Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ditari i një pijaneci. (🛑 age free....)

Data: Nuk e mbaj mend më. Ora: Kush ka nevojë për të?
Sot e gjeta veten prapë në tavolinën e zakonshme, me gotën në dorë. E vetmja gjë që nuk më tradhton. Alkooli është i sinqertë, më flet troç, më sjell të gjitha kujtimet që mundohem t’i fsheh.

E mbrëmja vonë
Më pyesin pse pi. Çfarë përgjigje të jap? Pij sepse është më e lehtë të harroj se sa të përballem. Pij sepse është e vetmja mënyrë që zhurma në kokë të bëhet një melodi e largët.

Nata
Kam filluar të flas me shishet. Ato s’më gjykojnë, as më ndërpresin. Më mirë shoqëria e tyre se sa boshllëku që lë pas njerëzimi.

Në agim
Dritarja ime sheh lindjen e diellit, por unë nuk arrij ta përballoj. Drita më dhemb, më tregon sa shumë jam zhytur në errësirë.

Përfundimi i ditës
Nuk është fundi i botës, por ndonjëherë më duket si fundi i im. Gotë pas gote, shishe pas shishe, dhe përsëri bosh. Në fund të fundit, a mund të mbushet një shpirt i thyer? Apo alkooli vetëm e pasqyron më mirë krisjen?

Ndërkohë që rrotullimi i botës më turbullon, unë vijoj të shkruaj, sepse ndoshta mes këtij mjegullimi do gjej veten. Ose të paktën, një arsye për ta lënë gotën. Por jo sot. Sot, përqafova fundin.

@Abate Faria 🍻
 
Per cdo nate une rri e mendoj
Se si vitet ikin kalojne
Ato ikin bashke me rinine time
Ato ikin e nuk kthehen me
Ato ikin e nuk kthehen me

Per cdo nate une rri e mendoj
Se si vitet ikin kalojne
Ato ikin bashke me rinine time
Ato ikin e nuk kthehen me
Ato ikin e nuk kthehen me

S'dashurova jo kurre ne kte bote
Dhe pse jeta mua s'me dha krah
Eshte per mua kjo jete kaq barbare
Qe me la kaq fukara

S'kam para te pij te derdh lot
S'kam para te blej nje kitare
S'me ka mbetur gje tjeter ne bote
Te kendoj cdo gje te harroj
Te kendoj e vec te kendoj

S'dashurova jo kurre ne kte bote
Dhe pse jeta mua s'me dha krah
Eshte per mua kjo jete kaq barbare
Qe me la kaq fukara

Abaz Zusi
 
Last edited:
S'kam para te pij te derdh lot
S'kam para te blej nje kitare
S'me ka mbetur gje tjeter ne bote
Te kendoj cdo gje te harroj
Te kendoj e vec te kendoj
S'kam para të blej as qetësi,
As një prehër ku dhimbja të rri.
S'kam as shpresë, as një ngushëllim,
Veç një zë që më fal shpëtim.
 
Per cdo nate une rri e mendoj
Se si vitet ikin kalojne
Ato ikin bashke me rinine time
Ato ikin e nuk kthehen me
Ato ikin e nuk kthehen me

Per cdo nate une rri e mendoj
Se si vitet ikin kalojne
Ato ikin bashke me rinine time
Ato ikin e nuk kthehen me
Ato ikin e nuk kthehen me

S'dashurova jo kurre ne kte bote
Dhe pse jeta mua s'me dha krah
Eshte per mua kjo jete kaq barbare
Qe me la kaq fukara

S'kam para te pij te derdh lot
S'kam para te blej nje kitare
S'me ka mbetur gje tjeter ne bote
Te kendoj cdo gje te harroj
Te kendoj e vec te kendoj

S'dashurova jo kurre ne kte bote
Dhe pse jeta mua s'me dha krah
Eshte per mua kjo jete kaq barbare
Qe me la kaq fukara

Abaz Zusi
Tlumte patriot, e paski lli krejt🤞
 
Data: Nuk e mbaj mend më. Ora: Kush ka nevojë për të?
Sot e gjeta veten prapë në tavolinën e zakonshme, me gotën në dorë. E vetmja gjë që nuk më tradhton. Alkooli është i sinqertë, më flet troç, më sjell të gjitha kujtimet që mundohem t’i fsheh.

