• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Banuesit ne Gjermani.

Mu me erdhi SHUME KEQ,per nje VAJZE nga Irani,qe e hodhen tek...shinat e trenit.
FAZITI....Kon ardh shume WICHSER ne Nemacka.
HVALA.

LAKU NOC.
Mjesi Beno.
Ku nodhi kjo?
Ne HENE me siguri.

AproPO....Nje vend dhe kohe te ndryshme.

A ka me DEBILE jerrmane.

Pse kshuna mer...
Ne Albania apo ne....
Nord bo me ftoft ene ne
Jug me NROFT...pranej.

DANKE.
 
Te ishte ne Troje,

Mire Ja beri, qenit,...

"Donte të më më përdhunonte"/ Tronditëse në Gjermani, adoleshentja vret bashkëmoshatarin

Shkruar nga Pamfleti
"Donte të më përdhunonte"/ Tronditëse në
Tronditëse në Gjermani, adoleshentja vret bashkëmoshatarin
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Castrop-Rauxel në Gjermani, ku një vajzë 17-vjeçare, Angela R., dyshohet për vrasjen e bashkëmoshatarit të saj, Onur.

Policia gjermane ka nisur një kërkim intensiv pas zhdukjes së saj, pasi më 23 janar Gjykata e Dortmundit lëshoi një urdhër arresti me dyshimin për vrasje të qëllimshme.

Ngjarja ka ndodhur më 14 janar, kur një shofer gjeti të riun të plagosur rëndë e të gjakosur pranë një shtëpie të braktisur. Ai ishte pa ndjenja dhe, pavarësisht përpjekjeve për ta sjellë në jetë, i riu vdiq nga një plagë me thikë në qafë. Fillimisht, Angela pretendoi se po mbrohej nga një tentativë përdhunimi dhe se kishte vepruar në vetëmbrojtje. Ajo deklaroi se takimi me të riun kishte qenë i fshehtë, për shkak të frikës nga reagimi i prindërve dhe se e njihte atë më parë.

Megjithatë, hetimet treguan se situata nuk ishte ashtu siç kishte deklaruar e reja. Analiza e detajuar e telefonit të saj celular, sipas hetuesve, tregoi se Angela kishte planifikuar vrasjen dhe veprimi nuk ishte rezultat i vetëmbrojtjes. Si pasojë, autoritetet e cilësuan ngjarjen si vrasje me dashje dhe lëshuan urdhrin e arrestit.

Prokurori i Shtetit, Henner Kruse, konfirmoi se një thikë, e cila dyshohet se u përdorur si armë krimi u gjet pranë vendit të ngjarjes, në një kënd lojërash për fëmijë. Aktualisht arma po ekzaminohet, për të identifikuar çdo gjurmë që e lidh me Angela-n. Policia ka bërë thirrje publike që kushdo që ka informacion mbi vendndodhjen e 17-vjeçares të lajmërojë menjëherë autoritetet.

Efektivët bënë thirrje që Angela të vetëdorëzohet.

Ndërkaq, autoritetet gjermane kanë rritur masat e sigurisë në zonat e shkollave, rrugëve dhe vendeve publike, ku ajo mund të shfaqet. Policia po monitoron vendet ku mendon se mund të fshihet adoleshentja dhe po shqyrton të gjitha provat, duke përfshirë mesazhet dhe bisedat e regjistruara në celularin e Angelës, për të sqaruar motivet dhe rrethanat e ngjarjes.
 
Thuj pamfletit të kurdisi orën 🤣
 
UND

Normalitet ne kryeqytetin e Gjermanise.

Noi provokacija ke BRUDER?
Ruset jon kriminel.
DANKE.
 
@Bradland

Goca ed Orhan Sakiqit o qo Ambasadorja?

Emëroi një rus në përfaqësi: Shpallet e pandehur ambasadorja shqiptare në Gjermani, Aida Sakiqi

Shkruar nga Diplomatico | Pamfleti.net
Emëroi një rus në përfaqësi: Shpallet e pandehur
Aida Sakiqi /
E akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, ambasadorja e konsideruar si mikeshë e gruas së kryeministrit, Linda Rama, përballet me hetim penal...
Aida Sakiqi, ambasadorja e Shqipërisë në Gjermani, mësohet se është vënë nën hetim nga Prokuroria dhe është shpallur e pandehur për tre vepra penale, të cilat janë: “Shpërdorimi i detyrës” – Neni 248, “Falsifikimi i dokumenteve zyrtare” – Neni 186 dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore” – Neni 245.

