• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

TRADHËTIA E MADHE / Ku po shkojmë?

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
27,759
Pikët
113
FB_IMG_1783100363694.jpg


TRADHËTIA E MADHE / Ku po shkojmë?​

03 korrik 2026| 19:39
Ajet Shala, Zvicër


Kjo pyetje është për shumë njerëz, kombe, shtete në një lloj udhëkryqi. Mendoj se për Kosovën eshte e pranishme kudo. Në parlament në rrugë, televizione, në klube në ara e të gjithë japin mendimet e tyre.
“Bashkëpunimi, heshtja, ndihma ndaj kriminelit, është krim” Tradhëtia e madhe po na troket në dyert e lirisë. S`ka krim më mizor e më i trishtë sesa ta tradhëtosh në nivel kombëtar. Në shtëpinë e Titos në Ohër më datë 18 mars 2023 u mbajt një takim që unë do ta quaja si Konferenca e dytë e Londrës. Atje në maj 1913 Shqipërinë kirurgët e errësirës e vunë në tavolinën e natës kombin tonë. Aty ambasadorët- kirurgë i prenë dhe e coptëuan trojet tona duke i shpërndarë në 5 shtete. Atëherë s’kishte tradhëti. Pavarësinë e shpallur nga Ismail Qemali e Isa Boletini. na e morën me dhunë e s’na pyeti askush.
U robëruan tokat shqiptare për të kënaqur orekset e armiqve tanë shekullorë. Kaloi gati një shekull që nga ajo ndarje tragjike për t’u vetëdijësuar e ngritur në mbrojtje të atdheut. Pishtarët e lirisë me në krye komandantin Adem Jashari me shumë gjak e sakrificë triumfuan e sollën Lirinë.
Këtë pavarësi na e njohën mbi 116 shtete të botës. Na e njohu edhe Gjykata e GJND-së.
Pse duhej të shkohej në Ohër atë natë? Pse aq lehtësisht u fal liria?
Pse me aq ngulm e pa hezitim kryeministri Albin Kurti e pranoi mashtrimin?
Pse kishte aq shumë gëzim Kryeministri, që qeshte para mediave kur dha deklaratën? Albini ju pranoi Asociacion, autonomi serbve të Kosovës, dhe status special eksteritorialitet kishave serbe në Kosovë. Kjo tradhëti e madhe do na kushtoi përher sa të jemi gjall denbabadem.
Akti i kësaj marrëveshjeje është tradhëti. Në secilin shtet të lirë tradhëtia ndëshkohet me ligj me dënimet më të rënda edhe me pushkatim.
A uprit një akt i tillë tradhëtie nga kryeministri i sotëm Albin kurti?
Mendoj se PO.
Po e nisi me një fjalë të urtë: “Një katund që shihet, nuk don kallauz”.
Albinin e kemi parë dhe dëgjuar që kurrë s’ka qenë për asnjë të arritur gjatë dhe pas luftës.
Albini ishte kundër Konferencës së Rambujesë.
-Albini ishte kundër Misionit të UNMIK-ut.
-Albini ishte kundër Pakos së Ahtisarit.
-Albini ishte kundër Pavarësisë.
-Albini ishte kundër simboleve të shtetit të Kosovës, himnit e flamurit lara-lara.
-Albini ishte edhe kundër formimit të ushtrisë.
-Albini tha se “Kosova u shkatërrua për 20 vjet pas çlirimit”
-Albini ishte kundër çdo të arriture. Me fajin e tij sot nuk jetojnë 3 djem viktima.
Shikuar nga ky kënd, a mund të ketë pritur dikush mrekulli nga një psikopat, skizofren i llojit të veçantë, suigeneris.
Albini kurrë s’e njohu Kosovën.
