• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Vallja që e shpëtoi Osman Takën nga litari

Askushi

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,585
Pikët
113
Vallja e Osman Takes

Eh, mor Osman Taka,
Bir, Osman, me halle!
Vetetin me kordhe,
Shkrepetin me valle!

Ngrihesh si shqiponje,
Bie si fajkua,
Papo shkel mbi truall,
Si sorkadh mbi thua,

Sikur do te thuash:
"Ka barut kjo toke;
Rende po ta shkelesh,
Ben shaka me koke!"

"C'ben ky rrenjedale, -
Turfullon valiu,-
C'e pandeh litarin?
Loder cilimiu?"

Rreptas ti perdridhesh,
Porsi shakull ere!
C'i kujton halldupit
Pritat e limeret,

Pritat e asqeret,
Prere e grire strrallit...
Hijen e mehitit
C'i vervite ballit!

Eh, mor Osman Taka,
Bir, Osman me halle,
Nje pasha dovleti
Vrave me nje valle!

albanian-dancers.jpg

Intervista/ Flet një nga kërcimtarët më të mirë të kësaj valleje, Taip Madani

bashkimbraho.jpg

Vallja që e shpëtoi Osman Takën nga litari

0.jpg

Mira ZENATI

Përfaqësia e saj

Nisja është e qetë, i shkon orkestrës pas duke u harmonizuar tërësisht me të. Vallja nis me hap të thjeshtë dhe vërtet thua se diçka do të bësh. Në mbarim të strofës së parë muzikore valltari me kokën dhe dorën duke e lëvizur paksa përpara të jep atë se diçka do të bëhet. Çuditërisht kjo valle sa më mjedis të ngushtë të ketë aq më bukur e më mirë kërcehet, qoftë edhe mbi një tavolinë. Taip Madani tregon se është dashuruar marrëzisht me këtë valle kur i kanë zbërthyer kuptimin tërësor të saj. Çfarë tregonte dora, këmba, gjoksi, koka, vendosja e dorës mbas koke, që lidhet me zakonin, kapelën pak të shtypur në cep. Në Festivalin Folklorik në Gjirokastër, në 1973-shin, ai ka marrë çmimin "Laureat i Festivalit" dhe nga komisioni qendror ka marrë personalisht vlerësim të veçantë.

Vallja e Osman Takës është një nga më të bukurat dhe më burrëroret e Çamërisë. Një valle që të sjell në kujtesë Osman Takën, djaloshin që u përjetësua falë dëshirës së tij të fundit për të kërcyer një valle para se të varej në litar. Kaq mjaftonte që ai të përjetësohej dhe kjo valle të merrte emrin e tij e ta shpëtonte nga vdekja. Por vitet kaluan, sazexhinjtë e Konispolit i binin muzikës, por askush nuk e kishte kërcyer dot deri atëherë vallen. Por, do të ishte Taip Madani ai që me kërcimin e tij brilant në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës në tetor 1978, e bëri vallen e Osman Takës një nga vallet më të bukura dhe më të vlerësuara të atyre viteve. Në një intervistë për gazetën "Tirana Observer", ish-mësuesi i shkollës së mesme bujqësore të Konispolit, Taip Madani, krenohet teksa tregon për vallen e Osman Takës dhe për momentet e mësimit të saj.

A mund të na tregoni se kur ka qenë ngacmimi juaj i parë për vallen çame në tërësi dhe natyrisht edhe atë të Osman Takës?

Ngacmimi i parë për vallen popullore çame më ka ardhur në fshatin tim, në Shalës, kur isha veçse 8-9 vjeç, aty rreth viteve 1957. Për herë të parë si muzikë, vallen e Osman Takës e kam dëgjuar të fërshëllyer nga një çoban. Isha fëmijë, shkoja me keca dhe kur e kam dëgjuar si muzikë më ka pëlqyer shumë e mu fiksua keq.

Sa herë ka dalë Taip Madani me këtë valle në skenë?

Shumë herë e për shumë vite. Mbas 1973-shit kam qenë i kërkuari dhe i preferuari edhe në ansamblet e shumë qyteteve si: në Vlorë, Ballsh, Gjirokastër e në Durrës. Në 1978-ën kam qenë me ansamblin e shtetit me një turne në Greqi.

Si është stili i valles dhe ku është e veçanta e kësaj valleje?

