ƧɘɿɒɈnA
ƧɘɿɒɈnA
- Anëtar
- Apr 3, 2020
- Postime
- 54,005
- Pikët
- 113
Turizmi shqiptar po jeton vitet e tij më të mira sa u takon shifrave. Numri i turistëve rritet çdo sezon, hotelet shtohen dhe Shqipëria përmendet gjithnjë e më shpesh në mediat ndërkombëtare si një destinacion “që duhet vizituar”. Por pas entuziazmit të statistikave, lind një pyetje shumë më e rëndësishme: a po ndërtojmë një industri turizmi të qëndrueshme apo vetëm një bum të përkohshëm veror?Shqipëria është sot ndër ekonomitë më të varura nga turizmi në botë. Ky nuk është thjesht një titull lavdërues, por është edhe njëherësh një alarm strukturor. Kur një ekonomi bazon një pjesë të konsiderueshme të rritjes dhe punësimit tek një sektor i cili funksionon me kapacitet të plotë vetëm tre-katër muaj në vit, ajo ekonomi është e brishtë.Modeli që na duhet është i thjeshtë në teori, por kërkon guxim në praktikë: Shteti duhet të vendosë vizionin dhe rregullat e lojës, përpara se privati të hedhë tullën e parë. Deri më tani, kemi parë shpesh një zhvillim “reaktiv”.
Privati zbulon një plazh apo një majë mali, investon, dhe më pas shteti kujtohet për rrugën, kanalizimet apo mbrojtjen e mjedisit. Strategjia publike duhet të jetë ajo që dikton: Ku do të investohet? Si do të investohet? Për çfarë do të investohet?Roli i shtetit nuk është të ndërtojë çdo hotel, resort apo strukturë turistike. Roli i tij është të krijojë vizionin, infrastrukturën dhe sigurinë afatgjatë që i japin sektorit privat besim për të investuar.
Investitori privat vjen aty ku ka parashikueshmëri, infrastrukturë funksionale dhe një strategji të qartë zhvillimi.Lexo edhe: Turizmi ndryshon hartën ekonomike të Shqipërisë, Veriu del në skenëNëse shteti ndërton rrugët, portet, menaxhon territorin dhe mbron natyrën, kapitali privat mund të sjellë hotele cilësore, struktura argëtimi, turizëm wellness, agroturizëm dhe modele të reja mikpritjeje. Por problemi është se shpesh në Shqipëri zhvillimi ka ecur më shpejt se strategjia.Ndërtimet turistike janë përqendruar kryesisht në bregdet, ndërsa zona të tëra malore, rurale apo kulturore mbeten ende të pashfrytëzuara. Në të njëjtën kohë, mungon një vizion real për turizmin 12-mujor. Dhe pikërisht këtu humbet potenciali më i madh ekonomik.
Shqipëria ka mundësi të zhvillojë turizëm malor në dimër, turizëm shëndetësor dhe wellness gjatë gjithë vitit, turizëm kulturor në qytetet historike, turizëm aventurë, sportiv dhe gastronomik. Por këto sektorë nuk zhvillohen vetëm me marketing apo postime në rrjete sociale. Ata kërkojnë investime serioze, standarde dhe koordinim publik-privat.Në shumë vende evropiane, shteti ndërton strategjinë kombëtare të turizmit duke identifikuar zonat prioritare, nevojat infrastrukturore dhe profilin e investimeve që kërkohen. Më pas, sektori privat hyn në lojë me kapitalin, inovacionin dhe menaxhimin. Shqipëria ka nevojë pikërisht për këtë model. Sepse sot rreziku më i madh nuk është mungesa e turistëve.
Përkundrazi.Rreziku është mbingarkesa, zhvillimi pa standarde dhe varësia nga një sezon i shkurtër. Një industri që funksionon vetëm për disa muaj në vit nuk krijon stabilitet ekonomik afatgjatë.Për më tepër, turizmi nuk duhet parë vetëm si sektor mikpritjeje, por si motor për ekonomi të tjera: bujqësinë, artizanatin, transportin, teknologjinë, energjinë dhe punësimin lokal.Turizmi shqiptar ka nevojë për një “kontratë të re”. Një kontratë ku strategjia publike paraprin investimin privat, duke u fokusuar te qëndrueshmëria dhe shtrirja në kohë. Vetëm kështu, Shqipëria nuk do të jetë thjesht një trend kalimtar në Instagram, por një destinacion solid që jeton me turizmin çdo ditë të vitit.
/BM