerësojnë nëse instalimi i një programi të ri është potencialisht i rrezikshëm.
https://www.ashampoo.com/en/usd/pin/1503/system-software/Ashampoo-Uninstaller-2017
Mbrojtja e privatësisë
Ju vendosni se çfarë Windows® 10 duhet të dijë për ju!
Më shumë kontrolli të sistemit
Konfiguro cilësimet e sigurisë
Mbroni privatësinë tuaj
Çaktivizo shërbimet e vendndodhjes
Parandaloni Windows® 10 nga dërgimi i të dhënave të diagnostikimit dhe përdorimit
https://www.ashampoo.com/en/usd/pin/1004/security-software/AntiSpy-for-Windows-10
Vegla të tjera nga Ashampoo-versione të plota dhe pa kosto / falas:
Backup Rescue Disc
https://www.ashampoo.com/en/usd/pin/0459/system-software/Ashampoo-Backup-Rescue-Disc
Music Studio
https://www.ashampoo.com/en/usd/pin/1330/multimedia-software/Ashampoo-Music-Studio-2018
Photo Commander
https://www.ashampoo.com/en/usd/pin/1518/multimedia-software/Ashampoo-Photo-Commander-FREE
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Airtrans
Shkëmbeni menjëherë imazhe, video dhe më shumë në mes të celularëve, tabletëve dhe kompjuterëve pa përdorim të USB kabllove.
http://www.airtransapp.com/
Inkscape
Krijo logo, ilustrime dhe art me redaktorin e lirë të Inkscape dhe me burim të hapur të redaktorit të vektorit. Aplikimi përdor Skalable Vector Graphics për të siguruar një nivel të lartë të shkallëzimit për krijimet tuaja. Projektet e realizuar në Inkscape mund të arshivohen në disa formate/standarde dhe janë të gatshme për botim në internet ose shtypje në printera komercialë ose të prodhimit.
https://inkscape.org/
Fotosketcher
Krijo art nga imazhet personale, Në dispozicion keni mbi 20 stilizime të ndryshme; nga skica me laps për piktura me ngjyra uji, piktura me vaj, vizatime dhe karikatura. Ktheni imazhe tua në piktura (peizazhe, arkitekturë, portrete, etj.) Automatikisht!
https://fotosketcher.com/
Arshivim i të dhënave dhe Infektime me Ransomware
Rregulla e artë
Mbrojtja më e mirë nga rreziqet në internet (si p.sh. kodimi/kryptim i të dhënave. kur klikoni në ndonjë skedar të panjohur apo ndoshta ndonjë haker ju dërgon mesazh dhe ju thotë të hapni ndonjë skedar) është ruajtja/arshivimi i të dhënave të rëndësishme si dokumente, imazhe, video etj. në një disk të jashtëm/mobil/extern….Aty nuk mund të depërtohet aq lehtë nga abuzues të ndryshëm. Andaj kopjoni dhe arshivoni të dhënat në një disk të tillë.
Pajisja për arshivim / ruajtje të të dhënave
Hard disqet të jashtme / mobile-External Hard Drives Storage
Një ndër kompanitë më cilsore për prodhim të hard disqeve të jashtme/ mobile është kompania WD
Ja ku blihen produktet e tyre:
a-https://www.amazon.com/External-Hard-Drives-Storage-Add-Ons/b?ie=UTF8&node=595048
Ose nëpër shitoret e pajisjeve elektronike
Wish
Wish portali është stërmbushur me mallra të ndryshme; kufje me bluetooth, autoparlante , hard diqe interne dhe externe , veshmbathje etj. Të gjitha me çmime të reduktuara…..
Ndër të tjera këtu mund të blihen hard disqe 1-2 GB (gigabyte).me çmime jashtzakonisht të lira në krahasim me faqet e tjera në internet dhe dallimi kryesor është që këtu shfaqen hard disqe në sasi të kufizuara pra nuk është shitje e zakonshme si në faqe e tjera….Lexo me kujdes informatat e faqes.Nëse nuk i kuptoni fjalët/emërtimet dhe mënyrat e përdorimit të veglave apo pajisjeve mos bli.
Në kutinë për kërkime shëno kështu(nëse është fjala apo kërkoni info rreth disqeve): External Hard disk drive.
b-https://www.wish.com
Dhe alternativa e fundit (që është alternativa me kosto më të lirë në treg) për arshivim të të dhënave, dokumenteve, skedarëve etj është arshivim në disqe BDXL Blu-Ray Discs BD-R XL 100 GB (rewrite) Emërtimi rewrite do thotë që disku mund të fshihet dhe kopjohet apo ri shkruhet shumë herë. Në softuerin e sipërm Ashampoo Burning Studio gjen informata për mënyrën e djegjes së disqeve BDXL Blu-Ray Discs BD-R XL.-Hap softuerin dhe kliko në alternativën Advanced Functions.
c-
https://www.amazon.co.uk/Verbatim-B...AVGAXYFEE81&psc=1&refRID=X5K4C5RTEAVGAXYFEE81
Ose , nëse nuk keni mundësi financiare për blerje të diskut, atëherë arshivimi i të dhënave mund të bëhet në cloud/mjegull server/falas ku ju dhurohet një numër i caktuar i gigabitëve(GB) pra hapësirë e lirë pa kosto/falas.