E mbrëmja vonë
Më pyesin pse pi. Çfarë përgjigje të jap? Pij sepse është më e lehtë të harroj se sa të përballem. Pij sepse është e vetmja mënyrë që zhurma në kokë të bëhet një melodi e largët.

Nata
Kam filluar të flas me shishet. Ato s’më gjykojnë, as më ndërpresin. Më mirë shoqëria e tyre se sa boshllëku që lë pas njerëzimi.

Në agim
Dritarja ime sheh lindjen e diellit, por unë nuk arrij ta përballoj. Drita më dhemb, më tregon sa shumë jam zhytur në errësirë.

Përfundimi i ditës
Nuk është fundi i botës, por ndonjëherë më duket si fundi i im. Gotë pas gote, shishe pas shishe, dhe përsëri bosh. Në fund të fundit, a mund të mbushet një shpirt i thyer? Apo alkooli vetëm e pasqyron më mirë krisjen?

Ndërkohë që rrotullimi i botës më turbullon, unë vijoj të shkruaj, sepse ndoshta mes këtij mjegullimi do gjej veten. Ose të paktën, një arsye për ta lënë gotën. Por jo sot. Sot, përqafova fundin.

@Abate Faria 🍻

nobel,
 
Fillim i ri (nga bishti)

Ka dicka te mbrapshte ne cdo perpjekje per te ti bere gjerat sic duhet, ose per se mbari si i thone.
Ky mendim tashme eshte veshur me mua prej kohesh. Si nje pelhure e thurur ne tezgjahun e ligjeve te Marfit ku gjej pergjigje madje edhe te ngrohte ne keto dite dimri.
Por Une jo rralle kam tendedencen ti amplifikoj apo ti komplikoj gjerat aq sa Edward Marfi me ngatarrohet me Isaac Newton dhe parukja e ktij te fundit duket pa peshe pasi rendesen e ndjej ne koke.

Them se ne kte mes fajin e ka viti i ri.
Si gjithe dynjaja qe merr angazhime ne fillimet e reja edhe Une i dhash karar me vete te le veset, ose me mire gjerat qe ne nje menyre apo tjeter me bejne te varur a nje rutine te keqe etj le te themi.

Me pak fjale thash do behem i mbare.
Nuk e di kur e kuptova qe isha i mbrapshte, por di se isha.
Ndaj vendosa te mbartesohem? Mbarohem?
Sigurisht jo mbarshtohem se s'mundem.
Te behem i mbare dmth, koha eshte me mua mendova.
E ku ka me mire se sa te infektohesh me entuziazmin e shumices ne kete fillim vit.

Alkoli nuk qe problem, rrodhi me shpejtesi.
Nuk mu dhimbsen fare shishet e veres apo te tjera pije dhurate qe nuk ishin vetem per mua.
Madje mund te them se ndjeva nje kenaqsi prej matrapazi tek sa i ri dhuroja neper njerez.
Ashtu sic nuk ishin problem te tjera rutina apo detaje qe une mendova se me benin te mbrapshte.
Kafen edhe pse nuk e quaj si te mbrapshte vendosa ta zevendsoj me çaj per ca kohe, dafina mu duk me persembari.
Mbase kam qen i ngazellyer edhe plot xixa nga festat ne kohen kur e bera shuk paketen thuajse plot te cigareve edhe e flaka ne plehra.
Per ironi me vone hodha edhe plehrat.
Them per ironi sepse qe nje vendim i natyrshem e as nuk ja ndjeva mungesen. Absolutisht ndihesha stoik si nje fishekzjarr kallam i drejte ne vendimin tim.
Ate nate fjeta me mendje te paqte me endrra te mbara. U zgjova me buzeqeshje zogjsh, dhe me dashuri per oksigjenin qe paska patur qene tere kohen aty,
Ndihesha i mbare.
Me kete ndjesi si karburant pershkova ditet.
Nuk e di kur nisa te hetoj veten, por verejta se kur ecja neper rrugica e trotuare shpesh gjindesha ne te tjera destinatione. Ashtu si ne kllapi sonambul ndiqja tymin e duhanit neper gishta e buze te ndryshme. Frika se po behesha perndjekes me beri esull.
E kufizova ne menyre drastike te dalurit.
Por edhe ne shtepi nuk qe me e lehte te isha i mbare. Filmat mu ben te huaj, pas çakut te gjithe tymosnin...
Sidomos zgjimet pa orar ne mes te nates ose e preferuara gjithnje para se Hoxha te fale sabahun.

