• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Dr Ibrahim Rugova 1944-2006

Përgjigje e: Dr Ibrahim Rugova 1944-2006

Atehere pse duhet ta fyejm dikend pa te drejt, pse mendojm qe vetem duke ia humb meritat tjetrit munde te behemi me te mire vete.
A nuk eshte me e ndershme dhe me mire ti njohim meritat e secilit pa dallim?
 
Përgjigje e: Dr Ibrahim Rugova 1944-2006

E kanë harruar historinë e Kosovës të pas Luftës së Dytë Botërore.

Ky punim është shkruar e botuar edhe si pjesë e një libri për një çështje tjetër, në fund të vitit 2005. Janë disa shkrime që u botuan këtyre dite në mediat tona të shkruara e elektronike, që më shtyjnë t’ua përkujtoj disa çështje, që si duket i kanë harruar, sepse ne shqiptarët harrojmë shpejt. E kanë harruar historinë e Kosovës të pas Luftës së Dytë Botërore. Sigurisht që nuk jam pajtuar me kualifikimin e deputetit Nait Hasani, por nuk pajtohem as me këndvështrimet e disave që e mbështesin një politikë, që në thelb ishte antishqiptare dhe antinjerëzore. Nuk e kam mbështetur deputetin Hasani, sepse detyrë jona parësore është përfaqësimi i gjithë qytetarëve të Kosovës, na duhet krijimi i vizionit për të ardhmen, na duhet vizioni për shtetin e pavarur e sovran të Republikës së Kosovës, se mjaft në të kaluarën na kanë diferencuar të tjerët - vendit dhe popullit tonë i duhen pajtimi dhe zhvillimi. Sigurisht, të gjithë ata që pësuan nga ai regjim pushtues, kanë nevojë për një sfatisfaksion moral, ashtu siç ka dikush përgjegjësi të madhe morale për veprat e dëmshme që i ka kryer në dëm të popullit e të vendit të vet. Ne na duhet zhvillimi dhe shikimi në të tashmen dhe në të ardhmen për të cilat na duhet angazhimi dhe kontributi i secilit qytetar, por nuk duhet edhe ta harrojmë të kaluarën që ka qenë për shumëkë tepër e dhembshme.

Historinë e Kosovës pas Luftës së Dytë Botërore, deri në qershorin e vitit 1999, mund ta ndajmë në katër faza që secila i ka karakteristikat e saja.

Faza e parë - 1945 – 1966

Në fazën e parë përfshihen vitet 1945 – 1966, që ndryshe quhet “periudha e A. Rankoviqit”. Gjatë këtyre viteve, shqiptarët janë trajtuar mbi bazën e elaboratit të V. Çubrilloviqit të vitit 1937, të ripërtërirë në vitin 1944. Mosrespektimi i vullnetit të popullit për vetëvendosje, e provokoi Luftën e Gjilanit dhe atë të Drenicës (1944 - 1945), gjatë së cilës u shkatërruan e u rrënuan fshatra të tëra shqiptare. Masakrat vazhduan në të gjitha anët ku ndodheshin shqiptarët (Prizren, Gjilan, Tetovë, Shkup, Kumanovë, Preshevë etj.).

U masakruan edhe ata, që e jepnin kontributin e tyre për çlirimin e pjesëve të tjera të Jugosllavisë nga okupatorët. Masakra e Tivarit (1945), në të cilën u ekzekutuan mbi 3500 shqiptarë dhe mijëra të tjerë që u masakruan në Vojvodinë, dëshmojnë për vazhdimin e politikës së vjetër shoviniste serbe ndaj shqiptarëve. Edhe në konfliktin ideologjik, ndërmjet Jugosllavisë dhe BRSS-së, në kohën e Informbyrosë (1949 – 50), shqiptarët do të jenë objekt i sulmeve të pamëshirshme me qëllim të dëbimit përfundimtar të tyre nga këto hapësira. Për këtë qëllim, në vitin 1953, Qeveria Jugosllave e nënshkroi Marrëveshjen e re për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi. Që të krijohet një klimë e përgjithshme paniku dhe tensioni ushtria dhe policia jugosllave ndërmorën aksione të përmasave të mëdha. Nën pretekstin e kërkimit të armëve, 1100 shqiptarë janë vrarë ose kanë vdekur nga pasojat e torturave, ndërsa mbi 100.000 të tjerë janë torturuar (shih fejtonin: “Delegacioni kosovar te Tito”, Politika, 12, 13, 14 majit 1967, Beograd). Kjo klimë e përgjithshme terrori ndikoi që Marrëveshja e dytë jugosllave-turke, për shpërnguljen e shqiptarëve, të kishte më shumë sukses. Gjatë periudhës 1953 – 1960 u shpërngulën 283.000 shqiptarë për në Turqi.