Së pari duhet të themi që vallja e Osman Takës është një valle tradicionale çame, me të gjithë elementet çame. Kërcehet me shumë elegancë. Ajo është valle epike, por brenda këtij epizmi ka një lirizëm, ka një lirshmëri që i tërë trupi kërcen në organikë me shpirtin e atij që e kërcen vallen, por edhe me ata që i bien veglave muzikore. Këtë valle e luajnë edhe grekët, edhe maqedonasit, bullgarët, jugosllavët, por të gjithë e quajnë Vallen e Osman Takës. Madje shkolla koreografike e Janinës e jepte edhe tekstin shqip.

Kur e ka kjo valle pikën kulmore?

Vallja ka disa pika kulminacioni. Pikën kulmore e ka në momentin kur në mënyrë akrobatike kthehesh në urë dhe mbi barkun tënd luajnë dy tre valltarë, pra të jesh në gjendje që me muskujt e barkut të mbash dy, tre valltarë të kërcejnë njëri mbas tjetrit për rreth një minutë e gjysmë. Këtu pra kemi të bëjmë me anën historike të valles. Nuk kemi të bëjmë me një urë të zakonshme, por me atë që quhet ura e brezave, e historisë, e përpjekjeve, e sakrificave, e gjakut dhe mençurisë popullore.

A keni arritur që të mësoni ndonjë grup për këtë valle?

Po, kam përgatitur disa grupe në Konispol. Një grup djemsh kanë konkurruar edhe në Berat, madje u vlerësuan me çmim.

A ka arritur ansambli i këngëve dhe i valleve popullore ta kopjojë këtë valle?

Ansambli i këngëve dhe valleve popullore këtë valle e ka përvetësuar dhe e ka vënë në programet e tij. Unë e kam vënë në shkollën koreografike që të mësonin mënyrën e të kërcyerit çam.

Historia e valles

Kjo valle në origjinë ishte e Epirit, por u quajt vallja e Osman Takës, atëherë kur valltari patriot Osman Taka nga Konispoli, patriot i kohës, u kap dhe u burgos në Burgun e Janinës, ku dhe dënohet me varje. Para se ta varnin ai shprehu dëshirën e tij të fundit, një orkestër, e cila të luante vallen çame. Osman Taka nisi të kërcejë para valiut të Janinës dhe bashkëshortes së tij. Vallen e kërceu shumë bukur. Falë bukurisë trupore, shkathtësisë dhe zhdërvjelltësisë bëri që vajza e valiut pothuajse të rrëzohej nga dritarja. Dokumente arkivorë të Janinës thonë realisht se që pas kësaj valleje e shoqja e valiut i ka kërkuar atij që Osman Taka të mos vritet. Dhe në të vërtetë ai u fal e që nga ajo ditë kjo valle u quajt Vallja e Osman Takës.

Osman Taka ka lindur në një nga familjet më të pasura të Konispolit rreth viteve 1848 - 1887, ku u edukua me idetë e Rilindjes Kombëtare. Ishte organizator i kryengritjeve me armë të krahinës kundër pushtuesve turq. U shndërrua si veprimtar i lëvizjes kombëtare për çlirim nga zgjedha osmane. U bashkua me lëvizjen e përgjithshme antiosmane dhe luajti një rol të rëndësishëm në degën e Lidhjes së Prizrenit në Prevezë. Arriti të bëhej një nga krerët më të rëndësishëm të kryengritjeve antiosmane dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë.
Ka qenë njëkohësisht valltar i njohur popullor. Tregojnë se kur e dënuan me varje te rrapi i Konispolit, ai shprehu një dëshirë për të kërcyer një valle para litarit. Ajo valle e luajtur me mjeshtëri të rrallë prej tij mahniti të pranishmit. Që nga ajo kohë vallja e kërcyer prej Osman Takës para litarit ka ngelur një nga vallet më të bukura të Çamërisë, e cila ka arritur deri në ditët tona, madje duke u quajtur edhe Vallja e Osman Takës.

Tirana-Observer.

Last edited by a moderator:
Përgjigje e: Vallja Tarantela

Kercimin me te hedhuren e kembes para, e ka shpikur Pirro. ©
 
Vallja e Pirros kërcyer nga djali i vendbanimit të Lezhës (Lydia) ku Alexandri i Madh bëri të mundur bashkimin paqësor (BASILEUS) midis Sumerëve (esmerëve) dhe Albanëve (të bardhë) .

