Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Tkurrja e popullsise ne Shqiperi.

Nuk ka problem. Mund të ndihmojnë çështjen e Marksizëm Leninizmit dhe në ilegalitet!
Jam plotesisht dakort me ju.

Duhet njoftuar edhe Profesori , @peshkaqeni33 , pasi ai gezon simpatine e 90% te Forum - Al , me perjashrltim te ndonje shoqeje te nevrikosur , e cila ne debat e siper kujton sikur burrat flirtojhe me te.

Por keto jane iluzione te saj...
 
Edhe dy mandate do Rama. Jepjani dhe do zgjoheni kur t'ju ketë mbetur vetëm skeleti
 
  • Sad
Reactions: par

Për tu lexuar
Nga të paktët, në mos e vetmja zonjë / shë e pozitës që konfirmon bindjet e mija për diskriminimin e Veriut, dhe shpopullimin me politikat shtetërore të Shqipërisë
 
Last edited:

Për tu lexuar
Nga të paktët, në mos e vetmja zonjë / shë e pozitës që konfirmon bindjet e mija për diskriminimin e Veriut, dhe shpopullimin me politikat shtetërore të Shqipërisë
Kur SHKRUAJ UNE.

PESHTARAKU me===


KURVE.

Neser do pys njonin ka Kameruni...
Rrumo (se ky flet frengjisht),cila zone ka veni jot flet anglisht.

FORZA JUVE.
 
  • Like
Reactions: par
Shqipëria po plaket me ritmin më të shpejtë në Europë dhe fakti që sot kemi rreth 1 pensionist për çdo 3 persona në moshë pune është një alarm ekonomik, jo thjesht një statistikë sociale. Ky raport tregon se ekonomia po humbet gradualisht bazën e saj prodhuese, ndërsa shpenzimet sociale rriten çdo vit.

Problemi nuk lidhet vetëm me rritjen e jetëgjatësisë, si në vendet e zhvilluara europiane. Në rastin shqiptar, plakja është rezultat i dy proceseve të njëkohshme: emigrimit masiv të të rinjve dhe rënies së lindshmërisë. Pra vendi nuk po plaket sepse po pasurohet, por sepse po zbrazet.

Pasojat ekonomike janë të qarta. Skema e pensioneve do të përballet me presion gjithnjë e më të madh, buxheti i shtetit do të mbulojë deficitin me taksa më të larta ose me borxh, ndërsa tregu i punës do të vuajë mungesën e fuqisë punëtore. Në shumë sektorë kjo tashmë po ndihet.

Sfida reale nuk është vetëm financimi i pensioneve, por krijimi i një ekonomie që i mban të rinjtë në vend. Pa rritje të produktivitetit, paga konkurruese dhe perspektivë për familjet e reja, raporti mes pensionistëve dhe punëtorëve do të vazhdojë të përkeqësohet.

Në fund, plakja e një vendi nuk është vetëm çështje moshe — është tregues i besimit që shoqëria ka tek e ardhmja e saj.
 
Plakja e shpejtë e popullsisë në Shqipëri nuk është vetëm problem social apo financiar. Ajo ka edhe një dimension të heshtur etnik dhe demografik, që lidhet me tkurrjen e vazhdueshme të popullsisë në një rajon ku pesha numerike historikisht ka pasur rëndësi.

Rreziku nuk qëndron tek ndryshimet e menjëhershme etnike, por tek zbrazja graduale e vendit nga brezat e rinj. Emigrimi masiv i moshave aktive dhe rënia e lindshmërisë po krijojnë një shoqëri më të plakur, me më pak familje të reja dhe me zona të tëra që humbasin funksionin e tyre jetësor. Kur një territor humbet njerëzit, ai humbet edhe vazhdimësinë kulturore dhe sociale.

Në këtë kuptim, çështja etnike nuk është konflikt, por qëndrueshmëri. Një popullsi që tkurret shpejt dobëson praninë e saj ekonomike, kulturore dhe njerëzore në hapësirën ku jeton. Kjo shihet sidomos në zonat periferike dhe kufitare, ku boshatisja është më e shpejtë se në qendrat urbane.

Zgjidhja nuk është retorika identitare, por ekonomia. Vetëm një model zhvillimi që krijon punë, siguri dhe perspektivë për familjet e reja mund të ndalë këtë cikël. Sepse në fund, mbijetesa demografike e një vendi lidhet drejtpërdrejt me besimin që qytetarët kanë se e ardhmja e tyre mund të ndërtohet aty ku jetojnë sot.
 

