• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Zgjedhje parlamentare 2025!

Kush i fiton zgjedhjet 2025?


  • Numri i votuesve
    38
Kto partite e reja si mor vesh?
Arlind Qorri shkon dhe vendos veten i dyti ne liste, nderkohe 1 mandat qe ka fituar deri tani e merr nje i panjohur, dmth 20 e sa mije vota te çuara dëm, njerzit kane votuar per Arlindin dhe jo ti perfaqesoje nje askushi ne parlament, e njejta gje me Lapajn. Pa lidhje mu duk si strategji.
 
Kto partite e reja si mor vesh?
Arlind Qorri shkon dhe vendos veten i dyti ne liste, nderkohe 1 mandat qe ka fituar deri tani e merr nje i panjohur, dmth 20 e sa mije vota te çuara dëm, njerzit kane votuar per Arlindin dhe jo ti perfaqesoje nje askushi ne parlament, e njejta gje me Lapajn. Pa lidhje mu duk si strategji.
Nuk e kupton skemën..vendos njeriun e Ramës.
 
1- Kur të mbaroj numërimi i votave të diasporës e diskutojmë ....megjithëse trendi duket
2-Berisha nuk ka ikur asnjëherë dhe është personi përgjegjës për atë çfarë po ndodh....mbajeni Berishën se i duhet Ramës për mandatin e peste
1) Trendi duket mjafn ti pysesh sic ta tashe. Po i dukte trendi ose ju desh te ndalonte se numeruari me 2000 votat tona te diaspores? Vashdoni vidhni se keni gjet shesh beni pershesh skeni faj.

Nice scapegoat.
Berisha ka 20 vjet qe ska gje ne dore dhe pushteti eshte komplet ne doren e rames ngaqe blihen votat njerzve me leket e droges, tejer dhe adminstra eshte 50 fishuar dhe votojn nen presjon per ramen, bandat dhe patronazhiistet i ke me vidjo qe blejn

 
Last edited:
Po bisedonin dy veta qe ishin dakord per rotacionin e pushtetit, njeri i thoshte tjetrit:
- Ta kishim zgjedhur Saliun, mbase nuk vriste njerez kesaj rradhe. :p
Opo lëre ... jeni të pa pam po të them
 
Jeni të pa pam
Tjetri ka marrë peng gjithë shtetin me gjithë lecka... çakalli çakalli vazhdoni ju
Varet nga kendveshtrimet qe kemi. Nuk mendojme te gjithe njelloj. Ato gafa qe beri Berisha dhe Lulzimja me mos-pjesemarrjen ne reformen territoriale dhe dorezimin e te gjitha Bashkive pa kushte prishen balancen politike. Eshte nje ligj i perjetshem e i pagabueshem qe quhet "ligji i shkakut dhe pasojes".
Per shkak te vendimeve te gabuara(por dhe dashakeqe, e per me interesa te ngushta) te marra ne te shkuaren nga PD-ja, vijne edhe keto pasojat si efekte te atyre vendimeve qe te ndjekin edhe 10 vite me vone, pasoja qe i vuan jo vetem ajo si force politike(me elektoratin e vet), por i vuan edhe struktura e shtetit dhe Shoqerise.
 
1) Trendi duket mjafn ti pysesh sic ta tashe. Po i dukte trendi ose ju desh te ndalonte se numeruari me 2000 votat tona te diaspores? Apo u lodhen me 2000? Vashdini vidhni se keni gjet shesh bebi pershesh.

Nice scapegoat.
Berisha ka 20 vjet qe ska gje ne dore dhe pushteti eshte komplet ne doren e rames ngaqe blihen votat dhe adminstra eshte 10 fushuar dhe votojn nen presjon per ramen, bandat dhe patronaxbistet i ke me vidjo qpe blejn
1) Trendi duket mjafn ti pysesh sic ta tashe. Po i dukte trendi ose ju desh te ndalonte se numeruari me 2000 votat tona te diaspores? Apo u lodhen me 2000? Vashdini vidhni se keni gjet shesh beni pershesh skeni faj.

Nice scapegoat.
Berisha ka 20 vjet qe ska gje ne dore dhe pushteti eshte komplet ne doren e rames ngaqe blihen votat dhe adminstra eshte 10 fushuar dhe votojn nen presjon per ramen, bandat dhe patronaxbistet i ke me vidjo qpe blejn
Ore ju me qafë e paci veten që i shkoni mbrapa Berishës....ne çtaksirat kemi?
A nuk ishte ai idhulli yt Berisha para 10 muajve që ndryshoj kodin zgjedhor .....ja rezultati +12 Rama.
Zgjedhjet i shiti Berisha për të mar vulën dhe boll me idiotsira
 
E thjeshte fare , me leket qe vodhi Palloshi me grun e Kol Kycit tek Inceneratoret dhe Fondet e Termetit blene zgjedhjet.
 