(Në këto server(shiko më poshtë) apo vënde për ruajtje/arshivim të të dhënave ju keni mundësi të hyrjes/akses të pa kufizuar nga çdo cep të globit-mjafton mundësia e koneksionit në internet…..KUJDES-Materialet që arshivohen aty duhet të jenë të natyrës legale dhe jo materiale ilegale si p.sh: softuer të pa liçensuar apo të vjedhur , filma apo të ngjajshme-Materialet ilegale fshihen nga llogaria juaj ose mbyllet mundësia e hyrjes në faqe / serverin ku ju i arshivoni materialet))
Hapësirë e lirë (versione bazike) falas
1-Google Drive 15 GB hapsirë të lirë/free space
https://www.google.com/drive/
2-Syns.com 5 GB hapsirë të lirë/free space
https://www.sync.com/?_m=3kl&sscid=b1k2_bn84c
3-Mediafire 10 GB hapsirë të lirë/free space
https://www.mediafire.com/upgrade/?promo=1
4-Shkarko Mega Syns Client për kompjuter dhe aty fiton 20 GB hapsirë të lirë:
https://mega.nz/pro/YcUQySbY
Në rast të infektimit të kompjuterit personal me programe të vogla të emërtuara si ransomware, këtu gjen mënyrat se si të rikuperoni të dhënat :
Hapi 1:
Mos e paguani shpërblimin(presionin e kriminelëve ) sepse nuk ka garancion se krijuesit e ransomware do t'ju lejojnë të rikuperoni të dhënat tuaja. Zakonisht kërkesa e kriminelëve është pagesa me të ashtuquajtura kriptovaluta zakonisht me bitcoin…..
https://blockgeeks.com/guides/what-is-cryptocurrency/
Hapi 2:
Gjeni çdo backup që keni në dispozicion.
Hapi 3:
Nëse nuk ka mbështetje/backup/kopje të të dhënave, do të duhet të përpiqesh të hapësh/dekriptosh informacionin e bllokuar nga ransomware duke përdorur mjetet më të mira të dekryptimit që janë në dispozicion-shiko më poshtë.Në këtë udhëzues anti-ransomware, ne përfshijmë këta mjete më poshtë dhe një listë kontrolluese shumë të dobishme për të shmangur të gjitha llojet e ransomware. Përdorni lidhjet/faqet më poshtë për zgjidhje të problemeve me infektimeve:
Llojet e infektimeve dhe mënyra e zgjidhjes së problemeve me Ransomware
Në rastin kur softueri i sipërm-Antivirus 360 Total Security apo antivirus softuerët alternativ - nuk mund të zgjidh problemin, këtu gjen zgjidhje të reja/alternative;
1-https://www.avast.com/ransomware-decryption-tools?ref=cj&utm_medium=affiliate&utm_source=commi ssionjunction&utm_campaign=6361382&couponfield=yes &cjevent=082ae6cee03e11e8821b014d0a180511
2-https://decrypter.emsisoft.com/
3-https://success.trendmicro.com/solution/1114221-downloading-and-using-the-trend-micro-ransomware-file-decryptor
4-https://noransom.kaspersky.com/
5-https://www.nomoreransom.org/en/decryption-tools.html
6-https://labs.bitdefender.com/2018/07/lockcrypt-ransomware-decryption-tool/
7-https://www.mcafee.com/enterprise/en-us/downloads/free-tools/ransomware-decryption.html
9-https://www.watchpointdata.com/ransomware-decryptors/
(Nga ndonjë shkak, lidhjet/linqet e sipërme nuk shfaqen ashtu siç shfaqen lidhjet/linqet e tjera në këtë faqe, unë nuk e di shkakun apo arsyen, me siguri forumi ka ndonjë zbrazëtirë të vogël apo e ashtuquajtur BUG në anglshit. Sidoqoftë, ju mund ti kopjoni këto linqe dhe ti ngjitni në ueb shfletues / web browser për hapjen e tyre)
FTP Client
FTP (File Transport Protocol) klientët shërbejnë për transferim të mp3 skedarëve, dokumentenve, faqeve, video fragmenteve dhe softuerëve nga kompjuteri lokal (i juaj) deri tek kompjuterat e tjerë ose në server/hapësirën e lirë në server-free space. respektivisht faqen tuaj të internetit.