Taulant Ajdini

ZET ka lidhje kjo valle me vallen Pirros ?
 
Përgjigje e: Vallja që e shpëtoi Osman Takën nga litari

PËR SHQIPTARËT, GJUHA MODERNE GREKE, QË QUHET “ROMANIKA”, ËSHTË ME ORIGJINË ILIRE.
VALLJA MODERNE, NË GREQI, “ALBANATIKO”, MENDOHET SE NGJAN ME VALLEN PIRRIKE TË TË LASHTËVE.
Shqiptarët kanë një natyrë shumë më serioze dhe me të mendueshme se sa grekët; dhe është vënë në dukje, se ata mund të konsiderohen të kenë të njëjtin lidhje me grekët, ashtu siç kishin dorët me popullsinë jonike, në kohët e lashta. Gjuha moderne greke (për shqiptarët, kjo është me origjinë ilire) quhet “romanika”.
...një tjetër valle moderne, “Albanatiko”, mendohet se ngjan me vallen pirrike të të lashtëve.
____________
Titulli: A Dictionary, Geographical, Statistical, and Historical, of the Various Countries, Places, and Principal Natural Objects in the World: Illustrated with Maps, Volume 1
Autori: McCulloch's Universal Gazetteer
Botues: Harper & Brothers, 1847

p28fsM8.jpg
 
Përgjigje e: Vallja që e shpëtoi Osman Takën nga litari

YigtUJf.jpg
 
Përgjigje e: Vallja që e shpëtoi Osman Takën nga litari

Sa i bukur teskti i kenges valles Osman Takes : )
 
Përgjigje e: Vallja që e shpëtoi Osman Takën nga litari

Vallja e Osman Takes

Eh, mor Osman Taka,
Bir, Osman, me halle!
Vetetin me kordhe,
Shkrepetin me valle!

Ngrihesh si shqiponje,
Bie si fajkua,
Papo shkel mbi truall,
Si sorkadh mbi thua,

Sikur do te thuash:
"Ka barut kjo toke;
Rende po ta shkelesh,
Ben shaka me koke!"

"C'ben ky rrenjedale, -
Turfullon valiu,-
C'e pandeh litarin?
Loder cilimiu?"

Rreptas ti perdridhesh,
Porsi shakull ere!
C'i kujton halldupit
Pritat e limeret,

Pritat e asqeret,
Prere e grire strrallit...
Hijen e mehitit
C'i vervite ballit!

Eh, mor Osman Taka,
Bir, Osman me halle,
Nje pasha dovleti
Vrave me nje valle!

albanian-dancers.jpg

Intervista/ Flet një nga kërcimtarët më të mirë të kësaj valleje, Taip Madani

bashkimbraho.jpg

Vallja që e shpëtoi Osman Takën nga litari

0.jpg

Mira ZENATI

Përfaqësia e saj

Nisja është e qetë, i shkon orkestrës pas duke u harmonizuar tërësisht me të. Vallja nis me hap të thjeshtë dhe vërtet thua se diçka do të bësh. Në mbarim të strofës së parë muzikore valltari me kokën dhe dorën duke e lëvizur paksa përpara të jep atë se diçka do të bëhet. Çuditërisht kjo valle sa më mjedis të ngushtë të ketë aq më bukur e më mirë kërcehet, qoftë edhe mbi një tavolinë. Taip Madani tregon se është dashuruar marrëzisht me këtë valle kur i kanë zbërthyer kuptimin tërësor të saj. Çfarë tregonte dora, këmba, gjoksi, koka, vendosja e dorës mbas koke, që lidhet me zakonin, kapelën pak të shtypur në cep. Në Festivalin Folklorik në Gjirokastër, në 1973-shin, ai ka marrë çmimin "Laureat i Festivalit" dhe nga komisioni qendror ka marrë personalisht vlerësim të veçantë.