Varet nga kendveshtrimet qe kemi. Nuk mendojme te gjithe njelloj. Ato gafa qe beri Berisha dhe Lulzimja me mos-pjesemarrjen ne reformen territoriale dhe dorezimin e te gjitha Bashkive pa kushte prishen balancen politike. Eshte nje ligj i perjetshem e i pagabueshem qe quhet "ligji i shkakut dhe pasojes".
Per shkak te vendimeve te gabuara(por dhe dashakeqe, e per me interesa te ngushta) te marra ne te shkuaren nga PD-ja, vijne edhe keto pasojat si efekte te atyre vendimeve qe te ndjekin edhe 10 vite me vone, pasoja qe i vuan jo vetem ajo si force politike(me elektoratin e vet), por i vuan edhe struktura e shtetit dhe Shoqerise.
Ore shumë dakort... po t'i vëmë një llogjikë muhabetit...
E dëgjoni ça po thoni?
Mirë na e bën Rama se nuk ikën Saliu ...

Kjo punë do jetë derisa të jenë salirët dhe ramallarët
 
Opo lëre ... jeni të pa pam po të them
Ngushellime edlin, ndihmoje pak te shkretin se plak njeri. :p

-800-0-1747137669xberisha-573.png
 
" Ore ju me qafë e paci veten që i shkoni mbrapa Berishës....ne çtaksirat kemi?

A nuk ishte ai idhulli yt Berisha para 10 muajve që ndryshoj kodin zgjedhor .....ja rezultati +12 Rama.

Zgjedhjet i shiti Berisha për të mar vulën dhe boll me idiotsira"



Thats some mental gymnastics type of idotic crap. Une e para sjam me salen por pa na i shpjego si u shiten zgjedhjet duke ndryshuar kodin ti vella per te mar vulen.
Propganda ramiste e socjaluste kshu full blown.
 
Last edited:
Gjej alibi tjetër se kjo bie....
Ata të burgut edhe mund të jenë të vërteta se shpresojne për ndonjë amnisti.
Votat e diasporës deri tani po e ulin akoma më shumë PD .....pra është trend. Shqiptarët kanë refuzuar në masë Berishën dhe meten

Epo te ikesh jashte shtetit, prej kesaj qeverie dhe te votosh per to?

Zarfet e sjell jo nga DHL-ja,

Cuarja e zarfeve, te pikat e basteve.

Adresat e vena ne shqip, kur jane franceze ose italiane apo gjermand.

Po rendesi ka qe ti je i lumtur, nga mandati i 4 i Xonit,..:p
 
Epo te ikesh jashte shtetit, prej kesaj qeverie dhe te votosh per to?

Zarfet e sjell jo nga DHL-ja,

Cuarja e zarfeve, te pikat e basteve.

Adresat e vena ne shqip, kur jane franceze ose italiane apo gjermand.

Po rendesi ka qe ti je i lumtur, nga mandati i 4 i Xonit,..:p
Me bëhet qejfi që ti je i lumtur që në krye të PD ke akoma Berishën....
Sa për info...kam ikur jasht për shkak të Berishës
 
Me bëhet qejfi që ti je i lumtur që në krye të PD ke akoma Berishën....
Sa për info...kam ikur jasht për shkak të Berishës

Degjo,

Ju jeni, me slloganin e Enverit,

Qe e demonizonte kohen e Mbretit Zog, dhe e krahasonte zhvillimin e kohes se preshit me vitin 1939.

Per ty, rendesi ka qe per inot te Salihut, te pranosh, ta pallohesh pafunxesisht nga Xoni me shoke,..;)
 
Degjo,

Ju jeni, me slloganin e Enverit,

Qe e demonizonte kohen e Mbretit Zog, dhe e krahasonte zhvillimin e kohes se preshit me vitin 1939.

Per ty, rendesi ka qe per inot te Salihut, te pranosh, ta pallohesh pafunxesisht nga Xoni me shoke,..;)
Ndërsa ti je me sloganin e Hitlerit 😉
Ti ndoshta ke të drejtë se t'ka bo Sala me vila në Tiranë...
 

Pse u rrit Rama?