https://en.wikipedia.org/wiki/File_Transfer_Protocol
Coffeecup
https://www.coffeecup.com/free-ftp/
WinSCP
https://winscp.net/eng/index.php
Fireftp
http://fireftp.net/
Filezila
https://filezilla-project.org/
µTorrent
Përvec FTP grupit të softuerëve për transferim të skedarëve të ndryshëm, egsiston edhe një grup tjetër i softuerëve që punon në sistem të ngjajshëm por ky grup i “ri” nuk ka përkufizim të materialeve që shpërndahen që d.m.th. Materialet për shpërndarje nuk kanë të bëjnë fare me server por kryesisht orientohen për shpërndarje nga kompjuteri në kompjtuer të ashtuquajtur p2p shpërndarje-këtu shpërndahen materiale legale dhe ilegale sidomos filma, këngë mp3 she mp4 materiale shkencore etj.….
Funksionimi
Skedarët e vegjël të quajtur torrent (zakonisht me madhësi prej disa kilobit-kb) vendosen nëpër faqe të ndryshme të internetit nga të cilët shkarkohen.(Provo në Google për gjetjen e tyre. Shkruaj p.sh. torrent Movie(film)Ja një shembull:
https://torrentfreak.com/top-10-most-popular-torrent-sites-of-2018-180107/
Kliko aty ku shkruan: Download torrent.Pas shkarkimit, klikon në të dhe atëher aktivizohet programi i Torrentit për shkarkim.Poashtu në Utorrent softuer egziston funksioni për kërkim/search button.Duhet të jeni të kujdesshëm gjatë shkarkimit të materialeve ngaqë eksiston mundësia e monitorimit të shkarkuesit(Duke u bazuar në IP numrin e cdo kompjutori).Me fjalë të tjera mos shpërnda materiale të shkarkuara.
https://www.utorrent.com/downloads/win
Libra
https://www.scribd.com/lists/17890750/Libra-Shqip-200
https://www.scribd.com/doc/56580337/thesarethumbura
Video Shndërrues / Konvertues
Shndërrimi i videos nuk është aspak proçes i ndërlikuar siç e imagjinojnë shumë njerëz, të cilët do të largohen duke e bërë këtë për shkak të bindjes së gabuar se ju nevojitet një vegël e komplikuar dhe e shtrenjtë për video shndrërrime. Në fakt, disa nga konvertuesit më të mirë të videos janë krejtësisht të lira/pa kosto për të shkarkuar/përdorur dhe mund të trajtojnë një numër të madh të standardeve/formateve video.
https://www.techradar.com/news/the-best-free-video-converter
https://www.any-video-converter.com/products/for_video_free/
Disk për shpëtim / Rescue disc-Boot CD
Në temën më lart u analaziua MBR(Master Boot Record) riparuesi që gjindet në Uindovs 10 dhe në softuerin Macrinum Reflect që ndihmon në riparimin e kompjuterit (ndër të tjera) , mirëpo, sistemi operativ Uindovs mund të pëson edhe gabime/dëmtime të tjera nga X shkaqe. Në atë rast riparimi i sistemit të dëmtuar bëhet me vegla të tjera; Pra duhet të përdoren softuer dhe të krijohen disqe (disk të shpëtimit.) të tjera për analizë të dëmtimit eventual si dhe zgjidhjen e problemit.
Një disk shpëtimi mund të jetë një “mbrojtës i jetës” për një Administartor të Sistemit* (sysadmin). Të paketuara me mjete të ndryshme diagnostikimi dhe riparimi që mund të bëjnë gjëra të tilla si riparim i një MBR (Master Boot Record), rikthimi i një fjalëkalimi të harruar, zbulimi dhe pastrimi i një rootkitor, thjesht ju lejon të rikuperoni të dhënat duke i transferuar ata nga një kompjuter i dëmtuar në një vënd tjetër.
Këtu janë CD-të ose për këtë qëllim mund të përdoren USB-të (USBMemory Stick-flesh drive) më të mira, të gjitha që mund të krijohen, që një adminstrator mund të përdor për të exploruar gabimet dhe riparuar një sistem Linux ose Windows -me të gjitha shtesat e dobishme në veglën tuaj.
Përkufizim-*Në teknologjinë informative (TI), një administrator i sistemit (sysadmin) është një person që mbështet një mjedis informatikë me shumë përdorues dhe siguron performancë të vazhdueshme, optimale të shërbimeve të TI dhe sistemeve mbështetëse.
https://archiveos.org/boot-repair-disk/
https://techtalk.gfi.com/top-5-free-rescue-discs-for-your-sys-admin-toolkit/
Kliko aty kë shënuar File name:
https://www.hirensbootcd.org/download/
Rufus
(ndihmesë/media për instalim)
Rufus është një softuer i vogël që ndihmon në pregaditje/formatim të shpejtë dhe krijon USB flash drives, të tilla si USB në formë të çelsit , shkopinj të kujtesës etj.