Rasti i parë unikal në botë që një person që s’ta njeh shtetin t;ia falësh shtetin. T’ia besosh të drejtojë e të kërkojë njohje të reja nga shtetet që akoma hezitojnë të na njohin. E si paska mundësi t’i kerkosh dikujt njohje kur vetë s’e njeh shtetin tënd. Suigeneris, rast unikal në glob.
Si erdhi deri tek kjo katrahurë shoqërore?
Në Kosovë urrejtja e mosnjohja për clirimtarët daton që nga sistemi monist kur vepronte LDK-eja me në krye Ibrahim Rugovën.
I shanë, nënçmuan e injoruan Çlirimtarët deri në atë masë sa i pari i asaj kohe i quajti: “Dorë e zgjatur e Serbisë”. I luftuan me krejt potencialin propagandistik. Dolën një bandë prej mbi 15 veta dhe shkonin nëpër shtabet e lirisë t’u kërkonin dorëzimin e armëve. për t’i dhënë hapësirë bisedimeve në tavolinë me armikun.
Fatkeqësisht dhe pjesërisht ia arritën qëllimit. Luftëtarët e Dukagjinit i futën në vorbullën e mashtrimit, të tradhëtisë, përmes komandantit të tyre kontravers Tahir Zema. Atje dorëzuan armatimin dhe lanë vendin në tym e flakë dezertuan. Shkuan drejt Malit të Zi.
Kjo bandë që drejtohej nga kreu i LDK shkoi edhe në Qirez të Drenicës duke bërë të njejtin veprim. Po aty ju hasi sharra në gozhdë. U ndanë keq.
Dhe lufta vazhdoi duke bërë që të zgjerohet në gjithë vendin. Por prapë kundërshtarët e UÇK-së s’u ndalën me kaq dhe filluan me formimin e FARK-ut. Paralelizem apo rivalitet me ushtarët e ushtrisë çlirimtare? Fitorja erdhi me shumë gjak e sakrificë të ndihmuar edhe nga NATO. Thamë se erdhi liria, “U krye!”
Kjo urrejtje patetike ndaj çlirimtarëve vazhdoi. S’lanë gur pa lëvizur bashkë me agjentë të vendeve antipavarësi. Bashkëpunuan, sajuan e inskënuan raste monstrum nga më të ndryshmet. Për t’u kurdisur akuza të paqena çlirimtarëve. Dhe sot ne në kazamatët e Evropës i kemi bijtë më të mirë, heronj të gjallë që na e sollën këtë liri të brishtë që sot po e gëzojmë me fëmijet tanë.
Trinomi fatkeq, ugurzi për Kosovën, Trekëndëshi i Bërmudës:
Albin Kurti
Vjosa Osmani
Donika Schëarz
Ky trinom bashkëpunuan pa rreshtur kundër vlerave të luftës. Nxitën urrejtje e ndasi jovetëm ndaj çlirimtarëve, por edhe atë kulturore e rajonale.
Dhe ja tani jemi para një tradhëtie të madhe që po na troket në ndërgjegje.
Edhe çka tjetër duhet bërë ky trinom që në të vetëdijësohemi? Të dalim e ta kundërshtojmë fuqishëm.
-Ku është opozita?
-Ku është shoqëria civile?
-Ku janë veteranët dhe shoqatat e dala nga lufta?
-Ku është rinia studentore, që dikur lëvizte dheun nën këmbë për armikun.
Në vorbullën e kësaj tradhëtie të madhe nuk janë vetëm trinomi ugurzi.
Më shumë janë ata që ju dhanë besimin këtyre që s‘e deshtën, s‘e njohën Kosovën.
Tradhëtarë do mbetemi edhe ne që jemi të pakënaqur e po heshtim. Jemi në pritje se çka po na thotë Albini dhe dy bashkëpunëtorët e tij, kundërshtarë të Pavarësisë së Kosovës. Borell e Laiçak.
Ku do shkojmë??
 

