Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ditar...

3 Tetor e premte 23 : 27

Hena sonte qenka pothujse e plote
Shkelqimi saj ngjan me teper prej argjendi, me ato pakez re t holla si nje vello nuseje
E ky i ftohet me kujton metojsit e saj ujqit

Por me kujton edhe pjesen e fshehte qe cdo kush mban brenda vetes
Njeriu mund tja fsheh botes shume cka nga ai qe eshte e ben, por vetes kurre

Por prap tek e shoh henen ashtu pothujse t plote
Ka disa gjera ose nje pjesez te vogel qe mundohemi ta fshehim edhe nga vetja
Duke e ruajtur
Smund tja rrefejme askujt, as vetes
Ato vetem mund te kujiten me kenge ujku...
 
Kur shoh Hënën, gjithmonë ndalem.
Ajo nuk është thjesht një dritë mbi qiell, por një kujtim i bardhë që më ndjek.
Më duket sikur ruan sekretet e mia më të fshehta: lotët që kam derdhur në heshtje, ëndrrat që s’i thashë askujt, mallin për fytyrat që nuk i shoh më.

Hëna është pasqyra ime e largët.
Herë e plotë, herë e copëzuar, por gjithmonë aty.
Në dritën e saj gjej qetësi dhe brengë njëkohësisht, sikur ajo më rikthen vitet që kam humbur, por edhe më dhuron forcën për të ecur përpara.

Kur shoh Hënën, më kujtohet se nuk jam vetëm.
Diku lart ka një dëshmitare të heshtur të jetës sime,
një mike që nuk më gjykon,
një dritë që më mbulon me nostalgji dhe më kujton se kujtimet nuk vdesin kurrë.
 
6 tetor
I dashur ditar
I miss him
Cdo dite,jave,muaj,sidomos tetori duket se i perket atij cdo vit
Nejse se jam cik pergjumsh r flas percat
 
6 tetor
Heeeeeoooooooolloooowww ti dita qe kur dal nga shtepia jan 6 grad dhe tani na bone me dal me tshirt 🤣
Harrova ca desha me than 🥹 ah po.
Kam turp kur shkoj te shkolla cunit… un mezi kapa floket bishtalec se dukesha si Luzja e portokallis vec kur shof kush me taka, kush me pallto lekure pelice etj etj me floket sikur kishin flejt ne kemb dhe jo ne jastik 😕😭😭😭😭😭

Pastaj thash me vete “imagjino sa komplekse kan dhe kusheri sa ore perpara jan cu, kurse ti ngele tu spostu zilen dhe ja ngece fajin cunit dhe ashensorit qe arritet me vones “
😂😂😂😂😂
 
Tetor 6 , e hene

Nuk e kuptoj perse ndjejme nevojen per te thene te ashtuquajturat "genjeshtra te bardha".
Gjithmone ndjehem keq mbasi kthej kurrizin "viktimes". Shpesh me vjen te kthehem me vrap dhe duke i kap per menge ti them: me vjen keq, por genjeva pak me pare.
Madje ka patur raste qe dhe e kam bere kete pune. Me kujtohet njehere kur po flisja me nje shoqen time te ngushte. I premtova dicka qe e dija qe nuk mund ta beja. Mbas 5 min e penduar i kerkova falje dhe i rrefeva pamundesine time per te mbajtur ate premtim. "E di" me tha. "Megjithate ishe mire ta degjoja te dilte nga goja jote edhe pse si genjeshter."

Eshte teper interesante se sa i paparashikueshem mund te jete njeriu.
Megjithese jemi qenie qe funksionojme me mire ne nje lloj monotonie mekanike, ndodh qe shperthejme ne disa episode te padeshifrueshme te cilat me vone na perfaqesojne per gjithe jeten.
Genjeshtra te bardha! Fryt i fshehur i pasigurise e cila ka shtrire tentakulat e saj ne vete thelbin e egzistences se races humane duke e kamufluar veten si aparat mbrojtes, vetmohim i realitetit apo superndjeshmeri ndaj tjetrit. Te gjitha keto te mbeshtetura nga nje dore e mire fati kane rritur mjaftueshem fishat tona ne tavolinen e bixhozit per te na siguruar qe jane rruga e drejte per te arritur finishin.
Pffff Pune e madhe...
 