Shtohet popullsia mbi 65 vjeç, Shqipëria po kthehet në një azil të madh

Shqipëria po kthehet në një azil të madh pasi grup-mosha mbi 65 vjeç në raport me popullsinë në moshe pune (15-64 vjeç) po rritet me ritme shumë shpejta të pa-përjetuara në këtë mënyrë nga asnjë vend tjetër europian. Të dhënat më të fundit të Eurostat mbi ecurinë demografike në kontinentin europian në 10 vitet e fundit 2015-2025, e pozicionojnë vendin tonë në krye të listës për rritjen e peshës kanë të moshuarit në raport me krahun e punës.

Në vitin 2015, popullsia mbi 65 vjeç në Shqipëri përbënte rreth 18.2% të totalit të forcës së punës (15-64 vjeç), një rezultat që e kategorizonte vendin tonë relativisht të ri në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian apo vendeve si Italia e Gjermania. Në vitin 2025 grup-mosha mbi 65 vjeç ishte sa 33.3% e forcës së punës.

Ndërmjet 2015 dhe 2025, Shqipëria mban vendin e parë në Europë për rritjen më të lartë të përqindjes së popullsisë mbi moshën 65 vjeç në raportin me popullsinë në moshë pune. Brenda vetëm një dekade, pesha e të moshuarve ndaj popullsisë në moshë pune ka pësuar rritje drastike prej 15.1 pikë përqindjeje, duke kapërcyer çdo vend tjetër të monitoruar në këtë listë (shiko grafikun e mëposhtëm).
Ndërkohë që vende si Moldavia apo Maqedonia e Veriut gjithashtu po përjetojnë rritje të ndjeshme të kësaj grup moshe, ato mbeten pas Shqipërisë me një rritje prej përkatësisht 14.1 dhe 10.7 pikë përqindjeje.

Për shkak të krizës demografike Shqipëria ka pësuar rritje të fortë të moshës mediane të popullsisë. Në 2015-n, mosha mediane (që ndan popullsinë përgjysmë) ishte 34.7 vjeç. Kjo do të thotë që në 2025-n, gjysma e popullsisë ishte nën 44.3 vjeç, ndërsa 10 vite më parë Shqipëria ishte shumë më e re, me gjysmën e popullsisë që ishte më e re se 34.7 vjeç.

Teksa Europës iu deshën disa dekada të kalojë në një etapë plakjeje të popullsisë, Shqipëria e ka pësuar këtë transformim brenda vetëm një dekade, pasi nga viti 2015 në 2025 mosha mediane në vendin tonë u rrit me 9.6 vite, ritmi më i lartë në kontinent, teksa mesatarja europiane këtë periudhe ishte 2.1 vite.
Ky fenomen i plakjes së përshpejtuar në vendin tonë i atribuohet një kombinimi faktorësh, si emigrimi masiv i moshave të reja dhe rënies së vazhdueshme të shkallës së lindshmërisë. Ndryshe nga vendet e zhvilluara si Suedia apo Luksemburgu, ku rritja e moshës mesatare është shumë më e ngadaltë dhe e kontrolluar, Shqipëria po vjetrohet me hapa galopantë pa pasur forcën ekonomike për të mbështetur këtë ndryshim.
Shqipëria nuk po përballet thjesht me një proces natyror plakjeje, por me një krizë demografike që kërkon ndërhyrje urgjente. Nëse në vitin 2015 ne ishim ndër vendet më të reja, në vitin 2025 vendi ynë renditet në të njëjtin pozicion nivel me fuqitë e vjetra europiane, por me shumë më pak burime për t’i bërë ballë këtij realiteti të ri.
Monitor
P.s
Pra nga 18.2% ka arritur në 33.3 % të forcës së punës mosha mbi 65 vjeç.
Kjo do të thotë se Shqipëria është dyfish më e plakur.
 
 

