Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

The Hexer - Wiedzmin

Yenefer of Vengeberg në verzionin e saj real - Grażyna Bogumiła Wolszczak-Sikora

1664998558037.png
 
Ja vlen ky filmi?
Ky është prodhu para këtij versionit anglosakson.

Teknologjia është shumë mbrapa, sepse siç dihet vendet ish-komuniste kanë mundësi më të vogla në këtë drejtim. Mirëpo narrativa është më interesante dhe më origjinale, më afër rrëfimit të autorit. Ia vlen ta shikosh.
 
Mund të shihet filmi tjetër që është prodhu dy vite më vonë, "Tregim i lashtë: Kur Dielli ishte zot", duke qenë se ishte prodhim i përbashkët polako-britanik, dhe rrjedhimisht me teknologji më të lartë është dukshëm më cilësor në pamje.
 
Ligji i Befasisë - Law of Surprise, Prawo niespodzianki

Është veçoria kryesore që e përcjell ngjarjen. Sipas këtij ligji kur dikush ndihmon dikë sidomos në shpëtim jete, ky tjetri nuk ka asgjë t'i japë, atëherë e shpërblen me Ligjin e Befasisë. Kjo do të thotë se kur i ndihmuari ose i shpëturi të shkojë në shtëpi, çkado që të gjejë në shtëpi, por që nuk e ka ditur më parë se e ka, do t'ia falë ndihmëtorit ose shpëtuesit të tij. Mund të gjejë në shtëpi një kafshë të re, që ika pjellur, mund t'i ketë lindur fëmijë, ose gjatë asaj kohe familjarët mund ta kenë korrur arën. Me ligjin e befasisë, "Witcher"-ët furnizoheshin me njerëz për t'i bërë edhe ata luftëtarë kundër përbindëshave.

Ligji i Befasisë nuk haset në histori. Ka mundësi që autori ta ketë huazuar idenë nga ndonjë përrallë polake, dhe nga aty e ka zgjeruar në novelën e tij duke e paraqitur si një zakon dominues në një kulturë të tërë.

Ligji i Befasisë, sado që duket irracional, nuk ndryshon shumë nga disa zakone të lashta si Besa ose Mikpritja. Ligji i Befasisë do të funksiononte pa asnjë problem nëse njerëzit do të besonin në të.
 
Nuk e di nëse në folklorin polak ka diçka saktë këshu si në këtë film, mirëpo nuk ka dyshim që autori i novelave është bazuar në folklor. Skenari ka një motiv paralel me folklorin e popujve tjerë evropianë. Te gjermanët haset Rumpelstiltskin ndërsa te shqiptarët përalla "Djali i mbretit dhe shtrigani". Që të tria rastet që i marrim këtu në shqyrtim kanë të përbashkët faktin që një palë që diçka të bëjë me magjira, shtrigëri etj, arrin të marrë fëmijë nga pala tjetër me anë të një kontrate të caktuar, duke i ofruar si kundërshpërblim një ndihmë të madhe.

- Tek "Wiedzmin", këta shtrigulët shpëtojnë njerëzit nga ndonjë fatkeqësi; kur njerëzit i pyesin se çka duan si shpërblim, këta kërkojnë Ligjin e Befasisë, që do të thotë se do t'u japin atë gjë që gjejnë në shtëpi, por që para se të arijnë në shtëpi nuk e kanë ditur se e kanë; kjo mund të ketë qenë një fëmijë që ka lindur, një dhuratë që e ka sjellur dikush, drith i korrur, një kafshë gjahu etj.

- Rumpelstiltskin, është një magjistar, figurë e përrallave gjermane. I ndihmon një vajze të rëndomtë që të martohet me mbretin, me kusht që kjo t'ia japë fëmiun e parë menjëherë pasi t'i lindë.

916LhwJgOVL._AC_UF1000,1000_QL80_.jpg

- Shtrigani në përrallën shqiptare i ndihmon një çifti mbretëror që të gjejnë fëmijë, me kusht që djalin e parë t'ia japin këtij.

djali dhe shtrigani (1).jpg
djali dhe shtrigani (2).jpg
 
Stinori i tretë tashmë ka dalë në qarkullim

Stinori i tretë meriton cenzurë për shkak të ideve jo të mira, por që për fat të mirë nuk kanë atë nivelë dominues sikurse në ndonjë film tjetër.

1691898072590.png
 
Back
Top