daniel00
(ノ˵ ͡• ͜ʖ ͡•˵)ノ♡*
Gjatë prezantimit të mekanizmit të shqyrtimit të investimeve të huaja direkte, VanHorn tha se investimet që nxisin rritjen ekonomike duhet të mirëpriten, ndërsa investitorët kanë nevojë për besim, rregulla të qarta dhe një fushë loje të barabartë.
Në një kohë kur investimi 4 miliardë dollarësh i lidhur me dhëndrrin e Donald Trump në Zvërnec po sulmohet hapur përmes protestave dhe sulmeve në rrjete sociale, e ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn, përcolli të hënën një mesazh të qartë për rëndësinë e investimeve në Shqipëri
Gjatë prezantimit të mekanizmit të shqyrtimit të investimeve të huaja direkte, VanHorn tha se investimet që nxisin rritjen ekonomike duhet të mirëpriten, ndërsa investitorët amerikanë që duan të vijnë në Shqipëri, kanë nevojë për besim, rregulla të qarta dhe një fushë loje të barabartë.
VanHorn solli në vëmendje politikën e investimeve të shpallur nga presidenti amerikan Donald Trump, duke theksuar se qasja që po ndjek Shqipëria është ndërtuar mbi të njëjtin parim.
U.D/Shqiptarja.com
shqiptarja.com

Duke folur më tej për investimet, ajo theksoi se shumë kompani amerikane po shqyrtojnë mundësinë për të investuar në Shqipëri dhe po i kushtojnë vëmendje zhvillimeve në vend.“Kur Presidenti Trump shpalli politikën e investimeve të Amerikës vitin e kaluar, ai theksoi një parim të thjeshtë: mirëpritni investimet që forcojnë rritjen ekonomike duke siguruar që infrastruktura kritike dhe sektorët strategjikë të mbeten të sigurt. Qasja e Shqipërisë për shqyrtimin e investimeve është ndërtuar mbi të njëjtin parim. Dhe kjo përputhje ka rëndësi. Natyrisht, miratimi i një ligji është fillimi, jo fundi. Zbatimi është vendi ku këto përpjekje kanë sukses ose dështojnë – dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë gjatë këtij procesi”, tha VanHorn.
Deklarata e VanHorn vjen teksa një ditë më parë, kryeministri Rama paralajmëroi protestat dhe fushata kundër investimit po dëmtojnë klimën e investimeve dhe imazhin e Shqipërisë. Ai mbrojti investimin në Sazan dhe Zvërnec, duke këmbëngulur se Shqipëria duhet të vazhdojë të tërheqë investime të mëdha dhe se vendi “nuk do të frikësohet nga ëndrrat e mëdha”.“Investitorët po i kushtojnë vëmendje – përfshirë ata amerikanë. Kompanitë amerikane janë këtu – në energji, ndërtim dhe teknologji – dhe shumë të tjera po shikojnë të vijnë. Por investitorët kanë nevojë për besim se rregullat janë të qarta, se fusha e lojës është e barabartë dhe se sektorët strategjikë janë të mbrojtur nga aktorë që nuk luajnë sipas të njëjtave rregulla si ne. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë gjatë këtij procesi”, u shpreh ajo.
U.D/Shqiptarja.com
'Zvërneci', VanHorn: Qasja e Shqipërisë si e Trump, mirëpret investimet që rrisin ekonominë! Shumë kompani amerikane duan të vijnë, por kanë nevojë për besim - Shqiptarja.com