• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

ZYRTARE: Kosova voton më 7 qershor 2026

kosova me ata qe e luftuan serbin dhe e sollen lirin e shtein koka serbi sipas teje ty do te lidhi ne kolib se bashku me disa spiuj te serbis e te alpinit se nuk te lejoi te na quesh neve serb qe luftuem serbin-
Ca Serbi luftuat ju mer , ju u vrate me shume me njeri tjetrin.
 
uaa jan shtu ca si shum si ti. Me vje keq qe lexoj nga nje shqiptar kosove kte 😊
Ai , Llapi kerkonte te behej Drejtor Dogane. Albini nuk e beri sepse kishte informacione te bollshme per Llapin...🦊

i thuaj qe Xha Tani do te bej bllok te perjetshem...
faleminferit..🦊😇
 
1779386665268.png

Gruda: 7 qershori është momenti, PDK-ja është ndryshimi (video)​

21 maj 2026| 16:54
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Përprim Gruda, ka thënë se krizën në Kosovë e ka shkaktuar qeveria aktuale dhe se vetëm populli mund ta ndalë degradimin.

Ai ka vlerësuar se 7 qershori është momenti për t’i dhënë fund krizës, duke votuar për PDK-në dhe Bedri Hamzën.

lg.php
“Krizën e shkaktuar nga ky pushtet e ndalë veç populli. Nuk ka vend e takim, sikurse ky në Prizren, ku qytetarët nuk më thonë se e duan një Kosovë ndryshe. 7 qershori është momenti e PDK-ja është mundësia për këtë ndryshim. Me Bedri Hamzën kryeministër”, ka shkruar Gruda në “Facebook”.
 

Përkrahësi i zhgënjyer i VV-së tregon arsyet pse nuk do të dalë të votojë më 7 qershor​

 
Subjektet politike nisin nesër zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 7 qershorit
Demokracia
20:44 | 27 Maj 2026
zgjedhje-vota-600x360-1.png

Share:
Share
Tweet
Fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 7 qershor fillon zyrtarisht nesër, ndërsa partitë politike tashmë kanë bërë të ditura aktivitetet me të cilat do ta hapin garën zgjedhore në qytete të ndryshme të Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje ka planifikuar tubimin hapës në Palestrën Sportive në Ferizaj, me fillim nga ora 19:30.
Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës do ta nisë fushatën me një aktivitet në qendër të Ferizajt, i cili pritet të fillojë në orën 20:00.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës do të organizojë hapjen e fushatës në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, duke nisur nga ora 18:00.
Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka paralajmëruar aktivitetin e saj hapës në Gjakovë, me fillim në orën 19:45.
Bazuar në afatet e përcaktuara nga procesi zgjedhor, fushata do të përfundojë më 6 qershor, një ditë përpara zgjedhjeve parlamentare.
 

1780173542329.png

Shenoll Muharremi


Albin dosti, qysh je sot?
Shiqo rriti "shtesat" prej 100 në 500 a 700 euro, qato që po ua blen votat njerëzve me para/taksa publike, se me gjasë nuk po të funksionon plani qysh duhet në këto zgjedhje.
Qiti edhe do bagera ma shumë me ba filma e fotografi, shkatërro sa më shumë... se punët nuk i kishe fort mirë me vota, qysh ke dëshirë 'krejt për vete pushtetet' ose asgjë hic.
E në veri? A ke gjetë armë të fshehta, pyete Xhelalin, mos e le me fjetë kaq shumë? A ka naj informatë për sulm nga Serbia? Mos u vono shumë, se me flamuj të Serbisë po vlojnë njerëzit në shesh të Mitrovicës së Veriut. Kjo po ta zhbën krejt propagandën.
Një problem të madh e ki këto zgjedhje, dije. Ma shumë po të shkon rezultati drejt 9 shkurtit sesa drejt asaj që po e kërkon.
Jo një, por tri matje të opinionit publik që i pashë këto ditë ashtu sugjeronin.
Lirisht nisja me e pi kafen 40-she.
 

