Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Tri versione te se njejtes fatkeqesi te bukur

L0verman

V.I.P
Anëtar
Nov 29, 2019
Postime
17,069
Pikët
113
23FB459B-D9C2-4233-B38C-74E1FA75596D.png

Ishin tri femra: E buta, e ngurta dhe e lengta.

E buta kishte kuptuar nje nga sekretet me te vjetra te natyres njerezore: njeriu nuk pushtohet gjithmone me force; shpesh mjafton ta bindesh se eshte i lire.

Ajo fliste me nje ze qe ta ulte mbrojtjen, ta qetesonte shpirtin dhe ta bente vuajtjen te dukej si dashuri. Nuk kerkonte shume. Te pakten jo ne fillim. Vetem pak vemendje, pak kohe, pak durim… derisa nje dite kuptoje se ai “pak” kishte ngrene gjithcka qe kishe.

E buta nuk te urdheronte kurre.

Ajo vetem trishtohej aq bukur, sa ti perfundoje duke bere vullnetarisht ate qe ajo deshironte.

Dhe burri, krijesa qe e quan veten sundues te botes, gjente nje lloj krenarie edhe ne nenshtrimin e vet. Sepse asgje nuk e mashtron me shume njeriun sesa ideja se sakrifica qe po ben ka qene zgjedhja e tij.

Pastaj ishte e ngurta.

Ajo nuk e fshihte luften pas buzeqeshjes. Nuk premtonte parajse, sepse e dinte se parajsa eshte reklama me e vjeter qe njerezimi perdor per t’ia shitur tjetrit ferrin.

Ajo te shihte drejt ne sy, te maste dobesite dhe ta tregonte vendin pa humbur kohe me poezi. Prane saj nuk kishe iluzione. Kishe rregulla.

Dashuria e saj i ngjante nje institucioni shteteror: hyje me shprese, prisje me vite dhe ne fund merrje nje vendim kunder te cilit nuk kishe ku te ankoheshe.

E ngurta nuk kerkonte te kuptohej. Ajo kerkonte te zbatohej.

Burri mund te ngrinte zerin, mund te fliste per lirine, karakterin dhe dinjitetin… por ne fund pyeste me ze te ulet:

“Ne cfare ore duhet te jem ne shtepi?”

Dhe se fundi ishte e lengta.

Ajo ishte me e rrezikshmja, sepse nuk kishte forme te qendrueshme. Merrte formen e çdo ene ku hynte dhe karakterin e çdo interesi qe i leverdiste.

Me te ndjeshmin behej e brishte.

Me te fortin behej sfiduese.

Me te pasurin behej romantike.

Me te varfrin behej filozofe.

Ne mengjes mund te ishte engjell, ne dreke viktime, ne darke gjykatese dhe pas mesnate nje mister qe kerkonte te mos pyetej per asgje.

Sa here burri mendonte se e kishte kuptuar, ajo ndryshonte forme. Sepse njeriu mund te luftoje ate qe ka perballe, por nuk mund te luftoje dot ate qe sot eshte uje, neser mjegull dhe pasneser lot.

E lengta nuk genjente gjithmone.

Ndonjehere thjesht ndryshonte te verteten sipas temperatures se situates.

Dhe keshtu burri u gjend perballe zgjedhjes se madhe, asaj tragjedie qe njerezimi e quan “te gjesh gruan e duhur”.

E buta i premtonte qetesi

E ngurta i premtonte rregull

E lengta i premtonte emocion

Ai mendoi gjate, siç bejne te gjithe burrat perpara se te marrin vendimin qe do t’ua kujtojne gjithe jeten.

Ne fund zgjodhi te buten.

Pas marteses kuptoi se kishte marre te tria ne nje trup te vetem. 😂

./L0verman hidraulik karakteresh
 
love, shkrimi me pelqeu, biles mu duk filozofik, dhe po vrisja menien i kujt autori italian ishte, kur ne fund shof @L0verman hidraulik karakteresh,
 
Jam frymezuar shume nga ndodhit e tua mjeshter😅
duke u bazuar edhe tek shkrimet e tjera qe ke shkruar per femren dhe dashurine, dal ne konkluzionin se me shkrimet e tua ne proze, jo vetem qe mund te dalesh fitues ketu ne konkurs, por mund te behesh nje Balzak, Stendal apo Viktor Hygo shqiptar, pasi e njeh karakterin e femres me mire se mua,
ne proze shkruaj dhe une, veç une hedh ne leter apo tastiere, ngjarje reale ato me pikantet, me sakte pershtypje nga jeta, ndersa ti krijon, i futesh ne brendesi karakterit te njeriut, me sakte te femres,
shif shkrimet e @Kureshtari -t tek konkursi i letersise, ai loz me fjalen si xhongleri me goglat, mjeshter i krijimit, dhe ti po te shkruash vazhdimisht, nga nje tregim ne muaj, do arrisesh shum shpejt te lozesh me fjalen si xhongleri me goglat,
 
Faleminderit shume shoku Thoma, mua nuk me josh fama, sepse fama eshte zhurma qe ben emri jashte njeriut. Mua me intereson zbulimi: te zbres aty ku njeriu fsheh friken, deshiren dhe kundertheniet e veta. Nuk shkruaj per t’u ngritur mbi te tjeret, por per te pare pak me thelle brenda tyre. Sepse njeriu nuk eshte ai qe shfaqet ne drite, por ai qe perpiqet te fshehe ne erresire! dhe ndoshta shkrimi nuk na shpeton nga vuajtja, por te pakten na heq iluzionin se jemi te pafajshem ndaj saj.
 
jo per te bo ty qejfin, duke lexuar pikerisht keto fjale konkludoj qe ke lindur shkrimtar, ti nuk ke nevoje te studiosh Letersi per tu bo shkrimtar, ti e ke ne brendesi kete dhunti, te duhet vetem te shkruash,
 
Back
Top