Sa i përket angazhimit në planin e jashtëm, Jugosllavinë e kësaj periudhe e karakterizonte aktiviteti në Lëvizjen e Painkuadrimit. Trumbetimi propagandistik i respektimit të të drejtave të popujve në planin ndërkombëtar binte ndesh me politikën ndaj shqiptarëve në planin e brendshëm. Në këtë kontekst duhet të shihet edhe Plenumi i IV i Komitetit Qendror të LKJ-së, që u mbajt në Brione (qytezë në Kroaci), në qershor të vitit 1966. Në konkluzionin e kësaj mbledhjeje u dënua politika e Serbisë ndaj shqiptarëve dhe faji iu la vetëm “policisë politike” të Aleksandër Rankoviqit. Më 13 qershor 1966 u shkarkua nga funksioni A. Rankoviqi, shef i “policisë politike” dhe u rehabilitua pjesa tjetër e qeveritarëve, që ishin në politikë në atë periudhë. Përkundër përpjekjeve që për këtë periudhë të dhunës të “shfajësohej” Tito dhe garnitura përreth tij, vlen të mos harrohet fakti se ai ka qenë megjithatë personi numër një i politikës jugosllave. Gjithashtu vlen të mos lihet në heshtje fakti se përpos dënimit verbal të politikës, që u ndoq ndaj shqiptarëve në Jugosllavinë Socialiste, asnjëherë nuk u bë apel të kthehen të shpërngulurit shqiptarë. Përkundrazi, ky fakt i politikës ndaj shqiptarëve lihej në heshtje dhe në disa periudha u planifikua vazhdimi i kolonizimit nën pretekstin e kthimit të serbëve të shpërngulur.

Vitet e sundimit të A. Rankoviqit, janë vitet e ndjekjeve, të burgosjeve dhe të vrasjeve të intelektualëve shqiptarë në burgje (rastet Shaban Shala e Fazli Grejçefci), në kufirin me Shqipërinë dhe dënimi me burgim të rëndë i Adem Demaçit dhe i bashkëpunëtorëve të tij.

Politika serbe dhe jugosllave e pas Luftës së Dytë Botërore udhëhiqej sipas projekteve të V. Çubrilloviqit. Kësaj politike i pengonin të gjitha grupet e mëdha etnik joserbe, siç ishin: gjermanët, italianët, hungarezët dhe shqiptarët, prandaj këta duhej të dëboheshin nga Jugosllavia, përkatësisht nga Serbia. V. Çubrilloviqi u thoshte drejtuesve të rinj komunistë “të kolonizoheshin tokat e pakicave..., se nëse nuk zgjidhet tani ky problem, nuk do të zgjidhet kurrë”. Drejtuesit serbë, ndonëse bëheshin se nuk ia vunë veshin këshillës së V. Çubrilloviqit, nuk harruan dhe në vazhdimësi janë udhëhequr nga mësimet e tij fashiste. Veprimet nëpër kohë të ndryshme e kanë verifikuar këtë sa e sa herë deri më sot. Këtë politikë të dehumanizuar, më së miri e tregojnë vitet e freskëta të dëbimeve e të shfarosjeve të shqiptarëve 1990 – 1999, për të cilat do të flasim më poshtë.

Pse shqiptarët e sotëm, kalemxhinjtë e rinj e jo të burgosurit politikë, të mos e hulumtojnë peshën e përgjegjësisë së udhëheqësve shqiptarë të atyre viteve? Nëse është që t’u thurim himne dhe ditirambe, atyre që ishin në shërbim të një pushtuesi të “mirë” le të bëhet edhe ajo, pse jo? Por, nëse e bëjmë këtë në shqiptarët e Kosovës, siç e bënë disa analistë në mediat tona, çka duhet të bëjnë për udhëheqësit e vetë qytetarët e Shqipërisë, të Serbisë, të Kroacisë, të Sllovenisë, të Maqedonisë, të Bullgarisë, të Rumanisë e kështu me radhë, pasi në të gjitha këto vende ka pasur më shumë zhvillim e më pak dhunë e krime klasore. Të gjithë qytetarët e atyre vendeve, sipas një logjike, që po shkruhet këtyre ditëve, duhet ta rikthejnë atë sistem, që tani më është dënuar nga të gjitha vendet e popujt që kapërcyen atë golgotë, është dënuar nga e gjithë politika e vendeve demokratike në Evropë e në Botë. Si bëhet që ajo politikë, ajo ideologji - ai sistem, kudo paska qenë i keq, vetëm në Kosovën e pushtuar na paska qenë “iluminist”?! Sigurisht nëse krahasimin e bëjmë me hiçin, atëherë vërehet ndryshimi ose “iluminizmi”
 
Pra 1953-1960 jane shperngulur 283.000 shqiptare?????
Dulla ishte pro Stalin ne ate kohe!
Bien akuzat....do apo sdo!
 
Përgjigje e: Dr Ibrahim Rugova 1944-2006

969274_667888449907823_136476713_n.jpg

Babë, pak po i duket Rugovës se po na ndjekë policia e ushtria e serbe, por po e kërkon edhe INTERPOL-in e po na fyen duke na quajtur dorë e zgjatur e Serbisë, terroristë etj.,”,

kujton fjalët e Dëeshmorit Zahirit, baca Qerim.
 
