Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Dr Ibrahim Rugova 1944-2006

Përgjigje e: Dr Ibrahim Rugova 1944-2006

I pashe me shume vemendje....1,2,3...
http://www.youtube.com/watch?v=WbEe-7yQXS0
http://www.youtube.com/watch?v=rVSrVxYMTRI
PS: me ka pelqyer Ramiz Kelmendi ne Kulm: genjeva me deshire,sepse nuk mund tjua beja qejfin serbaqirovic,qe thonin: ju jeni skipetare ata jane allbanac.14.27-15.12 sek.
Pergjigja e ime: Ramizi eshte SHQIPTAR,une do veproja si MAHMUTIN KAVALLI dhe AQIM VARRI.
Pra do i beja mune kombit,kryesorja te mira me dinare.
3-in kqyreni vete dhe naten e mire.
Do behemi...........dikur.
 
Përgjigje e: Dr Ibrahim Rugova 1944-2006

1609736_709947992363029_534975733_n.jpg


Ibrahim Rugova Sekretar i LKJ’së dhe diferencues i atyre që përkrahën kërkesën “Kosova Republikë!”


Ibrahim Rugova për afër dy dekada rresht, punoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës si hulumtues i letërsisë. Për një kohë ka qenë edhe kryeredaktor i revistës "Gjurmime albanologjike", që e nxirrte ky Institut. Ibrahim Rugova përveç punës shkencore, në IA ka ushtruar edhe një funksion politik-pushtetor, atë të sekretarit të LKJ’së. Duke qenë në krye të kësaj organizate partiake, ai pas demonstratave të mars - prillit 1981 i ka funksionalizuar platformat politike të KQ të LKJ’së për Kosovën. Si rrjedhim, në këtë situatë të jashtëzakonshme nëpër të cilën po kalonte populli shqiptar në Kosovë, Ibrahim Rugova ka pranuar të vihet në krye të komisionit për diferencim ideo - politik. Ky komision është marrë me diferencimin e të gjithë punëtorëve shkencor në IA, të cilët në forma të ndryshme kanë përkrahur apo janë solidarizuar me kërkesën studentore “Kosova Republikë!”, dhe për këtë aktivitet ka shkruar edhe shtypi i kohës: “Rilindja”, ”Jedinstvo”, „Politika“ etj. Kështu, ta zëmë, në gazetën „Rilindja“ të datës 30 shtator 1982 në artikullin me titull „Akademikut dr.Rexhep Qosja iu shqiptua vërejtja partiake“, Kryetari i komisionit për diferencim Ibrahim Rugova në diskutimin e vetë theksoi se „procesi i diferencimit duhet të jetë i vazhdueshëm dhe i gjithanshëm, kurse sa i përket masës së propozuar, si anëtar i sekretariatit të OTH të LK propozoj që Rexhep Qosjes t'i shqiptohet masa - vërejtja partiake, sipas propozimit të grupit të punës të të dy kryesive, të cilin e kemi miratuar edhe ne“.!!
 
Përgjigje e: Dr Ibrahim Rugova 1944-2006

1609736_709947992363029_534975733_n.jpg


Ibrahim Rugova Sekretar i LKJ’së dhe diferencues i atyre që përkrahën kërkesën “Kosova Republikë!”


Ibrahim Rugova për afër dy dekada rresht, punoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës si hulumtues i letërsisë. Për një kohë ka qenë edhe kryeredaktor i revistës "Gjurmime albanologjike", që e nxirrte ky Institut. Ibrahim Rugova përveç punës shkencore, në IA ka ushtruar edhe një funksion politik-pushtetor, atë të sekretarit të LKJ’së. Duke qenë në krye të kësaj organizate partiake, ai pas demonstratave të mars - prillit 1981 i ka funksionalizuar platformat politike të KQ të LKJ’së për Kosovën. Si rrjedhim, në këtë situatë të jashtëzakonshme nëpër të cilën po kalonte populli shqiptar në Kosovë, Ibrahim Rugova ka pranuar të vihet në krye të komisionit për diferencim ideo - politik. Ky komision është marrë me diferencimin e të gjithë punëtorëve shkencor në IA, të cilët në forma të ndryshme kanë përkrahur apo janë solidarizuar me kërkesën studentore “Kosova Republikë!”, dhe për këtë aktivitet ka shkruar edhe shtypi i kohës: “Rilindja”, ”Jedinstvo”, „Politika“ etj. Kështu, ta zëmë, në gazetën „Rilindja“ të datës 30 shtator 1982 në artikullin me titull „Akademikut dr.Rexhep Qosja iu shqiptua vërejtja partiake“, Kryetari i komisionit për diferencim Ibrahim Rugova në diskutimin e vetë theksoi se „procesi i diferencimit duhet të jetë i vazhdueshëm dhe i gjithanshëm, kurse sa i përket masës së propozuar, si anëtar i sekretariatit të OTH të LK propozoj që Rexhep Qosjes t'i shqiptohet masa - vërejtja partiake, sipas propozimit të grupit të punës të të dy kryesive, të cilin e kemi miratuar edhe ne“.!!
Ja si reaguan politikanet tan dhe si i cilsuan protestat e vitit 1981.
Fadil Hoxha.per ata qe po e shkatrrojn Jugosllavin Avnojane ,bira e minit 300 qese.
Azem Vllasi:Duhet ti denojm dhe ti ndeshkojm organizatoret dhe perkrahsit e nxitsit e demostratave kunder Jugosllavis se Titos.
Kol Shiroka:Imam jugollavenski dukument,moja zhena je Srbkinja majku mu jebem,po odakle ja iz Albanije haahahahah
Rugova:Duhet te jemi me te kujdeseshem ne vlersimin e ktyre protestave,ku ka elemente me paknaqsi socio-ekonomike,frustrime,angazhime,...duhet biseduar me rinin heheheheheh ,Rroft rinia jone,na rroft Tito,Zoti e bekoft Kosoven,ju faliminerit.
 