1780173472686.png

Sheshi është i PDK-së, jo i Qeverisë: Gjykata Supreme refuzon ankesën e VV-së për tubimin përmbyllës në “Skënderbe”​

1 ditë më parë
nga NACIONALE

lg.php
Gjykata Supreme ka refuzuar ankesën e LVV-së lidhur me mbajtjen e tubimit politik në sheshin “Skënderbeu”. Kjo gjykatë ka vlerësuar se PDK-ja do ta mbajë tubimit përmbyllës të fushatës zgjedhore në sheshin “Skënderbeu”.
Kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ZP.Anr.7/2026, të datës 22.05.2026.
Ankesa kishte të bënte me refuzimin e kërkesës së subjektit politik LVV për mbajtjen e një tubimi politik në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të planifikuara të mbahen më 07 qershor 2026. Në ankesën e paraqitur në Gjykatën Supreme, LVV kishte pretenduar se PZAP ka zbatuar gabimisht nenin 4 të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 dhe se vendimi i këtij institucioni është i mangët në arsyetim, duke theksuar se kërkesa e subjektit tjetër politik, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e datës 30.04.2026, nuk mund të krijonte përparësi procedurale, pasi në atë kohë Komisioni Komunal i Zgjedhjeve (KKZ) në Prishtinë ende nuk ishte konstituar”, ka vlerësuar Gjykata Supreme.
Gjykata ka treguar se pse ankesa e VV-së nuk është e bazuar.
Pas shqyrtimit të pretendimeve ankimore, përgjigjes në ankesë dhe të gjitha shkresave të lëndës, Gjykata Supreme vlerësoi se ankesa është e pabazuar dhe se vendimi i PZAP-së është i drejtë, i ligjshëm dhe i mbështetur në dispozitat përkatëse të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 për Fushatën e Zgjedhjeve, Monitorimin e Fushatës dhe Deklarimin Financiar. Gjykata Supreme konstatoi se Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Prishtinë kishte vepruar në përputhje me nenin 4 të Rregullores Nr. 07/2024, sipas të cilit KKZ mund të refuzojë kërkesën e një subjekti politik në rast se hapësira e kërkuar është rezervuar më parë nga një subjekt tjetër politik”, ka vlerësuar gjykata.
Sipas Supremes, shkresat e lendes tregojnë se PDK-ja ishte subjekti i parë që e ka rezervuar sheshin “Skënderbe”.
Nga shkresat e lëndës rezulton se subjekti politik PDK kishte dorëzuar kërkesën për mbajtjen e tubimit politik në Sheshin “Skënderbeu” më 30.04.2026, ndërsa LVV kishte paraqitur kërkesën më 08.05.2026, për të njëjtën datë dhe lokacion. Gjykata vlerësoi se Rregullorja Nr. 07/2024 përcakton vetëm afatin e fundit për paraqitjen e njoftimeve për tubime politike dhe nuk parasheh kufizime lidhur me kohën e paraqitjes së kërkesave para funksionalizimit të KKZ-së”, ka theksuar gjykata, duke shtuar se pretendimet e VV-së janë të pabaza.
Po ashtu, Gjykata Supreme vlerësoi se pretendimet e LVV-së lidhur me mungesën e arsyetimit të vendimit të PZAP-së janë të pabazuara, pasi PZAP kishte trajtuar në mënyrë të mjaftueshme çështjen e funksionalizimit të KKZ-së dhe kishte dhënë arsye të qarta juridike mbi bazën e dispozitave të zbatueshme. Si rrjedhim, Gjykata Supreme konstatoi se gjendja faktike është vërtetuar drejt, se nuk janë konstatuar shkelje procedurale apo zbatim i gabuar i ligjit dhe se pretendimet ankimore të subjektit politik LVV nuk janë mbështetur me prova relevante. Ndaj, ankesa u refuzua si e pabazuar, ndërsa vendimi i PZAP-së është lënë në fuqi”, ka konstatuar Gjykata Supreme.
Pothuajse se në çdo palë zgjedhje VV-ja kujdeset që tubimin përmbyllës të mbaj në sheshin “Skënderbe”. Duket se kësaj here PDK-ja e Bedri Hamzës është treguar më e shpejt se partia e Albin Kurtit.
Nacionale FacebookNacionale Twitter
 

1780254248555.png

POV Nacionale| Episodi 22: Qysh po i keqpërdor Kurti taksat tona për fushatë zgjedhore?​