Vallja e Osman Takës është një nga më të bukurat dhe më burrëroret e Çamërisë. Një valle që të sjell në kujtesë Osman Takën, djaloshin që u përjetësua falë dëshirës së tij të fundit për të kërcyer një valle para se të varej në litar. Kaq mjaftonte që ai të përjetësohej dhe kjo valle të merrte emrin e tij e ta shpëtonte nga vdekja. Por vitet kaluan, sazexhinjtë e Konispolit i binin muzikës, por askush nuk e kishte kërcyer dot deri atëherë vallen. Por, do të ishte Taip Madani ai që me kërcimin e tij brilant në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës në tetor 1978, e bëri vallen e Osman Takës një nga vallet më të bukura dhe më të vlerësuara të atyre viteve. Në një intervistë për gazetën "Tirana Observer", ish-mësuesi i shkollës së mesme bujqësore të Konispolit, Taip Madani, krenohet teksa tregon për vallen e Osman Takës dhe për momentet e mësimit të saj.

A mund të na tregoni se kur ka qenë ngacmimi juaj i parë për vallen çame në tërësi dhe natyrisht edhe atë të Osman Takës?

Ngacmimi i parë për vallen popullore çame më ka ardhur në fshatin tim, në Shalës, kur isha veçse 8-9 vjeç, aty rreth viteve 1957. Për herë të parë si muzikë, vallen e Osman Takës e kam dëgjuar të fërshëllyer nga një çoban. Isha fëmijë, shkoja me keca dhe kur e kam dëgjuar si muzikë më ka pëlqyer shumë e mu fiksua keq.

Sa herë ka dalë Taip Madani me këtë valle në skenë?

Shumë herë e për shumë vite. Mbas 1973-shit kam qenë i kërkuari dhe i preferuari edhe në ansamblet e shumë qyteteve si: në Vlorë, Ballsh, Gjirokastër e në Durrës. Në 1978-ën kam qenë me ansamblin e shtetit me një turne në Greqi.

Si është stili i valles dhe ku është e veçanta e kësaj valleje?

Së pari duhet të themi që vallja e Osman Takës është një valle tradicionale çame, me të gjithë elementet çame. Kërcehet me shumë elegancë. Ajo është valle epike, por brenda këtij epizmi ka një lirizëm, ka një lirshmëri që i tërë trupi kërcen në organikë me shpirtin e atij që e kërcen vallen, por edhe me ata që i bien veglave muzikore. Këtë valle e luajnë edhe grekët, edhe maqedonasit, bullgarët, jugosllavët, por të gjithë e quajnë Vallen e Osman Takës. Madje shkolla koreografike e Janinës e jepte edhe tekstin shqip.

Kur e ka kjo valle pikën kulmore?

Vallja ka disa pika kulminacioni. Pikën kulmore e ka në momentin kur në mënyrë akrobatike kthehesh në urë dhe mbi barkun tënd luajnë dy tre valltarë, pra të jesh në gjendje që me muskujt e barkut të mbash dy, tre valltarë të kërcejnë njëri mbas tjetrit për rreth një minutë e gjysmë. Këtu pra kemi të bëjmë me anën historike të valles. Nuk kemi të bëjmë me një urë të zakonshme, por me atë që quhet ura e brezave, e historisë, e përpjekjeve, e sakrificave, e gjakut dhe mençurisë popullore.

A keni arritur që të mësoni ndonjë grup për këtë valle?

Po, kam përgatitur disa grupe në Konispol. Një grup djemsh kanë konkurruar edhe në Berat, madje u vlerësuan me çmim.

A ka arritur ansambli i këngëve dhe i valleve popullore ta kopjojë këtë valle?

Ansambli i këngëve dhe valleve popullore këtë valle e ka përvetësuar dhe e ka vënë në programet e tij. Unë e kam vënë në shkollën koreografike që të mësonin mënyrën e të kërcyerit çam.

Historia e valles

Kjo valle në origjinë ishte e Epirit, por u quajt vallja e Osman Takës, atëherë kur valltari patriot Osman Taka nga Konispoli, patriot i kohës, u kap dhe u burgos në Burgun e Janinës, ku dhe dënohet me varje. Para se ta varnin ai shprehu dëshirën e tij të fundit, një orkestër, e cila të luante vallen çame. Osman Taka nisi të kërcejë para valiut të Janinës dhe bashkëshortes së tij. Vallen e kërceu shumë bukur. Falë bukurisë trupore, shkathtësisë dhe zhdërvjelltësisë bëri që vajza e valiut pothuajse të rrëzohej nga dritarja. Dokumente arkivorë të Janinës thonë realisht se që pas kësaj valleje e shoqja e valiut i ka kërkuar atij që Osman Taka të mos vritet. Dhe në të vërtetë ai u fal e që nga ajo ditë kjo valle u quajt Vallja e Osman Takës.