Screenshot_20260227_141314_Samsung Internet.jpg
P.s
Po të vihet re me kujdes shpopullimi sipas viteve që kur përfituam lëvizjen e lirë drejt EU, dallohet qartë cila qeveri i ka kryer dëm kolosal Shqipërisë.
Viti 2014 ka një rritje të vogël në %, e kjo vjen për shkak të të larguarve nga administrata të ish qeverisë pararendëse.
Por 2015 tregon qartë përzënien e shqiptarëve të varfër (siç ishte rasti i motrës sime me katër fëmijën jetim) me mbledhjen e borxheve të energjisë, si dhe ikja e të rinjve për të mos u mpleksur në kanabizimin e Shqipërisë.
Më 2016 sikur ulet kurba emigruese, por kjo mbetet vetëm diçka e përkohshme.
Sepse post 2016 nuk ikin më prej varfërisë, por prej makuterisë së QEVERISË
Ikin prej padrejtësisë, keq-shërbimeve spitalore, atyre arsimore, etj, etj.
Varfëria iku përgjatë viteve 2010 deri më 2015 kur iu vu KAPAKU me borxhet e OSHE, ndërkohë që drejtuesit i kësaj të fundit vjedhin e vjedhin e largohen në vendet që nuk iu lejohet ekstradimi në Shqipëri si Maroku.
Faktet e shpopullimit të orkestruar nga Xhorxh Soros (kalbësirat që paguhen prej tij) dhe menaxhuar nga Edi Rama i kemi sjellur herë pas here këtu në f&a, e ky shkrim i monitor.al i përforcon ato.
 
Last edited:

Analizë: Gjeografia e lindjeve! Ja si paraqitet demografia e qyteteve në Shqipëri

. Qarqet me tkurrjen më të fortë ndërmjet 2015 dhe 2025 janë Korça dhe Gjirokastra, ku lindjet kanë rënë përkatësisht me 57.3% dhe 56.4%.

Rënia e lindjeve gjatë viteve të fundit është e shpërndarë pothuajse në të gjitha qarqet, por me intensitete të ndryshme. Qarqet me tkurrjen më të fortë ndërmjet 2015 dhe 2025 janë Korça dhe Gjirokastra, ku lindjet kanë rënë përkatësisht me 57.3% dhe 56.4%.

