• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Shkodrës Benet Beci. Rradha...hajde tjetri

Markus

V.I.P
Anëtar
Nov 9, 2024
Postime
5,679
Pikët
113
SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Shkodrës Benet Beci dhe 6 të tjerë, ja për çfarë akuzohen.

SPAK ka dërguar për gjykim kryetarin e bashkisë së Shkodrës, Benet Beci dhe 6 persona të tjerë, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera. Krahas Becit, të pandehur janë Adela Ruko, Edlira Mitrushi, Jonid Kazani, Yllka Nishku, Premtim Dauti, dhe Rudin Gjoni. Adela Ruko është bashkëshortja e Evis Berberit.

 
SPAK ka hapur derën e gjykatës për Benet Becin, kryebashkiakun e Shkodrës që për socialistët ishte një “trofe elektoral” në zgjedhjet lokale të vitit 2023, kur fitoi me 11 mijë vota më shumë në bastionin e demokratëve.

Po të kthehesh pas në kohë, në periudhën e zgjedhjeve lokale, Beci iu shit shkodranëve si një prurje nga Partia Demokratike për hir të së shkuarës së tij, një kandidat që synonte ta zbuste ekstremitetin politik në Shkodër, sipas një strategjie që pretendonte te sillte vota blu në gjirin e Partisë Socialiste. Në arkivat e dy viteve më parë gjen deklarata të Edi Ramës që e vizatonte kandidaturën e Benet Becit si ajo e një intelektuali që kishte bërë zgjedhjet e tij përtej partive politike.
 
I zbuloi celulari i gruas së Evis Berberit, Gjykata e Lartë çel pas tre muaj shtyrje gjykimin për Benet Becin dhe 6 të tjerë!

Hetimet kanë marrë një kthesë pas zbërthimit të telefonit celular të bashkëshortes së Evis Berberit, ish-drejtorit të ARRSH-së dhe një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Belinda Ballukut. Në telefon u gjetën biseda të kodifikuara, shënime mbi transferta financiare, si dhe detaje komprometuese mbi faturimet dhe ndarjen e përqindjeve të ryshfeteve nga tenderat publikë...

 
me nje fjale, siç duken bathet, shteti shqiptar qenka mbushur plot me nenpunesa abuzues,
 
Beneti u mor PENG nga Rama nëpërmjet dosjeve të abuzimeve të F.Sh.Zh për ta kandiduar në bashkinë e Shkodrës.
Nga që edhe aty duhet të jepeshin disa leje ndërtimi për parajsat fiskale.
Sapo të mbaroj procedurat për lejet, do i vendosen hekurat për zanatin e hajdutit banorit të Vaqarrit
 
me nje fjale, siç duken bathet, shteti shqiptar qenka mbushur plot me nenpunesa abuzues,
Pjer , nuk me intereson kjo pjese..

Me intereson qe pasi e ke arrestuar , ti konfiskosh cfare i vodhi ai popullit , ti besh Trasparente dhe kaq..

Vazhdo me tjetrin..

Por , te tjeret u arrestuan , e mbaruan denimin, dhe nuk dihet ku po i prishin leket e kti populli per 7 pal qefe...😎
 
  • Like
Reactions: par
Pjer , nuk me intereson kjo pjese..

Me intereson qe pasi e ke arrestuar , ti konfiskosh cfare i vodhi ai popullit , ti besh Trasparente dhe kaq..

Vazhdo me tjetrin..

Por , te tjeret u arrestuan , e mbaruan denimin, dhe nuk dihet ku po i prishin leket e kti populli per 7 pal qefe...😎
me ty jam, po kush ta boj kete qe thua, aty peshku eshte qelb nga koka,
 
Back
Top