Përgjigje e: Dr Ibrahim Rugova 1944-2006

Më qafsh oj nënë ku n'a mbetë satrapi
''pejgamber'' e çuanin gjithë bota e ''donte''
sa mirë pispillosej me shall e kollare
merrte ''naregjenje'' n'Beligrad kur shkonte

Eh moj nënë e dashur sikur t'ishte gjallë
nuk do kishte ''dorë të zgjatur t'Serbisë''
Kosova do çlirohej me Shen Egjidiot
''terroristët'' s'do kishin çelsat e qeverisë

Bubu se ç'na gjeti me vdekjen e tij
kemi humbë shumë miq anekënd Serbisë
ne do vazhdojmë rrugën që ai na trasoi
për këtë kem' mbështetjen edhe t'Shumadisë
Mit Zitat antworten
 
Përgjigje e: Dr Ibrahim Rugova 1944-2006

Më qafsh oj nënë ku n'a mbetë satrapi
''pejgamber'' e çuanin gjithë bota e ''donte''
sa mirë pispillosej me shall e kollare
merrte ''naregjenje'' n'Beligrad kur shkonte

Eh moj nënë e dashur sikur t'ishte gjallë
nuk do kishte ''dorë të zgjatur t'Serbisë''
Kosova do çlirohej me Shen Egjidiot
''terroristët'' s'do kishin çelsat e qeverisë

Bubu se ç'na gjeti me vdekjen e tij
kemi humbë shumë miq anekënd Serbisë
ne do vazhdojmë rrugën që ai na trasoi
për këtë kem' mbështetjen edhe t'Shumadisë
Mit Zitat antworten


pse more Llap nuk poston rahat tek temat e thaqit ? , mos hyn ksajde se e di mire se qysh kalon .
 
Përgjigje e: Dr Ibrahim Rugova 1944-2006

Bota ndryshon, por jo edhe miqësia SHBA- me Ibrahim Rugoven ..

reuters74311362101142257_big.jpg
 
sh presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova, me çifteli

Ish-Presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova duket se ka pasur për qejfi edhe veglat muzikore, ndonëse, siç dihet ish presidenti Rugova ka qenë i gjithanshëm.

Sidoqoftë, adhuruesit e Rugovës kanë publikuar një foto ku ai shihet duke e shikuar me seriozitet çiftelinë./BS
largea_z_57221404301095.jpg
http://botasot.info/
 
Përgjigje e: Hashim Thaçi Çlirimtari dhe Themeluesi i Shtetit te Kosoves

Themeluesi i Shtetit te Kosoves është Ibrahim Rugova , ketë nuk do ta harromi kurr .

2819434352_1.jpg


Lavdi Ibrahim Rugova edhe të qoft dheu i lehtë .
 
Përgjigje e: Dr Ibrahim Rugova 1944-2006

[ame="https://www.youtube.com/watch?v=mpwec6VDFQ8"]https://www.youtube.com/watch?v=mpwec6VDFQ8
 
qosja.jpg



DHUNËTARËT E HISTORISË
05 nëntor 11:35

Shkruan: Akademik Rexhep Qosja

Udhëheqja e Lidhjes Demokratike të Kosovës qe shumë vjet e dhunon historinë e Kosovës!

Udhëheqja e LDK-së e dhunon historinë e Kosovës duke e falsifikuar historinë e saj.

Meqenëse historia e Kosovës, e Kosovës si territor historik i Shqipërisë, është përbërës i historisë shqiptare në përgjithësi, kuptohet se udhëheqja e LDK-së po e dhunon historinë e popullit shqiptar!

Ky dhunim i historisë shqiptare ishte punë e kahershme e udhëheqjes së LDK-së, e përshtrirë, e përthelluar, sidomos pas krijimit të UÇK-së dhe, si pasojë e krijimit e të luftës së saj, e komprometimit praktik e historik të politikës së LDK-së.

Metodologjia me të cilën LDK e dhunon dhe e falsifikon historinë e Kosovës është metodologji tipike staliniste.

Udhëheqja e LDK-së pa ngurrim dhe në vijimësi i mohon disa nga veprimet dhe disa nga ngjarjet e dëshmuara me data kur kanë ndodhur e me vendin ku kanë ndodhur në të cilat tregohen dështimet e mjerimet e saj politike.

Udhëheqja e LDK-së pa ngurrim përdor anëtarë e zyrtarë të saj dhe gazetarë nga disa medie të kolonizuara prej saj për sulme ndaj atyre studiuesve e intelektualëve që i deklarojnë me gojë a me shkrime të dhënat për veprimet, qëndrimet, sjelljet, bëmat, ngjarjet në të cilat shihen ato dështime e mjerime të saja politike me pasoja kur më të pakta e kur të mëdha për gjendjen e përtashme e për ardhmërinë politike e kombëtare të Kosovës.