Re: Përgjigje e: Dr Ibrahim Rugova 1944-2006

A e ka lexu baca Qerim kete artikull,nese nuk din me lexu atehere lexoja ti Llapi i Ferizajit.

f.0817121552531_m.jpg

Zahiri u vra, sepse rrodhën informacione nga UÇK-ja

Bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit dhe ish luftëtari i UÇK-së në Zonën e Operative të Llapit, Avni Ajeti thotë se vrasja e Zahir Pajazitit ndodhi për shkak se informacionet për aktivitetin e tij rrodhën nga UÇK-ja. Ai i bën thirrje Nait Hasanit të flasë për vrasjen e Zahir Pajazitit, duke hedhur dyshimet se informacionet për aktivitetin e Zahirit mund të kenë rrjedhur nga ai.

Në një intervistë të gjatë për Standardi.info, Ajeti tregon se si po keqpërdoren vlerat e luftës dhe se ish –udhëheqës të saj, në emër të luftës u pasuruan. Ai flet edhe për vrasjen e Ilir Konushevcit, të cilën e lidh me FARK-un. Thotë se UÇK-ja kishte buxhet, jo miliona, por miliarda, që janë keqpërdor nga njerëzit që sot udhëheqin me pushtetin. Veteranët dhe aplikimet po shfrytëzohen për pazare politike. Nuk pajtohet me kritikat e Demaçin i cili kohë më parë kishte thënë se llapjanët i kanë ikur luftës. Tregon se si ndaj tij dy herë është bërë atentat.
Më poshtë mund a lexoni të plotë intervistën me Avni Ajetin:

Pse kanë aplikuar kaq shumë për ta marr statusin e veteranit të UÇK-së?
Po dikush e ndien si mungesë që s’ka arrit ta japë kontributin e vetë për këtë vend dhe tash provon të barazohet me të tjerët që kanë luftuar.

A kanë aplikuar shumë edhe në zonën e Llapit, sikur në zonat tjera?
Në Zonën e Llapit, sepse jam kompetent të flas, rreth aplikimit të veteranëve, mundemi të flasim se kanë qenë në luftë rreth 2 mijë ushtarë, mos të themi 1 mijë e 800, afër 2 mijë. Tash kanë aplikuar rreth 4 mijë.

Pse ky numër kaq i madh?
Po dikush ka deshtë të tregohet patriot, siç kemi raste pas lufte që kanë nxjerr libreza të lloj- llojshme, kanë falsifikuar... Tash të shprehem pak ma popullorçe. Kur ka qenë koha të hahet pasuli kokrra- kokrra, dikujt s’ia ka hanger me dal në front, e tash dalin edhe përfitojnë do matrapaz, e do njerëz që as erën e barutit nuk e dinë.

A ka pasur manipulime me libreza të veteranëve?
Shumë. Kur them shumë, e them me përgjegjësi.

Edhe nga organizatat e UÇK-së?
Edhe organizatat, faktikisht, sepse organizatat e veteranëve në nivel vendi janë dirigjuar nga politike.

Prej kujt konkretisht janë dirigjuar, a keni ndonjë emër?
Ajo dihet...

A është keqpërdor UÇK-ja pas lufte?
Shumë, shumë... Më së pari nga udhëheqësit kryesor. Këta ‘liderët’ politik dhe një pjesë e eprorëve. Janë pasuruar në emër të dëshmorëve, në kurriz të UÇK. Mundemi me fol në shumë e shumë raste.

A po na e përmendi një emër kush është pasuruar?
Po, duke filluar nga komandanti i zonës, Rrustem Mustafës, edhe ata njerëz që i ka pasur si vegël. Rrustem Mustafa mendoj që është manipuluar nga eprorët, një pjese, sepse nuk mund të them nga të gjithë.
Mustafa ka qenë një djalë i mirë, po e mashtruan, se i ra parja për dore. Ai ka pas qejf me kanë shumë si epror, por kurrë s’ka qenë. E pas lufte kur ka dal në Prishtinë, Rrustem Mustafa ka qenë yll, sepse djemtë e Llapit e kanë kryer luftën me shumë sukses dhe krejt kontributin e atyre djemve që sot sillen rrugëve, Rrustem Mustafa e ka përvetësuar dhe është thirr në emër të të gjithëve. Madje është thirr edhe në luftën e Zahir Pjazaitit. Edhe s’kam dëshirë të merrem me të sepse për mua nuk ka vlerë.

Kthehemi edhe një herë te aplikacionet. A do të pranohet të gjitha?
Nëse i konvenon dikujt politikisht i pranojnë. Kjo kryekëput është politik, sepse tash kanë filluar edhe me rajone të ndahen, kush sa ka luftuar më shumë e kush më pak, e kush ka më shumë veteran...