Edhe Dibra dhe Fieri paraqesin ulje të fortë mbi 49%, ndërsa Elbasani ka humbur rreth 47% të lindjeve krahasuar me vitin 2015.
Në qarqet veriore dhe verilindore si Kukësi dhe Shkodra, rënia është e konsiderueshme, përkatësisht rreth 44% dhe 36%. Edhe Lezha dhe Vlora ndjekin të njëjtin trend, me tkurrje mbi 40%, duke treguar se fenomeni nuk është i përqendruar vetëm në zonat më të varfra apo më të izoluara, por është i shpërndarë në të gjithë territorin, edhe në qarqet me ekonomi më të zhvilluar.
Tirana mbetet qarku me numrin më të madh absolut të lindjeve, duke kaluar nga 9,767 në 2015 në 8,830 në 2025. Megjithatë, edhe kryeqyteti ka shënuar rënie, ndonëse shumë më të ulët, rreth 9.6%.
Kjo tregon se migrimi i brendshëm drejt Tiranës dhe përqendrimi i popullsisë në zonat urbane ka amortizuar pjesërisht rënien natyrore të lindjeve.
Durrësi shfaq një tjetër rast të veçantë, me rënie rreth 28.7%, më e ulët se mesatarja kombëtare, çka lidhet me zhvillimin ekonomik, urbanizimin dhe afërsinë me Tiranën.
Në tërësi, të dhënat konfirmojnë një ndryshim strukturor në dinamikën demografike të vendit, ku rënia e lindjeve po bëhet një fenomen i qëndrueshëm dhe i përhapur në të gjithë territorin, me ndërlikime të drejtpërdrejta për tregun e punës, sistemin e pensioneve dhe zhvillimin ekonomik afatgjatë të Shqipërisë.
Berati, lindjet përgjysmohen në një dekadë
Analiza e të dhënave pasqyron një realitet tronditës për Qarkun e Beratit, ku numri i lindjeve ka pësuar rënie të lirë prej më shumë se gjysmës brenda një dekade. Në vitin 2015, Berati numëronte 1,528 lindje, ndërsa projeksioni ose të dhënat për vitin 2025 tregojnë zbritje drastike në vetëm 729 lindje.
Ky ndryshim negativ prej 799 fëmijësh në një dekadë përkthehet në një tkurrje prej -52.3%, duke dëshmuar se baza e popullsisë së re po shkrihet me shpejtësi.
Shkaku kryesor i këtij përgjysmimi lidhet me faktin se popullsia riprodhuese e qytetit po emigron masivisht, duke lënë pas një vakum demografik, ku numri i vdekjeve rrezikon të tejkalojë atë të lindjeve, duke çuar në një rënie natyrore të popullsisë që vështirë se mund të rikuperohet pa politika të forta ndërhyrëse.
Dibra, 52.6% më pak lindje
Të dhënat për Qarkun e Dibrës konfirmojnë krizën demografike që ka përfshirë zonat rurale dhe periferike të Shqipërisë. Sipas të dhënave zyrtare, numri i lindjeve në Dibër ka rënë nga 1,841 në vitin 2015 në vetëm 872 në vitin 2025, me një tkurrje prej -52.6%.
Brenda një dekade, numri i fëmijëve të lindur është pakësuar me më shumë se gjysmën. Shkaqet e këtij kolapsi demografik në Dibër lidhen ngushtë me izolimin gjeografik dhe mungesën e perspektivës ekonomike për të rinjtë.
Emigracioni masiv, si ai i jashtëm drejt Anglisë dhe vendeve të BE-së, ashtu edhe ai i brendshëm drejt zonave urbane si Tirana dhe Durrësi, ka zhveshur qarkun nga popullsia në moshë riprodhuese.
Edhe Durrësi, në krizën e bebeve
Gjatë dekadës së fundit, numri i lindjeve në Durrës ra me afro 29%, në vetëm 2,312 lindje në 2025 nga 3,243 në 2015. Durrësi ka një shkallë më të lartë të edukimit dhe punësimit të grave në krahasim me qarqet periferike, gjë që shpesh shoqërohet me vonesën e moshës për lindjen e fëmijës së parë.
Së fundmi, edhe pse Durrësi tërheq banorë nga rrethet e tjera, emigracioni i moshave të reja drejt Italisë dhe vendeve të tjera mbetet një faktor që gërryen bazën riprodhuese të qytetit.
Edhe në Elbasan përgjysmim
Analiza e të dhënave për Qarkun e Elbasanit pasqyron një situatë mjaft shqetësuese, ku brenda një dekade, numri i lindjeve pothuajse është përgjysmuar. Në vitin 2015, ky qark regjistronte 3,319 lindje, ndërsa të dhënat për vitin 2025 tregojnë rënie drastike në vetëm 1,759 lindje.
Kjo humbje neto prej 1,560 fëmijësh në vit përkthehet në një tkurrje prej -47.0%, duke e renditur Elbasanin ndër qarqet me rënien më të madhe numerike në shkallë vendi.
Shkaqet e këtij fenomeni në Elbasan janë të lidhura fort me lëvizjet demografike dhe pasigurinë ekonomike. Emigrimi masiv i të rinjve drejt vendeve të Bashkimit Europian, si dhe zhvendosja e vazhdueshme e popullsisë në moshë pune drejt Tiranës për shkak të afërsisë gjeografike, ka shteruar forcën riprodhuese të qarkut.
Kjo situatë përkeqësohet nga rritja e moshës së martesës dhe tendenca e çifteve të reja për të pasur më pak fëmijë, të ndikuar nga kostot e larta të jetesës dhe vështirësitë në tregun e punës.
Fieri, me tkurrjen më të fortë në numër
Të dhënat për Qarkun e Fierit pasqyrojnë një rënie tejet shqetësuese të lindshmërisë, e cila në terma numerikë është më e madhja krahasuar me qarqet e tjera. Në vitin 2015, Fieri regjistronte 3,351 lindje, ndërsa të dhënat për vitin 2025 tregojnë një rënie drastike në vetëm 1,704 lindje, një ulje prej -49.1%.
Edhe pse Fieri është një qendër e rëndësishme bujqësore dhe industriale, ka pësuar një goditje të fortë nga emigracioni masiv i moshave të reja drejt vendeve europiane dhe Tiranës, duke sjellë si pasojë në një zbrazje të popullsisë riprodhuese. Ky ndryshim prej -49.1% tregon se rajoni po humbet me shpejtësi dinamikën e tij demografike, duke u kthyer në një qark që po plaket me ritme galopante.