Shembull i sjelljes staliniste të udhëheqjes së LDK-së ndaj atyre që e kritikojnë, duke ua hequr maskat falsifikimeve e mashtrimeve të saj të historisë së vet dhe të historisë shqiptare në përgjithësi, është sjellja e një zyrtari të saj në ditën e ndarjes nga jeta të Adem Demaçit. Ky zyrtar i LDK-së nga një komunë e Kosovës në postimin e vet në profilin e vet të FB-ut, nuk e përmbajti urrejtjen e tij ndaj Adem Demaçit dhe duke e quajtur monstrum shprehu hapur gëzim të cilin e emetuan më pas disa medie elektronike pse, pse, pse më në fund “Përçarësi numër 2 i shqiptarëve ka ikur nga kjo botë! Pritet të ikë edhe Shpendkeqja që është përçarësi numër 1. Këta dy monstruma i bënë pikë e pesë shqiptarët”! Me postimin e tij u pajtuan dhe u solidarizuan edhe dy zyrtarë të tjerë të lartë të LDK-së, njëri prej tyre deputet në Kuvendin e Kosovës.

Reagimet që kjo deklaratë makabre e zyrtarit të LDK-së shkaktoi në opinion, e detyruan udhëheqjen e LDK-së ta detyrojë deklaruesin që t’i kërkojë falje familjes së Adem Demaçit, por, natyrisht, jo edhe të urryerit numër 1 të kësaj specie që me gjuhë të shtazërishme të hienës politike dëshiron të mbrojë Kosovën me dhuratat që udhëheqja e tij ua çonte Millosheviqit e Millutinoviqit! E dinte Udhëheqja e LDK-së se kundër të urryerit numër 1 do të organizojë fushata të reja, fushata të reja siç ishte kjo mbas botimit të shkrimit të tij për reagimet tona “gjithëkombëtare” kundër Komitetit Nobel, në të cilën ajo, udhëheqja e LDK-së, i përmblodhi afër 50 anëtarë dhe rrogëtarë që i stolisën disa gazeta, disa televizione dhe shumë portale të rrjetit social me urrejtje, shpifje, gënjeshtra, denoncime partiake ldk-iste ndaj Rexhep Qosjes! Dhe, kjo fushatë e re e LDK-së, le të thuhet, e anëtarëve të vjetër më shumë se e atyre të brezit të ri të saj, e shtyri Rexhep Qosjen të shkruajë këtë skicë për politikën falimentuese të udhëheqjeve të deritashme të LDK-së!

1. Udhëheqja e LDK-së reagonte gjithmonë mosdurueshëm kur i thuhej me gojë a me shkrim se programi i saj politik, i botuar së pari në gazetën e Beogradit Nasha Borba, mandej në revistën Alternativa të Shoqatës Migjeni të shqiptarëve në Slloveni, e, mandej edhe në ditarin Dëshmitar në kohë historike, vëllimi 6, të Rexhep Qosjes, ishte program për një autonomi të Kosovës më të rrëgjuar, më të varfër politikisht e juridikisht, se ç’ishte autonomia e vitit 1974. Për këtë arsye ajo e fsheh tani këtë program tre pash nën dhe!

2. Udhëheqja e LDK-së reagonte mosdurueshëm kur i thuhej me gojë a me shkrim se pas krijimit, në fund të vitit 1989, ajo e kishte regjistruar partinë e saj, e quajtur Lidhja Demokratike e Kosovës, ngjashëm me Lidhjen e Komunistëve të Kosovës, në Ministrinë e Drejtësisë së Serbisë në Beograd!

3. Udhëheqja e LDK-së reagonte e reagon dhe tani ashpër, me fjalë fyese ndaj autorëve të të dhënave që dëshmojnë se udhëheqja e saj e përparme, përmes kryetarit të saj, sa e sa herë i ka penguar studentët të çohen në demonstrata, duke u thënë se ashtu do të pengojnë zgjedhjet serbe në Serbi në përgjithësi.

4. Udhëheqja e LDK-së reagonte posaçërisht vrazhdë kur i thuhej se me politikën e saj, të vetëquajtur paqësore, e në të vërtetë nënshtruese, si parti opozitare e Serbisë, duke përmbushur të gjitha obligimet “shtetërore” ndaj Serbisë, po e dobësonte, në të vërtetë po e shkatërronte lëvizjen kombëtare në krye me organizatën studentore për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

5. Udhëheqja e LDK-së reagonte shumë vrazhdë, kur i thuhej me gojë a me shkrim se në mbledhjen e saj, në objektin e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, ku e kishte selinë ajo, ditën e vrasjes së një pjesëtari të lavdishëm të UÇK-së është deklaruar: sot është vrarë një mafi vrasja e të cilit i ka gëzuar serbët dhe shqiptarët! Kjo informatë u është thënë disa personave prej një anëtari të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, që sot me disa anëtarë të familjes së vet e mjel PDK-në, e mandej është bërë publike prej Komisarit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, Jirzhi Dintsbir.

6. Udhëheqja e LDK-së reagon vrazhdë, fyeshëm, kur shkruhet se prej anëtarëve të Kryesisë së saj, madje prej kryetarit të saj, Ushtria Çlirimtare e Kosovës është quajtur, kur dorë e zgjatur e Serbisë, kur grupe njerëzish të frustruar, kur organizatë terroriste, kurse, si shkruante gazeta Koha Ditore me 22.9.1998, Komisarit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së Jirzhi Dintsbir, i është thënë se UÇK” është turpi më i madh i popullit shqiptar”!