58 minuta më parë
nga NACIONALE

lg.php

Episodi i 22-të me rradhë i emisionit POV Nacionale, ka trajtuar keqperdorimin e taksave të qytetarëve nga Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, për interes të fushatës së tij zgjedhore. Në emission janë shpërfaqur edhe hulumtime me shkelje ligjore gjatë fushatës zgjedhore, si dhe storje nga gazetarët ne terren, në lidhje me hallet e qytetarëve; prej problemeve me energjinë elektrike e deri te ato rrugore.
Ndiqeni të plotë emisionin:

 

BE-ja e injoron keq kërkesën e Haxhiut, nuk dërgon asnjë vëzhgues nga Brukseli për zgjedhjet e 7 qershorit

1780410222437.png

BE-ja nuk dërgon asnjë vëzhgues nga Brukseli për zgjedhjet e 7 qershorit​

Periskopi
icon-alarm.svg
2 Qershor 2026, 15:50(29 minuta më parë)
Listen
Share
Për herë të parë pas një periudhe të gjatë zgjedhjesh në Kosovë, Bashkimi Evropian nuk do të angazhojë një mision për monitorimin e zgjedhjeve parlamentare.
Megjithëse ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, i kishte drejtuar një ftesë zyrtare institucioneve evropiane për dërgimin e vëzhguesve, kërkesa nuk ka marrë përgjigje pozitive.
Institucionet e BE-së e kanë injoruar tërësisht kërkesën e ushtrueses së detyrës së shefes së shtetit.
Advertisement

Që nga zgjedhjet lokale të vitit 2013 dhe ato parlamentare të vitit 2014, BE-ja kishte qenë vazhdimisht e pranishme me misione të posaçme vëzhguese për vëzhgimin e procesit zgjedhor.
Pas përfundimit të zgjedhjeve, ky mision hartonte një raport ku vlerësonte organizimin dhe administrimin e procesit zgjedhor në Kosovë.
Pas shpalljes së datës 7 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Haxhiu u kishte dërguar letra zyrtare kryetares së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, si dhe përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas.
Në ftesën e saj, ajo kishte theksuar se pranimi i një misioni vëzhgues nga BE-ja do të ndihmonte në forcimin e transparencës, besueshmërisë dhe integritetit të procesit zgjedhor, duke reflektuar përkushtimin e Kosovës ndaj standardeve demokratike dhe organizimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme.
“Prania e Misionit Vëzhgues të BE-së do të kontribuonte në transparencën, kredibilitetin dhe integritetin e procesit zgjedhor, në përputhje me përkushtimin e vazhdueshëm të Republikës së Kosovës për standarde demokratike dhe zgjedhje të lira”, ishte thënë në njoftimin e Presidencës.
Por, kjo kërkesë, nuk është mbështetur nga Bashkimi Evropian.
Arsyet e injorimit të kërkesës së Haxhiut ende nuk dihen.

Advertisement

Në listën e publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për subjektet e akredituara që do të monitorojnë zgjedhjet e 7 qershorit, nuk figuron misioni i posaçëm vëzhgues i BE-së.
Në proceset e mëparshme zgjedhore, vëzhguesit evropianë ishin regjistruar me emrin “EU Election Expert Mission”.
Sipas të dhënave të KQZ-së, vetëm katër organizata ndërkombëtare do të angazhohen në vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve: Parliamentary Assembly of the Council of Europe me 19 vëzhgues, Programi i Vëzhguesve Ndërkombëtarë me 22 vëzhgues, Institut de Coopération et Développement me 75 vëzhgues dhe National Democratic Institute me 14 vëzhgues.
BE do të jetë pjesë e vëzhgimit të zgjedhjeve vetëm përmes stafit të zyrës së saj në Kosovë, që si përfaqësi diplomatike “EU in Kosovo” është akredituar me 44 vëzhgues. Në këtë formë janë akredituar edhe në proceset e kaluara në Kosovë, krahas akreditimit të misionit të posaçëm të përbërë prej ekspertëve për vëzhgimin e zgjedhjeve.
Ndërkohë, në mbledhjen e mbajtur të martën, KQZ-ja ka miratuar edhe grupin e dytë të vëzhguesve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Me akreditimet e reja, numri total i vëzhguesve të regjistruar për monitorimin e procesit zgjedhor ka arritur mbi 16 mijë.
KQZ ka njoftuar se vëzhguesit e akredituar përfaqësojnë: 15 subjekte politike 14,925 vëzhgues; 13 OJQ vendore – 796 vëzhgues; 4 organizata ndërkombëtare 130 vëzhgues; 39 media vendore – 457 vëzhgues; 23 media ndërkombëtare 78 vëzhgues; 6 përfaqësi diplomatike – 90 vëzhgues; dhe 1 institucion vendor – 67 vëzhgues.
Në zgjedhjet e kaluara parlamentare, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor, BE kishte reduktuar dukshëm numrin e vëzhguesve të Misionit vëzhgues të zgjedhjeve në 7 vëzhgues.
Kurse, për zgjedhjet të cilat ishin mbajtur më 9 shkurt BE-ja kishte dërguar 104 vëzhgues.
 
