• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ditar...

1 Tetor
Ndjej nje irritim ne shpirt sikur dicka e keqe tme ket pickuar dhe une vec e kruaj duke e bere plag.
Sì atehere qe kafshova veten aq fort dhe e mbajta te ekspozuar me krenari per ti treguar vetes qe po hoqa frenat, di une cfare mund te bej. Ndoshta perfundoj meme ne web 😂 fundja perderisa e vuan edhe Mike Tyson duhet ta kem per nder
IMG_2839.jpeg
 
01.10.2025
Jam kurioz ca zhvillimesh te reja do na sjellesh ti o Tetor, se kam vene re goxha levizje, qofshin dhe te pakomanduara. Shpresoj te lirosh njerzit qe kam verdall nga e keqja dhe ti japesh sa me shume shprese, lumturi e sukses ne vazhdim "Sido qe te shkoj puna"
Jam ne pritje ditar dhe do te shkruaj perdite per cdo te re me mendje, jo ktu.
 
1 tetor ,
Si sot para 1 viti u ktheva nga Shqiperia. Ndjeja se duhej te beja nje udhetim te shkurter per te takuar ate qe me rriti , shokun tim me te mire!

Kishte shume kohe qe thoshte : “Une do iki” por asnjehere se mora seriozisht sepse kishte shume frike nga vdekja!
Ate radhe kur me mori ime me e tha qe gjyshi seshte mire , e ndjeva qe fundi ishte afer! Mu mbushen syte me lot dhe totalisht vetem nisem per 3 dite.
Kur shkoj e shoh qe e kishte leshuar veten fare, lekura i ishte zbehur , nuk hante me dhe vetem shtrire!
Sa te veshtire e kisha ta shihja por mundohesha ta mbaja me kuraje edhe i thoja : “ Eja dalim pak jashte rrijme bashke” E ja ashtu cale cale e duke u mbajtur tek shkopi i tij e gjente fuqine e mundohej te bente muhabet! I jepja per te ngrene! Tani me duket shume “disturbing” kur e mendoj cfare i thashe por kjp me mbeti ne mendje! “Mblidhe veten, ti je burre i forte! “Edhe te jesh duke i vdekur njeriu behet i forte!

Vertet , me ka ngel ne mendje e ne zemer , si guxova e ia thashe?😔 Kjo fjali “e zgjoi” iu hapen syte , u ngrejt , filloi te haje , te qeshe , te beje batutat e tij! Te nesermen do ikja, e putha e i mora ere! I thashe do vij prap , ai as nuk pati guxim te me kthente koken po nisi e te qaje…

… 9 dite me pas iku nga kjo bote…
 
Tetor 1, E merkure

Mosbesim dhe frike.Nje mendyshje dhe... sjellja jone ndryshon.
Mekanizmi i mbrojtjes ndez driten e kuqe dhe uni zhduket brenda nje bunkeri te sigurise se larte.
Ne vend te tij nje dordolec apo kukull me tela. Pasigurite perpiqen te mbulohen duke shtyre veten drejt "normales". Cdo vecanti qe na ben unik tjetersohet ne ritmin e shumices dhe mbasi vendosim masken e duhur ne fytyre drejtohemi rrjedhes se turmes.
Nga jashte, ky lloj botekuptimi duket perfekt, por fasada fsheh supriza te hidhura per cdo fillestar. E pra, kur dorezon veten ne brendesi te kesaj rrjedhe qe ne pamje te pare duket e qete dhe pa komplikacione apo pikepyetje, duke detyruar veten te besosh me gjithe shpirt qe po ben zgjedhjen e duhur, zbulon qe turma eshte me e humbur se gjithkush tjeter.
E trishte, por tashme eshte vone, vorbulla te ka marre me vete dhe e etur per clirim kundershton me te gjitha forcat arsyen duke vazhduar te kercesh nje valle ne te cilen nuk kisha deshire te kerceje, nuk te pelqen ta kercesh dhe nuk te pelqen me ke apo ku po e kercen. Vone, shuume vone pyet veten: "Pse po bej kete?" me ze te larte edhe pse pergjigjen e di shume mire. Frike! Frike per te mos u lenduar, frika e mos pranimit, frika e te qenurit ndryshe.
E pra eshte frika ajo qe ben te ndryshojme dhe shpesh here con deri ne degradim.
Kjo frike qe ushqehet nga mendyshjet, mosbesimi ndaj vetvetes, lekundjet dhe pikepyetjet. Pikerisht ketu fillon renia dhe cikli i mesiperm behet i paevitueshem. Ne momente te tilla kur cdo hije qe leviz ben te kercejme nga vendi fillojme e kerkojme si te cmendur per ndihme jashte vetes, mbasi atje gjejme vetem pasiguri. Dikush tjeter e ka pergjigjen qe mua po me rrezon poshte e me poshte. Duke harruar qe te gjithe pikepyetjet filluan brenda nesh dhe vetem atje mund te mbarojne.
Nje shkak nje pasoje.
Mosbesim, frike. Frike, arratisje. Arratisje, deshperim. Deshperim, me shume mosbesim.
Valle kur eshte mjaft?
 
