Banka e parë dixhitale në Shqipëri, kush janë izraelitët pas ‘JET Bank’. Administratore vihet Fatbardha Rino
Pas JET Bank qëndron sipërmarrësi izraelito-britanik Idan Avishai, themelues dhe pronar i vetëm i shoqërisë. Projekti mbështetet edhe nga dy anëtarë të tjerë të bordit me origjinë izraelite, Oliver Hemmer dhe Rami Solomon.
Shqipëria pritet të hyjë në një epokë të re financiare me JET Bank, institucionin që synon të bëhet banka e parë plotësisht digjitale në vend. Para një jave, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi licencimin paraprak të bankës së re, e cila është ngritur në Shtator 2025 me një kapital fillestar prej 3.5 milionë lekësh.
Pas JET Bank qëndron sipërmarrësi izraelito-britanik Idan Avishai, themelues dhe pronar i vetëm i shoqërisë. Projekti mbështetet edhe nga dy anëtarë të tjerë të bordit me origjinë izraelite, Oliver Hemmer dhe Rami Solomon.
Fatbardha Rino në krye të bankës së parë digjitale
Në drejtimin ekzekutiv të bankës është emëruar Fatbardha Rino, një nga emrat më të konsoliduar në industrinë bankare shqiptare. Rino ka mbajtur funksione të rëndësishme në disa banka të nivelit të dytë dhe ka qenë CEO e Iute Pay, duke sjellë eksperiencë të drejtpërdrejtë në fushën e shërbimeve financiare moderne.
Çfarë do të ofrojë JET Bank?
Sipas dokumenteve në QKB, banka pritet të operojë me një gamë të gjerë aktivitetesh financiare, duke përfshirë:
shërbime të plota bankare dhe transaksione tërësisht digjitale,
menaxhimin e aseteve dhe investimeve,
konsulencë financiare dhe ekonomike,
si dhe çdo aktivitet tjetër financiar të lejuar nga ligji shqiptar.
Bankës i janë dhënë 12 muaj nga Banka e Shqipërisë për të plotësuar kriteret kapitale, teknologjike dhe rregullatore përpara se të marrë licencën përfundimtare dhe të hyjë në treg.
Pas vitit 2015, tregu bankar shqiptar ka përjetuar një proces përqendrimi, duke kaluar nga 16 banka në vetëm 11, përmes blerjeve dhe bashkimeve – më e fundit ajo e Alpha Bank Albania nga OTP në vitin 2022. Por dinamika po ndryshon
JET Bank është institucioni i dytë që merr miratim paraprak për të hyrë në treg, pas Ziraat Bank. Me këto zhvillime, gjatë vitit të ardhshëm numri i bankave pritet të rritet në 13, duke sinjalizuar një fazë të re interesi nga investitorët e huaj dhe një rikthim të konkurrencës në sektor.
P.s
Diku këtu komentova për çeshtjen e bankës dixhitale hebreje të kurdisur nga Ramistani
"S'kemi parë gjë akoma"