Tetor 7, e marte

"Old bonds break when new ones are formed" is how most chemical reactions work.

Kjo eshte gjuha e molekulave ku elektronet levizin atomet ndryshojnë vend, dhe strukturat shperbehen vetem per t’u rindertuar ne forma te reja. Por nen ket proces shkencor fshihet nje e vertete me e madhe, qe pasqyron thelbin e pervojes njerezore ndryshimi eshte thelbesor.
Diçka e re nuk lind pa leshuar vend per te. Ashtu si atomet duhet te zbusin kapjen e tyre per te gjetur stabilitet me te forte, edhe ne shpesh duhet te heqim dore nga ajo qe kemi njohur qofshin keto besimet, mardheniet, rolet dhe identitetet tona per te hapur rrugen per ate qe po vjen.
Ky eshte proces qe rralle here eshte i lehte. Thyerja e lidhjeve/connections, madje edhe ne nivelin me te vogel, kerkon energji dhe guxim.
Leshimi mund te ndihet si humbje, si nje kaos qe rrenon boten tone te njohur. Por natyra na meson se kjo tronditje nuk është shkaterrim, por nje riorganizim i domosdoshem, nje transformim. Fundi i nje strukture eshte gjithmone fillimi i diçkaje tjeter.
Ndoshta kjo eshte urtesia e heshtur e botes: asgje nuk fillon vertet pa nje perfundim.
Qendrueshmeria nuk qendron ne mbajtjen me ngulm te se kaluares, por me aftesine per te evoluar.
Rritja e vertete, ajo qe ka kuptim, kerkon jo vetem te ndertojme, por edhe te rrenojmë, te rizbulojme dhe te guxojme te perballemi me te panjohuren.
 
15 shtator e hene

Serishmi hena me futi ne mendime, mbreme ngjante si te qe varur nga ballkoni im
Kishte nje forme aspak te zakonshme
Por qe redom e gjen neper filma vizatimor e faqe librash per femije

Vezullimet e yjeve rreth saj me kujtuan
"Ne" qe si dy fare nga bregu ne breg ja shkelim syrin njeri tjetrit
Me kureshtjen dhe veshtrimet e udhetareve ndermjet
Indiferenca jone shkrep sinjale qe e skuqin qiellin e nates...

E Marte 7 Tetor

Dje iken dritat per pak kohe sic ndodh ndonjehere tashme me te rralle tek ne
Por jashte qe nje vezullim floroshent prej argjendi ndryshe nga ndricimi i verdhme
i dritave te trotuatit
Kontrasti qe i menjehershem ndaj dol ne ballkon
Mu kujtua e hena per t hene...
Por kesaj te hene hena qendronte e plote edhe teper ftuese me driten e saj
Me erdhi ta ndiqja
E ashtu po rrotullohesha rreth shtepise si te kerkoja dicka
Mu kujtua "Capitan moonlight"
Ky kusar me fame
Desha t isha ai qofte edhe per pak, te grabisja nje cast nga enderrimi yt
me koken ne jastek tek merr fryme ashtu pafajsisht


Hena sikur me therret sikur po me pret,
Une i them ja edhe pak...
 
ditari im
mosha e pellumbave pa kthim

si do te rrojne te vdekurit pa himnet ?

dashuria mashkullore
kullos
qe te fal 1 shekull emocion
ne dritare kur agon

ditari plak
100 vjet i pate hak
dhe 3 mije do ishin pak
trak...trak...

ditar'e
mehalla ku grate ndezin zjarre

ditar
cigarja ime u shua
mall....


xHa tAni
 
8 Tetor
E di qe dita akoma ska filluar mire por un reflektimet i nis kur kam qetesi ☺️
Plus ky djelli sot me ledhatoj faqet aq embel qe disa here e kam inklinuar koken per ta shijuar akoma me mire pa ven re qe rruga kishte kalores te tjere 😂
Sot pash nje enderr te keqe nese kshu mund ta quajme… pash veten adoleshente por me trurin e tanishem duke denuar familjen dhe shpjeguar motres qe nje gje e till nuk ishte normale. Zakonisht gjat ktyre endrrave qaj dhe zgjohem sepse me merret fryma ose sepse me zgjojne; por sot jo.
Dhe ta mendoj mir, situata qe me para me vrisnin, sot i zgjidh me shum nonchalance gjithmone me idene qe “Jan idiota, falja por jo shum” 😂😂😂😂😂
Sot, 8 tetor, dua te puth veten se jam shum e mire
 
8 Tetor ..
Sdua të shkruaj shumë ..
Tetor/Nëntor muajt që më bën të ndjehem e pashpresë dhe sa njëri i vogël jam .. Veç të pranoj!
 