Dardan-Krasniqi3.jpg


Krasniqi sfidon publikisht VV-në: Asnjë kandidat i Vetëvendosjes nuk po guxon të dalë në debat me mua​

03 qershor 2026| 21:26
Kandidati i Aleancës për deputet, Dardan Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke pretenduar se asnjë kandidat i kësaj partie nuk po pranon të përballet me të në debate publike gjatë kësaj fushate zgjedhore.

Përmes një reagimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se e ka të konfirmuar se kandidatët e Vetëvendosjes po shmangin debatet me të, duke ngritur pyetjen se pse, sipas tij, nuk po guxojnë të ballafaqohen publikisht.

lg.php
“Po e kam të konfirmuar, asnjë nga kandidatët e Vetëvendosjes nuk pranon më të dalë në debat me mua”, ka shkruar ai, duke shtuar se ish-bashkëpunëtorët e tij politikë “e dinë rrugën që kemi bërë bashkë dhe që sot e lanë rrugëve pa rrugë”.

Krasniqi ka akuzuar Vetëvendosjen për nënshtrim ndaj pushtetit, dështim në qeverisje dhe mungesë të projekteve konkrete, duke pretenduar se qeverisja e tyre nuk ka sjellë rezultate të prekshme për qytetarët.

Ai ka përmendur gjithashtu raste që, sipas tij, mbeten pa drejtësi dhe ka akuzuar pushtetin për rritje të korrupsionit, keqpërdorime dhe humbje të shpresës tek qytetarët.

Në reagimin e tij, kandidati i Aleancës ka kritikuar edhe qasjen politike të Vetëvendosjes ndaj shqiptarëve në rajon, duke thënë se partia në pushtet ka kontribuar në përçarje dhe nuk është e gatshme të përballet me kritikat.

“Vetëvendosje, e dini që i njoh nga koha e gurit deri te pasuli i vjedhur i FSK-së. Ata në mua e shohin versionin e tyre që nuk tradhtoi atë për të cilën u angazhua. Prandaj ikin, prandaj do të humbin”, ka deklaruar Krasniqi.

Në fund të reagimit të tij, ai ka theksuar mesazhin politik të Aleancës, duke përfunduar me sloganin: “Aleanca jemi ne!”.
 

Shala: LV-ja me 45 deputetë, PDK-ja rritet me 5-7 deputetë, AAK-ja me 7-9 deputetë​