Kjo mund të jetë veçanërisht e dobishme nëse keni nevojë të krijoni media USB të instalimit nga ISO(skedar)-të e nisshme (Windows, Linux, UEFI, etj., Nëse duhet të punoni në një sistem pa sistem operativ ( do thotë kompjuter të zbrazët pa ndonjë sistem operativ), ju duhet të përditësoni/pregadisni/flashing BIOS* ose firmware të tjera nga DOS(direct operating system) ose nëse ju thjesht dëshironi të përdorni një shërbim të nivelit të ulët dhe do të regjistroni të gjithë aktivitetin që pastaj mund të ruhet në një skedar LOG.
Me fjalë më të thjeshta, vegla në fjalë është e njëjtë me softuerin që fshin apo që kopjon/regjistron të dhëna në një CD apo DVD disk.(Dallimi i vetëm është madhësia fizike)
https://rufus.ie/en_IE.html
*BIOS Flashing-Përkufizim:
Në kompjuterin tuaj eksiston një çip që ka udhëzime të nisjes (-BIOS-The Basic Input Output System-Sistemi i Prodhimit të Inputit Bazë). Ky komponent apo pjesë vitale e kompjuterit bën gjëra shumë themelore; ndërveprim me disa pajisje, ngarkim të sistemit operativ, duke kontrolluar dhe aktivizuar harduerin tuaj. Ai gjithashtu dikton pajisjet e nisjes, softuerin e rritjes së CPU, parametrat e mbingarkimit dhe disa parametra të tjerë etj.
BIOS Flashing d.m.th. Përditësimi/update i BIOS-it me program të ri (firmaware)
BIOS-i sot është i vjetëruar dhe është zëvëndsuar me
UEFI (
Unified
Extensible
Firmware
Interface)
Sygjerohet vetëm për persona me përvojë më të mirë për kompjuter dhe sisteme operative.)Shpjegim i detajuar për domethënien e përditësimit të BIOS-it;
https://blog.superuser.com/2011/04/03/what-is-flashing-the-bios/
https://www.biosflash.com/e/bios-software-tools.htm
UEFI
https://whatis.techtarget.com/definition/Unified-Extensible-Firmware-Interface-UEFI
Dhurata ditore - Giveaway of the day
(Softuer të plotë pa asnjë kufizim dhe plotësisht legale)
Fito-Fitoj(Win-Win).Ky është koncepti i faqes së më poshtme.Me fjalë të tjera, këtu gjen dy momente; njëri qëndron në faktin që krijuesit e softuerëve/veglave nga sfera të ndryshme arrijnë të shpërndajnë produkte te një publik i gjërë përmes marketingut pa kosto-nëpërmjet faqes në fjalë- dhe nga ana tjetër ju si përdorues përfitoni softuer falas që në treg kushtojnë disa dhjetra dollarë në mos më tepër. Produktet ofrohen falas vetëm 24 orë për shkarkim dhe instalim- me të drejtën e përdorimit të përhershëm-version i plotë.).
http://www.giveawayoftheday.com/
Ndërpre azhurnime / përditësime automatike të Uindovs 10
Nga disa herë, Microsofti ekzagjeron/ e tepron me përditësimet edhepse ato janë më se të nevojshme.
Imagjinoni situatën që jeni duket punurar në ndonjë projekt të rëndësishëm dhe Uindovs-i kërkon nëpërmejt mesazhit në tryezë apo në mënyrë automatike rinis kompjuterin personal; në atë rast mund (ndoshta) ti humbisni të gjitha të dhënat apo projektin në të cilin jeni duke punuar.Brënda ca sekondave ju zhduket e gjithë puna juaj. Kjo është më se irrituese për klientët e Uindovs 10.(Edicioni Home dhe Profesional) Në edicionin Enterprise ju mund të ndërprisni përditsimet, pra ky funksion është përfshirë në te e që mungon në versionet e tjera.
Këtu gjen mënyrën e ndërprejes së azhurnimeve(përditësimeve) automatike të Uindovs/Windows 10. Poashtu në veglën në fjalë është përfshi edhe funksioni i ri nisjes së më vonshme të përditësimeve.
Shikoni ç`bëjnë njerzit gjenial:
http://greatis.com/blog/stopupdates10
Azhurnime/përditësime
(Korrigjimi i sistemit operativ Uindovs / Windows dhe korrigjim i pjesëve të kompjuterit)
Ç`janë në të vërtet azhurnimet apo përditësimet?