Pasi ke qenë bashkëluftëtar i Zahir Pajazitit, sa revole i ka pasur? Sepse shumë komandant thonë që e kanë revolen e Zahirit.
Unë e kam fatin edhe e kam një. Një e ka pas Ramushi (Ramush Haradinaj), gjatë luftës, tash ia ka kthyer familjes së Zahirit. Zahiri nuk ua ka dhënë atyre revole, as Ramushit e askujt, por Remi ua ka dhanë, për me tregu që ai ka qenë kinse ma i afërti me Zahirin. Unë flas për një revole që faktikisht ma ka lënë si amanet Zahiri...

Adem Demaçi tha para disa ditësh që Llapianët i kanë ikur luftës?
-Është fat që e kemi në mesin tonë, por edhe Adem Demaçin s’e ka shti askush me zor të bëjë për këtë vend, e ka bërë me vetëdije të plot... Le të kujtohet Adem Demaçi se Llapi ka pas Afrim Zhitin, Ali Ajetin, Hasan Ramadanin... Pse është hidhëruar në Llapjan unë nuk e di. Po ja kujtoj edhe një Ilir Konushevcin që e ka marr përgjegjësin e organizimit e të gjithë logjistikës së UÇK-së dhe Llapjanët kanë qenë promotori i luftës së UÇK-së.

Përmendët Ilir Kunushevcin. Vrasja e tij është ende e pa sqaruar?
14 vjet pas lufte, para pak kohe e festuam 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë. U përmendën shumë heronj, nëse veç pak këto dy shtete, Kosova dhe Shqipëria, i vlerësojnë kaq shumë heronjtë, ata që kanë gjuajtur mbi Ilir Konushevcin dhe të tjerët, duhet t’i gjejnë dhe t’i kapin. Unë mendoj që dikujt vrasja e Ilir Konushevcit nuk i konvenon të zbulohet, e edhe shumë vrasjeve tjera. Po e them që ai njeri që ka shti mbi Ilir Konushevcin dheu brenda mos e lasht.

Është folur edhe shumë për vrasjen e Zahir Pjazitit. Thuhet që është qitur në prit, ka versione të ndryshme?
Po normalisht një gueril ka qenë Zahiri dhe ai ka lëvizur tërë kohën. Për vrasjen e Zahir Pjazitit mund të flet Nait Hasani.

Pse çka dinë Nait Hsani?
Po Nait Hsani është kap ma herët nga sigurimi shtetëror i Serbisë atë kohë. Është arrestuar. Naiti, Zahirin nuk e ka njohur me emër, Naiti e ka njohur Zahirin me pseudonimin Ismet. Ka njerëz që kanë pasur lidhje edhe me Naitin edhe me grupin tonë.

Të sqarohemi edhe një herë. A ka rrjedhur ndonjë informacion nga strukturat e UÇK-së për Zahirin?
Faktikisht po. Diçka ka rrjedhur.
Çka ka lidhje Naiti?
Po në rend të parë Nait Hsani duhet të kërkojë përgjegjësi për veten e tij, se kush e ka zbuluar. Unë i bëj thirrje Nait Hasanit publikisht që të tregoj kush e ka zbuluar, sepse Naiti ka qenë koordinator i shtabit qendror të UÇK-së. Dhe ai ka pasur punë me shumë njerëz që i kanë futur në strukturat e UÇK-së me CV të dyshimta dhe të pafiltruara dhe me biografi të dyshimtë.
Kanë qenë strukturat e përziera që janë munduar të udhëheqin nga perëndimi, dhe kanë qëndruar në Hotel Tirana e janë munduar ta udhëheqin luftën dhe nuk ua ka marrë mendja t’i qesin dy hapa që të futen në luftë. E as nuk ua ka marr mendja që ta ngarkojnë kalin apo gomarin e t’i mësyhen bjeshkës për ta kaluar kufirin.

Po roli i FARK-ut cili ka qenë?
Tash po dal te vrasja e Ilir Kunushevcit. Shteti dhe organet duhet që ta studiojnë rastin e vrasjes së Ilir Konushevcit në Shqipëri, Ahmet Krasniqit në Tiranë, Agron Rrahmanit në Prishtinë, Bahri Fazliut në Plavë. Këta njerëz sot duhet ta gjejnë këtë trekëndëshin që kujt nuk i ka konvenuar që të mos funksionojë mirë ushtria dhe të mos jetë e bashkuar qysh i ka hije një populli.

Pse e lidhe FARK-un me Ilir Konushevcin dhe vrasjet tjera?
Sepse Ilir Konushevci ka qenë njeriu kryesor që nëpërmes tij kanë hyrë njerëz dhe armatimi në Kosovë... Këtu është në pyetje pse për 3 javë këta njerëz janë eliminuar. Unë mendoj se armiku kaq shpejt nuk mund të veprojë në zemër të njerëzve që donë të bashkohen...

Financat e UÇK-së a janë keqpërdor?

