Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Çmimet e konsumit në Shqipëri

Personalisht si femer nuk mund te them cilat raste dominojne.
Nuk eshte fjala vetem per dhenien e qumeshtit por tendenca individualiste ku familja po kalon ne plan te trete e te katert. Njerezit po largohen nga vlerat e verteta. Ketu e kam fjalen. Nuk e kam me statistikat sepse ato dihen se si jane ne vendet e zhvilluara dhe si jane ne vendet e varfera.
 
Nuk eshte fjala vetem per dhenien e qumeshtit por tendenca individualiste ku familja po kalon ne plan te trete e te katert. Njerezit po largohen nga vlerat e verteta. Ketu e kam fjalen. Nuk e kam me statistikat sepse ato dihen se si jane ne vendet e zhvilluara dhe si jane ne vendet e varfera.
Mbase por ndikon dhe fakti qe femrat po i kushtojne me shume vemendje shendetit fizik e mendor te tyre se me pare. Jo gjithmone ndryshimet jane per keq.
 
Mbase por ndikon dhe fakti qe femrat po i kushtojne me shume vemendje shendetit fizik e mendor te tyre se me pare. Jo gjithmone ndryshimet jane per keq.
Nuk me rezulton qe jane me mire menderisht sot. as fizikisht. Nejse teme tjeter kjo. Stegjyshja ime lindi 16 femije. 8 jetuan 8 vdiqen sepse nuk kishte mjekesi ne ste kohe. Jetoi 94 vjec dhe vdiq me duar me kembe e me mendje. Eshte edhe ceshtje gjenetike pervecse mentale.
 
Nuk me rezulton qe jane me mire menderisht sot. as fizikisht. Nejse teme tjeter kjo. Stegjyshja ime lindi 16 femije. 8 jetuan 8 vdiqen sepse nuk kishte mjekesi ne ste kohe. Jetoi 94 vjec dhe vdiq me duar me kembe e me mendje. Eshte edhe ceshtje gjenetike pervecse mentale.
Po te lodhura jane dhe sot femrat. Te stresuara. I kane femijet tere kohen pas vetes jo si dikur qe i rriste “lagja”.
Pastaj gjyshet tona nga injoranca i rriten si i rriten, me kushte shume te veshtira, s’mund t’i gjykojme dot se tjeter kohe atehere. Gjyshes sime psh i vdiq nje nga femite ne moshen dy vjecare nga temp e larte dhe deri diten e fundit te jetes, besonte se djali i vdiq se ja moren mesysh ate dite. Nderkohe femijen nuk e coi ne spital. Nejse as duhen krahasuar kohet, por shyqyr ajo kohe s’eshte me.
 

Nga pijet alkoolike te TV-të dhe qumështi, mallrat që paguajmë deri në 50% më shtrenjtë se në EuropëQytetarët shqiptarë, ndonëse paguhen më pak në Europë, me rreth 41% të mesatares europiane, sipas fuqisë blerëse, shumë grup mallra i blejnë deri në 50% shtrenjtë se në Europë në vitin 2024, sipas indeksit krahasues të Çmimeve të Konsumit të publikuar nga Eurostat.