I dashur ditar,

Nuk e di nese mund te shprehem,sepse nuk dua te jem e padrejte me njerzit qe kam perreth meje dhe me veten
Nuk mund te lejoj mendjen te fluturoje atje ku e ka te ndaluar
Ama po fluturon pa me pyetur dhe po perpiqem ta ndaloj…
Ka kalu shume kohe,dhe perseri nje pjese ka mbetur

A thu valle kur do mbaroje
 
Sot duhet te nisesha per neź shqiperi...por shyqyr zotit gjendja u permiresua...deri kur...alarmi po ndizet gjithmon e me shpesh...dhe po aq shpesh duhen organizuar gjerat ne katastrofe. ...deri heren e ardhshme...
Tani te sherojme veten dhe te tjeret ketu nga kovidi...dhe nga gjerat e tjera. Por ky dreq kovid qe quajtur frankeshtein n'a ka marre me rradhe te tere
 
2 Tetor
Mua më duket sikur është 3 .
Po mundohem të vazhdoj qetësisht punët .. Mbyllet viti gati dhe jam lëmsh , kam qënë neglizhente e skam mbyll 2024 akoma ..
Se di kur do bëhem mbarë . Por e di duhet të ulem :/
 
Tetori im rozë 🌸🎀
Ky muaj më kujton shijen e hidhur të frikës. Analizat që shtrëngoja fort në duar, përgjigjet që nuk doja t’i dëgjoja… Edhe unë u bëra pjesë e kësaj lufte të heshtur, si shumë gra e vajza të tjera.
Betejën e parë e pata me veten me mendjen që donte të më fundoste. Por nuk e lashë. Ia kalova vetes, ia kalova frikës.
Medikamentet më shëruan trupin, por plagët më të thella i ndjeva në shpirt. Si një unazë që ngec në gisht dhe lë njollë të gjatë, edhe kjo përvojë më la shenjën e saj. Por ajo shenjë sot nuk më dhemb më është bërë dëshmi e forcës sime.

Sot jam këtu. Më e fortë. Me shpresën që do mbarojë , për familjen, për ata që më duan, për ata që më besojnë. Dhe për veten time. 💗
 
02.10.2025
Te kam shkruar mbreme me mendje, mos harro. Shpresoj qe te dalin ato qe tkam thene dhe me jep nje shtyse, qe ti rikujtoj sa here ato fjale, se ndoshta do mbojn te ndihem me mire, tpakten me veten time.
 
I dashur ditar
Data eshte vetem 3 tetor,
dhe mua mu ka ca tarpi.

Por normal do jem e mire si gjithmone

Me rrespekt,
Une😛
 
3 Tetor
Pardje dukesha sikur do vrisja veten por jo me para se ti vej flaken botes.
Dje me than ‘sot te ndrricon fytyra, dukesh shum mir”… kush ja thot qe kam mesuar te shtyp restart dhe nderkoh te aktroj sikur te jem prej hekuri!?

Sot 🤣 kush i thot qe skam pi drog por eshte the best version of me 🤣🤣🤣🤣 jam plot buzeqeshje dhe batuta ahahaha
 
Tetor 3, e premte

Mgjate une e dua jashte mase jeten.
Dua cdo frymemarje, cdo hap, cdo grimce magjie qe jeta na fal. E dashuroj kete dhurate te pacmuar qe me eshte falur ne nje menyre perfekte. Perfekte ne te njejten menyre si hapesirat blu te detit kur puth qiellin apo bulezat e veses ne fijet e barit. Perfekte si lulet e nje molle kur celin papritur nje mengjes pranvere apo perendimit te diellit ne nje dite pa re. Perfekte si nje pikture ekspresioniste qe te ben te ndalosh dhe te ulesh apo si nje melodi nga "Flauti Magjik" qe te ben te heshtesh dhe te mbyllesh syte. Perfekte si buzeqeshja e nje vajze kur per here te pare ndjen zjarrin e dashurise apo si dora e ngrohte e nje nene kur perkedhel ballin e femijes para se te dorezohet gjumit.

E dua jeten me gjithe plotesine qe mbart dhe urrej cdo tjetersim te madheshtise se saj ne fragmente te mbytyra nga subjektivizmi egoist.
E dua jeten edhe kur humbas neper obeliske ogurzinj dhe papritur ndjej forcen e saj te me pushtoje dhe ne fundin e honeve te deshperimit.
Nqse e mendon, nuk mund te prekesh tabanin e dhimbjes nqse nuk ke kapur kulmin e lumturise.
Gjithcka ka nje te mire dhe te keqe apo jo? Nje fillim dhe nje mbarim? Nje pol negativ dhe nje pozitiv?
Ndaj nese une ndodh qe te shoh kahun negativ te ererave te jetes mrekulli atehere kjo do te thote qe dikur kam perjetuar kahun tjeter pozitiv ose ndoshta ky perjetim do te ndodhe neser dhe une do te bie ne gjunje dhe te filloj pakuptuar as vete se si.
Ne cdo udhetim ne rruget e vetmise apo flaket e mundimit, ne cdo tronditje te urrejtjes apo mocal te trishtimit, kujtimi i diteve te bardha me mekon plaget dhe aroma e bekuar e jetes ndjehet perseri ne flegrat e hundes duke mjekuar cdo plage qe e djeshmja mund te na kete sjelle.
Cdo hap qe marr, cdo faqe qe mbush , cdo mendim qe cukit diku me siguron me teper qe edhe ne frutat me te hidhura te se keqes, pema e drites egziston dhe eshte vetem nje kthese larg.
 
Ditar qenka 3 Tetor sot..
Ndjej që sdi në cilën datë , muaj apo vit jam ..
Se di nfakt po as me intereson ta di ..
Nuk dua që koha ime të ketë njësi matëse .. Dua të jem e lirë .
As vetë spo e di ça po them , por nëse do flisje o ditar do më thoje "merre ktë shotsin e gzuar për pëllumbat që tkanë ik" 😀😂
 
Back
Top