behxhet-shala-1.jpg


Qeveri e Shtimes!​

03 qershor 2026| 16:08
Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA


Vdekja e moralit e forcon marrëzinë: Partitë politike e kanë intensifikuar fushatën duke lëvizur nga vendi në vend sikur dikur cirket lëvizëse. Partia në pushtet LV-ja bashkë me mbetjet mortore politike, “Guxo”, “Aletrnativa” dhe “PSHDK” po bëjnë propozime që as SHBA – atë nuk mund t’i realizojnë ku rrenën dhe mashtrimin i kanë vënë mbi themelet e “demokracisë”, si vlera të shtuara. Nuk po lënë mjet pa përdorur para votuesve, thuaja analfabetë që e kanë mendësinë e një trushpëlari, jo se duan më shumë vota por se po ndjehen të rrezikuar nga një shembje elektorale. Më herët kam shkruar se do të jenë zgjedhje interesante dhe se, ose do të shembet diktatura e Kurthit, ose Kurthi do të shpallet Cezar, imperator. Cezari gjatë diktaturës i pati rrëmbyer të gjitha pozitat në perandorinë Romake sikur që po e bënë tani Albin Kurthi, diktatori i parafundit në Ballkan. I pari është Aleksandar Vuçiq. Po të përshkruaja të gjitha mashtrimet dhe paskrupullësitë që i përdorë Kurthi për ta mbajtur pushtetin më duhet aq hapësirë sa iu ka dashur intelektualit dhe ideologut të LV-së, Agim Bahtiri që ka paralajmëruar disa libra për ta përshkruar dhe përjetësuar injorancën, analfabetizmin dhe sançopanqizmin njerëzor, kombëtar, moral dhe politik. Se poshtërsia nuk ka fund në oqeanin e pamoralshëm për vota, Kurthi e dëshmoi në Vushtrri duke keqpërdorur për vota një fëmijë 10-vjeçar. Në fakt fëmijën e keqpërdorën babai dhe nëna duke e dorëzuar në duart e një keqbërësi dhe shpërdoruesi patologjik, Kurthit. Në një vend normal dhe me institucione normale Kurthi do të dënohej me para dhe votë kurse “prindërit abuzues” do të privoheshin nga e drejta ta rrisin dhe edukojnë atë fëmijë duke e dërguar në institucione normale të vendosjes dhe edukimit. Po Kosova përfundimisht nuk është vend normal dhe nuk ka as institucione normale ndryshe ata “prindër” do të përgjigjeshin për shtytje për urrejtje dhe thirrje për dhunë. E keqja nuk përfundon këtu por vazhdon me duartrokitje të Kurthit, shpurës së gardhit që e përcjellë dhe pjesëmarrësve në sallë, pa asnjë dallim. Aq urrejtje kundër atyre që sakrifikuan çdo gjë për këta që po e gëzojnë lirinë e pamerituar nuk e besoj se e kanë shpërfaqur as armiqtë e Kosovës që kanë treguar një respekt për patriotët e vërtetë! Merreni me mend se ku po shkojmë si Komb dhe si shtet me kësi instrumentalizimi antinjerëzorë dhe antikombëtarë që po e promovon LV-ja dhe Albin Kurthi! Njohësit e sigurisë në nivel lokal, rajonal dhe global e kanë të qartë se keqpërdorimi i fëmijëve për qëllime politike, ekonomike apo të pushtetit ka prodhuar situata me shumë viktima ku fëmijët janë shndërruar në vrasës, kriminelë dhe përbindësh të vërtetë. Kujtojini fëmijët e Hamasit në aksione vetëvrasëse, fëmijët afrikanë të armatosur me kallashnikov, fëmijët e narkokarteleve në Amerikën e Jugut! Nga dhuna verbale deri te dhuna fizike dhe krimi është një hapësirë e një fije peri. Të poshtër, skajshmërisht të poshtër. Vetëm anatominë e kanë në formë të njeriut, përmbajtjen e kanë puro kriminale të gjithë ata që keqpërdorin fëmijë pavarësisht përkatësisë etnike, gjinore, racore apo bindjeve politike.

lg.php

Pa asnjë përjashtim: Faktorët që e bëjnë diferencën në këto zgjedhje: Janë tre faktorë për të cilët besoj se do të jenë përcaktues për rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit 2026. 1. Numri i përgjithshëm i votuesve. 2. Numri i votuesve nga diaspora dhe 3. Për kënd do të votojnë të papërcaktuarit.

LV-ja do të humbë vota nëse ulet përqindja e votuesve në përgjithësi dhe diasporës, në veçanti. LV-ja kryesisht po angazhohet për të fituar votat e të papërcaktuarve.

Nëse PDK-ja arrin ta ruaj votën e votuesve të zgjedhjeve të dhjetorit (192.000) në rrethana të mosdaljes në zgjedhje që dolën në dhjetor, do të ketë rritje automatike deri në, së paku 5-7 deputetë.


