Duaje Siveten
V.I.P
- Anëtar
- Mar 1, 2012
- Postime
- 9,629
- Pikët
- 113
Utopia e Pajtimit
Ben Andoni
....
Duhet të ndodhte i ashtuquajturi “Revolucioni Flamingo” në Shqipëri që shoqëria shqiptare të trandej dhe të kuptonte dasitë e mëdha që kemi sot, por edhe mungesën e madhe të përfaqësimit për një pjesë të madhe të publikut; ndjeshmërinë për shfrytëzimin e aseteve kombëtare dhe sidomos cinizmin e skajshëm të politikës aktuale PS dhe PD. Ndaj, masa që del sot në protestën e përditshme të Tiranës ka rrafshuar çdo gjë në komunikimin me autoritetet dhe nuk shikon e mëton për asnjë mundësi negocimi dhe ballafaqimi, ca më tepër pajtimi me autoritetet, e cila duket realisht utopi për një pjesë të madhe. Masa e përcaktuar e 3.5 % të popullsisë, që ndikon në ndryshime strukturore në një shoqëri, mund të jetë plotësuar prej kohësh dhe mund të përbëjë edhe atë thyerje të “break even point”, por në realitetin shqiptar s’i kërkohet të kërkojë utopinë por realisht një strategji të mirëmenduar për ndryshim. Numrat e deritanishëm e sfidojnë realisht në përballjen me qeverinë e Ramës, por përballja e vërtetë është programi dhe rruga ndryshe e zhvillimit. E prekshme dhe e realizueshme.
Utopia është e tillë sepse flet për gjëra të pamundura dhe të paarritshme. Bash dhe këtë të fundit po e marrin përsipër tashmë grupe në rrjetet sociale, por sfida që u vihet para mbetet në paraqitjen e alternativës të domosdoshme. Atë që nuk e ç’bën se çfarë është arritur dhe nuk prish rrugëtimin e Shqipërisë por i jep hov. Në një thënie më të arsyeshme për protestën, çdo gjë do jetë më e mirë: mjafton vetëm të zëvendësohet Kryeministri Rama. Kjo të kujton pak a shumë ritualin e protestave kundër Ramiz Alisë, Sali Berishës, Fatos Nanos dhe tashmë edhe ndaj Ramës. Tashmë kjo lloj utopie duhet t’ia lërë vendin racionalitetit për të shtyrë përpara me arsye dhe program të gjithë këtë energji. Përcjellë nga një lloj koalicioni i madh dhe madje janë grupimet e ndryshme që i kanë dhënë jetë dhe shumë diversitet atij. Tashmë ka ardhur koha që niveli i kësaj Proteste të shkoj në Lëvizje dhe t’u tregoj shqiptarëve jo stadin ku janë, por ndryshimin dhe mënyrën për ta bërë këtë. Nëse do ta bëjë si duhet.
Rama ka marrë një mësim dhe mbi të gjitha i është prishur qetësia e narracionit në estetizimin e politikës së tij që i kishte dhënë ndikim ndërkombëtar, por edhe i ka mohuar sigurinë sesi do të negociojë i vetëm tani.
Ajo që Rama nuk kuptoi është se njësoj si ai që pretendon për investime të huaja, janë të gjithë shqiptarët që i duan edhe më shumë, se vetëm kështu do na rritet niveli dhe jetesa. Teksa, kjo qeverisje e tij, sipas raporteve të Banka Botërore, e ka lënë Shqipërinë me shkallë të lartë të varfërisë relative dhe pabarazi në rritje dhe me një varësi të madhe nga remitancat! Çështjet janë të shumta, por autori beson se një nga të këqijat më të mëdha është pjesa e pronës, ajo që e mban dhe do ta mbaj peng zhvillimin normal të vendit dhe një problem asnjëherë i adresuar si duhet mirë në të 114 vitet e ekzistencës së shtetit shqiptar. Bash nga aty mund të fillojë hartimi i strategjisë dhe ndryshimi por edhe fakti që të mëshohet te utopia dhe “Shqipëria e re” që se trajton fare këtë shqetësim. Ndërkohë që adresime të ndryshme në protestë dhe përpjekja për t’u kanalizuar në shumë hapësira denoncuese thjesht po tregon objektiva të ndryshme dhe aq më shumë po e bën kryeministrin të rrëshqasë në narracione të tjera me armiq, me ndikime të huaja dhe biografi. Pushtet tashmë është hapësira dixhitale.
Larg këtyre, publiku i gjerë që po e mban lart pathosin e protestës po pret organizimin dhe platformën e vërtetë të ndryshimit apo rrugën për afrimin e shpresës. Dhe, të mos harrojmë sa nga gjërat më të këqija që ka bërë ky drejtim i sotëm ashtu si i shkuari me sistemin e spiunëve lidhet me faktin se një pjesë jo e vogël e abuzuesve më të mëdhenj të pronave, pasurive janë bashkëmoshatarët e Gjeneratës Z. Ndaj, është kaq e thjeshtë dhe po kaq cinike: Racionalizimi i një protestë që është shumë më e madhe sesa ata që mëtojnë të jenë si organizatorët e vet.
Dhe, akoma më shumë, problemi sot mbetet te ideali për një utopi që nuk funksionon, e para se drejtuesit e sotëm të politikës kanë revizionuar gjithçka, falë hapësirës dixhitale dhe mbahen shpesh dhe me narrativat e BE-së për të vërtetën e anëtarësimit të Shqipërisë. Ndërkohë masës po i lënë gjuhën e urrejtjes në rrjete që ka zënë vend dhe që ushqehet jo vetëm mes protestuesve dhe njerëzve të ndryshëm, por sistematikisht edhe nga Rama për t’u larguar nga korrupsioni i madh dhe shmangja e problematikave. Shtuar këtu që ky dialog shoqëror po bën garë për viktimizimin, ku të gjithë bëjnë garë për protagonizmin e viktimës. Jürgen Habermas në librin e tij “Një transformim i ri strukturor i sferës publike dhe Politikës Diskutuese” argumentoi se në vend që të demokratizojnë komunikimin, platformat dixhitale kanë krijuar një “sferë pseudopublike” që minon vetë themelin e pajtimit dhe debatit racional. I gjithë zhvillimi i Shqipërisë nga politika është tëhuajazuar vërtetë nga jeta. Kjo deri para një muaji, kur turma e prishi këtë gjendje duke u shkarkuar në një revoltë, bash duke sfiduar atë narracion artistik-kulturologjik-zhvillimor të Ramës duke e prishur pajtimin me këtë gjendje.
Tek e fundit është e pamundur të ketë pajtim, në një vend ku qytetari e ndjen veten shpesh si të huaj dhe akoma më larg “estetizimit” të politikës që i ka sfilitur njerëzit. Por paradokset e përballin hidhur protestën: institucionet ndërkombëtare si Bashkimi Evropian e paraqesin bashkëpunimin si një parakusht realist për anëtarësimin në BE, paçka se realitetet lokale, si të Shqipërisë shpesh e reduktojnë atë në një ritual politik bosh me interesa të vogla. Këtë po na mëson protesta “Flamingo” që po mëton të bëhet lëvizje me kumt estetik, por edhe me një frymë ndryshimi të prekshme që është ende larg… Tek e fundit, s’mund të ketë utopi pajtimi në një vend që sfidon qytetarët e vet.
(Homo Albanicus)