• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Të jesh i ri... (poezi)

Psherëtima natës.

Eja, në errësirën e natës.
Hidhi hapat në heshtje,
përkëdhelma lehtë flokun,
të ndjej pëshpërimën
teksa lehtë më thua
“erdha jetë”!

Mbështetu në frymën time,
si një sekret që nuk thuhet me zë.
Le të humbasim mes yjeve,
aty ku koha ndalet
dhe zemrat flasin
pa pasur nevojë për fjalë.
 
.

Askush s'lind..
Askush s'lind, të mbijetojë, e të jetë
krejtësisht vetëm..
Askush s'meriton vetminë, si një hart'
n'këtë tokë..!
As shkronjat s'do lejonin .. mërgimin
e zogjve, nga ajo letër..
As shpirtrat, s'do tërhiqnin një valixhe,
mbushur tërë lotë...
Të ndihesh vetëm, s'të bëjnë zë, as
rrahjet e tua gjysmake..
As natyra, e rrënjosur brënda teje,
me atë agun mëngjesor..!
Në botë vetmia derdhet ..në mijëra
gota abstrake.!
Plagë e arnuar, pa busull, filiz i
përgjumur mbi kraharor..!
Mos thuaj jam vetëm, do shkel
i vetëm në pentagram
Mes notave hyjnore, të këtij universi
të përsosur .
Më kot s'lind një dashuri, një përqafim
ty më s'të ndan..!
Askush s'lind i vetmuar, por me
një zemër të "marrosur."..!
©"Regi"
.
 
Nuk di te shkruaj poezi, fjale te bukura nga ato qe te bejne te presesh me brisk damaret e gjakut per se gjati, (jo per se gjeri qe eshte me e lehte), nuk di ti riprodhoj saktesisht emocionet e dikurshme kur isha i ri, nuk di se cfare eshte e mire dhe e re ne kte bote kaq shume te ngaterruar......
Nuk arrij dot te kuptoj se cfare eshte e mire dhe e keqe per rinine sot> ne krahasim me rinine time te dikurshme te perjetuar me shume gaz dhe hare, me shume shprese dhe endrra per nje te ardhme me te bukur dhe progresiste per vete dhe per mbare shoqerine ku beja pjese.
Ndjehem i perhumbur dhe shume konfuz kur shikoj qe vlerat e rinise se brezit tim dikur > sot konsiderohen de-mode, te superuara ne kohe dhe te padobishme, por cuditerisht kte gjykim ndaj nesh sot- e prodhon nje brez rinor i perhumbur, pa ideale, pa qellime dhe ide, pa deshire per te ndryshuar katastrofen globale ne ne cilen jeton, pa kapacitete analitike sepse trurin e ka te atrofizuar nga Chat-GTP (eshte ai qe mendon dhe jo te rinjte ).
Sot na gjykojne algoritmet e social media dhe jo brezi i ri, sot na gjykojne filtrat e Instagramit apo aparenca e Tik Tok, diarrea mentale qe evakuohet ne FB, idiotizmat e "X" (ex-twitter), censura e Youtube apo mendimi/opinioni i papjekur i Forumeve Social.

- Brezi yne qe sot konsiderohet i vjeter apo i superuar ne kohe dhe ne moshe, eshte rritur pa Psikologe neper shkolla, pa Police dhe Metal Dectector per thika e pistoleta neper hyrjet e shkollave, pa agjente te sherbimit sekret te veshur civil per te detektuar lende narkotike dhe shperndares te tyre.
Ishim brez qe nuk kuptonim pse cdo te Diel te Pare pas Henes se Plote te Pranveres, (pas 21 Marsit) nenat tona pregatisnin tavat me ushqimet me te mira tradicionale dhe religjioze shqiptare, apo pse lyenin me ngjyre te kuqe vezet e bardha_ per te festuar Pashket!
Ishim brez qe nuk kuptonim ppse gjyshja dhe gjyshi "nuk hanin buke" ne tavoline me neve por hanin vecmas dhe "ne orare te ndryshme" pra me nje fjale nuk kuptonim qe ata respektonin ne heshtje dhe me dinjitet Ramazanin e Fese Islame.
Ne kte pike, mendoj qe me e rendesishme mbi gjithcka eshte: Shendeti!
Meqenese nuk jam i zoti te shpreh me shume per kte teme, po e perifrazoj gjithcka me tekstin e nje kenge kroate te fundviteve 80".
- Kenga titullohet ; "Sve je lako kad si mlad" (gjitthcka eshte e lehte kur je i ri) nga grupi Zagrebian - Prljavo Kazaliste:


[Strofa1]

Sve je lako kad si mlad
Svako odijelo dobro ti stoji
Ma svaka rana manje boli
O da, o da, o da

Sve je lako kad si mlad
Lakše okrećeš leđa sreći
Baš te briga s kim ćeš leći
Krv i suze mogu teći

[Refreni]

Sve je baš lako (krv i suze mogu teći)
Sve je baš lako (krv i suze mogu teći)
Sve je baš lako (krv i suze mogu teći)
Sve je baš lako

[instrumentale]

O da, o da, o da
O da, o da, o da
O da, o da, o da
O da, o da, o da

[Strofa 2]
Sve je lako kad si mlad
Svako odijelo dobro ti stoji
Ma svaka rana manje boli
O da, o da, o da
Sve je lako kad si mlad
Lakše okrećeš leđa sreći
Baš te briga s kim ćeš leći
Krv i suze mogu teći

[Mbyllja]

Sve je baš
lako (krv i suze mogu teći)
Sve je baš lako (krv i suze mogu teći)
Krv i suze mogu teći
Krv i suze mogu teći
Krv e suze mogu teći
Krv i suze mogu teći...!

SHQIP:

Gjithçka është e lehtë kur je i ri
Çdo veshje të rri mirë
Çdo plagë dhemb më pak
Oh po, oh po, oh po...

Gjithçka është e lehtë kur je i ri
Ia kthen shpinën lumturisë më lehtë
Nuk të intereson me kë do të flesh ne shtrat
Gjaku dhe lotët mund të rrjedhin


Gjithçka është kaq e lehtë (gjaku dhe lotët mund të rrjedhin-lehte)
Gjithçka është kaq e lehtë (gjaku dhe lotët mund të rrjedhin-lehte)
Gjithçka është kaq e lehtë!

[Instrumentale]


Oh po, oh po, oh po
Oh po, oh po, oh po
Oh po, oh po, oh po
Oh po, oh po, oh po

Gjithçka është e lehtë kur je i ri
Çdo veshje të rri mirë
Çdo plagë dhemb më pak
Oh po, oh po, oh po.....
Gjithçka është e lehtë kur je i ri
Ia kthen shpinën lumturisë më lehtë
Nuk të intereson me kë do të flesh ...
Gjaku dhe lotët mund të rrjedhin


Gjithçka është kaq e lehtë (gjaku dhe lotët mund të rrjedhin)
Gjithçka është kaq e lehtë (gjaku dhe lotët mund të rrjedhin)
Gjaku dhe lotët mund të rrjedhin
Gjaku dhe lotët mund të rrjedhin
Gjaku dhe lotët mund të rrjedhin
Gjaku dhe lotët mund të rrjedhin...
``sak````sak````sak``












 
Back
Top