LDK-ja pati rënie apokaliptike të votuesve në zgjedhje të dhjetorit dhe është shumë e pritshme të sillet kah 20 përqindëshi, diçka nga rikthimi dhe diçka si “pajë” e presidentes permanente apo renta kar presidentes.

AAK-ja do të sillet midis 7 dhe 9 deputetëve.

LV-ja maksimumin do të ketë 45 deputetë.

Për të gjithë vlen marzha e gabimit 3-4 për qind.

Mendoj se LV-ja e ka të sigurt vetëm kryetarin e Kuvendit, qeverinë nuk do të mund ta formojë pa koalicion dhe marrëveshje me një parti shqiptare.


Më me rëndësi do të jenë koalicionet që detyrueshëm do të formohen, se rezultatet e zgjedhjeve. Kushdo që e formon qeverinë, do ta ketë mandatin e plotë.

Besoj se opozita do të fitojë mjaftueshëm mandate për formim të qeverisë, nëse pajtohen për një koalicion.

Në këtë kontekst opozita duhet ta votojë çdo kandidat të propozuar nga LV-ja për kryetar Kuvendi dhe president. Gjithashtu nuk konsideroj aspak mungesë patriotizmi e lëre më tradhti nëse cilido subjekt politik, LV, PDK, LDK apo AAK të bashkëpunojnë me Listën Serbe. Duhet të lirohemi nga kjo hipotekë e rreme!

Emërtimi i rrugëve në Mitrovicën e Atiqit dhe Gime Gushafcit: “Shotë Galica” e sotme, me emrin artistik, Fitore Pacolli, 4 ditë para zgjedhjeve vendosi tabela me emërtime të reja në Mitrovicë të Veriut. U përmendën dy emërtime që zgjojnë interesim dhe përjashtojnë njëra – tjetrën; e nacionalistit dhe shovinistit të madh serb me prejardhje malazeze, Zoran Xhinxhiq dhe patriotit të madh shqiptar, Isa Boletinit.

Njeriu dhe politikani më i rrezikshëm i Serbisë për shqiptarët dhe Kosovën pas përfundimit të luftës ishte pikërisht Xhinxhiqi, sepse i bindi ndërkombëtarët se Kosova duhet të ndahet për të siguruar paqe në Ballkan. Prandaj u vra nga paramilitarët e Legias sepse ata e donin tërë Kosovën dhe jo vetëm një pjesë të saj.

Isa Boletini, me shumë anëtarë të familjes dhe shokë u vra nga baba i komunistit malazez Milovan Gjilas, sepse e donte Kosovën të bashkuar me Shqipërinë dhe jo të ndarë. Realisht, kryetari me mandat të vjedhur në Mitrovicë, Faton Peci është dashur ta vendosë tabelën me emrin e Isa Boletinit sepse ai është, fakt Faton Boletini por se nga frika prej serbëve është shndërruar në pec dhe tash e ka emrin artistik, Faton Peci. Emërtimi i një rruge me emrin e Zoran Xhinxhiqit pikërisht para zgjedhjeve LV-ja po e përdorë për joshjen e serbëve të “moderuar” si Rashiqi dhe kundër serbëve “radikalë”, si Lista Serbe.

Po flitet se Mimoza Kusari i ka bërë një lutje personale KM kujdestar Albin Kurthi që gjatë vendosjes së tabelës së radhës për emërtim me emrin e zemlakut të saj, Milan Radoiçiq, pikërisht ajo ta vendosë tabelën. Mimoza Kusari, me plotë të drejtë shpreson se nuk do të zhgënjehet nga Kurthi. Ta shohim.
 
Last edited:
Ndodh edhe kjo: Agim Bahtiri sillet në tubim me foto të Kurtit në stilin e vajzave të ringut
Demokracia
12:04 | 05 Qershor 2026
gima.png

Share:
Share
Tweet
Kandidati i VV-së për deputet, Agim Bahtiri, nw kwtw fushatw po bwnw gjithçka për të qenë në qendër të vëmendjes.
Në tubimin e djeshëm të VV-së në Mitrovicë, ai ka bërë një veprim të papritur.
Para fillimit të tubimit, ai ka marrë një fotografi të liderit të VV-së, Albin Kurti, dhe është sill nëpër tubim.

