• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

Status
Temë e mbyllur.
1600396121186.jpeg
 
Libra në letër apo libra në rrjetet ''google books google livres '' ?

Në letër s kam lexuar këtë vite pothuajse asgjë, nga Pjetër Mazreka po, dokumentar, ''Relacionet''......kurse në rrjetet po lexoj pa pushim, here Bogdanin, here Bardhin, here Budin, Mazreken, here Kazazin, here Zmajeviçin me Kuvendin e Arbërit 1703, ( që me bâ me shkru apo me shku mbrapsht në dritare këtë vit, Na del emri ''Zoti'' / 307... si numer telefoni per emergjenc... Ose 307/ to3/307/Zot...
Here pas here e lexoj Mesharin / missile rumanurum... I ardhur pengesat e ngatrresat në tekste të vështira.
Si per shembull, në vend se të shtypej '' Arbanasi'' te Bardhi është shtypur ''Tarbanasi''... si në tekstet tjera ''rabania'' arbanasi.
Jam tuj e lexue edhe ''Kuvendin e Arberit 1703'', kështu e njeh enciklopedia, por ky trimi ''kaoni'' ma pruni shpirtin maje hundes, me sygjeronte që mos ta permendja këtë emër ''arberia'' ?..gjoja se, sipas tij, rradakes boshe, unë po beja ndarjen mes Epirit e Arberis... ?
Kreksi këtu për s ungjti po I krijojka dy shtete të pamvaruna Epir dhe Arbëri !
Athua cila do ta njohe e para njeri tjetren, Arberia Epirit apo Epiri Arberit ?
Njohjet e shteteve sot po bahen permes gishtit në rrjete mbi ajfon apo Samsung in Leeve !

Ambasador I Epirit u emnua ky ''kaoni'' i Kaonis...çka me lexue tjetër ?

Nese e kini fjalen, ''a mos ndoshta lexoni ndojhere poezi nga poet Arbabas ''?
Pse me I lexue poeteshat kur erdhe vet une mundem me krijua një vjerrsh per çdo mengjes... Tuj pi kafe tuj shkru ni strof...
''u gdhiva sot heret pa ra knojsve''
''bertita n kur t qelles, e knojsit nijten, u ndalen se kërkuari në mengjes prej asaj dite'' A me shumë ka poet sot Franca me 70 milion banorët apo Kosova e Shqipëria ?
Rekordin ska popull në botes qe na e then !
 
Kritiken e Arsyes se Paster nga Immanuel Kant dhe vepren e plote te dramaturgut Henrik Ibsen.

I lexoj ne anglisht dhe kur merzitem me njerin hidhem te tjetri....

ja edhe drama me e arrire e Ibsen....

 
Sex at Dawn ( per te disaten here meqe po mbaroj dicka )

Sex_at_Dawn%2C_first_edition.jpg
 
Po mendoj te lexoj librin e soren, nuk e di nese eshte i perkthyer ne shqip




Søren Kierkegaard: Ditari i joshësit

The seducer’s diary
1601590752591.png

Kordelia ime,
Kam një të fshehtë që më duhet të ta besoj, e besueshmja ime. Kujt duhet t’ia besoj? Jehonës? Do ta tradhëtonte. Yjeve? Janë shumë të ftohtë. Qenieve njerëzore? Nuk e kuptojnë. Vetëm ty kam guxim të ta besoj, sepse ti di si ta mbash. Është një grua, më e bukur se ëndërra e shpirtit tim, më e pastër se drita e Diellit, më e thellë se thellësitë e detit, më krenare se fluturimi i shqiponjës – është një grua – oh, ule paksa kokën tek veshi dhe degjoji fjalët e mia në mënyrë që kjo e fshehtë të të rrëmbejë në të. Këtë grua e dua më shumë se jetën time, atë jetë e kam; më shumë se çdo dëshirë, ajo është dëshira ime e vetme; më shumë se gjithë mendimet e mia, sepse ajo është mendimi im i vetëm; më ngrohtësisht se Dielli që dashuron lulet; më intimisht se mjerimi që dashuron intimitetin e mendjes së trazuar, më mallëngjyeshëm se rëra përvëluese e shkretëtirës që dashuron shiun. I kapem asaj më butësisht se shikimi që i bën nëna fëmijës së vet, më me besim se përgjërimi shpirtëror ndaj Zotit, më pandashëm se bima në rrënjën e vet. – Koka të rritet, bashkë me të rriten plot mendime; ajo fundoset poshtë mbi gjinjtë e tu; krahërori të ngritet për të të ardhur vetiu në ndihmë – Kordelia ime. Sa më ke kuptuar, më ke kuptuar me saktësi, me plot kuptimin e fjalës; asnjë çikë a grimë s’të ka shpëtuar! A duhet të sforcoj çdo nerv të veshëve dhe ta lejoj zërin tënd të më bindë për atë gjënë? A thua do të jem në gjendje të dyshoj? A do e mbash këtë të fshehtë? Guxoj të mbështetem në ty? Tregimet kryesisht janë thënë nga njerëz që prej krimeve të tmerrshme fusin njëri-tjetrin në heshtje të përbashkëta. Ty ta kam besuar të fshehtën e jetës sime, përmbajtjen e jetës sime – a keni ju diçka për të ma besuar e që është e rëndësishme, e bukur, aq e dëlirë sa forcat mbinatyrore do të viheshin në lëvizje po u tradhëtua?
Johani yt.
Shkëputur nga: Søren Kierkegaard, “The seducer’s diary”. Fq. 153-54.
Piktura: Salvador Dali, “Metamorphosis of narcissus”.
 
Status
Temë e mbyllur.
Back
Top