Gjirokastra e plakur, me rënien më të madhe
Qarku i Gjirokastrës paraqet situatën më kritike demografike në krahasim me qarqet e tjera të analizuara, duke shënuar rënien më të thellë në përqindje të lindshmërisë. Në vitin 2015, ky qark regjistronte vetëm 690 lindje, një numër tashmë i ulët, i cili në vitin 2025 ka rënë në mënyrë drastike në vetëm 301 lindje.
Kjo humbje prej 389 fëmijësh më pak në vit përfaqëson një tkurrje tronditëse prej -56.4% brenda një dekade. Kjo rënie me më shumë se gjysmën e vëllimit të lindjeve është pasojë e një shkretimi demografik që ka goditur Jugun e vendit.
Shkaku kryesor është emigracioni masiv dhe i hershëm i moshave të reja drejt shtetit fqinj, Greqisë, por edhe drejt Tiranës, duke lënë pas një popullsi kryesisht të moshuar. Duke qenë se baza e moshës riprodhuese është zvogëluar në nivele minimale, numri i martesave dhe i krijimit të familjeve të reja ka pësuar rënie pashmangshmërisht.
Korça, në situatë alarmante
Analiza e të dhënave për Qarkun e Korçës pasqyron një krizë demografike tejet të thellë, ku rënia e lindshmërisë tejkalon mesataren e shumë qarqeve të tjera të mëdha. Në vitin 2015, Korça regjistronte një numër të konsiderueshëm prej 2,257 lindjesh në vit.
Megjithatë, brenda një dekade, ky numër ka zbritur në vetëm 963 lindje për vitin 2025. Kjo humbje masive prej 1,294 lindjesh më pak rezulton në një tkurrje drastike prej -57.3%, ku si shkak kryesor mbetet emigracioni i pandalshëm i të rinjve, jo vetëm drejt Greqisë fqinje, por gjithnjë e më shumë drejt Europës Qendrore dhe Veriore.
Largimi i moshës riprodhuese ka bërë që Korça të humbasë potencialin e saj biologjik për ripërtëritje. Pasojat e kësaj rënieje të lindjeve janë afatgjata dhe kërcënuese për stabilitetin e qarkut.
Goditja e parë ndihet në sistemin arsimor, pasi me rreth 1,300 fëmijë më pak në vit do të thotë dhjetëra shkolla të mbyllura dhe qindra vende pune më pak për personelin mësimor brenda një cikli të vetëm shkollor.
Ekonomia e Korçës, e njohur për agroturizmin dhe prodhimin artizanal, do të vuajë nga një mungesë akute e forcës punëtore të kualifikuar, duke e bërë rajonin më pak konkurrues.
Kukësi humb avantazhin e bebeve
Zhvillimet e dekadës së fundit në Qarkun e Kukësit dëshmojnë për një krizë të thellë demografike në veriun e vendit, ku rënia e lindjeve ka marrë përmasa shqetësuese. Në vitin 2015, Kukësi regjistronte 1,140 lindje, por kjo shifër ka zbritur në vetëm 636 lindje në vitin 2025.
Kjo humbje numerike prej 504 fëmijësh më pak në vit përkthehet në një tkurrje prej -44.2% brenda një dekade. Faktori kryesor që ka shkaktuar këtë rënie me gati 44% është emigracioni masiv i të rinjve, i cili në këtë qark është më i theksuar se kudo tjetër, veçanërisht drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të BE-së.
Largimi i popullsisë në moshë aktive dhe riprodhuese ka bërë që shumë zona të mbeten me një numër minimal çiftesh të reja. Kjo rënie po tregon një shkëputje të dhimbshme nga tradita e dikurshme e familjeve të mëdha kuksiane.
Lezha, në trendin e përgjysmimit
Për Qarkun e Lezhës vërehet rënie e ndjeshme e lindshmërisë gjatë dekadës së fundit. Në vitin 2015, ky qark numëronte 1,615 lindje, ndërsa të dhënat për vitin 2025 tregojnë një zbritje në vetëm 907 lindje, me tkurrje prej -43.8%.
Lezha mbetet një nga qarqet me lëvizshmëri të lartë drejt shteteve të BE-së dhe drejt Tiranës, duke larguar pjesën më vitale dhe në moshë riprodhuese të popullsisë. Me largimin e vazhdueshëm të të rinjve, në qark mbeten më shumë mosha që nuk ndihmojnë në rritjen e numrit të lindjeve.
Shkodra, 36% më pak bebe në 10 vite
Shkodra, kryeqendra e Veriut, me traditë kulture dhe potenciale natyrore, u përball me rënien e lindjeve, por me një ritëm pak më të butë. Në vitin 2015, ky qark regjistronte 2,127 lindje, por kjo shifër ka zbritur në 1,362 lindje për vitin 2025, me një rënie prej -36.0% brenda një dekade.
Edhe pse kjo përqindje është më e ulët se në qarqe si Korça apo Gjirokastra, ajo mbetet një tregues i qartë i tkurrjes së popullsisë së re në një nga qendrat më të rëndësishme historike dhe kulturore të vendit.
Shkaqet e kësaj rënieje në Shkodër lidhen kryesisht me emigracionin e vazhdueshëm të të rinjve drejt Europës Perëndimore dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe me zhvendosjen e brendshme drejt Tiranës për mundësi më të mira karriere.
Ky largim i moshës riprodhuese ka reduktuar bazën biologjike për lindje të reja, ndërkohë që faktorët socio-ekonomikë kanë ndikuar që çiftet e mbetura të zgjedhin të kenë më pak fëmijë.
Tirana zgjerohet me banorë, po lindjet me rënie
Tirana pasqyron qëndrueshmëri më të lartë krahasuar me qarqet e tjera të vendit, megjithëse edhe kryeqyteti nuk i ka shpëtuar trendit rënës të lindshmërisë.
Në vitin 2015, Tirana regjistronte 9,767 lindje, ndërsa në vitin 2025 ky numër ka zbritur në 8,830, që përkthehet në një rënie prej -9.6% brenda një dekade. Kjo është përqindja më e ulët e rënies në të gjithë Shqipërinë, gjë që tregon se Tirana vazhdon të jetë motori demografik i vendit, kryesisht falë migrimit të brendshëm.
