Pjero , ku eshte fitimi me Kriptomonedhat , dhe cfare vlere kane ato me te vertete...
kur u njohen ne europe , dhe sa te njohura jane ato per shqiptaret dhe krejt ballkanin ?
faleminderit per pergjigjen tende qe nuk dihet kur mberrin tek hallexhiu..


vlera e kriptomonedhave, rritet nga besimi i njerzeve, sa me shume blerje te kete, qe do te thote me shume besim, aq me shume edhe vlera i rritet,
bitcoin-i eshte sot me popullori, ku ka me shume kliente qe operojne me te, mirpo fatkeqesisht shumica e bankave qendrore (per te mos thene te gjitha) nuk e njohin ate,
ne amerike, disa kompani, dyqane, etj, kane filluar nga pak ta njohin nga pak ku ti mund te blesh me bitkoin, biles mund te blesh edhe makine,
ndersa ne europe, thjesht operohet vetem per transaksione, shit-blerje bitcoini, dhe nje pjese e vogel e njerzeve e pranojne per shit-blerje te sendeve personale,
per shqiptaret e qyteteve te medhaja, sidomos per te rinjte, bitcoini eshte i njohur para nja 7-9 vjetesh, ndersa keto 4-5 vjetet e fundit shohim edhe shqiptare aktiv me kete kriptomonedhe,
une e kam njohur bitcoinin qysh ne fillimet e saja, kur vlera e saj nuk i kalonte 20-30 dollai , me mbrapa shkoi 200 dollare, dhe doja te bleja ne ate kohe nja 2-3 bitkoin, mirpo nuk dija, nuk kisha telefon me internet si tani, ne kompjuter disa vetem kopie-paste, pra kam qene mbrapa nga ana praktike, nderkoh qe isha para se te tjeret nga ana teorike per te tera kriptomonedhat dhe sidomos per obligacionet dhe aksionet,
vete kam pas blere aksione te dy kompanive te ndryshme, veprime qe behen banke ose dhe vete kompanine ku ti iu blen aksionet, dhe kam dale me fitim, fitim qe ti e prek me dore, jo si kriptomonedhat ku ti mund te jesh milioner por ne celuloid, ne ajer,