Përditësimet s´janë asgjë tjetër përveçse korrigjime (versione të reja) qoftë të sistemit operativ ose pjesëve të saj-pjesëve të ngurta-komponenteve.Ose zgjidhja e re e ndonjë problemi të vjetër.
Kemi dy lloje të përditësimeve:
1-Të sistemit operativ Uindovs (Windows)
dhe
2-Të pjesëve të kompjuterit
Ku qëndron dallimi në mes të azhurnimit/përditësimit të sistemit operativ Uindovs/Windows 10 dhe azhurnimit apo përditësimit të pjesëve të kompjuterit?
Me përditësim të sitemit operativ korrigjohet vetëm sistemi operativ të themi Uindovs 10
ndërsa përditësimet e tjera d.m.th pjesëve të kompjuterit- si p.sh: kartela grafike (Graphics card) , njësi të sistemit (system units) bluetooth, USB etj. realizohet në mënyrë tjetër me ndihmë të përditësimit të pjesëve / pajisjeve/komponentëve kompjuterike respektivisht të drivers/apo drejtuesit (përkthim i përafërt ) të cilat pësojnë ndryshime kohë pas kohe apo ndoshta kanë zbraztira nga X shkaqe të cilat duhet të korrigjohen, andaj duhet përditësuar.
( Në disa raste Microsofti-serverët e Uindovs-it janë të konektuar me prodhuesit e pjesëve kompjuterike respektivisht me driver-sat(drejtuesit më të rinj) të pjesëve kompjuterike dhe bëjnë azhurnimin e drejtpërdrejt në kompjuterin tuaj.)
Pra, në raste të përditësimeve të pjesëve, faqet e prodhuesve të kompjuterëve shërbejnë për përditësime të pjesëve/komponentëve të kompjuterit ose për këtë qëllim mund të përdoren softuer të veçantë (si shembujt më poshtë dhe shembujt e prezentuara më herët).
Për më tepër kërko në Google duke shënuar emrin e kompjuterit tuaj si dhe : driver updates.
Acer
https://www.acer.com/ac/en/US/content/drivers
Dell
https://www.dell.com/support/home/us/en/04/?app=drivers&lwp=rt
HP
https://support.hp.com/us-en/drivers/
Intel
https://downloadcenter.intel.com/
Lenovo
https://support.lenovo.com/us/en/solutions/tvsu-update
Të tjera
http://freedriverscout.com/
https://sdi-tool.org/download/
PDF SAM
Një softuer i lirë pa kosto, me burim të hapur, i pavarur nga platforma, i dizajnuar për të ndarë, bashkuar, përzier, nxjerrë faqe dhe për të ripunuar skedarët PDF.
https://pdfsam.org/pdfsam-basic/
https://pdfsam.org/download-pdfsam-basic/
Vegël alternative pjesërisht e lirë.
https://code-industry.net/
AudioGrail
AudioGrail (emërtimi i më hershëm K-MP3) është si thika e ushtrisë zvicerane për gjithçka që lidhet me skedarët audio (MP3, MPC, OGG ...). Ajo mund të ndryshojë shumë lehtë dhe të shënojë (tag: info si emri i artistit, albumi, titulli i pjesës) skedarët tuaj automatikisht. Gjithashtu mund të analizojë cilësinë, të organizojë skedarë në sistemin tuaj, të gjejë skedarë të kopjuar dhe të përmirësojë përvojën tuaj të përditshme audio!
http://kcsoftwares.com/?kmp3
Sfonde artistike për tryezë kompjuterike Desktop / Laptop
Për ata që nuk kanë njohuri-mënyra për ndrim të sfondit të tryezës kompjuterike;
1-Me rastin e klikumit mbi imazh të preferuar në faqe,në anën e djatht të imazhit do vëreni një buton të emërtuar si Download. Kliko në të dhe shkarko imazhin në tryezë apo në ndonjë dosje / folder të përzgjedhur.
2-Hap imazhin
3-Kliko me anën e djadht të miut mbi imazh dhe aty do ju shfaqet një paletë me alternativa
4-Zgjedh akternativën – përdor/zgjedh si sfond (use as a background)-Për 1 sekondë pamja e tryezës do ndryshon….
https://unsplash.com/
https://unsplash.com/photos/D7g_nat...m_medium=referral&utm_content=creditShareLink
Avatar për forume
Ç`është një avatar për forum?
Avatar për forum është imazhi që shfaqet pranë emrit / nofkës suaj në forum. Në këtë forum ka ca imazhe që mund të përdoren falas , por a keni njohuri që ju mund të jeni krijues të avatarit dhe po të njëjtin ta importoni në forum?
