Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ditar...

07/09/2025
I dashur ditar se di cfar me ka gjet por qe sot vetem mu haka buke.
Thua te jete naj shenj nga universi kjo me shtu naj kile🤔😂 apo apo te jete si Gesù al l'ultima cena mah..
 
September 7, Sunday

Somehow, l always mess things up.
After the storms and silences, will we meet again?
 
7 shtator 2025
Po të isha e vogël, sot do të isha duke u bërë gati për nesër. Do rregulloja me kujdes çantën, do kisha blerë blloqe të reja, lapsa me ngjyra, dhe do zgjidhja rrobat sikur të ishin fustane princeshash. Do ndjeja emocionin e fillimit, aromën e fletëve të reja, zhurmën e shokëve e shoqeve që mezi prisja t’i përqafoja. Ditën e parë të shkollës gjithmonë e kisha festë një botë e vogël që më dukej e madhe.
Sot jam këtu, vite më vonë. Nuk kam më çantë shkolle për të mbushur, as fletore për të shkruar emrin tim me stilolapsin e parë. Por çuditërisht, brenda meje, ndihem njësoj si atëherë. Ndihem e vogël, me shpirt që kërkon ato emocione të pastra, që nuk i zëvendëson asgjë. E megjithatë, në këtë vogëlsi të brendshme, ndihem edhe e plotë. Kam mësuar, kam humbur, kam fituar, kam dashur… dhe gjithçka më ka kompletuar.
E sot, në këtë 7 shtator, ndërsa kujtoj emocionin e bankave të shkollës, buzëqesh me veten. Sepse brenda meje ajo vajzë e vogël jeton ende, më përqafon dhe më kujton të mos e humbas kurrë kureshtjen, gëzimin dhe padurimin e fillimeve të reja.
Mirupafshim ditar, po më thërret zëri i kryeredaktorit.
 
E diel 7 shtator

Me zgjuan me zhurmen e gervishtur t telefonit, q edhe pse me dridhje presistenca e thirrjeve i ngjaste zukatjes s nj grethi t zemeruar. M n fund zgjova.
kerkonin disa dokomente t vjetra
Ju a dhash.
Por merzine e t zgjaurit pa deshire ma hoqen "thesaret" qe gjeta n ate kuti kartoni ku gabimisht po kerkoja dokumente.
Gjeta aty foto, letra, dhurata e plot kujtime t vjetra e t harruara.

Gjeta edhe nje bllok kujtimesh, nuk do ta quaja ditar, (mbase ditari i pare esht ky ketu) por copza kujtimesh nga vende e shoqeri t ndryshme
Me terhoqi vemendjen nje faqe e shkruar gjys italisht gjys shqip


" 03.02.09. La voglia Tirane"

Edhe po filloj une cazzo.
Po pi kafe se s'me dhe caj po po ta fal se ti e di qe une e kan zemren e madhe. Pi cigare stronzo pi, por shiko pije mire se neser e di une do pish prape ti

Sai mi hai proprio rotto le palle con quella ragazza che vuoi uscire.
Ma credimi : sarei molto felice se un giorno ti avrei visto davvero contento nella tua vita, non parlo solo d amore e sesso ma dovunque perche te lo meriti.
Be anche se per me tu sei morto io ti dico : mi fa piacere. Adesso fotiti mi hai rotto, do un tiro a quella cigaretta Che stai fumando....


Edhe vazhdon prape shqip e italisht me batuta e humor q vetem nepermjet shoqerish kuptohen
Ama vec ndjesive t mira m mbeti n mendje dicka qe po me grryen kureshtjen

"Kush t qe vall ajo vajze ?"
 
E merkure 11 shatator

Nidhem shume palluqe n kte " loje"
Per t mos then pak si tinzar edhe ndaj vetes , kur mendoj q shpejt "pushimet" do mbarojne e une si nje turist i vone do mbetem nje emer qe valet e kohes do t shujajne
 
September 12, Friday

I found myself, l found my strength.
I found my peace, l found my part of my soul.
 
Shtator 15, E hene

Shume gjera ndryshojne por ka dhe shume gjera konstante te pandryshueshme.
Mendoj qe eshte e veshtire te dalesh kunder vetes, por nese nuk i provon limitet e tua si mundesh te kuptosh brendesine tende?
Nese nuk guxon te kalosh urat si mund te zbulosh cfare ka nga ana tjeter e tyre?
 
15 shtator e hene

Serishmi hena me futi ne mendime, mbreme ngjante si te qe varur nga ballkoni im
Kishte nje forme aspak te zakonshme
Por qe redom e gjen neper filma vizatimor e faqe librash per femije

Vezullimet e yjeve rreth saj me kujtuan
"Ne" qe si dy fare nga bregu ne breg ja shkelim syrin njeri tjetrit
Me kureshtjen dhe veshtrimet e udhetareve ndermjet
Indiferenca jone shkrep sinjale qe e skuqin qiellin e nates...
 
15 shtator e hene

Serishmi hena me futi ne mendime, mbreme ngjante si te qe varur nga ballkoni im
Kishte nje forme aspak te zakonshme
Por qe redom e gjen neper filma vizatimor e faqe librash per femije

Vezullimet e yjeve rreth saj me kujtuan
"Ne" qe si dy fare nga bregu ne breg ja shkelim syrin njeri tjetrit
Me kureshtjen dhe veshtrimet e udhetareve ndermjet
Indiferenca jone shkrep sinjale qe e skuqin qiellin e nates...
Bate shkruan bukur ti
 
Back
Top