7. Udhëheqja e LDK-së reagon vrazhdë edhe kur i tregohet e botuar Marrëveshja që kryetari i saj, me 28 prill 1999, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, e ka nënshkruar me kryetarin e atëhershëm të Serbisë, Millan Millutinoviq, me të cilën krijohet qeveria kuislinge e Kosovës. Ndërsa, Millan Millutinoviqi në këtë Marrëveshje nënshkruhet si kryetar i Serbisë, kryetari i LDK-së, i shpallur dhe kryetar i Kosovës në “zgjedhjet” e vitit 1998 në gjendje lufte!!! nënshkruhet si kryetar i LDK-së. Është e qartë se nënshkrimi i kësaj Marrëveshjeje ishte akt tradhtie që kryetari i LDK-së po bënte jo vetëm ndaj Kosovës së shpallur e pavarur në mbledhjen e ish deputetëve të Kosovës në Kaçanik, po edhe ndaj kërkesës për Kosovën e lirë e të pavarur për të cilën po demonstronin, po burgoseshin e po vriteshin sa e sa studentë e të rinj të tjerë. E aktet e tilla, të tradhtisë, dihet si quhen, si gjykohen e si dënohen në politikën, në gjykatat e në historinë e popujve historikë, me dinjitet e me kulturë politike e shtetërore.

8. Udhëheqja e LDK-së reagon vrazhdë, fyeshëm, me fjalë banale kur dëgjon a lexon se në solemnitetin e nënshkrimit të asaj Marrëveshjeje kryetari i LDK-së dhe i Kosovës, i Kosovës autonomi, në të vërtetë koloni e Serbisë, do t’i dhurojë kryetarit të Serbisë, Millan Millutinoviq, dhurata të cilat, siç do të deklarojë ai në bisedë me gazetarët ditën kur po dorëzonte detyrën e kryetarit të Serbisë dhe po bëhej gati të udhëtonte për Hagë, për t’iu paraqitur Gjykatës Speciale Ndërkombëtare, do ta stolisin gjatë Kabinetin e tij në Qeverinë e Serbisë!

9. Udhëheqja e LDK-së reagon vrazhdë, fyeshëm, kur i thuhet me gojë, në radio e televizione a me shkrim në gazeta se LDK-ja në radhët e saj kishte anëtarë e zyrtarë sekretë të cilët e informonin Sigurimin e Brendshëm Shtetëror të Serbisë në Kosovë për përbërjen dhe një varg çështjesh të tjera që kishin të bënin me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës!

10. Udhëheqja e LDK-së reagon ashpër, fyeshëm, kërcënueshëm kur i thuhet me gojë në radio e televizion a me shkrime në gazeta se kryetari i LDK-së, një kohë pas nënshkrimit të Marrëveshjes me Millan Millutinoviqin do të shkojë në Beograd, në takim me kryetarin e Serbisë, Sllobodan Millosheviqin, të cilit do t’i çohen dhurata si Millan Millutinoviqit me rastin e nënshkrimit të asaj Marrëveshjeje. Çka është biseduar, çka ka ndodhur, çka është nënshkruar në atë takim do ta thonë një ditë arkivat e Serbisë, të cilat sot për sot nuk mund t’i shfrytëzojnë historianët shqiptarë. Tani për tani dihet vetëm se mbas atij takimi kryetari i LDK-së, i quajtur kryetar historik i Kosovës, koloni e Serbisë, i përcjellë prej njerëzve të Milloshit do të shkojë në Aeroportin e Beogradit dhe prej tij do të fluturojë për Itali, ku pa u vonuar shumë, do të deklarojë se duhet të ndalen bombardimet e Serbisë prej Forcave të NATO-s! Dhe, do të shtojë: Millosheviqi është lideri i nderuar i Serbisë me të cilin duhet të bisedohet!

11. Se takimet dhe bisedat e disahershme të kryetarit të LDK-së dhe kryetarit të Kosovës koloni e Serbisë me Millutinoviqin, përmbanin një turp për Kosovën është thënë prej shumë veprimtarëve politikë shqiptarë në Kosovë e në Evropë. Një dëshmi për karakterin dhe “dinjitetin” e këtyre takimeve Millosheviq – Rugova do ta lërë njëri prej kundërshtarëve të Milloshit, i cili shkruante edhe për disa gazeta evropiane, malazezi Stojan Ceroviq, i lindur në vitin 1949 e i vdekur në vitin 2005, në librin e tij Dalje nga historia. Aty, përpos të tjerash, ai do të shkruajë: në gjysmën e viteve të nëntëdhjeta një diplomat amerikan i propozon atij, Ceroviqit, të shkojë në Uashington dhe atje të vizitojë Arkivin që po krijohej. Kur Ceroviqi e pyet se çka do të ishte me interes për të në atë Arkiv ai, diplomati amerikan, do t’i përgjigjet: aty do të gjesh, fjala vjen, edhe raportet e Ambasadës Amerikane në Beograd në të cilat tregohet se sa është i korruptuar kryetari i LDK-së.

Nuk ka dyshim se cilësori i korruptuar flet jo vetëm për korrupsionin material po edhe për korrupsionin politik të kryetarit të LDK-së!

12.Udhëheqja e LDK-së reagon vrazhdë, tmerrueshëm, kërcënueshëm kur gojarisht a me shkrim i bëhen pyetje se çka ka bërë ajo gjatë një vargu vitesh me paratë e popullit, me atë tre përqindëshin, që milej prej popullit? Ku shkuan gjithë ata miliona të mbledhur në Kosovë, në shtetet e Evropës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e në shtetet e kontinentet e tjera ku jetonin e punonin shqiptarë, nuk u ble me to e me të tjera të mjela si ato prej popullit vetëm shtëpia e kryetarit të LDK-së! U blenë edhe të mira të tjera, edhe pasuri të tjera, edhe privilegje e lukse të tjera të drejtuesve të LDK-së dhe shfrytëzuesve të djersës së mërgimtarëve tanë të degdisur në Botë.