Grupi i parë i produkteve parë janë pijet alkoolike, që kushtojnë gati 53% më shumë sesa mesatarja europiane (152.8%). Kjo do të thotë që për të njëjtat produkte që në Europë shpenzohen mesatarisht 100 euro, në Shqipëri do të duheshin 152.8 euro, ose gati 53 euro më shumë, e matur sipas barazisë së fuqisë blerëse.
Grupi i dytë janë “Pajisje audio-vizuale, fotografike dhe për përpunimin e informacionit”, ku përfshihen Televizorë, radio, aparatura audio, pajisje DVD/Blu-ray, etj., Kamera fotografike/digjitale, kamera video,Kompjuterë personalë, laptopë, tabletë, printerë, skanera, etj. Këto produkte mesatarisht kushtojnë gati 50% më shumë sesa mesatarja europiane (149.5%). Një vit më parë këto produkte kushtonin sa 135.7% e mesatares europiane.
Nuk janë më lirë as pajisjet elektroshtëpiake. (frigoriferë, lavatriçe, sobe, kondicionerë, aspiratorë, mikserë, blenderë, tostera, çajzjerë elektrike, hekur, etj.)., që kushtojnë 45.8% më shumë se në pjesën më të madhe të Europës (145.8%), nga 130.8% një vit më parë.
Një produkt mjaft jetik është grupi që përfshin qumështin, djathin dhe vezët. Mesatarisht këto kushtojnë 31.5% më shumë se meatarja europiane, nga 19.5% në 2023-n, duke treguar për një shtrenjtim relativ të çmimeve. Deri në vitin 2013, ky grup kushtonte 10% më lirë se mesatarja europiane. Në 2020-n për herë të parë çmimet kaluan mesataren e BE-së (104.9%) për tu shtrenjtuar vazhdimisht në vitet e mëpasshme.
Ushqimet e tjera i blejmë 25% më shtrejtë se Europa, nga 19% një vit më parë.
Pijet jo alkolike i blejmë 19% më shumë.
Mobilje shtëpiake, pajisje dhe mirëmbajtje janë 11.5% më shumë se mesatarja e Europës.
Mobilje shtëpiake, pajisje dhe mirëmbajtje janë 11.5% më shumë.
Edhe pajisjet e transportit personal janë 5.9% më shumë se mesatarja europiane.
Më shtrenjtë kushton dhe komunikimi (me një indeks 102.7%).
Mobilje dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje i blejmë 2.2% më shtrenjtë se në Europë.
Për herë të parë, mesataren e Europës e kanë kapur dhe ushqimet dhe pijet jo alkolike, një produkt bazë, që janë tashmë 1.1% më shtrenjtë se në Europë.
Më i liri në raport me mesataren europiane është duhani, sa 46.8% e mesatares europaine si dhe restorantet e hotelet, sa 52.3% e mesatares europiane.
Në total, Sipas të dhënave të Eurostat, niveli mesatar i çmimeve në vendin tonë ishte sa 62.9% e mesatares së BE-së, nga 58.2% që ishte ky nivel, më 2023 dhe 54.6 në vitin 2022. Vetëm në dy vite, Shqipëria ka ngushtuar hendekun e çmimeve me mesataren e BE-së me 8.3 pikë.
Në vitin 2024, Shqipëria zë vendin e parë në rajon për nivel të lartë të çmimeve në krahasim me mesataren e BE (62.9), duke kaluar Serbinë (61.4), Bosnjë-Hercegovinën (59.7) dhe Malin e Zi (57.9), Maqedoninë e Veriut (49.6%) dhe duke u afruar me Kroacinë (73.3). Në vitin 2022, Serbia kishte mesataren më të lartë të çmimeve në krahasim me BE-në.
