Përgjigje e: Tregime te shkurtra
Një njeri në moshë po udhëtonte me tren me djalin e tij, i cili ishte 25 vjeç.
Në fytyrën e djalit, që ishte ulur afër dritares, shihej hare e madhe...
Në atë moment, djali nxori dorën jashtë dritares dhe ndjeu se era po kalonte përmes dorës së tij dhe bërtiti: -Baba, shiko si drunjtë po ecin pas nesh..
Plaku buzëqeshi...
Pranë tyre ishte ulur një çift, që po dëgjonte bisedën mes babait dhe të birit dhe u ndjenë pak në pozicion të keq:
-Si ka mundësi që ky djalë 25-vjeçar të sillet si fëmijë?!- menduan ata...
Papritmas djali bërtiti:
-Baba shiko liqenin, shiko retë si vijnë pas nesh..
Ky çift prapë u habit nga sjellja e këtij djali...
Më pas filloi të bjerë shi. Pikat e shiut filluan të bien në dorën e djalit, të cilit i shkëlqente fytyra nga gëzimi.
Papritmas ai bërtiti:
-Baba, po bie shi, pikat e tij kanë mbushur dorën time. Shiko...shiko...
Në fund, çifti nuk pati më durim dhe iu drejtua plakut:
-Pse nuk shkoni te ndonjë mjek për të gjetur ilaç për këtë djalë?
Plaku u përgjigj:
- Ne sapo dolëm nga spitali, birit tim tani i ka ardhur shikimi dhe po sheh për herë të parë në jetën e tij...
Çdo herë kujto: Mos dil ne perfundime, pa i ditur mirë detajet!