ƧɘɿɒɈnA
ƧɘɿɒɈnA
- Anëtar
- Apr 3, 2020
- Postime
- 54,279
- Pikët
- 113
DOSJA/ Trafikuan mbi 6.7 tonë kokainë nga Amerika Latine në BE, SPAK godet dy grupe kriminale, njëri i i vëllezërve Koçeku, 20 masa sigurie! Në pranga Orest Sota, në kërkim Artur Shehu e Ilir Shtufi! Sekuestrohen 100 mln € pasuri (EMRAT)
SPAK ka lëshuar 20 masa sigurie në kuadër të operacionit për goditjen e një grupi kirminal që operon në trafikun e lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave. Në kërkim është shpallur Artur Shehu, që posedon pjesën më dërrmuese të tokës në Zvërnec si dhe biznesmeni Ilir Shtufi, i lidhur me Shkëlzen Berishën.
- Dosja/ Koçeku e Hamzai trafik droge nga Amerika Latine drejt BE! Tonelatat me kokainë fshiheshin në ngarkesa me qymyr, fruta e sojë
- DOSJA/ Episodet e trafikut të drogës, grupit kriminal iu kap mbi 6.7 tonë kokainë brenda një viti! Porositës edhe Orgest Birçaj
- LISTA/ ‘Perandoria’ financiare e vëllezërve Koçeku dhe Ilir Shtufit, ja çfarë sekuestroi SPAK!
- SPAK shpall në kërkim vëllezërit Rama, nipat e ‘Mirit të Xhikes’! U sekuestrohen pasuritë
- Kush është Ilir Shtufi, pastronte lekët e trafikut të drogës! Lidhja me Shkëlzen Berishën që jeton me qira në vilën e tij
- Kush janë vëllezërit Koçeku që drejtojnë trafikun e drogës! Në 2024-ën njëri u dhunua në Palasë! Pronarë të disa bizneseve
- Kush është biznesmeni Orest Sota i arrestuar nga SPAK, në 2017 u arrestua me 863 mijë euro në automjet! Mik dhe ish-ortak me Ergys Agasin
- Operacioni i SPAK, bllokohet biznesi i makinave luksoze me qira 'Top Seven', pronë e Orgest Birçaj
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka goditur dy kriminale të përfshira në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Në total janë lëshuar 20 masa sigurie, (15 arrest me burg e 5 arrest në shtëpi) mes tyre dhe ‘kokat’ e grupeve. Njëri prej tyre drejtohej nga Luçiano Koçeku e ndërsa tjetri nga Alfredo Hamzai. Porositës droge edhe Orgest Birçaj. Vetëm në vitin 2020, grupit iu kap 6.7 tonë kokainë.
Pjesë e këtyre grupeve kriminale, rezultojnë dhe biznesmenë të fuqishëm në Shqipëri, të cilët pastronin paratë e ardhura nga veprimtaria e paligjshme kriminale.
Trafiku I drogës (grupi i parë i drejtuar nga Alfredo Hamzai)
Personat nën hetim Alfredo Hamzai, Ardian Zykaj, Adrian Rama, Elton Memeti, Orgest Birçaj, Orest Sota, Dritan Aga, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal të drejtuar nga Alfredo Hamzai, kanë marrë pjesë në trafikim masiv të lëndëve narkotike në disa shtete të Evropës, nga vendet e Amerikës Latine.
Grupi kriminal në fjalë ka vepruar në mënyrë të organizuar, duke ndarë rolet mes anëtarëve për prodhimin, transportin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, çka tregon qartë ekzistencën e një strukture të qëndrueshme dhe të qëllimit të përbashkët për përfitim financiar. Veprimtaria e tyre nuk është e rastësishme, por e përsëritur dhe e planifikuar, duke përfshirë sasi të konsiderueshme narkotikësh të destinuara për shitje.
i. Trafikimi ndërkombëtar i lëndëve narkotike i kryer nga Amerika Latine (Kolumbia, Ekuador, Bolivia, Surinam, Paraguai, Uruguai, Porto-Riko e Brazil) në drejtim të Europës, kryesisht në portet Anterverp (Belgjikë) dhe Roterdam (Holandë) përmes kompanive të transportit detar në formën e qymyrit të drurit, pastave të frutave ose në pako të fshehura në kontenierë, të cilat në shumicën e rasteve janë kompani të krijuara dhe drejtuara prej tyre posaçërisht për këtë aktivitet, në bashkëpunim të mundshëm brenda shërbimeve doganore në porte të Europës.