Vepro kështu:
a-Hy në faqen e poshtme
b-Kliko në butonin e emërtuar si BROWSE/Shfleto
Vini Re:
Nëse keni të instaluar ndonjë Ad Block në Ueb Shfletues ç`aktivizo përkohësisht ngase ky blokues mund të blokon Adobe Flash dhe në atë rast ju nuk mund të shikoni dhe përdorni butonin BROWSE.
c-Në këtë rast(kur klikon në browse) ju hynë në tryezën tuaj
ç-Gjej/zgjedh ndonjë imazh që ju pëlqen(nëse keni të tillë në tryezë)
d-Importo imazhin në faqen picasion
dh-Cakto madhësinë e imazhit 80X80
e-Pas krijimit të imazhit në faqe , kliko me anën e djatht të miut mbi imazhin e krijuar dhe ruaj-SAVE IMAGE AS...- në tryezën e kompjuterit.
ë-Importo në forumin AL
http://picasion.com/create-avatar/
WiFi Password Recovery
WiFi Password Recovery është një vegël pa kosto që shërben për të rikuperuar fjalëkalimet (passwords) e rrjeteve WiFi të ruajtura në kompjuterin tuaj. Për shembull, nëse harruat fjalëkalimin e një rrjeti WiFi (të cilin e keni futur në të kaluarën), lehtë mund ta rikuperoni në sajë të këtij mjeti. WiFi Password Recovery siguron një ndërfaqe të thjeshtë përdoruesish e cila tregon edhe informacione të tjera si p.sh. (SSID, ndërfaqe, llojin e Sigurimit, algoritmin e Encryption) për çdo rrjet pa tel. Programi është në gjendje të rimarrë fjalëkalimet e rrjeteve pa tel që përdorin llojet e mëposhtme të sigurisë: WEP, WPA, WPA-PSK, WPA2, WPA2-PSK.
Programi është plotësisht i lirë/pa kosto me burim të hapur (open source). Nëse dëshironi, mund të shfletoni kodin burimor në GitHub.
https://sourceforge.net/projects/wifi-password-recovery/files/latest/download
Dhe 2 alternativa:
https://www.wikihow.com/Find-Your-WiFi-Password-when-You-Forgot-It
https://www.magicaljellybean.com/wifi-password-revealer/
QILING Disk Master Free
QILING Disk Master Free nuk është vetëm një zgjidhje e besueshme për rikuperim dhe rimëkëmbje softuerike, por gjithashtu një program i menaxhimit të ram diskut dhe ndarjes së diskut. Me të, sistemi, skedarët, dosjet, videot, muzika juaj do të jenë në gjendje të sigurt brenda disa minutave pa ndihmën e një specialisti IT/TI Ajo synon të mbrojë të dhënat tuaja dhe të përmirësojë performancën e kompjuterit.
Lexo udhëzimet dhe përdor veglën me kujdes të madh, nëse nuk jeni në dijeni apo nuk keni njohuri të mjaftueshme për funksionet e ndryshme mund të shkaktoni dëmtime të pa riparueshme në sitemin operativ apo në sistemin e skedarënve (systemi files).Është falas për përdorim privat, jo-komercial, dhe për kompjuter në shtëpi.
https://www.idiskhome.com/main/download.shtml
UltraSurf
UltraSurf është një shërbim proxy, i projektuar për të mundësuar përdoruesve brënda shteteve me censurë të rëndë të internetit për të vizituar çdo faqe publike në botë në mënyrë të sigurtë dhe të lirë. Nëse nuk ndodheni në një vend të tillë, gjithashtu mund të përdorni softuerin për të fshehur adresën tuaj të vërtetë IP për të mbrojtur privatësinë tuaj. UltraSurf është një aplikacion i pavarur (nuk ka nevojë për instalim) që konfiguron automatikisht Internet Explorer për të përdorur UltraSurf sa herë që e programoni dhe shfaq një ikonë bllokoje në desktop për të treguar se shfletimi anonim është aktiv.
Ju gjithashtu mund të përdorni UltraSurf me Firefox, Chrome ose shfletues të tjerë, megjithatë ju duhet të konfiguroni cilësimet proxy në mënyrë manuale (localhost: 9666).
https://ultrasurf.us/download/
https://www.neowin.net/news/ultrasurf-1806/
RapidTyping
Mëso shkrim të shpejtë në tastierë ; si ta përdorni tastierën tuaj në një mënyrë zbavitëse dhe argëtuese falas. Rapid Typing Tutor është projektuar për t'u dhënë mësim të rriturve dhe fëmijëve të përdorin tastierën e tyre kompjuterike në mënyrë më efikase. Kurse të plota për shkrim për fillestarë, të përparuar/advanced dhe të nivelit të ekspertëve.
http://www.rapidtyping.com/
Platforma e aplikacioneve portative
PortableApps.com Platform
U themelua nga John T. Haller,i cili filloi trendin portativ të softuerit që nga marsi i vitit 2004.