Por, edhe pse popullsia e kryeqytetit është rritur gjatë dekadës, kjo nuk është përkthyer në më shumë lindje. Si qendra kryesore ekonomike, Tirana përballet me koston më të lartë të jetesës dhe të banimit, faktorë këta që i shtyjnë çiftet e reja drejt planifikimit më të vonshëm të familjes ose kufizimit të numrit të fëmijëve.
Me rritjen e çmimit të banesave dhe qirave, tani gjithnjë e më shumë të rinj që vijnë nga qarqet e shfrytëzojnë Tiranën si një trampolinë për të emigruar.
Vlorës nuk i bëjnë punë as investimet dhe as turizmi
Qarku jugor i Vlorës po përballet gjithashtu me rënie të fortë demografike, edhe pse vitet e fundit, qeveria i ka përqendruar investimet në këtë qark dhe turizmi ka marrë hov. Në vitin 2015, Vlora regjistronte 1,713 lindje, por kjo shifër ka zbritur në vetëm 943 lindje për vitin 2025, me tkurrje 45.0%.
Përgjysmimi i lindshmërisë tregon se qarku po humbet me shpejtësi vitalitetin biologjik, duke ndjekur trendin negativ të rajoneve fqinje si Gjirokastra dhe Korça. Shkaqet e këtij kolapsi demografik në Vlorë lidhen ngushtë me lëvizjet masive migratore më të hershme.
Si një qytet me lidhje të forta me Italinë dhe Greqinë, Vlora ka humbur një pjesë të madhe të moshës riprodhuese që ka emigruar për një jetë më të mirë jashtë vendit.
Sektori i arsimit do të tkurret mbi 35% në 5 vitet në vijim
Përgjysmimi i lindjeve në shumicën e qarqeve të vendit tregon mënyrën se si do të ndryshojë sistemi arsimor në Shqipëri gjatë 10–20 viteve të ardhshme. Brenda një dekade, 2015–2025, vendi ka humbur 35% të brezit të ardhshëm të nxënësve.
Çdo brez që hyn në shkollë në 5 vitet në vijim do të jetë një e treta më pak se brezat që janë sot në bankat e shkollës. Efekti i kësaj rënieje nuk ndihet menjëherë në të gjitha nivelet e arsimit, sepse sistemi funksionon me vonesë kohore. Fëmijët që lindin sot hyjnë në klasë të parë pas gjashtë vitesh dhe përfundojnë gjimnazin pas rreth 18 vitesh.
Për këtë arsye, Shqipëria është në fazën fillestare të një procesi që do të thellohet gradualisht deri në mesin e viteve 2030 dhe do të ndihet plotësisht në gjimnaze rreth viteve 2035–2040. Me pak fjalë, tkurrja më e madhe e numrit të nxënësve sapo ka nisur.
Në të kaluarën, çdo brez nxënësish ishte rreth 28–32 mijë fëmijë, çka e mbante numrin total të nxënësve në sistemin parauniversitar rreth 360–400 mijë. Brezat e rinj janë vetëm rreth 21 mijë. Kur këta breza të vegjël të zëvendësojnë brezat aktualë, numri total i nxënësve mund të bjerë me rreth 120–140 mijë.
Praktikisht, sistemi mund të zbresë nga afro 380 mijë nxënës sot në rreth 240–260 mijë në fund të dekadës, me një tkurrje gati 30% tek i gjithë arsimi parauniversitar, pa marrë në konsideratë se familjet e tyre mund të largohen nga vendi.
Rrjeti i shkollave nuk do të mbetet i njëjtë. Klasat bëhen më të vogla, shumë shkolla të vogla nuk arrijnë më të mbajnë numrin minimal të nxënësve dhe fillon bashkimi i tyre. Përvoja e vendeve europiane tregon se një rënie rreth 30–35% e nxënësve zakonisht përkthehet në një rënie 20–30% të numrit të shkollave.
Duke qenë se Shqipëria ka më pak se 1,200 shkolla parauniversitare, kjo nënkupton se gjatë dekadës së ardhshme mund të mbyllen ose bashkohen rreth 300–400 shkolla, sidomos në zonat rurale. Në shumë fshatra, shkolla do të zëvendësohet nga transporti i nxënësve drejt qendrave më të mëdha.
Ndikimi më i madh do të ndihet te mësuesit. Sistemi arsimor funksionon me një raport relativisht të qëndrueshëm mësues–nxënës. Kur nxënësit bien me mbi 120 mijë, nevoja për mësues bie ndjeshëm.
Në terma afatgjatë kjo mund të nënkuptojë 9–11 mijë mësues më pak në sistem. Ky proces nuk do të ndodhë me pushime masive, por gradualisht përmes pensionimeve, uljes së punësimeve të reja dhe zhvendosjes së stafit drejt qyteteve ku popullsia po përqendrohet.
Qarqet me rënien më të madhe të lindjeve janë pikërisht ato që do të përballen me mbylljen më të madhe të shkollave: Gjirokastra, Korça, Dibra, Berati, Kukësi dhe Elbasani kanë humbur nga gjysma e lindjeve ose më shumë.
Tirana është përjashtimi kryesor, me rënie shumë më të moderuar, çka do të thotë se sistemi arsimor do të bëhet gjithnjë e më urban dhe i përqendruar në qytete./Monitor.al
P.s
Në një nga komentet e sjellura më parë tek kjo tematikë, kam cilësuar për shkollën 8-vjeçare të Pjesëz, Qaf Zotaj, Durrës që po shkon drejt mbylljes.
Nga 400 nxënës në vitet 2012-2014 përfundoj në klasa të mbledhura me nga 10 nxënës.
Vendimi i fundit i drejtorisë arsimore të Durrësit ishte, që nxënësit e mbetur të kalonin në një shkollë tjetër, dhe ajo shkollë të mbyllej përgjithmonë.
E kisha parashikuar disa vite më parë, duke parë braktisjen masive të asaj zone.
Vila dy - tre katërshe të lëna bosh, nga familje të ardhurish prej jugut dhe veriut të Shqipërisë, që tani lënë pasuritë e tyre të ndërtuara me shumë mundime, për të ikur familjarisht drejt EU.
 