Osman Taka ka lindur në një nga familjet më të pasura të Konispolit rreth viteve 1848 - 1887, ku u edukua me idetë e Rilindjes Kombëtare. Ishte organizator i kryengritjeve me armë të krahinës kundër pushtuesve turq. U shndërrua si veprimtar i lëvizjes kombëtare për çlirim nga zgjedha osmane. U bashkua me lëvizjen e përgjithshme antiosmane dhe luajti një rol të rëndësishëm në degën e Lidhjes së Prizrenit në Prevezë. Arriti të bëhej një nga krerët më të rëndësishëm të kryengritjeve antiosmane dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë.
Ka qenë njëkohësisht valltar i njohur popullor. Tregojnë se kur e dënuan me varje te rrapi i Konispolit, ai shprehu një dëshirë për të kërcyer një valle para litarit. Ajo valle e luajtur me mjeshtëri të rrallë prej tij mahniti të pranishmit. Që nga ajo kohë vallja e kërcyer prej Osman Takës para litarit ka ngelur një nga vallet më të bukura të Çamërisë, e cila ka arritur deri në ditët tona, madje duke u quajtur edhe Vallja e Osman Takës.

Tirana-Observer.

http://www.youtube.com/watch?v=wEmeRVTd4oQ

Sa ngjarje interesante.
 
Përgjigje e: Vallja që e shpëtoi Osman Takën nga litari

Sikur do te thuash:
"Ka barut kjo toke;
Rende po ta shkelesh,
Ben shaka me koke!"

qe kur lexoj keto vargje ve veten ne medyshje. Kush eshte ai gomar qe te recitoje e kerceje keto vargje para dushmanit apo armikut qe te ka vene litarin ne gryke?

p.s. se ne jemi trima me flete....shashishi....
 
Përgjigje e: Vallja që e shpëtoi Osman Takën nga litari

Perjashto piken kulmore (kam dhimbje shpines), çdo sekuence tjeter e kesaj vallje eshte perfekte!
 
Përgjigje e: Vallja që e shpëtoi Osman Takën nga litari

Po edhe si melodi eshte kryeveper artistike.....edhe kengetarja e qan....si valle ka figurat me te zhdervjellta dhe me shprehese qe kam pare ne ndonje zhaner te perafert.
Pasuri e rralle e ndofta guri me i cmuar ne te.

Ngrihesh si shqiponje,
Bie si fajkua,
Sapo shkel mbi truall,
Si sorkadh mbi thua............

Last edited:
Përgjigje e: Vallja që e shpëtoi Osman Takën nga litari

Po edhe si melodi eshte kryeveper artistike.....edhe kengetarja e qan....si valle ka figurat me te zhdervjellta dhe me shprehese qe kam pare ne ndonje zhaner te perafert.
Pasuri e rralle e ndofta guri me i cmuar ne te.

https://www.youtube.com/watch?v=XMip42LBXAU

Edhe këtë valle e kanë vjedhur grekët. Përpara ca kohësh po shikoja një video në YouTube që tregonte një aktivitet që bënin grekët në Greqi dhe atje disa bastardë nga Himara kënduan një këngë të zhanrit iso-polifoni, që është unike dhe vetëm e Shqiptarëve, në greqisht për atë bastardin Spiromilo. Pra edhe këtë gjë po na e vjedhin.
 
Përgjigje e: Vallja që e shpëtoi Osman Takën nga litari

Edhe këtë valle e kanë vjedhur grekët. Përpara ca kohësh po shikoja një video në YouTube që tregonte një aktivitet që bënin grekët në Greqi dhe atje disa bastardë nga Himara kënduan një këngë të zhanrit iso-polifoni, që është unike dhe vetëm e Shqiptarëve, në greqisht për atë bastardin Spiromilo. Pra edhe këtë gjë po na e vjedhin.

Po perderisa u kemi dhene te drejten ta bejen kete gje dhe nuk e kemi mbrojtur si fustanellen por edhe trashgimine tone kulturore me te cilen xaxiki pips kerkojne te llustrojne mizerabilitetin e buzukcorbes se tyre aziatike......pencionizim i kultires eshte.
 
Përgjigje e: Vallja që e shpëtoi Osman Takën nga litari

Sa shejtan eshte ky Coli... Edhe nga vallet merr vesh!!!