13:14 : 12/05/2025 në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VIDEO

Nga Andi Bushati

Rezultati marramendës i Edi Ramës, më i madh se i të gjitha herëve kur ai ka kandiduar si lider i PS-së, ngre një pikpyetje themelore: si ka mundësi që sa më shumë vërtetohen vjedhjet e paimagjinueshme të bandës në pushtet, aq më tepër asaj i rriten votat? Mos vallë ne jemi një popull i prekur nga sindroma e Stokholmit, që i adhurojmë torturuesit tanë? Mos shqiptarëve i pëlqen të jetojnë pa minimum jetik, pa ujë 24 orë, pa pensione dinjitoze? Mos vallë ata ndihen rehat me pushtetarët që i gënenjnë për premtimet që u japin? Apo ndoshta Koka, Beqaj, Tahiri, Ahmetaj, Bllako, Veliaj nuk janë personazhet e urryer që i kanë futur dorën në xhep, por heronjtë e pamundur, si të cillët ata ëndërrojnë të bëhen?


Të gjithë këto pyetje burojnë natyrshëm kur dikush përpiqet ti largohet zhurmënajës së denoncimit të incidenteve të vogla elektorale dhe sherrit për ndonjë kuti të kontestuar votash.

Përmbi këto cic mice të momentit ka një dilemë të thellë që kërkon spjegim. Si mund të arsyetohet se në vitin 2013, kur ishte i virgjër e pa mëkate pushteti, Rama mori shumë më pak? Pse mandatin e parë (2017) që e mbylli pa ndonjë skandal të madh dhe të dytin (2021) që gjithësesi nuk qe aq i njollosur sa sot, doli më keq se këtë 11 maj? Pra, si ka mundësi, që sa më i madh mëkati aq më i fryrë rezultati?

Të gjithë mbështetësit e pushtetit që kërkojnë të përligjin këtë paradoks, i shmangen fajësimit të një populli që ka humbur reflekset e reagimit demokratik. Duke dashur të jenë politikisht korrektë ata kanë gjetur një tjetër alibi për të arsyetuar këtë anomali.

Ata thonë se vërtet gjërat kanë degraduar, por për këtë faji është i një opozite që nuk përbën dot alternativë. I një Berishe që e ka kapur partinë dhe e përdor për interesat e veta personale. I ca zyrtarëve të rëndomtë që nuk arrijnë të frymëzojnë. I ish pushtetarëve të cilëve elektorati nuk u a jep dot më një shanc të dytë për të nusëruar sërish. Pra jo se Rama është më i mirë, por se fatkeqësisht nuk ka më të mirë sesa ai.

Por, nëse kjo alibi e sforcuar ka mundur të mbijetojë, si ushqim për budallenjtë për gati 12 vite, këtë radhë, pas këtyre zgjedhjeve, ajo nuk pi më ujë.

Pse? Le ta mendojmë me qetësi. Le ti pranojmë argumentat e të gjithë atyre që flasin për Berishën e plakur dhe të pabesueshëm. Le ti marrim të mirëqena edhe akuzat për një opozitë pa moral, që mbron gjithashtu interesat e oligarkise dhe prandaj e ka humbur mbështetjen e publikut. Le të bindemi për një PD që nuk rinovohet dot dhe që e ka të vështirë të prodhojë ide të reja.

Por, sërish kjo fabul nuk funksionon. Sepse në këto zgjedhje, ndryshe nga të gjitha të tjerat para tyre oferta opozitare ishte e plotë. Dikujt që si pëlqente PD-ja, por ishte i djathtë, mund të votonte Mundësinë e Agron Shehajt, që përveçse superliberale ishte dhe e pakorruptuar, me një fushatë moderne dhe me djem e vajza të që s’kishin të sharë.

Ata që për bindje nuk e çonin dot votën djathtas, kishin një alternativë të mrekullueshme social demokrate, si Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, me aktivistë të spikatur në mbrojtje të kauzave qytetare dhe me një klithmë të vazhdueshme për barazi shoqërore.

Kush i trembej traumave që riskojnë të shkaktojnë ideologjitë mund ta çonte votën e protestës tek çifti Lapaj-Shabani, thjesht sa për të konfirmuar se nuk bie dakord me mënyrën se si po shkojnë gjërat në Shqipëri.

Por jo, pavarësisht se oferta opozitare ishte këtë radhë më e larmishme sesa kurrë, Rama u rrit edhe më shumë. Bashkë me të u konfirmua edhe PSD e Tom Doshit, që përdor në niniaturë të njëjtën teknologji për mbledhjen e votës. Pra mjafton kaq për të vërtetuar se fabula sipas të cilës “rilindja fiton pasi nuk ka alternativë”, është një ushqim bajat për budallej. Megjithëse mundësia për të shprehur votën kundër këtij pushteti kësaj here ishte e pamatë, ai doli, përsëri, më i fortë se më parë.