"Fryma" e largimeve vijon! 2.2 milionë shqiptarë nëpër botë, pjesa më e madhe në Itali dhe Greqi


Shkruar nga Pamfleti
"Fryma" e largimeve vijon! 2.2 milionë shqiptarë
Foto ilustruese
Shqipëria duhet të bindë të larguarit të kthehen, për t’i shpëtuar “kurthit” të vendeve me të ardhura të mesme, por edhe për të joshur profesionistët që të sjellin në Shqipëri njohuritë e marra në vendet ku jetojnë. “Dora i është shtrirë” prej kohësh diasporës shqiptare, e cila është thuajse aq sa është edhe popullsia që jeton brenda e vendit.

INSTAT raporton për 2.2 milionë shqiptarë të shpërndarë në të gjithë botën, por kryesisht në kontinentin evropian. Teksa Shqipëria po plaket, me një moshë mesatare që ka kaluar 42 vjeç, diaspora është më e re, ekonomikisht aktive dhe me potencial të lartë kontributi në tregjet e punës të vendeve pritëse. Afro 18% e shqiptarëve që jetojnë jashtë janë deri 14 vjeç, 77% i përkasin moshës 15-64 vjeç dhe vetëm 5% janë mbi 65 vjeç.

"Fryma" e largimeve vijon! 2.2 milionë shqiptarë

Ndër faktorët kryesorë të emigracionit të shqiptarëve dominojnë ato me natyrë ekonomike, si papunësia dhe varfëria, por edhe faktorë të tjerë të lidhur me shërbimet e shëndetit, bashkimin familjar apo mundësitë profesionale.

Emigrimi po përkthehet në një barrë të madhe për ekonominë, efekte që po ndjehen prej vitesh tashmë. Biznesit i mungojnë punonjës, ekonomisë i mungon konsumi dhe kontributet e mjaftueshme për skemën e pensioneve, është shtuar kostoja e punës dhe ulur produktiviteti.