Mënyrën si e mbante fotografinë dhe lëvizjen që bënte ngjante me “ring girls”(vajzat e ringut), të cilat në mes raundeve të meçeve të boksit tregojnë numrin e rundit të ardhshëm.

 


Hamiti: Duke votuar kundër VV-së më 7 qershor, qytetarët shpëtojnë veten dhe shtetin e Kosovës​

NACIONALE
50 minuta më parë
13:06
Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka ftuar qytetarët që më 7 qershor t`i thonë “jo” VV-së.
Në këtë mënyrë, ka vlerësuar ai, qytetarët shpëtojnë veten dhe shtetin e Kosovës.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se pasnesër qytetarët e kanë mundësinë që ta kthejnë Kosovën në rrugë të mbar.
“Në Kosovë kontrolli dhe balanci reciprok i pushteteve (angl. checks and balances) është cenuar prej kur Vetëvendosja (VV) e ka kërkuar më 2021 pushtetin ‘krejt dhe drejt’, domethanë pushtetin absolut, që e ka realizuar në shkallë të madhe në këto 5-6 vite, duke shkaktuar paralizë shoqërore, ekonomike dhe institucionale në vendin tonë. Albin Kurti me VV-në e tij po e riafirmon ambicien për kontroll të plotë të pushtetit, që do të përfshinte kontroll mbi legjislativin, ekzekutivin, gjyqësorin dhe median”, ka shkruar ai, duke ftuar qytetarët për ndryshim.
“Mekanizmi kryesor vetërregullues në demokraci janë zgjedhjet. Prandaj, mbasnesër, më 7 qershor, qytetarët e Kosovës e kanë mundësinë ta kundërshtojnë këtë ambicie të rrezikshme të pushtetit aktual për pushtet absolut, anti-demokratik. Duke u kthyer në rrugën demokratike, duke i dhënë me votë një JO kumbuese kësaj ambicieje, duke e nxjerrë VV-në në opozitë, qytetarët e shpëtojnë veten dhe shtetin e vet nga katandisja e mëtejme e Kosovës. E kthejnë vendin tonë në rrugë të mbarë të zhvillimt shoqëror dhe ekonomik dhe të integrimeve euro-atlantike, në rrugën që e ka shtruar Presidenti historik Ibrahim Rugova dhe e kanë ndjekur qeveritë e Kosovës para se të vinte Qeveria e Vetëvendosjes në pushtet më 2021”, ka shkruar ai.
 

1780660915553.png

Ju flet Albini​

Col Mehmeti
4 orë më parë
09:28
Pres nga ju 55 përqindëshin!
Më shtritë kurrizin e nuk ma prishët gjizën për gjashtë vjet.
Një psikopat as në filma nuk mësyen drejt jush me sëpatën Raskolnikoviane të krimit.
Një psikopat, o shtetasit e mi, e ka fytyrën njerëzore, buzëqesh natyrshëm dhe as sytë nuk e tradhtojnë.
Ai ndonjëherë edhe qan hallet tuaja dhe duket sikur bashkë me ju zhytet në dertet tuaja.
Psikopati teston kufijtë tuaj personalë edhe me fjalët që i shqipton engjullorisht e që fshehin pas vete doza helmi.
Edhe kur intuita nga thellësitë tuaja me zë të mbytur ju jepte sinjale në gjuhën e vet se diçka s’ishte në terezi, ju e shuanit atë zë dhe i zinit besë secilit kurth.
Ju u shaluat si kafshë barre kur ju rekrutova në botën time, armiqtë e mi personalë u bënë edhe armiqtë tuaj, fiksimet e komplekset e mia u bënë edhe tuajat, dhe ju tashmë ishit vetja ime e karikaturuar si mos më keq.
Ata që më bënin rezistencë, i nxora falë jush nga bota e të gjallëve.
Atë që nuk do ta arrija vetë, e bëtë ju duke i sharë, poshtëruar e çnjerëzuar.
Secilit i dhashë zemër, secilin e radikalizova në behanën e vet.