1783126258910.png

Albinokraci: çfarë prodhimi vendor, çfarë bakrraçi!​

6 orë më parë
nga Col Mehmeti

lg.php

Kur shteti nis e sillet xhandarçe me prodhuesit vendorë, ai po luan lojëra marrëzie që një ditë do t’i sjellin veçse trofe e çmime marrëzie. Ekonomia albinkurtiste funksionon me çykë zori kështu: shtresa shoqërore gjithnjë e më të varura nga sadaka që merret nga thesari publik e nga rëndimi i taksave. Por ky shfrytëzim vampirik i atij që punon e që paguan taksa herët a vonë do t’i shkatërrojë themelet ekonomike të vendit. Albini e mbajti besën vetëm për një gjë: e paramendoi Kosovën të varfër, e bëri Kosovën të varfër e për gjynah. Dikur imagjinata e tij, e shprehur në manifeste e traktate brenda partisë, shkonte deri atje sa kërkonte hapjen e kuzhinave popullore tek të cilat fshatarët do të sillnin me bidona qumësht të freskët. Kur të mbërrijmë në ato nivele mbijetese sa edhe ushqimi të duket si i racionuar, duhet t’ia kujtojmë vetes se u bëmë bashkëpunëtorë vullnetarë të ligësisë duke operuar me të njejtën logjikë si lleftistët. Shahet e urrehet i vyeri e ndërmarrësi, rëndohet samari i taksapaguesit, përfitojnë badihavxhinjtë.
Col Mehmeti
Ligjërisht shteti gjithmonë është në të drejten e vet supreme që të trokasë te dera me inspektorë.
Rrapëllima e këpucëve të inspektorëve kah ngjitën shkallëve vërtet është e pakëndshme përballë një rutine të qetë pune.
Dhe prapë shteti është i absolvuar nga çfarëdo faji përderisa hapëron me mandatin e tij.
Kështu shfaqet kudo polariteti mes shtetit inspektues që do të gjejë një tojë të palidhur, një shkarje çfaredo, dhe një kompanie që duhet të jetë ne terezi me dokumentacion.
Etikisht është tërbuese e revoltuese kur për pak momente inspektimit i luhen penjtë nga një vullnet destruktiv i partisë-shtet që luftën e madhe e ka me biznesin e shpirtin ndërmarrës.
Albinkurtistët e kanë shitur në shoqëri dhe shoqëria e ka shitur te albinkurtistët urrejtjen e egër kundrejt çdo modeli të suksesshëm në biznes e ndërmarrësi.
Kjo luftë ideologjike mban pankartën ‘Eat the rich’ dhe shkakton sa hap e mbyll sytë panik kolektiv kurdo që luan me fjalët ‘oligark’ e ‘oligarkë’.
Në vitin 2014, Albin Kurti e kapi për kapistre si mushkën partinë e tij dhe e detyroi të bëhej pjesë e një koalicioni siç mendohej asohere të besëlidhej me LDK-në, Aleancën e Nismën.
Kur Albinin e pyetën të tijët se cili ishte hajri i kësaj pune – pra të bëheshin aleatë me armiqtë e tyre – ai do t’iu përgjigjjej: “Neve nuk na duhen ministri e poste. Do të këmbëngulim vetëm për ATK-në se me të i shkatërrojmë bizneset e PDK-së”.
Pra, këtu është banaliteti i një filozofie që sot gjen zbatim me shtetin që është në dorën e atyre që nga 2014 deri më 2016 e bënë terrorizmin mjet legjitim të arritjes së qëllimeve politike.

Administrata tatimore kthehet në një levë ideologjike antikapitaliste me të cilën qërohen hesapet me këdo që ka një bazë të pavarur.
Cilido biznes shihet si “i PDK-së” dhe i “atyre”, ndonëse VV-në e sollën në pushtet jo pak edhe dhurimet e bëra nga po të njejtat biznese.
Imazhet më të gënjeshtërta janë zakonisht ato që qetësojnë një pjesë të madhe të hallkut.
Imazh i tillë është kur e përfytyrojmë ‘oligarkun’ që vetëm majmet në pasuri të pafundme.
Dhe përballë tij janë qindra, mijëra njerëz, mbase një shumicë, që janë në shpirt oligarkë e arrivista të gubtë, por thjesht janë zero me xhufkë kur vjen puna për guxim, kreativitet e risimtari.
Noli dikur e kishte kapur fare mirë këtë kur thoshte se këtupari “bujku është më bej se beu”.
Në një botë që shpërblen gjithmonë kreativitetin e guximin, një masë e madhe lakmitare që bëhet sikur nuk e do kamjen nuk i këmben rolet edhe sikur të sjellë në fuqi një regjim ‘ndëshkues’.
Në më të mirën e vet, një regjim si VV-ja ia del mbanë vetëm në shkatërrimin e atij pak bereqeti prodhimtar të vendit siç ka bërë me mbylljen e mijëra bizneseve të vogla dhe afiksimin e bizneseve të mëdha.
Megjithëse kjo marrëzi e përplasi vendin në krahët e importeve të frikshme, kurrë më shumë se sot nuk ka pasur të ‘kënaqur’.
Paraja publike harxhohet në një sistem mortifikues sadake.
Mirëmbahen kategori vampirike të atyre që nuk paguajnë nga xhepat e atyre që janë taksapagues.
Është gabim të thuhet se Kurti nuk e mbajti besën e dhënë për vizionin e tij ekonomik.

Paradoksalisht, ai është i pari që e sheh Kosovën ashtu siç e mendoi.

Në traktatin e tij të çmendurisë, të shkruar më 2016, vizioni partiak për ekonominë përmblidhej e bardha në të zezë kështu:
Kuzhinat popullore për të varfërit (edhe duke grumbulluar ushqimin që hidhet nga restoranet) dhe biznesi i rrjetit të shpërndarjes për qumështin e freskët nga blegtorët e komunës (në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë) janë të nevojshme.”
Këtu nuk shfaqej një ide shumëplanëshe që prodhuesit e qumështit të ndihmoheshin nëpërmjet politikave të duhura fiskale.
Mosdija ekonomike kompensohej me fantazinë e lirë ku mjafton të kesh një lopë cicëpjellore e një bidon e qumështin ta çosh hazër në pikat që bëjnë mbledhjen e tij.
Albin deshët, Albin morët!
Nacionale FacebookNacionale Twitter
 
Back
Top