Platforma PortableApps.com ™ është një sistem i plotë portativ i softuerit që lidh të gjitha aplikacionet tuaja portative së bashku dhe ju mundëson të ndërtoni vetë aplikacionin tuaj portativ për përdorim në dosjen tuaj të sinkronizuar të cloud, në kompjuterin tuaj lokal ose në një disk/USB portativ
P.S. nëse dëshiron kursim të hapsirës së lirë ( free space) të hard diskut, atëher përdor softuerët portativ të cilët nuk instalohen në kompjuter dhe e hap / përdor vetëm kur ke nevojë. Softuerët portativ nuk dallohen fare nga softuerët e zakonshëm që instalohen në mënyrë të zakonshme..
https://portableapps.com/download
Keylogger
Keylogger është një program që monitoron aktivitetin në kompjuterin tuaj kështu që ju mund të zbuloni aktivitetin e përdoruesve të tjerë(thjesht - të spiunoni) në kompjuter kur ju nuk jeni i pranishëm. Softueri keylogger mban gjurmët e programeve të hapura ose të mbyllura, faqet e vizituara dhe tastet e shtypura, dhe gjithashtu mund të regjistrojnë pamjet dhe përmbajtjet e kopjuara në kujtesën. Në ndonjë nga këto softuer të më poshtëm duhet bërë ç`aktivizim të Smart screen funksionit të Uindovsit për aktivitet normal të softuerit. Në këto vegla (nëse përdor versionin e lirë pa kosto) funksionojnë vetëm pjesët bazike, që do thotë se ca pjesë të softuerëve mund të funksionojnë vetëm në versionet komerciale, sidoqoft edhepse janë bazike, mund të përdoren edhe si të tilla
Funksionet:
(të përgjithëshme)
a) Aplikacionet që hapen/janë aktive dhe mbyllen
b) Të gjitha shtypjet e tasteve (keystroke logger)
c) Të gjitha aktivitetet e printuara
ç) Të gjitha faqet e vizituara
d) Kopjimin/kapjen e ekranit për një periudhë kohore të caktuar
https://www.logixoft.com/en-us/index
http://www.spyrix.com/
http://kidlogger.net/?lang=en
Nga bota e shkencës dhe teknikës
Çdo ditë jemi nën ndikim të mediave (me lajme dhe informata të ekzagjeruara-biznes dhe vënd pune për gazetarët) që pa mëdyshje ndikon në shëndetin psiko-fizik të njeriut. Krijo energji dhe mendime pozitive, mënjano mendimet destruktive, frikën, shqetësimet dhe brengat nëpërmjet muzikës për qetësim. Mund të përdoret për dhe gjatë relaksimit psiko-fizik; meditimit, leximit, lundrimit / surfing në rrjet etj.
Gjuha univerzale e globit
Harmoni shpirtërore>fizike>inspirim/mësim>krijimtari….
https://www.youtube.com/watch?v=w1s4cTsPeH0
https://www.youtube.com/watch?v=P_F-7x3UbEM
https://www.youtube.com/watch?v=so6ExplQlaY
https://www.youtube.com/watch?v=rrVDATvUitA
https://www.youtube.com/watch?v=ITswHbJPHhQ
https://www.youtube.com/watch?v=YFD2PPAqNbw
https://www.youtube.com/watch?v=EFJ7kDva7JE
https://www.youtube.com/watch?v=LFGsZ6ythQQ
Për fëmijët/foshnjet
https://www.youtube.com/watch?v=C9WWpdcl6nk
Reçensione për celularë
Nëse jeni në mendime për blerje të celularit të ri, së pari lexoni në faqen më poshtë dhe krahasoni veçoritë e celularëve më të rinj:
https://www.phonedog.com/?pk_campaign=houseNEL&pk_source=SF
Fluturime autonome
Inteligjenca Artificiale vazhdon rrugëtimin më tej: në SHBA eksperimentohet me aplikim të Inteligjencës artificiale dhe robotëve në pilotim të aeroplanëve dhe helikopterëve për nevoja civile dhe ushtarake:
https://www.wsj.com/video/series/mo...-cockpit/E8927195-0DD9-47A6-9B06-B319E490812B
5 kërcënimet kryesore të sigurisë për 2019-ën
https://pcworld.al/5-kercenimet-kryesore-te-sigurise-per-2019-en/
Gjermania lider në IA
https://www.tetovanews.info/2018/12/merkel-kerkon-nje-gjermani-lider-ne-inteligjencen-artificiale/
Zhvillimi tekonlogjik nuk pushon.Ekspertët e fushës korrin suksese të reja.Kompjuteri mund të aktivizohet me zërin tuaj, nëse keni në dispozicion pajisjen më të re të Amazon Echo :
https://www.cnet.com/how-to/amazon-echo-use-alexa-to-turn-on-your-pc/
Poashtu eksperimentohet me prenotime të produkteve nga interneti duke përdorur zërin e konsumatorit (tuaj)….e ku jemi na Shqiptarët?! Gjithë ata inxhinier, profesor etj njohin vetëm anën teorike, por kur duhet të krijojmë diç konkrete siç bën bota…..Së pari duhet të konstruktojmë ndonjë lugë për gjellë apo ndonjë gotë çaji…..