Shumë, shumë janë keqpërdor. Nga përgjegjësit, nga njerëzit që i kanë pasur nëpër dorë.

A ka bërë kush ndonjë përllogaritje sa pare i ka pasur UÇK-ja nëpër duar, a ke ide sa është shuma?
Shumë ka pasur pare, miliarda.

Miliarda?
Po, po, miliarda. Një miliard e 2 miliardë shkon. Shumë e vërtet është, sinqerisht. Krejt duke iu falënderuar diasporës.

Ku mbetën gjithë ato para?
Veç kush është qorr e nuk sheh, se tash po shihen. Kush është futur në biznes, kush ka ndërtuar rrokaqiej. Qita njerëz që e udhëheqin politikën.
Ai ushtar, e ai epror që ka ardhur të luftojë për vend të vetin do të mbetet tërë jetën ushtar, e ai që ka ardhur të plaçkit, do të mbetet plaçkë dhe vetëm plaçkë tërë jetën.

Është bërë atentat dy herë ndaj teje. A e dini nga kush?
Unë sot asaj dite nuk e di. Unë i bëj apel publik nëse dikujt i kam borxh, o moralisht, o financiarisht, le të më lajmërohet unë ia kryej. Nuk dua të spekuloj, por unë kam informacione aq shumë sa dikujt- dikujt, disa njerëz që çirren dhe thirren në emër të luftës do t’i zhvlerësojë, do t’i devalvojë si dinarin e keq.
Por në këtë moment pa vlerë, vetëm rrena ka vlerë. Pse është krijuar situata kështu nuk e di, me një fjalë është përzier bora dhe balta. Kur të vjen koha kur t’i thonë borës, borë e bardhë dhe baltës, baltë e zezë atëherë do të definohen gjërat. /Standardi.info/Telegrafi/
 
Përgjigje e: Dr Ibrahim Rugova 1944-2006

CKA THA IBRAHIM RUGOVA PARA GAZETAREVE TE HUAJ DHE ATYRE VENDOR, NE INTERVISTA DHE KONFERENCA PER SHTYP...?!?!

Pergatiti:Sheradin Berisha

------

RUGOVA:„Mendoj se nuk ekziston UÇK-ja“

Konferencë shtypi e dr. Ibrahim Rugovës me gazetarë
22.06.1996, „Rilindja“

Në këtë konferencë Rugova thotë:“Mendoj se nuk ekziston UÇK-ja“.
Kryetari Rugova rreth marrjes së përgjegjësisë për vrasjen e milicit serb nga UÇK tha:“Ne nuk kemi informata se ekziston një organizatë e tillë dhe letrat që dërgohen (aludonte në ato për marrjen e përgjegjësisë) janë pa kurrfarë identiteti dhe pa kurrfarë rëndësie, pos që ta rëndojnë situatën në Kosovë dhe të pengojnë zgjidhjen politike të çështjes në Kosovë. Unë mendoj se nuk ekziston një organizatë e tillë“.

----------------------------------

RUGOVA: „Dënojmë edhe njëherë shpërthimin terrorist të autobombës në Prishtinë...dhe kërkojmë që këtë rast ta hulumtojë FBI dhe INTERPOL-i“
Konferencë me gazetarë e dr. Ibrahim Rugovës
„Rilindja“ , 25.01.1997

Konferencë me gazetarë e presidentit të Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova e dt. 24 janar 1997, ku pos tjerash thotë:“Gjendja në Kosovë është shumë e rëndë dhe po punojmë që të mos eskalojë gjendja dhe të mos provokohen qytetarët e Kosovës. Ne nuk kemi informacione se ekziston Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe në emër të saj mund të paraqiten shërbime të ndryshme pasi ende nuk është paraqitur askush i kësaj UÇK-je. Kështu dr. Rugova u përgjigj në pyetjen e një gazetari serb për gjendjen e tanishme në Kosovë dhe për UÇK-në, për të vazhduar më pastaj „Dënojmë edhe njëherë shpërthimin terrorist të autobombës në Prishtinë, si moment i rrezikshëm për gjendjen e rëndë në Kosovë dhe kërkojmë që këtë rast ta hulumtojë FBI dhe INTERPOL-i, të shihet se çfarë ishte ai shpërthim mjaft i sofistikuar. Po ashtu dënojmë edhe vrasjet që po bëhen me pretekst të kolaboracionizmit dhe kërkojmë ndërprerjen e tyre“ tha dr. Ibrahim Rugova.

Pra, siç po shihet, Rugova i mbron edhe kolaboracionistët!

-----------------

RUGOVA: „Mund të jetë që këtë ta kryejnë shërbimet serbe”

Intervistë e Rugovës në gazetën „Frankfurter Rundshau“
Prishtinë, 9 shtator 1997 (QIK)

Gazeta e përditshme „Frankfurter Rundshau“ botoi në numrin e sotëm një intervistë me kryetarin e Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova, i cili gjendet për një vizitë në Gjermani.
Në pyetjen mbi UÇK-në e cila që nga prilli i vitit 1996 kreu disa atentate ndaj policisë serbe.