Ne nje mengjez si ky u ndjeva shume i mbrapshte dhe me zellin e nje arkiologu nisa te germoj cdo skute neper shtepi, sigurisht mendimi i mbrapshte se "perse i hodha plehrat ate nate kur ishin aq pak"
Nuk ma vrau entuziazmin perkundrazi, e dija se diku ne nje cep ne nje sirtar apo xhep do kish ngelur nje gjysem cigare...

Nuk e pereshkruaj dot ndjesine e mbrapshte kur gjeta jo nje gjysem, por plot tre cigare!
Dy syresh me pikla shiu (sic duket do jen njomur e thare tashme) e njera e shtypur nga te pasmet e mia.

Nuk di kush mendje e mbrapshte thote se meshkujt nuk jane romantik...
Me qetsine e prishur nga adrenalina, ashtu po beja pregatitjet si te prisja nje mikeshe te vjeter per tu shkrire ne puthje pasioni.
Ve moken ne zjarr, nderkohe qe pres avujt e kafes te fershellejne takimin e shume pritur.
Laj shpelaj tavullen ne nje menyre qe nuk eshte lare kurre.
Pastaj mbush nje gote te madhe uji, por aty per aty kthehem te le edhe shishen ngjitur.

Dhe ja 5 minutat me te mbrapshta vijne. Fytyra ka nje buzqeshje te stamposur te mbrashte idiote...

......

Sot serisht jam i mbare.
Nuk e ndjej mungesen e te qenit i mbrapshte.
I kam fshehur mire cigaret. Edhe keto qe kam perpara me bejne te ndihem i mbare, i vet permbajtur pa emocione....

P.S
@Rrelse bohu e mbare 🥂
 
po qe me ke munguar cpo ben te bukur pervec se nje bile e zuri lemza????? 🤣🤣
Ke bile zuri lemza se na fute acarin 🥶
😝

Ca kam bo? Po ja si mbare qe jam kam bo petlla per here te pare ne jet time ne pike te sabahut e meqe me kishte ngel pak brum me erdh gjynah ta hedh e lash aty te vinte pak, kur erdha une brumi nuk kishte ardhur
Mua me erdhi inat por nuk e hodha.
I hodha miell pastaj i hodha uje e kshu shto miell shto uje e bona nje kulaç te ngrohte
Nga jasht te merr n'qaf nga mrena se di te shohim

Ah po nderkohe qe boja kto me lart, po shkruaja ate pjesen qe solla,
Thuaj po deshe qe nuk jam me fat gjeta edhe Rrelsen qe ma paska shtru temen 🤩

P.S
Edhe mua me ka marr malli por mezi hy ktu nuk e di ca ka llogaria
 
mundohu ta pjekesh me temp jo te larte se e rrembem ...te te bej mir ...edhe rregullo nga pak me uj krip e miell dhe llogarin jo vetem kulacin se per bilen se ke ne dore ti ...
 
mundohu ta pjekesh me temp jo te larte se e rrembem ...te te bej mir ...edhe rregullo nga pak me uj krip e miell dhe llogarin jo vetem kulacin se per bilen se ke ne dore ti ...
Ate thuaj shyqyr se kam ne dore se nga kulac do dilte calzone 😝😂
 
Back
Top