• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Sot 4 vjet, GJND vulosi Pavarësinë e Kosovës

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
27,887
Pikët
113
656X3734711318kosovo-spanA1-600.jpg


Sot 4 vjet, GJND vulosi Pavarësinë e Kosovës


Sot 4 vjet, GJND vulosi Pavarësinë e Kosovës
22.07.2014 | 09:23
“Kosova nuk ka shkelur ligjin ndërkombëtar”, kjo ishte përgjigjja e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, për Pavarësinë e Kosovës.
Presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Hisashi Owada, kishte thënë, se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur asnjë dokument të Kombeve të Bashkuara.
Në këtë aspekt, ai kishte përmendur ecurinë e tërësishme të zhvillimeve politike në Kosovë, që kanë të bëjnë me vendosjen e misionit të OKB-së në Kosovë, vendosjen e KFOR-it e të tjera.
Sipas tij, shpallja e pavarësisë ishte proces politik dhe jo ligjor.
Me 10 vota pro dhe 4 kundër gjykata ishte e mendimit se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk e kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare. Atëherë, sipas gjykatës nga të gjitha të dhënat, pavarësia e Kosovës nuk kishte shkelur as rezolutën 1244, si dhe kornizën kushtetuese të UNMIK.
Serbia, Kosova dhe 29 shtete duke përfshirë SHBA-në dhe Rusinë morën pjesë më 11 dhjetor 2009 në një seancë dëgjimore para GJND-së ngritur nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, me kërkesë të Serbisë.
 
Përgjigje e: Sot 4 vjet, GJND vulosi Pavarësinë e Kosovës

10569067_704933919576970_8982416253673573473_n.jpg



Hashim Thaçi

Sot u bënë 4 vjet prej përfundimit të procesit historik në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë me të cilën u konfirmua legaliteti dhe legjitimiteti i Deklaratës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Falënderojmë me dhjetëra shtete dhe qindra juristë, ekspertë dhe të tjerë nga mbarë bota që u përfshinë në këtë proces shumë të rëndësishëm për legjitimitetin e shtetësisë sonë. Tani Kosova u njoh nga 107 shtete dhe vazhdon rrugëtimin e vet të pamohueshëm drejt anëtarësimit në familjen e shteteve Euro-Atlantike. HTH
 
Kur doli e zhvleftësuan, tash e madhërojnë: Opinioni i GjND-së për pavarësinë e Kosovës dhe çka thoshte Vetëvendosja për të
Demokracia
17:17 | 22 Korrik 2026
images-12-e1784733456455.jpg

Share:
Share
Tweet
Katër ditë pasi Kosova e kishte marrë verdiktin nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë se pavarësia e saj nuk kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare, siç e kishte sfiduar Serbia, partia Vetëvendosje do të nxirrte gazetën e saj javore.
Në ballinë ishte një artikull që do të jepte leximin e saj se çfarë, në fakt, kishte thënë GJND-ja.
Sipas Vetëvendosjes, qytetari i Kosovës nuk kishte arsye të gëzohej, sepse “fatkeqësisht, kjo gjë nuk është e vërtetë.”

Në atë shkrim, Vetëvendosja do të elaboronte se si përkthehej vendimi i GJND-së për pavarësinë e Kosovës dhe pse ai nuk ishte ashtu siç po e interpretonin “politikanët dhe analistët”.
Ndonëse Kosova tashmë kishte në dorë një dokument të institucionit më të lartë të drejtësisë ndërkombëtare, i cili së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përdorej si argument juridik për shtetet që hezitonin ta njihnin, Vetëvendosja hezitonte vetë ta njihte atë si konfirmim të plotë të pavarësisë.
Në atë kohë, Vetëvendosje shkruante:
“Opinioni i GJND-së mund të përmblidhet në tri pika kryesore: a) Shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkel të drejtën ndërkombëtare. b) Shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkel Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. c) Kjo pavarësi nuk e ka shkel Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë.”
“Sa i përket pikës së parë, pothuajse të gjithë analistët, politikanët e zyrtarët, e kanë interpretuar atë si bazë të ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës. Do të ishte mirë të ishte kështu, por kjo gjë fatkeqësisht nuk është e vërtetë.
Më tej, Vetëvendosje kundërshtonte interpretimin se opinioni i Gjykatës ishte bazë e drejtpërdrejtë për ligjshmërinë e pavarësisë.
“Gjykata vetëm ka shpjeguar se nuk ka norma pozitive të së drejtës ndërkombëtare të cilat e sanksionojnë shpalljen e pavarësive apo ndalimin e tyre,” thuhej në analizë.
Sipas saj, konstatimi se “shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkel të drejtën ndërkombëtare” nuk nënkuptonte automatikisht se kjo shpallje ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Screenshot-2026-07-22-153540.png

Gjashtëmbëdhjetë vjet më pas, qëndrimi zyrtar i udhëheqjes së Kosovës për këtë opinion paraqitet ndryshe.
Kryeministri Albin Kurti sot e ka cilësuar opinionin e GJND-së si një nga momentet më të rëndësishme në historinë e shtetit të Kosovës.
“Sot shënojmë përvjetorin e opinionit këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosovës – një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e shtetit tonë dhe një referencë e rëndësishme në zhvillimin e së drejtës ndërkombëtare,” shkroi Kurti.
Ai theksoi se vendimi i Gjykatës i dha fund një prej pretendimeve kryesore juridike kundër shtetësisë së Kosovës.
“Duke konstatuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, GJND-ja i dha fund një prej pretendimeve kryesore juridike kundër shtetësisë dhe mëvetësisë sonë,” deklaroi Kurti.
Edhe presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu, e përshkroi opinionin e 22 korrikut 2010 si një moment që forcoi pozitën ndërkombëtare të Kosovës.
Ajo tha se vendimi “konfirmoi se Deklarata e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, e shpallur më 17 shkurt 2008, nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.”
 