Eurostat i krahason çmimet sipas konceptit të PPP (Paritetit të Fuqisë Blerëse). Në formën e tyre më të thjeshtë, PPP-të nuk janë gjë tjetër veçse krahasime çmimesh që tregojnë raportin midis çmimeve në monedhat kombëtare për të njëjtin mall ose shërbim në vende të ndryshme.
Për shembull, nëse çmimi i një hamburgeri në Suedi është 28.60 krona suedeze dhe në Itali është 2.76 euro, atëherë PPP-ja për hamburgerët midis Suedisë dhe Italisë është 28.60 krona për 2.76 euro, ose 10.36 krona për një euro. Me fjalë të tjera, për çdo euro të shpenzuar për hamburgerë në Itali, në Suedi do të duhej të shpenzoheshin 10.36 krona për të marrë të njëjtën sasi dhe cilësi – pra të njëjtin “volum” – hamburgerësh.
Çmimet e konsumit në BE
Gjatë vitit 2024, nivelet e çmimeve për shpenzimet e konsumit final të familjeve ndryshonin ndjeshëm mes vendeve të Bashkimit Europian.
Sipas të dhënave të Eurostat, çmimet më të larta u regjistruan në Danimarkë (143% e mesatares së BE-së), Irlandë (138%) dhe Luksemburg (133%). Në të kundërt, vendet me kostot më të ulëta për konsum familjar ishin Bullgaria (60%), Rumania (64%) dhe Polonia (72%).
Ky tregues reflekton jo vetëm nivelin e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve në secilin vend, por edhe fuqinë blerëse të familjeve, duke ndikuar drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve.
Në vitin 2024, produktet me ndryshimin më të madh të çmimeve mes vendeve të Bashkimit Europian ishin pijet alkoolike dhe duhani. Irlanda rezultoi vendi më i shtrenjtë për këto produkte, me një nivel çmimesh që arrinte në 205% të mesatares së BE-së – gati trefish më shumë se Bullgaria, ku ky nivel ishte vetëm 69%.
Pas Irlandës, nivele të larta çmimesh për alkoolin dhe duhanin u regjistruan edhe në Finlandë (175%) dhe Francë (137%). Në anën tjetër, përveç Bullgarisë, çmime më të ulëta u shënuan në Poloni dhe Sllovaki (të dyja me 83%).
Kjo diferencë e madhe vjen kryesisht si pasojë e politikave të ndryshme të taksimit mbi këto produkte nga një vend në tjetrin.
Sipas Eurostat, kategoria e dytë me variacionin më të madh të çmimeve në BE ishte ajo e restoranteve dhe hoteleve. Danimarka kryesonte listën me 148% të mesatares së BE-së, ndjekur nga Irlanda (129%) dhe Finlanda (127%).
Ndër vendet më të përballueshme për të ngrënë jashtë ose për të qëndruar në hotel ishin Bullgaria (53%), Rumania (69%) dhe Hungaria (72%).
Veshjet renditen të tretat për nga variacioni i niveleve të çmimeve, me çmimet më të larta për veshje të regjistruara në Danimarkë (133%), Suedi dhe Finlandë (të dyja me 120%), ndërsa çmimet më të ulëta u gjetën në Bullgari (79%), Hungari dhe Rumani (të dyja me 85%).
Diferenca u regjistruan gjithashtu për ushqimet dhe pijet joalkoolike (nga 76% e mesatares së BE-së në Rumani deri në 125% në Luksemburg), pajisjet e transportit personal (nga 89% në Sllovaki deri në 120% në Danimarkë) dhe elektronikat e konsumit (nga 89% në Itali deri në 115% në Finlandë).
Revista Monitor
P.s
Sa të lumtur janë pensionistët & invalidët me tetraplegjikët prej këtyre çmimeve!!!!!?
I'a këto lehtësirat na i ka krijuar nëna parti që kujdeset për shtresat në nevojë!
 