Hetimi ka nisur nga denoncimi i bërë nga disa qytetarë që jetojnë në Gjermani, por edhe nga zyrtarë të rëndësishëm të shtetit gjerman, ndërkaq burimet thonë se ka pasur kallzime edhe nga punonjës të ambasadës.

Prokurorët e çështjes, pasi janë njohur me kallëzimet e disa personave dhe me faktet përkatëse, kanë kryer hetime paraprake duke marrë në pyetje disa dëshmitarë.

Abuzimet e ambasadores Aida Sakiqi janë denoncuar nga disa zyrtarë të përfaqësisë diplomatike, por edhe nga autoritetet gjermane. Bëhet fjalë për dhjetëra dokumente të klasifikuara dhe të falsifikuara prej saj, si dhe për abuzime në menaxhimin e fondeve të ambasadës.

Prokurorët kanë kryer disa veprime hetimore dhe kanë konstatuar se shpërdorime ka pasur jo vetëm me financat, dokumentet, tenderët dhe fondet, por edhe në emërimin e personelit.

Gjatë hetimit është konstatuar se janë shkelur rregullat e sigurisë kombëtare në emërimin e stafit, duke punësuar persona me shtetësi ruse, bullgare dhe holandeze.

Më herët është dashur ndërhyrja e SHISH-it (Shërbimit Informativ Shtetëror) dhe e shërbimit sekret gjerman për largimin e një shtetasi rus të emëruar nga ambasadorja shqiptare.

Ende nuk ka një reagim nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë apo nga Kryeministri për shkarkimin e saj.

Ndërkohë, emërimi i ambasadores Aida Sakiqi erdhi pas shkarkimit të ambasadorit Artur Kuko, i shkaktuar nga një incident me Presidentin Bajram Begaj.

Emërimi i Aida Sakiqit në ambasadën më të rëndësishme në Evropë mësohet se pati si shtysë dhe një marrëdhënie të afërt që ajo ka me gruan e Edi Ramës, Lindën.

Marrëdhënie që është ngjizur më shumë gjatë kohës që vajza e gruas së kryeministrit studionte në Holandë dhe Sakiqi ishte ambasadore në Hagë.

Gjithsesi, pritet që prokuroria, në mesin muajit mars, t’i adresojë Kryeministrit dhe Presidentit kërkesën për masën e sigurimit ndaj të pandehurës Aida Sakiqi dhe pezullimin e saj nga detyra./Pamfleti

aida sakiqi ambasadorja shqiptare në gjermani
 
Last edited:
@Bradland

Goca e atij Orhan Sakiqit o qo ambasadorja?

''Fëmijët e Kosovës, viktima të rrjetit Epstein'', Sibel Edmonds zbulon rolin e Izraelit, Emirateve dhe mafies shqiptare gjatë pasluftës

Shkruar nga Pamfleti
''Fëmijët e Kosovës, viktima të rrjetit

Ish-përkthyesja e FBI-së Sibel Edmonds Zbulon Lidhjen Shqiptaro-Izraelite të Trafikut në Ballkan
Përtej ishullit privat dhe miliarderëve amerikanë, 'whistleblower'-ja ekspozon të vërtetën e fshehur: si rrjeti i Jeffrey Epstein përdori kaosin e pasluftës në Kosovë dhe Shqipëri për të ngritur një operacion masiv trafikimi dhe shantazhi, me bashkëpunëtorë kyç nga Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe...
Kur Jeffrey Epstein u arrestua në vitin 2019, bota mësoi për një rrjet të sofistikuar trafikimi seksual që kishte abuzuar me qindra vajza të reja për më shumë se dy dekada. Mediat perëndimore u fokusuan te ishulli privat në Karaibe, fluturimet me miliarderë dhe princër, dhe marrëveshjen e dyshimtë gjyqësore që i kishte dhënë atij një dënim të butë në Florida.

Por sipas ish-përkthyeses dhe analistes së FBI-së, Sibel Edmonds, e gjithë kjo narrativë është vetëm maja e ajsbergut.