Rugova tha se” nuk di se kush është prapa asaj lëvizjeje. Mund të jetë që këtë ta kryejnë shërbimet serbe me qëllim që në këtë mënyrë ta deskriditojnë çështjen e Kosovës dhe të shqiptarëve dhe „që të duket se shqiptarët janë terroristë“.
Pra për ta penguar luftën për çlirim kombëtar, shihni se si mundohet që ta frikësojë masën.

RUGOVA: „Disa spekulime flasin për krijimin e saj (UÇK-së) nga shërbimet sekrete serbe“

Intervistë e Rugovës në gazetën belge „Le Soire“
„Rilindja“, 2.12.1997
Prishtinë, 1 dhjetor 1997 (QIK)

Gazeta e sotme autoritative belge „Le Soire“ boton një intervistë që kryetari Rugova, gjatë qëndrimit të tij në Bruksel, i dha gazetarit të njohur, Eduard Van Velthem. Lidhur me sulmet kundër policisë serbe në Kosovë, siç thotë gazetari „të një ushtrie misterioze e quajtur UÇK“, kryetari Rugova tha se nuk ka asnjë informacion për ekzistimin e një organizate të tillë. Disa spekulime flasin për krijimin e saj nga shërbimet sekrete serbe, për të pasur pretekst për një intervenim brutal dhe për të diskredituar imixhin tonë joviolent. „

RUGOVA:„Është fjala për disa individ të frustruar“

Intervistë e Rugovës dhënë të përjavshmës zvicerane „Facts“
„Rilindja“, 15.12.1997
„Facts : Që nga viti 1996 u paraqitën disa sulme të armatosura në stacionet policore. Përgjegjësinë për këto sulme e merr UÇK- j. A paraqet kjo një faktor të ri politik?

Rugova: Ne nuk kemi kurrfarë informatash për një organizat të tillë. Sipas të gjitha gjasave është fjala për disa individë të frustruar. Parimisht është i pamundur konstituimi i një organizate të tillë, ngase ne jemi të kontrolluar rigorozisht në çdo rrafsh njerëzor. Në shtëpitë shqiptare nuk ka armë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës mund t’i shërbejë regjimit serb si pretekst për një fushatë të re represive në Kosovë. Elementet me papërgjegjësi shoqërore regjimi serb i përdor për qëllimet e veta.

RUGOVA: „Për dy ditë do të mund të na shkatërronin të gjithëve“

Pjesë nga intervista e dr. Rugovës dhënë gazetës gjermane „Dier Spiegel“, e cila u emetua në radion „Deutche Wele“, në emisionet e dt. 7.3.1998.

A mund të ndalohet fillimi i një lufte në Kosovë?- është pyetje e parë e revistës drejtuar Rugovës:
Një luftë normale nuk do të ketë, u përgjigj Rugova, mund të ketë vetëm masakër. Për nga këndvështrimi ushtarak, ne nuk do të kishim kurrfarë shansi, për dy ditë do të mund të na shkatërronin të gjithëve. “

IBRAHIM RUGOVA,PAS OFENZIVES SE VERES SE VITIT 1998 NGA FORCAT USHTARAKE TE MILLOSHEVIQIT,KUNDER UCK-së,DEKLAROI SE:

„Pozicioni im do të jetë edhe më i fortë“…!!!

Në verën e vitit 1998 forcat ushtarake dhe paraushtarke serbe,ndërmorën një operacion të shkallës së gjerë kundër forcave çlirimtare të UÇK-së,dhe kryetari Ibrahim Rugova në konferencën për shtyp të datës 07 gusht 1998, në një pyetje të gazetares së BBC se: „A mendoni se pas ofensifës më të re serbe pozicioni juaj në negociata do të jetë më i dobët?“

Ai do të përgjigjet si vijon:

„JO NUK ËSHTË MË I DOBËT.PËRKUNDRAZI,DO TË JETË EDHE MË I

FORTË....!!!!”*
_________

*Burimi i informacionit : „Bujku“ 08 gusht 1998

Dhe sipas kësaj logjike rezulton se, sa më shumë që të dobësohej UÇK-ja në frontet e luftës aq më shumë do të forcohej pozicioni politik i z.Rugova. ...!!!

Tani shtrohet pyetja:

Po ku do të mbetej Kosova sikur UÇK-ja të ishte shkatërruar dhe Rugova të ishte forcuar,dhe sikur të kishte mbretëruar ajo politka e tij e urtë,e mosbërjes asgjë, gjatë viteve 1990-1997...? !!
 
Përgjigje e: Dr Ibrahim Rugova 1944-2006

Kush e fshiu postimin e fundit dhe pse u fshi ai postim?
 
Përgjigje e: Dr Ibrahim Rugova 1944-2006

Oficeri Amerikan i policisë David Wentz ka dhënë njoftimin qysh më heret se Ramë Maraj Këshilltar Special i Presidencës së Kosovës kontakton me shërbimet Informative Serbe...

