• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Zgjedhje parlamentare 2025!

Kush i fiton zgjedhjet 2025?


  • Numri i votuesve
    38
Kjo e 9 nëntorit është pjesëmarrja më e ulët e regjistruar ndonjëherë në një proces zgjedhor në Shqipëri.
Nga 334.539 qytetarë me të drejtë vote në pesë bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme vendore të kësaj të diele, vetëm 46.696 votuan, ose rreth 18.45 për qind e trupës elektorale.

Rekordin negativ e mbajti Vlora, me vetëm 12.54 për qind të pjesëmarrjes, e ndjekur nga Berati me 19.98 për qind, Cërriku me 25 për qind, Tepelena me 34.63 për qind dhe Mati, që ishte bashkia më aktive, me 39.36 për qind.
Në këto zgjedhje garuan 13 kandidatë për pesë bashki, ndërsa qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe u mbyllën në 18:00, duke mbyllur një proces që, në shifra, tregoi një mungesë të thellë besimi për kandidatët.
Rënia e pjesëmarrjes duket se është shenjë e konsumimit të sistemit politik dhe e lodhjes së qytetarëve nga rituali i përsëritur i një gare pa garë.
Socialistët hynë në këto zgjedhje me një vetëbesim të plotë, të bindur se fitorja ishte e garantuar, dhe për këtë arsye u angazhuan minimalisht, pa fushatë reale dhe pa ndonjë përpjekje për të zgjuar interesin e elektoratit.
Opozita, nga ana tjetër, e shmangu bojkotin formal, por mbajti një qëndrim ambig, duke mbështetur kandidatë të pavarur, si një mënyrë për t’u përfaqësuar në fletën e votimit. Kjo strategji u pasua me një mungesë të theksuar motivimi, ndërkohë që në terren nuk u pa një fushatë reale.
Në njërën anë votuesit opozitarë nuk donin të mbështesnin një proces që e konsiderojnë farsë, por as nuk kishin një alternativë reale për t’u përfaqësuar.
Pjesëmarrja e ulët e votuesve duket se do të ndikojë direkt në legjitimitetin e kryetarëve të bashkive që do të qeverisin, do të firmosin buxhete dhe projekte, por askush nuk mund të thotë me bindje se përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve.
Për pasojë, më shumë se për emrat fitues të bashkive, zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit do të kujtohen si dëshmi e një shoqërie që ka humbur besimin se vota ka fuqinë të bëjë ndryshimin.

Lapsi.al
p.s
Diktati nuk të lë hapësira zgjedhjesh, por centralizim bindjesh.
Kush nuk e ka kuptuar deri më tani, diktati i ka ofruar mundësinë e zgjedhjes së gjinisë si alternativë.
Diktati Sorosianë të trajnon, menaxhon & planifikon ndryshimin, e kjo është oferta më e mirë e shoqërive në zhvillim e sipër!
Lart e më lart veprat tona heroike me b..ën përpjetë, e logjikën traumatike!
 
O @Marla ...
Po kjo Mersini i Vlorës... mo është gjë kulake ?
Se ata Mersinaj që njoh unë janë kulakë ... apo do jetë nga Mersinaj të tjerë
 
Back
Top