Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Vallet shqiptare

Vallja triumfale e Çamëve (nga Marin Mema)

Fondi i artë kulturës artistike popullore shqiptare mban ndër vete një valle të rrallë, thuajse të papërsëritshme, përsa kohë thuhet se s’gjen të dytë në botë. Bëhet fjalë për vallën çame…
Ajo përshkruhet si një valle triumfale që përfaqëson shpirtin shqiptar. Sipas studiuesve, vallja çame me elementët që gëzon është një valle unikale dhe madje e papërsërishtme, por që për fat të keq nuk është përcjellë siç duhet në atë që përfaqëson. Kjo për shkaqe të ndryshme, mes të cilave edhe fakti se për të kanë folur shpesh njerëz që realisht nuk ia kanë pasur idenë. Por ka edhe më keq akoma pasi siç shprehet studiuesi Aristidh Kola, ata që e kanë trajtuar vallen çame mund të kenë qenë persona që jo pak herë janë marrë me këtë çështje mbi bazën e fantazisë së tyre, gjë që dëmton shumë.
Ndoshta këto gabime kanë ndikuar që të krijohet perceptimi se vallja çamë ndahet me ndonjë komunitet tjetër, ndërkohë që sipas Aristidh Kolës që jetën ja kushtoi studimit të rrënjëve shqiptare kjo nuk është e vërtetë.

Sipas tij çështja duhet të nisi me një studim të popullit që e krijoi këtë valle, mes karakteristikave të së cilës dallon krenaria në lëvizje, kjo ndoshta edhe për faktin se ajo kërcehej pas betejës, apo gjatë armëpushimit, ndonëse nuk klasifikohet si një valle luftarake. Duke konsideruar edhe faktin se ajo nuk para kërcehet nga gratë, rrjedhimisht ajo nuk përmban as nuanca erotike. Njëkohësisht vallja çame përmban elementë tregues të karakterit të popullit që e krijoi, ka figura të mrekullueshme dhe kërcimtari i parë ka rolin e protagonistit.

Të gjitha këto detaje e përforcojnë edhe më shumë atë që shpreh në lidhje me vallen çame studiuesi Aristidh Kola, i cili thotë:
“Dyshoj se mund të ketë të dytë në botë”.

 
Po vallja e katjushkes dini gje nga e ka prejardhjen?
 
Vallja e Shotes

qrdc00.jpg

Nje nder vallet me te njohura ne Kosove. Fjala “shote” perdoret me perkedheli per vajzat e reja, te shkatheta e te pashme. Vallja luhet ne disa variante: dy gra a vajza, nje grua e nje burre (ose edhe dy çifte), dy burra etj. Eshte valle lirike. Luhet net e gjitha tubimet festive dhe me shume gjate festimit te dasmes. Shoqerohet ne forma te ndryshme vokale-instrumentale

përgatitur nga Ramazan Bogdani

Në bazë të lëvizjeve të vallëzuesve ka shumë m,undësi që vallja "Shota" është imitim i flirtimit të shotave (rosa ose pata), sepse pikërisht lëvizjet janë të ngjashme, p.sh. lëvizxja në ttrajektore rrethore ose gjysmërrethore hjaset edhe në valle edhe te flirti mes shotës e shotanit, lëvizja e bishtit të shotës ngjasn me lëvijen e shamisë me dy duar,. dhe vetë fakti se vallja luhet mashkull + femër.
 
Këtë e kam fotografuar në bibliotekë faqe për faqe, jo tërë librin por vtëm pjesën për vallet luftarake, sipas autorit vallet në zanafillë kanë qenë drama, dhe përfaqësonin një mit. Secila valle ishte aktrim i një miti, dhe secili mit-legjendë kishte vallen e vet. Edhe vallja e shpatave, është aktrim i një miti, ku njëri djalë vret tjetrin dhe merr femrën për vete.
 

Attachments

  • vallet luftarake.pdf
    5.7 MB · Views: 15
Është interesant se si populli ynë , ka mjaftyuar me një vegël të vetme të ruajë pasuri të mëdha. Vetëm me lahutë ruajti qindra mijëra vargje, vetëm me fyell ruajti qindra mijëra melodi, vetëm me djep ruajti qindra mijëra ninulla, vetëm me kazan e çerep ruajti tërë kuzhinën popullore etj.

Në rastin e valleve ato u ruajtën vetëm me tupanin e lashtë ilir!
 
Mua më interesojnë vallet ti sutdioj në mënyrë tjetër, t'i shkojmë punës në thelb.
Si lidhet vallja me ritmin? Përse në poezi dy tri rrokje së bashku quhen këmbë? A ka të bëjë kjo me këmbët apo hapat që hidhen në valle?
A hidhen hapat vetëm në krismat e theksuara apo edhe ato të patheksuara?

Pastaj lidhja e valles me legjendat dhe mitologjinë.
A. Stipçeviçi thotë se vallja rrethore simbolizon gjarpërin, dhe shamia që mban valltari i parë, është gjuha e gjarpërit.
Vallja e shpatave është një aktrim, dramë, e një legjende, në formë valleje. Dy trima që luftojnë për një vashë. Fitimtari merr vashën dhe armën e humbësit. Këtu ka një legjendë, mbase legjenda vëllavrasjes për hir të një vashe (zanë).

Në një stelë guri dardane, e poashtu në një stelë guri japode, shohim se ka dhe valle mortore.

Vallja ka zhanret e veta sikurse edhe muzika:
Përballë ninullave qëndrojnë vallet e kuretëve rreth Zeusit foshnjë.
Këngët e dasmës kanë vallet e dasmës
Këngët e dashurisë kanë vallet e dashurisë p.sh. Shota
Vajet e gjama për të vdekurit, kanë vallet mortore të ilirëve që i hasim nëpër stela guri
Përballë legjendave qëndrojnë vallet aktruese, vallja e shpatave etj.
 
Une personalisht nr 1 kam folklorin e krahines se Rugoves, me pelqen muzika vallja dhe veshjet si ilustrimi me I mire I eposit te kreshnikeve,,, por nje nga vallet qe me pelqen me shume eshte vallja e rrajces😊 cfare energjie..
 
Back
Top