Edhe 3 mandate te tjera gjigant. Populli te do.

 
Cmimi mesatar ne Shqiperi eshte 1% me e lart se mesatarja e BE, rroga mesatare eshte sa 40% e rroges mesatare te BE.
Pardhia me direktivat dhe planet e saja pese vjecare po e rrexon mitin e varferise!
Edhe BAR do hame, e armikut nuk i'a shtrijme doren!
Jam I sigurte se do dal ndonje Spiropalleshe apo patronazhist ta justifikoj kete problem duke i'a faturuar sipermarrjes, por harrojne se sipermarresi jane deputet te mazhorances neoridhindase.
Pa harruar edhe bandat e krimit me ligjvenes te saj.
Varferia duhet te kerkoj azil me France, Belgjike etj etj
Nuk ka vend ne Shqiperi, edhe ata qe nuk pranojne realitetin neorilindas
 
Last edited:
Duroni edhe 4 vjet se hënën nuk e ul dot në Vlorë qeveria. Duroni ja donikin 4 vjet sic ka e ikur 80 te tjera me lugen bosh
 

Shqipëria shtrenjtohet më tej në 2025, çmimet e ushqimeve e kalojnë për herë të parë mesataren e BE​

img-1992-6a337e77e47e7.jpeg




Konsumatorët shqiptarë kanë konsumin individual për frymë të fuqisë blerëse sa 48% e mesatares së Bashkimit Europian dhe të ardhurat për frymë sa 43% e mesatares së Bashkimit Europian.
Për konsumin sipas fuqisë blerëse, Shqipëria renditet e parafundit në Europë, duke lënë pas Bosnjën, ndërsa për të ardhurat për frymë është në nivele të njëjta me Maqedoninë e Veriut dhe sërish lë pas Bosnjën. (të dhënat për Kosovën mungojnë).
Megjithatë, kur vjen puna për çmimet e ushqimeve, shqiptarët po i paguajnë ato gjithnjë e më shtrenjtë në raport me mesataren e Bashkimit Europian, të matura sipas fuqisë blerëse.
Të dhënat më të fundit të Eurostat, që pritet të bëhen publike sot, të përpunuara nga Monitor, bëjnë të ditur se çmimet e ushqimeve për herë të parë janë rreth 3% më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian. Çmimet janë rritur me shpejtësi, nga 85% e mesatares së BE-së që ishin në 2022-n, në 99.6% në 2024-n, për të kaluar në 102.9% në 2025-n.
E thënë më thjesht, një shportë ushqimesh që mesatarisht kushton 100 euro në Bashkimin Europian, në Shqipëri kushton rreth 103 euro, e matur sipas fuqisë blerëse, ndërkohë që të ardhurat për frymë të shqiptarëve janë më pak se gjysma e mesatares europiane.
Treguesi i Eurostat nuk mat çmimet në terma nominalë, por indeksin e nivelit të çmimeve sipas barazisë së fuqisë blerëse (Purchasing Poëer Parities – PPP). Ky tregues krahason sa kushton e njëjta shportë mallrash dhe shërbimesh në vende të ndryshme, duke eliminuar efektin e kursit të këmbimit dhe diferencave në nivelin e të ardhurave.
Një nivel mbi 100 tregon se çmimet janë më të larta se mesatarja e Bashkimit Europian, ndërsa një nivel nën 100 tregon se ato janë më të ulëta.
Shqipëria është vendi i vetëm në rajon ku çmimet e ushqimeve kanë kaluar mesataren e BE-së.
Në kontrast, vendet e tjera të rajonit mbeten dukshëm nën mesataren europiane. Serbia renditet e dyta me një indeks prej 96.6, megjithëse edhe atje çmimet janë rritur gradualisht nga 91.5 në vitin 2022.
Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina kanë nivel pothuajse të njëjtë çmimesh, përkatësisht 84.6, ndërsa Maqedonia e Veriut mbetet vendi më i lirë në rajon me 74.3% të mesatares së BE-së. Të dhënat për Kosovën mungojnë.
Një vit më parë, Shqipëria u barazua me BE-në për indeksin e çmimeve dhe pije joalkoolike, ndërsa këtë vit ia ka tejkaluar vendeve të Europës vetëm në treguesin e ushqimeve, (që në 2024-n ishte 99.6%). Duke përfshirë dhe pijet jooalkolike, indeksi në 2025-n është 103.8%, nga 101, që ishte në 2024-n.
Diferenca bëhet edhe më e dukshme kur krahasohet me nivelin e të ardhurave. Ndërsa Shqipëria ka të ardhura për frymë sa 43% e mesatares së Bashkimit Europian dhe konsum individual sa 48% e mesatares së BE-së, çmimet e ushqimeve rezultojnë mbi mesataren europiane.
Kjo nënkupton se familjet shqiptare duhet të shpenzojnë një pjesë shumë më të madhe të buxhetit të tyre për ushqim krahasuar me qytetarët e vendeve më të pasura të Europës.
Teksa qeveria shqiptare ka si ambicie që të fusë Shqipërinë në BE sa më shpejt, duket se vendi po afrohet me Europën në nivel çmimesh shumë më shpejt sesa në nivel të ardhurash. Ky fenomen redukton fuqinë reale blerëse të familjeve dhe është një nga arsyet pse perceptimi i qytetarëve për mirëqenien mbetet dukshëm më negativ sesa sugjerojnë treguesit e rritjes ekonomike.
Ndonëse Shqipëria vijon të jetë ende vendi më bujqësor në Europë, ku bujqësia sjell rreth 15% të ekonomisë, nga 2% që është mesatarja europiane, po detyrohemi të konsumojmë produkte të shtrenjta që vijnë nga importi, apo dhe vendase me çmime të larta për shkak të mungesës së konkurrueshmërisë. Vetëm pak muaj më parë, çmimi i domates në vend kërceu në 400-600 lekë për kg.