E Marte 7 Tetor

Dje iken dritat per pak kohe sic ndodh ndonjehere tashme me te rralle tek ne
Por jashte qe nje vezullim floroshent prej argjendi ndryshe nga ndricimi i verdhme
i dritave te trotuatit
Kontrasti qe i menjehershem ndaj dol ne ballkon
Mu kujtua e hena per t hene...
Por kesaj te hene hena qendronte e plote edhe teper ftuese me driten e saj
Me erdhi ta ndiqja
E ashtu po rrotullohesha rreth shtepise si te kerkoja dicka
Mu kujtua "Capitan moonlight"
Ky kusar me fame
Desha t isha ai qofte edhe per pak, te grabisja nje cast nga enderrimi yt
me koken ne jastek tek merr fryme ashtu pafajsisht


Hena sikur me therret sikur po me pret,
Une i them ja edhe pak...
Ditelindja e shpirtit tim binjak, Vladimir Putin
 
October 8 Wednesday

There is a voice that doesn’t use words.
It speaks in silence, in sensations, in the quiet hum beneath the noise of thoughts. I can feel it as a subtle vibration inside me, a gentle pull in my chest, a wave of emotion without shape or story. It’s a presence that doesn’t need language to be heard.
Today, I pause and listen,n ot with my ears, but with my whole being. In this stillness, that wordless voice becomes clear.
 
Ditar,
sa herë kam ardhur tek ti për të gjetur strehë…
Askush s’e ka ditur të ma lexojë shpirtin si ti.
Në faqet e tua kam derdhur gjithçka që s’ia thashë askujt , fjalët që më dhembnin, lotët që më digjnin, dhe ato pak buzëqeshje që më mbetën si kujtime mes hijeve.

Ti më prite gjithmonë njësoj , i qetë, i duruar, pa më pyetur pse.
Në netët e gjata kur gjithçka më dukej pa kuptim, ti ishe dritarja ime e vogël drejt shpëtimit.
Në ty lashë erën e dhimbjeve të para, aromën e dashurive që s’mbijetuan, zhurmën e zhgënjimeve, dhe atë heshtjen e gjatë që ndonjëherë më mbyste.

Shumë vjeshta kaluan që atëherë.
Ka rënë shi mbi kujtimet, janë tharë faqet, dhe ngjyrat kanë ndryshuar. Por ti, ditar, i ke mbajtur të gjitha të paprishura, siç ruhen gjërat që duhen me shpirt.
Dhe sa herë të hap, më duket sikur i prek me gishta të ftohtë kohët që s’kthehen më.

Ndoshta prandaj shpirti im ka mbetur vjeshtak.
Sepse çdo gjë që jam, çdo ndjenjë që më përvëlon e më butëson, e ka zanafillën në ato faqe të tua të vjetra.
Në to kam mësuar të bie e të çohem, të humbas e të gjej veten prapë.
Ndoshta nuk jam më ajo që kam qenë, por ti më ruan ashtu siç isha e papërlyer, e sinqertë, e brishtë.
 
Tetor 9,

Te jesh apo mos jesh femije..... kjo eshte ceshtja
Femija tek une e di qe cdo dite eshte e ndryshme dhe me cdo mengjes te ri vjen edhe ai momenti i mrekullueshem, momenti magjik, ne te cilin shemben bote te vjetra dhe lindin yje te reja, kur gjerat qe te shqetesojne mund te rregullohen, kur ngjyrat bardhe e zi zevendesohen me ngjyrat e ylberit. Eshte femija tek une qe pret cdo dite me ngazellim, qe i gezohet te papriturave, suprizave qe bart me vete. Femija tek une ben qe gjithe qenia ime te jetoje. S'kam per t'u rritur kurre ndonjehere, dhe as nuk do doja.
 
Back
Top