Natyrisht që kjo anomali e ka një arsye. Ajo nuk ka të bëjë aspak me dobësinë e opozitës berishiste, por me të vërtetën e madhe se në 2025-ën pre e vjedhjes nuk ra vetëm PD-ja, por barabar me të edhe Arlind Qori, Agron Shehaj e Adriatik Lapaj. Kur thuhet kjo nuk duhet imagjinuar rrëmbimi i thjeshtë i votave duke thyer kutitë.

Jo, jo, manipulimi është më i madh. Ai ka të bëjë me prishjen e rregullave të lojës dhe shkallmimin e çdo premise demokratike që mundëson një garë të barabartë e të ndershme.

Në këto zgjedhje dështuan të gjitha ato kundërpushtete që duhet të ruajnë ekuilibrin midis palëve. Në mënyrë qesharake u baltos SPAK- që me teatrin e Task Forcës së vet, sapo i “konfirmoi” shqiptarëve se në Shëpipëri nuk ka vjedhje, blerje apo trafikim të votës. Po të shohësh si u shfry tollumbacja e Dumanit, i cili u bë konfirmuesi i parë i këtij rezultati marramendës, madje para OSBE-ODHIR-it, e kupton më mirë këtë.

Një tjetër pushtet, që në një demokraci reale duhet të luajë rolin e watchdog u zvenit edhe më shumë këtë fushatë. Kësaj here ndodhi e paimagjinueshmja. U mbyll një garë elektorale ku nuk u organizua asnjë debat televiziv, apo ku nuk u bë një emision i plotë investigativ me temën më bazike: “Si është qeverisur vendi këto katër vite”. Cila qeveri e një vendi demokratik do ta kishte ëndërruar një luks të tillë? Cili autokrat nuk do ishte trajtuar po kështu?

Le të marrim një shembull. Agron Shehaj falë financave të veta të bollshme pati privilegjin e një trajtimi miqësor mediatik. Atij vetë dhe njërëzve të tij të afërt iu bënë intervista të buta dhe portrete dashëmirëse. Por kurrë, asnjëherë, kjo zëmërgjerësi nuk u shtri deri tek denoncimet që ai ka bërë kundër skandaleve të qeverisë, për ata që vdesin për mungesë ilaçesh, për investitorët strategjikë, për koncesionet e rugëve. Pra ata që kujtojnë se ai qe i privilegjuar gabohen. Ai ka qenë njësoj i censuruar, sepse ai u lejua nga mediat të ishte trendy por nuk u pranua si opozitar. Pasi në këtë vend të merresh me qeverinë është tabu.

Kjo mund të shërbejë si një nga qindra mijëra fabulat se përse megjithëse ka shumë ofertë opozitare një pushtet që keqeveris, duke qenë njëkohësisht grabitës dhe arrogant, vijon të rritet.

Fabula është e thjeshtë: sepse gara e ndershme dhe e barabartë ka vdekur. Po ti shtosh dështimit të pushteteve të tjera, si drejtësisë dhe mediave edhe fuqinë e bandave kriminale për të imiduar zgjedhësit, financimin e blerjes së votës me para të zeza, kthimin e administratës në ushtri partiake, ashtu sukurse pamë në video në zyrën e deputetit Braçe e gjitha bëhet më e plotë. Pikërisht aty merr përgjigje dhe dilema se si ka mundësi që Rama, sa më shumë diskreditohet si kleptokrat, aq më shumë rritet me vota: arsyeja nuk është se s’kemi opozit(ë)a, por se s’kemi demokraci.

/Lapsi.al
 
Mundesia shkoi 2 mandate. @Juno sa i kemi shancet ti mbajme 2 mandatet? Thua na i grabit PS apo PD? Sepse jane shume afer ne nr fletesh

IMG_0652.jpeg
 
Nuk e kupton skemën..vendos njeriun e Ramës.

Nfakt menyra si u shpernda Lapaj (per Arlindin nuk e di) neper Shqiperi kur e dinte shume mire si funksionon kodi elektoral duket sikur ka pas axhende per pale te treta, ndryshe nga Agroni qe u fokusu vetem ne Tirane dhe ku deri tani ka marre 2 deputet me 10 mije vota me pak se Lapaj.
 
Back
Top