Në një rrëfim tronditës, Edmonds zbulon se operacionet më të errëta dhe më të rënda të rrjetit Epstein nuk ndodhën në Florida apo New York. Ato ndodhën në Ballkanin Perëndimor, midis viteve 1998 dhe 2003, në kaosin e pasluftës së Kosovës dhe Shqipërisë.

Dhe në qendër të këtij operacioni, sipas Edmonds, është një lidhje shqiptaro-izraelite që deri më sot është mbajtur e fshehur nga mediat kryesore dhe dokumentet e deklasifikuara.

Vitet e Humbura 1998-2003

"Nëse doni të kuptoni të vërtetën për Epstein, nuk duhet të kërkoni në Florida. Duhet të kërkoni në Ballkan," thotë Edmonds në analizën e saj të detajuar.

Ajo i referohet asaj që e quan "periudha e errët" e biografisë së Jeffrey Epstein: vitet 1998 deri në 2003. Ndërsa biografitë zyrtare të diplomatëve dhe zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë shpesh i kalojnë shpejt këto vite, Edmonds argumenton se pikërisht atëherë u ndërtua themeli i një operacioni masiv të trafikimit dhe shantazhit seksual.

Çfarë ndodhi në Ballkan gjatë kësaj periudhe?

Pas ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë (1999), rajoni u përmbyt me persona ndërkombëtarë: paqeruajtës të OKB-së, kontraktorë privatë ushtarakë, diplomatë dhe punonjës të OJQ-ve. Në këtë kaos, sundimi i ligjit ishte pothuajse inekzistent. Dhe pikërisht aty, sipas Edmonds, paqeruajtësit dhe diplomatët që supozohej të garantonin sigurinë, u bënë pjesë e problemit.

"Epstein dhe bashkëpunëtorët e tij," shpjegon ajo, "përdorën këtë vakum pushteti për të krijuar një rrjet furnizimi me fëmijë dhe gra të reja, të cilat më pas trafikoheshin drejt Lindjes së Mesme; veçanërisht Dubait ,Izraelit dhe Perëndimit."

Pse Shqipëria dhe Kosova?

Në qendër të këtij rrëfimi qëndron ajo që Edmonds e quan "Lidhja Shqiptare".

Sipas saj, Shqipëria dhe Kosova nuk ishin thjesht vende të rastit në hartën e Epstein, por epiqendra e një operacioni të gjerë që përfshinte:

Rrjetet e krimit të organizuar lokal: Mafia shqiptare, tashmë e njohur për rrjetet e saj të trafikimit në Evropë, u bë partneri ideal për logjistikën në terren.

Mungesën e kontrollit institucional: Në mungesë të një shteti funksional dhe të një sistemi gjyqësor të pavarur, trafikimi lulëzoi pa u ndëshkuar.

Pozicionin gjeostrategjik: Shqipëria dhe Kosova shërbyen si pikë tranziti ideale midis Evropës Lindore, Perëndimore dhe Lindjes së Mesme.

"Ky nuk ishte thjesht një operacion kriminal i zakonshëm," thekson Edmonds. "Ishte një operacion i sofistikuar që përfshinte agjenci inteligjence, diplomatë të lartë dhe kontraktorë ushtarakë. Dhe në qendër të tij ishte bashkëpunimi midis rrjetit Epstein, inteligjencës izraelite dhe investitorëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe."

Roli i Dubait dhe Izraelit

Edmonds pretendon se Lindja e Mesme ishte destinacioni kryesor i viktimave të trafikuara nga Ballkani. Dubai, në veçanti, përmendet si një nyje kyçe ku vajzat e reja dhe fëmijët dërgoheshin për të shërbyer në rrjetet e prostitucionit të elitës dhe për qëllime shantazhi ndaj diplomatëve.

"Investitorët nga Dubai dhe Izraeli nuk ishin thjesht spektatorë," thotë ajo. "Ata ishin bashkëpunëtorë aktivë që financonin dhe mbështesnin këtë rrjet, duke krijuar një sistem të integruar trafiku që shtrihej nga fshatrat e Kosovës deri te dhomat e luksit në Dubai."

vijon në artikullin e radhës...
Nuk e di , ky Orhani eshte ai qe ka projektu Shallvaret apo jo
 
Back
Top