Nuk kemi shtet të së drejtës se po të kishim, udhëheqja e LDK-së do të duhej të jepte përgjigje para prokurorëve e pastaj para gjykatësve për fatin e gjithë atyre milionave ashtu si për fatin e shumë milionave të tjerë.

13. Udhëheqja e LDK-së reagon me mospajtim të disafytyrshëm kur i thuhet se që në kohën e dhunës e terrorit të regjimit të Millosheviqit e ka uzurpuar e privatizuar Akademinë e Shkencave e të Arteve të Kosovës me 12-13 anëtarë të Kryesisë e të Këshillit të Përgjithshëm të saj, duke e sunduar qe 25 vjet me 3 “kryepartiakë” e dy shërbëtorë të tyre dhe duke e bërë filial banke prej të cilit i mbushin xhepat ata me shumë shtesa, honorar e paushallë, që rrjedhin pandalshëm, dhe duke ua mbyllur dyert e saj disa shkrimtarëve të shquar, disa gjuhëtarëve të shquar, disa historianëve të shquar të popullit, disa historianëve të shquar të letërsisë, disa mjekëve e disa studiuesve të tjerë shkencorë shumë të merituar pse s’ishin anëtarë të LDK-së!

14. Udhëheqja e LDK-së reagon skajshëm pezmatueshëm, vrazhdë dhe kërcënueshëm kur i përmendet FARK-u (Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës). Pse të mos reagojë ashtu? Udhëheqja e LDK-së e kishte krijuar FARK-un jo për të luftuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në kohën kur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës ishte duke luftuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës e njohur prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Evropës. Udhëheqja e LDK-së e kishte krijuar FARK-un si gjoja ushtri të saj për të mos lejuar që UÇK-ja të marrë pushtetin. FARK-u në të vërtetë ishte forca e shkretë e udhëheqjes së LDK-së për luftë qytetare pas çlirimit të Kosovës. Por, për fat djemtë e FARK-ut shpejt do të kuptojnë se për çfarë qëllimi kundërkombëtar i kishte mbledhur ata udhëheqja e LDK-së, prandaj do të kalojnë në radhët e UÇK-së. Marrëveshja e nënshkruar prej kryetarit të Serbisë, Millan Millutinoviq, dhe kryetarit të LDK-së, në të vërtetë ishte “kushtetuta” e vonuar serbo-shqiptare me të cilën bëhej i ligjshëm pushteti, pushteti i LDK-së në Kosovën autonomi e Serbisë.

15. Të gjitha të dhënat e sipërthëna dëshmojnë se Redaksia e gazetës së njohur franceze, Le Monde, ishte treguar shumë largpamëse në qëndrimet e saj parathënëse ndaj politikës së LDK-së kur kryetarin e saj, në fillimet e karrierës së tij ldk-iste, e kishte paraqitur përmes një karikature në prehrin e Millosheviqit, i cili do të ushtrojë dhunë e terror, krime lufte e krime kundër njerëzimit në Kosovë dhe do t’i dëbojë afër tetëqind mijë shqiptarë prej Kosovës në pranverën e vitit 1999 jo vetëm duke mos qenë aspak i trazuar prej partisë së pagëzuar LDK, po, përkundrazi, duke qenë i vizituar ai vetë dhe kryetari para tij, i Serbisë, Millan Millutinoviq, me dhurata nga duart e kryetarit të LDK-së!

16. Nuk e quaj të nevojshme t’i komentoj reagimet e udhëheqjeve të LDK-së ndaj të dhënave që për politikën e saj dëgjohen a shkruhen prej historianëve a intelektualëve të Kosovës në Prishtinë, të Shqipërisë në Tiranë a kudo qoftë tjetër.

E quaj të nevojshme vetëm t’ia sjell në mendje kësaj udhëheqjeje dy të vërteta që në shtetet demokratike, me tradita shtetërore, kulturore e qytetëruese, janë ligje etike e juridike.

E vërteta e parë është kjo: kryetar kuvendi, kryeministër apo kryetar shteti nuk bëhesh për të bërë qejfe, për të pirë e për të ngrënë ushqime e pije sa më të shtrenjta e falas, për të bredhur nëpër botë zyrtarisht a jozyrtarisht, për t’u pasuruar duke keqpërdorur karriget politike, për t’u rrethuar me servilë e mendjepaktë, që bëjnë krejt çka u thuhet mirë e keq! Kryetar kuvendi, kryeministër e kryetar shteti, nuk bëhesh, pra, për të zhvatur shtetin. Jo. Kryetar kuvendi, kryeministër e sidomos kryetar shteti, bëhesh, siç ishte bërë kryetari i LDK-së kryetar i Kosovës koloni e, mandej, shtet protektorat, që, në rast se e kërkojnë punët tragjike historike, edhe për të dhënë jetën për atë shtet, për nderim e dinjitetin e popullit që përfaqëson. E jo, jo, jo për të nënshkruar Marrëveshje tradhtie siç është ajo që u nënshkrua prej kryetarit të LDK-së e të Kosovës me kryetarin e Serbisë, shtetit okupator të Kosovës, Millan Millutinoviqin më 28 prill, 1999!

E vërteta e dytë është:

Krim nuk quhet vetëm vrasja e njeriut, po edhe vrasja e të vërtetës dhe e të drejtës.