ii. Trafikimi i lëndëve narkotike nga shtetet e Amerikës Latine drejt Europës realizohet përmes kompanive tregtare të frutave, mishit, qymyrit dhe sojës. Përpunimi dhe ekstraktimi kimik kryhet në magazina apo ambiente të marra me qira në disa shtete europiane, kryesisht në Hollandë dhe Belgjikë. Këto lëndë shpërndahen më pas në disa shtete të BE-së, me një çmim që varion nga 26,000 deri në 30,000 euro për kilogram. Shitja kryhet në territore ku dukshëm furnizimi mbulohet vetëm nga prurjet e tyre, si Belgjika, Hollanda, Britania e Madhe, Irlanda, Italia dhe Spanja.
Grupi i dytë i trafikut të drogës i drejtuar nga Luçiano Koçeku, paratë e të cilit i pastronte Ilir Shtufi dhe bizneset e tij
Anëtarët e grupit:
Artur alias Luçiano Koçeku
Abedin Koçeku
Ervin Koçeku
Astrit Vladi
Kastriot Vladi
Ilir Shtufi
Gëzim Islami
Nova Construction 2012" (sot "Nova Group") me Ilir dhe Kujtim Shtufit
Subjekti "LTD CO" sh.p.k. me ortak Kujtim Shtufin me 70% të kuotave dhe "Erald-G" sh.p.k të Gëzim Islamit me 30% të kuotave.
Gjatë hetimeve për këto dy grupe kriminale, figuron se i përfshirë është dhe biznesmeni Artur Shehu, një prej pronarëve që posedon pjesën dërrmuese të pronës në Zvërnec si dhe Leonard Vishaj. Nga kjo çështje ka nisur dhe hetimi për pronën në Zvërnec ndërsa SPAK ka vendosur në sekuestro preventive mbi 128 milionë euro në llogarinë e noteres Amela Mukaj, të përdorura në 3 shitblerje tokash në Zvërnec.
SPAK ka sekuestruar gjithashtu dhe pasuritë e biznesmenëve të tjerë të përfshirë në hetime.
EMRAT PËR TË CILËT ËSHTË LËSHUAR MASË SIGURIE DHE AKUZAT
Ardian Zykaj – “Trafikim i narkotikëve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “ Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Alfredo Hamzai – “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Adrian Rama - "Trafikimi i narkotikëve", "Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale", "Grup i strukturuar kriminal" dhe Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".
Erjon Rama - "Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale", "Grup i strukturuar kriminal" dhe "Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".
Orgest Birçaj - "Trafikimi i narkotikëve", "Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale", "Grup i strukturuar kriminal" dhe Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".
Orest Sota - "Trafikimi i narkotikëve", "Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale", "Grup i strukturuar kriminal" dhe " Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".
Elton Memeti – "Trafikimi i narkotikëve", "Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale", "Grup i strukturuar kriminal" dhe " Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".
Artur Shehu - "Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale", "Grup i strukturuar kriminal" dhe " Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".
Leonard Bishaj - "Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale", "Grup i strukturuar kriminal" dhe "Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".
Arben Ismailaj – "Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale", "Grup i strukturuar kriminal" dhe Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".
Edmond Jaupi - "Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale"
Besnik Myftari – “Pastrim penale veprave e kryerjen për dyshuar 287/3 neni nga parashikuar herë një se shumë më dhe bashkëpunim në kryer kriminale".
Dritan Aga - “Trafikimi i narkotikëve", , "Grup i strukturuar kriminal" dhe " Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".
Luçiano Koçeku - "Trafikimi i narkotikëve", "Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale", "Grup i strukturuar kriminal" dhe " Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".
Dino alias Abedin Koçeku - "Trafikimi i narkotikëve", , "Grup i strukturuar kriminal" dhe " Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".
Ervin Koçeku - "Trafikimi i narkotikëve", "Grup i strukturuar kriminal" dhe Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".
Astrit Vladi - "Trafikimi i narkotikëve", "Grup i strukturuar kriminal" dhe "Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".
Kastriot Vladi - "Trafikimi i narkotikëve", "Grup i strukturuar kriminal" dhe "Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".
Gezim Islami - "Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale", "Grup i strukturuar kriminal" dhe " Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".
Ilir Shtufi - "Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale", "Grup i strukturuar kriminal" dhe "Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".