"Fryma" e largimeve vijon! 2.2 milionë shqiptarë

I vetmi efekt pozitiv ekonomik janë remitancat që vetëm rriten. Prej vitit 2010 deri në fund të vitit të kaluar, emigrantët sollën në Shqipëri 11.7 miliardë euro, nga të cilat vetëm në dekadën e fundit 2015-2025, remitancat përllogariten 8.2 miliardë euro, duke pasur një kontribut të rëndësishëm edhe në uljen e varfërisë në vend.

"Fryma" e largimeve vijon! 2.2 milionë shqiptarë

Vendet që numërojnë një numër të lartë të shqiptarëve, janë Italia, Greqia, Gjermania, Franca, si dhe Mbretëria e Bashkuar. Ishin shqiptarët që jetojnë kryesisht në këto vende, që votuan me dhjetëra mijëra në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 2025-ës në Shqipëri. Rreth 200 mijë morën pjesë në zgjedhje, një shifër e kënaqshme, në një kohë kur vota nga jashtë aplikohej për herë të parë.

Samiti i Diasporës që nis këtë të hënë, synon pikërisht ta riprezantojë vendin për të larguarit, si ftesë për tu rikthyer për të punuar, investuar dhe jetuar në Shqipëri. /A2 Televizion
 

Shifrat e INSTAT: 27 përqind e pensionistëve po punojnë tre herë më shumë se në vitin 2015


Shkruar nga Pamfleti
Shifrat e INSTAT: 27 përqind e pensionistëve po punojnë tre

Zgjerimi i punësimit vitet e fundit sidomos pas pandemisë po udhëhiqet nga pensionistët. Largimi i të rinjve në emigracion dhe rritja e kërkesës për punë ka bërë që gjithnjë e më shumë pensionistë të angazhohen në tregun e punës edhe për të kompensuar edhe të ardhurat shumë të ulëta nga pensioni.

Të dhënat e fundit nga INSTAT, treguan se, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punë për grup-moshën mbi 65 vjeç ishte 27% në tremujorin e fundit të vitit 2025 nga 23% që ishte ky tregues në të njëjtin tremujor të vitit 2024. Pothuajse e gjithë përqindja e pensionistëve që merr pjesë në forcën e punës është punësuar. Shkalla e punësimit në grupmoshën mbi 65 vjeç rezultoi gjithashtu 27% në 3-mujorin e fundit 2025.

Në vitin 2015, shkalla mesatare e punësimit të pensionistëve ishte mesatarisht 8.6%, shifrat e vitit 2025 tregojnë një rritje me tre herë. Kjo rritje reflekton, jo vetëm nevojën ekonomike për të rritur të ardhurat në moshë të thyer, por edhe presionin që po ushtron emigracioni i të rinjve mbi tregun e punës, duke i detyruar bizneset të mbështeten te moshat më të thyera.

Analiza sipas nivelit arsimor tregon se peshën kryesore në këtë fenomen e mbajnë pensionistët me arsim 8 dhe 9-vjeçar. Kjo kategori ka regjistruar rritjen më agresive, duke u kulmuar në tremujorin e parë të vitit 2025 me një shkallë punësimit prej 29.7%. Ky fakt tregon se një pjesë e madhe e pensionistëve që mbeten aktivë në treg janë të angazhuar në sektorë që kërkojnë krah pune fizik ose kualifikim të ulët, si bujqësia apo shërbimet mbështetëse, ku mungesa e fuqisë punëtore të re është më e ndjeshme.

Nga ana tjetër, edhe të moshuarit me arsim të mesëm kanë shënuar një ecuri progresive, duke u rritur nga nivelet minimale prej 4-5% që vëreheshin në vitet 2014-2015, në një rekord prej 26.6% në periudhën e fundit të raportuar.

Ndryshe paraqitet situata për kategorinë me arsim të lartë. Edhe pse ka një rritje të lehtë krahasuar me vitet e kaluara, shkalla e punësimit për intelektualët mbi 65 vjeç mbetet më e ulëta mes grupeve, duke u luhatur rreth 14.9%. Ky hendek tregon se ndërsa tregu ka nevojë urgjente për punëtorë të thjeshtë, integrimi i të moshuarve në profesione me kualifikim të lartë mbetet i kufizuar ose i diktuar nga procesi natyror i daljes nga sistemi administrativ.

Të dhënat tregojnë se kufiri i pensionit po bëhet gjithnjë e më shumë formal, ku mosha e tretë po shndërrohet në një shtyllën kryesore të kapitalit njerëzor./ Monitor
 
Kjo nuk eshte asgje ne krahasim me tkurrjen e trurit.
 
Back
Top