Ja informacioni në anglisht.....

Policeman Wentz was used as a scapegoat

***** reports that David Wentz, chief of the Regional Crimes Sector, was arrested yesterday morning by the Kosovo Organized Crime Bureau (KOCB) on suspicion of revealing confidential information and endangering the investigations against a police officer. Defence lawyer Tome Gashi suggested that someone could have used Wentz as a scapegoat to cover up for other problems in the international police force in Kosovo.

The US career police officer David Wentz paid for 30 seconds of telephone conversation with a KPS investigator, Fadil Sylevic, with over 24 hours in prison.

The lawyer Tomë Gashi says the prosecutor used a short conversation officer Wentz had with Sylevic.

‘I met your boss’, Wentz told Sylevic in this conversation and the latter asked surprised ‘which boss?’ The conversation that the American officer is charged with, and which is suspected to have revealed confidential information, as attorney Gashi says, concluded with the words, ‘We need to end the conversation as we are being listened to’. Wentz told police he was joking in this conversation with Sylevic and that this is clearly seen if you listen to the tape, which according to Gashi, you can clearly
hear him laughing during the conversation.

The international prosecutor has questioned officer Wentz under the suspicion he knew there was an investigation ongoing against detective Fadil Sylevic, and that he gave out confidential information that jeopardized the investigation of this case.

‘I do not understand how a man that has prior information that a person is under surveillance tells him through the telephone that ‘We need to stop the conversation as you are being eavesdropped’. If I had something secret then I would call Sylevic for a coffee’, says Wentz calling the justification of the prosecutor to question him ridiculous.
The American officer Wentz says that the KOCB refused him the right to call a lawyer for 5 hours, although he had asked to contact lawyer Gashi, as the US Embassy in Skopje had recommended him. ‘If they violated my rights as a head of a unit, I do not dare imagine what could happen to an ordinary citizen’, said Wentz for ***.

The police officer with high responsibilities for building human resources at the international police in Kosovo seems very sceptical about one of the highest units of crime investigation in Kosovo, KOCB.

According to attorney Gashi, Wentz jokingly told Sylevic in the telephone
conversation that the ‘boss’ whom he had mentioned is Ramë Maraj, the head of the Institute for Strategic Research of Public Opinion, also known as being close to President Ibrahim Rugova.

Sources from the police say that investigators of the UNMIK Police in fact see this institute as an information service close to LDK, and for this reason, says the source, police investigators met with Maraj several times.

In a telephone interview for ***, Ramë Maraj refused to have ever met with UNMIK Police and that he said he did not have any information that Mr. Wentz was arrested.

In this respect, Sylevic thinks that if Mr. Maraj or someone else has something against him, then it must have to do with the fact that he never ‘belonged to a certain political grouping’.

‘As you know, there are founded suspicions that ShIK (Kosovo Secret Service) is functioning as a service of the opposite side. I have never accepted to work for either wing, and therefore I suppose that it is possible that SHIK and Maraj are angry about it’, says Sylevic.

For him, the head of RCS, detained Tuesday afternoon and released Wednesday, is only an ‘investigator with whom he has cooperated for a long time’. ‘He is a good investigator and has extraordinary sources’, Sylevic says.

Sylevic admits the existence of some tensions between him and Maraj although he has never met him, he says for the paper.

The attorney of the American police officer, Tomë Gashi, says that somebody has probably used Wentz as a scapegoat to cover up other problems, which seem to be quite obvious at some very important units of the international community in Kosovo.

Gashi says that when he got the call from the investigative police of KOCB and from his client to take over the case he thought it was a joke. ‘I simply did not think that such a senior police unit could imprison such an important investigator and a head of a unit like RCS’.

Gashi visited the detention centre late at night after he made sure Wentz was really detained.

‘It is strange how he was denied the right to a lawyer for hours on end even though he insisted on that’, says Gashi.

Wentz concludes that ‘Very often UNMIK denies the human rights that it is
constantly trying to promote’
 
