1 tetor ,
Si sot para 1 viti u ktheva nga Shqiperia. Ndjeja se duhej te beja nje udhetim te shkurter per te takuar ate qe me rriti , shokun tim me te mire!
Kishte shume kohe qe thoshte : “Une do iki” por asnjehere se mora seriozisht sepse kishte shume frike nga vdekja!
Ate radhe kur me mori ime me e tha qe gjyshi seshte mire , e ndjeva qe fundi ishte afer! Mu mbushen syte me lot dhe totalisht vetem nisem per 3 dite.
Kur shkoj e shoh qe e kishte leshuar veten fare, lekura i ishte zbehur , nuk hante me dhe vetem shtrire!
Sa te veshtire e kisha ta shihja por mundohesha ta mbaja me kuraje edhe i thoja : “ Eja dalim pak jashte rrijme bashke” E ja ashtu cale cale e duke u mbajtur tek shkopi i tij e gjente fuqine e mundohej te bente muhabet! I jepja per te ngrene! Tani me duket shume “disturbing” kur e mendoj cfare i thashe por kjp me mbeti ne mendje! “Mblidhe veten, ti je burre i forte! “Edhe te jesh duke i vdekur njeriu behet i forte!
Vertet , me ka ngel ne mendje e ne zemer , si guxova e ia thashe?

Kjo fjali “e zgjoi” iu hapen syte , u ngrejt , filloi te haje , te qeshe , te beje batutat e tij! Te nesermen do ikja, e putha e i mora ere! I thashe do vij prap , ai as nuk pati guxim te me kthente koken po nisi e te qaje…
… 9 dite me pas iku nga kjo bote…