E djele 22 Mars
Sot u ndala te ideja e pranise, jo si nje akt i thjeshte fizik, por si nje zgjedhje e vetedijshme per te qendruar brenda ndryshimit te tjetrit. Sepse tjetri nuk eshte nje forme e qendrueshme; ai eshte nje proces, nje levizje e vazhdueshme mes shfaqjes dhe terheqjes, mes drites dhe mungeses se saj. Ndoshta gabimi yne me i madh eshte se kerkojme qendrueshmeri aty ku natyra ka vendosur cikel. Duam nje hene te plote te perhershme, pa e kuptuar se plotesia ekziston vetem sepse kalon neper cikle te saj, here zhduket dhe here pak nga pak behet e plote.
Te jesh prezent, atehere, nuk eshte te kapesh pas nje versioni te tjetrit, por te pranosh rrjedhen e tij gjate cdo cikli. Eshte nje lloj besnikerie ndaj konsistences se tij, nje marreveshje e heshtur me faktin qe ai do te jete ndryshe, dhe prape, ne thelb, i njejti. Prania e vertete nuk kerkon drite per te qendruar. Ajo qendron edhe kur kuptimi zbehet, edhe kur ka erresire ne dukje sepse ti nuk arrin te shohesh anen tjeter te ndricuar te saj, edhe kur forma shperbehet. Sepse e kupton se identiteti nuk eshte ajo qe shihet ne nje moment, por ajo qe vazhdon pertej cdo faze. Dhe ndoshta ketu qendron thelbi i gjithe kesaj, te jesh me dike jo si deshmitar i nje gjendjeje, por si bashkudhetar ne nje cikel qe nuk ka fund.