Përgjigje e: Dr Ibrahim Rugova 1944-2006

Skandaloze: Zbulohen aparate përgjuese në ndërtesën e Presidencës së Kosovës

Spiunim i përditshëm brenda Presidencës së Kosovës

Sipas një hetuesi ndërkombëtarë, çdo takim, bisedë dhe levizje brenda ndërtesës së Presedencës së Kosovës përgjohet. Hetues ndërkombëtarë janë vënë në dijeni, se Ramë Maraj – që pretendon se është Këshilltar Special i Presidencës së Kosovës, me bashkpunëtorët e tij, kohë më parë, brenda ndërtesës së Presidencës së Kosovës, kishte vendosur aparaturë përgjuese. Ramë Maraj publikisht është Drejtor i “Institutit për Hulumtime Politike, Strategjike dhe të Opinioneve” -Prishtinë (“POLITICAL-STRATEGIC AND PUBLIC OPINION RESEARCH INSTITUTE”-PRISTINA - IHPSO), që është i regjistruar në UNMIK me datë 4. 2 . 2000, me numër regjistrimi 5200018 –1 – regjistruar si OJQ në UNMIK.
Hetuesi ndërkombëtar beson se në stafin drejtues të këtij instituti bëjn pjesë: Avdi Behrami,jurist i dip.; Besnik Salihu; Bahtir Osmani,prof.etj
Por, prapa këtij instituti qëndron veprimtaria dhe aktivitetet diskrete të bashkpunëtorëve dhe të Ramë Marajt - si Shef i Sherbimit Sekret të ashtuquajtur “Sigurimi i Atdheut”. Vetë Ramë Maraj, i cili pretendon të jetë njeriu me influencë brenda presidencës së Kosovës, është i pajisur me kamerë përgjuese që ka formën e lapsit. Oficierët hetues ndërkombëtarë thonë se me zbulimin e këtij rasti, është vështirë të thuhet se nëse këto aparate përgjimi janë të porositura nga ndonjë shërbim i huaj i fsheht, por mëgjithatë kjo nënkupton një delikt zyrtarë, që Presidencës së Kosovës mund t’i shkaktojë pasoja të mdha politike. Sepse për këtë tashmë janë informuar Përfaqësitë e Huaja Diplomatike.
Dhe mu për këtë, parashihet që së shpejti Ndërtesës së Presidencës t’i kontrollohet imuniteti. Dhe nëse është kështu, atëhere ekziston mundësia që të nisen procedura gjyqësore ndaj përsonave përkatës, apo vetë shefit të të ashtuquajturit “Sigurimi i Atdheut”. Gjithashtu, kohëve të fundit gjithnjë e më shumë përreth Presidencës së Kosovës janë koncetruar veprues të spiunazhit.
 
Re: Përgjigje e: Dr Ibrahim Rugova 1944-2006

Me te vertet eshte tmerr kur dikush e merr neper goj, figuren e Ibrahim Rugoves.

Kopeja e Llapit& Co gjithmone ja kane marre ne goje Ibrahim Rugoves.
Aq shume e kane dasht se edhe per se vdekuri nuk ja lajne me pushu.Ju ka pelqy shume.

P.S. Llap,silli burimet nga i ke marre dy shkrimet e fundit,se nuk lejon forumi shkrime pa autorizim.
 
Përgjigje e: Dr Ibrahim Rugova 1944-2006

Eliot, nje bot e di qe Kosova nuk ka pas dhe nuk do te ket njeri sikur Ibrahim Rugova e sote disa qe nuk dine as shkrim/lexim flasin keq per to. Pffffffffffffff
 
Përgjigje e: Re: Përgjigje e: Dr Ibrahim Rugova 1944-2006

Kopeja e Llapit& Co gjithmone ja kane marre ne goje Ibrahim Rugoves.
Aq shume e kane dasht se edhe per se vdekuri nuk ja lajne me pushu.Ju ka pelqy shume.

P.S. Llap,silli burimet nga i ke marre dy shkrimet e fundit,se nuk lejon forumi shkrime pa autorizim.

jo Llapi nuk eshte pederr me ja marr ne goj askujt
por siq po duket nana e jote kurr nuk ja paska lshue prej goje

une e solla shkrimin e ju ne munges te me pergjigjeni filluat te ofendoni
taman si argat e rugovnes qe u ka hije vetem keshtu te silleni si ju
 
Përgjigje e: Dr Ibrahim Rugova 1944-2006

Më lejoni të citoj një vlerësim të ish kryetarit të SHBA-së Bill Clinton për figurën e Dr. Ibrahim Rugovës ndër vlerësimet e shumta që ju bënë me rastin e largimit nga jeta. “Kam pasur nder ta mbështesë luftën e tij dhe të popullit të Kosovës për paqe dhe liri. E kam dashur dhe e kam admiruar shumë. Rezistenca e tij e padhunshme ndaj shtypjës së Millosheviqit e inspiroj botën.”
 
Përgjigje e: Dr Ibrahim Rugova 1944-2006

Eliot, nje bot e di qe Kosova nuk ka pas dhe nuk do te ket njeri sikur Ibrahim Rugova e sote disa qe nuk dine as shkrim/lexim flasin keq per to. Pffffffffffffff

Te ishte per te <ndjerin> rrugova,juve sot nuk do shkruanit dot te lire,nga dubai....etj pasice do ishte akoma Slobodan Mileshovic me paramilitare ne koqova.
Lere varrezen te fleje aty rehat!
 
Përgjigje e: Dr Ibrahim Rugova 1944-2006

rugova_top_arr2004_kuq_arr2.jpg

presidenti edhe Legjenda e popullit Shqiptar , njeriu i cili e shpalli pamvarsin edhe kushtetuten e Republikes së Kosoves ne Kaqanik .

Back
Top