Lleftistit yllkuq i dhashë motiv: “S’ka si ti, vazhdo përpara”, islamikut të tërbuar i thashë “Ti je stof i rrallë, veç vazhdo”, analfabetit funksional i kreha qimen “Ty të ka hije gjithçka bën, grahi përpara”, jugonostalgjikut i dhashë gajret “Kujto kush ishe e kujto çfarë të bënë ata”.
Ua rrënova shkollat e përtej tyre e vrava çdo autoritet të dijes dhe në vend të tyre stimulova dhjetëra-mijëra bozo prej të cilëve ju edukoheni në rrjete sociale.
Ua përmbysa realitetin dhe i dhashë secilit nga një metarealitet të vetin.
Ju bëra të besonit në mua si dalazotës të atdheut dhe ngadalë ua hoqa nga koka bindjen që Amerika i mbron kufijtë e Kosovës.
Ju bëra të besonit se forca juaj po ngulte shtiza flamujsh në veri, ju bëra të besonit se me plumba qorr në hava po bëja beteja më të rëndësishme për atdheun sesa çdo përpjekje luftarake e UÇK-së.
Fare lirë më kushtonin filmat e shkurtër në veri dhe ju besuat megjithë mend se ajo çfarë bëja ishte më e madhe sesa bombat e NATO-s më 1999.
Ua hoqa gjithçkajen që ju bënte bashkë e ju fala gjithçka që ju sjell sherr e ngatërresa mes vete.
Kam dëgjuar dikë që citonte Platonin i cili paska thënë njëfarë vakti se një polis mbahet bashkë kur banorët e tij kanë të njejtat kënaqësi e të njejtat dhembje.

Dhe atë ditë thashë vetëmevete që shqiptarisë do t’ia bëj gjëmën duke ua hequr juve edhe kënaqësitë, edhe krenaritë, edhe dhembjet e përbashkëta.

Dhe a ka gjë më satisfaksionuese sesa kur çdo farë e herdhur nga unë mbin saora?
Nuk ju bashkon më as kujtesa për historinë e përbashkët, as 28 Nëntori, as dykrenat e shkabës, e nuk ju bashkon më as kujtimi për dhembjet e mëdha.
Shpesh harroj për gjëra që i kam thënë sot, e lëre më ato që i kam thënë vite më parë.
Më bëhet zemra mal kur i dëgjoj nga goja juaj fiksimet e mia të dikurshme kur thoja që demarkacioni po na e vjedh tokën e po i lë mijëra hektarë andej kufirit.
Besimi që më zbehet herëpashere midis pasigurive në vete më ngjallet mu prej juve.
Më vjen të qesh e të uluroj së qeshuri kur sot e gjithë ditën besoni se Hashimi po e ndante Kosovën se deshi që Preshevën e Bujanocin t’i bënte pjesë të shtetit.
Ua shkatërrova çdo talent ndërmarrësie, ua shkatërrova dhe ua vura dryrin bizneseve tuaja.

Arkën e parasë publike e hapa për të dhënë sadaka të shpeshta dhe tani vërej që e pëlqeni varësinë nga to.
Nuk dua që fakir fukaraja të kalojë një jetë monotonie e për dreq të rebelohet.

Dua që të ndjeheni të rëndësishëm, ndaj ju dua si shtetas që mendoni se Kosova e ka për detyrë të ndikojë edhe n’Shqipní.

Dhe përtej kësaj, dua që ta besoni që Kosova ka takat t’i drejtojë me gisht punët atje.
Do ta përkrahim ‘revolucionin’ e pelikanëve e kurrë nuk do të lëmë që toka shqiptare të marrë gjallëri nga investimet e huaja.
Toka shqiptare duhet të jetë beronjë e të mbytet mes shkurreve, diellit përcëllues dhe egërsisë së natyrës mesdhetare.
Nëse e shkelëm me thembër të këmbës trashëgiminë e UÇK-së në Maqedoni, nëse shqiponjat e BDI-së i bëmë copë e grimë dhe i rikthyem luanët e VMRO-së, çfarë na ndalon t’i çajmë kufijtë e ta kthejmë në shkreti kudo ku ka shqiptarë?

I dua, pra, 55 për qind të votave!

Nacionale FacebookNacionale Twitter
 
Back
Top