https://www.amazon.com/gp/help/customer/display.html?nodeId=201952610
Urdhërat që i zbaton Amazon Echo
https://www.cnet.com/how-to/amazon-echo-the-complete-list-of-alexa-commands/
Përveç informatave të reja të sipërme, Amazon Echo iu shtua veçoria më e re: kjo vegël përkrah eksekutim të 50 milion këngëve ( pa reklame ) nga bazat e të dhënave. Siç vërehet Amazon Echo gjithnjë e më tepër e mer përsipër rolin e radios së paku nëse dëgjoni muzikë në shtëpi/apartament.
Radio nikoqirët / prezantuesit lirisht mund të pensionohen ; ) )
https://www.phonedog.com/2018/12/14/apple-music-support-amazon-echo-speakers
Si të fshini të dhënat e regjistruar / të kopjuara në Amazon Echo
https://download.cnet.com/news/amazons-alexa-virtual-assistant-how-to-delete-the-data-it-records/
Gjoba elektronike
https://www.youtube.com/watch?v=xJgqRlmaTK8&feature=player_embedded&ytbChannel=null
Kaseta me shirit/shirit magnetofonik (përkthim i përafërt, ndoshta ju e dini më mirë emërtimin)
A ju kujtohet?
Kaseta me shirit, i quajtur vetëm kasetë, është një medium analog i ruajtjes magnetike për audio dhe të dhëna. Për të parën herë, standardi/formati u prezantua nga kompania teknologjike holandeze Philips në vitin 1963. Vegla në fjalë u shndrua në një nga formatet më të suksesshme në të gjitha pajisjet për ruajtjen e audio dhe muzikës.
Ekspanzioni më i madh i kasetave ishte rreth viteve 1975 dhe 1995.
Zakonisht në një kasetë të tillë janë të kopjuar/memorizuar diku rreth 20-40 këngë apo ndonjë bisedë, dokumentar etj në kohëzgjatje 60-90 minuta.
Për nostalgjikët-ja ku mund të blihen kaseta/shirita magnetofonik:
https://www.amazon.com/dp/B009TZNWQG/ref=psdc_229180_t1_B000087NBV
https://www.amazon.com/Maxell-XLII-..._rd_t=40701&psc=1&refRID=25B385AD5C84GHC8Z9C3
Secure Digital (SD)
Standardi u prezantua në gusht të vitit 1999 nga përpjekjet e përbashkëta midis ScanDisk, Panasonic (Matsushita Electric) dhe Toshiba si një përmirësim në MultiMediaCards (MMC) dhe është bërë standard industrial. Të tre kompanitë formuan SD-3C, LLC, një kompani që liçencon dhe zbaton të drejtat e pronësisë intelektuale që lidhen me kartelat e kujtesës SD dhe SD mbajtësin dhe produktet ndihmëse . Mund të blihet në çdo shitore të elektronikës ose nga interneti.
Përdorimi:
1-Në fotoaparate dhe kamera dixhitale
2-Në celular
3-Në kufje.
4-Në kompjuter
5-Në radio pajisjen e makinës/automobilit
Kopjon/Memorizon- këngë mp3, audio libra në mp3 standard/format, imazhe, video, softuer dhe . Libra elektronik (ebooks).
Një kartele e kujtesës SD përmban 16 deri në 256 GB(gigabit) hapsirë të lirë ku mund të vendosen rreth;
4000 këngë në mp3 standard/format (në 16 GB SD kartelë)
1 mp3 këngë = 3-4 MB/megabit (po aq audio libra në mp3 standard si dhe .PDF libra)
ose
14-16 filma HD me madhësi diku rreth 1.2 GB për çdo film
-16 GB = 16.000 MB(megabit)
https://www.digitalcameraworld.com/buying-guides/best-memory-cards-for-your-camera
https://www.amazon.com/Micro-SD-Memory-Cards/b?ie=UTF8&node=3015433011
Stealth-Aeroplani më i fuqishëm në botë
Shikoni nga afër aeroplanin Stealth-përbindëshi i globit :
https://www.youtube.com/watch?v=-VF7Ulhi5rM
Droni më i ri (eksperimental)
https://www.youtube.com/watch?v=mROgStUQxqE
Të ecim në një hap me kombet tjera....