• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Venezuela goditet nga tërmete të forta

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
21,252
Pikët
113
Vendndodhja
Katastrofë tërmeti në Venezuelë. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së druhet për mijëra të vdekur. Presidentja e përkohshme, Rodríguez shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.


Venezuela Caracas 2026 | Forcat e shpëtimit në aksion

Dy tërmete të forta kanë goditur Venezuelën. Fotografi: Fausto Torrealba/REUTERS

Pas tërmeteve të rënda në Venezuelë, përmasat e plota të dëmeve mbeten ende të paqarta. Numri i viktimave, sipas të dhënave zyrtare, është rritur në të paktën 164 (25.06., mesditë). Ende mungojnë informacione nga rajoni më i goditur. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së druhet për mijëra të vdekur.
Dy tërmete të forta kanë goditur Venezuelën. Edhe Karakasi është prekur. Presidentja e përkohshme, Rodríguez shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Përparësi tani kanë operacionet e shpëtimit, tha presidentja e përkohshme. Ekipet e shpëtimit nga vendet fqinje janë në udhëtim nërkohë. Në Venezuelë do të pezullohet mësimi në shkolla dhe do të ndalohet trafiku hekurudhor. Edhe aeroporti ndërkombëtar i kryeqytetit Karakas ka ndërprerë funksionimin për shkak të dëmtimeve, shtoi më tej Rodríguez.
Shkatërrim pas tërmetit

Në Venezuelë do të pezullohet mësimi në shkolla dhe do të ndalohet trafiku hekurudhor.Fotografi: Juan Barreto/AFP

Trump premton ndihmë

Ndihmë për vendin e Amerikës së Jugut premtoi edhe presidenti amerikan Donald Trump. Ai tha se i ka udhëzuar të gjitha agjencitë amerikane të përgatiten për të ndihmuar shpejt, siç shkroi në platformën e tij Truth Social. "Ne do të jemi pranë miqve tanë të rinj dhe të shkëlqyer”, shkroi Trump – me sa duket duke iu referuar qeverisë së përkohshme në Karakas.
Ndërtesë e shkatërruar

Shkatërrim në VenezuelëFotografi: Maxwell Briceno/REUTERS

Sipas Shërbimit Gjeologjik t SHBA-së, USGS, mes të dy lëkundjeve kishte vetëm 39 sekonda diferencë. Tërmeti i parë ndodhi të mërkurën në orën 18:04 sipas kohës lokale, rreth 24 kilometra në lindje të San Felipe në veriperëndim të vendit, në një thellësi prej 21,9 kilometrash. Tërmeti i dytë, më i fuqishëm, ndodhi pak kilometra më në veri, në një thellësi prej vetëm rreth dhjetë kilometrash. Për shkak të thellësisë së vogël, pritet që pasojat e tërmetit të dytë të jenë më të mëdha.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) e vlerësoi fuqinë e tërmetit të parë me magnitudë 7,2, ndërsa të dytin me 7,5 dhe konsideron probabilitet të lartë të numrit të viktimave.

AG
 
Tmerr .. heartbreaking 💔 .

Ngushellime familjeve 😔
 
Back
Top