Udhëheqja e LDK-së po vret të vërtetat dhe të drejtat që nuk i pëlqejnë, që nuk janë në interesin e saj, që e zbulojnë, e përfushin, e tregojnë politikën e saj në thelbin e saj: gjithnjë politikë e mjerë e, siç u pa më lart, në disa raste edhe politikë tradhtare.

Për fatin e historisë shqiptare, këto vrasje janë të përkohshme.

Historinë e Kosovës, historinë shkencore të Kosovës, nuk do ta shkruajë LDK-ja po historianët. Historia e falsifikuar që LDK-ja e ka shkruar për veten e Kosovën do të ketë fatin e historive partiake e shtetërore që Stalini e Duçe kishin shkruar për partitë e tyre dhe për shtetet që kishin sunduar me dhunë: do të hidhet në plehun e historisë!

Historinë e Kosovës dhe të Shqipërisë së bashkuar nuk do ta shkruajnë partitë po historianët e Shqipërisë dhe të Kosovës së Bashkuar. Një shkrues i saj jam edhe unë jo vetëm me Ditarët e mi.

Por, para se të shkruhet kjo histori e Kosovës, pasi Kosova të bëhet shtet i së drejtës, shpresoj që të vërtetat dhe të drejtat të cilat do t’u shpëtojnë vrasjeve prej rrenave, shpifjeve e urrejtjeve të anëtarëve, të udhëheqësve të kryehershëm dhe të mëvonshëm të LDK-së dhe të rrogëtarëve të saj do t’i sjellin shumë të dhëna e dëshmi të reja arkivore e kujtimore asaj historie.

75258552_10157424393135792_4102603171170353152_n.jpg


74313088_10157424393125792_831527083212537856_n.jpg


75474011_10157424393180792_5921271226864500736_n.jpg


72754105_10157424393260792_135667691779260416_n.jpg
 
ibrahim-600x360-1.jpeg


Don Shan Zefi rikthen debatin a ndërroi jetë Ibrahim Rugova si katolik apo mysliman
Kosova Ime Lajme

Vikari Gjeneral i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Don Shan Zefi ka thënë se Ibrahim Rugova kurrë nuk ka vdeekur si mysliman.

Ka thënë se ish-Presidenti i Kosovës e adhuronte Kishën Katolike. Sipas tij, ish-Kryetari i LDK’së kishte respekt të thellë për Selinë e Shenjtë.
“Ka pasur pagëzim kulturor, ka pasur njohje për krishterimin. Ai e ka pasur krishterinim nëpër gishta, nëpër mendje e shpirt”, ka thënë Shan Zefi.
“Adnan Merovci thotë se ka vdekuur si mysliman? Nuk dua të polemizoj me Adnanin por se ka qenë shpirti i tij katolik, këtë se mohon as Zoti. Rugova kurrë nuk ka vdekuur si mysliman. Unë kam qenë edhe në varrimiin e tij pasi kam qenë anëtar i këshillit të varrimiit dhe aty është thënë se Rugova nuk shkon as si mysliman e as si katolikë por si burrështetas. Ka pasur edhe mbështetjen time. Pasi është kryer varriimi hoxhallarët kanë bërë ato lutjet e tyre dhe janë shpërndarë në popull”, tha ndër të tjera Don Shan Zefi.
“Pagëzim kulturor kishte edhe me Pjetër Bogdanin. Në Paris ka mbrojtur disertacionin e dokoraturës me Bogdanin, dhe ai ishte i mishëruar me Imzot Pjetër Bogdanin. Ai e ka njohur rolin e Kishës Katolike. Nëse duhet të jemi të sinqertë ai e ka adhuruar Kishën Katolike. Ka pasur respekt të thellë për Selinë e Shenjtë. Letrat e tij kanë filluar dhe përfunduar me Papën”, tha ai në emisionin “Personale” te minuta e 48’të.
 
auto_rugova-600x3601579609489.jpg



Cili president serb kishte kërkuar të marrë pjesë në varrimin e Rugovës dhe ishte refuzuar nga familja

janar 21, 2020 - 13:23




Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, kishte deklaruar se ka dashur të marrë pjesë në funeralin e Ibrahim Rugovës. Megjithatë, familja e presidentit të ndjerë dhe institucionet e Kosovës e kishin refuzuar kërkesën e tij.



Këto palë kishin thënë përmes një deklarate se nuk është momenti i duhur që Tadiqi të marrë pjesë në varrim.


Tadiq kishte thënë se ka dashur të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Rugovës në shenjë mirësjelljeje.


Në ceremoninë e varrimit të presidentit Rugova kishin marrë pjesë shumë personalitete të njohura. Ai vdiq më 21 janar të vitit 2006 pas humbjes së betejës me kancerin.

Image
 
nije, nije dhakum, leshoja zanin sa me shume `dance`pas Rugoves, veq qiky Alpini ``fumato`` mundet me zevendesue :D


 
Demaliaj i AAK’së: Populli i Kosovës ja pa sherrin qëndrimeve të Rugovës deri në 1999

  • 21/01/2020 | 17:40

Demaliaj i AAK’së: Populli i Kosovës ja pa sherrin qëndrimeve të Rugovës deri në 1999




Deputeti i AAK’së, Shkumbin Demaliaj që njihet për deklaratat dhe qëndrimet e tij kontroverse, sot ka kritikuar edhe ish-presidentin Ibrahim Rugova, shkruan Gazeta Metro.
Demaliaj me anë të një shkrimi në Facebook po thotë se pasojat e qëndrimit pacifist të Rugovës i mbarti populli i Kosovës.
Ai tutje shkrimin e tij e vazhdon duke thënë se UÇK’ja do të ekzistojë gjithmonë duke i bashkangjitur një shkrim të Rugovës ku e mohonte ekzistencën e UÇK’së.