Po "Tango" Col, nga cila treve e Shqiperise e ka orgjinen?

ka dy lloje Tangosh...ajo e shoqeruar me cifteli quhet Tango labe me Cifteli. Pra origjina eshte nga Mallakstra :D
 
Përgjigje e: Vallja që e shpëtoi Osman Takën nga litari

Edhe këtë valle e kanë vjedhur grekët. Përpara ca kohësh po shikoja një video në YouTube që tregonte një aktivitet që bënin grekët në Greqi dhe atje disa bastardë nga Himara kënduan një këngë të zhanrit iso-polifoni, që është unike dhe vetëm e Shqiptarëve, në greqisht për atë bastardin Spiromilo. Pra edhe këtë gjë po na e vjedhin.

Këto janë këngë e valle të të njëjtit popull, që në një moment të caktuar të historisë u nda, prandaj i gjen sinë Greqi ashtu edhe në Shqipëri...
 
Përgjigje e: Vallja që e shpëtoi Osman Takën nga litari

Çam jemi të gjithë...ne jemi çfarë hamë ose ç'hamë ose çam.
 
SHQIPTARÇE PIRRIKE

Te Arnautshja gjejmë një valle të lashtë ushtarake, të udhëhequr nga një dyshe. Burri mban një shtagë, duke e plasur e përplasur atë teksa hidhet sa nga njëri skaj i njërit grup, te tjetri. Pjesa tjetër e ndjek, lidhur dorë për dore. [...]
Kjo valle hidhet zakonisht prej shqiptarësh të armatosur kokë e këmbë, dhe supozohet të jetë vallja e moçme Pirrike.
FB: Thënie për shqiptarët
________________
Titulli: Dancing
Autori: Lilly Grove Frazer
Botuesi: United Kingdom, Longmans, Green, 1895

1wlHwQ4_d.webp
xX1ZBO8_d.webp
 
Osman Takja
i pari i fisit
vari plisin
ne maje te lisit

kur u rrezua
faja nga fiku
mori plisin
edhe iku!
 
VALLJA E ARMATOSUR PIRRIKE, NJIHET ENDE SOT PËR TA ME EMRIN “SHQIPTARÇE” OSE “ÇAMIKO”. KËTA SHQIPTARË U VENDOSËN NË MBRETËRINË E NAPOLIT NË SHEKULLIN E PESËMBËDHJETË.

Pak kilometra larg Maidës ndodhet kolonia shqiptare e Venës, ku gratë i mbajnë flokët të rregulluara si një përkrenare e lashtë dhe kostumi i tyre është shumë i jashtëzakonshëm.
“Venasit e njohin shumë mirë gjuhën italiane, megjithëse e përdorin shqipen në biseda me njëri-tjetrin. Në festat e tyre martesore kanë një kërcim të quajtur “Valle”, e cila duhet t'i paraprijë ceremonisë. Gratë bashkohen në një rreth duke shtrënguar duart me njëra-tjetrën dhe me një flamur të mbajtur përpara, vallëzojnë dhe këndojnë këngët e luftës së vendit të tyre kur luftonin kundër turqve. Kjo gjë kryhet teksa po çojnë nusen e re në shtëpinë e burrit të saj. Vazhdojnë të përdorin ritin grek [ortodoks] në martesë. Për nusen dhe dhëndrin janë përgatitur dy kurora, të cilat pasi bekohen iu vendosen në kokë dhe më pas në jastëkët e shtratit. Vallja e armatosur Pirrike, - thonë ata, - njihet ende sot për ta me emrin “Shqiptarçe” ose “Çamiko”. Këta shqiptarë u vendosën në mbretërinë e Napolit në shekullin e pesëmbëdhjetë, në kohën kur vendi i tyre u pushtua nga turqit, duke preferuar të jenë më mirë mërgimtarë se sa të heqin dorë nga feja e etërve të tyre. Ata, në atë kohë i përkisnin Kishës Greke [ritit Lindor], por ka shumë kohë që i janë nënshtruar autoritetit të Papës." - C. Tait Ramage, Nooks and Byways of Italy.
FB: Thënie për shqiptarët
___________________________
Titulli: Cities of Southern Italy and Sicily
Autori: Augustus John Cuthbert Hare
Botuesi: Smith, Elder & Co., London, 1883

IMG_2642.jpegIMG_2641.jpeg
 
Back
Top