Çmimet aq të shtrenjta sa dhe të huajt ankohen
Shqipëria nuk është e shtrenjtë për ushqime vetëm e matur sipas fuqisë blerëse, por edhe në çmimet direkte, sidomos për produktet në supermarkete. Më herët, Studiuesi Ilir Ciko ka prezantuar disa gjetje paraprake të studimit “Indeksi i Konkurrencës në Treg (MCI) për Ballkanin Perëndimor: 2026.
“Për konsumatorin e thjeshtë shqiptar, rezultatet dëshmojnë se produktet që ai blen në markete europiane në Shqipëri, zhveshur nga efekti i ndryshëm i TVSH-së, kushtojnë mesatarisht 83% më shumë se saktësisht të njëjtat produkte të shitura saktësisht nga të njëjtat kompani në tregun Europian, ndërkohë që fuqia blerëse e tij, është vetëm 41% e mesatares së BE”, thuhej në studim.
Ankesat për çmimet e larta nuk vijnë vetëm nga konsumatorët vendas. Në forume udhëtimi si Reddit, Tripadvisor dhe grupet e turistëve që vizitojnë Shqipërinë, një nga komentet më të shpeshta është se supermarketet në Shqipëri janë më të shtrenjta sesa prisnin, madje për disa produkte bazë çmimet krahasohen me ato të vendeve të Europës Perëndimore.
Turistët shpesh vënë në dukje kontrastin mes të ardhurave të ulëta të vendit dhe çmimeve relativisht të larta të ushqimeve në markete.
Në TripAdvisor, në temën “Ku mund të blini ushqime që nuk janë të shtrenjta?”, një vizitor shkruan se supermarketet në Shqipëri janë “shumë të mbivlerësuara” dhe se nuk kishte parë “çmime kaq absurde”, sidomos duke e krahasuar vendin me Maqedoninë e Veriut.
Në një tjetër diskutim në TripAdvisor për Tiranën, përdoruesit thonë se çmimet në zinxhirë supermarketesh janë “shumë të larta” dhe “më të larta se jashtë”. Edhe në Reddit, në r/Albania, turistë dhe të huaj që jetojnë përkohësisht në vend ankohen se blerjet bazë në markete apo dyqane të vogla në Durrës u kanë kushtuar më shumë nga sa prisnin.
Në një diskutim të fundit në Reddit, një turist që vizitoi Tiranën u ankua se në supermarketet e mëdha një litër qumësht kushtonte rreth 300 lekë, gjoksi i pulës 1,700 lekë/kg dhe një paketë musli 500 gramë mbi 1,000 lekë, çmime që i konsideroi “çuditërisht të larta” krahasuar me çmimet në restorante dhe bare.
Ndërsa një turist në Durrës raportonte: “Bleva 2 domate, 1 limon dhe 1 mollë për 3 euro”, duke thënë se çmimet reale rezultuan shumë më të larta sesa ato që kishte parë në faqet ndërkombëtare të krahasimit të kostos së jetesës.
Monitor.al
P.s
Lart e më lart veprat e patronazhimit
 
Back
Top