Postimi i plotë:









Shumë popull interesant jemi..!!
Një nga urdhërat e Drejtësisë është:
Alterum non laedere(të mos i bësh dëm askujt)..!!
Deri në qershor të vitit 1999 pasojat e tij të qëndrimit Pacifist i barti vetëm populli i Kosovës..!!



UÇK do të ekzistoj gjithmonë..!!
Kurse ata që e mohuan më vjen keq..!!!../gazetametro.net
 
Demaliaj i AAK’së: Populli i Kosovës ja pa sherrin qëndrimeve të Rugovës deri në 1999

  • 21/01/2020 | 17:40

Demaliaj i AAK’së: Populli i Kosovës ja pa sherrin qëndrimeve të Rugovës deri në 1999




Deputeti i AAK’së, Shkumbin Demaliaj që njihet për deklaratat dhe qëndrimet e tij kontroverse, sot ka kritikuar edhe ish-presidentin Ibrahim Rugova, shkruan Gazeta Metro.
Demaliaj me anë të një shkrimi në Facebook po thotë se pasojat e qëndrimit pacifist të Rugovës i mbarti populli i Kosovës.
Ai tutje shkrimin e tij e vazhdon duke thënë se UÇK’ja do të ekzistojë gjithmonë duke i bashkangjitur një shkrim të Rugovës ku e mohonte ekzistencën e UÇK’së.



Postimi i plotë:









Shumë popull interesant jemi..!!
Një nga urdhërat e Drejtësisë është:
Alterum non laedere(të mos i bësh dëm askujt)..!!
Deri në qershor të vitit 1999 pasojat e tij të qëndrimit Pacifist i barti vetëm populli i Kosovës..!!



UÇK do të ekzistoj gjithmonë..!!
Kurse ata që e mohuan më vjen keq..!!!../gazetametro.net
Ju militantet e partive jeni speciet me te shpifura qe mund te ekzistojne. Lereni te ndjerin te prehet i qete.
 
Kur Rexhep Qosja shkruante për Josip Broz Titon
Mediat kanë ribotuar një artikull të profesor Rexhep Qoses, ku ky i fundit i thurr elozhe liderit të ish-Jugosllavisë, Josip Broz Tito. Rexhep Qosja ka qenë një ithtar i titizmit dhe kjo dëshmohet në shkrimet e tij.
Shkrimi i Rexhep Qoses në vitin 1980 pas vdekjes së Titos në gazetën “Rilindja”
“Tito e ka udhëhequr dhe e ka sjellë deri në triumf përfundimtar Luftën Nacionalclirimtare të popujve të Jugosllavisë – ja një meritë e mjaftë historike për të gjitha kohërat.
Tito e ka udhëhequr dhe e ka sjell deri në triumf përfundimtar luftën që ka përmbysur monarkinë, duke i hapur rrugën ngadhnjimit të socializmit – ja një meritë tjetër e mjaftë për historinë.
Tito na ka udhëhequr shtigjeve të vetëqeverisjes socialiste, të barazisë, vëllazërimit e bashkimit, bashkëjetesës së kombeve dhe kombësive – ja një meritëtjetër e jashtëzakonshme historike.
Tito i ka prirë idesë së madhe që i reziston presionit të fuqive të mëdha e që sot njihet si ide e mosinkuadrimit – ja edhe një meritë tjetër, aq e madhe, aq vendimtare në historinë e përbotshme”.



https://njekomb.org/kur-rexhep-qosja-shkruante-per-josip-broz-titon/#
 
Last edited:
Ibrahim Rugova ishte leninist e titist i rryer, sikur edhe unë, këtë askush nuk mund ta mohojë!
01/23/2020