Hoxhaj: 16 vjet pas Opinionit të GJND-së, Kosova më e izoluar se në çdo periudhë të pasluftës
Demokracia
20:36 | 22 Korrik 2026
enver-hoxhaj-1-600x360-1.png

Share:
Share
Tweet

Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka kujtuar 16-vjetorin e Opinionit Këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke e cilësuar atë si një nga fitoret më të mëdha diplomatike të Kosovës, por njëkohësisht ka kritikuar gjendjen aktuale të politikës së jashtme të vendit.​

Sipas Hoxhajt, 22 korriku i vitit 2010 ishte një pikë kthese për shtetin e Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
“Opinioni Këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë vulosi legalitetin e pavarësisë së Kosovës dhe forcoi subjektivitetin e saj ndërkombëtar. Një fitore e madhe diplomatike që i hapi Kosovës dyert e njohjeve të reja dhe e forcoi pozitën e saj në botë”, ka shkruar ai.
Megjithatë, Hoxhaj vlerëson se kjo trashëgimi është zbehur ndër vite.

“Kosova është më e izoluar se në çdo periudhë të pasluftës. Marrëdhëniet me aleatët tanë strategjikë janë dëmtuar, rruga drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare ka mbetur e bllokuar, ndërsa dialogu me Serbinë është shndërruar nga një proces për normalizim në një proces të përhershëm të menaxhimit të krizave”, ka theksuar ai.
Sipas tij, Opinioni i GJND-së nuk përbënte fundin e procesit të shtetndërtimit, por bazën mbi të cilën duhej të ndërtohej konsolidimi përfundimtar i shtetit.
Në fund, Hoxhaj ka bërë thirrje për rikthimin e partneritetit të ngushtë me aleatët perëndimorë.
“Fitoret diplomatike nuk ruhen vetvetiu. Ato kërkojnë punë, vizion dhe partneritet të fortë me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Vetëm kështu Kosova mund ta rikthejë momentumin e humbur, të fitojë njohje të reja dhe ta përmbyllë me sukses konsolidimin e saj ndërkombëtar”, ka deklaruar Hoxhaj.
 
citaku.jpg


Çitaku: Amerikanët ishin pranë Kosovës në ditën e fitores historike në GjND, në shtator festojmë sërish​

22 korrik 2026| 15:37
Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kujtuar përvjetorin e opinionit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila konstatoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare.



Në një postim në “Facebook”, Çitaku ka rikujtuar se në ditën e shpalljes së vendimit ndodhej në Uashington D.C., në një vizitë zyrtare së bashku me kryeministrin e atëhershëm, Hashim Thaçi. Sipas saj, ftesa nga autoritetet amerikane për atë ditë ishte një shenjë e qartë e mbështetjes dhe partneritetit të Shteteve të Bashkuara me Kosovën.

lg.php

Ajo ka përmendur takimet me zyrtarët më të lartë amerikanë, përfshirë zëvendëspresidentin Joe Biden dhe sekretaren e atëhershme të Shtetit, Hillary Clinton, si dhe ka vlerësuar kontributin e ekipit ligjor amerikan që mbështeti Kosovën para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Çitaku ka theksuar se vendimi i GJND-së dëshmoi se Kosova kishte vepruar në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, duke e cilësuar atë si një fitore të përbashkët të Kosovës, aleatëve të saj dhe të së drejtës.

Në përfundim, deputetja e zgjedhur e PDK-së është shprehur optimiste edhe për zhvillimet e ardhshme, duke thënë se pret që në shtator të shënohet, sipas saj, “fitorja përfundimtare e së vërtetës, drejtësisë dhe e luftës sonë çlirimtare”.


lg.php
 
Hamza-E-kemi-lexuar-si-mesazh-te-elektoratit.jpg


16-vjetori i opinionit të GjND-së, Hamza: Kosova po përballet me procesin gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së dhe ngecjen e njohjeve​

22 korrik 2026| 15:42
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka përkujtuar 16-vjetorin e opinionit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.



Përmes një postimi në “Facebook”, Hamza e ka cilësuar vendimin e GjND-së si një ditë historike për Kosovën dhe një fitore që, sipas tij, forcoi legjitimitetin ndërkombëtar të shtetit.

lg.php

Ai ka theksuar se vendimi i GJND-së ka rikonfirmuar se rruga e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë ishte në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare.

Megjithatë, Hamza ka shprehur shqetësim për situatën aktuale në Kosovë, duke përmendur procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe themeluesve të shtetit, ngecjen e procesit të njohjeve të reja, vështirësitë në integrimin ndërkombëtar dhe, siç ka thënë ai, përkeqësimin e raporteve me aleatët.

“Sot u bënë 16 vjet nga Opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës. Ishte një ditë historike për vendin tonë dhe një fitore e madhe që forcoi legjitimitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. Ky vendim rikonfirmoi se rruga jonë drejt lirisë dhe pavarësisë ishte e drejtë dhe në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare. Gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë, Kosova po përballet me një realitet shqetësues: procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe themeluesve të shtetit, ngecjen në procesin e njohjeve të reja, vështirësitë në integrimin ndërkombëtar dhe përkeqësimin e raporteve me aleatët tanë. Vendit tonë i nevojitet një lidership që ndërton dhe forcon aleancat, mbron interesat shtetërore dhe sjell rezultate konkrete për qytetarët tanë. Obligimi ynë është ta mbrojmë dhe ta fuqizojmë shtetin tonë për brezat që sot dhe nesër do të jetojnë në të”, ka shkruar Hamza.
 
Back
Top