Sali Kabashi

Ibrahim Rugova dhe unë, n’daç dijeni ndaç mos e dini, kemi qenë edhe leninistë edhe titistë!
Shkruan: Sali Kabashi.
Këtë fakt duhet nxjerr në pah për hir të vërtetës e të historisë.
Me Ibrahimin na lidh së pari të qenmit istogali, pastaj për nja 10 vjet rrojtja në katundet e afërta njëra me tjetrën. Më herët se këto janë nanat tona të vëllaznume ndërshejveti në kohë rinie e çobanie.
Ne na lidhte edhe Ura në Llukavc të Begut dhe dy brigjet ballemballe të Ujit të Istogut…
Na lidh shofer Shaini i Pejës që na çonte 6 herë në javë në Pejë dhe na kthente poaq herë në Gjurakovc e Istog.
Na lidhin replikat me malazez e serbë që këndonin këngë komunisto-çetnike në fund të autobusit, të cilëve ne normalistët shqiptar të Pejës ua kthenim nga fillimi i autobusit, menjëherë mbas bythëve të gjana të shoferit, me të vetmen këngë që e kishim përshtatë për luftë muzikore me serbë e malazez:
« Krajl Nikolla kryelopa
S’merret Shkodra me dy topa… », me plot fishkëllima e ulurima nga dy taboret.
Ibra nuk këndonte. Asnjëherë. Ndërsa unë po, në kupë qielli, sa më jepte Zoti kyvet! Ibra, në shenj mbështetjeje për ekipin tonë, ia nxirrte shpirtin një fletores së tij të bërë trumpetë…
Ne, nxënësit e Istogut ishim gjithmonë më të mirët e shkollave të mesme të Pejës.
Ata të Deçanit ishin më të fortë me u rrehë me grushta. Pejonët neve të Istogut na xhelozonin, nga ata të Përtej Bistricës trembeshin… Normal.
Ibra ishte i urtë kingj. Ishte një klasë më lart se unë, por me folë e me shkëmbye libra nuk kishte shok tjetër pos meje e vetëm meje.
Me vajzat, Ibrës, pothuajse kurrë nuk i ka ecë muhabeti. Po pse trembej prej tyre kur ato ishin edhe më të buta se ai vet?!
Profesorët në Pejë kishin nivel tjetër. Ata, sidomos ata të të tri gjuhëve që mësonim në shkollë, pa vonuar i zbuluan nxënësit e mirë e me talent. Ndër ta Ibrahim Rugovën, Brahim Ukën e Cërcës.
Nuk qëndroja prapa tij në gjuhët shqip, serbisht e rusisht.
Serbishten e kishim për të dëshmuar vëllazërim-bashkimin, rusishten për internacionalizmin proletar.
Profesorët e dy gjuhëve të fundit ishin më punëtorë me ne nxënësit, më pedagogë e, shkurt, më të aftë e më të zellshëm në mësimdhënie.
Mua, ndërkaq, më mërziste kur mësimet për letërsinë dhe shkrimtarët që merrnim në lëndën e serbishtes, i merrnim edhe nga profesorët e shqipes.
Kishte gara. Kishim një grup letrar. Atje lexonim poezi të dobëta të shkuara në copëza letre.
Temat na i sugjeronin profesorët: Trimat e LNÇ, Partizani, Ylli i kuq, 29 Nëntori, Maji i kuq proletar, Ditëlindja e Shokut Tito…
Shkruanim, por nuk i ruanim shkrimet tona. I hidhnim menjëherë pas leximit. Ndoshta qysh atëherë donim të zhduknim gjurmët tona të hymnizuesve të regjimit komunist jugosllav!
Profesori i rusishtes ishte një pedagog i vërtetë. Njohës i shkëlqyeshëm dhe interpretues brilant fragmentesh në poezi e prozë të shkrimtarëve të mëdhenj rusë dhe sovjetikë.
Ai infektoi Ibrahim Rugovën me Jeseninin e Majakovskin, ndërsa mua me Lermontovin.
Na jipte detyrë të përkthenim poezi apo fragmente proze.
Ishte komunist dhe rusofil. Shkëputja e Jugosllavisë nga blloku sovjetik, atij i kishte kushtuar 4 vjet burg politik. Atje kishte shtuar dashurinë për Rusinë dhe simpatinë për Shqipërinë e Enver Hoxhës… Nuk e fshihte admirimin.
Ai na pat orientuar, Ibrën dhe mua, që të abonoheshim në një revistë sovjetike. Aganjok quhej. Ajo na vinte me postë.
Pra, pos rusofonë, Ibrahim Rugova e unë ,Salih Kabashi, u bëmë edhe rusofilë…
Nënkuptohet edhe leninistë të zjarrtë.
Se për titistë ishim bërë më herët. Përmes mësuesve të shqipes e të historisë. Natyrisht edhe të asaj të serbishtes.
Kjo e fundit na pat ftuar të dyve që të shkruanim diçka, thellë nga vetja, për 22 Dhjetorin e lavdishëm, Ditën e themelimit të Armatës Popullore të Jugosllavisë dhe t’i dorëzonim në Dom JNA, ndërtesa e tashme e Komunës në Pejë. Atje shkrimet tona do të mateshin me shkrime të tjera garuese, ndër të cilat tri më të mirat do të merrnin çmime.
Ibrahimi e pat marrë Çmimin e parë. Dhe kjo më pat bë pak xheloz. Atij ia dhanë dhuratë dy libra serbisht në qirilicë, njëra për betejën e Neretvës e tjetra për atë të Sutjeskës.
Mua më patën dhënë vetëm një copë letërfalënderimi të pshurrtë…
Kur dolëm nga ceremonia e ndarjes së çmimeve, unë e Ibra u ndalëm në krye të Korzos, afë Zallit, pranë një Salepxhihaneje, pa pasur pare me ble nga një salep të nxehtë në atë ditë të ftohtë dhjetori.
Sidoqoftë edhe unë njësoj si Ibra treguam sa e donim Partinë e Ushtrinë tonë Jugosllave, sa mrekullohemi me LNÇ-në e me Komandantin Suprem, Mareshalin Tito…
Me Titon unë u prisha pa vdekë qeni i biri qenit.
Ibra që ishte njeri i urtë kingj nuk e konsideroj asnjëherë oportune të distancohej nga titizmi që atij familjarisht i kishte sjellë aq shumë dhimbje e aq shumë të zeza…
(Ky shkrim është marrë nga muri në Facebook i Sali Kabashit!)
Annotation-2020-01-23-161651.png
 
UKSHIN HOTI

I ati i tij, Nazifi, e ndihmoi luftën edhe ma herët po në fundvitin 1944 u rreshtua me pushkë krahut në formacionin partizan ma të madh të Kosovës, në Brig. VII me komandant Shaban Haxhinë e Bytyçit.
Edhe Ukshin Hoti ka qen Titist e Leninist, Ka shkruar per Titon, Revista Perparimi e viteve 70. Kosove
 
Last edited:
Back
Top